Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen e dytë të Dritan Priftit, e cila bazohet po ashtu në videoregjistrimin e gjetur në laptopin ku ishte e regjistruar dhe videoja e Ilir Metës. Hetimi i kësaj videoje ka zgjatur gati një vit dhe palët kanë dhënë shpjegimet e veta, tek të cilat nuk duhet të ndërhyjmë. Ajo që zgjon debat në këtë mes është zhurma ende e pambyllur për videoskandalin e Ilir Metës, e cila po na kushton dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe një lloj revanshi të pushtetit ndaj prokurorisë, për të linçuar tashmë denoncuesin e këtij skandali.
Debatet ndaj Priftit dhe figurës së tij janë shumë të kundërta. Karakteri i tij pasionant në politikë, vënia e tij në qendër të vëmendjes në disa momente kyçe politike në vend siç ishin zgjedhjet e vitit 2009 apo paramendimi i tij për të denoncuar Ilir Metën përmes regjistrimit të shantazheve që ai i bënte, janë natyrisht cilësi të pazakonta për një politikan normal.
Por thelbi i betejës së tij kundër Ilir Metës mbetet fakti që ai e denoncoi atë me paramendim. Siç e ka përshkruar dhe prokuroria në pretencën e saj ndaj zotit Meta, gjesti i Dritan Priftit është i lavdërueshëm dhe kurajoz. E di që në këtë moment vlojnë nga zemërimi mijëra mbështetës të qeverisë apo dyshues të opozitës për të, por të gjithë këta janë nga raca e njerëzve që kurrë nuk kanë ngritur zërin për asgjë në këtë vend. Pyetja e kundërt është se çfarë problemesh do të kishte Dritan Prifti sikur të mos ta kishte denoncuar Ilir Metën?
Asnjë problem. Do të ndanin paratë bashkë, do ishte më e qetë Familja Berisha, nuk do kishte ndonjë ankth ndonjë nga pjesëtarët e Familjes për ndonjë regjistrim, dhe ai do të vazhdonte të mbetej ashtu siç tha Berisha ‘një njeri i respektuar për të’. Gjesti i denoncuesit është i rriskuar gjithmonë të përbaltet duke mos parë atë që denoncuesi thotë, por duke kërkuar arsye të tjera baltosëse për t’i ulur rëndësinë denoncimit.
Në këtë aspekt, pas mbylljes së turpshme të gjyqit të Ilir Metës, gjithë energjitë janë përqendruar tek trembja e fenomenit të denoncimit. Ndërsa Ilir Meta dhe Dritan Prifti duket se kanë një paqe formale dhe ndoshta të përkohshme, Berisha me të po ashtu, presioni mbi prokurorinë dhe gjykata po rritet që të bëhen shembull ndëshkimi njerëzit që denoncojnë. Kryeministri, i cili bëri në mënyrë qesharake dhe një ligj që të inkurajonte administratën të denonconte korrupsionin në fillimet e veta, tashmë është totalisht i angazhuar në presionet ndaj prokurorisë dhe gjykatës që të ndëshkojnë fenomenin e denoncimit. Është kjo arsyeja e vetme që prokuroria ka çuar dosjen e videos së dytë të Priftit në gjykatë. Duke mos dashur të përgojohet prej Berishës, Prokuroria ka bërë rolin e Zhvejkut duke çuar në gjykatë një provë, të cilën Gjykata e Lartë e ka konsideruar që nuk ekziston. Nuk dua të paragjykoj sjelljen e Gjykatës, por ajo ka dy alternativa. Alternativa e parë është që ta konsiderojë që kjo provë ekziston, bile të marrë dhe ata ekspertë që mori herën e parë që të provojnë tashmë të kundërtën. Dhe kështu të rihapë mundësinë e gjykimit të Ilir Metës jo vetëm nga kjo video, por dhe nga ajo e para. Dhe mundësia e dytë është të ndjekë precedentin e gjykimit të parë dhe ta quajë provën inekzistente dhe ta hedhë poshtë.
Është interesant fakti se në atë laptop është gjetur dhe një video tjetër, ajo e Fahri Balliut, i cili në të njëjtin kolltuk dhe tavolinë ku ulet Ilir Meta pak më vonë, i kërkon ministrit Prifti favore për një kompani ruse dhe i premton atij, vetes dhe Ilir Metës një shumë prej 500 mijë euro. Kjo video ende nuk ka shkuar në gjykatë dhe ndoshta nuk shkon fare, ndërsa videoja me të cilin mendohet të shantazhohet Prifti, ka shkuar.
Pos kësaj nuk duhet të harrojmë që Dritan Prifti nuk ka denoncuar vetëm duke regjistruar, por dhe duke dëshmuar. Dëshmia e tij për trafikun e naftës vergine, ku përfshihen njerëzit më të afërt të familjes Berisha, bile dhe njerëz të parë nën shoqërinë e gruas dhe djalit të saj, ka shkuar tani në gjykatë dhe po degradon në dënime shoferësh dhe rojesh. E gjithë kjo natyrisht që i kushtoi shtrenjtë dhe atij, pasi mobilizoi pushtetin kundër fenomenit të denoncimit.
E gjitha kjo tregon se presioni mbi prokurorinë dhe gjykatat është i fokusuar tek presioni mbi denoncuesin dhe jo tek denoncimet e tij. Denoncimet e tij dalin të pavlefshme, të denoncuarit mbeten të lirë dhe investimi i pushtetit është që të trembë dhe frenojë denoncimet ndaj korrupsionit.
Ky fenomen i shëmtuar është në të vërtetë në gjithë strategjinë e politikës së Berishës prej vitit 2005. Shumë gazetarë kritikë të tij, përfshi gazetën Tema, pësuan reperkusione të pashembullta vetëm që të dekurajohej media që të mos denonconte Berishën dhe familjen e tij. Bllokimi i shtypshkronjës së gazetës që po kalbet nën rojet e Sali Berishës, gjobat ndaj saj dhe vërshimi i pakontrolluar i padive civile ndaj gazetës u bë nën inkurajimin direkt të Sali Berishës për tu dhënë shembull të gjithë atyre që flisnin kundër tij se çfarë mund t’i gjente. Thirrjes së tij i janë përgjigjur trafikantë, batakçinj, matrapazë dhe zagarë të pushtetit, të cilët e shikojnë këtë si rast të artë për tu bërë të besuar të qeverisë duke hedhur një gur mbi ata që flasin kundër pushtetit. Media të tilla të mëdha si Top Channel u shantazhuan me gjoba marramendëse që u tunden në ajër, ndërsa emisioni im tek Vizion Plus u mbyll nën kërcënimin e gjobave ndaj palës shqiptare dhe pazareve private me përfaqësues të pacipë të palës së huaj.
Fokusimi i Berishës tek dekurajimi i denoncuesve është strategji e qartë dhe e suksesshme, sidomos kur bie në kontrast me shpërblimin e kundërshtarëve të tyre. Shikoni miliardat që ka bërë grupi i tij mediatik duke zaptuar Shqipërinë, Kinostudion dhe sheshet qendrore të Tiranës dhe shikoni çfarë heq për të qëndruar në një gjysëm selie televizioni më i madh në vend. Shikoni se ç’bëhet për të mbajtur nën terror Dritan Priftin dhe për ta gjunjëzuar atë si njeri, si individ, dhe si politikan dhe shikoni çfarë investimi bëhet për të pastruar fytyrën kriminale të Ilir Metës, Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët kanë prova të frikshme që kanë vrarë dhe vjedhur në këtë vend. Është pikërisht kjo strategji, e cila tashmë është fokusuar e gjitha mbi prokurorinë dhe gjykatat me qëllim që askush të mos guxojë më t’i shkojë mendja se do të denoncojë qoftë dhe një nëpunës të këtij shteti, për çfarëdo motivi. Duan të jetojnë të qetë në paqen e tyre. Duan thjesht të mos i trazojë njeri kur vjedhin, dhe vrasin për të qeverisur. E vetmja gjë që duan është që populli të qëllojë me gurë dhe të pështyjë mbi ata që ngrenë zërin kundër tyre. Si në Kore të Veriut, Iran apo Siri.
Une nuk e di nese ti i beson keto qe shkruan,o Mero,apo te ka rene vigjilenca,por kam pershtypjen se po ben sikur s’kupton.
Dritan Prifti do dal i ”Pafajshem”,po me te njejten procedure qe doli edhe KOKTRASHI i Skraparit.Ky eshte vecse AKTI i fundit per te nxjerre 100% te paster nga ana Ligjore Ilir Meten dhe keshtu cdo gje ”normalizohet”.
Dritan Prifti eshte thjesht 1 karte e djegur dhe askujt nuk i intereson me u marre me te.
Boll e konsiderove te ”Pafajshem” Priftin,dhe vet bo sikur nuk kupto.
—Ky artikull eshte shume i sakte ne perkrahje te Dritan Priftit , pasi
Dritani deri tani ka bere opozite i vetmuar
Dritan Prifti ka qene deri tani e vetmja opozite reale kunder menyres kriminale te drejtimit te shtetit nga Sala–
Demin qe i beri Dritani Saliut nuk ja ka bere asnje –Ai i nxori bojen qeverisjes koruptive te PD-se, por eshte i vetem , pa perkrahje
–PS-ja e mbushur me batakcinjte e Nanos dhe me skorpionsat e Edit nuk e ndihmon dot Dritanin , se PS-ja nuk leviz as gishtin e vogel pa lejen e politkes greke
–Po te pakten Shtypi i majte te flasi sa me shume per Dritanin – dhe Mero ka bere shume mire qe ka bere kete artikull tani qe pushteti kerkon
te hakmerret kunder Njeriut te vetem qe diskretitoi me fakte te pakundershtueshme
kete qeveri te kalbur nga korupsioni, nepotizmi dhe pa aftesia e tejskajeshme
–Ky eshte tamam Artikull Inteligjent, qe demaskon fytyren Hakmarrese te pushtetit te Sales
o turko
dhe te mendosh qe dritani nuk eshte vecse nje kaurr
Sikur zoti Dritan P. te mos ishte treguar aq entuziast ne dhurimin e pushtetit Berishes duke transformuar votat anti-Berishe ne pro-Bathore,duke marre ne kete rrokopuje dhe Ilir Meten me vehte,do t`ja kishte kursyer vehtes edhe proceset gjyqesore skandaloze qe po shohim e degjojme.
Dean:
Boll bere si kompeten,ti,zagar i Berishes!!!Mero Baze nuk eshte as drejtesi e as OJQ,por nje gazetar,ME TRIMI DHE ME I AFTI PROFESIONALISHT NE SHQIPERI!!!Faktet dhe llogjika ,qe jep MERO BAZE jane LEKSIONE PER T’U STUDJUAR NE SHKOLLEN E MAGJISTRATURES,e jo me ne ate te GAZETARISE!!!Je injorant dhe flet me pasion,o dean jeniceri!!
xhoni?!,kujdes se mos biesh ne dashuri,plako.
Prokuroria ka per detyre te ndjeke cdo krim. Mero, nuk behet shteti me favorizime te ketij lloji. Meqe denoncoi Meten te mos e denoncojne ate tani?! Le te kete bere cfare te kete dashur? Gjykata mban pergjegjesite e saj per vendimet e marra. Ka shume mundesi qe edhe Prifti te mos denohet per hir te parimit : jemi te gjithe hajdute, pra asnjeri nuk eshte hajdut. Sidoqofte nese Prifti eshte fajtor e nuk denohet kemi te bejme me nje krim me shume. Per faktin qe Prifti eshte penduar e ka folur ka gjithe respektin tim e shpresoj te kete nje lehtesim te denimit gjithmone nese eshte fajtor.
Por, mjaft na e lartesuat kete njeri, ai foli kur humbi postin per arsye se nuk mund te vidhte si me pare e nuk eshte e vertete qe po te mos denonconte do vazhdonte si me pare.
