Rusia ‘harron’ zgjedhjet, nis e merret me Eurovizionin

8 Mars 2012, 22:53Lifestyle TEMA

Është një dozë e vogël ironie që e përdor radio BBC për të treguar se tani vëmendja e opinionit publik në Rusi është përqendruar tek Eurovizioni. Shkak është bërë fakti se një grup i muzikës popullore, i përbërë nga gjashtë gjyshe, do të përfaqësojë Rusinë sivjet.

Grupi “Gjyshet e Buranovos” pritet të përfaqësojnë Moskën pasi mundën në garë 24 konkurrentë.

Ato vijnë nga republika e Udmurtit dhe thotë se paratë do i përdorin për të ngritur një kishë. “Gjyshet nuk kanë nevojë për famë e pasuri,” tha njëra prej tyre.

Kënga nis si një muzikë popullore dhe më pas kthehet në ritëm modern, përfshi edhe refrenin “Festë për të gjithë, ejani e kërceni”.

Teksti është në gjuhën udmurt dhe në anglisht.

Edhe Britania do përfaqësohet në Eurovizion nga një 75 vjeçar, Engelbert Humperdinck. Finalja e Eurovizionit zhvillohet në Azerbajxhan. Organizatorët kanë bërë me dije se në festival nuk do marrë pjesë Armenia për shkak të përplasjes që ka me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorni- Karabak.

3 komente në “Rusia ‘harron’ zgjedhjet, nis e merret me Eurovizionin”

  1. hysni dajaku says:

    shqiperia te konkuroje me nje kenge te kenduar nga grupi”djemte e doktorit” kengen do e kendoje Njazi Kosovrasti o shoqeruar ne nga orrkestra ..ne Gerrnet Eduart Halimi.fizamonicist Enkeled Alibeu,defist Ferdinant Poni,ne gajde Fat-zi Kandili,

    1. Alex says:

      Koreografia nga Jozefina Topalli, balet-maester Lulka e Bashajve i shoqeruar nga Mesila e Dodajave qe do ti sillet rrotull palmes sic i sillen striptistet hurit

  2. Kola i Mishit&Rroku i Druve&Lali i Memes dhe shoku M. says:

    Grup per ne EuroBURG te sigurise se larte (pjeserisht, te tjeret pyetni GRUSHTIN e Gjergj Ndreces)! Po emrat i shkruani mire tjera herë, psh Qukapikut Pinok Kar-dilli (Fat-zi). Sepse me ngjan me nje personazh tek “Lulekuqet mbi mure”, qe e varin (prova teknike) femijet e jetimores dhe i shkruajne qurravitesit (Tregonte nje here babai i skuadres se pushkatimit se si…)me shkumes ne shpine fjalen spiun…Psh Gjergj Ndreca mund t’ia “operonte” Pinokut hunden dhe do te kursente disa mijra euro. Pa firme ne fund, se e kishim nenkuptuar mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje