Dioksidi i karbonit po na bën të gjithëve të shëndoshë

15 Mars 2012, 12:36Lifestyle TEMA

A po na bën obezë dioksidi i karbonit? Teoria është hedhur nga kërkuesit danezë, që thonë se shtimi i personave obezë në Danimarkë shkon paralelisht me shtimin e dioksidit të karbonit në atmosferë.

Kërkuesit kanë studiuar të dhënat për shtimin në peshë dhe dioksidin e karbonit në hapësirë për 22 vite.

Arsyetimi i tyre është se oreksina, një hormon në tru, që stimulon dobësi dhe mungesën e lëvizjeve, ndikohet nga dioksidi i karbonit.

Shkencëtarët po ashtu citojnë edhe një studim të vitit 2010 me 20 mijë kafshë laboratori, që shtuan në peshë pavarësisht kushteve të kontrolluara.

Po ashtu ata testuan persona që qëndruan në dhoma me sasi të ndryshme CO2. Ata që qëndruan në dhomat me CO2, konsumuan më shumë ushqim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje