Tre herë të vjedhur “në emër të Kombit”

27 Shkurt 2012, 23:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Transportit për dhënien me koncesion të autostradës Rrëshen- Kalimash mund të shërbejë si një provë e re për Prokurorinë shqiptare për rihapjen e hetimit për skandalin, i cili u mbyll me procedurë. Nëse i hedh një sy kushteve që ka vendosur Ministria e Transporteve për kompaninë koncesionare, e kupton fare lehtë se shumica e tyre janë thjesht detyrimet që ka pasur kompania ndërtuese për të ndërtuar rrugën më të shtrenjtë të historisë së Shqipërisë dhe ndoshta të Evropës. Për gati 60 km ne po paguajmë një çmim principial rreth 1.2 miliard euro, ndërkohë që kostot e kredisë që kemi marrë dhe që po shtrenjtohen nga dita në ditë mund ta çojnë çmimin final të saj në 1.5 miliard.

Kompania, e cila mori miliardat për ndërtimin e 60 km rrugë, premtoi jo vetëm standardet më të mira perëndimore të rrugës, por gjithë aksesorët e nevojshëm që e bënin atë një rrugë luksoze dhe të standardeve të larta. Nga kushtet që ka publikuar zoti Olldashi për kompaninë që do të fitojë koncesionin shikohet qartë se përveç ndërtimit të rrugës fizike, kushtet e tjera të krijojnë idenë sikur do ribëhet nga e para e gjitha duke prodhuar kështu një skandal të ri që zbulon gjithë vjedhjen e mëparshme.

Nga 11 kushtet e reja, dy të parat janë kushte që i takojnë mirëmbajtjes dhe që janë normale. Të gjitha kushtet e tjera janë detyrime që kompania që do marrë koncesionin duhet të plotësojë ato për të cilat kompania ndërtuese mori lekët dhe nuk i paska bërë.

Pra, në këto kushtet ne gjendemi para tre vjedhjeve të mëdha.

Vjedhja e parë ishte vetë ndërtimi i këtij segmenti super të shtrenjtë, pa projekt paraprak, pa çmim të fiksuar dhe në kushtet e imponimit nga ndërtuesi të gjithçkaje. Prokuroria bëri një punë shembullore në hetimin e këtij skandali dhe shpalli fajtor Lulëzim Bashën për shpërdorimin e së paku 220 milionë eurove. Berisha arriti ta bllokojë gjyqin me procedurë duke përdorur si gjithmonë kamikazët e Gjykatës së Lartë dhe dosja Basha ngeli e konservuar. Faktet  e reja provojnë se Lulëzim Basha jo vetëm që ka shkaktuar dëm prej qindra milionë euro me atë projekt, por ka lënë pa bërë thuajse gjithçka që mori përsipër për atë çmim super të shtrenjtë. Tashmë ai nuk ka imunitet dhe prokuroria mund të fillojë pa asnjë hezitim hetimin ndaj tij duke rihapur dosjen e skandalit. Në kushtet që ka publikuar Ministri Olldashi shihet qartë se kemi disa kushte që përbëjnë akuzë direkt për Lulëzim Bashën. Pika d) “punimet shtesë për mirëmbajtjen e skarpateve dhe masa mbrojtëse për përmirësimin e sigurisë në rrugë”, tregon qartë se kompania ndërtuese ka punuar jo vetëm jashtë standardeve perëndimore për të cilat mori mbi 1 miliard euro, por jashtë standardeve të kërkuara dhe për rrugë të nivelit të dytë në Shqipëri, duke ekspozuar rrugën ndaj rreziqeve të shembjes që nuk pushojnë. Kushti tjetër “(f) instalimin e rrethimit përgjatë autostradës” është një skandal më vete. Të bësh një autostradë 60 km mbi 1 miliard euro dhe të mos detyrosh kompaninë ta rrethojë atë, do të thotë të kesh ndarë miliona euro me të.  Nuk e di në çfarë standardi perëndimor e ka parë Lulëzim Basha dhe Sali Berisha ndërtimin e një segmenti autostrade afërsisht me 28 milionë dollarë për kilometër dhe kjo të mos parashikojë rrethimin e autostradës. E parrethuar është dhe rruga Tiranë- Durrës, por ka shkuar 1 milionë dollarë kilometri dhe jo 28 milionë. Kushti tjetër “(g) instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet” është po ashtu një arsye e fortë për të hapur çështjen penale. Brenda standardeve të një autostrade si ajo për të cilën është firmosur kontrata, ndriçimi i kryqëzimeve është pjesë organike e projektit. Interesante është se këto mangësi për të cilat ne flasim, në pjesë tjetër të kësaj autostrade në 38 km e para në Kosovë janë realizuar në mënyrë shumë dinjitoze. Autostrada e tyre, e bërë nga e njëjta kompani dhe pak më lirë se pjesa jonë, ka rrethim, ka ndriçim dhe ka masa sigurie për shembjet anash. Arsyeja është se pala kosovare është treguar më serioze në kushtet e vendosura dhe mbi të gjitha ka pasur pazarin më të ulët se pala shqiptare. Më tej vazhdojnë kushte të tjera fyese për standardin e një autostrade siç është pika (h) “ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës”. Pra kemi harxhuar mbi 1 miliard euro dhe paskemi një autostradë pa kryqëzime dhe mbikalime të nevojshëm për ta bërë atë rrugë funksionale në zonën ku kalon. Siç mund ta keni vërejtur, nëse hyni pa dashje në Rrëshen jeni të detyruar të shkoni deri në Kukës për tu kthyer mbrapsht. Është pikërisht kjo papërgjegjësi për të toleruar kompaninë ndërtuese vetëm të merrte pare dhe të mos realizonte standardet, që e bën këtë vepër të rihetueshme dhe veprën penale të kryer të ridënueshme. Mund të vazhdohet dhe me kushtet e tjera të vendosura nga Olldashi, të cilat dëshmojnë se kompania ndërtuese, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha kanë plaçkitur pa hezitim qindra miliona euro, të cilat tashmë jo vetëm që i kemi paguar, por do të duhet t’i ripaguajmë për ta rikthyer autostradën në gjendje normale. Po t’i shtojmë këtyre dhe lojën që u bë me hapjen e tuneleve dhe kostot shtesë të prodhuara prej tyre, situata bëhet më dramatike. Hapja elektorale e tunelit shkaktoi anomali dhe shembje të anës tjetër të tunelit duke e çuar koston e ndërtimit dhe tek një shumë prej afër 60 milionë euro shtesë, të cilat u justifikuan me mosparashikueshmërinë e shtresave të tokës.

Vjedhja e dytë e madhe me këtë rrugë u bë me arsyetimin që ajo do të ishte funksionale dhe t’i sillte Shqipërisë miliona euro përfitime qysh vitin e parë. Në të vërtetë rruga ka hyrë në vitin e saj të tretë dhe fluksi i të ardhurave që ajo i sjell vendit është thuajse i papërfillshëm në raport me kostot që ka prodhuar nga borxhet për ekonominë e vendit. Edhe studimet më sipërfaqësore tregojnë qartë se rruga vazhdon të prodhojë më shumë kosto se të ardhura gjatë një viti. Arsyet janë të shumta, por krye-arsyeja është se ajo që u tha ishte thjesht një gënjeshtër që të justifikonte super-vjedhjen me ndërtimin “shkel e shko” të rrugës. Sot Rruga e Kombit është një segment rrugor që me një muaj mot të keq, u bllokua dhe u bë e rrezikshme për qytetarët, ndërkohë që me aq pare sa janë harxhuar duhet të ishte korridor shpëtimi për veriun e bllokuar nga dëbora. Në vend të saj qeveria përdori helikopterët për tu shkuar në ndihmë banorëve të izoluar.

Por super-vjedhja e tretë mbetet koncesioni. Shqiptarët që kanë paguar një kosto mbi 1 miliard euro për këtë rrugë, tani janë të detyruar të ripaguajnë dhe një herë nga e para tek kompania koncesionare pasi rruga nuk është bërë për atë çfarë kemi paguar.

Kështu përveç kësteve të kredive të pashlyera dhe mbi një miliard euro të hequra nga buxheti, shqiptarët do të ripaguajnë gjithë jetën dhe kompaninë koncesionare për të kaluar aty. Kjo nuk është ndonjë praktikë e panjohur, por nëse do të jepej me koncesion, atëherë s’kishim pse paguanim për ndërtimin e saj. Le të jepej rruga qysh në fillim me koncesion, ta ndërtonte kush mendonte që kishte leverdi dhe ne paguanim kur ta kalonim. Problemi është se rruga nuk ka pasur leverdi për tu dhënë me koncesion dhe qeveria gënjeu kur tha se ajo do të sillte miliarda për ekonominë. Tashmë ajo është duke u përballur me gënjeshtrën e vet dhe po i fal koncesionares rrugën që ne e paguam një herë. Pra, ne po paguajmë ato që vodhi qeveria, ato që gënjeu qeveria dhe ato që i duhen qeverisë tani për të kaluar krizën, duke u plaçkitur tri herë në emër të Rrugës së Kombit, e cila nuk është as rrugë, dhe as e Kombit, por një pazar i ndyrë i Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës me klientë familjarë të Sali Berishës në Turqi dhe sekserë rrotull tyre, të cilët duhet të shkojnë doemos para drejtësisë. E dimë të gjithë se kanë shumë dosje për tu gjykuar, por nëse ky krim lihet pa u ndëshkuar, ky komb nuk do ketë shansin ta përsërisë këtë mega-vjedhje dhe i bie që askush të mos dënohet më në këtë vend kur vjedh mbi 1 miliard euro, kur vret mbi katër protestues apo varros mbi 26 të tjerë nga grykësia për të fituar para.

39 komente në “Tre herë të vjedhur “në emër të Kombit””

  1. Dean says:

    Po ekonomist shpellash,mo burri i dheut.C’a pret nga shpellaret qe po mesojne ekonomine e tregut duke eksperimentu me 1 komb te tere?????
    C’a pret nga 1 shpellar qe e vetmja lidhje me ekonomine ka qen numerimi i dhive kur futeshin ne vath??????

    1. shpati says:

      Nuk eshte pune shpellash kjo qe akuzon Mero Baze!!!Kjo eshte nje PUNE E MIREFILLTE ANTI SHQIPTARE E NJE BANDE KRIMINALE,QE VODHI PUSHTETIN PER TE VJEDHUR SHQIPERINEW!!!Sali Berisha,si agjent i akuzuar nga Spasrtak Braho,ka marre detyre ta SHKATERROJE SHQIPERINE NE INTERES TE SERBISE DHE KETE E KA REALIZUAR ME SHUME SUKSES,FALE HESHTJES KRIMINALE TE DREJTESISE SONE,OPOZITES TE ZENE ME PUNET E VETA DHE NDERKOMBETARET,QE ME SHUME U INTERESOJNE XHEPAT E VETE SE SA SHQIPERIA!!!

    2. dinshumi says:

      O Dean djali,
      po te tregoj nje lidhje te vogel te Edit me Salen. Dhe pse ke plot komentues qe nuk duan as njerin as tjetrin ne kete gazete.

      Tek miqte biznesmene me te afert te Saliut ke Zamirin, Bashkimin dhe Sandrin. Marrim Bashkimin. Bashkimi pervecse nje mik i Sales, eshte edhe nje mik i Edit. Nga Edi ka marre leje ndertimi sa ka dashur gjate 2000-2011. Madje edhe ai apartamenti ku banon Saliu, i falur nga Bashkimi, eshte ne nje pallat me leje te dhene nga Edi. Gjithashtu eshte 24 kateshi tek TVSH. E kam te qarte qe do te me pergjigjesh qe Edi nuk ka sesi te ndaloje lejet. E ke gabim. Sepse ka ndaluar ke i ka dashur bytha dhe ka lejuar ke ka dashur ai. Rezulton qe kishte deshire te ia jepte. Kjo rezulton edhe nga ceshtja e sherrit te gazetes Panorama me Olldashin dhe Bashkimin gjate muajit tetor. Edi apo ndonje tjeter i PS-se nuk thane nje llaf per ate ceshtje korruptive, jo shume e ndryshme nga kjo qe Mero shtron sot.

      Prandaj duhet luftuar e keqja ku do qe e sheh ate, jo vetem tek shtepia e kundershtarit.

      1. Dinpaku says:

        Dinshumi, na sqarove! A te py dicka? Sa pallate behen me 1.5 miliarde euro? lejet u dhane , pallatet u ndertuan konform rregullave, mire e bukur sa dhe Sala eshte i sigurt aty.
        Po rruga? Sa eshte kosto reale? Sa vete jane aksidentuar deri tani?

      2. Dean says:

        BRAVO,shum dakord me komentin tat.Tani EDI o pa pushtet dhe le t’a denojne per shkeljet qe ka bo.Kupto plako????
        Fatos Nanon vetm per 2 kavanoza me fasule te prishme e rrasi ne burg.Le te bej edhe me EDIN po qe se ka FAKTE.
        Jo me llafe pazari,me tha 1 shok,qe ka 1 te dashur mamaja e te cilit punonte pastruse ke Bashkia e Tiranes kur EDI ishte Kryetar.
        Keto jane llafe pazari plako.Une kam njohur person te PD-se qe ka marre tender nga Bashkia e Tiranes,por ketu hy ne pune sinqeriteti dhe aftesia jote dhe imja per te interpretu fenomenin,pasi gjuha kocka s’ka,por kocka thyen.Pra,une them se EDI eshte Liberal dhe nuk e ca koken se i kujt partie je nga momenti qe ti i bo punen,ndersa ti thua se EDI ka bo ”Biznes” me ata te PD-se.Kupto plako???
        Po ne jemi komb legen dhe pa dinjitet mor burri i dheut, se edhe Jezu Krishtin apo Muhametin po te kishim si kryetar Opozite ne prap me te njejten llogjike prej gamori do te operonim.
        Gjith te mirat.

      3. olti says:

        Dinshumi po na ben dinpakun,
        Nese Edi ka lene te bejne palle njerezit me lejet e ndertimit tregon qe eshte populist, arrogant dhe nje cik TRAP.
        Salia momentin qe mori pushtetin PER HERE TE DYTE po te rrjep niperit e mbesat e tua pa lindur. Ore do hapni syte ju apo prisnin Kreshnik Spahine e 1997 qe sot ben disidentin e PD, tju coje ne gremine edhe nje here nga fillimi. Saliu e Luli duhet te pergjigjen per ca kan bo, pastaj vazhdojne me rradhe deri ene te plaku jot e i em. Ai vend ka nevoje per drejtesi ndryshe ska per tu bo kurre.

    3. armand says:

      Jo o Dean ai nuk eshte ekonomist shpellash.Per mua eshte thjesht HAJDUT SHPELLASH.

  2. Tani97 says:

    Beja forward Edit, ose postoje ne twitter!

    1. Dean says:

      Prap me EDIN,ti o tano?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!!?!?!?!?!?!!?!?!?!?!!?!?!?!?!?!?!?!?!!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!??…………?!
      Po na cmende o burri i dheut.Pash Zotin lene ate muhabet o tan,se u bo boz fare.EDI nuk o komandant i forcave te armatosura me rrezu BARBARIN e Shqiperise se Siperme, dhe ka kaq vjet qe po flet per kete rregjim te instaluar kur tipa si puna jote i’a bojshin,”he mo se e bo per karrige ai”.Nese nuk je vete sali berisa,boll mo tano se u bone shum qesharak.

      1. tani97 says:

        une nuk po qesh, nuk e di ti ?

        ta them ne quhen e Arvizu-se, the albanian Messiah, i can’t help myself!

        Ciao Dean!

        1. Dean says:

          Jo mo Tano,nuk o e vertet se eshte Albanian Messiah.
          Ai eshte shume ”down to earth guy” mo tano,po ti nuk do per qamet me pa anet njerzore te tij.Dhe 1 njeri i tille na duhet per te na drejtuar dhe jo 1 Messiah.Nejse,duket se ne te dy e shohim boten me syze krejt te ndryshme.
          Nuk do te komentoj me pas teje,te jap fjalen.Ne fund te fundit ti ke mendimin tat,por do me behej shume qejfi nese me te vertet keto jane bindjet e tua,sesa te ishe ndo1 djal i ri qe puno per llogari te BARBARIT te Vicidolit.
          Gjith te mirat.

      2. olti says:

        O Dean sa shpejt qe nxefesh edhe Ti?????? Edi Rama u ka fut friken hajduteve te Salise keshtu qe do presesh ca reagime. Cfare do bej Edi se di por ama sulmi frontal i vazhdueshem mua me tregon qe se kane korruptuar ende. Tani edhe Kreshnik
        Spahiu deklaron se sbej koalicion me Edin se ka qene kryetar partie per 7 vjet; po kur une ti ti numerojne Kreshnikut ofiqet qe i ka dhane Salia gjithe keto vjet ca do thone?????? Ka plase fushata elektorale a e kupton????
        Fatkeq jam une qe deri me sot kam pa gjakun e fukarenjve ne rruge pa u vendos drejtesi pa per keta …..do rregullohen.

        1. Dean says:

          O Olti,po pse mo plako ka dal ene Nick Spumante dhe ka deklaru se nuk do bej koalicion me EDIN???????????????Nuk e kam degju,pasi nuk i’a ve veshin fare atij karagjozi qe don pushtet me vu ”Drejtesine” ne vend,sikur nuk ishte nenkryetar i KLD-se palloshi.Ama ate shqiponjen me gishta e bo bukur Legeni,e ke pa?
          Kjo eshte gallate fare.Po un e kam thene qush ne fillim se Nick Spumante eshte vecse 1 formule e re qysh me vjedh votat e Opozites dhe me i bashku me BARBARIN.
          Gallat nga atdheu i Gallates.

  3. Gusmari says:

    Po mire, vertete mund te kalojne te gjitha keto me procedure?!! Mire Berisha se i ka ditet e numeruara nga natyra, po keta te tjeret? Po dhe hajdutet prane tyre, ata qe jane ne pushtet por nuk kane vjedhur gje ketu, do t’u nxjerrin syte nga xhelozia. Pse kot do t’a haje te gjalle Jozi Lul Bashen?!
    U vodhem qe u vodhem, tani te shohim cfare do te ndodhe ? ?

    1. S.B & S.B says:

      Nese keni ndjekur lajmet italiane, para pak ditesh S.Berlusconi i shpetoi gjykimit me te fundit(pas 10 vitesh proçes) vetem fale proçedures se parashkrimit(arkivimit) te korrupsionit te faktuar.
      Kohe me pare ne Itali duheshin 15 vite per te arkivuar nje çeshtje te korrupsionit ne gjyqesor.Por mqs gjysma e atij parlamenti eshte ne sherbim te nje personi ai afat u ule me nje lloj VKM-je ne 10 vjet vetem e vetem per te shpetuar S.B-ne italian. Ky ishte proçesi i 25-te kunder tije …..
      Nje shenim i rendesishem – Nuk eshte akuzuar kurre per vrasje.Nuk eshte akuzuar kurre per vjedhje votash(vetem blerje deputetesh).Kur korruptonte e bente me parate e ndermarjes se tije.Edhe kur pallonte e bente brenda mureve te shtepise se tije …….

  4. Poliksenos says:

    I gjithë arsyetimi është i saktë,por mjafton vetëm pika e fundit ku thua që ne e kemi paguar njëherë rrugën dhe skemi përse ta ripaguajmë përsëri,që drejtësia të veprojë.
    Shqiptarët do e kenë gjithë jetën në kurriz rrugën e kombit.Shikoni gjithkund nëpër vendet demokratike.Rruga që bëhet me paret e popullit,asnjëherë nuk paguhet kur kalon mbi të.
    Koncensionari,po të donte le ta bënte me paret e veta atë rrugë dhe të fitonte sa të donte.Sot kjo është pronë e popullit ,dhe për pronën asnjë nuk paguan kur e përdor.Ajo rrit vlerën e vetë si çdo pasuri imobilare në pronësi,por jo të katandiset një thelë siç po bëjnë hajnat e këtij vendi.

  5. alan says:

    tuuurp i madh per ne qe do kalojm jeten ne shqiperin tone te coptuar e te vjedhur deri ne pike te fundit,ky edi rama mos na meret me tuitera apo fjalime kooperative por te bej premtime para popullit,por mesa duket dhe ky i ka ul pendet si te tj qe bejn lojra fjalesh.popullit i duhet qe ti denoj keta hajdut qe na e bejn jeten akoma me te veshtir deri ne vdekje per te paguar gropat qe na i lene dhurata keta pisa qe drejtojn

  6. samir says:

    Autostrada e Kosoves po na kushton 1 miliard euro me 103-4 kilometra, pa asnje tunel. Cfare hajnie…

  7. homeri says:

    Fitorja e EDI RAMES NE 2013 ESHTE E SIGURT – por mbajtja e pushtetit nga ana e tij do te varet se a do te jete ai – PERSONALISHT AI- te rigjykoj korrupsionin e madh te kesaj rruge. 21 janarin dhe korrupsionin e I lir Metes -Ne se ai nuk e ben zhgenjimi i elektoratit do jete i madh dhe qeveria e tij do te bjere per te mos fituar me kurre

    1. zqk says:

      Shpreson se Edi do behet Bedri Spahiu e do i shkoje ne sater gjithe armiqte? Po Edi do jete vecse K/minister. Dhente zoti te mos behet dhe K/prokuror, gjykates e gardian burgu! Ai duhet te siguroje pavaresine e institucioneve, e vetmja kerkese qe duhet te kemi ndaj tij.

    2. sala says:

      Pirdh, pirdh o Homer!

  8. Fatmir says:

    Kush do ta ndalojë Saliun, Lulin, Metën, etj,…… !!!

  9. LORA says:

    Nuk pranoj qe Prokuroria beri nje pune shembullore ne hetimin e krimit te vjedhjes se “rruges se kombit”.Nuk e di se si jane bere hesapet perderisa ajo u be me VKM dhe pa projekt e pa preventiv.Nje objekt sado modest,nuk behet pa projekt e sidomos pa preventiv.
    Si mund te tejkaloheshin afatet ligjore te hetimit ne menyre qe te sigurohej me procedure,mbyllja e dosjes???????
    Llahtaria e krimit te kuserimit te parase publike,nen petkun e nje rruge,ka pergjegjesit e krimit:dr dhjeramanin,lul-domaten dhe gjithe qeverine qe e ligjeroi kuserimin me VKM.Nuk mund te kete krim pa ndeshkim te ketyre pergjegjesve te cilet po me VKM bene Gerdecin.Kush do ta beje ndeshkimin??????Sistemi aktual kriminal i drejtesise ???????
    JO,,,,PRANVERA E SHQIPTAREVE TE 100-vjetorit te PAVARESISE.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Lexoje deri ne fund Lora te kuptosh detajet e hetimit te Prokurorise duke nxjerre gjithe abuzimet..Prokuroria e beri punen e saj, por “Plak-Maliqi” mbron anetaret e oborrit..

      http://www.beepworld.de/members/pashtriku/sali_berisha_kallzim.htm

  10. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    C’ po ndodhe ne kete vend sir Mero!?

    Vjedhje e pa pare ne rrugen e kombit, njerez!!!

    Sot deputetet e maxhorances krruanin koken te merzitur, ndersa kapua i tyre, eshte shnderruar si nje rat, i futur ne nje kafaz te art!!. Nuk po kupeton qyqari nga kush e ka kete izolim.

    Mr Edd ishte target i kryeministrit sot!! Po mendjen e kishte te Mr Topi dhe trimi mr Spahiu. Nuk eshte pare kurre ne kete gjendje!- me tha duke qare nendrejtoresha e Entit Kombetar te Banesave.(nje mercenarke me damke)

    Te gjithe po i largohen, iku mr Oketa,po behet gati mr Ruli dhe shume te tjere.
    Ms Topalli qan dhe ngasheren per martiret e ambasades Ruse duke thene me ze te ulet:- “edhe kater deshmoret ne bulevard jane vrare nga Shqipetare!!!”
    Hapeni syte njerez,-ky, o iki si kacorr o iken si Kaddafi.

  11. Realist says:

    Nuk ka Problem fare per 2 miliard Euro !
    Tashme POPULLI SHQIPETAR BERISHIAN duhet te kuptoje qe ato lek u hodhen per te mbajtur Saliun 20 vjet dhe Thacin 10vjet ne Pushtet,nga MIQTE tene te ZEMRES AMERIKANE-t.
    Kostot jane te paperfilleshme me 50 vjet qe ATA miqte tane te pa kursyer,mbajten dhe ENVERIN po ne pushtet,per te njejten gje,per interesat e tyre.
    Tashme ne Shqiptaret kudo qe ndodhemi duhet te kuptojme qe jemi TRIMA,PATRIOTE e SY-LESHE,qe kemi 100 vjet qe kemi nderuar vetem 4 Udheheqes,dhe nuk dime dhe as nuk kemi per te bere ndonjehere SHTET,sepse perballe INTERESAVE GLOBALE,ne jemi nje zero me xhufke,duke i shtuar dhe SY-Leshllekun,behemi……lere fare me mire !!!
    NE Shqiptaret pa na ardhur turp fare nga vetja,duhet te PRANOJME perfundimisht qe jemi nje shoqeri 10% I.Qemale, 20 % Zogiste,70% Envero-Berishiane,pra ne jemi ata qe dhe me njeri tjetrin Zihemi dhe kur hame petulla me mjalte,jo e ngjeve shume e jo ngjeva pake,kjo eshte tipike per nje klase Shoqerore Ku MBRETERON INJORANCA,dhe bejme Gabimin me madh te mos Pranojme kete REALITET.

  12. ing .k.pema says:

    Eshte hera e peste qe gazeta e nderuar tema ka si artikull kryesor kete vjedhje shume dimensionale.E keqja me e madhe eshte se te gjithe e dine qe u vodh mbi 300 miljon dollare qe nga kompania baze amerikane dhe derivatet e saj kryesisht ne turqi dhe ballkan.Diferenca midis nje preventivi baze dhe situacjoneve do jete si nje llastik qe e ka demtuar dhe do ta demtoje buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptareve pafundesisht.Habitem me shume veriore teper te papergjegjshem qe thone se sali berisha e beri rrugen e kombit sikur te ishin leket qe i ka lene sheqerja me ramen nga shitja e dhive dhe gomereve te vicidolit. Nje verejtje kam per mero bazen ne te ardhmen.Berisha pas 21 janarit eshte nje kufome qe mbahet ne kembe nga njerez dhe lobe te paguar ne amerike.Ata kane paguar per heshtjen e shtepise bardhe me variantin “fatos skeja”Kam bindjen se dhe ambasadori arvizu eshte ne vallen e podestes dhe te frank wisler.Pra berisha eshte nje dordolec qe mbahet ne kembe nga keto njerez.Cdo dite qe kalon shqiperia po ecen gjithnje e me poshte.Duhet te heqim dore nga artikujt dhe komentet nuk ka me kuptim te shkruajme nga tre kater here te njejten gjera OSE TE DALIM NE RRUGE DUKE PROTESTUAR FUQISHEM OSE TE HESHTIM..KOHA E FJALEVE KA MBARUAR..NUK KEMI ME CFARE TE HUMBASIM…PO VIDHEHI HAPUR TRE HERE RRADHASI PER TE NJEJTEN GJE.JAM I BINDUR SE BERISHA MENDON TANI QE “NUK PASKA QENE ENVERI DIKTATOR I EGER POR KETO SHQIPTARE QENKAN TEPER TE URTE.JAM ME FAT QE KAM NJE OPOZITE ME LEPURUSHIN DYMETROSH”

  13. Cakalli7 says:

    Ne kemi menduar se “vellau” turk i disave ketu e kishte doren te rende 500 vjet kur nuk beri asnje rruge, po paska edhe me keq shiko sa e ka gjoben kur e ben rrugen (e mu…)

  14. Horri bulevardit says:

    Motoja e Sali Berishes eshte: Shpifni sa me shume, edhe kur e barazoni me mua, cdo kundershtar timin, perseri ju vleresoj, se mua me ka dal nami si hajdut, por ju shpifni se edhe ai tjetri po si une eshte dhe keshtu vazhdon loja e kungulleshkes, se kush vodhi me shume.
    Saliu se ka problem tani te shahet si hajdut, as si tradhetar, se ka shume merhume nje pjese, por disa jane shpellare, si disa komentues ketu lart, qe na tregojne perrallat e Saliut, por nen tingullin e perbashket te hajdutit.
    Dmth, une jam hajdut, por edhe ai tjetri eshte po hajdut si une, prandaj me mbani mua se njesoj jemi, kjo eshte ajo qe duan te na thone disa shpellare me emra te britanizuar, qe Tironen e pane mbas viteve 90-te, se perpara se te shifnin Tironen, pane Londren e Milanon, si refugjate.
    E kam theksuar disa here, Edi Ramen me Sali Berishen, ne rradhe te pare e ndan kultura, komplet e ndryshme, me njeri tjetrin dhe ata qe mundohen ta barazojne Edin Me Saliun, jane monstar shpellaresh, ose buthlepires te Saliut, qe kane sot nje vend pune ku mund te vjedhin pa hesap.
    Jane pikerisht ata qe dje me urdher te PPSH dhe ish sigurimit te shtetit, u munduan ta pengojne demokracine qysh ne fillim, duke bertitur se Edi Rama eshte fashist, kjo sepse Sigurimi Shtetit, kishte frike se mos ky i fundit, i zinte vendin Sali Berishes, ne krye te opozites, qe do te mbronte byroistet.
    Ja kush jeni ju shpellare dhe ish spiune, qe sot Saliu ju hapi dyert e pseudodemokracise, duke u shpallur demokrate.
    Por vete shqiptaret do ta shohin demokracine e Saliut, kur ky te zbythet nga politika, do te shohin se nuk eshte vete rruga, qe Saliut i pelqen ta quaje rruga e kombit, qe jane vjedhur miliona, por jane dhe miljarda te tjera keto ne dollare, qe i jane vjedhur ketij populli.
    Sot Sali Berisha me familjen e tij kane vene miljarda dollare, neper bankat e ishujve Kajman dhe ate te Qipros, banke ku dhe familja e Milloshevicit me kriminelet e luftes, fshehen miljardat e tyre.
    Natyrisht me renien e Saliut, ato miljarda do te bllokohen, se eshte mekanizmi bankar, ku Saliu dhe familja e tij do ti sqarojne, se edhe kadafet e ben alite, vertet kishin miljarda, por sot ata jo vetem qe u vrane sic e meritonin, por dhe familjet e tyre, kane mbetur pa asnje grosh.
    Prandaj ju qe mundoheni te barazoni Saliun me Edi Ramen, ju them, dilni ashtu sic jeni, shpellare dhe hajdute, mos na beni ketu lojrat e Saliut, se sdo te keni sukses.

  15. mira says:

    Megjithese arvizuja perveshi menget, prape e uroj lul-kusarin(ne fakt sali-shpellar-serbin)per zgjedhjen si krytar bashkie ne Tirane. Mos ka lidhje kjo dhe me ate rrugen e kombit mor aman se, seç kam ca dyshime?!

  16. nora says:

    Problemi ne Shqiperi eshte se ja mediat ,opozita, Prokuroria ja vene ne dukje qeverise gabimet ,por pse nuk ka nje zgjidhje,por vazhdojne madje te ngrihen ne detyre deri edhe vrasesit ! Si dhe çfare duhet bere qe te reagoje kjo qeveri,kjo gjykate keta deputete ,keta ministra etj.U ngrit problemi i vjedhjes se rruges nga Prokuroria por kaluan afatet dhe pergjegjesi hajdut u be Minister e Kryetar i vjedhjes nga mosgjykimi.Disa analiste thone me vota,te vije koha por a nuk duhet frenuar kjo babezi e kesaj qeverie vrastare te vertetuar te filmuar? Por keta ecin dhe pse i thua ndal.

  17. AntenaWest-FBI says:

    Trondites dhe zyrtarisht i vertete publikimi i mesiperm.

    Vonesa e drejtesise per sa me siper eshte padrejtesi akoma me e madhe dhe me e rende per te gjithe
    shqiptaret.

    .. por po kerkohet qe hajduti i varfer te vare hajdutin e pasur.

    Permbysja e partneritetit intim Pin(o)ku i Vucidolit – Mao i twitterit eshte drejtesia e
    e vetme e besueshme, ne te kundert, me mire mosdenimi i dhjete fajtoreve se sa denimi i nje te
    pafajshmi. Kokat e turkut jane specialiteti i guzhines otomane te sulltaneve

  18. Endri says:

    Z.Baze,megjithese faktet,shifrat dhe logjika e gjerave jane ashtu sic ju i paraqisni,prapeseprape i shmangeni shkakut kryesor se pse u hodh gjithe ajo para dhe pasojave qe krijoi ajo per politiken dhe drejtesine,jo se ju nuk i dini por se e verteta e hidhur godet shume lart.
    E para,ajo shume kolosale per aq pak rruge ka shkuar per Ameriken dhe per ata qe vendosin ne Amerike dhe vetem nje perqindje shume e vogel ka shkuar per sekserin turk te Saliut dhe Lulit prej nga ka dale dhe llokma e ketyre te dyve.
    E dyta,me ate shume Saliu bleu kater vitet e mandatit te dyte ne pushtet,duke bere qe Amerika deri tani vone te mbyllte jo vetem njerin sy por te dy syte para gjithe krimeve dhe zullumeve te regjimit.
    E treta,procesin per kete supervjedhje e mbylli gjykata me procedure pasi e sabotoi me pare prokuroria e cila e dergoi dosjen me vonese.Tutoret amerikane sic nuk e lejuan para tre vitesh prokurorine te vepronte seriozisht per kete ceshtje,nuk kane per ta lejuar asnjehere edhe ne te ardhmen dhe cdo shprese per veprim te prokurorise para fakteve te reja eshte vecse nje iluzion i kote.
    E katerta,prova me e forte per gjithe sa permenda me siper eshte perzgjedhja e Lulzim Bashes,autorit kryesor te vjedhjes,si”ylli ne ngjitje”apo”e ardhmja e ndritur”e politikes shqiptare.Pra amerikanet vella i dashur kane si model te tyre per Shqiperine tipin qe u sjell perfitime gjigante e jo vogelsira me te cilat mund te ngopet ndonje europian.Te gjithe te interesuarit jane te ftuar te ndjekin kete model nese shpresojne ne perkrahjen e Amerikes.

    1. LORA says:

      Kur u fillua beteja per transparencen e zgjedhjeve te kuseruara te 2009-es,Edi Rama ju drejtua Popullit Opozitar;”Ne e dime se kjo beteje eshte tejet e veshtire por nuk kemi rruge tjeter pervec saj”.
      Kam pershtypjen se njerzit e kuptuan shume mire se ketu(ne kete fjali) kuterbonte edhe mega-afera qe ju Endri e paraqisni thjesht e bindshem,prandaj dhe e ndoqen si perfaqesuesin politik te tyre me te besueshem te 21 vjetve te fundit.Mendoj se qe nga 2009-a nuk ka me besim “absolut” te shqiptareve tek SHBA-te dhe kjo eshte per mua hap i duhur ne rrugen e rifitimit te sovranitetit tone.Me vjen per te vjelle kur mender faktore politike e mediatike derdellisin per besimin absolut te shqiptareve tek Amerika,,,,megjithese keto mjaftojne si informacion i mjaftueshem per te me njoftuar per rrezikun qe i kanoset e xhepit nga kjo “dashuri”.

  19. usa men says:

    Me kete rruge nuk eshte problemi se u harxhuan 1.5 biljon dollare dhe deri ne mbarim mund te shkoje deri ne 2 biljon.Edhe sikur te bente 4 biljon dollare prape se prape ja vlente per nga rendesia.Problemi qe me shqeteson
    eshte raporti i Berishes me disa biznesmene politikane te Amerikes.Le te fillojme me Gerdecin:Mbi 5 biljon dollare llogaritet vetem vlefta e predhave dhe fishekeve ne depot e ushtrise shqiptare.Dihet disa politikane biznesmene te tipit tom ridge qe “u punesua” keshilltar te berisha se rroga ne washington ju duket e vogel gjeten eldoradon ne shqiperi.Vetem nje kontrate 300 miljon e dhene nje adoleshenti cifut flet vete nuk ka nevoje per koment.Kam pershtypjen se berisha i ka falur keto biljona dollare ne kembim te mbajtjes se tij ne pushtet por dhe per te paguar
    “kesh” gjeneralet e natos per te dhene viston per futjen e nje shteti
    me ushtri fantazem ne nato.Jane pikerisht keto biznes-politikane qe kane
    akses deri te bankat qe te japin kredi per nje rruge mbi nje miljard dollare qe te gjetja e ortakeve ne firmat zbatuese e deri te gjetja
    e ambasadoreve “fakira” si puna e arvizuse qe te mos “bezajne” kur
    berisha vret e pret e vjedh nga te kater krahet.Mendoj qe nuk eshte
    vetem pune berishe,rame,nano,meta,prifti,basha.Fatkeqesisht populli shqiptar besoi verberisht te dipllomacia amerikane,por faktet po tregojne
    qe duhet te rivendosen marrdheniet dipllomatike midis Shqiperise dhe SHBA
    qe u prishen me futjen neveritese te rajersonit ne fushate elektorale
    te PD NE 1991-1992 gje qe vazhdon ne menyren me te urryer te mundeshme
    nga a.arvizu qe i trajton shqiptaret nen nivelin e republikave te bananeve.
    Ka ardhur koha qe adminstrata amerikane t,i kerkoje te falur popullit
    per mungese te theksur sinqeriteti.Hapi i pare duhet te jete debimi
    i njeriut me te urryer per te gjitha kohrat MENDER SALI BERISHOVICIN.

  20. tomori i beratit says:

    Sot armiku me i eger i tere SHQIPETAREVE eshte sistemi i drejtesise qe po shkon LLAHTARSHEM ne gremin.Grupe e klane mafioze te qeveris ne pushtet por edhe te opozites kane ne dore te gjitha vendimet e Gjykatave,qe nga ajo e Tiranes ,e Apelit dhe deri tek ajo me e frikeshmja gjykata e Larte.Ristani,Shpresa,Dizdari,Sashenka dhe Jonuzi,Ndreca e Toma,Broci e Co do te japin llogari DERI NE NJE.- NESER-.Mos e haroni kete o te mjere.

  21. po piramidat , thesari krabes, rruga e madhe , nga kush xhevair tjeter do pasohen ????

  22. Realist says:

    Faik Konica eshte real dhe sot:Armiku i Shqiptarit eshte vet Shqiptari !!!

  23. Lekel says:

    Koncensioni solli perseri ne kujtesen tone vjedhjen me te madhe te kryer ne tere historine 100 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar.
    E ashtuquajtura rruga e kombit duhet te quhet padyshim Vjedhja e Kombit. Te trembur se mos anatemohen si jo patriote, politikanet opozitare kane folur me superlativa per domosdoshmerine e kesaj rruge dhe kane denoncuar koston e pabesueshme te saj. Por asnje nuk ka ngritur ne diskutim nese duhej ndertuar apo jo kjo rruge ne formen qe sot ekziston. Askush prej tyre nuk ka kerkuar ekspertizen e nevojeshme per studimin tekniko ekonomik te saj dhe sefundi leverdishmerine. Kryeministri yne, i njohur per injorance te theksuar te aspekteve ekonomike, si nje kopje e shemtuar e udheheqesit te tij shpirteror Enver, nuk mund te pyese, per faktin se sic edhe ka deklaruar eshte kalores duke harruar se kali i tij i betejes nuk i takon atij vete por popullit. Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete te vecante, me sisteme administrative, ekonomike, politike, etj., indipendente nga njeri tjetri. Per pasoje, strategjite qe ndjekin duhet te jene ne favor te zhvillimit te cdo vendi dhe permiresimit e rritjes se standartit te qytetareve te cdo shteti. Nje shpenzim marramendes per nje aks rrugor nuk eshte ose nuk perben domosdoshmerisht elemente integrimi sic paraqitet. E ashtuquajtura autostrade, pa asnje leverdi ekonomike dhe per me teper e shkaterruar, me parametra te keqia gjeometrike si pjerresi te medha, rreze te vogla, pa elemente sigurie, etj., ka renduar vetem xhepat e shqiptareve te Shqiperise. Ndertimi i nje aksi rrugor me parametra europiane, me gjeresi te kufizuar (dy gjurma kalimi dhe tre ne ngjitje), jo vetem do te kufizonte shpenzimet marramendese, por do te justifikohej ekonomikisht duke lene opcion te hapur dyfishimin e saj vite me vone, kur trafiku perdorues te rritej deri ne nivelin qe do te justifikonte dyfishimin e saj. Frymezimet patriotike, nevoja e integrimit te te njejtit komb ndare ne dy shtete, duhet domosdoshmerisht te gjejne rruge zgjidhje nepermjet strategjive te studiuara ne te dy anet. Fjala vjen a nuk eshte unifikimi i gjuhes zyrtare nje element bashkimi?
    Po cilat jane burimet potenciale qe mund te rigjenerojne fonde dhe qe ndihmojne ne rimekembjen ekonomike? Pa dyshim turizmi veror e dimeror. Sic dihet mbrritja ne keto destinacione eshte teresisht e keqtrajtuar dhe e mbetur ne minorance sa i perket investimeve, te cilat duhet domosdoshmerisht te ishin ne infrastrukturat e kerkuara. Kryeministri yne i dashur thyen rekorde te te qendruarit ne uje si dhe te mbrritjes ne destinacione per shkak te perdorimit te helikopterit, ndersa qytetaret e thjeshte presin me ore te tera ne trafik per t’i arritur ato.
    Dritshkurtesia, mungesa e vizionit, mund te shihet qarte ne ndertimin e rruges Plepa Rrogozhine. A e keni vene re rrugen paralele? A e dini se nje rruge e ngushte si ajo, jashte cdo parametri teknik ne te cilen parashikohet te kaloje i gjithe trafiku i pushuesve, autobuzet urbane, trafiku i sherbimit etj., jo vetem qe nuk do te zgjidhe mbrritjen e shpejte ne destinacione por ne te kundert do te veshtiresoje ate shume me teper se me pare deri ne bllokimin e plote.A e keni vene re mungesen e infrastruktures per trafikun pedonal? Dhe e gjithe kjo per mungesen e plote te lidhjeve te aksit te rindertuar me hyrje daljet ne zonat e plazhit.
    Ne cdo akt koncensionar mirembajtje, trajtohet sherbimi qe duhet kryer ne menyre periodke e rutinore ne menyre qe pas perfundimit te kontrates, objekti te dorezohet ne gjendje fillestare ose te permiresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje