Punësimet në shtet, konkurset bëhen kot, fitojnë kandidatët e paracaktuar

28 Shkurt 2012, 17:38Sociale TEMA

Konkurset e organizuara nga institucionet shtetërore janë fiktive dhe sa për sy e faqe, për të qenë në rregull me ligjet. Kjo, pasi vendin e punës e merr në pjesën dërrmuese të rasteve një person, i cili ka qenë më parë në marrëdhënie pune nëpërmjet një kontrate të përkohshme duke spostuar të gjithë kandidatët e tjerë që kanë marrë pjesë në garë.

Ja se ç’shkruhet në raportin e Komisionit të Shërbimit Civil të dorëzuar këto ditë në Kuvend: “Konstatohet se në të gjitha konkurrimet e zhvilluara kanë fituar punonjësit, të cilët kanë qenë të emëruar nëpërmjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e këtij pozicioni edhe gjatë kryerjes së procedurës së konkurrimit”. Shembulli tipik janë Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes. Në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë këtij viti janë zhvilluar 46 konkurrime, ku kanë fituar ata që kanë qenë më parë në marrëdhënie pune kontraktuale me pozicionin. Po kështu, edhe në 17 raste në Ministrinë e Mjedisit”, – vijon raporti.

Fakti që konkurset bëhen fiktive ka bërë që qytetarët të humbin besimin tek to duke mos marrë pjesë. Ja si vijon raporti: “Kjo ka sjellë humbjen e besimit të fuqisë së lirë të punës, duke u shfaqur kjo në formën e humbjes së interesit e mospjesëmarrjes në konkurrime në rastet e shpallura e për pasojë kandidatë jo cilësorë. Personat e interesuar e konsiderojnë të kotë pjesëmarrjen në konkurrim, pasi ai kryhet vetëm si procedurë që të ligjërohet mbajtja në punë e personit të marrë me parë me kontratë”. Të trija këto citime pasqyrojnë plotësisht atë ç’ka është duke ngjarë me administratën, ku konkurset bëhen fiktive dhe gjithnjë fiton një kandidat i paracaktuar.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/2/28/punesimet-ne-shtet-konkurset-behen-kot-fitojne-kandidatet-e-paracaktuar

8 komente në “Punësimet në shtet, konkurset bëhen kot, fitojnë kandidatët e paracaktuar”

  1. sali says:

    Kjo eshte gjeja me normale ne nje vend ku nuk ekziston shteti

  2. shkodrani says:

    keshtu eshte edhe kendej ne austri. njesoj gjithandej. edhe ketu nuk ia vlen te hysh ne konkurs, sepse vendet jane te dhena me kohe.

  3. brazili says:

    Kjo dihet.Nuk e kuptoj pse sherbetoret e oborrit organizojne konkurse,pavarsisht se jane kot fare keto konkurse,kane bere “arritje” te madhe

  4. drejtesia says:

    E pse vetem ne administraten shteterore? Po ne Universitete nuk ndodh keshtu? Jane zhvilluar gjoja konkurse, por ne te gjitha rastet jane marre ata qe ka preferuar pergjegjesi i Departamentit me qellim qe te siguroje vazhdimesine e sundimit (kuptohet, duke marre ata qe do te votojne per te ne te ardhmen). Keshtu kane mbetur jashte dyerve te universiteteve, specialiste te zote e te kompletuar dhe jane marre asistente me miq e fiq, qe nuk dine as sa nje student. Keshtu, ka marre fund shkolla e larte. Pasojat do te ndihen me vone.

    1. M says:

      Po edhe shefat e departamenteve jane ca xhambaze e pianece ordinere, qe lahen nje here ne muaj. ç’pret prej tyre? Le te qeshim, se mjaft u merzitem. Kjo eshte nje komedi falas. Administrate si kjo e mbushur plot me te marre, me fytyra te çrregullta e kokpllaka per ti varur ne mure nuk eshte pare te pakten ne keto 20 vjet. Kur hyra ne nje zyre per te zgjidhur nje hall desh me ndali zemra kur pashe ate fytyre zyrtari si shimpaze. Edhe kur me dha doren mu duk si kembe, thashe me vehte ç’mu desh qe erdha, sepse kur filloi te fliste degjova vetem nje hungerrime e s’mora vesh asnje fjale…
      Ciao

  5. du says:

    Kjo eshte nje nga arsyet qe Shqiperia nuk ka dhe nuk do bej perpara ne se vazhdohet keshtu.

  6. sofra says:

    BAST I HAPUR!!!
    tek ministria e mjedisit ka me pak ing mjedisi sesa tek drejtoria e burgjeve.
    PS- Duke u nisur nga te dhenat e fundit ,duhet urgjentisht te dale nje VKM qe te mbylle fakultetin e ING te mjedisit…per ta nuk ka pune prej mese 10 vjetesh…

    1. Fatmir says:

      edhe ata te ashtuquajtur inxhiniera me diplomaen vetem me 5-sa te blera edhe emrin e tyre e shkruajne gabim. Po si eshte e mundur qe dine aq mire te vjedhin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje