Pas kërkesës zyrtare të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, në pranverë të vitit 2009 në Pragë, në Opinionin e Nëntorit 2010, Komisioni Europian u përgjigj me caktimin e 12 kushteve për këtë qëllim.
Në raport-progresin e një viti më vonë u evidentua se vendi nuk kishte përmbushur asnjë të vetëm, duke iu refuzuar për të dytën herë dhënia e statusit kandidat. Por çfarë ndodh aktualisht?
Të qepura sipas realitetit në vend, katër prioritetet e para ngërthejnë problemin kryesor: politikën, me përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe opozitën. Aktualisht, votimi i ligjeve me 3/5, prioriteti numër 2, është i vetmi afër përmbylljes. Pas votimit të Kodeve Penale, Civile, Rrugore, Hekurudhore, Ajrore, dhe Detare, mbetet votimi mbi Gjykatën Administrative. Emërimi i Avokatit të Popullit përmbushi përgjysmë prioritetin numër 3, ku gjysma tjetër mbetet depolitizimi në emërimet nga Parlamenti të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Dialogu në vend të retorikës politike, funksionimi i duhur i Parlamentit, reformimi i rregullores, përbëjnë prioritetin e parë, i cili së bashku me reformën zgjedhore, prioritetin e katërt, janë ende në fazën fillestare të punës. Mbetet pezull prioriteti numër 5, pasi zgjedhjet lokale të majit 2011 përmbushën vetëm pjesërisht standardet ndërkombëtare, ndërkohë që zgjedhjet e radhës parashikohen në vitin 2013.
Reforma në Administratën Publike dhe ajo në Drejtësi varen gjithashtu në disa pjesë nga bashkëpunimi ndër-partiak, pasi votimi i disa ligjeve për administratën kërkon 3/5, njësoj si ai për Gjykatën Administrative. Por përveç prioriteteve 6 dhe 7, ku barra kryesore bie mbi institucionet e shtetit, edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për çështjen pazgjidhur të pronave e deri tek kujdesi për gratë, fëmijët, romët e paraplegjikët si dhe për kushtet e të burgosurve, Tiranës zyrtare i kërkohet, përtej planeve, projekt-ligjeve e vendimeve, të provojë zbatim, me gjurmë provash e rezultate.
Për të zbuluar më mirë ku jemi me përmbushjen e kushteve të vëna na ndihmon dokumenti që qeveria ka kohë që e korrigjon vazhdimisht me Brukselin: Plani i Veprimit për përmbushjen e 12 kritereve.
Një nga ndihmesat e Komisionit Europian për palën shqiptare janë këshillat apo komentet, siç quhen për përmirësimin e këtij plani. I mbushur me detaje tepër teknike, TCH ka përzgjedhur disa citime ilustruese nga dokumenti konfidencial, i siguruar nga burime diplomatike në Bruksel.
Shanset për rekomandim pozitiv për statusin kandidat në vjeshtën e 100 vjetorit të Shqipërisë, apo edhe për çeljen e negociatave për anëtarësim, varen pjesërisht nga përparimi konkret në prioritetet politike me përgjegjësi ndër-partiake, si përshembull reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Dhe për pjesën tjetër, se sa bindëse do të jenë për Brukselin gjurmët e provave që do të dorëzojë Tirana zyrtare edhe për prioritetet e tjera të rëndësishme si çështja e pronave, të drejtat e njeriut dhe trajtimi i të burgosurve, të papërmbushura ende siç duhet. Me zgjedhjet presidenciale në mes, deri në tetor, Shqipërisë i kanë mbetur edhe shtatë muaj kohë./TCH
ATEHERE- 1 GERDECI:::::2 RRUGA KOMBIT::::::3 VJEDHJA SPEKTAKOLARE E ILIR METES:::::::::4 PAZARI TARANTINOS ME MINISTREN BREGU::::::5 DEPUTET ME VLERE SI CUFO DHE BUBI KACUREL si(ed paloka,mesila me gjethe palme,histerikja zhozi,e semura vokshi,vrasesi mediu,islamiku alibeaj,dylberi basha)E PLOT AKOMA::::::6 21 JANARI::::::7 GJYKATAT SHQIPTARE::::::8 VJEDHJA BASKIS TIRANE::::::::9 TV CLAN pis:::::::10 KRYEKOMAN…ari PRENDI::::::::11 SHQIPERIA 1 EURO::::::::::::::::::::12 FATI SHQIPETAREVE ME SUPERQENIN VRASES BERISHA. Kerkoj falje qe nuk i rendita ne regull.A I MJAFTOJNE EUROPES KETO ?????????? KA PLOT AKOMA.
Mos hej burr se na korite te tanve
http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/
Duke i hedhur nje veshtim jo partiak 12 kriterve te vendosur per antarsimin ne Bashkimin Europian,me keqardhje veshtron se sa energji kerkohet per demokratizimin e politikes shqiptare
Emerimi i avukatit te popullit(jo partiak)
Gjykata Administrative (jo partiake)
Depolitizimi i emrimeve nga parlamenti(jo partiak dhe jo nga shumica)
Emerime e Gjykates se larte (jo partiake te depolitizuar)
Emerimet e Gjykates Kushtetuese ( jo partiake te depolitizuara
Reformimi i rregullores se Parlamentit(konsensus,kethim prapa)
Reforma zgjedhore (konsensus)
Reforma ne administraten publike (konsensus)
Reforma ne drejtesi (konsensus)
Nga deformimi i madhe qe i eshte bere ligjeve,te duket vetja sikur jemi kethyer edhe nje here ne fillim te viteve 90 – te.Po na vjen shansi te demokratizohemi,por kete rradhe nen diktatin e Europes se bashkuar.Kush do te fitoje demokratizimi apo pushteti personal i nje klase te koruptuar qe po terheq zvare nje popull te varfer? Edhe ne se vonon perseri do fitoi demoktratizimi i vertet i jetes ne Shqiperi.
11-pika i kena plotsu, te 12-ten akoma se kena fut Saliun ne dhe, prisni ne pak se afer jemi.
E kush do i zbatoje, prioritetet, Viçidolsat prej Tropoje, injorantet dhe hadutet prej Dibre, administrata injorante me veterinere, agranome, inxhinier pyjesh qe po te vihen kritere apo rregulla loje ata jane te paret qe nga kryeministri komunist blu qe te largohet nga pushteti.
Kur te ike Berisha te gjitha do te gjejne zgjidhje, por se pari duhet larguar Berisha
Po mos i kishte vjedh Sala , zgjedhjet ne Tirane, tani cdo gje do ishte bere dhe do ishim shume afer EU.
Vjedhja e votes, tokes, lekut, ect, bejne EU te veje kushte.
kush beson se turkoshaket do te cojne shqiperine drejt BE-se,thjesht ka nevoj per psikiatro…….!!!!!!