Gjergj Bojaxhi, anëtar i Aleancës Kuq e Zi, do jetë një nga tre alpinistët shqiptarë që do ngjiten në majën më të lartë në botë për 100 vjetorin e pavarësisë. Përgatitjet dhe stërvitjet kanë filluar kohë më parë, prej gati dy vitesh, por i vetmi problem ngelet financimi i alpinistëve, shkruan Shekulli. Aktualisht janë siguruar tre bileta dhe janë deklaruar tre alpinistë të cilët do të ngjiten në “Everest”, Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari. Alpinistët janë të përgatitur dhe janë shumë entuziastë për këtë ngjitje.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka premtuar mbështetje dhe ka shprehur admirim për pasionin e tyre, alpinizmin dhe rezultat e shkëlqyera që kanë arritur. Ndër të tjera kryeministri u ka thënë: “E kam ndjekur me kënaqësi aktivitetin tuaj brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ju garantoj se do të përpiqemi t’ju mbështesim në veprimtarinë tuaj. Potenciali i vendit në male është i jashtëzakonshëm dhe është për t’u zbuluar”. Shoqatës iu premtuar nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve edhe një biletë e cila kushton 35.000 dollarë. Kjo biletë do ta çonte në 4 numrin e alpinistëve që do të ngjiten në Everest. Përsëri një tjetër premtim iu është bërë nga Bashkia e Tiranës e cila ka premtuar dy bileta për alpinistët duke çuar kështu në 6 numrin e alpinistëve. Por deri në këto momente këto premtime nuk janë konfirmuar. “Jemi në vështirësi sepse kostoja për një alpinist është minimalisht 35.000 dollarë. Nevoja jonë është të nisim një ekip me tetë alpinistë, por deri tani ne kemi fonde për tre alpinistë”, shprehet Aleksandër Bojaxhi, kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik.
ca lidhje ka me pavaresine e shqiprise kjo
si nuk paska o lali?
si ta merr mëndja se mund ti mbledhë paratë!
është nga parrullat që ja bëjnë trurin tallash injorantit shqiptar!
dy vjet tpër tu pregatitur për everest dhe asnjë fjalë kundër atij që po e çon në greminë shqipërinë!
të rrëndësishme janë parrullat “patriotike”!
sa për saktësim duhen nga 50-60 mijë euro për person për everestin!si duket këta tanët kanë për ti nisur në brek e kanatjere!
I duket Everesti si ato ndertimet pa leje, qe i shembi me lejen e Saliut ky?!!!
Sado kredite qe te marre me ngjitjen e Everest, nuk i kompeson dot bemat duke mbrojtur Saliun.
Nuk besoj qe do e kemi memorien kaq te shkurter.
Pershendetje Gusmar, Me shume t’i kesh friken se ziline kesaj pune..
Ciao
Ca lekesh kane nevoje keta? Per cadrat ku do flene apo per fasulet e Nepalit. Te kerkoje leke te ndonje biznes per reklame si bejen ne gjiteh boten.Po ti kete ngelur ndonej lek pa vjedhur qeverise tja jape atyre qe jane akoma poshte bores.
Ku vete dot aq lart ky rrembythje.
nuk e kupton ti deni se cfare lidhje ka kjo? atehere nuk eshte faji i bojaxhiut qe ti nuk e kupton. ai ka nje mision historik: kur te ngjitet ne maje te everestit do si bojaxhi qe eshte do bojatis deboren e everestit dhe te kilimanxharos…ndoshta kuq e zi…dhe te hyje ne histori qe nese ismail qemali e ngriti flamurin ne vlore gjergji, pasardhes i gjergjit te krujes e ngriti jo ne skele te vlores per ne everest….
