Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri cilido që do të shkelë të dhënat personale të një individi nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë funksione publike dhe do të dënohet 3 deri në 8 vite burg. Heqja e lirisë do të jetë edhe për ata që shkelin konfidencialitetin për shkak të detyrës, ose ata idividë që publikojnë ose përhapin të dhënat personale të një individi.
Kjo është është propozuar si shtesë në kodin penal, i cili u miratua në Parlament, nga Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Komsionerja Flora Çabej thotë se është e nevojshme të respektohen të dhënat personale.
Nga komisionerja janë bërë edhe propozime në kodin civil. Referuar rasteve të shumta kur në media dalin materiale, dokumente apo portrete të personave te cilët nuk jetojnë më, në këtë rast, sipas propozimit materialet duhet të dalin vetëm kur i afërmi jep pëlqime, në rast se ndodh e kundërta do të ketë penalitete./ora-news
Ohuuu, sa here do ishte pushuar nga puna e sa here do kishte bo burg Sala!!! ?
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
Ne Shqiperi te vrasin ne mes te dites dhe nuk denohet njeri, pale te denohet njeri per te dhenat,,,,,,,,,,,
Eshte thjesht nje klecke per te friksuar ndonje nenpunes, mos guxojne te shesi aferat e pushtetarve. Pastaj dihet qe as e kane idene se cdo te thote “Konfidencialitet”