O baze, as nji fjale per shkrimin se Edi kishte prejardhje VLLEHE! Si more Baze ne shqiperi te lejohet kkjo, nji me prejardhje Vllehe neser te behet kkryeminister. Une sot kam dyshime dhe Mejdani kishte prejadhje Vllehe…., me mire nga alpt shqiptare se te jesh vlleh!
Mos u deshperoni se ne zgjedhjet e ardhshme keta do “ta pranojne” me dinjitet humbjen dhe keshtu qe gjithcka do te rregullohet me largimin e tyre!!
Z.Baze
E KOTE,SHQIPETARET DUHET TE LEXOJNE MENGJES PER MENGJES,ANTONIO GRAMSHI”I URREJ INDIFERENTET”
Ne jemi popull indiferent.
Une e dashuroj ate ese te Antonio Gramshit, sidmos thenien gjeniale qe cdo gje e keqe qe ndodh ne shoqeri ndodh vetem per shkak te indiferenteve. U takon mediave qe tia kujtojne lexuesit shqiptar kohe pas kohe. Ja disa pjese
“…..Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.
Indiferenca është pesha e vdekur e Historisë, është goditje plumbi për novatorin, është materia inerte që fundos shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjeherë i bën edhe të tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike.
…e keqja më e madhe që buron prej saj është se në vend që të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike …
….dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshiron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori e duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja. Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes: nëqoftëse do ta kisha kryer edhe unë detyrën time apo nëqoftëse do të kisha provuar ta pohoja dëshirën time, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi ?….
Ne nje vend ku ka shtet, denoncuesi si edhe individi qe fillon nje procedure gjyqesore i pari ka perparesi dhe mirekuptim nga gjykatat si dhe mbrojtje nga shteti. Ne Shqiperi nuk ka shtet por ka nje tribu dhe te shkretet njerez i zgjedhin hallet e problemet duke shkuar te oborri mbreteror e Saliut e jo duke iu drejtuar institucioneve te ngarkuara per ato pune.
Nese nje Shqiptar si Dritani merr nje akt qe nuk parapelqehet nga Saliu dhe bythecat e tij, kur ai vesh kostumin e kundershtarit te rregjimit Berishian, atehere ky qytetar, me te drejten kanunore, damkoset si armik i shtetit, demokracise, dhe komunist sepse kercenon interesat financiare te tribuse ne fuqi.
Kjo sjellje nuk eshte aspak racionale sepse Saliu eshte personifikimi i anti-shtetit, despotizmit dhe korrupsionit tribal, por perderisa qytetaret nuk i marrin politikanet e maxhorances, jo vetem deputetet, me lapra, gelboqe surratit e kepuce mbas qafe situata, ne kopshtin e lulezuar te Saliut do bjere era mut.
REspect!
Kur te zgjidhet ceshtja e ishpronareve dhe te ish perndjekurve polike, atehere mund te shpresojme se do te kete drejtesi ne shqiperi!
http://imageshack.us/photo/my-images/28/saliberishadhehysenshos.jpg/
per pazaret e veta e ka bo denoncimin,nuk i vjen askujt keq per te zoti mero.demi qe i shkaktoi ai vendit eshte shume i madh.
Megjithate MERO keta sharlatan nuk do te mundin dot ti shpetojn drejtesis se vertet dhe URREJTJES SE MADHE QE POPULLI KA PER KETA BANDIT.Komplimente si gjithmon MERO BAZES.
Presioni i regjimit nuk perfshin vetem median apo denoncuesit, cdokush qe guxon te mbroje te drejtat dhe dinjitetin e tij konsiderohet i rrezikshem dhe i shpallet lufte. Rrjedhimisht, shume cedojne dhe bejne kompromis me te keqen. Demi i bere do te doje shume kohe te riparohet.
Mero nuk ke kuptuar gje per cke thene. Prifitn e plasen en gjykate per t’i nxitur sedren te nxjere vidot e tjera, se deklaroi qe mbushi breket nga frika e sdo nxirrte me te tjera!
Mero je I PAPARE! Embleme e Opozites Shqiptare! Qe Gjyqesori eshte ‘kapur’, se fundi u gjunjezua dhe Prokuroria nga Berisha, e vertetojne katerciperisht:-Korrupsioni GALOPANT ne keto vite ka marre formen e nje “Lakrori”, ku petet mbulojne njera-tjetren. Pa dashur t’i rendit, sepse “Lakrori” ka shkuar mbi “40 pete” dhe cdo pete qe i mbivendoset,ai “qullost”. Shoqeria shqiptare po ndergjegjesohet se ky “lakror” eshte helmuar dhe shkakton epidemi! Cdo dite qe kalon shton Rrezikun per kete vend. Perballe Berishes dhe Klanit te tij Korruptiv e Kriminal duhet te Organizohen PROTESTA MASIVE, ne gjithe Shqiperine. Duhet Opozita e Bashkuar te veproje PANDERPRERJE:-“PRANVERA SHQIPTARE” te mbyllet me Qeveri Teknike! Po pritem zgjedhjet e radhes te vitit 2013-Berisha veteshpallet MBRET!!!
I URREJ INDIFERENTET,per Popullin Shqiptar eshte shume reale.
Antonio Gramshi(Gramsci)..I urrej Indiferentet.
I urrej indiferentët e besoj, si Friedrich Hebbel, që « të jetosh, do të thotë të jesh partizan» e që njerëzit e ndarë nga qytetërimi nuk mund të ekzistojnë. Kush jeton me të vërtetë nuk mundet të mos ketë qytetari dhe as të veçohet. Indiferenca është plogështi, parazitizëm e mungesë burrërie. Indiferenca nuk është jetë e për këtë unë i përbuz indiferentët.
Indiferenca është pesha e vdekur e Historisë, është goditje plumbi për novatorin, është materia inerte që fundos shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltit trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjeherë i bën edhe të tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishëm në Histori. Ajo vepron në mënyre pasive, por ajo vepron. Ajo është fataliteti. Ajo është e tillë që të lë pa mbështetje. Ajo është e tillë, që të çorganizon programet, t’i përmbys planet e ndërtuara më së miri; është materia e papërpunuar që rebelohet me inteligjencën dhe e ndrydh atë. E keqja më e madhe që buron prej saj është se në vend që të ketë përfitim nga një akt me vlera të mëdha për njerëzimin, ka humbje, për shkak të indiferencës së një grupi qe vepron me mospjesëmarrjen e tij, me mungesën e tij numerike …
Ajo çfarë ndodh, nuk ndodh për shkak të një numri njerëzish që shpreson që kjo të ndodhë, por për shkak të kësaj mase që ligështohet e heq dorë nga vullneti, që veçohet e i lë gjërat në dorë të fatit, që tërhiqet dhe lejon të lidhen të tilla nyje, që vetëm shpata mund ti shbëjë, që lejon shpalljen e ligjeve që mund t’i shfuqizojë vetëm rebelimi, që lejon të mbrrijnë në pushtet të tillë njerëz që vetëm një kryengritje mund t’i përmbysë. Fataliteti që duket sikur dominon Historinë, nuk është asgjë tjetër vetëm se pamja e gënjeshtërt e kësaj indiference, e kësaj mungese.
Shumë prapaskena gatuhen në hije. Një numër i vogël njerëzish mund të veprojë jashtë normave të kontrollit, duke ndryshuar strukturën e jetës së komunitetit, në nje kohë që masa tjetër e injoron këtë veprim dhe as që e vret mendjen të lodhet për një gjë të tillë. Fatet e një brezi mund të manipulohen për shkak të vizioneve dhe koncepteve të kufizuara, qëllimeve të çastit apo ambicieve dhe pasioneve vetjake të një grupi të vogël njerëzish, në një kohë që masa tjetër i injoron ato e as do t’ia dijë për pasojat. Por e keqja është se faktet dalin në skenë pasi janë pjekur dhe vetëm atëhere, kur pëlhura e endur në hije është përfunduar… e pastaj duket sikur është fataliteti ai që shkatërron gjithçka dhe të gjithë, duket sikur Historia nuk është gjë tjetër veçse një fenomen i jashtëzakonshëm natyror brenda të cilit ne jemi të gjithë viktima, dashje pa dashje, me ose pa dëshirën tonë, me ose pa dijeninë tonë, edhe nëse kemi vepruar apo kemi qenë indiferentë.
Dhe së fundi, kjo masë njerëzish inatoset, dëshiron të shpëtojë nga pasojat, duke kërkuar se kush është fajtori e duke i larguar përgjegjësitë nga vetvetja. Disa madje ankohen me devocion, të tjerë mallkojnë në mënyrë të turpshme, por asnjëri prej tyre nuk i bën pyetjen vetes: në qoftë se do ta kisha kryer edhe unë detyrën time apo nëqoftëse do të kisha provuar ta pohoja dëshirën time, këshillën time, a do të kishte ndodhur vallë kjo që ndodhi ?
Por askush ose pak njerëz mund të fajësojnë veten se kjo ndodhi për shkak të indiferencës së tyre, skepticizmit të tyre, apo pse ata nuk ia dhanë ndihmën në kohën e duhur atij grupi me ndjenjë të lartë qytetarie që, me të drejtë, për të evituar të keqen, propozoi të luftonte për të fituar drejtësia.
Pjesa më e madhe e tyre, përkundrazi, preferojnë të flasin për dështimin e idealeve, të programeve të shkatërruara përgjithmonë e banaliteteve të tjera të ngjashme me to. Ata rifillojnë kështu t’i shmangen plotësisht përgjegjësisë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm se ata nuk i shohin qartë gjërat ose nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje për problemet më urgjente. Problemi është se këto zgjidhje mbesin gjithnjë shterpe dhe se kontributi i tyre në jetën e komunitetit nuk animohet nga asnjë ndjenjë morale ; ai është produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak një ndjenjë e fortë përgjegjësije historike, e cila duhet të na përfshijë të gjithëve e që nuk pranon as agnosticizëm e as indiferencë, e cilitdo lloji qoftë.
Unë i përbuz indiferentët edhe për arsyen se ankesat qaramane të këtyre « inocentëve të përjetshëm » më bezdisin. I kërkoj llogari sejcilit prej tyre për mënyrën se si e ka kryer detyrën ndaj jetës për atë që ajo i ka falur e i fal çdo ditë, për atë që kanë bërë e për atë që nuk kanë bërë. Dhe e ndjej për detyrë të mos kem mëshirë për ta e të mos i ndaj lotët e mi me të tyret.
Unë jam partizan ; jetoj e ndihem burrëror në ndërgjegjen time, mbasi luftoj për lumturinë e së ardhmes, të cilën e ndërton e gjithë qenia ime. Dhe brenda saj, zinxhiri social nuk bazohet në një numër të vogël elementesh; brenda saj, asgjë që ndodh nuk është rastësi apo fatalitet, por është vepra inteligjente e një qytetari.
Ndergjegjja ime nuk mund të pranojë asnjë njeri që qëndron në dritare e bën sehir gjatë kohës që një numër i vogël njerëzish sakrifikohen e derdhin gjakun në këtë sakrificë. Atë që mbetet në dritare vetëm për të parë, që e ka mbushur jetën vetëm me atë pak gjë që mund t’i ketë ofruar aktiviteti i tij personal dhe që e zbraz zhgënjimin e tij duke poshtëruar të sakrifikuarin, atë që është përgjakur, vetëm pse sakrifica e tjetrit nuk ia ka përmbushur synimet e tij, – atë nuk mund ta pranoj. Unë jetoj. Unë jam një partizan, një mbështetës. Për këtë arsye, i përbuz të gjithë ata që nuk marrin pjesë. Pra, i urrej indiferentët.
“Bota e së ardhmes”
O Realist,
Mos na co ne ato ujra te turbullta or tej, se shkolla e shumte te le pa men.
Ne fajin na e ka Edvini qe sasht agresiv sa duhet dhe sna sjell si Babo Natale, dhemokraci, drejtesi, pasuni dhe lumtuni.
Qoft Sala shnosh e mir se krejt gjanat kan me u rregullu.
Fenomeni i poshterimit te denoncuesit nga mafja ne pushtet nuk eshte ndonje ngjarje qe ndodh per here te pare.Mund te rrjeshtohen qindra vete qe kane denoncuar por ndryshimi i tyre eshte se kane perfunduar me vdekje si remzi hoxha,kosta trebicka,ose nga dhjetra te tjere qe kane nderruar jete nga semundje te cuditeshme.Kategoria me e privilegjuar jane denoncuesit tek ambasada amerikane qe pasi provojne briret e demit te terbuar me emrin berishe paisen me vize amerikane dhe per siguri shoqerohen qe kur nisen nga Tirana deri kur mberrijne ne JFK.
E keqja e Pritit eshte se eshte objekt dhe subjekt denoncimi dhe me e keqja eshte se ka perballe gjithmone nje skraparllli me nje emer gladiatori SPARTAK qe dhe ai eshte denoncuesi me i bujshem per berishen
duke e akuzuar me fakte se berisha eshte agjenture serbe.Si ka mundesi me gjithe keto episode ne nje qeveri demokratike te denja per filmin “GODFADHER” ose ne dramen “ARTURO UI” te anshkalohen nga qeveria amerikane?.Kapet dy ton droge dje ne adriatik dhe nuk i ben kujt pershtypje..Cfare po ndodh ne shqiperi ? A mos eshte planifikuar
te hapen filialet e droges te Meksikes dhe te Kolumbise ?
Dogsborough ……….sali berisha
Arturo Ui …………ilir meta
Giri-……………..lulzim basha
Roma ……………. Fatos nano
Givola ……………????????
O Gjoke…..po ne amerike je, shko futi ndonje raportim andej nga shtepia e bardhe………..po amerika or gjoke s`do t`ja dije as per salen as per ramen ,ajo sheh vetem interesat e veta.Nganjehere na puqen(kosova) nganjehere jo(50-vjet diktature).
Si i persekutuar politik, besoj te kauza e Gjergj Nderces dhe Skender Tufes. Jashte ish komunistet, nga drejtimi i shtetit, administrata publike dhe media. Ne do te fitojme njerez.
Vetem keta njerez kane te drejte morale, te ngrene dy gishtat lart, dhe te bertasin fort:- Liri Demokraci. Ndersa saliu duhet te beje kujdes ne te ardhmen se dy gishtat e tij mund ti priten, si cunit te kaddafit.
Eshte radha e saliut tani qe, kur te vdesi politikisht ti drjtohet kesaj shtrese te persekutuar per 50vjt + 22vjt = 72vjte:- MESHIRE…
Ndoshta aresyeja qe prokuroria e ka çuar ceshtjen e Priftit ne gjykate eshte pikerisht e kundert a e asaj -par qe ta detyroje Priftin dhe zv.ministrin e tij te nxjerrin gjithe faktet apo videot qe Kane per Bishen, fisin e tij dhe pastaj Meten/Balliun e gjithe sorollopin e ndyre qe eshte dhjamur nga regjimi????
@ realist, si mund ta quash popullin shqiptar indifirent kur ne 21 janar doli ne rruge dhe u sakrifikua?
e keqja nuk eshte tek populli por tek kerrmat e nexhmie hoxhes qe kane qelbur dynjane.
Duam buke…Duam uje…duam liri….por liria nuk vjen me cicerima ne twiter por me demonstrata te perditshme ne rruge………….duam pranvere shqiptare…………………………………………….
Zoti Mero fajin ne nuk na e ka Berisha por e kemi ne si popull shqiptar.GJysma e popullit tere diten rri duke share Berishen,kurse gjysma tjeter duke e mbrojtur,ne si popull jemi kthyer ne tifoze skuadrash futbollit,njera skuader eshte PD-ja me kapiten Berishen 21-vjet i pa zevendesueshem,nga ana tjetre PS-ja qe here pas here zevendeson kapitenin,por dhe kjo nuk do te thote gje per popullin,dhe na ben pershtypje neve brezit te ri se si Enver Hoxha sundoi 50-vjet kete popull.
PSE FAJIN E KA POPULLI?
A MENDONI SE JA VLEN TE JAPESH JETEN PER KOMBIN ME KETA PUSHTETAR.?
A NUKE PO E SHIKONI SE E GJITHE BOTA SULMOJNE E MBROHEN ME MERCENARE?
ME TE VERTETE TE GJITHA ATO VEPRIME QE QEVERITE BEJNE ?…… JANE NE SHERBIME TE POPULLIT?
CFARE DUHET QE POPULLI TE JAPE ME SHUME ,PERFSHI KETU EDHE JETEN,PER TE ARRITUR ATE TE DREJTE ELEMENTARE, QE TE KETE VETEM PUNE PER TI SIGURUAR FEMIJEVE PAKE BUKE.
A KENI NDIGJUAR NDONJEHERE QEVERITE QE FLASIN E VJEDHIN ,VRASIN E PRESIN, TE DALIN E TE THONE ,SE E BEJME NE EMER TE POPULLIT?
SA PER POPULLIN ,UNE MENDOJ SE NUKE KA FAJE. AI TE VOTON,TE JEPE BESIMIN,DHE MASKAREJTE QE JANE GJITHMONE NJERZE TE FELLIQUR MORALISHT DEGJENERUES,QE NUKE NJOHIN AS MOTER ,AS MIKE ,AS BABA ,PORE VETEM PARAN. RUHUNI NGA ZEINET E RI( nga pasaniket e ri).
SA PER POPULLIN NUKE DINE ME SHKRUAJTUR ASE EDHE EMRIN E VETE.
FAJIN E KANE LAKEJTE ,QE NDRYSHE FLASIN E NDRYSHE VEPROJNE ,dmth te gjithe QEVERITARETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT.
KOmenti ose analiza qe ben eshte 100 per qind mese e sakte, po ja qe shqiptaret vazhdojne votojne kete kryetar qeverie te korruptuar deri ne maje te flokve,shoqeria duhet te ndergjegjesohet te hapin syt kur te votojne, dhe nese shoqeria shqiptare sndergjegjesohet,ather emeritojme si komb qe te vuajme sic kemi vojtur nga ky njeri i padobishem qe i ka dhene provat 10 tra here dhe jemi aty ku jemi.
O ti djale cupe me Nick Popull shqiptar.
Sic duket se ke kuptuar ate cka eshte shkruajtur.
Populli shqiptar nuk eshte INDIFERENT…..,por… SUPER-INDIFERENT,PERTAC,FRIKACAK,cdo gje e shikon larg Bythes se tije,se kur i vjen veza nuk di ku ta lehoje pastaj….kaq
Ok ShenKozma, Amerika sheh interesin e vet, ka 70 vjet terrorism shtetnor meqe s’na merr dot ende, po
Fajin e dyte e Kane indicerentet dhe xhahilat I dashur, ketu e Kane drejt cunat qe flasim per indiferentin qe praktikisht jane kepusha ase riqna!! Per me teper u vjen keq mbrapa, s’disha gjo, thone, po keq per bythen e vet u vjen edhe ket here qe qaraviten, shkurt dele jemi me shumice -Be-be-be bojme dhe pra keshtu na e vejn ene festen miq!!
Liria kerkon sakrifica e pjesemarrje, te palodhur; ne s’e bojme, mire na e bojn!
Kom qef me edvin kryevizionar kryeopozitari?!…
I thote saliut:- mire une bej ciuciu po ti qe ben hamham!! Ja tha, po ja tha ama!
Me twitter ja perplasi surratit!
Derisa te bojm Ne ciuciucerrrrrrr, sali-edvini do bojn bam-bam & Karvani perpara..dhe, Amerika I rrEh shpatllat
-Eecni para burra shteti!!! Leni delet te blegerijne bebe…dhe jAu bojme si te FermaKafsheve!!!
@ realist, or ti djale,cupke, 4 te vrare nuk mjaftojne te te bindin ty qe pupulli e tha fjalen?
cfare do ti kahsapane?
realist nuk do te thote te shikosh vetem ne siperfaqe…