Sekretari i PS-së për të rinjtë, Erion Veliaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, ishin sot në fshatrat e këtij qarku, ku ndihmat e opozitës për banorët e bllokuar u detyruar t’i shpërndanin në këmbë për shkak se rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kriza e shkaktuar nga moti dhe bllokimi i mjaft komunave në Veri dhe Juglindje të vendit nuk është e tejkaluar. Propaganda e qeverisë se rrugët në Korçë janë totalisht të hapura përgënjeshtrohet nga faktet në terren, thuhet në njoftimin e PS-së. “Të rinjtë e FRESSH Korçë përgatitën 200 paketa ushqimore e sanitare bashkë me sekretarin e rinisë, Erjon Veliaj, dhe kryetarin e Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, për të izoluarit në Panarit, Shtyllë e Lubonjë. Udhëtimi qe i mundur me shumë vështirësi gjer në Vithkuq, duke e bërë të pamundur ecjen më tutje, ku mijëra banorë janë izoluar totalisht. Këto komuna administrohen nga PD. Fadromat borëpastruese dhe përpjekja e shtetit janë inekzistente! Transporti s’funksionon prej 10 ditësh dhe energjia elektrike mungon prej 6 ditësh dhe pse zona ka hidrocentralin e saj. Fshatarët dëshmojnë se helikopteri nuk u është përgjigjur nevojave mjekësore dhe kontakti është i humbur totalisht me Panaritin e Shtyllën”, thuhet më tej në këtë njoftim. Veliaj iu kërkoi strukturave të FRESSH të zonës që të ndajnë ndihmat te njerëzit më nevojtarë pa dallim përkatësie partiake: “S’ka rëndësi se për kë votojnë, nëse dikush është fukara, Partia Socialiste është parti e solidaritetit, kështu që të ndihmojmë çdokënd.” Duke bërë një pjesë të rrugës në këmbë në pamundësi për të sjellë mjetet gjer në destinacion, të rinjtë e Partisë Socialiste dorëzuan ndihmat në Vithkuq nga ku do të shpërndahen me mushka në zonat e izoluara. Kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi tha se: “nuk është serioze që të thuhet se gjithë qarku i Korçës nuk ka probleme. Nuk është serioze që të thuhet se nuk ka komuna të bllokuara, këtu kemi gjetur një situatë shumë dramatike.”
Nuk eshte vetem bora qe bllokon shqiptaret, por eshte edhe politika Berishjane me ate te Edi Rames qe kane bllokuar shqiptaret per tu integruar ne evrope.
E moj e gjora korce, Parisi vogel te thonin dikur, Vicidoll do te quajne leshatoret
Ne komentin tim te bere diten kur Saliu ishte ne Korce,kam theksuar perafersisht:
…Kur je ne Korce Sali Berisha,mos fol per komunat e Dibres,por fol per komunat e Korces.Fol per zonat e bllokuara te Lekasit,te Dusharit te Panaritit,te Strelces,te Dardhes etj…
Harron Sali vulehumburi,se sot nuk mund te genjesh dot.Burimet e informacionit jane te shumellojshme dhe genjeshtra demaskohet pa dale mire nga goja.Dhe ne vend te merret me zonat e izoluara,me dergimin e ndihmave ne ushqime,ilace,merret me opoziten.
Ndihma e FRESSH-it dhe Niko Peleshit ne ato zona,eshte e mirepritur,per me teper,sepse ajo ka shkuar ne njerezit me ne nevoje,pa dallime bindjesh politike.Ju lumte!
Mero kuptoj shume mire se je i vetmi editorialist dhe ke nje gazete e cila po perballon e vetme por edhe ka mbeshtetjen e gjithe opozites, jenii bere pike referimi edhe per jashte shteti, por ju lutem mos konsumoni hapesire per lajme te tipit veliajt tahiri xhafajt dokle ruci etj…. jane te konsumuar nga padroni i tyre (homologu i salih berishes vicidolsit), injoroni lajmet populiste te PS qe sot nuk eshte opozite e denje nuk meriton voten PD-PS i duhet vene flaken, fole komunistash, ketu duhet qe klasa e vjeter te djeget totalisht
opaaaa…e paska cu Edi Rama – Veliaj-n e G99 qe me parate e Sorros-it ti zika vendin Blushit dhe Majkos ne Korce.
Mos u lodhni tu veni ne ndihme aty ku ka rene debore se aty jane ajka e budallekut dhe prape Salen duan ata tamam si shkodranet e permbytur.
Kur shkoi saliu ne korçe dhe shpalli pastrimin e rrugeve ne te gjithe rrethin me shkoi mendja per Panaritin.E dua fshatin e gjysherve te mi,Panaritin qe kishte mbi 300 shtepi edhe ne kohen me te zeze te historise,kur e sulmuan andartet greke ne 1914 dhe masakruan gjithe fshatin.Por Panariti u ngrit prape nga hiri dhe u rindertua.Ne dimrin e’44 aty u strehua shtabi i pergjithshem i ushtrise partizane.Panariti u mbush prape dhe u be me rruge ne kohen e socializmit.Eshte nje fshat i bukur,si ne alpet zvicerane,italiane apo austriake.Po sot?Jua them une qe ne Panarit mund te gjenden realisht 2 ose 3 familje gjithsej;ata qe s’kane mundur te ikin dot gjekund.Qeverisja e ka me te lehte te çoje dy helikoptere qe ti marre keto familje e ti mbaje ne shtepite e pushimit ne Durres gjersa debora te shkrije sesa te hape kot rrugen,se kjo e dyta kushton me shume.Kjo nuk ka te beje vetem me Panaritin,ka te beje me gjendjen e te gjithe fshatrave te thella te Shqiperise.Familjet kane lene shtepite me kohe sepse filluan te mungojne gradualisht sherbimet mjekesore,shkollat,madje edhe energjia elektrike.Ujin shyqyr qe ua dhuronte zoti.Ju lutem z.Mero Baze,dergo ate Bledi Manen te beje nje reportazh ne Panarit(po ia paguaj une naften),por te shkele me kembe dhe te pyese per gjendjen ndonje te mbijetuar asaj ane.Nese doni ndonje krahasim po ju sjell une nje komune ne Itali.Livigno.Livigno eshte komuna me ne veri te Italise,qe shteti italian,per te mos lene kete zone te braktisej nga banoret aplikoi statusin e zones se lire.Pa TVSH e taksa te tjera,qe do te thote thithje te turizmit vendas e te huaj.Sot Livigno me 3 mije banore besoj se ka nje xhiro monetare te krahasueshme me Durresin,ndoshta edhe me Tiranen.Ndersa politika e sherrit shqiptar ka bere vetem nje gje,ka nxitur braktisjen totale.Shume komentues te forumit ketu kane lidhje dhe nostalgji per fshatrat e thelle,siç kam une per Panaritin.Krahasoni shembujt dhe shikoni sesi Shqiperia eshte braktisur nga kembet tek koka.Po ti thuash saliut sot se ku ndodhet Panariti ai as e ka idene;natyrisht ai nuk dinte nga binte Gerdeci,e jo me fshatrat pa fshatare tashme.Tani mora vesh qe as centrale berthamore do bejme,as Hec-e;saliu tashme ka marre per zemer tubacionin e gazit nga Kaspiku.Do çmendemi nja dy muaj me te mirat qe do ti sjelle planetit ky tubacioni i gazit,qe ndoshta ne fund s’do kaloje nga Shqiperia,siç ndodh rendom qe te vesh tiganin ne zjarr pa kapur akoma peshkun ne det.Me thoni çfare eshte bere me gazin tone natyror,qe dikur mbante qytete si Patozi e Kuçova me rrjet tubacioni dhe gaz 24 ore?Qeverisje salebane do thoni ju!Erion Veliajt i ka humbur pak zmalti,se ka qene me brilant.I ka humbur zmalti ndopak te gjitheve,qe nga Edi,qe kur e shoh te prese dhe te percjelle zotin Arvizu sepse me kujton deshiren e ndokujt qe luan shah per barazim dhe jo per te fituar.Pashe ne TV dy kandidatet e PS per tiranen;mbulonin me elozhe konkurentin,sa rrezik po fitoi njeri do ia dhuroje rezultatin dhe postin tjetrit.Me duket se keta te PS po bejne si ato fotomodelet qe para kamerave puthen e shterngohen,ndersa pas perdes shqyejne floket e sho-shoqes!
“Veliaj iu kërkoi strukturave të FRESSH të zonës që të ndajnë ndihmat te njerëzit më nevojtarë pa dallim përkatësie partiake: “S’ka rëndësi se për kë votojnë, nëse dikush është fukara, Partia Socialiste është parti e solidaritetit, kështu që të ndihmojmë çdokënd.”
———————————————————-
Per kete Veliaj kam patur konsiderate po me kete qe ka thene po ma peshtiros! Si mund te flasesh per shperndarje ndihmash gjate nje katastrofe pa dallim partie !!!!
Nje shtetas shqiptar qe voton majtas djathtas, anash apo drejt ngelet shqiptar keshtu qe perse duhet qe PS-ja te deklaroje se po u shperndan te gjithe shqiptareve!
Nje deputet perfaqeson gjithe shqiptaret e jo vetem ata shqiptare qe votojne pro tij!
Z.oterinj te dashur ,te P.S.ju faleminderit per interesimin e zonave malore,por si qeveri duhet te ishin mare me patjeter masat edhe te shkonin ne panarit,o me mjetet e ushtris o me helikopter.sepse ne panaritasit jemi ata qe hodhem themeletg e korces,sepse jemi ne nga katundi edhe panariti i korces qe ju sollem qyteterimin ne shqiperi,zoterinjt e P>D,le te lexojn edhe pak histori se nuk ju demton.Prandaj te dashur miqe te pushtetit vendor duhet te benit te pamunduren qe te shkonit ne panarit,por zoti kryetar i komunes H.panariti e ben veten panaritas vetem ne sezonin e votimeve.Ateher ju i dashur popull vleresoni edhe veproni ku arma jone eshte vota,edhe me shume vote e pushtetit lokal.Nuk prisnim qe te vinte Z.berisha ne panarit se ai ska vajtur ne fshatin e tij te lindjes,por nga komuna edhe nga korca ,duhet te interesoheshin edhe ta ngrinin zene me shume per ate zone te thell.falenderoj edhe njeher z.peleshi me grupin e tij per interesimin edhe mundimin qe beri per te shkuar ne ato zona pavaresisht se aq e ka forcen edhe nuk mund te ngrej helikopter per ato zona.deshiroj qe sa me shpejt te perfundoj ai drejtim i kalbur edhe burokratik ose grafiokratik{njeres te pa afte per te drejtuar]qe te shpetojm si popull per te mar nje drejtim tjeter evropian edhe te kultivuar nga ndjenja e ndergjegjes.Deshiroj edhe sa me shpejt te ket nje juridik te shkelqyer ne shqiperi,edhe jo si ata xhambazat {policia}e korces qe sa na shikojn me makina ne te diaspores na sulen si bisha per te na mare leka se su dalin rrogat si thone,flas per policin sidomos ate rrugore te korces qe ka shume gjynahe per te lare qe rjep kot xhepat tona.Nuk them per berishen se ai nuk ve nje polic per cdo qytetar po flas vetem per keta policat qe jane futur me miqesi edhe kerkojn leke .