“Secili sipas mundësive, shteti për të gjithë”. Nën këtë moto kreu i Partisë Socilaste ka mbajtur diskutimin e tij në tryezën e shëndetësisë, si vazhdimësi e programit të PS-së, për një “Rilindje shqiptare”. Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se sistemi shëndetësor shqiptar është kapur nga korrupsioni, për të kënaqur koalicionet partiake.
Sipas Ramës nuk janë vetëm qyetarët që vuajnë këtë papërgjegjshmëri të sistemit shëndetësor, por dhe vetë punonjësit e shëndetësisë që trysnohen nga tutela drejtuese. Për Ramën ndarja e pacientëve në bazë të sigurimit është padrejtësi totale, ndërsa shtoi se do të heqin TVSH-në, do të investojnë në modernizimin dhe pajisjen e spitaleve duke kthyer besimin e qytetarëve në spitalet publike.
“Shërbimi shëndetësor është një e drejtë e çdo qytetari. Politika jonë bazohet në parimin “secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”. Modeli ka dështuar dhe kalbet i gjallë mbi tokë nga korrupsioni kapilar. Sistemi kontributiv aktual është regresiv. Ne kemi një sistem shëndetësor, ku më shumë se gjysma e pagesave bëhet nga xhepi, pasi modeli dhe politika janë të ndërtuara në parimin secili për vete dhe zoti për të gjithë. Tarifat për të pasiguruarit u rriten katër deri në pesë herë në tetor po kështu dhe TVSH. Jemi vendosur të heqim TVSH. Jemi të bindur se politikat aktuale garantojnë vetëm rrënimin e shëndetësisë, nuk ka dështuar vetëm modeli por ai kalbet në tokë nga korrupsioni kapilar. Shërbimi shëndetësor që do të ngremë do të jetë blerësi unik kombëtar, nuk do t’i ndajmë në të siguruar dhe të pasiguruar për t`ju ofruar shërbimin. Shëndetësinë jopublike dhe atë të arsimit e vlerësojmë si partnere të fuqishme, por nuk e mendojmë të katandiset si sot. MSH sot është haptaz një organizatë partie, në shërbim të një partie të koalicionit. MSH prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit si një trofe e një partie të vogël, ku të gjitha paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmbë sistemin e saj janë kthyer në rroga për anëtarët e partisë. Programi jonë për një rilindje shqiptare do t’i japë fund këtij kalvari. Shëndetësia sot nuk parandalon, nuk kuron, nuk rehabiliton, nuk shpëton, në sistemin e saj në tërësi. Qytetarët marrin një shërbim gjithnjë e më tepër të pasigurt dhe gjithnjë e më tepër jodinjitoz. Edhe vetë punonjësit e shëndetësisë janë lënë në kushte mjerane nën tutelën e drejtimit politik, injorant dhe nën kanosjen e sigurisë fizike duke krijuar një klimë pasigurie. Sfida jonë është tu rikthejmë qytetarëve besimin e humbur në shëndetësinë shqiptare dhe tu krijojmë profesionistëve që të rifitojnë besimin. Sistemi i sotëm e stimulon korrupsionin dhe diskriminimin në masë qoftë të qytetarëve, ashtu dhe të stafit mjekësor. Paratë publike dhe pse të pamjaftueshme në fakt nuk shpenzohen për shëndetësinë publike, por shpërdorohen në mënyrë kriminale”, tha Rama.
Kryesocialisti e sheh me shqetësim edhe mungesën e ilaçeve në spitale ashtu edhe çmimin e tyre, ku garantoi se nuk do tëketë shitje ilaçesh me çmim më të shtrenjtë se në vendin e saj origjinë.
“Shëndeti publik është një shërbim i përbashkët, por dhe një tregues i zhvilimit shoqëror dhe ekonomik të një vendi. Sot në 1/5 e territorit të vendit nuk ka shërbim mjekësor. Të gjithë do të jenë të siguruar, sepse do të jetë shteti që do të blejë shërbimin. Gjendja e spitaleve publike është e mjerueshme. Mungesa e ilaçeve në spitale është një dukuri kronike, aq sa shqiptarët janë mësuar të shkojnë në spital me ilaçe me vete. Ne do të hapim kantierin e shëndetësisë, qoftë për personelin, ashtu dhe të sëmurët. Ulja e cmimeve të ilaceve është një sfidë më vete. Asnjë produkt farmaceutik nuk do të shitet me cmim më të lartë se vendi i origjinës. Mësuesi, mjeku dhe polici janë tre figura kryesore të cilëve do tu kthejmë dinjitetin.Zgjidhja është e qartë, një rilindje shqiptare apo një rrënim në vazhdim”, përfundoi kreu i PS-së./ora-news
Cfare thote z.Rama per gjendjen ne shendetsi jane absolutisht te verteta.Por kjo situate eshte ne cdo qelize te shtetit shqiptar qe nga
mender i ashtuquajtur k/minister e deri te fshesaxhiu me i humbur.Keshtu me kete xhiron qe po ben nga nje “sektor ne tjetrin” te feudeve te berishes
do ta shtysh deri ne qershijat e ardheshme ne 2013.Ju duhet te shikoni ne anen tjeter te bregut ku Gjykata e Apelit e BROCAVE DHE E HAJDARESHAVE
po fshin menderen me ekspertizat e FBI.
Kur junta e berishes nuk po can trapin per arvizune dhe FBI si do te perballesh ne 2013 me nje perbindesh qe u kllonua ne 1991 nga “willi”
dhe po mbahet gjalle nga podestat dhe wislerat ?
Ke dy rruge te ndershme:ose kerko doreheqjen e berishes ose dorehiqu
vete.Kjo rruga e trete qe ke zgjedhur qe te eshte ofruar kolltuku i k/m
ne 2013 do jete fatale per ty dhe kombin sepse do gjesh nje shtet qe nuk do kete fuqi te paguaje doktoret,ushtaraket dhe mesuesit..Nje qeveri qe po shet pyjet,hidrocentralet,repartet ushtarake dhe qe po merr
borxhe per here te trete per te shlyer borxhet e para dhe te dyta tregon
se ka falimentuar totalisht..ESHTE KOHA I NDERUAR TE SHPETOJME VENDIN JO TE BEHEMI KONTROLLORE CILESIE PER SPORTET DHE SHENDETESINE..
E ke gabim z. Rama! Eshte ashtu sic thote Sali Vulehumburi. Ne ngjarjen e gerdecit gerdecaret nuk moren ilace me vete…(sarkazem e hidhur qe te mos keqkuptohemi)
http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/
Ne po te besojme zoti Rama, por jo me ato figura qe ke rreth vehtes ne fushe te mjeksise. Si mund te flase Gjergji Koja, kur ka qene nje nga ministrat shkaterrues te shendetesise? Si mund te flase Zabit Brokaj, qe po ashtu ka qene nje tjeter minister i shendetesise? Apo kur na flet zonjeza Anyla Bulo, qe ne postin e zevendes dekanes, bashke me Alfred Priftanjin shkaterruan Fakultetin e Mjekesise? Ka plote te rinje e te reja qe kane fituar shkollimin jashte, jane profesioniste dhe kane virtute ne raport me keta karieriste te pa skrupull, prandaj larg tyre zoti Rama, se me ta nuk ju beson njeri.
Zabiti eshte mjek i zoti, po te tjeret ke te drejte zoti Bujar, jane nula ne Mjeksi, jane vertet karrieriste dhe arriviste pa kufi.
mos te rente qe te shtrohesh ne spital.fillion me carcafet dhe bataniet qe i mer ne krah kur shtrohesh.do paguash pastrusen te vi te pastroje dhomen.njerzit qe vine te te vizitojne do ti japin bakshish rojes te dera.sa per doktore e infermiere tashme ato kane tarifa.SPITALI SOTE MERE ME LENG SE MISHI MBAROJE
Vertet mbeshtes Edi Ramen, por ky i fundit duhet te beje nje gje: Duhet te distancohet nga politika dhe ish qeverisja e PS-se, kur kjo ka qene ne pushtet, ku me perjashtim te kohes kur ishte kryeminister Pandeli Majko dhe dramen kosovare, pjesa theter ka qene nje korrupsion i gjalle dhe per kete kohe, PS-ja e sotme, duhet te ndahet nga koha Nano-Meta.
Spitalet jane qe mos te cofte nje smunje aty se ste bon dermon as zoti.
A e keni idene o njerez se sa veta ne Shqiperi nga mosha 18- 40 jane pa asnje dite siguracion? Shumica e shqiptareve sepse jane detyruar nga halli te punojne ne te zeze. Dhe tani na mbajne peng keta mafjoze.
Litarin pak e kane
ME MIRE VONE,SE SA KURRE,DEGJOJME QE KYETARI I KOOPERATIVES SE MAJTE ,EDHIU I RAMES SE SPITALET E SHKIP-NISE,NUK JANE SPEJTALE,POR BARAKA FATURINOSH,PER TE SHITUR BILETA.EC SHKI-PNI,SE POPULLI SHUME I LUMTUR ASHT ME KTE SALI-BRKE-SKISHA.
O Perlat, qeke rrumllu mire, i paske nrejt nja dhjet dopjo se ste morr vesh fare ca ke shkrujt lali. Hallall lali hallall.
Thjeshte DROGE legale nga politikane jo LEGALE!!!!!!!!!!!!!!!!!
Me vjen keq, por me sa shikoj edhe me Ramen me keq do te shkojne punet.
Shikoni ekipin socialist dhe imagjinoni rezulatin.
Cfare mund te sjelle te re Zabiti qe i kaloi te 70, por edhe nga ish ministri debatikas Gjergji Koja nuk ke cfare pret. Po keshtu edhe nga ish sigurimsi i studenteve shqiptare ne France, Pajtim Lutaj, apo ish studenti komunist dhe ish zevendes ministri Hashorva qe punon tashme si arkivist i Halim Kosoves.
Apo nga djali i ministres se Enver Hoxhes, Dritan Ulqinaku qe mezi merrte shkollen. Apo nga djali i gjeneralit te Hoxhes Perlat Kapisyzi.
Dhe do te drejtohen nga djali i Hamdi Beqes qe Gjykata Kushtetuese i hoqi manadatin e deputetit.
Realisht mendoja per figura te reja.
O Maks Bolja… Ke duhet te therriste sipas teje? Apo sekretarin e partise? Doktorin e deshtuar, idhullin tend?
zoti rama e zgjidhe masakren e 21 janarit ti, krimineli berisha “pagoi” per gjakun e pafajshem, dhe tani te kane ngalur ceshtjet e tjera sociale per te vune ne dukje?!
Po mjeku i shquar Tit Vargu a i eshte bashkuar Edi Rames ?