Karshillëk apo një ideologji e re!

19 Mars 2012, 21:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë kritikë të Sali Berishës po i konsiderojnë si një karshillëk të Perëndimit miqësitë e tij të shtuara me vende antiperëndimore brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Miqësia e tij e fundit me kryeministrin hungarez Orban, një karagjoz antiperëndimor që po provokon fatin evropian të Hungarisë, dhe me Presidentin Aliev, një diktator batakçi që ka zhdukur opozitën dhe median e lirë dhe sundon me pushtetin e Familjes Azerbajxhanin, shikohet gjithnjë e më shumë si një izolim i tij nga Perëndimi dhe rendje pas profilesh antiperëndimore dhe korruptive.

Por në të vërtetë kursi i ri i Berishës nuk është kaq rastësor dhe kaq emocional. Pasi dështoi në krijimin e një dualiteti mes qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Evropian ndaj tij, pra pasi ai nuk arriti të gjente mbështetje as në Bruksel dhe as në Uashington, ka filluar me shumë vetëdije të flasë për një prioritet të ri për Shqipërinë. Nëse hetoni fjalorin e Sali Berishës do të shikoni se në të fjala demokraci, liri zgjedhjesh, liri shtypi është zëvendësuar me zhvillim ekonomik, rritje ekonomike, privatizime, vepra madhore etj. Udhëtimi i tij në Azerbajxhan tek xhelati i Lindjes ish- komuniste, u bë për një pazar të madh mes dy familjeve në pushtet për naftën shqiptare, ndërsa udhëtimi drejt Hungarisë për të konsoliduar teorinë e zhvillimit si më prioritare se teorinë e një shteti demokratik.

Vetë kryeministri hungarez po i kundërvihet Perëndimit pikërisht me këto teza. Ai po injoron sulmet e Perëndimit ndaj lirisë së shtypit në Hungari, po injoron sulmet për kufizimin e lirive ekonomike dhe problemet e strukturimit transparent të ekonomisë dhe po flet për një Hungari që Perëndimi i bie më qafë, pasi ajo kërkon të jetë një vend i zhvilluar ekonomikisht. Detajet e tij teatrale nacionaliste natyrisht  që shkaktojnë të vjella në Perëndim dhe tek intelektualët hungarez, por shpresa e tij është të nxisë populizmin me ëndrrat për mirëqenie në kohë krize, dhe të dominojë nevojën për demokraci me nevojën për para të premtuara. Si një mik i mirë në ditë të vështira, kryeministri hungarez Orban ka nevojë të vizitohet nga dikush që jeton në Evropë dhe ta vlerësojë për “burrërinë e tij” antiperëndimore, dhe Sali Berisha është i pari kryeministër i Evropës që i gjendet pranë në këtë izolim të pashembullt që ai ka nga Evropa. Nga ana tjetër vetë kryeministri i Shqipërisë ka nevojë që dikush nga Evropa t’i thotë demokrat, dhe Orban si frymëzues i kësaj lëvizje të re kundër Perëndimit nuk i kursen lëvdatat për “demokratin e tipit të ri” Sali Berisha. Të dy në një farë mënyre i gjenden pranë njëri- tjetrit. Me një lloj nacionalizmi të ri që bazohet tek fryma antiperëndimore, për të cilën kanë nevojë autoritarët e rinj të ish- Lindjes komuniste, liderë si Orban, Berisha, Aliev, Lukashenko, dhe kolegë të tyre në Ukrainë, Gjeorgji, po përpiqen të përdorin krizën financiare perëndimore dhe krizën e tyre me Perëndimin, si një rast për të promovuar rëndësinë që ka një ardhme e premtuar si e begatë falë vizionit të ri nacionalist antiperëndimor të këtyre liderëve. Berisha po hyn me drojë, por i qartë në këtë rrugë. Izolimi i tij total nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e çojnë atë në pozitat e krizës së vitit 1997, kur kërkonte shpëtim nga lidhjet me regjimet autoritare islamike. Shpëtimi i tij tani janë bërë regjimet me demokraci hibride, që refuzojnë tu nënshtrohen rregullave dhe kulturës perëndimore të drejtimit të një shteti.

Në këtë pikë orientimi i ri i Berishës nuk duhet parë thjesht si karshillëk ndaj SHBA apo Brukselit për izolimin e tij. Me të gjitha llogaritë që bën Sali Berisha ka vetëm një rrugë të mbijetojë, të qeverisë në një vend gjysëm demokratik, me një sistem të konsoliduar korrupsioni, ku pushteti të diktojë zhvillimin ekonomik të vendit përmes kontrollit mbi pasuritë, dhe të vërë në konkurrencë dëshirat perëndimore të shqiptarëve me nevojën për mbijetesë ekonomike të qindra- mijëra të tjerëve. Me një medie tërësisht të kontrolluar, një pushtet gjyqësor të frikshëm për nga luajaliteti me pushtetin, me një Bankë Qendrore që funksionon si arkë kursimesh e Familjes dhe një mungesë të autoriteteve financiare në vend, Shqipëria po shkon natyrshëm në grupin e vendeve që kanë një skenar jo perëndimor zhvillimi. Kriza e presidentit dhe zgjedhja thuajse e sigurt e një Sali Berishe në krye të shtetit, i jep fund republikës aktuale dhe Shqipëria hyn dhe institucionalisht në listën e vendeve që kontrollohen nga pushteti personal i një Familjeje dhe që aspiratat e saj nuk janë më demokracia dhe Perëndimi. Kryeministri hungarez, i cili po tenton të bëjë ideologun e nacionalizmit të ri antiperëndimor në vendet ish- komuniste, në të vërtetë e ka më të vështirë se ata që e adhurojnë në ish- Lindjen komuniste. E ka më të vështirë pasi ai po tenton t’i bëjë atentat demokracisë hungareze në një vend ku ende ka zgjedhje të lira. Nëse ai nuk prek zgjedhjet, do ta ketë të vështirë të mbijetojë. Ndërsa ata që e adhurojnë atë kanë mbaruar punë me zgjedhjet. Sali Berisha në Tiranë dhe homologët e tij në Ukrainë, Gjeorgji, Azerbajxhan, etj, i kanë larë duart me zgjedhjet e lira, me opozitën dhe shtypin e lirë. Ata duan doemos një lider nga vendet e Bashkimit Evropian që të ndërtojnë alibinë e ideologjisë së tyre të re. Kryeministri Orban ua plotëson këtë kusht. Dhe në mos mbijetoftë falë vlerave demokratike të Hungarisë, atyre u shërben qoftë dhe përkohësisht, qoftë dhe si opsion, qoftë dhe si shpresë se shembulli i tyre dikur do të ndiqet. Ata nuk kanë dëshirë t’i bëjnë karshillëk Perëndimit, pasi nuk i ka askush në rend të ditës. Ata thjesht duan të qeverisin me një ideologji të re, që nuk është as komunizmi dhe as antikomunizmi, por një populizëm antiperëndimor që premton para në vend të vlerave të lirisë, që përpiqet të mbysë sakrificën e shoqërive të reja ish- komuniste për vlerat perëndimore me premtime për një zhvillim ekonomik bazuar tek pushteti i kontrolluar mbi ekonominë. Themelet e kësaj ideologjie janë hedhur në fillim të viteve 2000 në Moskë, kur në Kremlin hyri Vladimir Putin. Është ekzaktësisht ai model. Është ideologjia e re që vjen sërish nga Kremlini dhe që po përpiqet të ftohë entuziazmin e modelit perëndimor në vendet ish- komuniste. Dhe po ia arrin me liderët ish- antikomunistë që janë gati të bëjnë gjithçka për të mos ikur nga pushteti. Nuk është kurrsesi një karshillëk. Nuk është aq i thjeshtë. Është një kurs i ri, sfidues, shpesh i mbështetur dhe nga populizmi i turmave që janë lodhur nga varfëria dhe kaosi i demokracive të brishta. Është Internacionalja e re e Lindjes, e cila synon të na thotë se idealet e lirisë i kanë rrënjët në stomak. Është e vetmja formë qeverisje që nuk i ndëshkon ata që u bënë milionerë nga pushteti. Është ideologji regjimesh, jo shtetesh demokratike.

35 komente në “Karshillëk apo një ideologji e re!”

  1. Aleksandri i madh says:

    Vucidol vucidolovici ka qene, eshte e do te jete anti-perendimor sepse ai eshte agjent i UDB dhe Asfalise…….dhe dihet qe udb dhe asfalia e kane koken ne Moske…

    1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

      Ky e do nje, te maaaaaaaaaaaaaaadh, te madh, nga Tirana ne Budapest:::::
      http://imageshack.us/photo/my-images/401/saliberishanismaered.jpg/

      1. aqifi says:

        Megjithe respektin per Temen, por ky artikull i kalon kufijte e kesaj gazete. Sinqerisht ky eshte artikull per New York Times, apo gazeta te tjera te medha nderkombetare. Analize e papare! Bravo Mero!

        1. 21janari says:

          Ke shume te drejte, por mos harro se Tema eshte “New York Times” yne.

    2. Mesila Doda says:

      Ishalla rrezohet avioni e bie ne Serbi, aty ku keni rracen tuaj.
      http://imageshack.us/photo/my-images/94/saliberishavdiq.jpg/

    3. Taku says:

      Po ky eshte krunde nga parate. Modeli SaliBode do na ngrere dhe moshen e pencionit, mire qe do na zhyse ne kriz si ne 97.
      mallkuar qofshit zagare te ndyre.
      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

  2. Shkodrani says:

    Mos mer zot, cka asht tan aj mallkim! Po ti thuj tkishte marr ene B”Bosha per Tironen” me vedi ? ? ?
    http://imageshack.us/photo/my-images/72/lulzimbasha.jpg/