VETEM ME MAKINEN 240 000 EURO te top allit mund te zgjidhej problemi i alpinisteve
Po ik mi callme arabike ku merr vesh ti se ca ka lidhje me pavarsine e shqiperise
Aman ore GJERGJI prit njehere…tani ne vendosem te te bejme president ne vend te atiij te pergjumurit…mos ik se po na ngrin andej nga everesti,dhe ne ngelem prap me ate te pergjumurin ose me keq po na vjen noi rrezik nga austria NANO…E RUJNA ZOT PASTAJ…se i maroi NANO leket qe mori kur ishte shtet,i la neper kazino…tani do presidencen…se nuk te pranojne pa lek ne montekarlo budva lutraqi…
Ben ftohte mor burre..Pse nuk nisni saliun per ne Everest;e sigurte qe nuk kthehet!
do mjaftonte qe vetem sikur te ngrinin flamurin shqiptare ne majen e everesiti do ja kishte vlejtur,
Pikerisht per kete qe thote Klara, per te vendosur flamurin shqiptar, ne Everest.
Ide e mire, por a do t`ia arrijne qellimit thua????
Claus,jo çdokush e ngjit Everestin.Biles K2 eshte akoma me e veshtire,sado pike me e ulet.Para nja dy vjetesh nje ekspedite italiane deshtoi,madje njeri erdhi me kembet te ngrira dhe do ece me paterica tere jeten.Ky ka qene kampion,e kam pare nga afer.Lart,mbi 5000 m(Kampi baze)vendosin kundragazin,se mungon oksigjeni.Pastaj duhen sherpa(udherrefyesit nepaleze)se nuk eshte sport kaq i hareshem.Do ishte nje surprize per ne dhe sfide per grupin,por 3 veta jane shume pak,ose duhet te integrohen me ndonje ekspedite tjeter.Keta qe provuan para dy vjetesh morren diçka aty rreth 100 mije euro.Po te mi japin mua 15 mije euro ia dal;i kepus nja dy fotoshop,bredh hoteleve ne Malibu dhe them se ngula nje flamur shqiptar ne majen e Everestit.Kush do veje ta saktesoje?Klani apo TVSH,apo Blendi Fevziu,qe me aq dhjame sa ka vene nuk ngjit dot as nje 3000 metersh!Shendet!
beso, i ke thene te gjitha ato qe kisha une ne mend. Vetem se nuk me benin duart ti shkruaja, se….
Kam nje adhurim te vecante per austriakun, alpinistin e madh Reinhold Meisner i cili ka treguar per veshtiresite e vecanta ne misionet “Everest”.
Midis te tjerash edhe faktori psikologjik luan nje rol, qe per ne shqiptaret ka qene dhe eshte gjithmone zero.
Njeri po te hedhe pyetjen: “Ore, per c`fare shkojme ne atje?”
Ne kete moment cdo gje merr fund.
Ne nuk jemi te lindur te tille te veme jeten ne peshore per nje ideal a qellim si shume perendimore qe ndermarrin nisma mbinjerezore. Per ata kam nje respkt te vecante.
Mentaliteti yne nuk eshte per keto pune, prandaj cuditem nga kjo nisem. Megjithate te shohim. Per mua eshte arritja e majes 8848m te tjerat nuk pijne uje per mua. Apo tek 2000m do te themi se ishim ne Everest? Edhe kjo mund te ndodhe. T`ia leme kohes.
Pershendetje
shko mor ti mos na trego mentalitetin se nuk e kane te gjithe si ty ,e ku e di ti mentalitetin e atyre djemve qe i jane futur kesaj pune,mos na bej si psikolog tani!.
Pse nxehesh kaq shume o kozel. Dy gishta kam shkruar o njeri, perse e humbet keshtu toruan?
Me kaq dhe e humbet fillin, imagjino se si mund te reagosh po te ngjitesh maloren e fundit te malit te Dajtit.
Apo tani ke teleferikun dhe nuk ke nevoje.
Claus,pak rendesi ka,por e kam pare nga afer R.Messner.Ky ka humbur vellane atje dhe i gjeti kepucen pas 30 e ca vjetesh;por ka skeptike edhe per keto.Une kam arritur deri ne 3600;te keputen kembet dhe te shkon presioni ne qiell.Nuk gjykoj nismetaret;une qesh me komentuesit,qe edhe ne Dajt shkojne me teleferik.Dajtin ta besh nga Tirana me kembe(une e kam bere naten dhe diten) do nja kater ore te mira.Te tregoj nje gallate.Kur erdha une ne Itali dija pak gjuhen.Messner bente reklamen e ujit Levissima(altissima-purissima-Levissima),dhe une i them kunatit:-Po nuk ndonje italian me te bukur te beje reklame,po kane vene kete Neandertalin..Me thote kunati qe ky eshte kampion,alpinist me fame boterore.Ky alpinisti qe ka gishta e ngrire quhet Bertolina,ka nje CV te famshme,por Everesti nuk eshte njesoj sa here e ngjit.Po e ul pazarin:te me japin 5000 euro,se e bej fotoshopin me lire,po deshet po ngul edhe flamujt e Partizanit,Dinamos dhe Tiranes.Shendet!
Mos shko mor Gjergjo se po vdes atje dhe na e prishe dhe festen!
Edhe pse na dhimbsesh ti se je njeri fundja,por ate dite dua te shoh kronike te zeze ne TV.
Ketyre djemve ju uroj suksese,por kjo me duker me shume nje sfide personale,sesa kombetare.
me mbeshtetjen e aleances kz gjergji do ngjitet nga maja ne maje ,ai eshte bir shqiponje dhe shqiponjat nuk i kane problem majat .Lavdi partise akz me zotnin kreshnik n kry
SUKSESE Gjergjit dhe dy djemeve te tjere.
Nese arini majen e Everestit do te mbeteni ne librat e Historise,por edhe nese nuk do t’ia arrini qellimit e rendesishme eshte qe guxuat.Ne do t’u respektojme,sido qe te jete puna.
ZOTI u’a befte Mbare.
Po sja keni dhene akoma paret atij qe nguli flamurin shqiptar ne hene, karshi flamurit amerikan. Edhe ai i merito nja 10,000 lek te vjetra.
ky gjergji deri dje a nuk ishte sherbetor besnik i saliut? apo e mbaj mend gabim une?
coni saliun ne Everest ai gjithe jeten ne shpella ka jetuar dhe baxhanak ka cjapin e eger,kunat.. ariun e Dragobise
Shqiptaret jane shume te zote sa te pushtojne dhe majen e Everestit se majat e Shqiperise i ka kapur saliu e nuk ja marrin dot .Mbare tju ece e te kthehen shendoshe se saliu larg i do ,Gj.B se eshte me A.K.Z.
Gjergjit i uroj suksese ne kete nisme shume domethenese per sportin e alpinizmit dhe per vendin tone.
Kam nje merrak dhe dua t’a shpreh:
Ne se kishte shprese per fonde nga qeveria e Sali Berishes,tani qe ka dale emri i Gjergjit,se do te kaloje me AK-ne e Kreshnik Spahiut,t’a flere mendjen,nuk ka per te marre asnje qindarke,jo vetem nga qeveria por edhe nga Bashkia.
Te kishe pritur more Gjergji, te kishe marre fondet dhe pastaj te deklaroje se ciles forece politike do i perkisje.Duket,je alpinist i zoti,por edhe pse punove nen Berishen nuk e paske njohur aspak ate.
Ktheji syte nga biznesmenet,ata mund te bejne dicka,qe ti te realizosh endren e bukur tende ne kete sport burreror.
Te uroj sukses.
deri pardje te gjithe ishin sherbetore te enverit,dhe pastaj te gjithe ishin te perndjekur.deri dje te gjithe ishin sherbetore o te nanos o te sales.sot jane rrit cunat,jane bere bura dhe kane dal me vete qe tu sherbeje dhe atyre dikush,se boll zara kane qene.e thjeshte fare.
Kreshnik Spahiu beri gafe kur permemndi emrin e Gjergj Bojaxhiut si kandidat te AK per president: ky i fundit eshte i datelindjes 1974 ndersa presidenti duhet te jete mbi 40 vjec (ref Kushtetutes).