Po merret shumë lehtë mosmarrja e ftesës për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. Kryeministri ka qetësinë e një krimineli gjakftohtë ta quajë ndëshkim, ndërsa opozita po operon me terma të butë të baltosjes së qeverisë. Në të vërtetë ka ndodhur diçka shumë më e rëndë se ndëshkimi. Ish Jugosllavia është pranuar e ringjallur në Bashkimin Evropian dhe është përjashtuar vetëm Shqipëria dhe Kosova, të cilës iu gjymtua dhe statusi i pavarësisë. Po ashtu duket se nuk është kuptuar mirë çfarë problemesh do të na sjellë parakalimi i Serbisë. Çdo hap i yni pas saj në Bashkimin Evropian do të ketë përballë dhe kushtëzimet që vijnë prej saj, dhe pse jo humbjen në paqe të asaj që fituam me luftë për Kosovën.
Në këtë histori ka vetëm një përgjegjës dhe ai është pushteti në Shqipëri. Raportet e këtij pushteti me Bashkimin Evropian kanë pësuar një krisje të thellë jo nga 12 kushtet e paplotësuara teknike, të cilat dikur mund të plotësohen, por nga regresi politik, i cili është thelbësor për cilësinë demokratike të një vendi që përfshihet në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ajo që ndodhi javën që shkoi nuk ishte ndonjë refuzim statusi për Shqipërinë, pasi statusi refuzohet ose miratohet në tetor. Ajo ishte diçka më e rëndë. Parlamenti Evropian e ka në traditë të tij që bën një raport paraprak politik për vendet aspirante dhe në këtë traditë të tij ai nuk përfshiu më Shqipërinë. Edhe Kosovën e përfshiu, por Shqipërinë jo. Arsyeja është se pjesa politike e Bashkimit Evropian, pra Parlamenti Evropian, ka përjashtuar Shqipërinë nga perceptimi i tij për vendet që duhet t’i bashkohen Evropës. Dhe eurodeputetët që mbulojnë Shqipërinë, Kukan dhe Swoboda, njëri i djathtë dhe tjetri i majtë, i kanë shpjeguar qartë arsyet e tyre. Ato janë dy arsye dhe nuk lidhen fare me 12 kushtet teknike të Bashkimit Evropian. Arsyet janë gjyqi farsë i Ilir Metës dhe beteja e Berishës kundër gjykimit të drejtë të 21 Janarit. Këto dy kushte politike nuk përfshihen tek 12 kushtet e famshme, nga të cilat tre kërkojnë mbështetje të opozitës dhe nëntë të tjera vullnet të qeverisë. Problemi i këtyre dy kushteve politike që tejkalojnë 12 kushtet teknike është se ato nuk mund të riparohen as në vjeshtë dhe as në pranverën që vjen. Ato kanë ndodhur si krime kundër sistemit që kemi pranuar dhe për më tepër janë arshivuar si krime të pushtetit politik kundër sistemit të demokracisë. Ato dëshmojnë një standard të papranueshëm të demokracisë në Shqipëri, me të cilin nuk shkon dot as në Bashkimin Afrikan dhe jo më atë Evropian.
Çështja e parë, ajo e Ilir Metës, ka zemëruar me të drejtë Bashkimin Evropian. Kur gjykata shqiptare refuzoi ekspertizën e ardhur nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian zyrtarisht iu ofrua Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për të bërë ekspertizën në një vend anëtar të Bashkimit Evropian. Gatishmëria, siç kemi theksuar atëherë, synonte të testonte vullnetin politik për dënimin e korrupsionit në Shqipëri. Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e cila është kthyer në një grup të gatshëm të qeverisë, nuk e përfilli nën këshillat e qeverisë Bashkimin Evropian. Refuzoi ofertën e tij për ekspertizën dhe sajoi një ekspertizë qesharake dhe një procedurë, e cila la pa u gjykuar një skandal për të cilin në Evropë nuk e shikon më dritën e diellit. Ishte kjo arsye që eurodeputetët Kukan dhe Swoboda pranuan se ka një perceptim negativ për mënyrën se si u gjykua çështja e Ilir Metës. Edhe pse perëndimorët janë shumë të ndjeshëm ndaj komentimit të vendimeve të gjykatave, në këtë rast ata ishin në të drejtën e tyre pasi gjykata kishte refuzuar standardin e tyre për ekspertizë mbi të cilën mund të gjykohej më pas.
E njëjta histori po ndodh me 21 Janarin. Byroja Federale e Hetimeve ka sjellë një hetim të plotë mbi autorët e vrasjeve në bulevard, ndërsa gjykatat tona jo vetëm që nuk po i marrin parasysh ato, por bëjnë një hetim të ri gjyqësor në proces e sipër duke rishkruar në mënyrë të turpshme ngjarjet që janë dokumentuar ndryshe nga hetimi profesional i FBI. Për tua bërë më të prekshme se ç’po ndodh, mjafton tu sjell në mendje një ngjarje të dhimbshme të para disa javëve kur një grua u vra në kryeqytet. Prokuroria dyshon se burri i saj Ilia Basho ka porositur vrasjen dhe ka urdhëruar burgosjen e tij. Ilia Basho është me të drejtë në burg. FBI ka provuar që Ndrea Prendi ka vrarë së paku një qytetar dhe dyshohet për të dytë. Ai lihet i lirë nga gjykata. Me kriterin me të cilin është arrestuar qytetari Ilia Basho, duhet që për 21 Janarin të arrestohet Sali Berisha pasi ai është i dyshuari si porositës i vrasjeve, kurse Ndrea Prendi është ekzekutori. Pra, gjykatat shqiptare gjykojnë ndryshe një qytetar të dyshuar për krim dhe ndryshe një kryeministër të dyshuar për krim. Ky është një zhvillim cilësor që tregon sa poshtë ka rënë sistemi i drejtësisë, dhe pse nuk kemi asnjë shans të marrim statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. 12 kushtet e Brukselit, edhe pse ne nuk po i realizojmë, nuk na ndihmojnë dot dhe sikur t’i realizojmë. Dy ngjarje të rënda kanë prekur në thelb sistemin tonë dhe ato janë mosdënimi i Ilir Metës dhe mosdënimi i Sali Berishës, njëri për videoskandalin dhe tjetri për 21 Janarin. Për të rregulluar këtë imazh duhet jo vetëm ndryshim i pushtetit, por dhe një besueshmëri e madhe tek ata që do të vijnë se do ta lënë drejtësinë të lirë dhe të pakapur nga krimi. Asgjë nuk mund të bindë më një evropian që ne e meritojmë statusin kur shikon Ilir Metën të lirë dhe vrasësit e 21 Janarit të padënuar. E gjithë loja e Ilir Metës për të ndryshuar fjalorin politik në raport me Berishën është një lojë foshnjarake që synon mbajtjen e presidentit të ri brenda koalicionit, çka do të rrëzojë përfundimisht Republikën.
Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë së paku Serbinë, ende pa u bërë si e shtëpisë në Bashkimin Evropian. Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor. Serbia u pranua në Bashkimin Evropian me një opozitë thellësisht antievropiane. Ne duhet të shpejtojmë rrugën drejt BE, duke rrëzuar një qeveri thellësisht antievropiane. E vetmja gjë perëndimore në këtë vend është të rrëzosh qeverinë antiperëndimore të Sali Berishës dhe të shpëtojmë nga imazhi i Ilir Metës me bllokun e shënimeve ku shënon milionat që i duhen për të futur në xhep dhe imazhin e Berishës me automatik në korridore të kryeministrisë më 21 Janar. Ajo që po ndodh me statusin e Shqipërisë nuk është ndëshkim, por një gjëmë e rëndë, të cilën do ta paguajnë shtrenjtë brezat e ardhshëm, por sidomos Kosova. Për shkak të bllokut të Ilir Metës dhe pistoletës së Ndrea Prendit, fati i shqiptarëve do të ngelet në dorë të humorit të qeverive në Beograd, të cilat mund të kushtëzojnë pas kësaj Kosovën dhe Shqipërinë. Dhe përtej kësaj, ne kemi prodhuar me këtë gjëmë një imazh gati alergjik për Evropën si një vend pa dinjitet, pa qytetarë dhe pa vlera perëndimore. Një vend të cilin e vë përpara një zëvendëskryeministër me bllok dhe një kryeministër me automatik, që plaçkitin dhe vrasin këtë vend, sikur të mos jetojnë 3 milionë qytetarë evropianë. Së paku gjeografikisht.
“Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor.”
lexojeni mire djema se na keni lodhur duke i kenduar lavde Edit. Ai thjesht s’po di te beje punen e tij. Ka nje jave qe merret me programin per sportin dhe kulturen. Jo keq per kohet qe kalojme…
Turp:
http://img28.imageshack.us/img28/1003/saliberishadhehysenshos.jpg
Mero Baze, hallall dora. Je i vetmi OPOZITAR, ne kuptimin e plote te fjales, ne kete vend. Respekte
Ketij i them Opozite une.
Mos ju ndaj bllokut te Kokelopes dhe masakres se 21 Janarit i neruar Z.Baze
Jo, ti e ke gabim Tani. Ahengu, nuk eshte kulture.
Si the? U dogj vendi?! Nuk kane njerezit c’te hane?!
Po mire, po ahengu nuk eshte kulture. Bota eshte me e madhe se bota jone e vogel.
Pastaj :
… Berisha e ëndërronte votën tonë kundër për të vijuar sulmet antiopozitare. … Për ne, statusi kandidat nuk është pjesë e lojës politike dhe pjesë e përpjekjeve të brendshme në vend. Këtë gjë ia kam thënë edhe komisionerit Stefan Fyle. …
Dmth, ne nuk votojme kunder tij se pastaj ai gjuan me balte dhe na ben pis.
V.K.
Bravo Z.Baze,
ora e madhe po ofron,sic duket kur miu ndjen termetin sillet si i cakorduar.
Por neser valle a do te shkoje ne burg si me ate qe ndodhi dhe ne Kroaci?
LAViRET e evropes si gjithmon LAVIRE
nuk mundet gjithmon te denojne nje komb nga njera ane dhe nga ana tjeter te jen perkrahesit
dhe mbrojtesit e politikes dhe te kesaj QEVERIE
perfat te keq enderren dhe deshiren e SHQIPTAREVE e kan kthyer ne nje……
1- politika shiptare ne nje bisnen politik dhe nje rrug fitimi ekonomik dhe pervetesimi
2- te ashtequajturit NDEROMBETAR perte mbuluar pa aftesit e tyre si ekonomike ashtu dhe politike po perdorin si gjithmon ate qe quhet komb dhe troje SHIPETARE per tu dukur te mire ne syt e e……..
Serbia do merte statusin jo se plotesoj kushtet ashtu por sic e mori dhe ube pjes e BE dhe Qiproja pa zhgjidhur problemin me veriun Turk
per fat te keq fryma anti shqiptare eshte shtuar me shum se sa mund te mendoni
ZHGJOHUNI
Serbia i ve kushte Europes per tu pranuar ne BE: “Hiqi emrin republike Kosoves, dhe une behem pjese e jotja ( Largohem pak formalisht nge Ruasia” Europa pranon kriminelin qe vrau e preu te tjeret.
– Shqiperine nuk e pranon sepse eshte kriminele vet-vrasese.
NJE DHE VETEM NJE eshte varmihesi i Shqiperise,Shkaterimtari i Shqiperise.Krye hajduti i Shqiperise.Vrasesi i Shqiperise.Krye genjeshtari i Shqiperise .Antishqipetari me i madh i Shqiperise.LLumi,Plehra,E Zeza e Shqiperise.TURPI I SHQIPERISE.Nje ore e me pare te zhdukim kete te semure psiqik kete tumor te rezikshem qe i eshte ngjitur trupit te brishte te Shqiperis dhe po e geryen fort e thell deri ne babezi.
MERO SHKRUAN: “Asgjë nuk mund të bindë më një evropian që ne e meritojmë statusin kur shikon Ilir Metën të lirë dhe vrasësit e 21 Janarit të padënuar”.
Po per Wolfarthin qe i ka vajtur per vizite ne shtepi Metes o Mero, c’do na thuash?? Tani, para se te lexoja shkrimin tend pashe dhe kete lajm. Eshte i katerti VIP qe i ben vizite ne shtepi; pas dy plehrave ZHEJI-CANI, shef SALA para dites se gjyqit(jo Gjyqit te Madh)dhe ky!
Edi Rama nuk ka stature te rrezoje Berishen. Ne nje vend tjeter kryeministri i nje vendi me aq deshtime te medha do te kishte fluturuar ne kohe nga pushteti. Ndoshta me pare duhet kerkuar largimi i Edi Rames, nese PS nuk eshte ne gjendje te beje kete, atehere le te lejoje qe votat e socialisteve te shkojne tek Spahiu dhe keshtu mund te realizohet rrezimi i tij.
Berisha rrezohet vetem me metodat e tij. Nuk mund te tolerohet me Gandizmi i Rames, eshte bere bajat.
Te lumte Mero,je opozitar i vertete me rregjimin despotik te Berishes.
Kulmi eshte se Ilir Meta si per te provokuar kerkoi dhe u be anetar i komisionit parlamentar te integrimit dhe asnje nga opozita nuk tha nje fjale.Mbaheni me shendet prit kur te shohim ndonje dite Rucin Ballen,Bushatin dhe Bellon bashke me Ilir-bllokun dore- perdore drejt Afrikes.Propoganden per europen e kane te gjithe per ganiture
do japi llogari sali ram meta dhe jo vetem keto por te gjitha ata politikan plera qe jan aty ne qeveri e ne opozit se yte gjithe nje turi kan,te gjith ndikohen nga fqinjet ne na rrethojn,greke maqdonas serb e kushdo qofshin me ne tallin prapanicen na kan si gogla ne dore tani
Nje morr tek nje horr u hodh papritur
ish i majme horri, morri i uritur
ndaj filloj te nginjej me gjak horri, morri
e shpejt u shnderrua ne nje far horr=horri
Po kujt ja thua o Mero? Kambanat bien per ata qe kane vesh. Si ka thene Haxhi Qamili? Sa te kem Shijakun dhe Kavajen kush pyet per Evropin? Edhe dumbabistet e sotshem sa te kene Bacen Sali, Baben Erdogan dhe jenicere e Spahinj me shumice rreth tyre as qe ju behet vone fare per Avropen.
Z.Mero boll mire e drejt po flet por askush nuk po te nigjon,eshte e vertete se kur serbia te hyje para nesh ne BE atehere do ta shohim se si do ti kemi punet ne nje ane greqia ne anen tjeter serbia, maqedonia e co kurse ne na rrofte sala e co.
komenti eshte i tepert.JU LUMTE per analizen tuaj.europa ju kupton ju,inteligjencen shqipetare dhe gjithe ngjarjet ne shqiperi.Por Sali Berisha dhe Ilir Meta jane te etur per cdo gje(para,vrasje,gjak etj)dhe prandaj bejne sikur nuk kuptojne dhe me fjale boshe genjejne veten para pasqyres tyre.Demi qe po i bejne shqiperise e shqipetareve keta kriminele(Saliu,Iliri,gjyqtaret qyqare e te tjere zagare pushtetare)jane e do jene te pa shlyeshme.Edhe nje here nga zemra ju uroj ju lumte per analizen.
Pse nuk e thua troç: Shqiptare! Serbia do behet para Shqiperise antare Bashkimit Europian dhe kur Shqiperia te diskutohet nga shtetet antare, Serbia do te vendose veton, si i ka rregullat Bashkimi Europian dhe Shqiperia s’ka per tu futur me kurre, ndersa Kosova nuk diskutohet qe do te ngelet ne meshiren e Serbise. Kete e beri Sali Rame Berisha nga Viçidoli dhe banues ne Tirane.
Ju lumte dora Z.Baze per keto shkrime gjigante dhe pikande…
Pènat e forta ndikojne shume per te zgjuar njerezit nga gjumi qe i ka vene ky shtet i korruptuar dhe vrases…
e mira do ishte qe mbas renies se qeverise berishiane,ti shikonim ne burg te gjithe keta plera,per mua personalisht,nuk ngopem ti shoh the te varur ne qender te Tiranes,shpresojme qe te jete sa me e aferme kjo dite..
“Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë…Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim.”
Po kete gje po themi ka kaq kohe sa jemi ba bajat, e mori e mira e mori; po nga ngaterrohen neper kembe shoket lepurushe te forumit qe hidhen perpjete sapo t’ja u permendim zotin kryeopozitwitter. Me troc se kaq nuk ka se si ta thote opinionin e tij Meroja.
Ore po nguliteni ne koke se nuk ka cmim qe nuk ia vlen te paguajme per te zhdukur kete qeveri kalbesire qe na e mori shpirtin si popull. Jo thjeshte per t’u afruar me Evropen por per te rregullu pak “shtepine” tone. Se i vjen era hale 3 km larg.
Dhe lerini budalleqet “jo po pse s’cohet populli”, “nuk do ta rrezoje Edi saliun”; askush nuk po i kerkon Rames qe te luaje supermanin dhe te na cliroje nga saliu si ne filmat e hollivudit. Po i kerkojme qe ai thjeshte te beje punen e kryetarit te opozites dhe te motivoje dhe organizoje popullin. Nqs ai nuk eshte i zoti ta beje kete gje atehere te pirdhet nga kryesia e opozites.
“Po kush do ta marri ate post” do te thoni ju? A e dini si eshte puna? Me mire te jemi krejt pa opozite sesa te kemi nje opozite qullace, te pazoten si kjo e sotmja. Ndoshta atehere do t’i vije ketij popull vertete shpirti me dale dhe me ne fund do gjindet nje qe ta drejtoje ate. Opozita e sotme nuk po ben gje tjeter vecse po na mban me genjeshtra dhe po na udheheq drejt nje vjedhjeje tjeter elektorale te sigurte, pa llogaritur vjedhjen e cdo pasurie te fundit kombetare qe ka ngele.
Si thoni ju, te presim humbjen e sigurte te 2013s dhe atehere ta konsiderojme kupen te mbushur, apo t’i kerkojme qe tani ‘krietarit’ te dathur ta leje twitterin, te dale nga parlamenti dhe te filloje protestat e pandalshme? Une them te dyten.
Kjo opozite po sillet sikur ka te beje me nje qeveri thjeshte te kundert ne ideologji dhe jo me nje regjim diktatorial. Me ben pallavra aty duke diskutu pune sporti e terci-verci ne nje kohe qe barbari po shet cdo pasuri kombetare qe na ka ngel – dhe nxjerr kunjin me ne ne te njejten kohe.
Nqs e doni kete komb, mos u merrni me me batutat dhe horlleqet e saliut, se nga ai s’kemi c’presim me, por te gjithe beni presion mbi opoziten dhe kryetarin e saj qe te beje punen qe i eshte caktuar. Ata qe e mbeshtesin kete opozite letargjike jane me te demshem se ata qe mbeshtesin qeverine e saliut. Te pakten te dytet e bejne nga interesi dhe jo nga budalleku apo miopizmi sic e bejne idhujt e Rames.
A e lexojne qorrat e opozites Mero Bazen, apo si ne enderr vazhdojne te shpalosin pjese nga programi i tyre duke kujtuar se do vijne ne pushtet dhe po hahen si ujqit per prene e ngordhur? Teh gjitha segmentet e opozites jane ne gjume letargjik. Edhe krahu pro-evropian qe po shkeputet nga PD eshte i kompleksuar. Mjaft te shikosh deklaraten e ish zevendes te Berishes, kur thote po largohem nga kjo parti staliniste por do te votoj cdo ligj qe PD do sjelle ne parlament? Apo Z.Mustafaj kur deklaron qe nese Berisha nuk ka dijeni per skandalin e Lezhes, duhet te shkarkoj kryetarin e bashkise. Absurditet. Me ngjan me ato shprhjet e komunisteve ne vitet 70″ I paster del uji nga burimi, por e turbullojne delet rruges” pra fajin nuk e kishte Enveri por enveret e vegjel te bazes. Dhe Berisha ja dha pergjigjen dhe Mustafajit dhe atyre qe kane ndonje fije shprese per nje detante me Berishen. Sic po rrjedhin ngjarjet ne Kore ka per ta kthyer Berisha Shqiperine, dhe Europa ka dhene shembuj qe jo kur vriten 4 shqiptare dhe deformohet procesi zgjedhor por edhe sikur te vriten 40, 400,apo 4000, me shumta qe mund te beje edhe te vare turinjte bucko te Fules, por Berisha nuk preket nga kjo perderisa ne Europe do te kete Grosruk apo diplomate si ky rritesi i pulave te OSBE.
Meqe se permbysim regjimin le te presim sa te vdese nga vdekja e vete plaku Sali, mire e ka z-Baze s’kemi vlera si popull meritojm dajak…………rezimin e sistemit e duam te gjithe dhe ajo mund ndodh vetem ne sezonin e veres me kthimin e emigranteve ‘nese dine te organizohen’! Por kur mendon se heq doktorin dhe ne vend te tij veme RUCIN te iken deshira per protest, alternativa e vetme ngelet nje AKZ moderne me orjentim dhe ndihme nga perendimi per mendimin tim…!
ndaj te njejtin mendim me Z. Baze: te qenit e Serbise nje hap para nesh, e ben ate me te privilegjuar dhe ne te kushtezuar prej tyre… e keqja eshte se ne jemi krejtesisht te varur nga politikanet: qeveria s’e ‘ve ujin ne zjarr’ nuk i behet vone se deri ne 2013 e ka te sigurt bile sic ka thene Ai i Madhi, deri ne 2027; opozita po pergatit enciklikat e rradhes dhe vazhdon te ciceroje ne twiter; te gjithe presin te vije 2013 qe te behen zgjedhjet, te cilat do te vidhen me mjeshteri; te gjithe presin levizjen qe do bejne politikanet (perfshire edhe une)… nuk ka levizje shoqerore qe te detyroje kriminelet te japin doreheqje… edhe popullsia Arabe u tregua me e civilizuar se kjo jona…numerojme stinet qe na kane ikur, por pravera Shqiptare ende nuk del ne kete numerim…
Zoti mero te falenderojme dhe tu befte pushka top.Je i sakte kur thua
qe: “Kryeministri ka qetësinë e një krimineli gjakftohtë .,,Por persa i perket opozites dhe nderkombetarve prape po gabon.Eshte po aq kriminale dhe sjellja e opozites me nje gjaksor si berisha .Eshte po aq kriminale qe per gjera extreme Edi Rama vazhdon me teori sportesh dhe probleme tejet banale.Faj te madh kane dhe tre ambasadoret qe me shume ngjajne si agjente biznesi qe mbrojme si hapur, si fshehur berishen deri sa te mbaroje allishverishet me mafian nderkombetare duke filluar me biznesi i plehrave e duke mbaruar ne shitjen e hidrocentrave,pyjeve,dhe repartet dhe mjediset ushtarake te monstres imami.
Ka ardhur koha qe krahas rrezimit me cdo cmim te devilit berishe,duhet
debuar dhe xhirafa edi rama me surratopingen gramoz ruci e company.
Standartet e nje shoqerie si kjo e jona,pa tradite demokratike dhe pa organizime qytetare e sindikaliste,i percakton veprimi i opozites.Ne se sot jemi perfundimisht për Evropën”një vend pa dinjitet, pa qytetarë dhe pa vlera perëndimore”sepse Edi Rama ka pranuar te kalojne pa ndershkuar Gerdecin,vjedhjen e votes,21 janarin e gjithe te tjerat qe vijojne pas.Vazhdimesia e Rames ne krye te opozites megjithe refuzimin e vazhdueshem te Europes dhe Amerikes per te duke e perceptuar si po aq te rrezikshem sa Berisha dhe megjithe deshtimet e perseritura,eshte bere ne fakt fatkeqesia e vertete e shqiptareve.Une jam i bindur se me nje opozite tjeter nga kjo qe kemi pasur e kemi Sali Berisha ose nuk do kishte guxuar te bente as cerekun e atyre qe ka bere,ose ne te kundert do kish ikur me kohe nga pushteti e sot do ishte pas hekurave.Ato qe ka bere Sali Berisha fale paaftesise,kapjes dha tredhjes se Edi Rames ky popull do t’i vuaje me breza per shume dekada.As qe shpresoj tek Rama,shikoni menyren te cilen ai ka zgjedhur te vije ne pushtet,eshte identike si ajo e Berishes me Nanon ne 2005 dhe e pame se ku perfundoi premtimi i atehershem”per qeverisje me duar te pastra”.
Edi rama mos luani me endrren e shqitareve nese rri indiferent une te akuzoj per tradheti ndaj shqiptareve dhe se je nje diversant i berishes ne partin socialiste HARRAM
Zoti Mero! Dakort me artikullin pervec termit “Për të rregulluar këtë imazh duhet jo vetëm….”, (ne fjaline e fundit te paragrafit te parafundit), perdorur ndoshta pa dashje ose pa i dhene rendesine e duhur.
Ne shqiptaret sikur e kemi ne gjak qe ti llustrojme gjerat, te tregojme me shume se sa kemi ne fakt, te tregohemi me mikprites se sa mundemi, te tregohemi me te qyteruar se sa jemi ne te vertete thelle telle ne vetdijen tone, etj shembuj si keto.
Se pari duhet te kuptojme qe standarti yne eshte aq i ulet, sa nuk nuk nuk mund te rregullohet me kozmetike. Kozmetika ja rrit vleren dickaje qe ka vlere (njelloj si nje femer jo e bukur ngalloset me make-up e ne fakt shemtoet me keq).
Ky lloj makeup-i eshte tamam sic thote ajo shprehja popullore “s’mbulohet muti me shurre”!
Ne duhet te ndergjegjesohemi qe gjerat duhet ti bejme per veten tone e jo per Evropen, per te patur drejtesi per qytetaret tane dhe jo per syte e botes.
Se sa shume eshte rrenjosur ky lloj mentaliteti tek ne dhe shtetaret qe na perfaqesojne e tregoi me se miri Ministri i Jashtem (mender) Zoti E. Haxhinasto, kur tha “kush i degjon pordhet e ketyre tani”.
Ky fjalor eshte i padenje te perdoret edhe ne rrethana shume me informale mes miqsh, por perderisa e perdori me Minstren e Integrimit tregon se ata gjate pergatitjes per takimin kane menduar vetem si e si te shesin sa me shume te jete e mundur sikur kane bere dicka dhe te justifikohen per ato qe s’kane bere.
Nese nuk kemi respekt dhe dinjitet per veten tone, nuk ka si te na respektojne te tjeret!
Mero Baze ka me shume se te drejte.Tjeter pune qe saliu edhe humbjet i shfaq si fitore dhe naivet shqiptare si pula qe jane, e hane sapunin per djathe.
Mero! Shkrimet e tua jane te gjitha te mira por ky i sotmi eshte me i miri i te pakten koheve te fundit. Pra problemi kryesor ne shqiperi eshte e gjithe klasa politike dhe jo vetem pozita. Si pozite dhe opozite jane te kenaqur nga status-quo qe gjendet shqiperia dhe bejne vetem lojra fjalesh. Ne duhet te ecim perpara por pa keta fytyra te dala boje. Ne shqiptareve na duhet nje pranvereeeeeeeeeeeee shqiptareeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
ne cdo vend revolucionin e ben rinia ,po ne Shqiperi 90 perqind e rinise jane dru me pre pa shkolle qe mendjen e kane te vjedhin apo te shesin droge,edhe ata qe kane pak shkolle jane pa ideale me perjashtime te vogla,atehere le te shpresojme nga zoti qe ai vend mos te prodhoje kaq shume te semure mendor dhe ndoshta brezat qe do vijne te shohin ndonje dite te bardhe.
Europa sir Mero po e bene shume mire punen e saj.
Shikoni gladitoret ketu, qe jane duke mbajtur gjalle jeten politike Shqipetare!!!
Gladiatori blendi derziu ben show mediatik!!! Interviston jozefina topallin, tmerr njerez! ajo duhet te pergjigjet ne prokurori pyetjes:- ku ndodhesh ne momentin kur u vrane kater deshmoret ne bulevard?
Ndersa sokol balla bene gallat me sokol olldashin, qe ka filluar te flasi me te lutem tani! ky duhet te pyetet ne prokurori, kush dha uedher per vrasjet e kater Shqipetareve ne bulevard?
Regjimi sofistikohet dite per dite se ka frike nga opozita njerez, kurse gladiatoret duhet te mos i hapi kembet pinjolleve te korruptuar, nderkohe Europa ua ka mbyllur deren qe ne 21 janar 2011.
Gladiator te tjere hane turpin me buke, duke u sforcuar ne llogoret e tyre per te mbijetuar!!!Nuk duam argetim zotrinje gladiator, duam protest serioze, per te mbrojtur Shqipetaret nga Shqipetaret.
Qe ky shpellar, dhender ne Serbi ja kishte me hile shqiptareve u pa qysh ne luften per jete a vdekje KOSOVE-SERBI kur furnizonte me nafte kontrabande Milloshevecin.
Por qe ta kishte te keqen,helmin,zeherrin kaq shume te forte kunder shqipetareve…nuk e parashikoja kurre o tu shofte fara ty qelbi i qelbit shqiptar, shpellar i vucidolit.
Kur ne kritikojmë Opozitën, hidhen përpjetë ca komentues. Më në fundë, edhe i nderuari Mero Baze thotë: – ”Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë së paku Serbinë, ende pa u bërë si e shtëpisë në Bashkimin Evropian. Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me ç’do çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor.”
Pershendetje Fatmir. Askush nuk e do kete te ashtuquajtur qeverri, por sikur opozita te kishte numrat ne parlament, une besoj se do ta kishte bere me kohe. Nuk ka numra me ç’duket pike. Te mendosh te ngresh ne kembe kete popull te plandosur perdhe eshte njesoj sikur te besosh se do te behet normal nje femije autik. Nuk mund te nxjerre opozita ne shesh shqiptaret dallkauk, qe shesin njeri-tjetrin per pese lek ose akoma me keq thjesht per qejf. Nuk do t’ia lejoja vehtes tu fyeja duke ju thene se nuk e njihni realitetin, sepse varet ne ç’realitet ju jetoni. Sa here behen protesta kryeqytetasit nuk dalin. Te sheh syri njerez te lodhur e te rraskapitur nga punet e renda te bujqesise te ardhur nga fshatrat ose qytetare militante te ardhur nga rrethinat. Harroeni se mund te rrezosh nje qeverri te tille me protestues qe duhet tu paguash transportin e tu japesh per te ngrene. Ata popuj qe rrezojne qeverri nuk jane si ne. Si lum ata qe e kane fjalen lavdi ne goje e mjere ne qe e kemi fjalen euro e dollare ne goje. Ku i kane politikanet e perfaqesuesit e shoqerise civile femijet e tyre? Thuam te lutem ku? I ke pare ne intervista neper studio? Bejne gare me njeri-tjetrin se kush i ka ne universitetet me te mira te botes. Po pse duhet ta rrezojne kete qeverri ata kur bizneset u ecin mire? me se do ti mbajne atehere femijet e tyre neper bote? Prandaj ca komentues ‘hidhen perpjete’ sepse ne menyre objektive nuk shohin tjeter rruge. Nese kjo pakenaqesia ndaj opozites ka si qellim largimin e Edi Rames, atehere nuk jemi asgjekundi, po ne nje rreth vicioz, nga ku secili mund te dale sipas menyres se vete duke menduar vetem per interesin personal…
Përshëndetje,…. Mero Baze thotë: – thotë: – ”Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë së paku Serbinë, ende pa u bërë si e shtëpisë në Bashkimin Evropian. Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me ç’do çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor.”
Dakord jam perseri me ty. Nese Edi Rama nuk do ta ngrere popullin ne protesta te panderprera si gjetke le ta bejne te tjeret ne PS. Ata dalin neper ekrane e flasin si dhe çfare tu doje qejfi. Te pakten ka akoma media qe i pranojne te flasin. Te dali njeri prej tyre e te beje thirrje. Kjo eshte e thjesht me duket mua.
Ciao
Z. Mero Baze, ne te gjitha komentet qe kam bere kam kerkuar largimin e Berishes. Me duket qe populli shqiptar eshte me nje mentalitet Iranian e islamik qe duan ta mbajne Berishen ne pushtet sic mbajten libianet Gadaffin per 40 vjet. Populli libian eshte i fituar me nje demokraci te bollshem, kurse populli shqiptar eshte si ai populli iranian qe nuk guxojne te protestojne nga frika e tmerrit qe i ka hyre ne zemrat e popullit. Opozita e ka humbur te drejten te berjes opozite sepse mbas vrasjeve politike te 21 janarit, opozita ka bashkepunuar me kriminelin Berishen duke e cuajtur kryeminister, pra ne kemi te bejme me 2 vrases ne Shqipri. 1) Eshte Berisha qe dha udher qe te eleminonte 4 koka per te trembur popullin dhe e dyta, eshte opozita qe mbeshtete Berishen si kryeminister mbas vrasjeve politike me urdher te Berishes. Edi Rama, e ka shitur shqiptarizmin te nderkombetaret duke degjuar Arvizun qe i tha Berishes burr shteti direkt mbas vrasjeve qe beri. C’pret nga nje opozite qe ndaloj protestat mbas vrasjeve politike? C’pret nga nje opozite qe vazhdon duke i besuar drejtesise qe eshte nen komanden e Berishes? Cpret nga nje opozite qe ka vendosur te mbaje Berishen ne pushtet derin ne vitin 2013? Cpret nga nje opozite qe i kerkoj shqiptareve te votoshin per opoziten dhe nuk e mbrojten voten? Cpret nga nje opozite qe pretndon te shkoje ne zgjedhjet e arrdhshme me Berishen? Pra kjo eshte opozita e deshtuar e Edi Rames.
Per mue deputetet qe rrine si budallej dhe e ndigjojne Sali Berishen tue rrejte dhe tue thane brockulla jane shuma ma pergjegjes se ai perpara popullit.
Keto jane ma te keqij dhe ma pergjegjes perpara popullit se ish byroistet e Enver Hoxhes te cilet ne mbledhjet e byrose qendronin si mumje ,se po te flisnin perpara tij ai i zhdukte fizikisht ,pra i pushkatonte.Kete e dime te gjithe dhe e ka deri diku nji justifikim!!!
E tash qi ligji i denimit me vdekje dhe mundesia e denimeve te tilla nuk asht,pse ato qi kane dy pare mend ne krye nuk shprehin ma te voglen kundershti .Ketu une perjashtoj deeputetin e Shkodres Bushati ,i cili nxen karrigen e deputetit ne parlament tash kater legjislatura dhe ka fole ne kuvend vetem nji here te vetme.Ai asht per cmimin Gines.
Neser ato nuk mund te justifikohen si dikur byroistet.
A ju ban pershtypje gazetareve ky fenomen ne Grupin e pd-se???
nuk pranon EUROPA QEVERI DIKTATORIALE ..SI QEVERIA Berisha ..
POSHTE TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE sali berisha ..
POSHTE KY JASHTEQITJE E SHQIPERISE ..
Zoti Mero, me duket se nuk e keni kuptuar ende. Nga jashte Berisha mbahet nga ambasadoret sepse ai e ka kthyer Shqiperine ne koloni, kurse ne vend perkrahet nga capaculet qe ben nje shkolle gjysmake ne perendim dhe i shiten shpirtin nje shteti monarkist. Berisha eshte vrases ndaj Shqiptareve dhe puthadoras ndaj te huajve. Opozita ne nje vend diktatorial ka vetem frymen opozitare sepse edhe parlamenti eshte “Rubber Stamp Parliament”.
Kot enderroni per rrezim me mitingje e protesta. Kryengritja ne 2012 eshte fantazia e frikacakeve sepse presin qe dikush tjeter ta japin jeten per liri.
Nuk e doni Berishen, bindni te afertit tuaj te mos e hedhin voten tek te djathtet ne pushtet apo tek LSI. Nese Berisha nuk merr ne zgjedhje nje humbje publishitare ate do ta kemi si tersi i Pojanit neper kembe edhe kur te vdese.
Vota per Bamirin apo per Spahiun eshte vote per te djathten qe eshte tradhetuar nga Berisha. E djathta duhet te rimekemb vetveten para se te marre e vetme dhe jo si pjese e opozites perseri fatet e vendit pas 8 vjetesh te deshtuara. Me sa di une Bamiri eshte ende Presidenti i Republikes ndersa Kreshniku deri para nje muaj nen-kryetar i KLD.
Shqiperia duhet te beje zgjedhje dhe rizgjedhje te shpeshta per te ridimensionuar te djathten dhe te majten, qe sot jane shkrire ne nje. Ne jemi para fundit te republikes dhe opozitaret duhet te shkojne te bashkuar ne zgjedhje.
Po europa z.Baze nga i mer informacionet? Po si mund te beje europa kur ambasadori i OSBES ne tirane vete per darke ne shtepin e ilir metes? edhe ajo tani me ne fund e kuptoi qe ky popull keshtu e do,
-ambasadori i danimarkes e tha shqip qe;”nuk e kuptoji se si ky popull voton per kte lloji qeverie” dhe prape heshtje. edhe ata thone “mire tju behet kur aty ska opozit dhe popull qe ti shporrin keta hajdut dhe vrases.
-dije ambasadori hengri darke tek meta,neser do darkohet me berishen,pasneser me jozefinen e me radhe.
-mileti tani ska rruge tjeter vetem te lidhin ne koke nga nje peshqir te lagur per te ruajtur mendjen se pastaj do dalin zbathur si ato fiset indiane dhe do kafshoin njeri tjetrin.
Nga ana gazetareske dhe vete zoti i madh po ta lexoje kete artikull nuk ka cfare t’i shtoje se prishet.Kurse nga ana llogjike e rrjedhjes se ngjarjeve gjate 21 vjeteve une dal ne konkluzionin se eshte pikerisht AMERIKA DHE EUROPA fajtori numer nje per kete peshqesh monster me emrin sali sepse
E PARA:qindra e qindra dipllomate,konsulente,ambasadore,specialiste,experte,
juriste,konsulente kane mbushur zyrat dhe katet e ministrive te shtetit shqiptar nga dhjetra shtete e organizma per 21 vjet dhe rezultati:NJE DESHTIM TOTAL I INSTALIMIT TE DEMOKRACISE DHE NE VEND TE SAJ NJE REGJIM HIBRID FASHISTO-KOMUNIST.
E DYTA:berisha eshte vendosur ne fuqi me anen e nje grushti shteti me disa faza ne vitin 1991-1992 nga sherbimi jugosllav i ndihmuar
dhe nga ambasadori rajerson dhe segmente te cia-s amerikane.
ORGANIZIMI AGJENTUROR I 2 PRILLIT 1991 ,PRISHJA E VOTIMEVE TE 31 MARSIT
1991.PRISHJA BRENDA NJE VITI TE KATER QEVERIA SHQIPTARE DHE INSTITUCJONET E TJERA NE KETE KOHE NUK DO SHUME KOMENT.
E TRETA:DIPLLOMACIA AMERIKANE E KA BERISHEN NJE TE PERKEDHELUR TE PERJETSHEM.LE TE KRAHESOJME 14 SHTATORIN 1998 ME 21 JANARIN.NE RASTIN E PARE BERISHA SHKATERROI ME THEMEL SHTETIN SHQIPTAR DERI SA DHE SHPALLI ZYRTARISHT PUSHTIMIN E KRYEMINISTRISE DHE TE GJITHA INSTITUCJONEVE.KUSH ISHTE REAGIMI AMERIKAN??????KETIJ AKTI BARBAR DHE KANIBALESK TE BERISHES AMBASADA AMERIKANE NE VEND QE TE ISHTE E ASHPER
U TREGUA MBROJTESE E TIJ DUKE U MJAFTUAR ME NJE LUTJE KESHILLE QE TE KTHEJE TANKET SHTETIT??????ME SKANDALOZE ISHTE MARRJA E ROLIT TE PROKURORISE NGA AMBASADORI AMERIKAN DUKE E MARRE NE “PYETJE ” BRENDA MUREVE TE AMBASADES QE ESHTE VEPRIMI ME I TURPSHEM I DREJTESISE SI PER SHQIPERINE DHE PER AMERIKEN.KURSE ME 21 JANAR U VRANE NJERZ ME DUAR NE XHEPA DHE PATURPESISHT ARVIZU E QUAN NJE VRASES BURRE SHTETI.
NUK ESHTE FAJI I BERISHES PER KRIMET E TIJ POR JANE:
-PERKEDHELJA 21 VJECARE E BERISHES NGA AMERIKA
-NENSHTRIMI 100 % I PD NEN KEMBET E SRB
-IMPOTENCA TOTALE E OPOZITES
-BESEPRERJA E SHQIPTAREVE NGA USA DHE BE.
AMERIKA DHE BE JO VETEM QE DUHET T’I KERKOJE FALJE SHQIPTAREVE
POR DHE T’I DEMSHPERBLEJE PER MBYLLJEN SYTE PARA NJE RRUGACI KRIMINEL
QE RRAFSHOI NJE KOMB…..
ESHTE AKT TERRORIST DIPLLOMATIK DALJA E AMBASADOREVE PER KAFE NE SKUTAT
E TIRANES DHE NE SHTEPITE HAJDUTEVE MULTIMILJADERE..
KA ARDHUR KOHA QE SHQIPTARET TE CLIROJNE SHQIPERINE NGA FASHIZMI DEMONKRATIK DHE NGA INAVAZIONI I AGJENTEVE TE BIZNESIT TE AMBASADAVE.
DURIMI KA KALUAR CDO LIMIT NJERZOR.
falenderoj zotin mero baze per kontributin e tij te jashtzakonshem
per sesibilizimin e atdhedashesve kunder kucedres vicidolit …
Miku i serbeve e krijoi kete situate, se gjoja Opozita po pengon futjen ne Evrope; ne fakt, dhendrri i dha kohe Serbise, e cila tashti as Shqiperi as Kosove nuk mund te levizin. Serbia e bene tresh ne te gjitha anet. Mire Kosova, por edhe Shqiperia mvaret nga Serbia. Saliu do te kerkoje vete dorheqjen, eshte mire te perfundoje si Mehmeti!
In a message dated 7/3/2011 10:44:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected] writes:
TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !
– Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
– Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
– Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Opozita shqiptare fitoi bindshem e rendshem ne dy te tretat e Shqiperise ne zgjedhjet e 8 majit 2011. Fitoi bindshem e rendshem edhe ne Tirane. Nuk eshte fjala vetem per dhjete vota me teper qe u numeruan ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe ambasadoreve. Ne fakt, jane dhjetra mijera vota me shume se pozita e korruptuar dhe kusare e votave dhe e Shqiperise ne Tirane, qe ie shtoi te vetat me nje mije e nje hile e kurthe.
Kur pritej nga te gjithe administrimi dhe legalizimi i kesaj fitorjeje plebishitare, banda e kusareve te votave e drejtuar nga kryustai i saj Berisha hedh ne sulm krejt skalionet e tij per te c’bere fitoren e opozites dhe ngritur me vota te falsifikuara, me kuti te shqyera, me nje mastraf te vertete votash fitoren e vjedhur te tij ne mes te kryeqytetit , ne zemren e Shqiperise.
Fituesi real sillet si humbes jo real. Humbesi real vjedh fitoren e kundershtarit diten per Diell, para kamerave, para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve, para syve te monitoreve dhe ambasadoreve..
Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda, por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marrin ne dore fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
Propaganda dhe shtypi i opozites jane te mekur. Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta e nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska, por ne duart e lexuesve.
” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave! Ku jane televizionmet e mediat e PS-se !?
Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne mbare Shqiperine eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine dhe Shqiperine .
Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine, pe rte sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjedhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!???
Sot jo vetem para opozites dhe lidershpit te saj, por ne radhe te pare para elektoratit te saj shumice dhe para krejt popullit shqiptar shtrohet ceshtje te jesh ose te mos jesh!
“To be or not to be- this is the question!
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 3 KORRIK 2011… RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM
I nderuar z-Alban nje pyetje kisha për ju ….
I desoni atyre që shkruani apo ështe një ëndër, deshiron qe te ndodhin ???
OPOZITA
Thonë se kur të đashtrojnë një her është faji i atij që të mashtroj ,
por kur te mashtrojnë për her të dyt është faji jot
Opozita Shqiptare flet për voten e vjedhur si gjithmon por zben asgjë për ta mbrojtur atë VOTËN
Nukë është e mundur që Berisha të thot ,shesi, të përvetësoj ç’do gjë dhe opozita te flas për vota
Nukë është e mundur që Berisha të përvetësoj albpetrolin dhe të shkatarroj kuëturën kombëtare dhe opozita të fëlas për kandidaturat e Tiranës
Kur Kosova nënshkruant …aktin e turpit kryetari i opozites fliste për sportin dhe loste…
140 shkromjat e tw. ,nuk e di na rastë se mjaftojn për të zgjidhur problemet e KOMBIT
Një gje është e vertet se dicka nuk shkon me opozitën ashtu si thoni dhe juve
Opozita nuk është aty për për të bërë opozit ,por eshte për te turbulluar ujrat, për të mashtruar dhe për te qetësuar popullin që një pallë e tret te ket fitimin e saj,,,, për fatin ton të keq
KRYETARI I OPOZITES LYP VOTEN E NJE KOMBI, KUR NUK KA FOLUR KURR PER KOBIN
vetem ne shqipëri ndodhin te tilla gjëra
Mero ashtu sic thua ti duhet te beje opozita,por do kisha nje pyetje per ty.A jane shqiptaret te gatshem ti pergjien opozites neser neqoftese ajo e kerkon nje gje te tille.Une mendoj se jo biles dhe me keq se para 21 janarit.Une mundet qe shprehem pesimist per shume prej jush por mesa shoh une vetem se po them nje realitet te hidhur.
Arsyet jane te ndryshme,por me kryesorja eshte se shqiptaret nuk e kuptojne se cfare do jete ne favorin e tyre largimi i Berishes dhe futja ne europe megjithese cdo dite nuk lene gure pa luajtur dhe para pa paguar nen dore si e si te ikin nga ky vend ne nje kohe qe eshte mire qe te gjithe se bashku te behemi pjese integrale e europes duke luftuar vete qe ta arrijme kete.
Dhe e dyta europianet e dine mire bashke me amerikanet se cili politikan mund tua realizonte endrren shqiptareve per tu integruar ne europe,por me kete mentalitet qe ka ky popull dhe qe nuk i hyn ne pune europes Berisha eshte personi me i deshiruar i tyre per ta lene Shqiperine jashte portes europiane.
Neqoftese vitet e para te demokracise pavaresisht se pane nje popull te vuajtur ne aspektin kulturor u duken si njerez qe me pak pune mund ti pershtaten europes,por fale Berishes ky popull ka bere hapa prapa duke i dhene ngjyra vertete te ekstremit islamike fale edhe nderhyrjeve qe kane bere muxhahedinet e arabise.
Europa e sheh Shqiperine dhe Kosoven si nje rrezik kercenues per paqen e ketyre vendeve prandaj lejojne gjithfare corbet te gatuhet ne kete vend per te justifikuar ate qe ne nuk e meritojme.
http://img28.imageshack.us/img28/1003/saliberishadhehysenshos.jpg
Po te kishte ndodhur kjo kur sala te mos ishte ne pushtet, ai do te pelliste i pari “tradhti”. Problemi eshte me Edi matufin qe s’e rruan hic por merret me cicerima ne twiter
po opozita duhet te rreagoj sa esht ne koh e mos te merret me koferrenca boshe por duhet ta shikoj popullin ne sy e jo klientelizmin duhet te provokoj zgjedhje te parakoshme e mos te flej gjum se i jep koh saliut te harrij qellimet e tija kriminale zgjohuni o budallenj ne qoftese e doni shqiperin e jo kariget hapi ni syt mos u trembi nga ai frikasaku drejtoheni popullin drejt liris.
ju shqiptaret jeni nje kombe pa burreri.ju jeni te tille qe keni frike nga hieja e juaj .jeni mesuar me lemoshat qe ju hedhe berisha si qenit kockat.karekteri juaj eshte degjenerues.popuj te tjere ne europe shikoni maqedonin apo serbine dhe popujte e afrikes , te lindjes se mesme , ata po qe jane popuj dhe nuk tremben por marrin armet dhe luftojne kunder funderrimave te kombit te tyre.ju jeni mesuar te mos punoni dhe te rrini gjithe diten kafeneve dhe te prisni ndonje leke qe ju sjellin vellezerit tuaj nga jashte .kjo eshte edhe arsye qe keni humbur burrerin , dhe rrini e shikoni si pasurohen politikenet dhe ne mendjen tuaj thoni , shpresoj qe te beje ndonje leke , por jo duke punuar por duke pritur.kerkoni te visheni polic qe te vidhni si te githe.ne qe se nuk zgjoheni ju shqiptare do ta shihni europen siç shohemi ne henen me teleskope.persa i perket opozites ata jan me pa burreri se te gjithe,,.zgjohuni o shqiptare ne qofte se jeni akoma shqiptare.
po c,fare zhurme do beje kur te rezohet,sali berisha .shume shpejt do ja degjojme ulerimat si der i eger.
kane thene edhe te tjere para meje se pergjegjesia e Amerikes dhe e Europes eshte evidente ndaj Shqiperise.Ashtu siç eshte pergjegjese per coptimin e saj me heret e deri me sot.Por ajo qe po ndodh para syve tane qe nje i ashtuquajtur ambasador i OSBE-se,i cili me patturpesine me te pabesueshme,shkon e ben vizite tek Ilir Meta,tregon se eshte nje karshillek i drejtperdrejt jo i opozites,por nje karshillek i turpshem para gjithe popullit shqiptar.Cfare kerkojme ne tjeter nga nderkombetaret e nga diplomatet qe po pushtojne ekranet e televizioneve e po mbushin faqet e gazetave me keshillat pothuajse, poshteruese te tyre:-plotesoni kushtet qe te pranoheni ne Europe!!!Kujt ja bejne kete thirrje,nderkohe qe pergjegjesin e mospranimit e kane para syve.Qofte edhe qorra te ishin do ta gjenin se cili eshte pergjegjesi i vetem,qe Shqiperia nuk ka per t’u pranuar ne BE.Qofte qe edhe dy te tjeret,ai (ambasadori)i BE edhe ai i USA ne shume raste po i bejne fresk Saliut pothuajse çdo dite.Kjo eshte fatkeqesia jone,pikesepari.Ndaj nesh nuk ka,te pakten respekt,per ate kontribut modest ne luften e dyte boterore e pse je edhe ne ditet e sotme.Pothuajse gjysma e Serbise e kundershton Europen,e megjiuthate ajo pranohet ne BE.Ne pothuaj 100 % pro BE,JEMI E DO TE JEMI JSHTE SAJ!!!
Te nderuar bashkeatdhetare! Pozita dhe opozita jane njelloj te korruptuara e te paafta per te ndihmuar Shqiperine.Forca te reja politike i duhen atdheut.Le te shpresojme qe se shpejti t’i shikojme ne aksion politik per te larguar mizerjen e pergjithshme qe ka mbytur vendin tone.
Te nderuar komentues,
per nje gje duhet te jemi te gjithe te qarte: E. Rames dhe lapanjozeve qe i vijne atij nga pas i kercet po kaq shume per ta futur Shqiperine tone ne Europe, sac i kercet S. Berishes dhe zagareve te tij. Nje afrim me Evropen do tu kufizonte te gjitheve mundesite per te vjedhur vendin tone dhe pasuruar me keto ritme si deri me sot, e kush do ishte ai qe do te donte te kufizonte sadopak mireqenien e vet dhe familjes si dhe ritmet me te cilat e rrisin kete mireqenie? Jane tufa hienash qe sigurisht nuk suljmojne njera tjetren por presin rradhen per te zhvatur cope cope edhe ate pak sa ka mbetur nga trupi i Shqiperise dhe popullit shqiptar. E masa e popullit qe hiqet zvarre e mezi e shtyn muajin as qe e shkon neper mend se vidhet e neperkembet e se mund te jetohet me mire po qe se vendi mireqeveriset, ndyshe nuk ka si shpjegohet fakti qe mbushin sallat sa here qe kalon ndonje perfaqesues i klases hajdute ne pushtet apo ne pritje per te ardhur ne pushtet (askush nuk e meriton fjalen opozite). Rinia shqiptare vegjeton, ben sikur shkollohet ne fabrikat e (mos)dijes shqiptare, e plaket ngadale duke pire kafe apo para ekranit te komjuterit. Buke dhe lojra, ky eshte parimi me te cilin diktatura e re ne Shqiperi do te jete ne pushtet edhe per shume vite te tjera (te mos harrojme se sa gjate ndenji ne pushtet diktatura e llojit pak buke, shume pune dhe shume pak lojra). E le te shkruaje sa te doje Mero, apo edhe ne ne komentet tona, fati i Shqiperise sone eshte i vulosur sado parti te reja me cfaredolloj emrash te krijohen: te gjithe e duan kete popull ne gjume sic edhe eshte dhe do te bjen cmos qe kete gjendje letargjie ta zgjasin pafundesisht.
Shiko Mero:Ti flet si e jema e Zeqos ne maje te thanes,megjithese je i ndergjegjshem qe realiteti eshte ndryshe,por puna ta do ta paraqesesh ne kete drite situaten BE-Shqiperi. Une po te flas ashtu si dhe ti vete e njeh realitetin,por per arsye politike shkruan ndryshe:BE as i plas per Shqiperine dhe gjyqin e Ilir Metes;vetem pak stabilitet duan bastexhinjte e korruptuar te Evropes ne keto ane dhe jo me teper,nuk u interesojne as standarde,e as Rame a Sali.Por meqe ky Salihu eshte ne pushtet dhe loja ka filluar me te,sigurisht qe ky eshte i perzgjedhuri i tyre,vetem se budallai nga Vicidoli e tepron ndonjehere me skanadale qe jane jo te nje standardi evropian,si dine ti gatuajne te qyteteruarit e BE.
Nga ana tjeter mospranimi i ketij te famshmit status te kandidatit cfare pasojash katastrofike paska per brezat e ardhshem te Shqiperise???? Lesh me qime,asnje pasoje,vetem llogje rrugesh.Ky vend i pagdhendur ashtu si ka qene gjithe jeten,ashtu dhe do te mbesi dhe trajtohet nga pushtat e Evropes qe nuk kursejne popujt e vet,e jo kete nallbanin tone!
Rama dhe Berisha jane alter-ego e njeri-tjetrit! Jane dy solistet e spikatur te grupit “Na bashkoi Delijorgji”! Arrogancen dhe prepotencen 21 janarit e polli nje tjeter date 21;21 Prilli i 2008! Cfare koincidence! Si ne rrefimet tragjikomike biblike apo mitologjike! Apo e keni harruar,o shqiptare durimshume?!…..
“ne kemi prodhuar me këtë gjëmë një imazh gati alergjik për Evropën si një vend pa dinjitet, pa qytetarë dhe pa vlera perëndimore.” duhet ta vazhdosh me “gazetarë që thonë vetëm gjysmën e të vërtetës!
“Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim.”e vetmja fjali që ja vlen o mero!
jo përse unë jam i bindur se asgjë tjetër,përveç kryengritjes,nuk mund ta rrëzojë diktatorin!është një aksiomë e njohur!diktatorët rrëzohen me pushkë!
një mundësi opozita e ka në dorë!thjesht për ta provuar dhe për të nxjerrë në shesh shumë pisllëqe që sot po trumbetohen si xhevahire!
një kërkesë votbesimi për qeverinë do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për dy gjëra!
-me këtë situatë që ka “ndryshuar”,sipas ngjatjeve politike,mund të kishim një rrëzim demokratik dhe ligjor të qeverisë së k/ministrit kriminel berisha!mundësia për një gjë të tillë është ppothuajse një ëndër!me një %je jashtzakonisht të vogël!
POR
-ajo që do të ishte më e rëndësishmja është ndërgjegjsimi i elektoratit shqiptar!sot po bëhen lojëra nga 3 drejtime të ndryshme politike në shqipëri!
1-PD ose partia berisha,që ka zënë si pushtetin dhe popullin për fyti!po përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin!pushtet që e shfrytëzon si për të shuar etjen psiko-maniakale për fuqi të pakushtëzuar nga berisha,ashtu dhe për përfitim ekonomik nga familja e tij dhe mbështetësit deputetë!
2-opozita e cila nuk përputh asnjëherë veprimet me premtimet që i jep popullit shqiptar!opozitë që,ndoshta nga paaftësia,ose mos pasja e dëshirës për të ndërruar sistem,nuk vepron kunsër kësaj qeverie tmerrësisht anti popullore dhe po aq antishqiptare!
3-dy forcat e reja që po pregatiten të dalin,por që do të jenë të mbushura me njerëz të regjimit diktatorial të sotëm!me njerëz të cilët deri në ditën “që do të dalin më vete”do të votojnë si kanë votuar deri sot ligjet antishqiptare të qeverisë berisha!
kështu që një kërkim votbesimi do të bënte të dalloheshin për të ardhmen kush është pro dhe kundër berishës!
në një situatë votbesimi berisha do të mobilizonte të gjitha forcat për të mos rënë!në situatën e sotme vetëm me deklarimet e deputetëve të tij dhe “luftën topi-spahiu”,berisha është i rrëzuar!TEORIKISHT!!!
kurse praktikisht,me një suguri që i afrohet absolutes ai do të mobilizojë të njëjtit njerëz që i dhanë presidentin “top”!do të mobilizojë “kundërshtarët”e sotëm(oketa me shok)!
ky votbesim do të pastronte rrugën për të zbatuar pjsën e fundit të fjalisë tënde o mero”…dhe me çdo çmim.”aty do të dallohen kush është me shqipërinë dhe shqiptarët dhe kush është me berishën dhe kundër shqiptarëve!!
kjo fillon që nga kryetari i opozitës edi rama!kërkesa e një votbesimi e ndan shapin nga sheqeri dhe nuk mund të ketë asnjë lloj kundërshtimi nga ndërkombëtarët!
pritja e zgjedhjeve të ’13 me berishën në pushtet është 100%humbje!
bërja e zgjedhjeve me një qeveri provizore koalicioni jep mundësinë për largim ligjor dhe pa luftë të tij!
per komentuesin anticensure.
keni bere komentin me te mire deri tani ne kete gazete qe do ta quaja nje
shprese te madhe per rrezimin e nje regjimi pafundesihst te urryer.
Vetem se do shtoja se tre ambasadoret “kane dale nga kontrolli” dhe po bejne veper kriminale duke mbeshtetur nen rrogoz nje mega kriminel si
berisha dhe junten e tij.Besoj se keta jane aresyeja kryesore qe nje kufome
politike me emrin berishe nuk po futet ne “funeral home”Keto faqezinj
jo se duan berishen apo demokracine por KANE BIZNESE TE JASHTZAKONESHME
TE RREGULLT POR ME TE SHUMTA JANE ATO MAFJOZE DUKE FILLUAR ME ATO TE PLEHRAVE.RESPEKTE ANTICENSURE!
flm gimo!
si shumë të tjerë dhe ti e di mendimin tim!për rrastin e berishës unë nuk do të isha shumë për një rrugë të butë!
kjo që kam shkruar është thjeshtë një “shoshë”që do të qëronte shumë gjëra!
do të eleminonte thënjet e”rrugës së re politike”të gjatoshit!
nuk do të kishte një kundershtim nga vëndet “demokratike”!
do të tregonte se kush është me veprime kundër berishës,dhe jo me fjalë!
do ti tregonte popullit për kë duhet të votonte!
nuk do të linte popullin të gënjehej nga parrullat boshe “patriotike”ose “sherret” e tmerrshme fallco të topit-topallit-berishës!
po ashtu do të nxirte në shesh llumin opozitar!ata që po e sabotojnë opozitën!për mua duke filluar nga kryetari i saj!
po e mbyll këtë përgjigje me një kundërshtim për “Ambasadorët e korruptuar”!ata nuk janë aspak të korruptuar!ata bëjnë politikën e vëndeve të tyre!ata shohin interesat e vëndeve të tyre!vëndet e tyre janë demokrtike,por jo sepse iua ka falur dikush!jo se kanë bërë ndonjë vaksinë,por se pse popujt e tyre e kanë vendosur me gjak demokracinë dhe e mbrojnë me fanatizëm!politikanët e tyre janë të detyruar të jenë demokrat në politikën e brëndëshme,kurse në të jashtmen ata janë diktatorë,atje ku ju hec!këtë e ka treguar historia e shekullit të fundëi shumë mirë dhe shumë herë!kanë qënë këto vënde demokratike që kanë pjellë diktatura në vëndet e tyre!kane qënë këto vënde demokratike që kanë bërëgrushte shteti dhe instauruar diktatura në vënde të tjera dhe i kanë mbështetur ato!
prandaj nuk janë ambasadorët e “korruptuar”,por janë shtetet e tyre!
në ditët e sotme nuk mund të thuash “filani bëri një gjë,por të tjerët nuk e dinin,e morën vesh me vonesë”!sot shpejtësia e komunikimit është e tmerrshme dhe e larmishme!
amerikanët kanë interesat e tyre ekonomiko-politike në shqipëri prandaj arvizu flet e bën ashtu!volfarthi e sekui nuk i bëjnë gjërat në kokë të tyre!janë shtetet dhe organizatat e tyre që i detyrojnë!
përshëndetje
PER ANTICENSUREN
po te dergoj nje “copy paste” te asaj qe mund ta quajme shkaku nr 1
pse eshte kjo situatee tmerrshme ne shqiperi..berish ka blere me flori heshtjen e washingtonit ky “sekseri” ketu poshte eshte MIKU PERSONAL I MUABARAKUT DHE BERISHES.(mendoj se nuk do kesh problem ne perkthim)
—Wisner was involved in a diplomatic gaffe during the pro-democracy uprising in Egypt in early 2011. The Obama administration asked Wisner to carry views to Egyptian dictator Hosni Mubarak, including advice that Mubarak should resign to defuse the crisis. Wisner was not successful in convincing the dictator of the wisdom of the administration’s suggestions. Just 4 days later, after a day in which Mubarak allies took violent reprisal against democracy activists, Wisner spoke to a security conference in Europe and called it “crucial” that Mubarak stay on in the interest of “stability”, in direct contradiction of the American policy he had been asked to convey. The State Department immediately disavowed his comments and disparaged his previous role, saying he had not served as envoy, but merely as an available conduit for certain administration views .Adding fuel to the furor over Wisner’s comments was the fact that after retirement from the diplomatic corps, he had been a highly placed official of a firm that has lobbied on behalf of the dictator, as well as serving on the board of the largest Egyptian bank.
KA ARDHUR KOHA QE SHQIPERIA TE RILIDHE MARRDHENIE DIPLLOMATIKE ME SHBA
jo me sekseret si FRANK WISLER jr ..
vere me mire emrin elzir bullatovic !
dhe nje serb nuk do shkruante kaq marrezira.isha ne vitet 80′ ne nje plazh te velipojes dhe nje shumice pushuesish “shisnin Pordhe” duke ndegjuar muzike serbe???Hajde te ishte ndonje muzike angleze,amerikane apo i italiane ??jeni pambarimisht inferiore si krye kerma e vicidolit.
Po pse more MERO vazhdone dhe nxierresh akoma ne faqen e pare te gazetes fytyra te peshtira e te neveritshme ,spiunin e serbeve sali mutin
eli moj zëmër?
ku ke qënë tër këtë kohë?na ka munguar mënçuria tënde!ti je kripa e këtij blogu!njeriu mund të të lexojë dhe të provojë të mësojë nga ty!je i pa kapshëm si në kuptim dhe në drejtshkrim!për mendim asqë bëhet fjalë!kurse për llogjikën që ti ke njerzimit i duhet të këthehet në epokën e gurit a të dajakut,nuk më kujtohet mirë!
ky maksi më sipër mundohet të tregojë se ti na qënke sërb!
jo or makso jo!po ta mbante veten për sërb eli do të kishte plasur lufta me kohë!makso eli është thjesht shqiptar!puro shqiptar,budalla që mund ta tërheqë gjithkush prej hunde!nga ata shqiptar që nuk kanë asnjëherë kohë të mendojnë!vetëm flasin!nga ata shqiptarë që janë gati të bëjnë gjithçka kundër shqipërrisë,thjeshtë prej inferioritetit të lindur që kanë!
megjithatë e ke një të mirë!se si është shqiptari antishqiptar budalla!
njeriu mund të mësojë se si nuk duhet të jetë!
Lexova te gjithe komentet e komentuesve per kete artikull sa gjenial dhe unikal te Mero Bazes.Mero-ja si perhere,tregon nje talent te spikatur gazetaresk dhe intelektual.Une kam qene nje mbeshtetes i flakte i Edi Rames,deri para pak ditesh.Mbasi reflektova,opinioni im po lekundet ne menyre te pakthyeshme.Perse gjithe ky mosreagim i opozites??Fillimisht isha i mendimit se opozita,kerkonte te i hiqte edhe alibine e fundit ketij regjimi diktatorial,duke votuar ligjet qe i kerkon Europa.Plus qe opozita kerkonte qe te realizonte kodin e ri zgjedhor,duke kerkuar ndeshkimin me burg te komisionereve dhe votimin elektronik,duke e zene keshtu mat Saliun,per te mund ta larguar ate nga pushteti me vote,dhe sepse eshte e binudur se manipulim tjeter zgjedhjesh ne vitin 2013 nuk do te mund te ndodhi me.Kujtoj ketu se opozita kerkoi dhe denim me burg ndaj atyre ushtareve te Saliut,qe para zgjedhjeve blejne me qindera mijra vota,nga njerezit me veshtiresi te jashtezakonshme ekonomike.Isha i mendimit se opozita,me mosreagimin e saj,kerkonte qe Saliu te vetkalbezohet,e te konsumohet ne pushtet,me qellim qe te kete me shume vota ne vitin 2013.Por papritur mu kujtua polici.E pyeta nje dite vellain tim te vogel.”Nqs shikon,nje grup personash,qe dhunon,rreh,peshtyn,tall,perdhos,zvarrit,gjakos,dhe qesh me te dhunuarin,dhe nje polic,ne vendin e ngjarjes nuk reagon,per arsye te ndryshme.Ti,e pyeta,me ke do te inatoseshe me teper???Me policin qe nuk reagon,apo me dhunuesit e personit te pambrojtur???Me policin mu pergjigj.Une e dija pergjigjen edhe vete,por gjithsesi per siguri pyeta dhe vellain tim,20 vjecar.Ai u habit nga kjo pyetje,e me pyeti,se perse i bera nje pyetje te tille,qe atij ju duk absurde.Mos ka ndodhur diku apo dikur dicka e tille,po me pyeste ai??Jo,ju pergjigja,ishte nje kuriozitet i imi i thashe,qe ka lidhje me nje situate te ngjashme,per te kuptuar nje dukuri interesante.Polici nuk reagon per dy arsye.Ka frike te perfshihet ne grindje,sepse mund ta vrasin dhe ate,ose sepse dikush e ka urdheruar per te mos nderhyre ne kete situate.Ne Shqiperi pikerisht keshtu po ndodh.Opozita nuk po reagon,ndaj nje turme kriminele qeveritare,qe po dhunon cdo dite e me teper nje popull te tere.E ka per detyre morale dhe institucionale,por nuk po e ben.Dhe qytetaret e ndershem,me te drejte,po inatosen shume me teper me opoziten,sesa me vete dhunuesin(qeverine me Saliun ne krye).Une nuk e di a e kupton apo jo Edi Rama kete dukuri.Ndoshta po.Perderisa e kuptova une,qe nuk jam askushi,ai me siguri e kupton shume me teper se une.Kohet e fundit,po duket qartazi,se Saliu as qe ka ndermend te dorezohet para kushteve politike te opozites.Nuk ka ndermend te kaloje ne parlament ligjin qe kerkon denimin e komisionereve me burg,apo votimin me karta identiteti qe verifikohen ne qendren e votimit me gjurme gishti,por Saliu po i bie verdalle dhe asnje nga keto rekomandime te ODIHR-it nuk ka per te bere.Atehere,cfare po pret opozita??
Une kam harritur ne ate pike sa te dyshoj,qe opozita duhet te jete e zhytur edhe vete ne ndonje afere te piste.Ka shume mundesi qe Edi Rama te jete i kercenuar nga nderkombetaret qe mos te kryej asnje veprim,e te rri urte ne rrethin qe ata i kane caktuar.C’fare kercenimi,do pyesnit ju???Me eleminim fizik??Edhe mundet.Nqs e kercenojne me elimin fizik,dhe ai ka frike,atehere po na merr ne qafe,sepse te jesh ne krye te opozites e te jesh lepur,do te thote te marresh ne qafe nje popull te tere.Ne kete rast ai duhet te jepte dorheqjen per mungese aftesie.Te jesh kryetar i opozites duhet te i kesh thene jetes pirdhu,ndryshe nuk duhet te rrish ne ate post.Mund te jete dhe nje opsion tjeter.Nderkombetaret mund ta kercenojne te mos levizi nga kufinjte qe ata i kane caktuar,sepse ka mundesi qe ai vete,ose njerez shume afer PS-se te kene dosje voluminoze neper sekretarite e vendeve perendimore,dhe berja publike e tyre,do te thoshte fundi politik i opozites,e ndoshta dhe burgosje e disa prej eksponenteve me ne ze te opozites,ndoshta duke filluar nga vete Rama.Pra,kjo frike dhe ndrojtje e Edi Rames me ka shtuar hije te medha dyshimi.Nje person mund te kercenohet kur ai ka kryer dicka te piset,ose direkt me jete.Nje njeri totalisht te paster e te ndershem,nuk e kercenon dot,perpos se me koken e vet dhe te familjareve te vet,kurse nje person te implikuar me krime dhe vjedhje,e kercenon me hapje dosjesh,e rrjedhimisht me fundin e tij politik.Ashtu si kercenojne ndoshta Serbet dhe Greket Saliun,me hapjen e dosjeve te vitit 1997,dhe Saliu eshte i detyruar te plotesoje deshirat e tyre.Me duket se te njejten strategji po ndjekin nderkombetaret me Ramen dhe Rucin,sepse ndryshe nuk arrij ta shpjegoj dot kete heshtje dhe braktisje totale te popullit opozitar ne piken e vlimit popullor.Nuk e udheheqin popullin opozitar deri ne rrezimin e Saliu,sepse dikush nuk i lejon.I kercenon me keto marifete qe sapo pershkrova mesiper.Ose me jete,ose me nxjerrje ne shsesh te skandaleve te vete opozites kur ishte ne pushtet,apo dhe tani qe eshte ne opozite.Nqs opozita Shqiptare do te ishte e ndershme dhe e drejte,te sigurte te jeni,qe do te e kishte rrezuar me kohe Berishen.Ky eshte opinioni im.Uroj zotin,te jem i gabuar.
Po filloni te shkruani nekrologjin , Edi rama akoma nuk e ka shkruar historin e tij .EDI RAMA ne opozite e ka bere detyren e vete edhe me demostraten me te fuqishme te te majteve ne keto 20 vjete Por eshte i ndergjegjeshem se me te cmendurin cfar nuk pret kur atij po i vjen fundi ,eshte ne gjendje te shkaktoi tragjedi te tjera. . Rruga me e mire eshte bindja e njerezve per ta pare se cfar mostre eshte votuar
O Mero! Ta kam thene qe opozita me ne krye E.R hane fara.Nuk duan te vijne ne pushtet o Mero se nuk i ka kap dora kompesaten tek dollapet qe i kane plot.Eshte e thjeshte. Sa per ate 20 kg e levizjes kuq e zi nuk me duket serioze te harxhosh letren kot.
I nderuar zoti Mero. Ti me te drejten tende kerkon te shperndash te miren duke e predikuar kete te mire vetem ne pjesen e aisbergut qe dallon dhe ti me duket. Mos aprovimi i statusit kandidat dhe kete radhe eshte 1 mix fajtoresh ku rrolin paresor e ka ky dallkauku qe kemi kryeminister, pastaj dhe edi ka pjesen e vet. dhe ne fund eshte dhe kurva evrope. tani ti bie shkurt sala i pari dhe edi i dyti nuk kane vet interes qe ne te aderohemi ne evrope se ketu nuk do kene cilin te mjelin me se vetem militantet dembele te partive do ngelin ketu,se te tjeret do ikin nga syte kembet nqs evropa qorrollepset dhe na ben qytetare te saj me te drejta te plota. po ketu eshte dhe hileja e vjeter e tyre se per sa kohe ne do kemi damken e nje vendi me popullsi me shumice musulmane ta harrojem evropen se ata do kerkojne gjilperen ne kashte dhe sikur te vije nje Gandi i ri kryeministre jo keta politikane qe kemi ne. keshtu qe une e kuptoj fare mire pse ata jane gati te aderojen me pare ca kasape si serbet ne evrope vetem pse i kane patur lakej dikur e ne do te rrime shume e shume kohe jashte. Pastaj pislleqet kush do tja furnizoje atyre.
E besoni te dashur komentues qe nuk shkoj dot deri tek rreshti i 10 -te i shkrimit dhe menjehere marr vendim qe siç hyra per ta lexuar te dal me te njejten deshire nga faqja.Kjo ska lidhje fare me nivelin e shkrimit ,per mua Mero eshte nje gazetar hero,por ka lidhje me bashkkombesit e mi qe nuk i prek dot asnje gje.Kam qe nga dt 21 Janar qe nuk e hap fare gazeten u mundova ketu e 1 jave ti kthehem gazetes por eshte e pa mundur.Me duket vendi im kaq qesharak kaq ordiner kaq i piset qe me vjen turp qe me ka lere koka atje.Keto qe ju them jane fjale zemre dhe dua ti ndaj me ju qe jeni pjesa me e paster qe me ka ngelur nga vendi im pa perjashtuar Meron dhe gazeten e tij .Urrej me gjithe shpirt gjithe klasen politike shqiptare ,ambasadoret me lojrat e tyre te felliqura dhe popullin tim me gjithe perceptimin e tij qe ka per lirine.Tani e besoj publiçistin e madh Konicen” Shqiperi te kam dhjere ,nuk me deshe asnjehere”.Eshte hera e pare qe i them vetes bravo te qofte qe ke ikur .Mero te uroj shendet dhe me fal qe nuk mund te lexoj dot shkrimin ,une qe nuk e nisja dot diten pa lexuar editorialin tend .Na e kane plasur zemren kafshet qe drejtojne ate shtetdhe delet qe perveç barit nuk dallojne gje tjeter.Pershendetje gjithe komentuesve.
Mos ki gale,sepse shume prej nesh te kuptojne me se miri.Njerezit e ndershme dhe atdhetar si ju,kane te gjithe te drejten e botes te ndihen ashtu.Pershendetje dhe fat e mbaresi ne jete or mik.Ne Shqiptaret nuk kemi qene ndonjehere popull,e nuk jemi akoma.Nuk eshte faji jot.
Ke nje moment deshperimi . Edhe KONICA u shpreh ashtu ne nje moment deshperimi por jo se nuk e deshi shqiperin dhe popullin shqiptar. Ja keshtu jemi por duhet te ndergjegjesohemi qe ne politik te zgjedhim liderat me vizion te ardhmen , politikan me kulture qe te reagojne kur vendi nuk shkon ne drejtimin e duhur dhe jo sahan lepirsa te liderit . Me dashamiresi uroj qe te kini me shume besim ne te ardhmen e vendit ton