Toka sot është nën goditjet e një stuhie të fortë diellore

8 Mars 2012, 14:23Lifestyle TEMA

Toka aktualisht është duke u goditur nga një stuhi grimcash nga Dielli, që mund të sjellin ndërprerje energjie, mund të paralizojnë punën e satelitëve dhe fluturimet e avionëve.

Stuhia është kryelajm në thuajse gjithë mediat e huaja.

Sipas BBC, kjo është stuhia më e madhe në pesë vite dhe do bombardojë fushën magnetike të Tokës përgjatë gjithë të enjtes.

Stuhia është provokuar nga disa shpërthime në sipërfaqen e Diellit. Ky i fundit vepron sipas një cikli 11 vjeçar dhe së fundmi ka pësuar shumë shpërthime të tilla.

Një ekspert i tha BBC se stuhia pritet të tronditë fort fushën magnetike të Tokës, e cila na mbron nga rrezatimet e rrezikshme. Natyrisht nuk do e heqë, por goditja do jetë e fortë.

Të tilla stuhi në të kaluarën kanë lënë zona të tëra pa energji e komunikim.

3 komente në “Toka sot është nën goditjet e një stuhie të fortë diellore”

  1. Voica says:

    Shqiperine, vetkuptohet, qe nuk do ta preke asnje gje nga keto! (Eshte analoge me raport-progresin e Evropes qe vetem per ne s’kish…)

  2. andon ashiku says:

    o net si teologu i forumit na shpjego c’thone Bibla dhe Kurani per stuhine diellore?????

    1. shqipetari says:

      AI foli e tha :stuhine diellore jo te gjithe e meritojne… stuhija nuk eshte per Net.(shkeputur nga libri : Dacibaot e Vullnetit, kaptina 17, faqe 7,paragrafi 5)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje