Edhe pa u miratuar ligji i qeverisë Berisha për importin e plehrave, në Shqipëri kanë hyrë qindra ton mbetje të rrezikshme.
Siç raporton Balkan Insight, çështja është bërë shqetësuese dhe vetë Komisioni Europian ka deklaruar se do të nisë një hetim. Monica Western, zëdhënëse e Komisionerit për Ambientin, i ka thënë Balkan Insight se do të hetohet për dyshimet se Franca ka eksportuar mbeturina të rrezikshme në Shqipëri.
Sipas të dhënave që ka siguruar Balkan Insight nga Sekretariati i Konventës së Bazelit, Franca ka sjellë në Shqipëri 588 ton mbetje vetëm në vitin 2004.
Mbeturinat që ka sjellë Franca në Shqipëri cilësohen si Y-17, d.m.th mbetje që rezultojnë nga trajtimi në sipërfaqe i metaleve dhe plastikës. Këto mbetje karakterizohen si të dëmshme. Në Shqipëri nuk u regjistruan kurrë të dhëna që këto mbetje të kenë hyrë në Shqipëri. Kurse Franca depozitoi në Sekretariatin e Konventës së Bazelit të dhëna për to.
Të dhënat e siguruara nga një agjenci e OKB tregojnë se me dhjetëra dërgesa me mbetje të rrezikshme, kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e BE prej vitit 2003 deri në vitin 2010.
Hahahaha,
Kam qef te di se kush eshte i perfshire per ate periudhen 2003-2005. E te mendohet mire PS qe ti japi voten per president Fatos Nanos. Hahahahaha. Se nga 2005 – e ketej e dime e qe Sali Berisha ka bere baterdine.
Gallata eshte se keto jane mbetje te deklaruara. Hahahaha dhe qe franca i deklaron. Une po kam frike ato qe sdeklarohet sa jane.
Tani do pelcasi
Po keta plehrat qe jane ne parlament do i hetojne?
Tani slogani i Saliut eshte :-
Shqiperia po Skadon!…
…………………..
drejte humnerave po vrapon
dhe Saliu po ngulmon
nga fiqiri po kalon…
Kjo eshte mrekullia kancerogjene e Sali malokut dhe gjithe pushtave te tjere komuniste.
Si eshte e mundur ne BE-ja na do ne gjirin e vet….. per te na bere kosh plehrash
Nuk t’i hudh plenat njeri me zor ke bacja jote,or Trim qe e zbulove ”Armikun” pa mbaruar investigimet.
Te pakten EVROPA ka filluar hetimet perreth ceshtjes ne fjale,ndersa qeveria e Shqiptareve voto ligje per me hy plenat ne rruge ”legjitime”.Nuk t’a ka fajin Evropa mor Trim,por ”vllau” yt skipetar.
Jemi te Pabese,Frikacak dhe te Dobet NE,prandaj edhe ndodhin keto gjona.
Mjere Shqiperia,mjere ne.Halla qumshti nenes o politikanet tane te demokracise,qe nga Fatosi deri te Saliu.Megjithate fajin me te madh edhe per kete rast e ka Edi Rama.Po po.Ai eshte fajtori edhe per kete.E garantuar.Sepse ka mundesi qe ia e ka ditur po nukka hapur gojen.Ahhhh,s’di ca te them me.Fjaleve u ka ardhur fundi.Ato jo vetem qe jane bere te teperta,por perkundrazi,jane bere shume te bezdishme.
po Dickmarty per keto helmime te nje popull te tere,cka thote? po shtypi nderkombtare qe s’u ndal per pseudo traffikun e organeve,pse heshte per kete traffik te dokumentuar???
Sepse sali zeza kosh plehra e ka ba vendin edhe me 1 euro ke mundesi me shkerdh;;; shqiptarine!
Komunistet ne kohen e tyre nuk lejonin plehra ne territorin e Shqiperise. Keta komunista bastarde qe jane ne pushtet ishin plehrat e komunisteve dhe prandaj u shndruan brenda nje nate ne demokrate.
Ne kohen e xhaxhit, Shqiperia ishte vendi me ajer me te paster ne Ballkan megjithse nje industri e madhe punonte ne vend. Problem atehere u be vetem kombinati Metalurgjik por sot e gjithe Shqiperia eshte e ndotur nga kombinati i plehrave me emrin Sali Berisha.
hahahahaha.Evropa gjithmone e ka me “tua futur” shqipetareve.Prandaj ne Shqiperi ska per te patur demokraci,jo sot poo as pas 100 vjetesh.
Evropa mund te beje qe te zhvillohen zgjedhje te lira dhe demokratike brenda dites por si intereson qe kjo te ndodhe.Prandaj lejon manipulim zgjedhjesh.Nje palo grek beri pak presion dhe shitem detin.Po te bente presin Evropa do manipuloheshin zgjedhjet? do digjeshin kutite?…..Po koshin e plehrave ku ta gjejne pastaj…..