Kudo jashtë Shqipërisë ku tërbimi i motit ka sjellë fatkeqësinë e izolimit ndër zona të caktuara dhe ku shteti ka vështirësi në përballimin e situatës, nuk po bën vaki asgjë e ngjashme me atë që ndodh në vendin tonë me përjashtim të angazhimit të opozitës politike, shoqërisë civile, strukturave të solidaritetit social e mediave për të dhënë ndihmën e tyre. Në Rumani për shembull, ku ka ca ngjashmërira edhe pse të largëta me vështirësitë financiare e logjistike të shtetit, njësoj si këtu opozita e atjeshme socialiste ka mobilizuar të gjitha forcat e veta për t’u solidarizuar me komunitetet e familjet në nevojë. Përveç mobilizimit të njerëzve e mbledhjes së ndihmave në ushqime e ilaçe, nuk mungojnë padyshim as kritikat ndaj qeverisë apo propozimet konkrete për qeverinë nga ana e opozitës, në parlament e në mjedisin e debatit publik.
Ajo çka nuk bën vaki askund tjetër është çorodia totale e shtetit dhe sulmet e çoroditura të pushtetit ndaj opozitës. Pa llogaritur këtu shfaqjet banale të kryeministrit në sytë e publikut mbi tema pa asnjë lidhje me realitetin e vështirë të vendit, me nevojat imediate të dhjetëra mijëra familjeve apo thjesht me detyrën funksionale të tij e të Këshillit të Ministrave. Askund tjetër nuk ka bërë vaki që salla e Këshillit të Ministrave të jetë kthyer në një teatër parodish të përjavshme me aktor protagonist kryeministrin, i cili nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese jo vetëm për qeverinë e vendit po për vetë vendin. Por kjo e fundit është një temë më vete.
Akuzat vulgare të tij e të kanakarëve të tij ndaj opozitës në kushtet e emergjencës humanitare janë alarmante për faktin se dëshmojnë edhe njëherë në çfarë gjendje është mendja dhe morali i këtij pushteti të paaftë e të korruptuar deri në thonj. Opozita po bën vetëm detyrën e saj duke thënë fjalët e duhura në kushte si këto kur duhet shkundur qeveria dhe ngritur një rrjet solidariteti qytetar për të lehtësuar shpirtërisht po edhe materialisht, sadopak, gjendjen e sa më shumë familjeve në nevojë. Kush i kërkon opozitës të bëjë thjesht njërën apo tjetrën e jo të dyja bashkë gabon.
Opozita as mund të heshtë kur sheh të vërteta rrëqethëse siç është në këtë rast çorodia totale e shtetit të degraduar në pikën që s’arrin dot të parashikojë, parandalojë e planifikojë asgjë në situata si kjo, dhe as mund të mjaftohet vetëm duke thënë kështu nuk shkon. Të thuash se me këtë rast opozita po kërkon të mbledhë vota në dëborë pikërisht sepse po bën asgjë më pak se sa detyrën e saj, është njësoj si të kërkosh që opozita të heshtë teksa njerëzit në hall që telefonojnë nga zonat e bllokuara qeveria i quan provokatorë e paniknxitës të mobilizuar nga opozita për të telefonuar nëpër media nga kafenetë e Tiranës. Ose, është po njësoj si të thuash se opozita nuk duhet të dalë në dëborë e të flasë me njerëzit të cilëve u çon ndihma aty ku s’ka shkelur këmbë shteti, pavarësisht se ata mund të jenë në pikën e fundit të mundësive të mbijetesës.
Eshtë bërë modë që të shahet opozita apo të vihet në çdo rast shenja e barazimit mes saj e pushtetit dhe kjo modë imponon një hipokrizi konstante të shumë gjuhëve që kanë akses në media, deri në pikën ku edhe kur bëhet fjalë për një emergjencë kaq problematike sa kjo e këtyre ditëve përsëri të mos mungojnë sulmet krejt pa vend për opozitën. Po edhe kjo është një temë tjetër.
E vërteta është ajo që përjetojnë zonat e bllokuara dhe që falë mediave të pavarura nga litarët e qeverisë e gjithë Shqipëria mund ta shohë me zë e me figurë në çdo edicion lajmesh. E vërteta është se ky shtet i shkatërruar nga “reforma” strukturale të çoroditura, nga politizimi i tejskajshëm i administratës e për pasojë paaftësia skandaloze në drejtim e menaxhim, nga njësimi i plotë i makinerisë shtetërore me makinerinë partiake të pushtetit, nuk ka fuqi të parashikojë, parandalojë e planifikojë asgjë përballë fatkeqësive si përmbytjet apo si kjo dëborë e rënë masivisht. Kërkesë e ligjit kjo.
E vërteta është se të parashikosh do të thotë të kesh struktura të specializuara për këtë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur. Të parandalosh do të thotë të kesh struktura të afta për ta bërë një gjë të tillë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur. Të planifikosh do të thotë të kesh struktura të mirëpërgatitura për këtë dhe shteti ynë nuk i ka më as ato pak që ka pasur. Të gjithë janë shkatërruar e katandisur në miniatura pa asnjë peshë, në qoshera pa asnjë dritë e në zyra punësimi pa asnjë qëllim tjetër përveç harxhimit të parave të publikut për të paguar rrogëtarë të partive të qeverisë deri në turravrapin elektoral të radhës.
Emergjencat janë sfidë e madhe për çdo shtet, po janë edhe teste të qarta që vënë në provë organizimin e shtetit dhe kapacitetin menaxhues të qeverisë. Përsëritja e përvitshme e tyre kohët e fundit e ka nxjerrë cullak të vërtetën se organizimi ynë shtetëror ka rënë në një pikë pas së cilës s’ka më asgjë. Ndërsa kapaciteti menaxhues i qeverisë është katandisur në derexhenë e propagandës antidemokratike ku ka rëndësi vetëm çfarë thuhet e del në televizor apo gazetë, në formën e një çorbe sulmesh barbare ndaj opozitës e vetëlavdërimesh pacak për sukseset e paqena të qeverisë. Matanë ekraneve e faqeve të para të shtypit të përditshëm qeveria ka lënë Zotin të kujdeset për të gjithë dhe çdo shqiptar të gjejë dermanin për veten.
Sa herë flas apo shkruaj për çështjet e vendit e vendos veten në pozitën e atyre që përveç fjalës kanë edhe detyrën për t’i bërë konkretisht punët e këtij vendi, sepse nuk është në mendësinë e në kulturën time të akuzoj apo kritikoj në hava për gjëra që realisht nuk bëhen vetëm me dëshirë po mund të bëhen vetëm sipas mundësive. Dhe sinqerisht mendoj e besoj se Shqipëria jo vetëm e meriton padyshim, por edhe mund ta ketë një qeveri që t’i përballojë me standarde të tjera edhe emergjencat si çdo sfidë tjetër, pavarësisht mundësive të pakrahasueshme me simotrat e veta të vendeve më të zhvilluara ku dëbora bie po njësoj, po asnjë familje nuk zien kokrra misri në izolim të plotë. Ja pse nuk ngurroj të them me plot gojën sot që nesër ne vërtet nuk do të kemi një qeveri që të mund të shmangë çdo përmbytje apo aq më tepër të ndalojë dëborën të bjerë në përmasa të frikshme si këto të këtij viti, por ama do të kemi një qeveri që do të ndajë qëllimet e punët e shtetit nga orekset elektorale e nga punët e partisë dhe do të përballet me sfidat me dinjitetin e një ekipi të zgjedhur për të menaxhuar si duhet fondet, burimet njerëzore e strukturat shtetërore të këtij vendi. Pa ia hedhur fajin Zotit që ka zgjedhur kohën e mandatit të qeverisë për të derdhur shi e dëborë mbi Shqipëri siç nuk ka bërë prej një shekulli. Pa ia hedhur fajin opozitës pse bën detyrën e saj duke kritikuar qeverinë për çka ajo mendon se nuk shkon. Pa i quajtur njerëzit në hall që ankohen nëpër numra telefonash të mediave as provokatorë as paniknxitës të paguar nga opozita. Pa i gënjyer shqiptarët në televizor për operacione në terren apo angazhim mjetesh që thjesht nuk ekzistojnë. Pa u marrë me rishkrimin e historisë së Shqipërisë as kur Shqipëria pret nga qeveria e saj të jetë 24 orë në këmbë për të përballuar një emergjencë dhe as sa herë vëmendja duhet spostuar nga një çështje e nxehtë publike. Pa refuzuar propozimet racionale të opozitës kur ato mund të jenë vlerë e shtuar në një përpjekje si kjo e përballimit të emergjencës që ka nevojë për të gjithë. E mbi të gjitha pa harruar në verë se pas verës vjen dimri dhe shteti duhet të jetë i përgatitur për të përballuar çdo të papritur të dimrit.
Të gjitha këto e më shumë akoma kjo qeveri nuk i bën dot dhe qeveria jonë do t’i bëjë një për një. Kush mendon se ky nuk është një dallim i qartë për të cilin vlen t’i lihet opozitës së sotme barra e provës përmes votës kundër kësaj qeverie dhe rotacionit demokratik si e vetmja mënyrë për t’i ndihur ndryshimit të domosdoshëm, le të vazhdojë të vendosë shenjën e barazimit mes qeverisë e opozitës e le ta ndajë çdo faj të qartë të qeverisë si një faj të të dyja palëve po njësoj. Unë besoj se në zgjedhjet e ardhshme do të mbetet sidoqoftë në pakicë, bashkë me këtë qeveri të dështuar që e ka katandisur shtetin në një makineri të prishur si ai traktori i vetëm që qeveria kishte lënë në Dibër për të pastruar rrugët nga dëbora.
Eshte e kote te merresh me deboren e bardhe,ajo eshte mrekulli e natyres dhe te tere te ndihmojne ata qe nuk kane mundesi fizike te plotesojne nevojat e tyre.Por rreziku me i madh qe po sjell pasoja te renda deri dhe vrasje te njerezve te varfer eshte debora e zeze qe ka prej vitesh qe po bie ne Shqiperi .Ju zoti Rama nuk keni pse te beheni shperndares te kripes e te sapuneve se ato jane pune e pushtetit te cilen e paguajne taksapaguesit shqiptare.Ju duhet te organizoni e drejtoni zerin e fuqishem te tere atyre shqiptareve qe urrejne pushtetin e tyre qe nuk siguron elementet me jetike te jetes kur marin rendesi ne kushtet e acaruara te motit.Bota e tere ngitet ne lartesite 3000-4000 metra ne alpet dhe lartesite e maleve per te kaluar pushime e shlodhen dhe pistat e skive jane si arterie me njerez qe pastrojne mushkrite me oksigjen dhe paguajne shtrenjte.Rruget jane te hapura ne çdo ore e minute me nje organizim te persosur te firmave private e te paguara nga buxheti i pushtetit lokal.Ne asnje vend te europes ku ka dimer te ashper nuk ndodh qe deputete e ministra,as kryeministra nuk dalin si te marrosur per te blere vota me nje pako makarrona dhe te harxhojne shume para per te shitur mend.Ju si opozite nuk duhet te lini te bjere debora e zeze akoma ne vendin tone se boll na ka nxire e turperuar para popujve te tjere dhe qe qendrojme me turp te fundit ne europe edhe kete dimer te veshtire.
Ky artikull duhet titulluar : “Psheretimat e nje opozite te Neneshtruar”..loool
RAIMOND- Mundohesh kot te ironizosh ..Shteti eshte nen debor po meson gjuhen kineze ,shqiptaret ne te menderosuren e shtetit dhe opozita po u thot shqiptareve programin e saj qeverises . Ne se ty te pelqen e menderosura e berishes rri ne te se mire je
Edi Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje deshtak politik. Opozita nuk behet nga Twitter-i apo nga edirama.al? Te largohet sa eshte ne kohe per te zgjedhur nje tjeter lider para zgjedhjeve te 2013, perndryshe PS del parti e trete ose e katert, pas PD-se, AKZ-se dhe, ndoshta, edhe pas partise se Topit…
Ik ore surrat!
Paske hallin e liderit te opozites ti!
Nuk po e rruaj shume per liderin e opozites. Kryesorja eshte largimi i malokut te Vucidolit nga pushteti dhe me Edi Ramen ne krye te PS-se, ky eshte mision i pamundur…
Degjo !
-Ajo ca thote Sala per gjuhen kineze nuk duhet dhen rendesi ,por ne te njejten kohe nuk duhet te tallemi .
–Problemi me opoziten eshte ketu :
Opozita shqipotare nuk e kupton cdo me thene OPOZITE
Opozita kur shef se qeveria gabon ,nuk ngelet vetem ne kuader te fjaleve ,
por ben edhe nje proteste paqesore per te treguar se opozita bashke me popullin kundershtojne deshtimet e qeverisjes se vendit
…….Ndersa kjo opoizte ben programin e saj per te dale nga kriza e Motit!!!!!!
–
–Ketu ka gabim ne koncept opozita –Ate program beje kur te jesh ne prag te zgjedhjeve ,ndersa tani kerkoji llogari qeverise pse nuk ben punen E saj
–Dhe mund ti PROPOZOSH qe nqs qeveria e pranon te krijojme nje komision
drejtues te perbashket per daljen nga kjo gjendje veshtire qe ndodhemi ,he aty shpalos idete e tua ,por jo te beseh ti progrmain tend ,kur ti je ne opozite
–Kjo s’ka kuptim fare –
-Se votebesimin e popullit per te qeverisur e ka ai tjetri ,jo ti.
Ti ke ne dore vetem te kundershtosh kur ai gabon dhe tikerkosh llogari ne parlament ,ne tv dhe me protesta paqesore ,per te sensibilizuar njerezit se kjo qeveri eshte e pa afte –Dhe ne kete menyre fiton kapital politik per zgjedhjet qe vijne
–Po une nuk e kuptoj pse kjo opozite nuk i ka qejf fare as protestat paqesore ?
E kam fjalen per protestat e buta qe jane si pambuk ..looool hahahahahahaha
Te pakten te tregojne qe existojne ,jo per gje por per kunj te kinezeve ,prape lool
Apo ndoshta nuk bejne protesta ngaqe eshte demokraci e brishte dhe kane frike se thyhet menjehere ?
Ky asht lideri yn:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur#comment-8971
Kjo opozite nuk lufton per te ardhmen e shqiptareve,sic thote Lur
,por per te ardhmen e vet vetes , ndaj edhe do humbi ne zgjedhje
-Opozita socialiste e ketyre ne rradhe te pare nuk paraqet aspak mendimin
e elektoratit socialsit ,por paraqet mendimin e Pa -Beseve socialiste-
–Sepse kjo opozite eshte toalisht e nenshtruar ndaj politkes greke
–eshte tamam si nje kone qe ka per zot grekun —
Keshtu qe kjo opozite nuk eshte aspak e ardhmja e shqiptareve ,
por eshte e ardhmja e spiuneve te grekut qe jetojne ne Shqiperi
-Do bente mire qe ky kryetari i kesaj lloj PS-je ti vinte emrin partise se tij
–Partia e Socialisteve greke te Shqiperise — ,se kjo Parti ka 20 vjet
qe drejtohet nga politkane sherbetore te bindur te politkes greke
–Eshte edhe feyerje per intelktin e elktoratit socialsit qe te lejojne
dhe te terhiqen per hunde nga nje skuadron andartesh qe kane si busull
vetem orientimet e politkes greke
……se tani u be balte fare ky servilizmi i bindur i drjetuesve te PS-se ndaj politkes greke –
-Te vjen per te vjell ti degjosh keta politkane kur genjejne ne menyre bajate fare kur vjen puna
tek bashkimi kombetar i Kosoves me Shqiperine ….menyra se si e justifikojne qe te mos behet bashkimi eshte e neveriteshme —
Cfare spiunesh te grekut dhe sa njerez pa personalitet jane keta
politkane qe dalin kunder bashkimit tone !!.
——Se nqs behet bashkimi i Shqiperise me Kosoven ,do riten ne maksimum ekonomia,se do riten resurset ekonomike te perbashketa,
do ritet
tregetia miis nesh –do riten te ardhurat ne buxhet nga taksat,
sepse edhe bizneset do jene shume here mt shumta ,etjetj
-Bashkimi me Kosoven sjell vetem prosperitet ekonomik–Por keta nuk e duan ,
sepse nuk do Greqia
—Dhe kjo PS eshte gati te rije gjithe jeten ne opozite,vetem e vetem te mnos i prishi qejfin politkes greke ….
Ne shikojme se opinionet qe Edi ka per ceshtjen tone kombetare nuk shprehin aspak opinionet e elektoratit socialist shqiptart –Ato shprehin
opinionet e politkes greke –Te njejtat opinone ka edhe Berisha
Ndaj si Sala edhe Edi ajne njelloj –Ekonomine nuk e regullon dot taksa progresive , aq me teper qe PS-ja udhehiqet nga nje ekonomist si Angjeli qe eshte njeriu me i koruptuar i tranzicionit shqiptar
Vetem bashkimi Shqiperi -Kosove e regullon ekonomine tone,sepse riten tregjet,
riten burimet natyrore he njerezore ,riten te ardhurat etj —
Eshte e thjeshte fare ,Nuk kekron shume fillozofi te kuptohet kjo pune
–Pra ,po ta shikosh nga menyra si i trajton ceshtjet kjo opozite ,
duket qe kjo punon vetem per te ardhmen e e saj, dhe kerkon qe tju
rrembeje shqiptareve Shqiptareve shansin Historik te Bashkimit
ne menrye
qe ti beje sherbimin me te mire Greqise .
___Natyrisht pastaj do regulloje edhe disa gjera per shqiptaret qe te tregoje se eshte per ………..Progresin loooooooooooool
——Ne fakt kjo opozite eshte opozita me fyese qe ekziston nga menyra se si perpiqet ti hedhi hi syve elektoratit te saj…
——–Vetem Kreshnik Spahiu eshte e ardhmja e Shqiptareve
-Natyrisht ti moderator do e fshish kete koment , por s’ka gje …..
o raimondi. tash nuk eshte veshtire te dish kush me kend eshte , PD me salen dhe bashen ne krye i dhuruan grekut 335 km katror det, e PS kete rast e dergoi ne kushtetuse , dhe per fat shpetoi, pastaj kemi rastin e varrezave te ushtareve grek, e shume te tjera , o rajmond i shkret, po a e din o raimond se veriu i shqiperise [ jo te gjithe] ka qene kopsht me lule per sigurimin serb, para luftes se fundit ne kosove u ndertuan banesa kolektive, dhe me mijera qytetar nga shqiperia erdhen dhe u vendosen ne to, dhe deklaroheshin serb, serbia ishte e pasur, ne krahasim me ta dhe i blente me para dhe i rekrutonte, shume shume o raimond, dhe sherrin ua kemi pare, kete e din sali vicidoli, se edhe ai ishte me ta , dhe eshte edhe sot , lidhje familjare ka me ta , mbesen e shkive e ka o raimond
NQS DO QE MALLKIMI PER KETE POPULL TE TEJ ZGJATET URO QE TE NDODHE BASHKIMI MIDIS SHQIPERISE DHE KOSOVES.MJERIMI DO TE NGRIHET NE PIEDESTAL.
A E IMAGJINONI NJE BASHKIM MIDIS SHQIPERISE DHE KOSOVES? NJE KATASTROFE.NQS DO QE BOTES TI VESH ZJARRE…….I MADHI NOLI SA BUKUR E KA THENE.
NUK MUND TE BASHKEJETOJE NJERIU I SHPELLAVE ME NJERIUN E QYTETERUAR.NUK QUHET CIVILIZIM BASHKEJETESA E NJE FAMILJE ME 40 ANETARE DHE QE UDHEHIQET NGA I PARI I FISIT.BOTA E QYTETERUAR NUK E BASHKOI ME KOT ME SERBINE,ATA UA GJETEN MIRE TELAT E KITARES.SI KA MUNDESI QE JEMI NJE POPULL DHE NUK UA KUPTOJME GJUHEN KUR FLASIN?
Bir Sel nenes
Nje pleher si ju qe pretendon se eshte i qyteteruar, por qe eshte thjesht nje bastard pa ide pa atdhe e pa asnje vlere, nuk mund te lejohet te hedhe kaq shume urrejtje e percarje midis ketij kombi te marre neper kembe ne shekuj.
Nuk eshte cudi qe plehra si ju kane mundur te mbijetojne ne ambientin shqiptar njekohesisht me ato burra te denje te ketij kombi qe kane derdhur dhe gjakun per kete vend. Te flasesh me kaq perbuzje per kosovaret jo vetem qe tregon injorance por dhe nje shpirt te ndyre qe heret a vone do te sjelle zhdukjen tende e te fares tende te ndyre.
PLEHRA NUK SHIKON GJE TJETER VETEM PLEHRA SI VETEN.MOS HARO 4 SHKURTIN MOR I”PASTER”LEXOJE MIRE HISTORINE E 4 SHKURTIT DHE PASTAJ KOMENTO MOR I “PASTER QE BIE ERE.
Bravo Raimond, vetem Kreshnik Spahiu eshte e ardhmja e atij vendi, te dy partit kryesore jane sherbetor te grekut.
O Raimondo!
Te rrofte Sali Berisha per vere ty, grekeve qe PD i shiti Shqiperine dhe PD-istave te tjere dhe se dimer e ka marre bora!
Eshte per tu habitur fakti se asnjehere edhe ata qe jane gjoja kunder kesaj qeverie nuk kane te njejtin opinion me ate qe thote lideri i opzites.
Une e kuptoj qarte se nuk mund te jete asesi e mundur qe per nje ceshtje te jene te gjithe te nje mendimi,por nuk mund te jem dakord qe po nga te njejtit njerez per ceshtje te ndryshme te reflektojne ne forma te ndryshme pa asnje baze llogjike.
Kur Edi Rama flet nga twiter leshojne akuza te pafundme se mbeti ne kompjuter,kur flet me editoriale,cna duhen editorialet po puna konkrete,kur pervesh menget per tu ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje kjo nuk eshte pune e tija,kur i thote hapur pislleqet e qeverise biles me detaje,hidhen perpjete se keto i dime,kur beri protesta paqesore,Saliu nuk shkulet me protesta paqesore o Edi,kur beri demonstrate dhe u vrane 4 veta,ishte faji i Edit qe i dergoj atje,kur iu vodhen votat biles ishit ju qe ia shitet per ca monedha,ti nuk di te mbrosh voten tende o Edi thoshit ju.
Tani u drejtohem ju cfare realisht duhet te beje me teper Edi Rama dhe a kemi ne si popull pergjegjesi per te ardhmen e jetes tone dhe te familjeve tona,apo vetem te derdellisim gjthe diten e gjate kot se koti,hyp se te vrava,ulu se te vrava.
Kam nje merak se si duket ne nuk po vlersojme akoma se Edi Rama me opoziten e sotshme eshte e ardhmja e sigurte e shqiptareve por qe per fatkeq tjeter kund po i shperndajne syte dhe veshet.
Ta dini mire se e vetmja alternative eshte Edi Rama sot per sot ndersa te tjeret nuk kane per te ndryshuar gjera per me mire por ndoshta dhe me keq.
Lura me pyjet e pishave te prera,liqenet e ndotur,dikur me turiste e aksioniste …etj pikerisht ate mendim qe te habit kerkoj ne koment ndoshta jo si ju si militant kur e quani mendimin tim jo me baza llogjike,kjo eshte prona ime(mendja ime)Nuk i perkas asnje kopeje politike dhe i jam perkushtuar profesionit tim larg ne merim kur ne moshe te re pushteti i vendit tim me hodhi ne rruge te madhe .Me dhimbje e mall per vendin tim ndjek situaten aty,qaj me shpirt kur vriten me duar ne xhepa shqiptare para qeverise,mbushem me urrejtje per paaftesine e opozites dhe ndaj jush qe viheni ne mbrojtje te liderit te saj kur u zmbrapset nga misioni per te drejtuar demostraten kunder pushtetareve hajdute,u trembet nga krismat e armeve e kobureve te ushtrise te shthurur te gardisteve ku djemte e rinj qe kane mision mbrojtjen e kryeministrise u zvendesuan nga halaupet e hajdutet qe ka mbledhur kryeministri e i ka vene ne uniforme si besnike te tij.Vertete e njoh mire kryetarin e opozites qe ju mbroni qe i ri kur hynte e delte trotuareve te bllokut,qe i dashuruar …..etj e kam pasur perballe ne vitet 90 kurr therriste ne krah te Berishes (vrases):-le te kthehemi ne shtepiat tona dhe te mbushim gotat me gjak komunistesh e ti pime….etj etj.E ndjek nga larg ne aktivitetin politik dhe shikoj llomotitje dhe them se ai eshte i dashuruar pas idese se ;-kur te behem kryeminister une do te bej kete e ate…Ne vendin tone po ndodhin fenomene me te renda se ne Afriken e veriut e ne Egjypt por atje te rinjte,te pa punet,te pa shpreset,te vjedhurit,te shtypurit nga parate e te pangopurve,te shfrytezuarit nga bizneset e familjeve afer pushtetit me aresyen vetme e te shpreses per nje jete me te mire u ngriten te armatosur me forcen e shpirtit dhe i shporren despotet-ndersa tek ne u tremben,u stepen,u kthyen mbrapsht dhe po vazhdojne llogjet.Ketu qendron gabimi i opozites aq me keq i opozites se bashkuar dhe i drejtuesit te saj.Si perfundim Lura nuk me ke kuptuar dhe nxitohesh por dhe ke egoizem ne mendimet qe shpreh ne koment.Punet e SHqiperise nuk i rregullojne militantet,simpatizantet,euforiket e lloj lloj bastardesh si keta qe na merziten atdheun as dhe politikanet me xhaketa te vjetra sepse 20 vite jane shume dhe une nuk kam shprese te pakten kete e shikoj ne sjelljen e tyre para shqiptareve.Ne emigracion kudo ne bote ku i ka hedhur halli shqiptaret eshte formuar nje potencial i madh intelektual ,profesional,shkencor e teknik,akademik me njohurite moderne ,kane fituar nje edukate te admirueshme demokratike e shtetberese me tradita morale qe meriton te vihet ne rend te dites dhe te therrase nisjen e nje furtune te madhe qe te shporre njehere e pergjithmone te keqen qe e ka zene Shqiperine -kjo ide me jep zemer dhe shprese si dhe kur te rinjte shqiptare neper auditoret e unversiteteve europiane e kudo ne vendet moderrne po fillojne te reagojne e u tregojne moshatareve te tyre aty nepermjet internetit se çeshte liria e vertete dhe si duhet te jetohet ajo sepse e meritojme.E meritojme se historia (jo e beqireve dhe pangoisteve as e metakokembedhenjve)na ka treguar tere bemat e shqiptareve kunder shqiptareve…..pra le te fillojme te jetojme si popujt e tjere.
Mos ma mer personale zoti Frasherlli ,perseri me ju perplasem ,me vjen mire i dashur patriot qe ,si une e shume te tjere te lindur aty i ndjek me dhembje rrjedhen e ngjarjeve ne Atdhe ,nuk mund te mos cuditem megjithate kur shume qe komentojne ne keto rreshta perqendrojne prozhektoret e kritikes tek nje njeri (Edi Rama ) duke reduktuar gjithe opoziten shqipetare e per rrjedhoje ndjenjat opozitare te zyrtarisht gjysmes se popullsise por qe ti e une e dime mire qe eshte me teper ,ne pluhur e hi .Edi Rama eshte sot ne krye te opozites ,opozita zyrtarisht eshte e bashkuar ,nuk po shohim te kete kontradikta te tipit I.Meta qe e shperberi PS e krijoi nje monster politike qe i sherbeu si paterice per pushtetin e cale te diktatorise se sotme ,totalitaritetit berishian pasi bertiti me shume se te gjithe kundra tij .
Ne analize te fundit cdo individ qe merr mundimin te komentoje nje artikull mire ben te hedhe mendime rreth temes ose idese se artikullit e te mos merret me artikullshkruesin,vertet redaksia lejon te shkruhet cdo gje por pse mos te sjellim argumenta rreth temes e ta bejme me interesant ceshtje qe shtrohet,efikasitetin e shtetit per te perballuar situaten ne fjale ,jeta personale mua nuk me intereson,kjo ne Greqi quhet “si Katina e gjitonjase ” .
menyra se si ben opozite Edi Rama mund te me lere edhe mua per te deshiruar por me shume me le per te deshiruar menyra se si qeveris et ky vend biles e quaj te rrezikeshme per te ardhmen e vendit sepse po krijon precedente te papara qe shkelin me te dy kembet esencen e demokracise,krijojne vazhdimesine e luftes se klasave e mprehjen e vigjilences se popullit ndaj armikut te jashtem e te brendeshem mentalitete qe ne menduam se i hoqem qafe kohe me pare por me keqardhje po i shohim te imponohen ne nje brez qe nuk i ka jetuar ,e qe komunizmin e ka me te degjuar.
Me gjithe respektin ndaj pseudonimit i dashur frasherlli do te prisja prej jush me teper shqetesim per qeverisjen aktuale ,po te kujtoj nje thenie nga nje personazh i njohur i lashtesise greke Platon:”me e rendesidhme eshte te rrezosh nje qeveri te keqe se sa te zgjedhesh nje qeveri te mire”
Ha, ha, ha! Frasherlliu kritikon Ed Ramen nga jashte shtetit!
Ik ore i frustruar!
Sikurse Tirana u be nen Ramen, ashtu Shqiperi do behet vetem nen Ramen!
Or zoti Gjergj lexo mire or lanet apo ke ngrene mish derri si kauret dhe ja fut si kau peles (thone kauret nga anet e mia).Qenke shume i mençem e i shkolluar dhe me permend fjalen e huaj-frustrim mbaje or dere bardhe per vehte se eshte produkt i mendjes tende. Lum ata qe te kane dhe le te te mbjellin qe te shtohesh.
nuk jam kundra atyre qe shkruan moj Lura!!ata qe e kritikojne edin ndahen ne dy pjese,ata qe jan me Saliun dhe duan te bejne llogje,dhe pjesa tjeter qe e donin dhe e duan ne krye te shqiperise per pune te mira,por qe nuk po arrijne ta shikojne dhe nuk u pritet deri sa ta shikojne,,por ndersa Edi e ka marr shtruar edhe se nuk ka cfare ben,mos kerko te njeten gje edhe nga ata qe shkruajne ketu!!!Edi Rama duhet te beje cdo gje per te fituar per te mirene shqiperise dhe shqiptareve qe kan rene ne kthetrat e nje prej pushteteve me te poshtra e me te pista qe ka njohur historia jone,!!Sali Berisha ben gjithcka me nje plan te hollesishem e vulgar vetem per te ndenjur ne pushtet,edhe diten e neserme qe ka fituar ai nuk feston por mendon ca do bej qe te fitoje mbas 4 vjetesh,!!dhe jo se nuk po e arrin qellimin,!!Edi Rama duhet ta beje luften sipas kundershatrit qe ka perball e jo si do ta donte ai te ishte kundershtari!!me keto ritme qe ka marr tatpieten pushteti e me keto ritme qe kerkon te fitoje opozita ,ka shume te ngjar qe Edi Rames ti ngelet ne dore pushteti kur mos te ket cfare te beje me pare!!ashtu si ngeli Papandreut ne Greqi!!Berisha eshte i kujdesshem ne planet e tij shakettrruese,duke ndejkur variantin bashk me mua drejt marrezise pa fund ose pa mua qe nuk i gjen dot fillin,ai do e leri shqiperine si ne 1997-en ku nuk kishe nga ta zije me dhemb,,personalisht jam admirues i Edit dhe uroj qe te vije ne pushtet per tu treguar te gjitheve se si qeverriset!!por ia eshte lideri i opozites,dhe te pakenaqurit atij do ti kerkojne hesap pse nuk fiton,edhe do irritohen edhe do merziten se u ka vajtur thika ne palc,,e kujt ti kerkojne llogari tejter!!!Dritero Agollit qe i pjerth goja ne pleqeri,apo atyre kalesheve socialist me para te vjedhura qe tunden e shkunden qe disa jan bere edhe deputet sa per ti dhjer pune PS-se,e qe nuk i vret kepuca e pushtetit fashist te Sali Berishes e Ilir Metes!!
BRAVO ”lura”,BRAVO.
1 Sjellje e tille eshte veti e shoqerive primitive te cilet paralelisht
Denojne dhe Mallkojne edhe Xhelatin edhe Viktimen.
Dhe keto shoqeri,si e jona,te Lodhur dhe te Raskapitur nga Dhuna konstante mbi to,zakonisht hakmerren ndaj viktimes.
Ja disa shembuj nga historia shqiptare:
1-Princ Vidi,i Ndershem,Fisnik,i Ditur,i Urte,me ndjenjen e larte ndaj Detyres dhe Shtetit,ben viziten e vet ne Kavaje ku i kerkon popullit shqiptar per Besnikeri dhe Devotshmeri ndaj tij(si Institucion).
Shqiptaret e PABESE i japin ”besen” me ”lot ne sy” dhe mbas 3 Javesh SULMOJN.Princ VIDI largohet dhe si Qytetar me ndjenje te larte Besnikerie perfundon ne Lufte per vendin e vet,ne frontin Rus.
2-Fan Noli,njeri PERSONALITETIN e te cilit popujt e tjer e perdorin per te Identifikuar Kombin dhe qe ne vetvete percaktojne Epoka ne histori shtetesh,ne Shqiptaret e PABESE e derguam ”emigrant” ne SHBA.Eshte Dhimbje e thelle,te shikosh 1 njeri te Gjithanshem si Noli te,Poshterruar dhe te Shkaterruar sa te guxoje te marri pushtetin me dhune.Eshte 1soj sikur Papa i Romes t’i kish mar pushtetin me dhune Berluskonit.E paimagjinueshme,por qe ndodhi ne Shqiperi.”Mbreti” malok kthehet ne Shqiperi me ndihmen e Bjellogardisteve dhe ne shkembim,dhuron toka ke Serbet per ”ndihmen” e madhe.Fajtori?!?!? Fan Noli.”Mbretin” malok po e rehabilitojme,ndersa Nolin po e poshterojme dita-dites.
Elementi ”mysliman” dhe Geg,prezent ne te 2 rastet.
E njejta gje po ndodh edhe sot ne Shqiperi.Ne thell-thell,e dime se EDI RAMA nuk ka faj fare,por Instiktet tona si Shoqeri,jane me te fuqishme se aftesia per te llogjikuar dhe per rrjedhoje kemi arrit ketu ku jemi duke ven shenjen e = midis BARBARIT geg dhe EDI RAMES.
He,edhe 1 gje tjeter pse nuk e ”durojme” dot EDIN eshte se ai vjen nga 1 komunitet Ortodoks.Kjo eshte pjesa e pashkruar dhe e pathene ne gjithe kete histori,por eshte 1 faktor teper percaktues.
p.s.,perpara se te filloni e te me cani tr…n,me shprehje si ”Ne Shqiperi s’ka dallime fetare” apo ”Shqiperia esht 1,si ne Jug dhe ne veri”…,etj parrulla te tilla Histeriko-Folklorike duhet t’u sqaroj se une vet nuk jam Ortodoks.Per rrjedhoje,mbeshtetja ime ndaj EDI RAMES nuk ka fare baze Fetare,por thjesht 1 Tendenca ime Personale per t’u Shkeput nga Injoranca Klasike Shqiptare e cila per 1 shekull ka prodhuar kete HALE(WC) ku jetojme sot.
Dean Po olti qe eshte orthodox cfare te bej? Te bohet synet e te filloj tvotoj per Sali ateistin e Ilir Moralistin? Nuk hyn feja mor vlla se kemi pasur tradhetar me bollek nga te gjitha fete deri me sot!
Edi Rama kritikohet shume sepse u kujton Shqiptareve se Kane shitur shpirtin e demokracine! Edi Rama nderkombetarizoji “Ceshtjen Berisha”, te hajdutit dhe mini diktatorit Shqiptar! Me pak fjale detyren e vet e kreu me Nje kokefortesi te admirueshme! I takon Shqiptareve te vene punet Ne vije e Jo Nje Individi sepse eshte veshtire te ndertosh shtet! Ata qe e sollen Ne jete aq vone Ne 1912 Ishin burra shume me ndritur e te zote se Ne sot!
Olti?!,nuk hy feja ne nivelin e programit te partive dhe ate propagandistik,pasi askujt ”Politikani” ne Shqipristan nuk do t’ia mbante menderja te dilte hapur.Por prapa kraheve eshte 1 metod qe funksionon ne heshtje,ke ”votuesi” Turmë,te cilit mjafto me i fry ca fjale ne vesh,dhe ai i konverto ne Vota.
Mu duk se po na shfajesoje ne Kaurreve por ndoshta te kuptova gabim. ne kemi lind kaurr e as turperohemi as mburremi. Ortodoxet e Tiranes e Durresit tradicionalisht kane votu per PD por jo per Saline. Tironcit per Edin benin be po shkun gjonat si shkun. Edhe Beratin qe saliu po ja u zhduk Shqiptareve si qytet, prape aty aty jane me vota. Te merrte vetem shkodren sala kush do ishte si ne.
Kur nje nxenes nuk ecen mire ne mesime, kush e ka fajin, mesuesi apo nxenesi? Ja e zeme se nxenesi eshte dembel ose i paafte. Po kur e gjithe klasa del keq, a mos eshte e gjithe klasa e paafte?? Apo mos ndoshta ka ndonje gje qe nuk shkon me mesuesin?! Ncncncnc, aj jaj jaj, Dean, sa poshte ke ra ne logjike!
Nuk kam degju njeri ketu ta sulmoje Edi Ramen pse qenka ortodoks. Nga e nxore kete perfundim ti, apo si gjithmone me hamendje?! Ja psh une nuk besoj ne asnje fe dhe prape se prape e kritikoj me shume se te gjithe. Duhet ta dish qe deri vone kam qene nje nder mbeshtetesit me te zjarrte te tij, ne cdo forum. Por ai na zhgenjeu te gjitheve. E ke degjuar ti ate shprehjen e atij qe te kritikon? Mos ndoshta eshte ai qe ta do te miren dhe prandaj kerkon me shume nga ti?!
Ty t’i ka erresuar syte diskriminimi krahinor dhe nuk di se c’flet. Hapi syte qorr se ke sa te duash nga jugu qe po i lepijne bythen saliut!
Dean; une te besoj plotesisht kur thua se ti jeton ne HALE!!
Ohhhhhhhhhh……..h,elinor,sa ma ngrove zemren me keto fjale teper te Mencura qe me the.
Tani e tutje kam me ndryshu mendim pas gjith ketij arsyetimit tat……lol.
Edhe 1 gje qe duket se nuk e ke kuptu akoma:Te shikoj se komento pas cdo komenti qe boj une.Qe t’a kuptosh,Une nuk jam as me i ”Mire” dhe as me i ”Keq” se ti dhe klanit te cilit i perket.
Une thjesht jam Ndryshe.Jam nga Jugu,vetem kaq.
Relax ”bro”,nd have some Pride.
Ju ne punen tuaj,NE ne punen tone.Kaq e thjesht.
Dean; kur flas me ciliminj, edhe arsyetimin e bej te tille, se ndryshe nuk me kuptojne. Beson me te vertete se une komentoj mbas cdo komenti tendin?? Me duket se po kerkon te ndihesh pak si me i rendesishem se je!!
Ti je nga Jugu kurse une jam jo vetem nga Jugu por edhe nga Veriu, Lindja dhe Perendimi!
Ju jap ploteshisht te drejt Lura. gjithkush e di ate perrallen qe prinderit u tregojne femijeve:
Beu: I dhe uje gomarit?
Sherbetori: I dhashe.
Beu: Ca uji i dhe?
Sherbetori: Te ftote.
Beu: (Beu i berrtet) pse e ke ftohur gomarin (dhe i bie me kerrbac)
Sherbetori: jo, jo, jo. Uje te ngrohte.
Beu: pse e ke ngrohur gomarin (dhe perseri me kerrbac)
Po keshtu eshte kur te gjith rrin duarkryq duke lexuar dhe komentuar nje here ashtu dhe keshtu, dhe i kerkojne gjerat te behen ga dikush qe dhe voten ja vidhni, ja shisni e ca te them me shume te dashur komentues.
Shpresoj nje dite ta mblidhni mendjen te gjithe dhe te kundershtoni te keqen dhe jo te miren.
z. Rama komplimente per fjalen, punen dhe kurajon tuaj te larte per te perfaqesuar popullin ne rrethana kaq te veshtira. Ju ja keni arritur qellimit teksa faqeziun dhe faqezinjte tashme jane diskredituar kombetarisht dhe nderkombetarisht. Pushteti per t’i bere punet e ketij vendi per se mbari eshte i rendesishem por kjo nuk varet vetem nga ju, ajo qe varet nga ju eshte e bere tashme duke i treguar ketij populli dhe botes mbare qe Shqiptaret nuk e pranojne moralin e pushtetareve te sotem. Falemnderit! Shume falemnderit! Sigurisht qe ai ka ende perkrahes por ata jane gjithnje e me pak dhe gjithnje e me te njesuar e vetidentifikuar me moralin e tij. Tashme shihet se molepsja ka mbrritur ne nje faze degjenarative sa (me duket vetja shume optimist) shpresoj se edhe kur shohin veten ne pasqyre u vjen per te vjelle.
Ne dite me te mira per Shqiperine!
Me respekt.
http://www.youtube.com/watch?v=NSn3VduUO1A
Ceti sot eshte roje private diku prane nje kompanie qe merret me rruajtjen fizike te objekteve.
Dikur ka qene oficer prapavije qe ky kafsha e nxorri ne lirim para kohe.
Ai mban mend qe ne fund te Shtatorit cdo repart ushtarak “ne kohen e vjeter” ishte plot me furnizime per te per perballuar dimrin deri ne fund te muajit shkurt.
Cetin duhej te kishim drejtor rezervash dhe jo nje person qe ka kerkuar dikur strehim ne Belgjike per motive te cuditeshme dhe pas kthimit te “barbareve” ne 2005 ne pushtet erdhi me vrap te vjedhe sa te mundet…
Cthem dhe une !?
Ceti duhet te jete ne vend te te atij te Marrit !
Kam lexuar EQEREM BEJ VLOREN ka nje stil interesant e shume te bukur ne te shkruar dhe kur lexon shkrimet e EDI RAMES nuk e di po me duket i vecant problematika te shprehura shume bukur , shkrimet e tij lexohen me nje frume ku seicili nga ne gjen mendimet e veta por te shprehura bukur nga EDI RAMA –Ju qe frekuentoni kete forum me komentet tuaja mos kerkoni nga EDIRAMA te shkruaj me problematiken e nje gazetari si MERO BAZE a BLENDI MANE , shkrimet e EDIT jane per problemet e vendit se si i shikon opozita dhe si i programon ajo kur te vije ne pushtet–Nje problem qe doli keto dite per SHTETIN NEN BORE ishte se ne zonat e bllokuara numuri i popullsise qe banon sipas analisteve pran BERISHES eshte shume i vogel dhe kur vjen momenti i votimeve rezulton nje popullsi e njejte me kohen komuniste dhe numuri i deputeteve qe dalin nga keto zona eshte i larte qe perben nje nga menyrat e manipulimit me zgjedhjet—-EDI RAMA i ben nje analize te shkelqyer emergjencave dhe rolit te qeverise dhe shtetit per emergjencat dhe bindjen e tije se me opoziten ne drejtimin e vendit shteti do te jete i mirepregatitur per ti ardhur ne ndihme popullsise –Personalisht kam bindjen se partia socialiste po e pasuron me tej programin elektoral per te bindur edhe ata qe thone se jemi mire se jemi te zhytur ne m..t e Berishes
kjo mund te permblidhet edhe me shkurt:
tweet tweet tweet (shqip: ciu ciu ciu).
nuk kemi nevoje per nje person qe te na tregoje paaftesine e saliut. duhet nje person qe ta largoje. rama nuk eshte i tille. thjesht pret nje date qe nuk ka per te ardhur kurre dhe nese vjen ne kete menyre me mire te mos vije fare.
i nderuar kryeopozitar!
Jemi dakort per te gjitha cfare shkruan ne kete artikull dhe solidarizohemi me ju por rruga qe keni zgjedhur per te zgjidhur
keto probleme eshte pa krye.Cdo dite e me shume vendi po shkon drejt nje katastrofe te sigurte dhe ju nuk duhet te prisni 2013 per tu ndeshur me bajlozin berishe i cili po mbijetoi deri atehere do fitoje PERSERI me ju.Bora eshte nje fenomen natyror dhe ishte shume normale qe nje qeveri me ministra “sheike” te kapitullonte qe diten e pare prej saj.JU BEJ THIRRJE I NDERUAR EDI RAMA NE EMER TE GJAKUT TE 4 HERONJEVE TE 21 JANARIT DHE 26 VIKTIMAVE TE GERDECIT,ju duhet te kerkoni menjehere doreheqjen e kesaj qeverie dhe formimin e nje qeverie teknike ne te kunderten te largoheni nga parlamenti.
Ju duhet ta kuptoni se dhe ekspertiza e FBI ishte nje opium per
te qetsuar situaten.MOS U BENI PALE ME ARVIZUNE QE PER HIR TE NJE STABILITETI POSHTRUES PO SHKEL MBI GJAKUN E ATYRE QE DHANE JETEN
PER LARGIMIN E MONSTRES VICIDOLIT..ju lutemi shume ose luftoni
per largimin e berishes ose largohuni vete. UNE QE KAM QENE
NJE PERKRAHES QE PER JU KAM SAKRIFIKUAR DICKA DHE JU VLERSOJ
SI QYTETAR MODEL JAM ABSOLITISHT KUNDER KESAJ RRUGE “RRUGOVE”
…BERISHA I KA KALUAR LIMITET NJERZORE TE DURIMIT…KA DALE JASHTE KONTROLLIT.AI KA VENDOSUR TE MARTIRIZOHET SI KADAFFI DHE JU NUK PO JA JEPNI KETE SHANS..
Personalisht ju jap te drejt me disa argumenta qe sillni me ambasaorin Arvizu por cfar kerkoni nga EDI RAMA te behet nje CE GUEVARA -Ne jemi nje vend demokratik edhe pse jemi me nje demokraci jo normale ku protestusit vriten ,prap rruga per rotacionin e pushtetit kalon nga vota . EDI RAMA SI KRYETAR I OPOZITES po ben ate qe ben cdo opozite ne vendet demokratike te bindi votuesit nepermjet programit te opozites qe ata ta votojne , DHE VOTA DUHET TE JETE PLEBISHITARE qe edhe se berisha vjedh tashme e di edhe ambasadori ARVIZU te kete mundesi qe opozita te fitoi . Kush ka pak tru edhe nga ky artikull e kupton sido te jete drejtimi i vendit nga opozita E provuam ne 97 revolucionin dhe pasojat e tij ,BERISHEN e larguam nga dera dhe ai u fut si tinzar nga dritarja . E vetmja rruge eshte largimi i tij me votim
E ke gabim kur thu se Rama ka zgjedhur rrugen e gabuar. Me ‘kryeopozitwitterime’ mund te arrihet gjithcka…edhe rekordi ne Guinnes u thye nga twitterimet e panumerta te Rames! Nuk ka shanse t’ia kaloje kush per nja 2 dekada!
per komentuesin “homeri”.
besoj se shume gjera na bashkojne dhe pak na ndajne per vizionin ku jemi dhe cfare duhet te bejme.do mundohem t’ju argumentoj llogjikisht opsionet e mija:
Nuk po kerkon njeri qe edi rama te behet Ernesto “Che” Guevara dhe as mund ta imagjinoj nje gje te tille.PSE EDI RAMA DUHET TA KERKOJE DOREHEQJEN PA KUSHTE TE BERISHES???????????
GJATE VITEVE TE QEVERISJES SE TIJ BERISHA KA KONSUMUAR SHUME VEPRIME
KRIMINALE NE DEM TE KOMBIT SHQIPTAR:
1-VRASJE E 4 PROTESTUESVE DIREKT ME URDHER TE TIJ
2-SHITJE E DOKUMENTUAR E DETIT JON GREQISE
3-LEJIMI I VARREZAVE TE USHTARVE GREKE
4-SULMI KANIBALESK 14 SHTATOR 1998
5-SHKATERRIMI TOTAL I SHQIPERISE 1997
6-VJEDHJE VOTAVE DHE RAPREZALJE 1996
7-VJEDHJE VOTAVE DHE RAPREZALJE 2009
8-VJEDHJE VOTAVE DHE RAPREZALJE 2011
9-URDHERON ZHDUKJEN E REMZI HOXHEN
10-NEUTRALIZON PERFUNDIMISHT OPOZITEN
11-PERBINDSHEM SULMON PRESIDENTIN
12-KAFSHERISHT OFENDON PROKUROREN.
Ka dhe shume gjynahe te tjera qe lidhen me damir fazllic,nikolla gejxh
dhe ca xhentelmene rrotull washingtonit qe kundrejt nje pagese marramendese mbi dore dhe nen dore ka blere HESHTJEN E SHTEPISE BARDHE.
Nqs edi rama do te toleroje berishen deri ne zgjedhjen e presidentit
dhe festimin e 100 vjetorit pamvaresise nga armiku me i madh i shqiperise ne kohet moderne atehere dhe zgjedhjet e 2013 jane 100% te fituara nga kryemonstra berishe.MOS HARRO I NDERUAR HOMER SE BERISHA
KA NJE PASURI TE PABESUESHME,KA NJE GESTAPO MAFJOZE ME TROPOJANE QE NUK TE FALIN(te kujtoj se jane vrare nje deputet,nje kryekomunar,nje gjykates dhe nje oficer shiku..etj etj)KA FUTUR NE DORE GJITHE NIVELET E GJYKATAVE,KA TROPOJANIZUAR MPB,KA MBI 90% TE MEDIAVE QE OSE JANE ME BERISHEN OSE JANE TE VETCENSURUAR,KA RRETHUAR TIRANEN ME MBI 30 MIJE
MILTANTE TE TIJ QE ME SHUME NGJAJNE SI “GUERILAS” NE RAST NEVOJE KA NJE PARLAMENT QE VENDOS GJITHCKA,KA DHE NJE NUMER TE KOSIDERUESHEM
TRUSHPELARE SI DRITERO HAGOLI,SPARTAK BRAHO,KAQI ISLAMI QE JANE
KOLONA E PESTE ME E RREZIKESHME.DHE KA “NJE MAKINERI NJERZORE”TE SOFISTIKUAR DHE ME EKSPERINCE PERFEKTE 20 VJECARE QE MUND TE FITOJE ZGJEDHJET ME CDO UDHEHEQES TE PLANETIT…
i nderuar homer
Kerkimi i doreheqjes berishes eshte nje gje teper minimale me cfare
krimesh qe ka bere ai.Ne gjithe Europen dhe boten arabe eshte i vetmi
paranojak qe ka ngelir si nje gerdalle qe po neverit dynjane..bashke me ASADIN E SIRISE..
Iken nga skena politike dhe figura me peshe SI BERLUSKONI DHE PAPANDREU
kurse ty i nderuar homer bashke me ramen ju skuqen faqet nga turpi
et kerkoni doreheqje ???BOTA DEMOKRATIKE E NJEH SI GJE SHUME NORMALE
DOREHEQJEN E NJE K/MINISTRI DHE ESHTE BUDALLALLEK TE MOS I KERKOHET BERISHES QE ME E VOGLA PER TE ESHTE BURGIM I PERJETSHEM..
mendoj se instalimi i demokracise ne shqiperi ka deshtuar totalisht dhe rruga me e drejte eshte debimi i nje klase te tere politike
si pergjegjese per kete katastrofe..krijimi i nje qeverie teknike
JO PARTIAKE eshte emergjente ne ditet ne vazhdim..NE ASNJE MENYRE
DHE KURRE PARTIA SOCIALISTE NE KETO KUSHTE NUK MUND TA MARRE APO TA MBAJE PUSHTETIN..VETEM NJE QEVERI MBARE KOMBETARE SI AJO QE PRISHI BERISHA ME RAJERSONIN NE 1991-1992 DO TA SHPETOJE SHQIPERINE..DHE KY ESHTE NJE BORXH MORAL QE AMERIKA JA KA SHQIPERISE..
–PER -K.GJ.—Jemi plotesisht ne nje linje , do te shprehesha ne linjen e forte ,por kerkimi i dorheqjes eshte i ligjshem kur punet e vendit jane ato qe ju pershkruani qe nga EDI RAMA jane bere te qarta publikisht dhe ne fund doreheqja vendoset me numura ne parlament. Sa here eshte votbesuar qeveria e BERLUSKONIT dhe dorehqjen e dha kur edhe nje pjese e deputeteve te tij nuk i dha votebesimin. – Te hidhemi ne rastin tone konkret–EDI e di mire se edhe brenda grupit te tij parlamentar ka nga ata qe jane kunder edit si b… lepires te Berishes. Te kujtohet BEN BLUSHI ne nje intervist qe e quajti pergjegjes Edin per demostraten e 21 janarit si te pa nevojshme ,lere pastaj qe ai dhe disa te tjere te jene per doreheqjen e qeverise. Jane keto probleme qe edi nuk ka kerkuar ne parlament votbesimin e qeverise apo te dali si karabush politikan -Edhe un jam per linjen e forte por kur kushtet plotesohen dhe duhen cfrytezuar , a jane cfrytezuar ato ky eshte problem tjeter
i nderuar homer
pikerisht kjo eshte pika ku ne ndahemi;
ESHTE SHUME KONTRADIKTORE KUR EDI RAMA THOTE QE BERISHA ESHTE
VRASES TRADHETAR DHE SHKATERRUES I SHTETIT SHQIPTAR NDERSA NGA ANA TJETER VEPRON NE NJE MENYRE EKSTREMISHT IMPOTENTE.
PO TA PERSERIS DHE NJE HERE IDENE TIME:
SHQIPERIA SOT ESHTE NJE PROTEKTORAT I PA SHPALLUR QE MBAHET NE KEMBE NGA NDERHYJET BANALE TE A. ARVIZUSE NE CDO SKUTE TE ATIJ QE TI E QUAN SHTET SHQIPTAR.EDI RAMA I KA SHANSET TE DALE MBI PARTITE DHE TE KERKOJE TE NDRYSHOJE KETE GJENDJE PERVERSE..
HAPI PARE LARGIMI I BERISHES DHE PASTAJ KRIJIMI I NJE QEVERIE TEKNIKE..PER NJE NJERI ATDHETAR NUK KA RECETA DHE NUK MUND TE KONKUROJE ME VOTA ME NJE PERBINDESH QE IU KA DALE NGA KONTROLLI
DHE ATYRE QE E KRIJUAN..FALEMINDERIT PER REPLIKEN
Shteti ka mbi 21 vjet qe eshte nen debore.Nga opozita presim te jap drejtimin per ti rregulluar gjerat.Duke pare ecurin e deri tanishme shoh shume mjegull para.Po qe se Edi do te na drejtoi prap me ish ministra si Bodja me mire te iki.
je i madh..:)
Mero je i madh…:)
nuk kuptoj keta keshilltaret asnjeanes zerin e protestes ne nje vend demokratik kushe duhet ta prcjell .une pergjigjen logjike e kam te qarte . ndonje dit nuk do te habitesha qe opozita te votohej nga grupi ishoqeris se pavaarur te intelektualve si f.c a.c c.pordha a.h tv.klan tvsh e ku di une soji sorollopi tyre indyre. nje sygjerim normal shoqeror per ju qe na analizoni situaten si superpartis deklaroni te ardhurat tuaja ekonomike legale pastaj deklarimi moral vjen edel vetvetiu.
Zhurme ,sharje ,fyerje ,ofendime e c nuk shkruhet ne ke te faqe. Shkruajm ne populli pjesa me e madhe qe nderton ,prodhon dhe ushqen te gjithe ata ke kemi ne udheheqje si nga opozita dhe shkerdhata pozite.Te dyja vine nga ata qe nuk e leshojne pushtetin ,nga ata qe kujtonin se i dinin te githa bile na jepnin udhezime si hidhet shura me kallam.Mencuria e tyre eshte baras me mencurine e ketyre te sotme shiheni me vemendie idiotin e qeverise si flet ,si udhezon ,si fryet para varteseve dhe si c fryetpara te huajve duke grumbulluar reth vetes vetem bythelepires te pa pare sic thote nje shkerdhat i zones se pa vlere qe ka klanuci anadollak.Shihni nga ikane syte qeveria ,gazetat pushtetare ,tv shteterore nga lindja kur e gjithe Shqiperia sheh nga perendimi biles me large akoma drejt Amerikes.JU lutem mos shani njeri tjetrin lerini dhe ndihmoini ambasadore ta cojne planin deri ne fund nese sjemi ne gjendje te shpikim mire eshte te kopjojme perendimin po jo me me ate klase politike shkerdhate.
E para gje qe mendoj une eshte se aty nuk ka nje administrate te afte per te perballuar situaten pasi ata mendojne dhe veprojne si qeveria e cila ne kete dimer te ashper merret me rekomandime e mesimit te gjuhes Kineze.ketu ku banoj une ne amerike ne Ohio Cleveland ,kur ra debora e pare pyeta nje mikun tim se ku mund te ble zinxhira per makine ai qeshi dhe me tha je ne vete mo ketu edhe nje meter debore te bjere rruget jane te pastra dhe nuk eshte e nevojshme per zinxhir,pra aty ku funksionon adminisrata dhe pushteti cdo sfide te natyres i behet balle.