"350 të pushuar nga puna në 6 muaj, Lulzim Basha më keq se Kelmendi e Brojka"

1 Mars 2012, 21:13Sociale TEMA
"350 të pushuar nga puna në 6 muaj, Lulzim Basha më keq se

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, akuzoi kryebashkiakun Lulzim Basha se po bën emërime politike. Dalipi tha se janë 350 të pushuar nga puna në gjashtë muaj, një rekord që nuk e kishte vendosur as Sali Kelmendi dhe as Albert Brojka. Dalipi ka sjellë në këshillin bashkiak gazetën Tema dhe Shqiptarja.com, që kanë denoncuar skandalin e shkarkimeve të motivuara politikisht. Aldrin Dalipi u shpreh po ashtu se Basha ka një axhendë politike dhe jo qytetare.

14 komente në ““350 të pushuar nga puna në 6 muaj, Lulzim Basha më keq se Kelmendi e Brojka””

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Mire jua bejne sepse ju socialistat nuk ishit te zot te mbroni voten, populli jua dha voten dhe nuk e mbrojtet.

    1. Vlora says:

      dhe ne fakt nuk duhet dhene me ketyre,,,qe sjane te zotet te mbrojne gjene e tyre.

      1. Gjethi i thate says:

        Hiç mos ja jepni këtyre.
        -Më kollaj e keni tja jepni hajdutit se sa të kacafyteni me hajdutin.Se çduhet të bënin më ata për të ruajtur votën,vetëm ju që mendoni që mos tja jepni votën e dini!

        1. Vlora says:

          ne me hajdutet po kacafytemi per dite kudo ku shkojme ne spitale,, ne gjykata,,, ne shkolla,,, ne rruge e kudo.

          ata per te cilet ne votojme te bejne punen e tyre, dhe te mos bejne sehir duke na treguar se cfare bejne gazetat,,ato jane merite e gazetareve,, si mero baze e ndonje tjeter.

          detyre e tyre ishte qe ne vjedhjet e 2009 qe i nxori ne shesh ,,,i futi ne greve dhe u terhoq me nje dreke te krokodili…

          dhe kulmi ishte 21 jenari kur u vrane 4 vete e u plagosen disa te tjere aty nuk duhej terhequr por te vazhdonin protestat deri sa ta rezonin kete qeveri hajdute.

      2. M says:

        Ne fakt, nuk kenaqem kurre me fatkeqesine e te tjereve, mendoj si per vehte, por mire ua bene atyre,qe “hanin buken e Edi Rames” e benin duvane e LSI & kompani. E sabotonin fitoren e Rames, me mendjelehtesine me te madhe. Njeri nga ata qe qaravitet se e ka hequr Basha nga puna, disa dite perpara votimit per K/Bashkie te Tiranes (megjithese bente pjese ne ato shtabet elektorale, te pakten keshtu e kam pare te shoqeruar me Gjermen & kompani) me thoshte mua: Edhe Ky i gjati nuk eshte Krishti… Tani ndofta ka reflektuar kush eshte “me Krishti”
        Ciao

    2. Gusmari says:

      Po nuk eshte stan vota, qe ta mbrosh me qen e me pushke!
      – Ketu vazhdon te praktikohet lufta e klasave!
      – Percahen shqiptaret ne Veri e ne Jug! –
      – Shpenzohen parate tona me trajnime dhe kur mesojne punen shkarkohen!
      – Bie cilesia e jetes perdite.
      – Nje militant “dru me pre” eshte shume me i demshem se nje invalid. I kushton shoqerise me shume dhe na ben deme me shume Juve dhe mua!
      – …
      Kur te kesh ndonje hall e te ndeshesh me ndonje militant te paafte, kujtoi keto fjale.

    3. Enough is Enough says:

      Se MAR VESH SE CA DUAN KETA,POPULLI JU DHA VOTEN KETA NUK E RUAJTEN.KJO ESHTE ME KEQ SE TE JAPESH VOTEN DHE TA SHPERDOROSH.EDHE E DI RAMA ESHTE PAL ME BERISHEN,sI NE FILAMT ME POLIC AMERIKAN QE NJERI BEN TE MIRI DHE NJERI BEN TE KEQIN SADO QE JANE KOLEQ DHE MARIN LEK NGA I NJEJTI RAJON.fuck tham all RROFT SHQIPERIA

  2. olti says:

    Kryesorja ishte te vidhej me dhune ne mes te dites, para televizoreve, para europianeve vota Edvinit, te tjerat skane rendesi.
    Fundi i fundit edhe ato qe kane zene vendet e punes me Lulin bij nenash jane. Sala di me bo shtet dhe zgjedhje dhe do siguroj qe vota e shqiptareve te vidhet rregullisht. Te gjithe jemi njesoj por kush eshte me Salen fiton gjithmone sepse ste le tja prekesh voten.
    Respekt.

  3. Tani97 says:

    Problemi me keta te PS-se eshte se nuk dine as te ankohen. Nuk u ankuan per votat qe u vodhen (nuk qe ankim ajo cka bene gjate qershorit, ajo ishte loje “e ka kush e ka”, ankim eshte t’i tundesh dhembet kundershtarit), por ankohen per pushimet nga puna. Po pse mo Nano dhe Edi nuk pushonin? Pse nuk vute statusin civil per nje pjese te mire te punetoreve te shtetit dhe t’i mbronit ata nga te tilla ngjarje? Po thjesht bete palle per tere periudhen 1997-2005 dhe 2000-2011. Dhe normal qe Luli te deshiroje te veje te tijet. Madje uen do te quaja me shume problem qe po ve “te tijet-te tijet” dhe jo te PD-se. Kjo eshte akoma me gallate. Pastaj, Z.Dalipi, pse e komplikon muhabetin duke permendur edhe Kelmendin dhe Brojken. Ata as kane pasur fuqine e Edi Rames dhe Lulit dhe as kane pasur buxhet si keta te dy. Apo jeni ne rrjedhen e akuzave te PD-se se 1992-1997 duke e barazvlesuar me kete te 2005-2011. Nuk ka gabim me te madh se te ngaterrosh te dy periudhat persa i perket PD-se dhe qeverise. Persa i perket Berishes eshte tjeter muhabet. Ke shume PD-ista qe do te votonin PD-ne e vjeter dhe jo te rene. Por me keto amalgame qe ju beni, thjesht i shtyni qe te bashkohen edhe rreth te rese, duke i ber nder Saliut. Eshte e njejta gje qe bente Nano kur i dilte ne krah Berishes duke e sulmuar cdo here qe ai kishte probleme te brendshme gjate 1997-2001 ne PD. Apo valle te jete ky qellimi i juaj?

    Ciao!

    1. Berlin says:

      Nukd diten ata te ankohen ose me mire te them te luftonin per voten sepse i kishin xhepat plot me pare. 8 vjet kane vjedh e kane more pare sa i desh qefi. Tani dale nga dale po kthjellohen me realitetin shqiptar.
      Por prap me sa po lexojme nuk po ndergjegjsohen ashtu sic u duhet por nga fakti se po i mbarohen paret e vjedhura, benzat e vilat e rrobat e bukura kushtojne leke jo vetem ti blesh or dhe ti mbash.
      Jane bere tamam si hijet e e shabllonet e nanos qe po kthehet ne politike prap vetem per te bere sa para e jo metper ?

      1. Tani97 says:

        Ky arsyetimi i lekeve te mbaruara po perdoret shume e me shume neper blogje online. Deri diku eshte i vertete, por nuk mjafton si sqarim. Por e marrim per te mireqene. Dhe le te pranojme qe eshte nje arsye si te tjerat (interesa ngelen ne fund te fundit) per t’u marre me politike, sepse ne edhe kerkojme njerez qe te merren me politike per te perzene Salen, por edhe i duam te virgjer. Problemi me keta te PS-se eshte qe nuk po dine te bejne opozite. Po sillen sikur e kane te fituar 2013-en, dhe po pergatiten per pushtetin. Nderkohe qe Sala po rradhit krimet dhe gabimet.

  4. Dori says:

    Faleminderit keshilltareve, kur Basha hesht bejne mire qe ia tregojne gazetat qe ben sikur s’i sheh, dhe qe ia perplasin ne fytyre. Nje ish minister i brendshem duhet perbuzur dhe keshilltaret kane kurajon t’i dalin perballe nje bande ne pushtet dhe t’i japin ze dhe medias aty ku Luli me shoke perpiqen t’i injorojne

  5. millosh says:

    po zagaret qe i shkuan mbrapa lulit me cfare do ushqehen,normalisht me nje vend pune ne bashki.po a ka problem se jane hequr specialista dhe jane vendosur shume te rinj qe nuk e kane fare haberin? JO sepse jemi ne shqiperi…fatkeqesisht!

  6. Tropojani says:

    Me vjen keq per Bashen, se e verteta eshte se nuk eshte djale i keqe, por po e merre ne qafe Sali Berisha.
    E mesoi te vjedhe ne Rrugen e Kombit.
    E mesoi te shes Detin Egje te Greqia.
    E mesoi te organizoje edhe vrasje ne mes te Bulevardit te Tiranes.
    Dhe çfare presim qe t’i mesoje tjeter?!
    Mire Berisha i ka dhene karar vetes, se, deri sa shpetoi ne vitin 1997, tani qyl e ka jeten, po ky i gjori, Basha, çfare mendon? A nuk mendon per gruan, per vajzat?! Pse, keshtu do ta shtyje jeten, duke u bere keq gjysmes tjeter te popullit?
    Ndrysho rruge, Bashe, sa nuk eshte vone. Berisha e hengri kulloten, ndersa ti e ke jeten perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje