Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ngushtojnë rrethimin ndaj kryeministrit Berisha, para se ai të marrë vendimin e pritshëm për zgjedhjen e një presidenti kukull dhe marrjen nën kontroll të institucionit të prokurorisë, KLD-së dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda, dy europarlamentarët që mbikëqyrin zhvillimet në Shqipëri, njëri i djathtë dhe tjetri i majtë, janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët kundër mënyrës se si drejtësia në Shqipëri gjykoi çështjen Meta dhe kundër mënyrës se Berisha po përpiqet të shmangë përgjegjësitë për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm më 21 Janar. Të njëjtin shqetësim po përpiqen të shprehin Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit të SHBA në Tiranë, apo qëndrimeve zyrtare nga SHBA. Fokusimi i fortë i tyre tek fakti se drejtësia në Shqipëri ndëshkon vetëm medien kritike dhe opozitën dhe jo vrasjet e pushtetit apo aferat korruptive të tij, ka në sfond alarmin se pas zgjedhjes së presidentit të ri nga Berisha, këto tregues do përkeqësohen shumë më tepër.
Por a është e sigurt se Berisha do të bëhet i “dëgjueshëm” ndaj Perëndimit?
Në këto kushte as që bëhet fjalë. Edhe pse shihet qartë se për herë të parë kemi qëndrime të koordinuara ndërkombëtare kundër tij personalisht, efekti i tyre mund të jetë zero, biles i dëmshëm nëse nuk shoqërohet me një plan veprimi kundër Berishës. Nëse zyrtarët perëndimorë, të cilët akoma na konsiderojnë një vend normal dhe marrin ende seriozisht dëshirën e Berishës për të marrë ftesën e vendit kandidat për anëtar në BE, mendojnë se deklaratat e tyre mund të kenë ndikim mbi Berishën, gabojnë dyfish. E para fitojnë armiqësinë e Berishës, dhe e dyta, humbasin kontaktet dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare duke na dëmtuar të gjithëve. Presioni mbi Berishën duhet të bëhet me plan konkret veprimi.
Kështu për çështjen e presidentit, me të cilën Berisha tenton të mbrohet me Kushtetutën, duhet të bëhet i qartë konflikti që Berisha ka me institucionin e Presidentit, KLD dhe më pas Prokurorinë, si një person që është i dyshuar për vrasje të katër demonstrueseve. Në çdo vend perëndimor një kryeministër që është nën këto dyshime, jep dorëheqje dhe i hap rrugë hetimit, kurse në Shqipëri Berisha kërkon të marrë dhe institucionet e tjera për të mbyllur hetimin. Në këtë pikë do të ishte normal një plan veprimi që ruan dhe Kushtetutën, dhe dëshirën fallco të Berishës për ta respektuar atë dhe standardet perëndimore. Berisha të japë dorëheqje nga kryeministër deri sa të gjykohet çështja e 21 Janarit, ku ai mund të dalë si autor vrasjesh dhe Presidenti le të zgjidhet sipas Kushtetutës, duke qenë qoftë dhe një figurë e PD-së, por pa Berishën kryeministër. Ky është një plan veprimi që përputhet me logjikën se si Perëndimi i zgjidh këto konflikte në vendin e vet dhe duhet t’ia imponojë atë dhe qeverisë shqiptare. Biles kjo do ishte një zgjidhje e mirë dhe për rotacionin e mundshëm politik pas një viti, pasi në rast të një fitoreje të opozitës do kishim një president të djathtë që mund të balanconte institucionet. Kjo mendoj se është logjika që duhet t’i kundërvihet falsitetit të Berishës për të respektuar Kushtetutën, që i siguron atij imunitet për të mos u ndëshkuar një krim shtetëror mbi katër qytetarë. Dhe kur Perëndimi të flasë për këtë plan veprimi, duhet të jetë i qartë dhe i përditshëm në këtë qëndrim.
Një mënyrë tjetër e presionit mbi të është krijimi i një fryme politike në vend për distancën e Berishës ndaj Perëndimit. Zyrtarët perëndimorë duhet ta bëjnë të qartë se Berisha është në konflikt me rekomandimet e tyre dhe duhet ta theksojnë këtë qartazi publikisht. Kjo është dhe mënyra më e mirë për të nxitur disidencë dhe kundërshti brenda PD-sa ndaj tij. Fuqia e Berishës për të mbajtur në vathë njerëzit e tij, është se ata e shikojnë atë si garant të pushtetit. Kur ta shikojnë si garant të humbjes, shumë prej tyre kanë për ta braktisur më shpejt se sa mendojmë ne. Nxitja e debatit brenda PD-së, pa përmendur emra të përveçëm, është jetike dhe mund të bëhet vetëm nga një qëndrim i qartë perëndimor kundër akteve politike të Sali Berishës. Ajo që ai po bën tani është thjesht një teatër. Ka kuptuar tërbimin amerikan kundër tij dhe nxjerr Lulëzim Bashën të bëj si pro- amerikan. Ka kuptuar tërbimin evropian kundër tij dhe gjen miq të vet për të dërguar Topallin të bëj si pro-evropiane. Vetë me një duzinë hajdutësh dhe pastrues paresh ndërkombëtarë shkon tek një feudal në Azerbajxhan për t’i shitur pasuritë e fundit nëntokësore të Shqipërisë dhe për të konsoliduar regjimin e tij përmes pareve të pista. Perëndimi nuk duhet të gënjehet nga ngjyrat fallco që Berisha prodhon brenda PD-së për të verbuar qartësinë e shikimit të tyre. Në këto kushte në atë parti dhe atë koalicion nuk ndodh asgjë kundër Berishës pasi ata shpresojnë se Berisha me manovrat e tij të pista do tu rijapë pushtetin. Vetëm nëse kjo shpresë u bëhet e largët nga një qëndrim i qartë dhe i prerë ndërkombëtar kundër Berishës, mund të ringjallet një debat brenda shumicës që mund të shpëtojë dhe zhbllokojë demokracinë në Shqipëri.
Deklaratat e djeshme të Kryetarit të Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, janë shumë domethënëse dhe duket se bashkë me qëndrimet e zotit Swoboda përbëjnë një qëndrim cilësor ndërkombëtar kundër Sali Berishës. Por askush të mos besojë se Berisha mund të jetë i shqetësuar nga mos marrja e ftesës për në BE apo nga dështimi i këtij procesi. Ai realisht është objektivi i fshehtë i Berishës. Atij i duhet kjo Shqipëri që është, me kriminalitet në rritje, ku të gjithë të jenë të pasigurt, me gazetarë të superdënuar, që askush të mos flasë, me opozitë të penalizuar dhe të përçarë, që askush të mos i rezistojë dhe me këtë nivel varfërie që askush të mos kërkojë më shumë se një copë bukë për të mbijetuar. Çdo Shqipëri tjetër e lirë, e pasur, konkurrente dhe demokratike, është një Shqipëri që nuk e pranon Sali Berishën. Ndaj Sali Berisha nuk duhet kërcënuar me izolim të Shqipërisë, duke u bërë dëm shqiptarëve, por me izolim të pushtetit të tij për të krijuar një diferencë të fortë elektorale në vend kundër tij, diferencë të cilën ai nuk do ta kalojë dot me manipulim. Rrethimi i Perëndimit po ngushtohet para zgjedhjes së presidentit, dhe kjo na bën të kuptojmë se Perëndimi nuk ia beson dot më institucionet e Shqipërisë Sali Berishës. Që shqiptarëve tu ringjallet besimi tek fuqia e tyre për të hequr nga pushteti Berishën, duhet që gjuha e Perëndimit të jetë një përdorimëshe kundër Berishës. Vetëm kundër tij.
Te shpresojme se keto jane ditet e fundit te islamistit Sali Berisha,por kur thote edhe M.Baze;A do te ndryshoi Asaad-i shqipfoles??
Nuk ndryshon ASAAADI i Shqipërisë, me komentet tona, nga tastiera e kompjuterit!
Edhe kesaj here ke goditur ne shenje o Z. Mero, shpresojme ta lexojne ata qe jane jashte dhe qe luajne rolin e arbitrit.
Fjalet e shumta jane fukaralletk z. Baze…
kur vjen puna te mbajtja e pushtetit saliu nuk pjerdh as ameriken as bashkimin europian.
per fat te keq te shqiptareve pa nje 97 tjeter me te rende saliu nuk largohet nga pushteti
uroj te jem i gabuar
Pa protesta popullore, nuk e luan as topi.
hahahahaahahahahahaha Je i madh Rami –Krye-i sakte je ne ato qe thua
Sala nuk pjerdh per asnje aq me teper qe kushtetuta favorizon Salen
Zgjedhjen e presidentit Sala e justifkon me Kushtetuten –keshtu qe mos u lodhni kot se Sala kur ka kushtetuten me vete nuk pjerdh edhe sikur Rama ti ngjallet ..loool
mos te genjeje mendja i nderur mero se perendimi do ta heqe berishen para 2013.amerikanet e nxorren shejtanin berishe nga shishja dhe nuk mund ta fusin me brenda.ai i di dhe “flirtet’ e tyre ne kurriz te shqiperise dhe ka te drejte te luaje “kapucash” me dipllomatet e perendimit.have nice weekend per meron bazen , komentuesit & stafin e temes..
Nëse ne, nuk e ndryshojmë situatën në vendin tonë, ç’farë presim nga Perëndimi apo Lindja. Për të ndryshuar të keqen, duhet që të mirët, të hidhen në aksion. Të zbresin në shesh, e të udhëheqin popullin. I nderuar MERO BAZE, ju po bëni detyrën tuaj, si gazetar, por nëse ju si intelektual, do ti drejtoheshit edhe intelektualëve të tjerë, rinisë, sindikateve,liderit të opozitës, e popullit, që ka arrdhur koha, ”TË GJITHË TË BASHKUAR, KUNDRA DIKTATORIT SALI” me protesta paqësore e mbështejten e Perëndimit, është e vetmja rrugë për largimin e këtij diktatori. Editoriale, Facebook, Twitter, e llafe në internet, nuk mundë të ndryshojnë realitetin në Shqipëri. ”DUHEN PROTESTAT E KONTAKT I DREJTËPËRDREJTË ME POPULLIN”
Prape me syte e pritje nga jashte o Mero? Po edhe nqs perendimi na ndihmoka e na heq Saliun,do te na lere peshkesh Bashen.E ku eshte ndryshimi? Populli shqiptar eshte popull deshtak prandaj dhe udheheqesit qe kemi jane ata qe meritojme.
Nuk eshte se jemi popull deshtak or mik; por jemi disi te rinj ne kete zanatin e demokracise dhe, prandaj, shume gjera edhe i bejme gabim. Popujt perendimore ishin ne gjendjen tone para rreth 200 viteve, kurse sot jane aty ku jane. Asgje nuk vjen tak-fak – duhet durim e kembengulje. Fillimisht, kemi nevoje te largojme tiranin, peshkaqenin e votave; mandej te tjerat vijne me radhe. Boll e korruptuar ishte qeveria e Nanos por te pakten ai u largua me vote. Ky i sotmi e don vetem me dru shpines. Sado inkompetente dhe e korruptuar te jete qeveria e ardhshme, jam i sigurte se ajo do te jete 100 here me e mire se kjo e sotmja. Te pakten do te kemi mundesi te shkojme drejt votimeve te qete dhe ta largojme me vote. Dhe te tjeret qe do te pasojne do te jene akoma edhe me te mire…dhe keshtu permiresohet demokracia dhe, si rrjedhoje, edhe qeverisja e vendit.
a mendoni se do largohet sala me voto ha ha ha ha
Baze serish nje vleresim realiste i situates ne kete shkrim. Perpjekjet e deritanishme te nderkombetareve nuk do arrijne ta ndalin marrjen e presidentit nga saliu.
Do ishte shume mire sikur perpjekjet e tyre te shtoheshin ne ate pike qe krisja e saliut me perendimin te behej publikisht e dukshme. Megjithate gjasat jane qe kjo nuk sndodh, dhe tere kercenimi do permblidhet me mosmarrjen e statusit, qe saliu mund edhe ta evitoje me zgjedhje te parakohshme pas marrjes se presidentit.
Ketu opozita duhet te luaj rol teper aktiv. Nqs Rama do bente te qarte qe rrembimi i presidentit nga saliu do e conte opoziten ne nje qendrim te ri (si ai qe rekomandohej ne editorialin e pardjeshem te Bazes), atehere edhe nderkombetaret do kishin nje shtyse te madhe per te qene me te qarte e te prere per tere publikun shqiptar.
Ky “kercenim” i opozites do ishte edhe i justifikuar pasi opozita kerkon hetim te pavarur per 21 janarin, dhe sigursisht s’mund te kete nje te tille me kryeprokuror te saliut.
Nqs opozita thjesht limitohet ne deklarata, atehere edhe nderkombtaret ka gjasa te kufizohen ne qendrimet e deritanishme.
Pasojat jane te pariparueshme, sepse mbyllen pergjithmone dosjet e krimeve te qeverise, dhe nderkohe rotacioni i ketij pushteti veshtiresohet me shume.
Teza se opozita duhet te fitoje me nje diference shume te madhe per te perballuar vjedhjen e saliut, eshte e gabuar, se ne zgjedhjet lokale populli opozitar votoi masivisht pasi iu kerkua vote politike, dhe kete e tregojne edhe shifrat e pjesmarrjes. Kjo teze aspak e re ka qene edhe motivi qe edi u fut ne zgjedhjet e 8 majit, duke qene i bindur se avantazhi i tij do ishte me i madh se vjedhja e saliut.
Por sic e pame te gjithe, saliu vjedh fshat me fshat dhe kjo teze duhet groposur me rezultatin e 8 majit.
E vetmja menyre te fituar, eshte te ndalet vjedhja e saliut, ose te shkohet ne zgjedhje me qeveri pa saliun. Sigurisht per te gjitha keto duhet qe opozita te ndryshoje kurs, gje qe s’duket se do ndodhe.
Jam dakord me Fatmirin. Distancimi i qarte i Perendimit ndaj Gadafit shqiptar do te ishte shume i cmueshem por jo vendimtar.
Me gjithe keto goditje te forta qe ka marre qeveria e saliut gjate ketyre dy-tri javeve te fundit une po prisja qe ne radhet e PD-se te shfaqej njefare nervozizmi dhe pasigurie. Por pak ose aspak u vu re. E vetmja arsye qe nje gje e tille nuk ndodhi eshte se grupi i saliut, duke e pa indiferentizmin e opozites, kane akoma shume besim se berisha do te arrije ta mbaje pushtetin, ne nje menyre apo ne nje tjeter.
Nje seri protestash te vazhdueshme do t’i bente keta zagaret e tij qe me ne fund ta kuptonin se ai nuk do ta kete shume te gjate dhe “uniteti” i tyre i shtire do te jepte shume shpejt shenja carjeje. Nje gje e tille eshte mese normale per ata qe e dine se ndodhen ne anen e gabuar te historise.
Prandaj shume nga ne e themi vazhdimisht qe duhet te rifillojne protestat e vazhdueshme dhe pa ndalim ne te gjithe vendin perfshi, sigurisht, edhe kryeqytetin. Nqs nuk e tregojme vete ne se duam ndryshim, nuk ka cfare te na beje askush.
Prandaj, ju ftoj te gjitheve qe te jemi ne nje ze duke i kerkuar opozites, cilado qofte ajo (pervec Ballit dhe Zogisteve), qe te fillojne protestat.
Shpresojme ti lexojne editorjalet e z-Baze keto zyrtaret EU, nese jo na rufshin topet
Ke shume te drejte Z.Baze,por…..
Ne shqiptaret tregojme dhe njehere tani ne Shekullin e 21,qe nuk dime te formojme dhe te drejtojme shtet.
Kur je i PA AFTE,kur je i reckosur ne cdo aspekt,Mentalitet,Ide,Veprime etj,gjithmone do te presesh nga te HUAJT,aman o amerikano,thuaji Kriminelit Berisha te iki….?
Kush do ta beje OPOZITEN zoti Ciu ciu cerrrr,qe blen kemisha 20 Euroshe te Myslym Shyri?me ke?Ruci,suci,tuci…,me keta?apo do ta beje me Priftin,qe u kerkon Shqiptareve,me falni po Berisha nuk me la te vidhja se i donte per vete,dhe une nga Inati i nxorra videon,por bam tja beje Saliu,se do te Vije Zoti ciu ciu ciu ceeerrr,dhe do te shifni se di do te marr une 100.000 euro ne muaj duke u tallur,me kete do ta beje?
Gjithmone kam menduar qe Shqiperia eshte nje SHTET eksperimental,ku njerezit vijne verdalle kot,si kuajt ne leme,pa asnje pik nisje,dhe pas asnje pik Mberritje.
Ose nqs nuk eshte shtet eksperimental eshte SHTET KLANOR,ku INTERESAT e miqve tane KRYQEZOHEN dhe behen Mbi Popullin e reckosur SHQIPTAR,dhe mbrojne KLANET dhe PASARDHESIT e tyre,duke ju nderruar VETEM LEKUREN.
Ky mendoj se eshte Realiteti !!!
Ore miq te Temes.Nuk e heq perendimi salen.Pse do thoni ju?Se ata po studjojne se deri ku mund te shkoje KOPIL lliku ne politike.Dhe rast me te mire se ne shqiperi me salen profesionist per kte pune nuk gjejne dot.Keshtu qe deri sa te perfundoje studimi salen do ta mbajne.
O Mero ti vertete nuk e kupton qe Berishen e mban perendimi.
dhe nuk jam me Ty se perendimi po i ngushton lakun.
Perendimi ne Shqiperi perfaqesohet nga ambasadore te koruptuar.
Atyre u mjafton ajo qe u jep Berisha dhe per Ata cdo gje ketu eshte ne regull, bile ne standarte europiane.
Ooops! Mero did it again!
Pothuajse i vetmi gazetar=analist=politikan qe po analizon situaten sic duhet. E habitshme se si Edi Rama nuk po e kopjon as edhe nje here te vetme, sa per te thene qe e beri edhe ai nje here!
Sala duhet demtuar nga perendimoret por edhe nga opozita jone. Ka ardhur momenti qe opozita te tregoje se merr vesh nga loja politike dhe te veproje. Dy mundesi ka. O e rrezojne Salen me force (me sa duket s’kane kellqe per ta bere). Ose te luajne nje loje politike te zgjuar. Kjo loje fillon qe nga denoncimi pa rezerva i problemeve te qeverisjes se Saliut, dhe mundesisht pa demagogji si ajo konferenca e sotme e Edi Rames mbi situaten e krimit, dhe vazhdon me plane realiste mbi vendimet politike qe na presin.
Le te fillojme nga ceshtja e presidentit. Ta harroje PS-ja se ndokush do te i votoje ndonje emer te nxjerre nga rradhet e saja. Apo nga komisioni i Eglantines. PS-ja duhet te propozoje nje emer te PD-se qe demton Berishen. Eshte kaq e thjeshte. Ne kete menyre edhe arrin konsensusin e kerkuar, por edhe eviton qe Berisha te emeroje ndonje zar te tijin si Topalli apo Bejo apo Patozi. Perendimoret mund te ndalojne Berishen te emeroje veten e tij, por harrojeni qe te detyrojne PD-ne te votoje nje socialist per president.
Vazhdojme me reformen e kodit zgjedhor. 2009 provoi qe ishte gabim i madh te tentoje te vidhje vete sepse mund ta haje thelle. Duket per momentin qe Edvini po vazhdon te njejten rruge i bindur se e ka fitoren te sigurte me 2013. Po humbi, do te jete arroganti me i madh i historise se Shqiperise (pervecse humbes). Po fitoi, thjesht do te kete zevendesuar Berishen ne perqendrimin total te pushtetit. Sepse ky ligj elektoral nuk lejon pluralizmin, maksimumi dy parti mund te perfaqesohen ne parlamanet. Dhe ne rastin tone, kur dihet se sa mire e gjejne pazarin e permbashket dy partite, kjo quhet monizem. Pastaj duke pare edhe se sa infiltrime ka PD-ja nga komunistat, eshte tamam monizem. Duhet garantuar nje reforme qe te lejoje partite e tjera per perfaqesohen per votat qe marrin. Nuk po them tamam ligj proporcional, por dicka me mire se ky qe kemi.
Vazhdojme me ceshtjen e korrupsionit. Sot kemi Dritan Priftin qe thote se eshte bere pishman per denoncimin e videos. PS duhet te tregoje se ajo eshte njehere e pergjithmone kundra korrupsionit dhe jo me raste kur i leverdis. Ne te kundert do te kemi prape situata si e sotmja. Periudha e Nanos ishte pak a shume e tille, dhe solli ne fuqi Berishen. Sa vite akoma do te vazhdojme keshtu?
Ceshtja e komunikimit. PS per momentin nuk komunikon fare me popullin. Nuk e di se cili eshte strategu i kesaj sjelljeje politike, por e kane gabim. Sot me shume se kurre duhet qartesi ne komunikimin me njerezit. Twitter-i i Edi Rames, facebook-u i Erjon Braces apo Taulant Balla nuk mjaftojne, madje jane shume pak.
Alternativa. Njerezit sot duan PS-ne sepse PD po i nxjerr jeten. Do te ishte fatkeqesi e madhe sikur vetem per kete arsye PS te marre pushtetin. Duhet qe PS te tregoje se do te kishte fituar ne cdo rast me 2013, edhe kundra nje Saliu te shendoshe me nje parti te shendoshe. E pame pas 1997 se cfare ndodhi me Shqiperine. Atehere PS e morri pushtetin pas sjelljes arrogante me te huajt me 1996-1997 nga ana e Sales. Po te kishte qene vetem per demin financiar te firmave piramidale Sala do te ia kishte hedhur pa problem (mjafton te ju kujtoje lexuesve te Temes qe i teri demi llogaritet me pak se kostoja e rruges se Kombit). Kur PS erdhi ne pushtet ajo vazhdoi me politike korrupsioni. E vetmja diference ishte tek sjellja me liberale e Fatos Nanos (kjo eshte dhe arsyeja pse plot njerez thone qe ishte me mire koha e Nanos se sot). Por nga ana e korrupsionit nuk ia hante qeni shkopin. Mjafton te kujtojme qe te tera bankat ai i privatizoi (kryesisht grekeve dhe austriakeve, po atyre me te cilet ben biznes edhe Sala). Edhe Albtelecom ai e nisi si procedure shitjeje. Sala e perfundoi. Do te ishte nje fatkeqesi kombetare sikur kjo histori e mallkuar shqiptare te perseritej. Eshte e vertete qe Edi nuk eshte Fatosi dhe Luli nuk eshte Sala (i mungon fantazia e liderve te tyre) por edhe ne si popull duhet t’i ndalojme te kene mundesine te behen te tille. Edhe partite e tyre duhet t’i ndalojne te behen te tille. Ne te kundert kot qenkemi lodhur gjithe keto vite. Reformimi i PS-se ngelet prioritet dhe shume i rendesishem per Shqiperine. Shpresoj qe Edi Rama ta kuptoje perpara se te vije ne pushtet. Sepse pasi te jete kryeminister zor se do te kete aftesine te jete demokrat. Dhe thjesht do t’i shtohet listes famekeqe te Saliut dhe Fatosit.
Ciao!
Te dyja analizat e sotma editoriale,jane shume te qelluara,te drejta,te sakta,politikisht me se aktuale,te çdo dite e muaji pra,jo me tej se tre- kater muaj.Ne se punet shkojne me tej muajit korrik,”lume” ky vend ku shkon.Por mbi te gjitha,sa po shkruan z.Baze,duhen edhe vesh per t’i degjuar.Duhet te degjoje Opozita,ne se ndjen pergjegjesine politike para shqiptareve.Kete analize duhet ta beje e ta bente Opozita.Cdo lexues i gazetes Tema,siç edhe vihet re nga komentet e bera,i jep plotesisht z.Baze.I meriton fjalet pergezuese,por pesha e tyre eshte e paket dhe aspak me peshe ne veshin e Berishes.Ai,po vazhdon viziten e (pa)planifikuar ne Azerbaxhan!!!Do te kthehet prej andej,do te mbledhe grupin parlamentar te tij,do te na perrallis ne per suksesin e kesaj vizite,per 1 miliard dollaret e hamendsuar,per viziten e ardheshme te Alievit etj.Me kete opozite e me keta opozitare (deputet)Saliu e ka jeten te gjate.Ne se ndryshon qendrimi i nderkombetareve,(shpresojme)vetem ata po,mund ta largojne ate nga pushteti.Veçse ketu ishin nderkombetaret edhe ne vitn l995,1996 e 1997.Ne se po keta nderkombetare,nuk do ta donin me,Sali Berishen,s’do te riciklohej perseri, edhe me ndihmen e tyre.Deri sa socialistet te zgjidhin grindjet pa kuptim mes tyre,Saliu i ka rregulluar punet edhe me nderkombetaret,gjoja te zemeruar me te.Keta artikuj e keto analiza u duhen çuar si ato traktet e Partise Komuniste gjate LNCL,poshte deres se shtepise,te pakten,deputeteve te PS-se sepse,mendoj,nuk i kane lexuar analizat e Meros.
po mero baze po u jep keshilla ambasadoreve keshtu? me vjen keq,se arvizu tha qe pelqen vetem lubonjen ?
Cdo nate pres Editorialet e Tua! “NENA Shqiperi” pret Rilindjen e saj. Edhe per 9 muaj ky shtet do te festoje 100 Vjetorin (?!) Historia e nje shekulli provoi se “I zoti e nxjerr…nga balta”.Periudha e Luftes se Pare Boterore e nxorri Shqiperine te coptuar, sipas interesave te Fuqive te Huaja! Me fillimin e Luftes se Dyte Boterore Shqiperia u pushtua nga Italia Fashiste e me Kapitullimin e saj nga Gjermania Naziste! Ishte Lufta Nac.Clirimtare e Shumices se ketij populli, qe coi ne Clirimin e vendit. Kjo lufte e reshtoi Shqiperine ne radhen e Aleateve Fitues! Ne kete 100 vjetor “NENA Shqiperi” lengon nga nje KRIZE e rende:Shkaktari i kesaj krize ka nje emer-Sali Berisha! I nderuari VRANICKI ne ’97 do te shprehej ne Euro NEWS:”Nuk mund te merrem vesh me nje President te cmendur!” Edhe me pas “bemat” kriminale te Berishes ndaj ketij vendi nuk numurohen! Shkrimet e Tua Mero,kryesisht,por edhe te mjafte analisteve te tjere bejne APEL per t’a shpetuar “NENEN Shqiperi”. Behuni BASHKE dhe nisuni ne cdo qytet: Te NGRINIne KEMBE pjesen me te madhe te ketij populli te mjere! Besoj se mbeshtetja mbarepopullore NUK do t’u mungoje! “Nena e TRIMIT ja qan, ja qesh”. Te keni besim se “NENA Shqiperi” do te QESH! Te shperndahet parlamenti,ku opozita u fut per “Fasade”.Vetem nje QEVERI TEKNIKE do t’a coje Shqiperine zgjedhjet e vitit 2013 !
Berisha nuk largohet pa e bere edhe nje here mut vendin.Me mire shpejt se vone.Me zgjedhje as mos shpresoni.Nqs shpresoni do ta provoni sa keq do veje kjo pune ne 2013.Zoti ju ndihte pastaj.
aman kur do shpetojme nga k,jo sllaveri 20 vjecare berinano
Eshte e vertete qe Berisha eshte i rrethuar nga nderkombetaret por jo per ta neutralizur apo per ti dhene karton te kuq por thjesht duket sikur i thone berishes:Aman o UJKU
berishe boll gomere ke ngrene ..bej pak pushim deri nga te korrat e ardheshme.Ne keto momente berisha eshte
me i forte se kurre sepse:
1-vodhi dy here votat 2009-2011
2-vrau me urdher te tij 4 protestues
3-mbrojti me zotesi mega hajdutin ilir meta
4-ka budallalepsur 3 ambasadore
5-ka tredhur dritan priftin.
6-ka neutralizur opoziten
7-ka perdhosur presidentin
8-ka asfiksuar prokurorine
9-determinon gjithe spektrin e gjykatave
10-ka mberthyer shtepine e bardhe (me podesta-wisler).
11-komandon 90% te medias
12-eshte zot i parlamentit
Te gjitha me siper jane 101% te verteta dhe ne muajt ne vazhdim cdo gje do shkoje sipas nje skenari ku berisha ne vend qe te shkoje prapa hekurave do te largohet pas 2013 nga keto qe bejne SIKUR E KANE RRETHUAR.E VETMJA SHPRESE ESHTE NQS OPOZITA KERKON DOREHEQJEN E BERISHES PA KUSHTE DHE FORMIMIN E NJE QEVERIE TEKNIKE.NJE MUNDESI ESHTE
FILLIMI I NJE REVOLTE PAQESORE PA AFAT DERI NE LARGIMIN E BERISHES.POR MREKULLIA DO NDODHE NQS DO PUBLIKOHEN FILMIMET E K/MINISTRISE(qe jane ne dore te fbi) KU BERISHA ESHTE I FILMUAR DUKE DHENE URDHER PERSONALISHT BILE ME EGERSI PER TE QELLUAR MBI TERRORISTAT.VARIANTET JANE TE HAPURA 1X2….KRYESORJA DHE ME TRAGJIKJA ESHTE SE JEMI KTHYER NE NJE VEND PA DINJTET ,PA INTEGRITET DHE TE PUSHTUAR JO NGA TURKU AS NGA GJERMANI AS NGA AMERIKANI POR NGA NJE MALOK I PABESE DHE I PAFYTYRE PAFUNDESISHT I URRYER.PRA NEVE JEMI TE PUSHTUAR DHE TE RRETHUAR NGA BERISHA DHE NDERKOMBETARET……
RESPEKTE PER STAFIN E GAZETES TEMA !
Fjale me vend ke thene.Te lumte dora dhe mendja o Selami .I lejme zotin Sali Berishes me gjithe ato qe e rrethojne, Por keta njerez nuk i gjen gje,sic thote populli:”gjene e keqe nuk e gjen gje”. E kane bere kete popull me fole me vehte,por se shpejti do ti vij dita te gjitheve
thon qe saliu bashk me ilir meten do rrin ne pushtet edhe nje mandat tjeter eshte e pabesueshme po eshte e vertet
mos nigjo ‘gojet e liga’ or taj…se nuk eshte me “te thenme” kjo pune!!
Enderat e Meros ca dalin ca s’dalin.Po pritem nga te huajt eshte godit dhe njehere pa do shohesh.Vetem populli mund ta vendos drejtesin ne vend.
Egersira e tropojes largohet vetem me dhune,ai njef vetem frigen,presionet per te jane vetem pordhe me rigon,ky eshte nji taleban i vertete,opozita zduhet te beje gam gam,pore te mobilizohet vete,e te mobilizojne perkrahsit,se pa nji pranvere te ngjashme me ate arabe,komunisti diktatore,e spiujte e tije nuke largohen,arsyeja jane te mbytur ne krime.Kjo eshte zgjidhja e vetme,te hillemi ne sheshe e te protestojme deri sa te largojme kyte kriminele,sapo ai te shohin opoziten e perkrahesit,qe e kane seriozisht,e ngulin kembe per largimin e tije,tropojani aqe sa hiqet si taleban trim,eshte po aqe here me shume frikacake,tropojani eshte si puna e Qenit,tregoj shkopin,jo vetem qe ste hane,pore edhe iken,mose e pandehni aqe trim sa hiqet,pore kto jane menyrat e diktatorve,per ti shpetur Drejtesise,zduhet humbur kohe.
Mero,te ndjek perdite ne analazat e tua.Admiroj guximin,qartesine dhe llogjiken me te cilen shoqeron cdo analize te ngjarjeve ose te personazheve.Per kete faleminderit !Por ,pse per ne shqiptaret cdo gje ,te keqe ose te mire,e presim gjithmone nga te tjeret,nga jashte ??!!!Nese nje pushtet degjeneron,si ky i yni,vec votes,nuk ka rruge tjeter per ta shporrur ?Ne vete jemi ne gjendje ta bejme kete? Kete duhet te synoni ju bashke me ne,te ngjallni tek shoqeria jone,shpirtin e revoltes popullore ,te protestes se te indinjuarve,qe per hir te gjendjes se veshtire ekonomike,sociale ,morale,jane me shumice,por nuk kane ze.Ndikoni qe ky ze te bucas !Shembujt jane perreth nesh.Ne vetem konstatojme ,por jemi si te mpire (sepse nuk e njohim lirine dhe dinjitetin ,se keshtu kemi jetuar ne shekuj ,si skllever).Nje shoqeri qe pjelle intelektual mercenar(Cili,Hoxha,Cupi,Zheji,etj) eshte ne gjendje kome.Zgjojeni ate !Vertete kjo eshte detyre e opozites qe me duket shume e vaket.Bejeni ju se keni mjetet e informacionit.
rruget e sales jane mbyllur nga te gjithe evropianet folen qarte per penalizim te pushtetit te tij diktatorial qe kerkon te instaloj ne azerbajxhan ka shkuar per te siguruar azil politik dhe jo per pallavrat miljardeshe qe premton. ky zbret me plumb nga kali po nuk i besuam te ndjerit hoti,ta kishin eleminuar me pare me ‘demkraci’
Nuk besoj se ka sot njerez normal qe besojn se SHBA dhe Europa pyesin shume per ne. nje gazetare shkon emerr intervista per nevojen e propogandes se majte ne shqiperi. mendoni si sllovaku kukan dhe I majti Svoboda mund te kene autoritet sa Berishes ne Europe dhe t’i behet presion. Harrojeni. askush nuk mund ta tremb Berishen. Ja ta zwmw se ne 2013 do te dali ne opozite, ai perseri do te jete kryetari opozites, dhe Edin e rrezon per pak dite, a ju kujtohet Fatosi.ju te gjithe e kujtoni se shumica e Kryeministrave te majte jene vene me bekimin e Berishes. kujtoni Bufet, Finot, Majkot e tj e tj.. Gabimi kryesor ishte padurimi i Rames. Me sulmin qe i beri Kryeministrisw i hoqi mundesine vehtes per te qene kryeminister. Frustrimi qe permendi Arvizu nuk ishte i kote… ata nuk mund t’i kerkojne berishes t’i lene pushtetin ne tavoline nje njeriu qe e sulmoje diten per diell per 5 ore. nuk mund te luaje askush aq lehte me berishen , i neh mire ai kufinjte e tij por edhe te te tjreve. Ai eshte i forte…
Te jete Berisha qe i flet vetes ne pasqyre ?
Zoti Mero Baze ngre nje shqtsim dhe problem, por si Merua dhe ju te nderuar komentus e kam fjalen per ata qe e kane jetuar komunizmin, ne jemi mesuar te jetojme si ne rrethim dhe sna ben pershtypje, se kur ai emershuari sic e quante nje mike, thoshte se bar do hame dhe parimet sdo i leshojme, ne, na, te gjithe paperjashtim, benim duart gjak nga duartrokitjet, lene se ca thone tani se kam qen keshtu e ashtu, kam qen disident, e kam sha ate keshtu e ashtu, i hengrem Mutin, biles e deklaronim.
E bera gjith kete rezyme te se shkuares, per tju thene, se Sali Ram Berrisha, eshte me i forte atehere kur rrethohet nga armiqte, se ai parrullen Bar hame dhe Parimet si leshojme, i di me mire se te gjithe ne se bashku.
Prandaj as perendimi e as lindja, as edhe ufot po tna vijne ne ndihme, skane cti bejne Saliut, se jemi ne qe e mbrojme ate, se kur e shofim se Saliu fillo tu pjerdh pak me nervozitet, ose behemi pale me te, ose futemi nga frika neper bira dhe rrim e presim deri sa zoti tja marri frymen, se per ne ai jeto 100 vjet.
A po tjet ndonji per revolucion, atere dakort. dilni dhe beni sikur beni xhiro dhe kur ta shofim se jemi pak si shume, tja msyjm dhe ti bejm mut.
Atere keni per ti pa qaftrashet e Saliut, kur tfillojn ta bejn shurren ne brek.
Problemi i vendit tone sot eshte OPOZITA E MEFSHTE.Ne nje kohe kur Berisha vrapon i alarmuar te gjeje ndonje “aleat te madh” si Azerbajxhani(sepse perendimi i ka kthyer kurrizin),opozita mjaftohet me shume pak(per te mos thene aspak)aksion politik.Ketu kam parasysh cdo mjet demokratik si protesta,greva etj.jo vetem ne Tirane por ne mbare vendin.Erdhi koha qe bythpambuket e opozites te lene kolltuket e te afrohen prane popullit qe vuan.
Shpresojme te jete ashtu siç shkruan z mere,qe nderkombetaret sa vijne e ngushtojne zgjedhjen e presidentit nga sali mafiozi,por kam frige se do ja dali perseri me blerje votash,me mashtrime dhe intriga,tashme te mesuar nga keto gjera.Ai do u thote nderkombetareve se une zbatoi kushtetuten dhe nuk dal mbi te,Ky vit do jete viti i ngjarjeve te rendesishme per fatin e ketij vendi dhe populli,do jete dhe me shume surpriza,kam nje parandjenje te madhe,se eshte dhe viti i fundit te diktatorit te fundit ne europe salih-al-basharit-berisha
z Mero une nuk besoj se ka mendim ndryshe brenda PD-se Berisha e di cka mbledhur rreth vetes ,ata jane si ato delet ne vathe rrine degjojne dhe nuk kundershtojne nje here, une habitem me ate rreshtore qe u ben berisha deputeteve te PD-se,ata e ato cirren sa me shume per ti dale ne mbrojtje,pyes veten a kane personalitet,dinjitet deputetet e PD-se degjojne mufkat e tij per dite, edhe nje femije i vogel 3-vjecar kundershton prinderit etij,ne radhet e opozites ka deputete qe kane mendim ndryshe dhe eshte me se normale
Nqs populli ngrihet ne portesta te perditshme (jo te thirrura nga opozita), nderkombetaret do e ashpersojne shume gjuhen me kete diktator. Si shembull mund te merren vendet e Afrikes Veriore. Deri dy jave para fillimit te protestave diktatoret e ketyre vendeve kishim raporte shume te mira me BE dhe USA. Sapo populli u ngrit kunder tyre edhe BE dhe USA i kthyen shpinen.
Perfundimi: Zgjidhjen e ka ne dore populli shqiptar dhe jo nderkombetaret.
Cfare di dhe nuk di Sali Berisha!
Sali Ram Sheqere Satan Berisha, pothuajse di gjithcka. Ai di cfare mendon dhe bisedon Presidenti i Shqiperise (Z. Bamir Topi) ne zyren e tij, ai di me ke takohet dhe cfare bisdojne. Ai di se cfare mendon dhe cfare bisedon Kryeprokuroria e Shqiperise (Znj. Ina Rama)ne zyren e saj. A di se ku shkon ajo dhe cfare ben, di te gjitha levizjet e saj brenda dhe jasht vendit. Ai di cdo gje qe behet ne opozite, tek partite e tjera, aleta dhe jo. Ai pergjon te gjitha biseadat telefonıke dhe e-mailet te diplomateve dhe te ambasadave te huaja ne Shqipei, pa perjashtuar ketu edhe vete bisedat telefonike te ambasadorit amerikan. Ai di te gjithe ata qe hyjne dhe dalin nga ambasadat dhe reziencat e tyre, ata kontrollohen dhe pergjohen njelloj si ne kohen e Enver Hoxhes. Ai e di se si doli ne krye te ‘levizjes studentore’ dhe ne krye te PD. E di shume mire se kush e solli ne krye te Shqipersise me Mars te vitit 1992, dhemadje e di fare mire s u vrane kater shqiptare ne Prillin e vitit 1991. Ai e di si i mashtroi dhe i vodhi shqiptaret me firmat piramidale. Ai e di si e dogji dhe e shkateroi Shqiperine.Ai e di si dhe perse vrau mijera shqiptare, duke lejuar hapjen e depove te ushtrise. Ai di shume mire arsyen perse dhe kush e vrau Azem Hajdarin. Ai e di shume mire se kush e risolli ne pushtet me 2005. Ai di gjithashtu se perse dhe kush vrau 26 njerez te pafajshem ne Gerdec me 15 Mars, 2008. Ai di se kush dhe perse u vra Kostra Trebicka dhe mbi te gjitha ai di se kush urdheroi vrasjen e 4 qytetareve te pafashem me 21 Janar 2011, ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit, para zyres se tij. Ai di si dhe kush i vodhi dhe si u manipuluan votat per mandatin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Ai di, pothuajse gjithcka!
Cfare nuk di ai eshte fundi i tij! Uroj qe fundi i tij te mos jete si ai i Gadaffit, i braktisur nga te gjithe, madje edhe nga familja e tij, dhe i fshehur ne tunelin e ujreva te zeza qe del nga Kryeministria dhe derdhet ne Lane, keu ne Tirane. Amen!
Ndoshta behem i bezdisshem.Fillimisht,jemi lexues pa eksperience ne punet diplomatike.Por po e pe nga larg nje mal ndoshta e sheh me mire se ai qe eshte duke e ngjitur.Kam idene se tashme kemi DY Perendime;njeri eshte Perendimi evropian,tjetri eshte Perendimi amerikan.Jane dy Perendime qe s’bien dot dakord mes tyre,jo me per ne.Perendimi evropian ia ka lene punet e Shqiperise Perendimit amerikan,ndersa objektivi i shpallur 20 vjeçar eshte qe Shqiperia te integrohet ne BE.Qe ketu ekziston nje hon i pakapercyeshem;pa shume fjale te medha!Evropianet e dine shume mire qe hunjte e pushtetit ne Shqiperi i ngul dhe i shkul Amerika,ata nga ana e tyre shkruajne shkresa,deklarata,premtojne dhe qemtojne,por keto i bejne per rutine,siç bejne burokratet per rutine dokumente dhe qarkore qe vijne rrotull 12 zyrave e 12 diteve dhe ne fund i firmos po ai qe i ka leshuar;pra shkurt,justifikojne rrogat e tyre dhe dietat.Ne si shqiptare nuk kemi me gje ne dore,se jemi perçare triumfalisht.Opozita u mundua te bente te sajen,por ngjarja e 21 janarit i dha nje mesim diplomatik.Nuk qene armet e saliut qe tremben opoziten,se revolucionet tipikisht pararenden nga krime tipike si i 21 janarit;mesimin diplomatik ia dha ambasadori amerikan.Lavderoi berishen,burrin e shtetit marionete dhe shkrepesit e armeve,ndersa opozites i beri kritike qe te mos dale me te protestoje.Cfare doni me juve;te rrethoje opoziten me marinsa?Qe,mos u çuditni,se edhe mund ta beje!Une mendoj se ne duhet te heqim dore njehere nga ambiguiteti,se Evropa,jo per xhelozi,por na merr seriozisht vetem kur ti kemi edhe fytyren edhe veshet nga ajo,se keshtu,me syte tjeterkund dhe veshet tjeterkund jemi katandisur vertet per te qare hallin.Dhe jemi vone!Fiat po nis prodhimin e Fiat 500 SW ne Kragujevac te Serbise(/stabilimenti zastava)kjo do jete wolrd machine(pra ne te gjitha tregjet),po ashtu Peugeot do prodhoje ne stabilimentet e Yugo.Keto shtete do nderhyjne qe Serbia te futet ne Evrope,se Company-te do bejne presion,ne menyre qe te mos paguajne doganat.Ne as e kemi haberin;vazhdojme akoma puthjen e truallit ku i shkeli kemba Bush-it ne fushe Kruje e traplliqe nga keto.Persa te bejme keshtu,saliun dhe salinjte do kemi!
Miredita te gjitheve,
dua te pyes zotin Baze qe kaq shume merret me opinione, cfare mendimi ka per padine ne Prokurori te nje ish punonjesi te CEZ mbi VJEDHJEN titanike qe pretendohet se behet ne dem te shqiptareve dhe shtetit shqiptar?
DHE VJEN NJE DITE….
Saliu e di dhe po luan kartat e fundit.
Po mallkimi i popullit do t’a ndjek , 4 te vraret do t’a ndjekin deri ne minuten e fundit.
Nuk ka ku shpeton.
O miq te mi komentues.MERO ka te drejt qe kerkon ndihm nga Amerika dhe Europa se po qe per ne si popull.JEMI ME TE GJITH KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES-BAGETI-Jemi popull frikacak.Mburemi se terhoqem zvar enverin por i bejme qejfin vetes,sepse na kujtohet mire varimi i diktatorit.NJELLOJ SI AI I KORES VERIUT.pa asnje ndryshim.Po qe per tu ngritur ne protesta ne si popull-TE HAM M…-Na ka mbir frika ne bark qe nga fundi i luftes se dyt boterore.Ne shikojm popuj qe ngrihen,digjen,vriten e priten nga qeverit e tyre vrasese dhe menjeher ne SHQIPETARET fillojm te shkruajm e te komentojme se kur na kerkohet(nje here ne 10 vjet)qe edhe ne te ngrihemi si vellezrit tane ne Greqi,Rumani;Egjipt,Libi;Siri,Rusi ne te parin llaf qe themi eshte.Jooooo ç’me duhet mua ky lloj sporti-eshte me zarar-,le te dalin te tjeret e te protestojn,une me vone shoh e bej,si te jete gjendja.Ja ky eshte parimi i shqipetareve qe eshte kombi me me pak NACIONALITET.
MERO BAZE JE GAZETAR I KOHES POR DO TE BEJA NJE PYETJE;TUFEN E BAGETIVE E DREJTON NJE DASHE ME KEMBOR NE RASTIN E SHQIPETAREVE OPOZITA KA DASHIN QE I KA HUMBUR KEMBORA DHE RRI GJITHE KOHEN NE TUITER.
E njohin me mire se ne Berishen amerikanet dhe europianet por puna eshte sa u intereson atyre qe keto pune te vihen ne shinat e duhura.
Ata po te duan ia gjejne ilacin per 24 ore dhe Berisha nuk ka bythe te rezistoje,por kam mendimin se eshte vetem loje fjalesh se fundja fundit cfare u duhet nje popull matuf si populli shqiptar ne BE kur gjithnje presin qe problemet e tyre te zgjidhen nga jashte.
Edi Rama po rri i terhequr dhe nuk po ben rremuja se do kishit pare ju keta amerikanet dhe europianet si do ishin versulur kunder tij.
Bindja ime eshte vetem nje popull i emancipuar eshte ne gjendje te realizoje gjera persembari por jo populli shqiptar qe eshte popull qyqman.
Tung’ like’ ti plakoi e ke gjet:- Perendimi Padron po ben eksperiment sa mban shtrengimi I litarit,
po e ben kudo ne fakt, po ne Shqiperi kemi gjithnje Super Ekstra- eksperiment!!
E vwrteton kjo: – A e bene vetem ne Shqiperi Komunizmin makaber?!
Aferim edhe ne qe bojm sehir!!!
Perendimi tall leshte me Shqiperine, Mero I tregon si te bejne shpetimin/ Te Miren e Shqiperise!!
Po Ata duan Te Miren e vet, o Mero, jo Tonen !! o miq, deri kur do mbani shprese / shkoni mbas dashit, qe t’i bin koqet ?!
A jAu ha mendja qe s’dine si ta kapin per zhelesh nje mize ne bythe te kalit o shoke?
E dine ore e dine, se ne 97 e futen ne te s’ames/ e ngujun aty ne Presidence si mi qenefi!!!
Ej Mjere une I shkreti!!!
Ajo cfare kerkon perendimi nga berisha “i rrethuar” eshte nje minimum i neveritshem dhe me teper duket nje loje poshteruese per 80% te shqiptareve te ndershem.Te kerkosh nga berisha nje president me konsensus kur Amerika dhe BE kane toleruar SERBERISHEN PER:
-vrasje qytetaresh si qen rrugesh
-vjedhje e votave te popullit
-vjedhje “live” qindra miljoneshe
-akte te tradhetise kombetare..etj..etj
tregon se dipllomacia po urinon hapur mbi kombin shqiptar duke lene
ne pushtet devili e tyre berishe dhe duke bere “HAJGARE” me xhirafen
2 metroshe me emrin E.K.R.
Nuk kam me asnje shprese se do te rregullohet me situata ne shqiperi
kur MASHTRUESI ARVIZU NGA NJE KRAH NGUSHELLON FAMILJEN E HEROIT
ALEKS NIKA NGA ANA TJETER I THOTE “YLL NE NGJITJE” VRASESIT TE TIJ DIREKT.NUK KA BYTHE KU TE RRIJE KJO MARREZI ARVIZUJANE
E VETMJA MUNDESI ME KA NGELUR VETEM QE TE MALLKOJ TE GJITHE ATA DIPLLOMATE NDERKOMBETARE QE E KANE BERE SHQIPERINE DHE KOSOVEN
SI DY “KULLA BINJAKE” NE TYM E FLAKE NE BALLKANIN PERENDIMOR…
ENVER HOXHA KA BERE SHUME ZULLUME POR ISHTE I VETMI UDHEHEQES NE BOTE
QE FSHINTE PRAPANICEN ME KETO DIPLLOMATE E AMBASDORE DHE JA KA BERE
MIRE SE E MERITONIN DHE E MERITOJNE..
Strategjia që mund të përdori perëndimi mendoj se është efikas,sugjerimi juaj,Mero…!Është plotësisht e qartë pse europianët duhet të flasin pa doreza,:Berisha,leri rrugë të lirë hetimit!-Ndërsa përsa i përket rolit të presidentit si balancues i pushteteve…unë nuk mendoj se e vetmja mënyrë për të ruajtur balancën do të jetë shpërndarja e postevepozitë opozitë…në perëndim në zgjedhjen e presidentit nuk ndiqet kjo skemë detyrimisht,përjashto rastin kur përputhet zgjedhja e presidentit nga opozita me ligjin…!Ajo që ka rëndësi të thonë ndërkombëtarët,të insistojnë është:Zbatimi i ligjit kushtetues…!Në pjesën më të madhe të shteteve në perëndim posti i presidentit qëllon që të jetë i opozitës për gjysëm mandati dhe po kështu i pozitës gjysmën tjetër..jo se ndahet apo bëhen zgjedhje çdo 1/2(gjysëm mandati..elektoral…)por ndodh rotacioni politik…!Ndërsa, si garanti i pushteteve vlen vetëm kushtetuta…Këtë duhet të thonë perëndimorët..!Përshëndetje,Mero!
DUHET TE LEXOJNE DHE NDERKOMBETARET
By Mero Baze
European Union and the United States of America are closing in on Prime Minister Berisha, before he expected the decision for choosing a puppet president and take over the institution of prosecution, HCJ and the National Intelligence Service. Eduard Kukan and Hannes Swoboda, two MEPs to monitor developments in Albania, one right and one left, are united in a common stance against the way in the Albanian justice ruled the case against the way the Meta and Berisha is trying to avoid responsibility for murder of four innocent citizens on January 21. The same concern is trying to express the United States through the U.S. ambassador in Tirana, or official positions of the U.S.. Their strong focus on the fact that justice in Albania only punish critical media and opposition, not killing power or corruption affairs of his background is in the alarm after the election of new president by Berisha, these indicators will deteriorate much more.
But it is certain that Berisha would become “obedient” to the West?
In these conditions were not even mentioned. Although it is clear that for the first time we have coordinated international attitudes against him personally, their effect may be zero, even dangerous if not accompanied by a plan of action against Berisha. If Western officials, who still consider us a normal and still take seriously the desire of Berisha’s invitation candidate for EU membership, think that their statements may have impact on Berisha, doubly wrong. The first earn the enmity of Berisha, and the second, lost contacts and cooperation with the government harmed us all. Pressure on Berisha should be done with concrete action plan.
Thus the question of the president, whom Berisha tries to defend the Constitution, must be made clear that Berisha has conflict with the institution of the President, HJC and then Prosecutor, as a person who is suspected of killing four demonstrators. In any western country a prime minister who is under these allegations, resigns and opens an investigation, while in Albania Berisha wants to get other institutions to close the investigation. At this point it would be normal an action plan that preserves and Constitution, and Berisha’s false desire to respect it and to Western standards. Berisha to resign by the prime minister to be tried until the 21 January issue, where it may come as the author of murder and let the elected President by the Constitution, being even a picture of the DP, but no prime minister Berisha. This is an action plan that conforms with the logic of how West resolves these conflicts in his country and should be imposed on him and the government. Biles this would be a good solution and possible political rotation after one year, as in case of an opposition victory would have a president who can balance right institutions. This I think is the logic that should oppose falsehood Berisha to respect the Constitution, which provides him immunity to punish a crime not state on four citizens. And when the West to talk about the action plan should be clear and homely in this position.
Another way of pressure on the creation of a political breathing room for Berisha’s distance to the West. Western officials should make clear that Berisha is in conflict with their recommendations and should clearly indicate this publicly. This is the best way to promote dissent and opposition within the Democratic Party as against him. Berisha’s power to keep his men earrings is that they see it as a guarantor power. When I watch as the guarantor of loss, many of them have to leave sooner than we think. Promote debate within the Democratic Party, not to mention proper names, is vital and can only be done by a clear stand against Western political acts of Sali Berisha. What he is doing now is just a theater. He understood his fury against the U.S. and do Basha Blown off as pro-American. He understood his fury against the European and finds his friends to send Topalli do as pro-European. Himself with a dozen international thieves and cleaners Paresh goes to a feudal lord in Azerbaijan to sell assets last underground Albania and to consolidate his regime through dirty ancestors. West should not be deluded by false colors that Berisha produces within DP for the dazzling clarity of their vision. In these conditions in that party and coalition against Berisha nothing happens because they hope that Berisha and his dirty maneuvers will be rijapë power. Only if it was made a distant hope of a clear stand against Berisha’s international firm may revive a debate within the majority that can save and release democracy in Albania.
Yesterday’s statements to the Chairman of the Delegation to Southeastern Europe in the European Parliament, Eduard Kukan, are very significant and it seems that along with the views of Mr. Swoboda constitute an international quality stand against Sali Berisha. But nobody believe that Berisha could be upset by not receiving an invitation to the EU or by the failure of this process. He really is the secret goal of Berisha. He needs that Bangladesh is, with rising crime, all of whom are uncertain, with journalists superdënuar that no one talk with the opposition divided penalized and that no one can resist, and with this level poverty which no one can take more than a piece of bread to survive. Any other cheap Albania, rich, competitive and democratic Bangladesh is one that does not accept Sali Berisha. Against Sali Berisha threatened with isolation should not be Albania, Albanian harm being done, but with his power isolation to create a strong electoral margin in the country against him, which difference he would not pass the manipulation dot. Fencing the West is shrinking before the election of the president, and it makes us realize that the West does not trust institutions anymore Sali Berisha. Since Albanians to revive confidence in their power to remove from power Berisha, the language of the West should be a përdorimëshe against Berisha. Only against him.