  3. Labi Vlore says:

    Shume i nderuari Mero.Jam plotesisht dakort me aq sa ke shkruar ne kete analize.Frika ime eshte edhe nje tjeter akoma me e madhe.Kam frike se mos lideret si Orban,Berisha,Lukashenko e te tjere me radhe,ngaqe jane lehtesisht te shantazhueshem per gjemat qe kane bere ne vendet e tyre respektive,ne nje fare menyre varen nga Moska e Putinit.Mos te harrojme se para pak vitesh Putini pat thene se tragjedia me e madhe e shekullit te 20 ishte rrezimi i Bashkimit Sovjetik.Per mendimin tim,ata po kerkojne te luftojne me Europianet dhe Amerikanet per nje lufte te re te ftohte.Po kerkojne te fusnin nen ndikim perseri ish vendet komuniste te lindjes,ashtu si pati deklaruar Putini,qe shumica e ish Republikave te lindjes,duhet te jene perseri nen influencen e Sovjeteve moderne.Duke patur parasysh se njerez si Berisha,Lukashenko e te tjere,kane qellimin e vetem kryesor te rrine sa me gjate ne pushtet,atehere ndoshta me ndihmen e njeri-tjetrit,si pershembull,Hungari-Shqiperi,apo Shqiperi-Azerbajxhan te zgjatin mbijetesen e tyre ne pushtet sa me shume te jete e mundur.Une e shpjegoj pikerisht keshtu.Orban,Lukashenko,Aljev & co i bashkojne shume gjera,e per kete qellim,duket sikur po bashkohen,me qellim ndihmen e ndersjellte.Ai pershembull,me ndihmen ne para per te blere sa me shume vota ne Shqiperi,qe te mund te rrije akoma ne pushtet Saliu,kurse ky nga ana tjeter i ndihmon me koncesione te ndrsyhme shteterore ne Shqiperi.Per me teper,kur nje lider si Orban,ka gjithe vendet e BE-se kundra,e ne te njejten kohe e vizitojne lider te tjere te kontinentit Europian si Berisha,ai me kete kerkon te kuroje imazhin personal,se ja,gjoja,nuk i ka te gjithe kunder anembane,por ka kunder vetem Europianet.Eshte si politika e Amerikes ne luften ne Irak,qe edhe pse vendet me te fuqishme,me Francen ne krye ishin kunder asaj lufte,Amerikanet kerkuan nje numer te madh shtetesh te vegjel ne mbshtetje te tyre,per te treguar atyre pak shteteve te medhenj,se ata ishin ne gabim,perderisa numri me i madh i shteteve te botes ishin pro asaj lufte,edhe pse te vegjel e te papeshe.Kete kerkon te beje Orban,e kete do te kerkoje te beje gjate kesaj kohe Berisha.E ben me teper,per te hedhur hi syve mbeshtetesve te vet,se gjoja ate e takojne lider Evropiane si Orban,e se nuk eshte e vertete se pernedimi e ka izoluar.Por problemi jone qe nuk duhet te harrojme kurre eshte nje tjeter.Te largojme sa me pare dhe me c’do cmim kete njeri te dale mendsh nga pushteti.Nuk duhet ta harrojme kurre kete.Largimi i tij nga pushteti automatikisht zgjidh shumicen e halleve tona.E jo te bejme si Ben Blushi,qe ne nje artikull te botuar edhe nga gazeta Tema filozofon aq gjate e aq bukur per kulturen politike te majte e te djathte.Se c’eshte e majta Europiane dhe e djathta Europiane dhe Amerikane,e si duhet te eci Shqiperia me reformat e partise se majte opozitare.Si i thone asaj shprehjes se vjeter Shqiptare”Mua po me digjet mjekrra,ti ndez cigaren”Kete kerkojne te bejne njerez si Blushi,apo gazetare te tjere,qe filozofojne c’do dite e me shume ne gazeta e televizione,biles,duke shkruajtur,se kush jane te keqijat e medha te Shqiptareve.Deri ne kete pike kane arritur,te fajesojne,se ndoshta ne si popull e meritojne,sepse tek e fundit edhe ne jemi budallenj,injorante,te paditur e dembele.Nuk ka gje me te peshtire se keto gjera qe shkruajne opinionistet e ndryshem Shqiptare c’do dite ne Gazeta,Revisat,apo citojne ne televizione.Une jam i mendimit,duke filluar nga ju Mero,qe c’do dite qe shkruani nga nje editorial te shkruani vetem nje fjali te vetme.”NGRIHUNI DHE SHPORRNI BANDEN E KRIMIT QE KA ZAPTUAR ADHEUN TONE”Vetem kaq duhet te shkruajne c’do dite,c’do nate apo c’do mengjes qofte gazetaret,gazetat apo kushdo qofte ne ate vend.Pavaresisht do ngrihet populli apo jo??Nuk po akuzoj ju Mero,ti e ke bere detyren tende disa here,e nga kjo gazete ke bere thirrje per Kushtrim,por jam i mendimit qe nga sot e tutje,gazeta juaj duhet ta beje kete shprehje te perditshme.Me shkronja te medha e ne qender te gazetes.Filozofimet qe mund te bejme ne,sofizmat,diskutimet,apo c’faredo qofte,jane te kota dhe te pavlere,perderisa ne kemi nje kriminel me disa bandite qe po shkaterrojne c’do gje qe ka mbetur ne ate vend.Duke diskutuar,debatuar,duke dhene opinione,filozofuar etj,ne i japim kohe kesaj bande,te shkaterroje edhe te vetmen gje qe ka mbetur ende nder ne.SHPRESEN.Vjen nje moment i nderuar Mero,qe fjalet nuk kane me kuptim.Ato thjesht lihen,harrohen sepse koha e tyre ka mbaruar,dhe vlera e tyre perneduar.Fjaleve duhet tu pasojne veprimet konkrete.Po themi e sterthemi c’do dite e dite per dite,se ne Shqiperi eshte instaluar nje diktature Kriminelo-Mafjoze,e te gjithe biem dakort,qe kjo eshte e vertete.Pastaj diten tjeter e perserisim perseri me tone apo fjale te tjera.Nqs bema e asaj qeverie ate dite te caktuar do te jete emadhe,tonet ne shkrimet tona ashpersohen,nqs bemat do jene te permasave me te vogla,tonet jane te larta,nqs qeveria nje dite tjeter nuk ben asgje,por e ka pushim,Mero-ja nuk shkruan,e as ne nuk komentojme.Kete po bejme ne Mero.Ti shkruna,ne te japim te drejte(me te drejte,sepse je analisti me i mire ne Shqiperi)e ja mbaroi puna.Mua personalisht me vjen turp,qe rri e komentoj ne kete gazete kaq te respektuar e vetem kaq.Ky do te jete komenti im i fundit.Pershendetje te gjithe komentuesve te tjere,qe gjithe kete kohe,tashme vite,biles u njohem edhe me mera e mbiemra e shume detaje te tjera.Mua,nga sot e tutje me keni nje komentues me pak.Ndonjeri nga ju me te drejte do te thote.Pune e madhe,pse ca kujtoje si ishe ti??Tru e mednje qe te vinim re se c’fare shkruan.Jo.Sigurisht qe jo.Por mund te them dicka tjeter.Tru e mendje nuk jam,sepse une enjof vehten me mire se c’me njihni te gjithe ju,por mund tu them,se ne rast nevoje per atdheun,mua nuk me kini me.Keni nje ushtar te mire me pak,ne rast se ne ate vend,mbasi te mbushet kupa e do te plasi lufta per liri.Mua thjesht nuk me keni,sepse atehere kur te plasi lufta per liri,do te jete e pa kuptim dhe e pavlere.Dhe fajtori kryesor,qe njerez si mua nuk em keni me,per asgje nga keto,eshte EDVIN KRISTAQ RAMA.

  4. Albert says:

    Historia e ketyre 20 vjeteve,njesoj si e para ’90-tes,eshte histori spiunesh dhe spiunlleqesh. U mashtruan si gjithmone shqiptaret me perrallen e rrezimit te komunizmit,kur ne te vertete fijet me KGB-ne e Putinit nuk jane prere asnjehere. Asgje nuk ndodh rastesisht!…

  5. Realist says:

    Tani te krahasosh Hungarezet me Shqiptaret eshte paksa e veshtire,mjafton vetem fjala PERANDORIA HUNGAREZE dhe…..po ne ca Perandorie kemi…sepse ne jemi nje popull koke ulur,EGOCENTRIK,FODULL,dhe ku INJORANCA ka kapur fijet me te larta te pushtetit dhe ne cdo aspekt,nuk dime akoma,ne dime te mburremi se shiko se para 10.000 vjetesh e cfare kemi qene ne apo Jo,hhhhmmmm,eehhh cfare kemi qene,dhe akoma nuk dime ti BIEM BILBILIT,sic i rane hungarezet dhe i thane ORBANIT stop.se me tutje e HA !?,Dhe Orbani ndaloi,po ketij ORBAN-SALIUT kush ka bythe ti thote STOP ?Asnje,sepse te gjithe jane te nje VALLEJE,si PD dhe PS,si Larte dhe Poshte,si para dhe mbrapa.
    Ne jemi nje “ELITE POPULLORE”,qe nuk kemi aq tru sa te analizojme,sepse ne merremi vetem me PASOJEN,dhe nuk jemi te afte te merremi me SHKAKUN,dhe duke ditur kete,VALLTARET tane te politikes tallin sumatricen me kete vend qe eshte MEKAT,dhe tallen me KETE popull qe e ka HAK.
    E ka hak sepse,nga ne jemi POPULLI qe DI,gjithmone dhe gjithcka,jemi popull qe nuk di ti bjere BILBILIT,se jemi FRIKACAKE,ne jemi te ZGJUAR dhe TRIMA me Njeri tjetrin,kurse me te tjeret e mbajme Sqepin Mbyllur,ne jemi nje popull i TREDHUR,dhe ky POPULL do te filloje te zgjohet mbas 60 vjetesh po e lane dhe atehere,sepse nje fjale e urte Franceze thote,Nga HIRI i DJEGUR,NUK MUND te NDIZET ME ZJARR !!!.

    Ne shqiperi sundon injoranca,e deleguar nga Pushteti i se kaluares,dhe ka nen Hyqem nje Popull Komplet jashte Loje,rreth 80% dhe mbase me shume,kerkojne po nuk dine se cfare kerkojne,nje popull ku akoma 60 % jeton ne zonat Rurale,ku akoma Prefekti i nje Qarku me Prejardhje Katundare merr dhe lopen ne qytet,pra ka shume gjera qe nuk shkojne….
    Mendoj se Shqiptaret Popullsia qe jeton aty ne ate vend,duhet te zgjohet dhe te pranoje realitetin sic eshte,te pranoje qe NUK DI,dhe ti kthehet punes,fizike dhe Intelektuale,sepse qe te dyja mungojne,duhet nje revolucion RADIKAL,per te permbysur nje mentalitet KOMUNIST POPULLOR,nje popull nuk e cojne Partite perpara,por puna dhe edukimi,por kur ne Shqiperi akoma Mburren:e shikon qe cfare ndryshimesh jane bere,dhe thoni qe spunojme ne!?,nderkohe qe ato jane te gjitha leket e emigranteve,dhe me vone leket e kamufluara te DROGES dhe MAFIES,pra,syleshe pa llogjike.
    EDUKIMI perfshin ARSIM ne cdo aspekt,jo njerez qe ne vend te lexojne mesojne pikat e programave te partise prej nga presin ndryshim,MIOPI.
    KERKIM,te gjithe duhet te kerkojne te drejten minimale te tyre,dhe boll priten NGa gazetat se obo bo bo se cfare do te ndodhe,te gjithe duhet duhet te kerkojne,qe femija i tyre mos te perdhunohet neper mitingje elektorale,mos te rrije si palle kur perpara ka nje polic qe i varren QURRAT dhe i ben si zoti,kur tja thyej karrigen nga KOKA Krye(k)tarit te bashkise qe nuk eshte vecse nje militant partie,……..dhe shume akoma me shume duhet te kerkoje dhe te zgjohet,a do te zgjohen VALLE?

