Nga Mero Baze
Iu kujtuan dje duke folur në mbledhje të Komitetit të Emergjencave. I ulur para ministrave dhe zyrtarëve të tij, që më shumë se sa nga të ftohtët ngjajnë të ngrirë nga makthi që u krijon takimi me të, harroi përse ishin mbledhur. Nuk pati në fjalën e tij as shifra për ndihmat e çuara, as shifra për fshatrat e izoluar, as shifra për shtrirjen e fatkeqësisë dhe as ndonjë ide se si mund të shpëtohet. Si në çdo ditë krize, kur ai përballet me pafuqinë e tij, i shfaqet përpara rreziku i ikjes së pushtetit dhe s’di pse subkoshienca e merr përdore, e nxjerr nga mbledhja e qeverisë, e shkëput nga njerëzit që ka para, e ngre lart në qiell dhe ai flet me të vdekurit e vet, me ata të cilit i rrinë me sa duket ende para syve, në momentet më të vështira të pushtetit. I pari iu shfaq Kosta Trebicka. Të ndjerin e vetvrau në një fshat të humbur përtej Voskopojës, atje ku sot ka 2 metra dëborë dhe askush nuk kalon. E quajti kontrabandist, horr që donte t’i çonte kurva djalit tij, dhe sapo e vetvrau, e quajti njeri të mirë që nuk tha asgjë të keqe për djalin e tij. Ishte momenti kur tragjedisë së Gërdecit, ku vdiqën 26 vetë në biznesin e lobuar prej të birit, i ishte shtuar trafiku i armëve me Afganistanin. Kosta Trebicka zbuloi një pjesë të vogël të këtij mozaiku dhe historia përfundoi në gazetën më prestigjioze në botë, New York Times. Berisha ishte në ditët e tij më të këqija. Ajo vdekje e qetësoi shumë, pasi iku dëshmitari kryesor, ai që thoshte dhe nuk thoshte se ishte apo nuk ishte i biri i tij apo shoku i të birit të tij në një takim sekret në një shtëpi afër ish- shtëpisë së tij të vjetër, për të shantazhuar palën amerikane. Të gjithë menduam se ajo vdekje e qetësoi, por qenkemi gabuar. I ka ngelur thellë në koshiencë si makth dhe i kujtohet sa herë karrigia e tij ka nevojë për vdekje të tjera për të qëndruar. S’di ç’ia kujtoi Kostën në atë sallë. Ndoshta fytyra pa gjak e Bujar Nishanit, mikut të Kosta Trebickës, me familjen e të cilit u bë ortak në një biznes universiteti me një trafikant italian dhe siguroi familjen se Kosta i ndjerë ka vdekur në aksident, ende pa e parë, ende pa e këqyrur as vendngjarjen.
Pastaj iu kujtua Aleks Nika. Prej katër të vrarëve prej Gardës së tij, ky i vrarë e mundon më shumë. Plumbi që i ka marrë jetën i ngjan paksa plumbit të Ndreas, por është dëmtuar. S’di pse ky njeri e trondit më shumë. Iu kujtua dje ndërsa fliste për dëborën, njësoj siç ju kujtua më 21 janar në orën 19:35 minuta kur fliste para gazetarëve. Aleksi i ndjerë atë çast ende nuk kish vdekur, por Berisha e kish llogaritur për të tillë dhe tha se motra e tij kishte zbuar një drejtues të opozitës nga spitali duke i ulëritur se i kish vrarë vëllain. Kjo skenë s’ka ndodhur kurrë, por Berishës i duhej. E kish vendosur që të vrarët do t’ia linte në shpinë opozitës. Sidomos Aleksin. S’di pse e ka frikë atë vdekje. Familjarët e tij dyshojnë se ai është selektuar në gjuajtje. Dyshojnë se dikush aty brenda gardhit e ka përzgjedhur atë nga turma. Ai e di mirë kush mund ta ketë bërë atë. Mund ta ketë dhe në fis. Di dhe kode të tjera pas kësaj. Xhaxhain e tij e ka pasur komshi dikur dhe ai po kërkon drejtësi për Aleksin. Nga të katërt, vetëm ai iu shfaq dje në atë sallë. Iu duk përsëri sikur gjakun e Aleksit ia kërkojnë Edi Ramës dhe jo atij që e ka vrarë. E dashka shumë këtë gjë. E trembka shumë kjo gjë.
Pak para se të hynte në atë sallë në fakt i ishin kujtuar të katër të vrarët. Takoi një diplomat arab dhe i tha se në Siri nuk duhen vrarë protestues të pafajshëm dhe të pambrojtur. Ka një tmerr ngaqë Perëndimi po i kthehet duke e krahasuar me Presidentin sirian Bashar. Ka një makth se të vdekurit e tij i ruan bora dhe ia shkrin opozita. Ka një përhumbje në bisedat e tij që nuk është vetëm shëndetësore, nuk është vetëm politike, por mbi të gjitha psikike. Në koshiencën e tij çdokush që është vrarë për të ruajtur pushtetin e tij, i duket sikur do bëhet aleat me opozitën dhe do hakmerren ndaj tij. I duket sikur Kosta Trebicka, Aleks Nika, katër të vrarët së bashku dhe simbole të tilla vdekjesh që shoqërojnë karrierën e tij, tashmë janë ngritur diku në qiell dhe janë bërë me opozitën. Kjo e lodh, e tremb, e fut në makth, dhe në salla të ngrohta, përballë të vetëve, ai nis e flet me ta, i qetëson, u thotë se janë të tijtë, u thotë se i ka aleatë, u thotë se nuk është e mundur të jeni me opozitën, u thotë se Edi Rama u ka përdhosur kur vdiqët, kurse ai i ka mbrojtur… Po flet me të vdekurit e tij, me ata që i çoi në botën tjetër për pushtetin e tij, me ata që i vrau dhe vetvrau në emër të karriges së tij. Është momenti i keq kur njeriu përballet me atë që ka bërë dhe e kupton se vdekja nuk është një mënyrë për të shpëtuar nga armiqtë. Ata të ndjekin pas dhe të vdekur dhe hakmerren ndaj teje duke të bërë të flasësh me vete, të flasësh me ata që s’i ke përballë. Siç fliste dje, ndërsa miliona shqiptarë që po vdesin nën dëborë prisnin të fliste me ta. Ai fliste me të vdekurit e tij. Me krimet e tij.
Pergezime Zoti Baze!!
Per ate cka je dhe me teper per ate cka ben.
Shqiptaret te detyrohen shume, koha do ti jap piket e duhura.
Por.. Kam pershtypjen se ky kafsha eshte shnderruar ne “Muzen” tuaj.
Si do t’ja besh kur kafsha te largohet!!??
Apo …. le qe do te biem te gjith rehat ….. Te pakten deri sa te filloj
te trash zullumet pasardhesi I radhes, dhe at’her e di prap pozicionit tend.
Seç po me kujton Makbethin ky shkrim i Meros.
Nje nate me furtune, era qe fryn si e terbuar rreth e rrotull keshtjelles se Makbethit.
Makbethi e Ledi Makbeth duke folur me fantazmat e atyre qe kane vrare per pushtet.
Vërtet, ky është Makbethi i shpellave shqipëtare është më se e gjetur. Kjo po më shkonte në mendje gjatë kohës që po lexoja shkrimin e Meros. Përshëndetje Mero.
Vlora jeni te sakte por duhej ta perfundoni ate qe mendoni.Vertet Meros i detyrohemi dhe uroj te marre frytet e punes se tije.Si gazetar penen e tije e ka fokusuar tek gjendja tejet e papranueshme e vendit per faj te pushtetit dhe e ka bazuar ne fakte e shkruar ne perfektesi.Por,ketu eshte dhe pjesa Juaj e paperfunduar,mos presi tjtrin[te radhes te bjere ne gjurmet e sales] e pastaj te shfryje sepse atehere sdo kete vlere ,demi ,e keqja do jete bere dhe ne prape do lexojme e komentojme.Pak me largpames se dhe ata te radhes kane nevoje te analizohen orjentohen e kritikohen.flm
Proze shekspiriane!
e ka kthyer kthyer zyren e k/m ne funeral home qe vret..
Fiks Fare.
Ky eshte BARBARI qe per 21 vjet ka cmendur 1 Komb te tere.
I semur PSIQIK qysh prej dites se pare te lindjes.
Monstra qe e ktheu Shqiperine ne 1 shesh beteje ku lufton me Semundjen e vet.Monstra qe i humbi te gjitha betejat me vetveten dhe ne shkembim VRISTE te tjere si shkaktar Imagjinare te Fatkeqesise se tij MENDORE.
Ky njeri eshte fatkeqesia e vendit tone . Ka nje karakter te pa pranushem edhe ne nje grup shokesh sepse edhe aty do te genjeje dhe te komandoje,pra eshte i pa pranushem dhe nuk ploteson parametrat per ta patur shoke . Ky njeri i ka bere dem vendit si ne pushtet por me shume ne opozite . Ai nuk ka fituar asnjeher voten e popullit o ja kane dhuruar o i ka vjedhur , por tani eshte ndryshe eshte shume i inktiminuar me vrasje dhe vjedhje dhe ajo qe e tremb me shume po la pushtetin eshte EDI RAMA i cili kerkon te vere drejtesin ne kete vend duke u perballur dhe vene para pergjegjesise edhe vete Berishen ne se duam nje shtet te se drejtes duhet te mbeshtetim EDI RAMEN
EDI RAMA eshte ai zeri i vogel brenda tij,ai zeri i Ndergjegjes qe e ngacmon BARBARIN qysh prej femijerise.Prandaj edhe EDI RAMA e shqeteson ate PSIKOPAT gjithmone,sepse ai BARBAR e ka Vrare dhe Varrosur ate ze te brendshem prej kohesh.Dhe tani i shfaqet perpara sysh dhe e degjon me vesh.Eshte e frikshme te takohesh me NDERGJEGJEN tate te rimisheruar ke fytyra e dikujt tjeter.
Eshte shume e Frikshme.
PSIKOPATI i Vucidolit nuk ka 1 karakter te papranueshem.Ai nuk ka fare Karakter dhe 1 gje e tille bo ndryshimin midis Njeriut me prejardhje nga Kafsha dhe njeriut me prejardhje nga njeriu.Njeriu me prejardhje nga Kafsha vepron kryesisht nepermjet INSTIKTEVE,ndersa ne rastin e dyte njeriu ka te Trashguar dhe te Pasqyruar ne DNA-ne e vet edhe Kulturen e brezave parardhes si dhe aftesine per te Filtruar Instiktin Kafsheror nepermjet NDERGJEGJES.Pikerisht ky Mekanizem nuk ka funksionu KURRE ke BARBARI i Vucidolit……etj.
Gjith te mirat.
Mero Baze , je fantastik
Shpirtrat e atyre qe i vrau do ia marrin shpirtin ketij krimineli.
ku je mero,
pena jote si per’here e paparer
MERO BAZE FOREVER !
AI FLISTE ME TE VDEKURIT E TIJ,ME KRIMET E TIJ!
TREGUES I FUNDIT TE TIJ?
NE JANAR TE 1997 ME KUJTOHET FYTYRA PA GJAK E SHKELZENIT KUR PO ARRATISEJ PER NE ITALI.UROJ QE I JATI TE JETOJE QE TE SHIKOJE FIKJEN E yllit TE TIJE.
E pyeten nje ekonomist,… ”Ju vjen keq, per popullin grek!?” Ai populle, e ka zgjedhur vete klasen politike, dhe e meritojne kete situate. Une po mendoja, sikur ta kishin pyetur,… ”Ju vjen keq, per popullin shqiptar!? Jame i sigurte, se ai do pergjigjej; – Ai populle, e ka zgjedhur vete klasen politike, dhe e meritojne kete qeveri”
Nuk e kemi zgjedhur , ai na ka vjedhur voten tone
Ai na ka vjedhur voten tone, por nuk kemi reaguar fare! Ne Tirane jane afersisht 1.000.000 Shqiptare, e nje indiference e papare, ndaj kesaj qeverie! C’fare presin, qytetaret e Tiranes!
Presin sa te behen 1.000.001!
Është njefarë zgjedhje , me dëshirë.Ai nuk ka vjedh po i ka shti shiptarët te vjedhin për te. Po po…
Aleks Nika e mundon sidomos pas letres se ngushellimit qe ambasadori amerikan i dergoi familjes se tij. Me fjale te tjera nuk e mundon Aleks Nika aq sa e mundon qendrimi amerikan ndaj tij dhe sidomos FBI me ato zbulimet e fundit.
Mero nuk besoj se Berisha perjeton keto qe shkruan ti. Mbase pas vrasjes se pare mund te kete ndjere dicka ne konshience por tani ka kaluar ne radhet e vrasesve profesioniste dhe nuk i ben me pershtypje.
Nese te semurin kryeminister do e marre vdekja(dhe do bej mire)me shpejt se zoti ka vendosur,kjo do vije pikerisht nga shkrimet e Mero Baze,sa keq qe kemi vetem nje te tille,sa keq qe shqiptaret po tregojne se jane te pafuqishem kundrejt diktatoreve,ska me keq te shpresosh se zoti mund te heqe qafe nje njeri te vetem,ne nje kohe qe kete gje nuk e ben dot nje popull I tere!
Kush jeton me shprese, i deshperuar vdes!
CIU… CIU I RAMES DHE HAM… HAMET I BERISHES !
– Kush i paguan harxhet !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri i cakerdisur Sali Berisha mblodhi sot Komitetin e Emergjencave me teper per te sulmuar nga ekrani kryetarin e opozites, i cili me te drejte kritikoi mekur ciu… ciu deshtimin total te qevezise Berisha perballe gjendjes se jashtezakonshme te krijuar nga moti i veshtire. Ciu… ciu… eshte kithma e trumcakut.
Nuk ka dimer pa dimer !
Nje mot i tille nuk eshte as i papare as i panjohur per shqiptaret. Po ndalemi ne 67 vitet e fundit… Nuk ka dimer pa dimer , thote sovrani
1- Ne vitin 1955, 57 vjet me pare ne Veri ra nje debore e papare prej rreth 4- 6 metra ne Tropoje, Kukes, Puke, Diber, Shkoder… Gati sa dyfishi i debores se sivjetme. Temperaturat shkuan deri ne minus 30 grade. Gati dyfishi i temperaturave te sivjetme…
Nje mobilizim i jashtezakonshem popullor i beri balle dhe pothuajse nuk pati asnje viktime…
2- Ne vitin 1985, pra 27 vjet me pare, ne rrethet veriore te Shqiperise rane rreth 4 metra debore.
…Temperaturat rane aq shume sa cane edhe tullat e kuqe e silikate te pallateve ne Kukes, Diber, Puke dhe Bajram Curri. Kete e mbaj mend si sot edhe vet. Katet e para te pallateve ishin nen debore.
Asnje viktime nga te ftohtit, uria. Pati 2-3 viktima te nje orteku ne rrethinat e Kukesit.
Nuk kishte ne ate kohe as autostrada kombi! As helikoptere ala NATO te teknologjise se sotme. As qeveri demokratike. Kishte pak a shume te njejtin popull si sot!
Izolim i plote… Kapitullim total … !
Prej nje jave Veriu, Verilindja dhe Juglindja e Shqiperise u paralizuan, izoluan dhe dolen krejt jashte kontrollit te qeverise.
Cfare beri keto dite qeveria “demokratike” e Sali Berishes!?
1- Shpalli kapitullimin e plote … Vetem grumbullonte te dhena qe e benin me mire e me sakte mas-media e pavarur, sidomos Top Chanal, Vizion Plus dhe Ora Njuz… Te tjerat thonin cfare donte te degjonte e si donte qevezia dhe Salia.
Pati edhe nje fanatik te Enverit dje e te Sales sot ne Klenje qe nuk nguroi te deklaronte nga ekrani i ABC-se se Salise :
– Faleminderit Sali Berishes! Te na rroje sa malet! …. Shoku Enver marrsh dite nga ditet tona , sa nuk tha ai
50 komuna e 7 qytete shqiptare… sa gjysma e Gracanices serbe!!!
2- Qeveria dhe Salia ofruan 400 milione leke te vjetra per te perballuar kete situate vertete te jashtezakonshme.
Sa e madhe eshte kjo shume qesharake!?
Pak me shume se gjysma e shumes qe Salia dhe Qevezia e tij i dhuruan komunes serbe te Gracanices ne Kosove si ndihme humanitare dhe diplomacie berishiane “vellzerit serbe” dhe “miqte kosovare” te Sali Berishes!
Sa shume e do Sala kombin dhe “vellezerit serbe” !
3- Shefi i Shtabit te Ushtrise shqiptare Gjeneral Gjunkshi apo Gjumshi ” i ofroi ndihmen e ushtrise ( se kapitulluar) shqiptare FSK-se per te perballuar situaten e jashtezakonshme ne Kosove”…
Nderkohe, rruget e Kosoves vetem katervjecare si shtet i pavarur ishin te hapura. Te Kosoves, ku jo vetem te gjithe ministrat, por edhe vete kryeministri Thaci i rane kryq e terthor zonave me te goditura nga moti edhe me i keq se ne Malesine e madhe apo Malesine e Gjakoves ne Rrafshin e Dukagjinit, perfshi edhe Restelicen e Dragashit e goditur nga tre- kater ortiqe.
Po te ishja si bashkebiseduesi i tij Gjeneral Kastrati, do ti kisha thene kolegut te tij nga Tirana: Sheroni vetveten Doktor Berisha! Mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet!
Kolltuki i helikopterit dhe borepastrueset pa nafte te Berishes!
4- Kryeministri Berisha mezi vajti deri ne Kukes, ku sic duket e coi helikopteri komod i tij , nje kolltuk i te cilit vlen sa dy borepastruese normale, qe nuk kishin as nafte per te punuar!
Ku ta merrnin !? … E kishte gelltitur korrupsioni i ministrave dhe kusareve te tij te sterkorruptuar ne qevezi…
Me helikopter sepse “Autostrada e Hajnise se Kombit” mbetet e paralizuar edhe sot kur koha ishte mjaft e permiresuar!
E cau trasene e saj ne disa pjese kusaria e hajnave te Berishes. E paralizoi ne shume pjese korrupsioni i qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise qe kryeson Padrinoja Berisha!
Vetem Kuvendi i Jozefines, “Panteres se Zeze” apo Nexhmijes se Salise ka harxhuar mbi tre milione euro vetem per benzine vitin e fundit, pra mbi dhjetfishin e shumes qe vuri ne dispozicion Qevezia per perballimin e gjendjes se jashtezakonshme…
Mbrojtja me e mire – sulmi i neo- Stalinit shqiptar !
Me e keqja! Pikerisht ky kryeminister- Padrino ose “Il Capo dei Capi” i Mafias shqiptare pati pafytyresine te akuzonte liderin e opozites Edi Rama per ciu-ciun e tij kunder kesaj qevezie faqezeze, totalisht te deshtuar.
” Mbrojtja me emire eshte sulmi” predikonte Stalini, babai shpirteror e ideologjik i Sales. Askush si stalinisti fanatik Sali Berisha nuk e zbaton kete mesim te “Baba Stalinit” sic e quante ai ne sy te studenteve te tij te Mjekesise kur ishte Stalini i vogel i tij.
Ne vend te dermonte kusaret e tij te Komitetit te Emergjenes per paaftesine, per deshtimin, per kapitullimin e tyre total ne krejt Veriun, Verilindjen dhe Juglindjen e Shqiperise, ne vend tu kerkonte falje rreth 500 000 qytetareve te vendit te tij te izoluar per nje jave e me shume, neo- Stalini shqiptar keqperdori shown , shfaqjen mediatike te tij per te lehur e per te kafshuar “armikun e klases” si Enveri dikur.
Kur shqiponja kthehet ne trumcak !
Ka te drejte Sala! Edi Rama duhet te kushtronte ne mbare vendin ne krye e ne balle te opozites per ti dhene fund ketij regjimi kusar e vrastar krejt te kapitulluar perballe nje force natyrore krejt te parashikuar ( Nuk kalon dimri pa dimer!, thote sovrani yne tash njemije vjet )
Ne fakt Edi Rama vetem beri ciu – ciu neper twiter e mbledhja te mekura te deputeteve te PS-se!
Keshtu ndodhe kur shqiponja kthehet ne trumcak! Nuk eshte hera e pare!
A nuk veproi keshtu edhe perballe vjedhjes se votave te 29 qershorit 2009!?
A nuk veproi keshtu kur i vrane 4, i plagosen 27 dhe i torturuan 131 protestues paqesore ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011!?
A nuk veproi ashtu edhe kur i vodhen diten per Diell karriken e fituar paster te kryebashkiakut te Tiranes!?
Ciu… ciu… Tamam nje trumcak.
Jane keto ciu.. ciu te liderit te opozites qe i kane dhene force e fuqi Sharovit te staneve te Vicidolit te lehe pa frike gjithe diten e gjithe naten … ham… ham… ham… ham!
“Disfata behet fitore… Kapitullimi kthehet ne triumf” … Mao Ce Dun
Jo vetem te lehe pro edhe te kafshoje egersisht sic kafshoi ne pranveren e 97-es, ne Otranto, sic kafshoi bashke me llaven e ujqerve te kusarise dhe vrastarise me 15 mars 2008 ne Gerdec… me 21 janar 2011.
Sic lehu per turpin e tij edhe sot ne shown maoist mediatik ” Disfata behet fitore” dhe ” Kapitullimi kthehet ne triumf”!
E keqja me e madhe eshte se harxhet si te ciu … ciut te Rames edhe te ham… hameve e Berishes i paguan populli ne Veri e ne Jug , ne Lindje e ne Perendim te Shqiperise!
E ne fund te fundit te dy kane nje ngushellim jo te vogel!
A nuk ka thene Linkolni i madh “Cdo popull ka qeverine qe meriton”
Cdo popull ka aq liri, aq demokraci, aq begati sa c’lufton per to!
Foli me Arben Brozin,
A.Hajdarin,
Haklajt dhe Hoxhet e Tropojes,
G.Pashkon,
3.500 Viktimat e 97-tes,
Etj etj etj.
Ta lumsha or agjent Bisha,se ma mire se ty nuk e beka njeri zap ket popull,je ke fut SHEFIT tend ENVERIT,ta lumsha or mik se ke dhe nje mik si Rama,se te dy njesoj jeni,beni sikur shani njeri tjetrin,dhe VIKTIMAT e GJALLA,ju shofin si shpetimtare e mekatare te kesaj situate.
Vazhdoni se mbas e pergjysmoni ATE vend,se SHEFAT tuaj te Agjenturave jua kane dhen PLANET,se dhe ky POPULL pa MEMORIE,cudine 3 dite e ka,se do te haroje cfare ndodhi dhe do te shohe njerin duke bere Ciu ciu ceeeerrrr dhe tjetrin duke u jargavitur neper ekrane si ato kurvat.
Se populli i carmatosur nga cdo gje,nuk ka me as neper ne ndonje televizion e as ne ndonje cep rruge AVNI RUSTEM-a.
Vuaj o Popull se hak e ke,dhe mos u qaj kot.
Qe nga 21 janari 2011,godina e Kryeminisrise eshte shendruar ne kulle ngujimi e individit dhjeraman te historise.Ne kete kulle ngujimi eshte ngulur vrasesi i nje kombi te tere duke permbushur pikat e fundit te axhendes 21 vjecare,antikombetare dhe antihumane.Cdo dite qe ne e leme aty,eshte orgazme per pushtetin e tij kriminal.
Vellezer e motra atdhedashes,a nuk eshte bash ky momenti per ta ngritur zgupthi,per leckash e per ta “modifikur” si Gedafi??????????
Cdo ore e tij ne karrige eshte KOB per Shqiperine e shqiptaret.
Po degjoj lajmet e darkes dhe Saliu prape po akuzon Edi Edi Ramen qe po shfrytezon te vdekurit per politiken. Mire thote Mero Baze qe ai flet me te vdekurit, e ka gjetur. Nuk eshte e lehte te vrasesh nje njeri por ata tashme jane shume fantazma qe i dalin ne gjume dhe nuk e lene te flene. Po ajo e Kosta Trebickes qe ashiqare dhe te jesh budalla te mos e kuptosh qe u vra. Une nuk e mora vesh sepse familja nuk e kerkon zbulimin e vrasjes se tij por ra dakord me Bujar Nishanin qe ben karriere ne kurriz te mbulimit te krimit dhe mashtrimit. Per mua mashtrim eshte qe ai i paska mbushur mendjen familjes se Kosta Trebickes qe qe aksident. Populli shqiptar nuk e hengri ama qe qe aksident por une nuk e kuptoj se perse prokuroria e hengri karamelen e “ekspertit” amerikan gjoja. Une e kam thene ne kush e di ne sa komente edhe te tjere e kane thene qe Kosta Trebicken e vrane dhe dielli nuk mbulohet me shoshe, vetem familja e tij heshti me genjeshtren qe ja u serviren ne pjate per te ndihmuar te mbulohej trafiku i armeve te Shkelzen Berishes. Por cfar te besh ky eshte realiteti shqiptar dhe keshtu do te jete per deri sa Saliu eshte i zoti ti beje zap te gjithe dhe kini kujdes se ai se ka per gje te vrasin edhe te tjere per te mbuluar gjurmet te tjera te krimit. Mbase do ja hedhein me drejtesine dhe nuk do ta gjeje gje por ama syte kurre nuk ka per ti mbyllur i qete pa i dale para syve te vdekurit sic thote edhe Mero Baze ne artikullin e tij. Edhe une nga ana ime po i them qe kurre te mos fleje i qete dhe ne cdo minute te shikoje fantazmat e atyre qe ka vrare dhe gjaku i tyre kurre mos u harrofte.
Fatmir.Populli shqipetar nuk ja ka dhene voten ketij te çmenduri por ai dhe banda e tij vrastare I KANE VJEDH VOTAT,por tani po i vjen fundi po e ndjen dhe po behet si qen i terbuar.
Amin!
Cili fund po i vjen?? Ai qe nisi t’i vinte qe ne 2008n por qe nuk erdhi kurre?! U mesum me kete “po i vjen fundi” e s’na ben me pershtypje. Po nuk e ngriti opozita bycen nga vendi dhe te drejtoje popullin, as mos mendo se mund te jesh ndokund afer atij “fundit”!
ky njeri i meriton te gjitha fyerjet dhe sharjet
Noli i madh thoshte:”Ketu qeni nuk e njeh te zone,ketu karakteret dobesohen,qullosen dhe ndrojne forme e ngjyre dita me dite.Ketu ambicjet jane te pafre e pa kufi” etj etj…Duke qene se karakteret qullosen dhe ndrojne forme si,Nerian Ceka nga sojlli qe hiqesh u be sojesez,Arben Imami nga dhembe thyer i Saliut ne 26 Maj 1996, ne paradhomen e tij ne 2005-en,Genc Pollo dhe gagaci Tritan Shehu, nga karrike thyer ne bythe lepires te Saliut,per te mos folur per Meten qe medemek do ta hiqte nga pushteti ne 2009-en por perfundoj ne dashnoren e tij, atehere dhe Saliu si pervers qe eshte i cfrytezon keto monstra per pushtet.
I vetmi shpetim eshte nje Avniu Rustem, po kur nuk doli nje i tille pas 1997, pak shpresa ka qe te dale ndonje tani! Ku je Vloraaaaaaaaa? U betove qe do te merrje hak per qindra mijera te vraret e Sal truthatit e zemer gerdhuse dhe ai nuk shkeli dot ne Vlore per disa kohe. Po kur Sala erdhi ne Vlore perseri, pse nuk ia nxorre Avni Rustemin ” ta priste” ashtu sic e meritonte?
NJe shprese me mban: Dhjetra fantazmat qe jane vrare me urdher te tij, duke filluar qe nga Arben Broci e Azem Hajdari e deri tek viktimat e tij te fundit, ose do ta cmendin ose do ta bejne te vrase veten ndonje dite! Ishallah ndodh ajo e para qe pastaj te dale neper rruge me breke dhe ta peshtyjne te gjithe, se vdekja do te ishte mjalte per te!
Krishti ka thene;- lerini te vdekurit ,te merren me te vdekurit….
sali qeni TRADHETARI ME I POSHTER QE KA NJOHUR HISTORIA SHQPTARE ..
POSHTE KY DIKTATOR I FUNDIT I EUROPES
Keto jane shenja cmendurie apo jo hahahahaha…nisi nga halucinacionet….Lum ju ku jetoni dhe nga kush shpresoni….
Kush e njeh mire berishen si mjek kardiollog nuk do habitet fare per kete sjellje paranormale te tij.Ai ka patur vetem nje dhunti qe te lexonte dhe te perseriste mekanikisht si papagall leksionet dhe librat e mjeksise me nje zell egomaniak per te dale gjithmone i pari.Per kete aresye si dhe te prejardhjes se tij nga familje 100% analfabete ai filloi punen ne kirurgji pa patur inteligjencen minimale.Duke patur instiktet e nje krijese te rriturr ne mjedis kafshesh te egra apo te buta ai mbijetoi ne nje zanat qe kerkush nuk mund “te shikonte” gafat e tij qe shkonin deri ne hunbje jetesh njerezore.Per cdo pacient qe futej ne doren e tij ai perdorte shprehjen:kjo semundje eshte teper e rralle dhe ndodh nje here ne 100 vjet ose nje rast ne 10 miljon here per te justifikuar cdo lloj “gabimi njezor te tijin” .Me flagrantja eshte sakrifikimi i vellai te vet te ndjerit selim per tu bere i famshem ne nje operacjon ku zemra e vellait i ngeli ne duar.Fatkeqesisht ky frankeshtein e nisi misionin duke “eleminuar”
vellin e tij te vetem. Cfare mund te pritet tjeter nga nje doktor monster?
Eshte hera e pare zoti mero qe ju po aludoni hapur se trebicka
eshte eleminuar “me mirekuptim”.Kam mendimin se jane pikerisht
fantazmat e kosta trebickes,remzi hoxhes,isa cobes,4 deshmoreve
te 21 janarit qe fshehim mistere qe lidhen me dy anet e atllantikut.
Dhe ekspertiza e FBI me duket nje zgjidhje “inteligjente” e njerezve te lobeve te berishes ne washington.Jam shume i sigurte qe filmimet e k/m jane te pastra dhe ne zyrat e FBI po ashtu dhe ne shqiperi.Mos publikimi i tyre tregon qe berisha mbrohet nga administrata amerikane.Mos u merrni shume me kufomen e berishes zoti mero por hidhi syte te “cengelet” qe e mbajne ate.Ju duhet te hidhni te pakten ndonje shashke kunder atyre qe nga nje ane derdhin lote korkodili kurse nga ana tjeter hiperbolizojne vrasesit si ” yje ne qitje” Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund…
O mero Baze je i pa arritshem. Ate qe po ben ti per popullin tend mbase nje dite do te shperblehet nga zoti.
Sigurisht qe prekuroria do te kerkoj edhe heqjen imunitetin e disa deputetve nga PD.Akuza per saliun eshte gati dhe perfundimi dihet .Bisha berisha e ka kuptuar skenarin e amerikes dhe eshte ne kulmin e egersise, shikoheni fytyren e vrerosur ne mbledhjet e qeverise ishkreti e di se tashme eshte i mbyllur ne kafaze .Sinqerisht theme se ky eshte stili amerikane po i tregon idiotit se ylli jot tashme eshte fikur dhe ruga jote per te folur prjetsishte me te vdekurit eshte e hapur. AMIN.
Vertet fantastik o Mero.E forte thenia qe kurre nuk e kisha degjuar me pare i vetrau.
Mero djali ti o vella sikur mi ngjalle shpresat sa here qe ndihem se nuk kemi me shprese se do rregullohet ndinje gje persembari.
Ti u jep kurajon njerzve te ndershem se nuk duhet humbur besimi se kafsha i ka ditet e numeruara.
mero respekt por e harrove GJYKATSIN IKONOMI besoj shum se sa ti e as nuk qendrojm mbrapa ksaj vrasje ,aj qe qendron mbrapa asht sala e meta
te lutem z baze ivetmi njeri qe mund ta shkatrrosh sal.qenin njeni ju te pershndes nga italija
Z Mero je i pa arriteshem,i rradhe,kyte qe po bene ti se bejne dote te tjerte,te pacim,shtypi juaj,e Zoti jane faktoret vendimtare per largimin e ktije qenie te gjadhe te ndyre me grupin e tje vrases,jane ditet e fundit te tije,ky dhe grupi i tije cnjerzore,vafshin ne ferre.
Të ndjerin e vetvrau në një fshat të humbur përtej Voskopojës… shprehje rrenqethese…
mero baze je me te vertete nje nga ata te vetmit qe po ja qerr masken ketij diktatori[demokrat] qe po shfrytezone demokracine ne nje pronesi te tijen.Deri kur do te vazhdoje kjo??????????????????????????????????.
Sa hapa gazeten ,titulli i pare qe me terhoqi vemendjen ishte flet me te vdekurit,po po flet me ta per te terrorizuar tew gjallet.Aq shume i duhet kolltuku sa kujton KOSTA TREBICKEN se i kujtohet qe po i iku pushteti i pari shkelzeni do vihet para derjtesise,e di shume mire se pushtetin po e mban me dhune,me intriga me vrasje .
Nje i çmendur i çmend te gjithe ,valle kane rruge tjeter po te kundershtojne? i pret Kosta Trebicka qe ne fakt po pret saliun bashke me shkelzenin .
KTIM NE VENDIN E KRIMIT,
eshte fenomen kriminalistik.
kopet e hijenave oportunistet po presin me pa durim se cte mira do u sjelli katastrofa qe ka pershir shqiperin presin dhe drejtojn operasione nga studjova e klanit te hijenave dhe studjo te tjera sepse nuk kan as nje gje as nje strategji per ata mjeran qe po ngrijn ne debor dhe ky jezit ka guxim del para shqipetareve dhe thot se gjith europa keshtu esht duke then se ne skemi ca te bejm dhe esht e vertet se nuk ka se cfar te bej po ha mund te shpetohet nga kopet e hijenave un them se jo amund te shpetosh njerezit me kelysh ata dohan te han qe te rriten . po shpresoj qe zoti te na rruaj si gjithmon po na hijenat nuk ke shpetim.
Z MERO;Je i papare.Je kthyer ne nje makth per kete kadaver te gjalle ,qe ka masakruar gjithe SHQIPERIN;SI VUCIDOLIN e tij ne femijerine e vet te mjeruar.
SOTE PER SOTE I PA ARRITSHEM:
MERO BAZE I DUHESH SHQIPERISE PRESIDENT.
Degjoni dhe mendoni pak: More kur ky Mero Bazia i bie ne koke çdo gjeje dhe nuk ka tjeter ta kundershtoje realishte me fakte se nuk kane dhe nuk gjejne dote atehere per kete njeri populli duhet te shprehet hapur dhe qarte se Pergjegjesia qe ka marre Mero mbi supe eshte me shume se çdo gje tjeter,se çdo force tjeter,se nje opozite tjeter e vertete shqiptare.
Une mendoj se ky njeri i ka dale perballe Saliut pa marre parasysh asnje rrezik per jeten dhe familjen dhe me argumenta te pa tjetersushme po derrmon çdo dite Kreminelin Sali.Fjala dhe pena e tije me durim dhe kurajo po therrmon trupin e gjakpirsit me te tmerrshem qe ka pare populli yne ne shekuj.
Mero Baze mbasi tja arriçe qelimit tend qe eshte edhe qellimi i shqiptareve te vertete do te ishte fatlume shqiperia dhe kombi i saj te priste me nje falnderim ne karrigen presidenciale,mos u habitni por çeshte e verteta shqiperia duhet ta provoje nje here nje njeri te tille dhe kurr nuk do gaboje,bazohem se ai shkruan me ZEMER dhe jo me dor.
Dy fjale per Realistin: “Vuaj o popull……” i thua ti.Po ti vete ku hyn o i dashur Realist? Uroj të mos jesh prift!!
Dukuri e njohur: kush ben nje krim, nukeshte i qete per gjithe jeten; edhe kur nuk e luajtur vete gishtin, pergjegjesia bie mbi ate qe e shtyn, e nxit, apo qe nuk e ndal kriminelin, kur e ka kete mundesi. Shekspiri na e ka dhene qarte me MR. & MRS. Makbeth.
Ndergjegja e kalbur e BERISHES e mbushur me krime zien perbrenda si nje vullkan llava e te cilit tregon boten shpirterore te tije,ndaj sa te jete gjalle budallallece do te ndigjojme prej tije.Ai spo mendon as per femijte e tije jo me per popullin.Motoja e tije KUR TE MOSE JEME UNE U BEFTE QAMETI.
Ne editorialin e djeshem dhe te sotshem, Makbethit tone i ka mjaftuar vetem titulli per tja ndjezur ata hunjte qe i jane krimbur dhe kalbur ne tru,si dhe per tja gjakosur shpirtin me gjakun e te vrareve te tij.. Mero je i paarritshen, sepse shkruan allashqiptarce dhe per me teper edhe me hidhesine e gjuhes qe njeh e do Barbari yne Makbethian.. Dikush na e prish shijen duke u perpejk te josh Meron neper komente, me post presidenti… per Zotin, na lini ta shijojme median me prefesiniste te vertete e mos na trazoni me politiken me lloj lloj profesionesh qe perfundojne ne fund ne bythlepiresa si Lesi.. Mero keep going,zgjedhje perfekte ne Tituj(brendine i shkalluari ndodh qe nuk ja lexon e se rruan shume, po terbimi i djeshem dhe i sotshem kane burim titujt e tu hahahaha)
Nuk e lexoj absolutisht gazeten RD dhe 55 por vendosa te shoh numrat e fundit.me beri pershtypje nje helikopter qe kishte hedhur ne bore ca ndihma
qe ishin sa mund te mbaje nje zetor kooperative dikur.Asnje njeri nuk i ka marre akoma se jane aq pak materiale qe do habisin dhe me budallain.
Nje pjese e pakove kishin dhe sapun gje qe tregon sa te perkushtur
jane.Ajo foto e helikopterit eshte nje “dokument” per te vertetuar
se qeveria e berishes e ka bere detyren..Pastaj ne faqe te pare akoma nuk ka ndaluar sulmi ndaj presidentit duke e bere hajdut tokash te njerzve te vet dhe per prokuroren qe e bejne pjese te opozites.Jam i bindur qe nese
dikush do ta lexoje gazeten RD do krijoje me shume neveri per qeverine
perverse te baces berishe dhe te bythlepiresve te tij .Gjithe
keto fishekzjarre tek gazetat dhe televizionet e tij jane per ti mbuluar berishes fantazmat qe po i shfaqen perdite berishes.
Brilant si perhere!
Po jep drite per te larguar koberresiren berishiane.
Te detyrohemi per çfare po ben qe 90% birdies te
VeteVendosin !
Me ben pershtypje se gazeta tema ka krijuar nje klientele komentuesish qe
solidarizohen dhe mbeshtesin artikujt dhe analizat e sakta te gazetarit
mero baze.eshte e lexueshme qe berisha eshte ne ditet e tij me te veshtira
por me kete qendrim te opozites ai do te mbijetoje gjate duke patur
dhe mbeshtejen e amerikes “nen rrogoz” kuptohet duke mbajtur nje stabilitet
ne dem te dinjitetit te shqiptareve qe ka shkuar ne fund te kembeve.Zoti baze do t’ju lutesha shume se duke qene se jeni bere nje ze serioz dhe i respektuar si brenda dhe jashte shqiperise duhet te shtroni ne artikujt
tuaj dy gjera madhore ne interes te kombit:
1…doreheqjen pa kushte te berishes si i paafte
2…krijimi i nje qeverie pa militantet e PS-PD te cdo rrangu
Kam mendimin se Edi Rama me Arvizune kane bere marreveshje qe berisha
mund te hidhet me vota ne 2013 .Kjo eshte tradhetia dhe prerja ne bese
me e madhe e ndodhur ndonjehere ne token shqiptare.
Bora eshte nje fenomen natyror dhe per pak jave ajo nuk do jete me problem.
Nje ortek politik eshte duke rene ne zonen e Mitrovices me referendumin e serbeve.Si ka mundesi kjo heshtje e shtetit shqiptar duke u mjaftuar me nje pacavure te MPJ ?? PO KY KRYEMINISTRI JANE I VDEKUR PSE NUK PRONOCOHET
PER KETE REFERNDUM QE PO I NGULET SI THIKE MBRAPA SHPINES KOMBIT SHQIPTAR????C’ESHTE KY KRYEMINISTER FANTAZEM
SALIBODAN BERISHOVIC..QE ASNJE HERE PER 20 VJET NUK THA NJE FJALE TE VETME
KUNDER SERBISE..EDHE NQS SE PRANOJME QE ESHTE DHENDER SERBIJET..
ne perfundim te votimeve te 8 majit pata thene diku:
EDI RAMA FITOI KAVAJEN
KOSOVA FITOI TIRANEN
SERBIA DO FITOJE MITROVICEN…TUNG !
Lodhesh kot o Mero ti besh thirrje nderjegjes se kermes Sali.Ai ka vite qe e ka humbur ate qysh me ngjarjet e prillit ne Shkoder ku u vrane 4 djem te rinj.Ai nuk ka ndergjegje dhe as shpirt, ai ka vetem ligesine e nje plaku te rrjedhur qe kenaqet kur sheh rreth tij fyturat idiote te ministrave qe e degjojne me goje hapur.Saliu ka ardhur ne pushtet mbi gjakun e njerezve dhe nga gjaku i tyre do te shporret.me duket se keto dite i ka shkuar ca me shtrember surrati dhe ka marre shprehjen e nje te marri, hijen e dikujt qe flet me fantazmat.
Ai pallat ku mori shpi sali berisha mjeku i bllokut dhe i shurraqeve te bllokut u be nga Parku i Ministrise se Puneve te Brendeshme te asaj kohe dhe gjate viteve 84-85.Aty mori shpi per sherbime te shquara dhe per spiunlliqe te plota per mjeket dhe njerzit e thjeshte dhe KOMUNISTI i Thekur sali ROM berisha .
Si djall qe ishte dhe nji njeri i afert e Shkelzen Bajraktarit ne ate kohe u be brek e bythe me drejtus te MPB te asaj kohe sa qe mori dhe shpi ne ate pallat kuptohet per arsyet e shquara qe jepte per pushtetin e Diktatures Komuniste .
Si nji njeri i devotshem me shume spiunlliqe mori Hyrje dhe la pa shpi nji shofer qe ishte ne pik te hallit .
E ndihmoi dhe Muharrem Sako Drejtori i drejtorise Ekonomike ne MPB dhe ai ja miratoi shpine ,e ky me pas e futi ne burg gjoja per abuzim me fondet e asaj kohe .
Poshterrsit e ketij kloshari nuk kane fund ,aty i qelloi dhe Mark Nikes te marri shpi mbasi ishte nji nga Oficerat e asj kohe qe kishte nji shoqeri te pa pame dhe sherbente si ndihmes i Ministrit te Brendeshem te asaj kohe .
Marku ishte arapçi kishte qef e pinte nga nji gote me shoket e vet ishte kavaljier dhe pagunte çdo gje ,aty e njofti dhe saliun te pallati ku ishin komshinj dhe kjo me ben te dyshoj se Mark Nika nuk e ka dashte kurr ket mizerrabel qe hangu buk dhe me Enverin e Sulo Gradecit dhe me rregjimin e tij te piset.
Mark Nika eshte nji burre qe une personalisht e njof dhe kam nji Respekt te veçante ,mesa di une si Avukat dhe si pjetar i Familjaes Nika ky burre nuk ja fal gjkun saliut dhe sorrollopit te saliut .
Mark shkoi deri ne fund kesaj Historie ty djalin nipin ta ka VRA SALIU .
Tung miq, a e keni vu re ‘udheheqesin’ tone te dashur CFARe brockullash lesion ne logot e stergjata pabukse, e ministra qe I mbajne iso e ca sehirxhinj qe kushedi ku I kullot mendja, dhe gjeja e vetme intruktive& ‘normale’ qe tha qe se edvini ben CIU-CIU!, e tha me gojen e tij (me cinizmin e tij): ‘mu te me Renoir edvinkristaqrama me cicerima!!’
Se ju bej xhungel e ‘Shqiperia 1 euro gjithsej’, pse qaheni?!
Kete tha saliu per edvinin, mo shqip s’keni ku ta gjeni burra!!!
! Se paku miq te kete vlejt kjo, qe te mos guxoni mo te thoni:
‘ishalla po I TRashet zoni CIU -CIU t Edvin Pallu- Tredhmit’
Po e that mo, keni injorou veten; me themel burra.
Puna osht: ‘po ne, me CIU- CIU do vijojme??’
JE I SHKELQYER DHE I PA ARITSHEM o MERO TRIMI.Ti po ben ate qe duhet te bente opozita ne shqiperi.URIMET ME TE MIRA NGA NJE GRUP EMIGRANTESH NE MILANO.
po kinezisht si i thuhet bora na mbulloj,edhe shteti kapitulloj??Se ky me sa duket shqip nuk kupton me!
Po qarkullon nje histori nga badyguard-et e tij keto kohe qe Liria i ka shtuar dozen e xanax-it ketij Vucidolit se ngrihet naten somnabul dhe flet me ata qe ka vrare. Keni degjuar ndonje gje o popull?????
E drejta zhytet por nuk mbytet,drejtèsi dhe vetèm drejtèsi deri nè
fund pèr ndjerit KOSTA.T.dhe viktimat 21 -Janarit.Bravo M.BAZE dhe ju
G.TEMA qè i kujtoni .