Ministria e Kulturës pritet të ngrejë një grup pune lidhur me ndalimin ose jo të botimit në shqip të “Majn Kamf” të Adolf Hitler. Siç pohon për “Vizion Plus”, Ermir Nika, drejtues i Drejtorisë së Librit në këtë Ministri, kjo është një situatë e paprecedent. Edhe pse ne ligjin mbi librin thuhet se botime te tilla mund te pengohen ne rast se përbejnë vepër penale, duke te çuar kështu tek neni 265 i Kodit Penal, i cili dënon me gjoba ose burg autoret e shkrimeve me përmbajtje raciale, nacionaliste apo fetare, Ministria nuk e ka te qarte se si duhet te veproje. Për publicistin Piro Misha, botimi ne shqip i pamfletit politik qe solli Holokaustin duhet pare ne aspektin e te drejtave te autorit dhe ne kaosin qe ekziston ne tregun shqiptar te librit. Misha thotë se një vit me pare, ne shqip është publikuar Protokolli i Pleqve te Sionit, libri famëkeq Antisemit, por gjithashtu edhe te tjera botime te ngjashme, te cilat madje janë rekomanduar edhe ne shkolla. Ndërsa, studiuesja e letërsisë Dhurata Shehri, e cila i referohet eksperiencës botërore dhe debatit te gjere publik te “Majn Kamf” te Hitlerit, shprehet se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këtë botim. Një dite me pare, “Vizion Plus”, publikoi lajmin e botimit te “Majn Kamf” ne shqip nga botuesi Beqir Haluli, i cili u shpreh se vendosi ta sjelle këtë libër pasi shqiptaret duhet te njohin çmendurinë e fashizmit. Lajmi dhe polemikat qe ai pritej te shkaktonte gjeten menjëherë jehone ne shtypin e te hënës. “Mein Kamf” konsiderohet traktati politik i diktatorit me te egër Adolf Hitler, i shkruar nga ky i fundit ne kohen kur ndodhej ne burg, pas një tentative te dështuar për te rrezuar qeverinë gjermane ne vitin 1924. Kjo vepër trajton ne thelb superioritetin e racës ariane dhe urrejtjen për popullin hebre, qe ne atë periudhe mbante jo pak poste te rëndësishme ne administratën gjermane. Ne Gjermani, ribotimi i këtij libri është i ndaluar, pas mendohet se ai mund te nxisë neonazistet, mendim ky qe është rrezuar nga pjesa me e madhe e kritikeve. “Mein Kamf” është renditur nder 10 librat qe tronditen boten nga revista on-line “Listeverse”.
Humbje kohe.
B L , ti don largimin e Berishes apo largimin time, sic duket ti je nje parazit qe jetone nen social diku ne europe dhe ben gam gam ,hic si anti Berishe por ne fakt ti je anti Ramovic
Mos ma veni ne pulle burra. Jam i marre e nuk muj me fut trunin ne pune. Nxjerr marrina sa here me shajne bacen Sali.
Nuk ngjit dot ky liber ne token e shpellarve, mos u merzitni
Te pakten shpresoj qe dikujt ti vij frymezimi nga leximi dhe ti rrasi ne furnela demo-karat e Malit dhe Fushes
Edi Ramovici sa per te informuar ty, une nuk dije hic fare per ndihmen e shtetit sepse jam i zoti per te jetuar me nje pune qe kam nje rroge te majme. Edi, me dukesh shum injorant qe pret thesin e miellit nga Berisha, even komenti i juaj tregon qe je i varfer shpirtrisht
Botojeni, por mos ja jepni Saliut ta lexoje.
Edhe pa te po na cfaros si cifutet.
Do shohe portretin dhe do thote: “hej bre sa me ngjaka, sikur e kam vella”
Kur njihet e keqia,urehet me shume se sa kur e fshehim.Opinionisti.
pse mos botohet dhe ne shqip,cte keqe ka?
eshte botuar ne te gjitha gjuhet,ai qe e lexon le ta kuptoje ose analizoje ashtu sic do..
Interesant fakti i botimit ne shqip. Cfare e ben interesante kete fakt?
Ja perse: Ky liber ka qene libri me i shitur ne Turqi per vitin 2005. Kjo gje shqetesoi diplomacine perendimore e vecanerisht ate amerikane ne ate kohe e ne vazhdim. Ka pasur edhe nje reagim te fuqishem nga ana e Izraelit per faktin se ne Turqi ka nje rizgjim te programuar te ndjenjave antisemite. Programim antisemit qe e gjen mbeshtetjen te politika e jashteme neo otomane e shtetit turk ne ditet e sotme.Turqia e cila synon rivendosjen e hegjemonise myslymane turke ne Ballkan e ka per zemer cdo sponsorizim qe mundeson botimin e librit te Hitlerit ku shpaloset ideologjia dhe programi antisemit. prandaj ne Shqiperi botohet sot libri i autorit Adolf Hitler, i sponsorizuar nga Turqia. Ndersa Drejtori i bibliotekes shteterore Aurel Plasari si nje suportues moral i ketij sponsorizimi e justifikon botimin e librit me hapesirat dhe lirite qe ofron nje shoqeri e lire. Ne kete menyre eshte hedhur nje hap me shume perpara drejt Lindjes aziatike ne kah te kundert me Perendimin dhe Kulturen Perendimore. Bravo shqiptare qe nuk u ndahet shpirti nga fruyma aziatike neo otomane.
Ne se ndalohen librat, mungone liria, triumfone pseudodemokracia.
Botimi i librit do ta njollose me shume figuren e Hitlerit; dhe nuk ka arsye pse te prodhoje neonazizm. Perfundimishte njerezimi do te kete ne duar te vertetat e hidhura.
Sduhen te botohen veprat e Hitlerit, se se shpejti do te kemi veprat e Saliut, qe jane me te dobishme per lexuesin shqiptar.
ZOT NA RUAJ! EDHE KJO NA DUHET PREJ SALIUT. TE NA LERE SHERRIN EDHE MBASI TA THERRESE I MADHI ATJE KU I TAKON.
Me beri pershtypje kjo fjali tek ky shkrim:
“…Ndërsa, studiuesja e letërsisë Dhurata Shehri, e cila i referohet eksperiencës botërore dhe debatit te gjere publik te “Majn Kamf” te Hitlerit, shprehet se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këtë botim.”
Nuk besoj se Zj.Shehri e ka seriozisht kete qe thote. Dihet cila shtese e lexuesve do ta lexoje librin dhe kjo shtrese (ketu padiskutim,studiuesit perjashtohen) nuk do te ndikohet fare nga ajo qe “ka frike” zonja. Sa per popullin,edhe si kinezcen per gjuhe te dyte t’ja japesh,nuk do te indokrinohet hic. Po te gjithe shqiptaret kane nga nje vije te nxirre rripi ne kurriz, moj Zj.Dhurata dhe ja ku i ke si rrine, as zeri nuk u degjohet. Ti ke frike se mos…., e nga se?;nga leximi i ketij libri???!!!!
Nejse, ju e dini, por po qe se ministria (pas nje debati te gjere, qe te mund te harrojme dhe ndonje hall te vogel te dites),vendos te mos e lejoje librin, propozoj te hedhi ne treg dy tituj:
1-“30 VJET PRANE SHOKUT ENVER” te Sulo Gradecit;
2-“BERISHA MES KASANDRAVE” te Fahri Balliut
muhabet kafeneje per te shtyre oren ,ose ”pisllek” mediatik per te shitur librin.nuk ka asnje lloj interesi
Kur kam qene ne Shqiperi e kam gjetur librin Mein Kampf te Hitlerit. Desha ta lexoja por nuk e lexova dot sepse libri nuk ishte me germa normale latine por me germa ( nuk e di si quhen ) leximi i te cilave me shqetesonte dhe e lashe librin pa lexuar. Une kam nje parim ne jete qe per cdo gje duhen degjuar dy kambanat.Prandaj ne se libri eshte botuar me germa normale latine do ta blej dhe do ta lexoj pa tjeter.
Ne fakt kam degjuar shume per kete liber, ku Hitleri ky racist i ndyre ngre ne qiell racen superjore gjermane per te cilen duhet te punojne gjithe racat e tjera. Ne ket liber ai justifikon zgjerimin e kufijve te Gjermanise me pretekstin racist se populli gjerman, si populli i races supreme, ka nevoje per hapsira te reja jatike. Koha provoi se keto teori ishin teorite e nje njeriu te cmendur dhe racist. Une shpesh pyes vehten, kur shof filma te ndryshme me Hitlerin, se si ishte e mundur qe nje popull me kulture si populli gjerman ra prehe e ketij krimineli te ndyre.Pra une do ta lexoja me qejf kete liber per te pare se ku shkon ose ku te con cmenduria raciste.
Disa vite me pare kam ndjekur ne RTL debate mbi kete teme dhe mbizoteronte opinioni se, eshte me mire te ‘harrohet’, pra te mos flitet per te, sepse çdo gje e shkruar rreth tij nuk arrin te jete e tille qe te ngjall tek njerezit urrejtje, perkundrazi ngjall simpati. Te mos harrojme se historine gjermanet nuk e shkruajne si ne…
Ndersa per librin Mein Kampf, une sapo e porosita libraren nje mikeshen time te ma ruaj nj ekopje. Shoqerise shqiptare i ben mire te lexoje libra madje edhe Mein Kampf, pse shqiptaret nuk e kane pritur me lule nazizmin.
Ciao
Ne fakt ata qe flasin per supremaci, per mendimin tim, vuajne nga komplekse inferioriteti. Besoj qe cdo popull ka momente te dobta te tij sic e paten gjermanet me Hitlerin, te mos harrojme qe vinin te humbur nga Lufta e I Boterore, dhe keto lajka naziste ledhatonin sedren e vrare te gjermaneve. Per mua libri te botohet, por edhe te shoqerohej me nje anti fushate ne media. Si me paketat e cigareve, te tipit “duhani demton shendetin”. Problemi eshte qe ndonjehere edhe ne si shqiptar kemi ndjenje inferioriteti dhe themi na ka vlersu Hitleri etj. Keto jane idotesira dhe nuk e kuptoj si ka akoma njerez qe vleresojne nje idiot si Hitleri.
Mos kini frik se eshte liber tejet i merzitshem. Nuk ka burr qe e lexon pertej kapitullit te trete, lere te lexoj te dy vellimet. Pastaj nje njeri me sadopak intelekt qe e lexon mbet i mahnitur nga idiotesirat e autorit dhe mediokritetin e tij. Interesante ne versionin anglisht eshte vetem parathenia e perkthyesit qe shpjegon situaten e germanise ne ate kohe, situate shume e ngjashme me ate te shqiperise se sotme, ku franca luante te njejten loje qe lot greqia sot me ne.
Une e kam lexuar kete liber dhe eshte thjesht i karakterit historik e kam ne biblioteke por Ministria e Kultures berisho-pangoiste e ka vendosur te botoje :-Mein kampf Berisha .Por te dy keta dy dinosaure jane te njejte :-i pari ka si karizme nazine :-po i dyti ka si karizme sherrin,shfarosjen ,vjedhjen ,vrasjen .Sidoqofte frika eshte ora e fundit e tyre ndersa zhdukja e tyre eshte shpetim per gjenerata te tera,them zhdukja sepse vdekjen nuk e meritojne si çdo qenie e gjalle.
Hitleri eshte i madh duhet te botohet
Ruaj shendetin, se mendja….
Me qindra tituj librash per Hitlerin dhe Musolinin gjen ne te gjithe shtetet e Europes,pse te mos botohet ne shqiperi,do te mbetet hapsire e mjaftueshme edhe per hitlerin Shqiptar
Ne hapesiren e lirise se mendimit dhe te te shprehurit,nese dikush mendon se ka ardhur koha per kete liber atehere c’fare eshte problemi me Kapitalin e Marksit.
Ne Gjermani u shiten shume kopje te kapitalit vjet.
tekniku,
Me lejo te lutem te te them se cfare ka shkruar ish ministri italjan i ekonomise profesor Giuglio Tremonti ne lidhje me Marksin.
“Pas globalizimt ne bote ka ndryshime te terrenit ekonomik, ndryshime socjale, ka ndryshuar natyra e kapitalizmit, ka ndryshuar raporti midis punes dhe kapitalit. Bota ekonomike eshte bazuar ne dy libra kryesore :
– La richezza dei nazioni i Adam Smith, i cili eshte baza e mendimit liberalist perendimor.
Richezza plus Nazione. Richezza eshte bere financjare dhe po ha vendet duke bere vetshkaterimin sic tregohet tek Fausti i Getes dhe ne alkemie.
– Kapitali i Karl Marks qe ishte raporti dialektik i kapitalit industrial dhe punes. Tani kapitali dhe puna jone jane nen forcen e finances. Financa eshte me e forte se populli, vendet, politika . Kjo sepse, pas globalizimit, financa eshte rritur si nje force gjithmone ne rrijte mbi tregjet.”
Pershendetje.
Per mua eshte debat i kote. Te gjithe librat duhen lexuar. Askush nuk ka te drejte te thote kete lexoje e kete mos e lexo. Kush jane keta qe japin leje? Censoret e demokracise? “Studiuesja e letërsisë Dhurata Shehri, e cila i referohet eksperiencës botërore dhe debatit te gjere publik te “Majn Kamf” te Hitlerit, shprehet se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këtë botim”. Po kush eshte kjo Dhurata? Po kjo pse e ka lexuar librin dhe Sala mos ta lexoje? A eshte indoktrinuar per vete qe ka frike nga te tjeret? Pyetje te tilla mund te rradhisim shume.
E pra “Majn Kamf” duhet lexuar. Madje duhet lexuar mire qe shqiptaret te kuptojne se cfare jane diktatoret qofshin keta me emrin Hitler, Enver apo Sali.
I vetmi shqetesim imi eshte nese eshte shqiperuar mire, apo e kane perkthyer me google translate.
Une pres ta lexoj librin me nje fryme.
Kam lexuar nga ky liber ne internet, po vec fjale te kota ka, asgje e re dhe e padegjuar.
nuk duhet te botohet nje liber i tille ne shqiperi kur vetem nje perqindje e vogel e lexuseve mund ta kuptojne ..shqiptaret jane si babunet dhe kopjojne gjerat gabim ..ne dem te shoqerise..po te shofesh shume te rinj sot e mbajne veten per nazizste dhe pse as qe kane haberin se cfare eshte sistemi nazist…keta jane kalamaj qe fluturojne me presh ne b..dhe injorante nga familje injorante ,,ndodh kjo ne gjithe vendet ish komuniste ..dhe ne rusi ku nazizmi i beri mish per qen gjysherit e tyre kane dale ca kopuke te tille ..shqiptarve ju mjafton nje derr i ndyre vucidoli qe kane ne krye per tu marre me te…
do e lexoj kur te behet libri per HITLERIN SALI BERISHA ..
shpresoj te behet nje liber edhe per hitlerin e SHQIPERISE sali berishen
Hallo
Ne lidhje me botimin librit :”Mein Kampf”,mendoj se duhet botuar!Kjo ka shume arse,sipas mendimit tim,pasi libri eshte i botuar ne gjuhen e tij,une e kam lexuar vete ne gjermanisht kur kam qene ne Gjermani,dhe cdo liber, aq me teper qe jemi ne demokraci,aq me teper qe e njohim historine e Hitlerit,eshte ne te drejten e cdo qytetari qe ta lexoj apo mos ta lexoje,mbetet nje liber!Deri dje ne kohen e Dulles thonim se na bllokohej literatura e huaj,ndersa tani pse duhet te ndodh po e njejta gje?Secili ka te drejte te zgjedhe te lexoje ke te doje,por jo ta ushtroj ne praktike ate qe ai lexon,qofte ky edhe libri ne fjale!Nejse,per mendimin tim,eshte nje pune e mire e atij qe e ka perkthyer dhe qe do ta botoj.Nuk ka asgje per tu shqetesuar!Mirupafshim.
Duhet botuar URGJENTISHT!!!
HEIL DEM FUHRER!!!
Dude.. I am not a good deal interested in reading, except by hook or by crook I got to interpret tons of articles on your blog. Its amazing how attractive it is for me to visit you same often.
Unnе fois de plus un spleոdide article, j’esρère en parler
plus tard avec mess potes