    1. Rani says:

      Natyrisht qe nuk e kane ne plan te zgjohen bagetite ripertypese, me thuaj kur jane ngritur njehere, gjithmone i kane bere gjerat te fundit.

      1. 5 says:

        Rani, ripertypese eshte nder i madh sepse na japin shume neprodukte te shkretat edhe ne fund i therim “pabesisht”. Eshte e sigurte se jemi kafshe te egra, ne gjueti te njeri-tjetrit…Na kane lene ne fatin tone per te bere spektakel per pjesen e civilizuar te botes.

    2. erion says:

      Bravo! Nuk heq asnje presje!
      Jemi thjesht nje popull legen dhe pa bythe!

  6. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Eshte ideologji regjimesh, jo shtetesh demokratike.
    Absolutisht drejte sir.
    Lindja e AKZ-se eshte nje lindje natyrale, qe do derrmoje kete regjim te istaluar nga njerez dembel dhe ekstremisht te korrupetuar.

    Bamiri dhe Kreshniku linden per te vene rregull ne politiken Shqipetare, mos me hir me pahir.

    Pra ne nje shtet te se drejtes mr Kreshnik Spahiu do te ishte nje gjyqetar i ndershem dhe profesinist, ndersa mr Bamir Topi do te kandidinte per nje mandat te dyte presidencial.

    Politika Shqipetare, ky profesion i mbrekullushem eshte ne agony, emrat kallashnikov, sali, tritol, korrupsion, jozefina jane ne pozit tani, por fatmirsisht jane ne opozit me perndimin e larget.

    Dy frymoret duhet te dalin ne pension, ndersa te tjeret e kane vendin ne depo!!
    Me ne fund priten zgjedhje te lira dhe te ndershme, jo si ne Libi njerez…

  7. kelmendasi says:

    Artikullin nuk elexova por vetem kete komentin e Aqifit.Gabim Aqif se po shkoje Merua ne NJujok Tajms kush shkruan ne Tema atehere te duhet te abonohesh ne Njujork Tajms e kushton.Kujdes asht kohe krize.

  8. Delli USA says:

    Z. Mero ke bere analize te sakt,por un mendoj se Saliut i kane rene breket, dhe sa do qe ta mbuloj menderi i ka dale sheshit.Saliu nuk i beri dote ne 96-en karshillek Amerikes jo sot qe kan rrjedhur shume ujra.Varka e Saliut eshte cpuar ne te kater anet dhe nuk ka Orban qe i bene derman.

  9. Cakalli7 says:

    pse ore mos kujtoni se “komunizmi” ra se shumices se popullit po i ruhej shume per idete tuaja “demokratike”. Buke edhe lojra, keshtu ka qene 2000 vjet me pare keshtu eshte edhe sot.

  10. Laerti_Bel says:

    I nderuar z. Mero Baze,
    Eshte kenajqesi te lexosh shkrimet e tua.
    Artikulli permban nje analize objektive.
    Me lejoni te thellohem ne influencat qe perballet Shqiperia sot;
    *influencat e brendshme
    -Popullin (e ka pershkruar Realisti ne dy paragrafet e para)
    -Arsimi (eshte bere si tregu shumices. Rinia pajiset me nga 2-3 diploma
    kur defakto dhe te mesmen e kane marr me mik)
    -Infrastruktura permiresohet por shuuum ngadale.
    -Ekonomia nuk eshte aspak premtuese per tu dhene Shqipetareve shprese.
    (bujqesia ka pesuar ulje te ndjeshme)
    (industria eshte shkaterruar, coptuar dhe me pas privatizuar me qellim per tu monopolizuar)
    (institucionet vuajne per pavarsi, ndershmeri dhe pergjegjesi morale/ligjore)
    -Shendetesia ka mungesa te theksuara.
    -Drejtesia nuk jep drejtesi.
    *influencat e shteteve fqinje
    -turqise,greqise dhe serbise (ish jugosllavise)
    nuk i intereson qe populli jone te edukohet, te rrisi mireqenien, te mobilizohet dhe
    te integrohet ne BE! Sa me te percare te jemi ne, aq me pak rrezik paraqisim per keto vende!
    Arsyet jane: etnike, fetare, historike dhe ajo me kryesorja eshte pozicioni gjeografik
    qe e bene shqiperine te jete ura kryesore e transportit se droges, prostitucionit, klandestineve dhe armeve.
    Shqiperia, parajsa e kontrabandes sherben si trampoline midis Azise dhe Europes (mund te krahasohet
    me Meksiken qe lidh 2 Amerikat)
    *influencat e shteteve te medha (Amerike, BE dhe Rusi)
    Lufta e ftohte nuk ka perfunduar te muri Berlinit, Shperberja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavise.
    Agjentura Ruse ka te pakten 50 vjet influence ne Shqiperi. Ndersa ajo Amerikane + BE te pakten 20 vjet.
    Loja qe luhet mes tyre e cila per mekanizmat e ballkanit zhvillohet mbi kurrizin e popullit tone…

  11. Mazo në Montréal says:

    Ben Blushi dhe familja e tij janë ndër të paktë përfitues të regjimit komunist ku 65% e popullsisë punonte 10 orë në ditë në bujqësi për 50 lekë të vjetra dhe 20% në qytet për 120 lekë të vjetra. Hanin në mëngjes nje vezë të skuqur, në drekë speca të skuqura dhe në darkë bukë me ujë e sheqer. Në atë shkretëtirë mjerimi shpirtëror dhe material, lulëzuan shkrimtarët dhe intelektualët dallkaukë të realizmit socialist të tipit Blushi. Kush kishte mendime sado pak fisnike e njerëzore e priste o kazma për 50 lekë/dita, o burgu, o plumbi, o vetvrasja…
    Që nga agu i njerëzimit, shtetet kanë lindur si marrëveshje mes individëve: duke filluar me fisin, fshatin, krahinën, grupkrahinat,dhe shtetin. Ky rregull u prish 100% vetëm nga regjimi komunist në Shqipëri.
    Themeli i një shoqërie e shteti të shëndoshë fillon tek individi: qeliza e shoqërisë. Por që individi, qeliza, të jetë i shëndoshë duhet të gëzojë disa të drejta e detyra themelore, të cilat kanë rrënjë historike. Pra, keto të drejta e detyra të individit për popullin shqiptar shkojnë përtej 1945-ës. Këto të drejta duhen zhvarrosur e ringjallur, gjë që këta 20 vite paskomunizëm nuk ka ndodhur, sepse në pushtet është e njëjta klikë si para 1990-ës, por në rrethana të tjera: P.sh: korrupsioni ka zëvendësuar luftën e klasave.
    Të drejta të individit ka në Shtetin e së Drejtës. Por a e keni dëgjuar ndonjë herë zotin Blushi Biri të belbëzojë këtë koncept? Kurrë.
    Nuk mund t’i sjellë përparim popullit ai që ka ngritur lumturinë e vet mbi skamjen materiale e mendore të tij.
    Të paktën Edi Rama ka përmendur mjaft here termat: shtet i së Drejtës; por dhe Përtej së majtës e së Djathtës. Në fakt shteti, pra sistemi apo makineria lëndore dhe jolëndore që rregullon marrëdhëniet në një shoqëri, është pa ngjyrë, nuk u përket partive, këto vetëm e drejtojnë për një kohë të caktuar përkitas me mandatin e përcjellë nga votuesit. Blushi, duke dalë kundër projektit: Përtej së Majtës e së Djathtës,realisht është kundër një përçapje të brishtë për ngritjen e një Shteti Shqiptar Normal.
    Blushi, më lart, flet për barazi në konceptin bolshevik të saj. Barazia është vrasëse sepse njerëzit janë të ndryshëm. Në natyrë nuk ka barazi, ka drejtësi. Barazia dhe drejtësia bien ndesh. Po të kishte barazi, shoqëria, por dhe bota, do të ishin dypërmasore: së gjëri e së gjati; por jo, si bota dhe shoqëria kanë reliev. Në shoqëri ka hierarki, ku drejtësia u jep mundësi të barabarta njerëzve të pabarabartë, të ndryshëm. Sigurisht kjo përsoset por nuk arrihet, sepse kështu nuk shuhet lëvizja.
    Blushi është i dënuar të jetë një fatlum i një sistemi antihuman. Vetëm katarsisi mund ta nxjerrë nga rrethi atë dhe këdo si ai, por kjo do zjarr shpirtëror, do tejkalim të vetvetes, sikundër predikon Niçja.
    Kjo vlen nëse ai është shqiptar, në të kundërt ai është në pozicionin e vet normal.
    Blushi është i ri nga mosha dhe i rrethuar nga libra. Duhet të ishte grishur t’i bënte një grafi regjimit komunist. Nuk e ka bërë, si duket nuk ka interes as afatshkurtër as afatgjatë. Kjo shpjegon pse nuk ka asnjë gjest, nuk po flasim për vepra, pozitiv, ndërtues në karrierën e tij
    Ndriçoji, Zot

  12. Kinezeri says:

    prape me kinezet dhe ne rruge te pashkelura do kalojne komunistet shqipetare???

  13. fule says:

    Sali Berishes i ka rene maska e antikomunizmit, e patriotit, e duarve te pastra, e pro-perendimoret.

    Ka dale tamam me fytyren e tij te vertete, malok i eger dhe shpifarak.

  14. ivani i madh says:

    besoj se do te ngreje polin e tret sipas keshillave te gruas liri te studjuara nga direktivat e titos mbi vendet e pa angazhuara

  15. ALEKSANDRI I KANADASE says:

    Njerez si Berisha,Urban,Aliev,Lukashenko etj.kane mani te hyjne me cdo kusht ne histori qofte edhe duke u zhytur ne m.. e kjo mani i bashkon drejt nje fundi te turpshem.

  16. Alban AL says:

    Shansi i pare dhe me i rendesishmi per shqiptaret, eshte qe mbas futjes ne NATO te Shqiperise (se bashku me gjithe Ballkanin), Europa dhe ShBA do t’a futin pa e merituar edhe ne Bashkimin Europian.
    Shansi i dyte, eshte qe Berisha po ben te njejtat gabime qe beri edhe ne 1997. Berisha nuk mund ti beje karshillek SHBA dhe Europes me Hungarine dhe Azerbajxhanin. Eshte qesharak mesa duket.
    Shansi i trete, eshte qe SHBA dhe Europa, sigurisht qe do te reagojne me ashper ndaj ketyre karagjozlleqeve te Saliut.Saliu eshte i pandreqshem.
    Keshtu, dite me te mira do te vijne per shqiptaret. Zoti mos dhente, te na vije ndonje Sali i ri ne krye te qeverise. Ne nuk jemi te afte te vetqeverisemi si perendimoret. Ky ndoshta eshte difekti me i rende qe kemi.
    Le te shpresojme se perendimoret, do te jene dashamires nga nesh. Perndryshe, do te vazhdojne te vuajme. Nuk na u ka fajin askush, vec vetes. Pacim fat.

  17. tania says:

    Mero te falenderoj per artikullin e shkelqyer te pershendes dhe bashkohem plotesisht me mendimet qe jo cdo kush arrin ti shprehe keshtu

  18. I.Troplini says:

    Per inat te sime vjehrre, do fle me mullixhiun. Keta mullixhite e fshatarit te Vucidolit jane njerez qe po u mundove ti besh miq,,,,,nuk ke nevoje per armiq.Cfare synimi dhe dobije i solli kjo vizite boshe, shtetit dhe taksapaguesit shqiptar, drejt rruges per ne BE??? Absolutisht asgje.
    Ky kryeminister qesharak i ngjan atyre qenve anesh rrugeve ne Shqiperi qe lehin makinat qe ecin me shpejtesi por nuk i ndalin dot.Dinakeria qe ka si pjese derrmuese e karakterit, nuk e ndihmoi dot te ndaje Europen nga USA ne qendrimet e tyre karshi tij,,,perkundrazi,,,tani nuk ka me asnje dyshim qe ky “lider” i perket modelit Mao Ce Dun dhe si i tille nuk ka vend ne Europe.
    Tani ka zgjedhur “te perjashtuarin” nga familja europiane, per tua shitur shqiptareve si ajken e perendimit. Eshte fatkeqesi qe Shqiperia perfaqesohet nga njerez te tille te papergjegjshem.As karshillek as ideologji nuk ka ketu. Thjesht idiotesi.

  19. mali says:

    Telutem Mero mos u largo ne Amerike !!!

    1. M says:

      Te lumte Mero, jo nuk do te shkosh ne Amerike as ti as ne, madje ndjehet se edhe ATA qe kane ikur do te kthehen e do te behemi bashke. Le te qeshin maskarenjte sot, neser ata do te largohen per ne Amerike te hane ato qe na kane grabitur. Kafshet aty dallojne nga njerezit, dhe me ate mburren e bejne karshillek, ne duhet tu japim leksionin e ti fusim ne vathen e ligjit e tu tregojme se ligji eshte bere pikersht per ti rrethuar ata ne vathe.
      Ciao

  20. dikush says:

    “jalte e re”

  21. beso says:

    z.Mero,ndoshta keni te drejte,por nuk besoj qe saliu te lejoje vetes qe ti beje karshillek BE dhe Amerikes;ata jo vetem i heqin spinen,por e lene dhe shkelzenin dhe pasurine e shkelzenit pa nje dyshke.Nuk besoj se e ka fajin Putin-i(qe eshte vertete nje problem per demokracine e vendit te tij,por jo tonit),sepse nuk mbaj mend qe ndonje ambasador rus ta kete lavderuar saliun per vrasjet e 21 janarit,as ta kete quajtur burre shteti,as te shkoje nje here ne jave tek saliu dhe basha per te luajtur pokerin e piste te politikes shqiptare;eshte diplomaci e nje tjeter vendi qe i ben keto,fatkeqesisht.Te gjithe e dime manine e saliut per takime shtetaresh,per televizione dhe podiume;karakteri i saliut eshte egocentrik dhe pazoid;ai dhe kur ti vije dita e madhe Shqiperise,do vdese perpara prozhektoreve.Ne fakt,eshte pak sekret tashme te besojme qe saliu erdhi ne politike jo thjesht nga ramiz alia,por u caktua nga emisare apo te derguar nga sherbimet informative amerikane,siç thote Pilinci;Pilinci tregoi hapur qe emisari ishte ai dora vete.z.Mero,ju admiroj ne betejen tuaj,qe deri ne nje pike eshte beteja jone,por une nuk ndihem aq proamerikan sot.Nuk ndihem sepse kete kashte qe ne hame sot e mbolli dhe prashiti enveri,por e korren amerikanet.Kjo politika 20 vjeçare eshte politika amerikane;me e ndyra e te gjithave.Ata ne vendin e tyre gezojne propabilisht demokracine me te mire te mundshme,megjithese demokracia eshte simbol i veshtire per tu interpretuar,por ne bote kjo politike amerikane shpesh ka bere gjemen.U falemniderit amerikaneve qe nderhyne ne Kosove,dhe mallkuar qofshin qe na bene me sali berishe!PS.Di ndonjeri sesi tu lutemi me agjerime amerikaneve te na e heqin kete akrep Viçidoli apo jo?E kote qe te lodhemi,dhe as mos mendoni revolucion,se ata i kane dhene liçence per te vrare,siç ia dhane ne 21 janar!

  22. BARO CORROGJAFI says:

    DO TA QUAJA EDE KARSHILLEK EDHE NJE IDEOLOGJI E RE PER SUNDIM NE VENDET ISH KOMUNISTE.KARAGJOZI ORBAN PO I THUR LEVDATA TE PAPARA SALI BERISHES (Kujton i gjori se ne i hame ato ) DHE NE TE KUNDERTEN BEN EDHE SALI BERISHA PER ORBANIN.SHEMBULLI “PUTIN ” , PO PERHAPET NE TE GJITHA VENDET ISH KOMUNISTE,SUNDIMTARE TE SHUME MANDATEVE NE KRYE TE PUSHTETIT. DIHET QE SALI BERISHA ,NUK DO QE SHQIPERIA TE JETE ANETARE E BASHKIMIT EUROPIAN,ME GJITHESE CIRRET E NGJIRET QE DO TE BEJME KETE E ATE PER TE HYRE NE BE. AI NUK I KA QEF LIGJET,PRANDAJ E KA ME LEHTE TE JETE JASHTTE DERES SE BE, ASHTU MUND TE SUNDOJE ME DORE TE HEKURT.SHIKONI ME CILIN PO AFROHET ,( VIKTOR ORBAN, ALIVEIN E AZERBAXHIANIT, TE THEMI KUSH ESHTE SALI BERISHA.

  23. usa men says:

    Falenderoj zotin Mero Baze qe eshte nga njerzit e paket ne Shqiperi qe ka treguar nje atdhedashuri te admirueshme dhe nje talent analitik ne pershkrimin e e ketyre situatave shtet-asgjesuese ne keto tre vitet e fundit.
    Persa i perket ketij artikulli Berisha nuk ka as tru,as intelekt per karshillek apo ideologji te re.Para 21 vjetesh ai ka marre licensen
    nga segmente te cia-s amerikane me partneren e saj te asaj kohe UDB
    jugosllave per te sheshuar shtetin shqiptar detyre te cilen ai e ka kryer
    plotesisht.Tani ai feston i qete 2o vjetorin e pucit te shtetit ne te cilen
    dipllomacia amerikane e vuri ne pushtet njelloj si AUGUSTO PINOCETIN.
    Vetem po te anlizosh:
    -GERDECIN
    -21 JANARIN
    -VOTIMET E 8 MAJIT
    si dhe perfundimet e gjykatave dhe te perdredhurat e prokurorise del ne konkluzionin qe Berisha,me miratimin ne heshtje te amerikes dhe be
    kane instaluar nje regjim mafjoz me te poshter se fashizmi dhe komunizmi bashke.Me kete rruge SHQIPERIA mire se eshte futur ne tunel por e keqja
    eshte se bash keto 3 muaj te vitit 2012 ne po shohim qe tuneli eshte pa dalje.Kam besim se shqiptaret e ndershem do te organizohen per debimin e kucedres me tre koke PD-PS-LSI dhe ti thone ndal invazionit te tre ambasadoreve jo te nderuar qe jane bere si morra ne pornopolitiken shqiptare.SHQIPERIA DO ISHTE ME FAT NQS BERISHA DO BENTE KARSHILLEK APO SHPIKTE NDONJE IDEOLOGJI TE RE..BERISHA ESHTE NJE XHELAT I PERKEDHELUR MAKSIMALISHT NGA PERENDIMI DHE E KA KTHYER SHQIPERINE NE NJE DYQAN GJIGANT
    99 CENT KU SHET CDO GJE PERVEC AJRIT…NUK KA PLUMB APO LITAR QE TE LAJE GJYNAHET E TIJ…

  24. 21janari says:

    Nje artikull i shkelqyer!
    Megjithese prej mostrave si Putin, Aliev apo Berishe nuk priten “ideologji te reja”, por pazare te vjeter sa bota…

  25. reformer says:

    O shqiptare, mos harroni se jeni shqiptare dhe qe me teper se demokracia neve si komb na intereson Amerika! Ambasadori rus nuk jep intervista tek ne, madje nuk e interviston askush. Por kjo nuk do te thote se ai ka ardhur ketu per pushime.
    Rusia bashke me serbine kane interesa te jashtezakonshme ne Shqiperi : “per te rimarre Kosoven!” Berisha eshte nje pre e lehte per intrigat ruso serbe, sepse ai nuk eshte as shqiptar as anti shqiptar, ai thjesht eshte pushtetar… i perjetshem.

  26. reformer says:

    O shqiptare, mos harroni se jeni shqiptare dhe qe me teper se demokracia neve si komb na intereson Amerika! Ambasadori rus nuk jep intervista tek ne, madje nuk e interviston askush. Por kjo nuk do te thote se ai ka ardhur ketu per pushime.
    Rusia bashke me serbine kane interesa te jashtezakonshme ne Shqiperi : “per te rimarre Kosoven!” Berisha eshte nje pre e lehte per intrigat ruso serbe, sepse ai nuk eshte as shqiptar as anti shqiptar, ai thjesht eshte pushtetar… i perjetshem. Si Zogu, qe erdhi ne pushtet me ndihmen e serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje