Mosndëshkimi i krimit dhe ndëshkimi i gazetarëve

7 Shkurt 2012, 23:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Redaksia e emisionit ‘Fiks Fare’ do të përballet sërish në Gjykatën e Lartë me rastin e ish- ministrit, Ylli Pango, i cili kërkon një dëmshpërblim prej 400 mijë euro nga redaksia për transmetimin e një videoregjistrimi, i cili në mënyrën më të qartë dëshmon përdorimin e një posti publik, në rastin konkret për joshje seksuale. Nuk dua të ndalem as tek çmenduria e vendimit të Gjykatës së Faktit për sasinë e gjobës dhe as tek mënyra se si do të përfundojë kjo çështje nga Gjykata e Lartë dhe nga rigjykimi në themel në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ajo që bie në sy në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si dhe në shqetësimin që organizatat e lirisë së shtypit po i adresojnë Bashkimit Evropian për Shqipërinë këtë vit, janë gjobat e larta në adresë të gazetarëve, të cilat tejkalojnë jo vetëm pagën e gjithë jetës së tyre, por dhe fusin gazetarinë në kurthin e ngritur nga politika për poshtërimin e saj. Një gjobë 400 mijë euro për një redaksi është afërsisht buxheti i asaj redaksie për pagat për gati 5 vjet punë, çka do të thotë se është automatikisht një përpjekje jo për t’i mbyllur gojën, por për ta asgjësuar atë redaksi. Edhe pse Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka një vendim unifikues, që u referohet gjobave ndaj gazetarëve, të cilat nuk duhet të synojnë pasurimin e palës paditëse, po krijohet precedenti i gjobave, të cilat mund të krahasohen me dënime me burg të përjetshëm. Ndaj meje dhe gazetës Tema brenda një viti gjykatat e Shkallës së Parë, të Apelit dhe ajo e Lartë, kanë dhënë herë fshehur e herë hapur, por asnjëherë duke zbatuar procedurat, gjoba që në tërësi kërkojnë deri 500 mijë euro. Njërën prej tyre, atë me biznesmenin e pushtetit, Rezart Taçi, e kam në proces gjykimi dhe ai kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, pasi mendon se ka mbyllur në gjykatë dhe ka marrë pafajësinë rreth sulmit fizik që më ka bërë mua në prani të disa kolegëve. E njëjta gjykatë që më ka dëgjuar mua, dy kolegët e mi dhe policinë që ai ishte agresori, ka besuar vetëm atë që nuk ishte dhe e ka shpallur të pafajshëm. Tani unë nëse vazhdoj të them që gjyqtari është i korruptuar apo Rezart Taçi më ka qëlluar, sipas tyre quhet që kam shpifur dhe duhet të dënohem dhe 100 mijë euro të tjera. Po të mbledh dhe gjyqe të tjera të mëparshme të gjykuara arbitrarisht dhe me klientelizëm gati banditesk gjyqtarësh dhe natyrisht me inkurajim nga pushteti, i bie që unë të jetoj 135 vjet për të shlyer gjobat e vendosura në mënyrë arbitrare, ndërkohë që dënimi i përjetshëm në Shqipëri, i cili është burg, parasheh vetëm 25 vjet. Pra një gazetar që e ka rrogën 500 euro në muaj të deklaruar në tatime, i duhen 1 mijë muaj punë, ose afërsisht 90 vjet punë për të shlyer atë.

Po e bëj këtë llogari për të kuptuar se gjykatat shqiptare, të cilat janë dukshëm mekanizmi i politikës kundër lirisë së shtypit në Shqipëri, po përdoren për të futur gazetarinë investigative në spiralen e mafies dhe mbylljen e gojës së gazetarëve. Nëse ‘Fiks Fare’ dënohet 400 mijë euro, ose unë arrij të paguaj 500 mijë euro, po ua them qysh tani se ose do kem shitur drogë, ose do kem bërë pazar me Sali Berishën, ose do jem futur në LSI se aq para s’i bëj dot kurrë.

Dje dëgjova Sali Berishën të fliste për një valë të re dënimesh ndaj gazetarëve, sidomos për ata që prekin privatësinë e artistëve dhe këngëtarëve. Në të vërtetë nuk është aq i shqetësuar për ta, se sa për precedentin e ndëshkimit të shtypit dhe çuarjes së tij drejt falimentit, nëse është kritik me të. Kjo ndodh në një kohë kur Sali Berisha dhe Edi Rama, edhe pse merren vesh bashkë deri për ndryshimin e Kushtetutës, nuk merren vesh për një ligj për shtypin, ku gazetarët dhe raportet e tyre të mos trajtohen si fyerje apo shpifje apriori vetëm pse shteti fsheh informacionin dhe faktet, por të trajtohen si kontribut për lirinë e fjalës dhe shteti të marrë përsipër barrën e hetimit të provës nëse është i pafajshëm. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe kur shkrimi apo raporti u drejtohet atyre që Berisha ka filluar t’i quajë personazhe VIP.

Nëse Bashkimi Evropian shpreh si shqetësim kryesor pikërisht këto gjoba të larta, as opozita dhe as qeveria nuk kanë folur për një plan veprimi për të rregulluar këtë çështje, përkundrazi, duket sikur merren vesh në heshtje që media të mbetet peng e tyre.

Në të vërtetë kjo ka për të qenë një bumerang i madh për ta. Mundësia për të penalizuar një medie- natyrisht që në kushtet e një shteti të kontrolluar nga mafia si shteti ynë ekziston, por mundësia për t’u mbyllur gojën gazetarëve është thuajse zero. Infrastruktura e sotme e medies online dhe rrjeteve sociale e bën të pamundur që ligësia e njerëzve të politikës të mposhtë gazetarët. Çmimi që ata mund të paguajnë për kurthet që i ngrenë medies mund të jetë më i rëndë se gëzimi i lig për poshtërimin e tyre me gjoba marramendëse, për të cilat duhen disa jetë për t’i paguar.

Berisha ka arsye të nxitojë të shtrëngojë lakun mbi gazetarët e paktë kritikë që i kanë mbetur në vend, dhe po ashtu ka arsye që të inkurajojë gjykatat për t’i shtuar dënimet ndaj kritikëve të tij, por opozita nuk ka arsye të ndjehet komode, duke bërë sikur nuk e shikon çfarë po ndodh me shpresë se kur të jetë në pushtet i duhet ky komoditet. ‘Fiks Fare’ do të vazhdojë të jetë kritik dhe nesër kur ata të vijnë në pushtet. Unë do ta kem gjithmonë një laptop dhe akses në internet për të shkruar. Por nëse sot opozita nuk dëshmon se është në anën e lirisë së medies, do t’i ketë të pakta shanset të ngrejë moralin e një shoqërie që po traumatizohet nga mosndëshkimi i krimit dhe ndëshkimi i gazetarëve.

35 komente në “Mosndëshkimi i krimit dhe ndëshkimi i gazetarëve”

  1. TA says:

    I sakte ne analizen tende Mero por per cilen opozite e ke fjalen? Per ate qe Sala e ka tredhur me kohe? Apo per ate qe do vetem lavde, llogje dhe shterpesi idesh? Opozita sot eshte katandisur ne nje dordolec ku as qente e rruges nuk denjojne te bejne shurren.Shanset per te ngritur moralin e shoqerise kjo opozite ka kohe qe i ka cuar per lesh arapi….., imagjino, ka filluar te qarkulloje si alternative perseri i degjeneruari Nano.

    1. Kalorsi i zi says:

      BOLL,BOLL me fjale koti. Opzita eshte sic eshte por eshte e vetmja qe po mbijeton ne shqiperi dhe populli shqiptar pa te eshte akoma me i mbytur. Po ashtu dhe shtypi i lire ka nevoje per nje opozite te shendoshe dhe eshte e domosdoshme te ndertojne se bashku nje shoqeri te civilizuar. Nuk eshte vetem faji i opozites kur e shikon si funksionon politika dhe drejtesia ne shqiperi duke permendur dhe nderhyrjen e nderkombetareve. Kush eshte per ndryshim duhet te bashkoje mendimin pastaj me vone rregullojme diferencat ne dobi te popullit qe po vuan mjerisht.
      Mero, populli shqiptar ka nevoje me shume se kurre per bashkim dhe per njerez si ju. Ju lumte dhe historia do tua shperbleje

      1. Astrit says:

        E per cfare po mbijeton opozita more vetem me shpresen qe ti vije pushteti llokum ne goje kur njerezia te jete katandisur vetem me rrobat e trupit dhe me buke thate?A jeton ne Shqiperi ti,kjo qeveri i ka cuar qytetaret ne piken e fundit duke i rrjepur me taksa,fatura,ryshfete e gjithefaresoj abuzimi vetem qe te bejne palle maloket me te cilet merr dhe mban pushtetin.Korentin ua heqin vetem qytetareve dhe atyre qe paguajne po asnjehere malokeve apo Lazaratit ku nuk paguan asnje njeri.Detyrohen qytetaret te mbulohen me batanije ne mes te acarit per te kursyer se u vjen fatura sa gjithe pensioni ose rroga kurse maloket ngrohen me nga dy rezistenca ne cdo dhome pa paguar kokerr leku.Nderton tjetri ne Bathore shtepi 50 apo 100 milione dhe truallin e zaptuar e ben te vetin per vetem nje milion kurse pronarit i thone prit me kesmet per kompensim.Minimumi qe nje opozite ka detyrim te beje per zgjedhesit e saj ne keto kushte eshte thirrja per mosbindje civile.Por Edi Rama si i dhjere,i kapur dhe i pafytyre qe eshte nuk ben ate qe duhet te beje,por rrezik ferkon duart nga vuajtja e popullit se pret qe kjo ti shtoje votat dhe t’ja ule pretendimet njerezve kur ai te vije neser ne pushtet.Gabohet rende,se kur te vije dita njerezit do te ndershkojne me vote si ata qe u kane shkaktuar vuajtje me keqqeverisje ashtu edhe ata qe duan te ngrene pushtet e perfitime mbi keto vuajtje.

        1. Kalorsi i zi says:

          Astrit,
          Nuk thashe qe eshte e kollajte, por me shume se kurre duhet te jemi te mbledhur se bashku, sepse po denuam opoziten Saliu fiton.
          Mos harro qe ka shume qe votojne Saliun dhe vuajne prap. Nuk eshte kollaj per te hequr Saliun dhe mafjen e tij, shiko dhe nderkombtaret.

          1. Astrit says:

            Prej kohesh do te kish ikur kjo qeveri me ato qe ka bere,po te kishte nje opozite te shendoshe.Nderkombetaret e kane marre me ngadale ndryshimin sepse presin qe te fuqizohet nje alternative e re pasi nuk besojne tek opozita e Edi Rames,ju duket si ana tjeter e te njejtes medalje.Vete Rama i ka dhene te drejte gjykimit te tyre me veprimet e tij si ne pushtet ashtu edhe ne opozite.

    2. labi says:

      …Gjykatat-Gollovezhga e Qeverise.
      (dhe dikush i quan Krematoriume te pafajesise!)
      Role shtriganesh.
      Te pameshirshem!dhe
      Ne kembim;-Para!
      Turp!madje Turp,per cilindo,qe hesht,edhe pse i shikon.
      Eshte e vertete,se sot Qeveria ka mjaft
      Skalione ne mbrojtje te vet.
      Dhe te gjitha te veshura me petkun e Kushtetutes.
      Perfundimisht Saliu,-Armiku i shqipetareve.
      Frenetues i Realitetit,poshterues i Koke Larteve.
      Te asifiksosh Gazetarine,do te thote
      Te kultivosh Rregjim!
      Rruge te mesme nuk ka;-
      o me Saliun,ose Cengelin mbaje prane.
      Ja pra ky eshte Rregjimi,ku gjithkush
      dallone Krime nga me te lemeriteshme.
      Te perzjere ne keto tmerre,
      jane edhe gollovezhgat e Qeverise,qe sot,
      me te drejte quhet Berishistan!
      Jane keta mbrojtesa,qe jeton
      edhe kryexhelati Sali.
      ndaj, i duhet Saliut Mburoja,
      madje synimet i ka per ti zgjeruar edhe me shume ato.
      Ai po pergatit projekte,qe
      lehtesisht i mbrone ne qeverine e tij,por edhe
      ne Kuvendin e vet.
      Keshtu e ka synimin ky njeri
      Ku vetem Saliu te jete;edhe Ali edhe Kadi!
      E c,te ka gjetur moj e mjera Shqiperi.

    3. rrapi says:

      dhe une i atij mendimit jam zoti M E R o po rrezikoni jeten tuaj e kuptoni se opozita me duket njegje e kote na ka zhgenjyer disahere prandaj lereni te hane kokat e tyre me njeri tjetrin opozite sot opozite mot kur do ta shofim nje here serioze mire qe e nxjerim merxitjen me ju te gazetes tema jufalenderoj nga zemre …… nga nje emigrant nga selaniku ……ok ….ok …ok …

    4. sorge says:

      Akoma nuk e keni kuptuar se OPOZITA NE SHQIPERI ESHTE VETE POPULLI SHQIPTAR???Edi Rama dhe PS-ja jane nje pjese e popullit,por po nuk LEVIZI POPULLI,kur e ndjen THIKEN NE KOCKE AS MOS KERKONI TE LEVIZE GJE!!!Jetojme ne KAPITALIZEM dhe vendin e komandojne AMBASADORET E HUAJ!!!Lere se cfare thone DENGLA se nuk nderhyjne ne punet e brendeshme te shteteve!!!PALLAVRA:ATA BEJNE LIGJIN PER INTERESAT E TYRE!!!Shqiperia nuk eshte ne kohen e SOCIALIZMIT,ndersa Edi Rama NUK ESHTE ENVER HOXHA,QE UA PERPLASTE TURINJVE SI AMERIKANEVE EDHE SOVJETIKEVE!!!OPOZITA ESHTE GJUNJEZUAR NGA FASHIZMI BOTEROR,NDAJ MOS I VINI FAJ!!!Ju qe derdellisni kunder OPOZITES,NGRIHUNI DHE BENI ATE,QE MENDONI SE NUK PO E BEN OPOZITA dhe do ju NDJEKIM!!!

  2. Realist says:

    Nganjeher me kujtohet thenia:Me pushke e Pene per Memedhene.
    Kush eshte opozita,ajo qe i tha saliu qe ben CIU CIU Ciu Ceerrrrrrr?
    Do te ishte me mire qe Cunami te binte njeher ne shqiperi,se ka ardhur KOHA e VEPRIMIT,besoj se te gjithe jeni dakort qe njerezit u lodhen duke degjuar?
    Po cilet do ta bejne?

  3. Voica says:

    135vjet??Ore, Mero, po shqiponje je ti or qe do rrosh kaq ore!Ti do te rrosh qe te paguash gjobat apo te rrohet kaq?!Po sikur te te injektoje fshehtas Saliu, vetem nga inati qe ti te shlyesh gjobat, ate shiringen qe te rinon pllakat dhe te te behen si te tijat?! Po i bie qe ai te veje 155vjec, se do rroje patjeter qe te shohi ty. Do tua besh kete te mire shqiptareve thua?
    Z. Mero! Po nuk te vjen tia besh BAAAFFFFFF kur degjon kete monster qe u qan hallin “artisteve” per prishje te privacise? Sinqerisht kete argument qe sqaron ti me erdhi direkt ne mendje. I dyti argument, mendova mos qe ankuar Ciljeta…

  4. fule says:

    Opozita per median duhet te reagonte ne menyre te vecante, packa se per togat e zeza eshte shprehur prej kohesh.

    Ky eshte gjyqtari Agim Bendo i Pangos. Shikoni kush pritet te jape Drejtesi sot:
    http://www.youtube.com/watch?v=_y_9WphGYPM

  5. olti says:

    Jam dakort me bashke-lexuesit. Represionit te Rregjimit te Salih Berishes duhet ti pergjigjemi te bashkuar duke nxjerre jashte ligjit opoziten.

    Nje pyetje kisha: sa prej te afermeve te lexuesve shesin ose fotografojne per shefin voten e lire??????

  6. Skela says:

    Shume e vertete qe opozita nuk po luan fare ne kete drejtim .
    Duhet te jete active dhe te ngreje moralin ketij populli .
    Nuk ka faj populli se cdo dite ndodhin gjera qe ne cdo vend do te kerkonin doreheqjen kesaj qeverie ,por opozita jone fle .
    Ju dhe fiksi po I beni radiografine ketij pushteti dhe kuptohet qe dhe Saliu do t’ju perule me gjoba se s’ka ctju beje tjeter

  7. Artan says:

    E kam theksuar disa here o Mero ne komentet e mia se ky kryetar opozite qe po e le qytetarine e ketij vendi pafundesisht pa shanse dhe pa shprese qe prej shtate vitesh ndryshon nga Saliu vetem ne forme e jo ne permbajtje.Ndaj edhe te fuqishmit pasi ta largojne Saliun do gjejne skema per te mos ja lene pushtetin Rames.

    1. fule says:

      Ja ku dolen dhe plehrat Nanoiste me kap ndonje kocke tani prane plakut Sali.

  8. arber says:

    Mero qe te jesh me te vertete 1 i gazetarise politike, ose nje analist i vertete, duhet (sic bere me kete artikull) denoncuar c’do tentative per te nenshtruar popullin dhe padrejtesite qe i behen, shume mire bere qe nenvizove faktin per ndryshimet KUSHTETUESE te cilat u bene ne kurriz te popullit per interesat e politikaneve HAJNA DHE VRASESA.
    Une jam me VENDIN TIM dhe POPULLIN SHQIPTAR, duhet vetem nje revolucion per ti flakur keta hajduta!!

  9. mando says:

    pa liri te medias nuk ka demokraci. lajmet duhet te jepen ashtu si ndodhin, edhe ne bote nuk kam degjuar per gjoba te tilla qe gjykatat japin per gazetaret, po te isha gazetar do filloja dhe do i rrija mbrapa ketyre gjyqtareve dhe do te publikojo cdo gje qe ata dhe familjet e tyre bejne, (ku punojne, ku jetojne, me ke shoqerohen,sa kafe pin ne dite etj.) nuk ka arme me te madhe se shtypi i lire.

  10. I love usa but I hate arvizu. says:

    Eshte plotesisht e vertete qe kriminelet jo vetem qe nuk ndeshkohen por ato dhe favorizohen hapur duke permendur rastin basha,mediu dhe me
    pornoministrin pango, nderkohe qe gazetaret dhe oponente nga opozita
    i behet gati litari finaciar per tu varur te palma e mesiles apo argites.
    Si qytetar amerikan jam teper i shokuar nga qendrimi teper fyes i ambasdorit arvizu dhe i disa paraardhesve te tij.Eshte jashte imagjnates sjellja e ketij ambasadori me keq se ne nje republike a territor andej nga paqsori apo mikronezia.ESHTE SHEMBULLI I TIJ QE MBRON KRIMIN E LULZIM BASHES ME SHUME “PORDHE”DHE FAJESON NGA ANA TJETER 4 PROTESTUESIT DHE OPOZITEN PER DHUNE??SI KA MUNDESI QE NE AMERIKE E DREJTA PER TE PROTESTUAR ESHTE “ALFA” E DEMOKRACISE DHE KY “PICCOLO SUPERMEN” INJORON VETE AMERIKEN.PER MUA BERISHA NUK ESHTE FAJTORI KRYESOR POR ESHTE I DIPLLOMACIE AMERIKANE QE VEPRON ME STANDARTE TE DYFISHTA DHE ESHTE KOHA T’I JAPE FUND KOMEDISE ME BERISHEN SA NUK ESHTE VONE..

  11. ryan says:

    neper kafene po perflitet se ylli panko kishte shkuar me gocen e berishes ca thone edhe me gruan e sales sa qe kur e moren vesh keto i thane sali_portopapes qe ta heq si minister por ai prap nuk dorezohet ,, e shikoni cfar po ndoth kta ministrat e saliportopapes

  12. luis says:

    Pse flisni kot kur e drejta ne kete vend ka mbaruar.
    Kujt ti drejtohet opozita.Gjykatave qe jane gangrena e shoqerise dhe pale me pushtetin hajdut dhe vrases.
    Vetem nje menyre e shpeton ate vend.Revolucioni demokratik ku gjithe ata njerez qe ndjehen te neperkembur dhe te poshteruar te ngrihen ne kembe pa marre urdhera dhe me nje trysni te fuqishme ta detyroje qeverine te terhiqet,ose perndryshe nuk eshte mire te flasim kot kunder opozites kur ne nuk e mbeshtesim ne asnje opsion te saj.
    Per mua ai vend dhe ata njerez nuk jane ne gjendje te dijne se deri ku eshte e keqja.
    Ata edhe sikur ta shohin vehten e tyre duke dhene shpirt nga fukaralleku prape nuk jane ne gjendje ta kuptojne se nga u vjen prandaj heshtin dhe nuk binden per ate qe ua thote cdo dite opozita.
    Ai milet duket sikur ka pire hashash dhe ecen duke pare endrra me buke lepurushi.
    Berisha nuk eshte trim kur tallet me kete popull,por e di se cmatuf popull ka.

  13. Horri i bulevardit says:

    Po ky Pango harrakati
    ce kru bythen prej zagari
    po me Topin je tangall
    pa mberdhecka te le bythjasht

    Ore Pango ore derzi
    po je ber plehr ore pis
    nuk hahesh ti me gazetar
    ore zagar e bythpalar

    Njeher desh ti qiten syt
    me acid qe te hudhen nftyr
    se po te ishe burr i mir
    shifje punet tende o ditezi

    Mos vazhdo me Topin o i shkret
    se perher do te dalesh si i dhjer
    mos shpreso tek gjykatsja Shpres
    se dhe ajo ka fillu me e bo ne brek

    Mnigjo nji llaf o i mjer
    rri ne shpi dhe mos u ndje
    e mbarove jeten shume me shpejt
    per nje verr dole npazar si i dhjerr

  14. Gogo says:

    Saliu nuk do t’ja dije per shkrimet e Edi Rames ne twiter apo ne face book.Edi Rama,me te gjithe kreret e opozites,duhet te ngrihen e te mobilizojne njerezit,per te shperthyar nje stuhi,qe ta fshije nga pushteti Sali Shpellarin e te mos presim qe ai ta lere pushtetin vetvetiu,mbasi ai as qe e con neper mend kete gje.Nuk duhet te pritet 2013 por duhet te behet presion i gjithanshem,me te gjitha format,qe te behen zgjedhje te parakoheshme,le t’i quajme.Me sa kam degjuar drejtuesit e opozites,Gjinushi ka mendimet me te avancuara per te shkuar ne zgjedhje te parakoheshme,me nje qeveri teknike,mbasi po qe Saliu qe organizon zgjedhjet dhe Ristani ne KQZ,zgjedhjet i fiton gjithenje Saliu,pamvaresisht se cfare Kodi Zgjedhor do te kemi.Ne se te djathtet e moderuar kane ndermend te formojne parti te re,duhet ta bejne tani,me qellim qe te largohen nga kampi i Saliut,te pakten 5 deputete,perkrahes te Bamir Topit dhe te rrezohetautomatikisht kjo mazhorance kusare,duke kaluar ne qeveri teknike dhe menjehere ne zgjedhje.Ky skenar do ta shpetonte vendin nga katastrofa perfundimtare,qe na pret me Saliun ende ne krye te qeverise.Te leme menjane diferencat dhe te bashkohemi te gjithe,per te rrezuar kete vampir nga pushteti.Ndryshe,ai do te shpalle veten MBRET ”de jure”, sepse,ne praktike,ai eshte mbret!

  15. FERDEROVA says:

    PSE E KAPNI VETEM ME SALEN?!
    KU JANE TE TJERET QE BENE PERSHESH ME ATDHEN NE KETO 21 VJET?

    GAZETARE INTELEKTUAL,ARTISTA E CDO KUSH AKTIV NE SHQIPERI-BENI OPOZITEN KOMBETARE -NDRYSHE PERGJEGJESIA S’JU NDAHET!
    KUJT PO I SHERBENI VALLE-VETEM NJE PIRAT DUKE SHARRE?!

  16. albi says:

    Mero,je isakte kur ben komente prej nje analisti,e verteta dhe realiteti qendrojne bashke,na habit ky arvizuja me kto deklaratat,me duket si antari pd,shqipetaret jo se nuk dine ti zgjidhin problemet,por duke e futur veten ne nje komunitet europian jane dhe degjojne dhe keshilla ndonjehere qe vertet bejne skifo,shqiperia behet me shqipetare.

  17. I.Troplini says:

    Kalbezimi dhe dekompozimi i vlerave mbi te cilat egziston kjo shoqeria jone, kane arritur ate piken e moskthimit dot mbrapa. “Drejtesia shqiptare” eshte kthyer ne sherbetore te pushtetit, parlamenti ne nje bordello hajdutesh dhe servilesh.Nese dikush nga rraca shqiptare e sheh veten ne opozite me kete pushtet injorantesh dhe vrasesish, atehere eshte ardhur koha per te pershkallezuar aksionet dhe frymezuar protesten popullore. Nuk luftohet kacaku i malit me shenime dhe reagime ne Twitter. Shqiperia me prapambetjen e saj, njeh vetem nje rruge proteste,,,,,,ate te daljes ne rruge. Rruga solli ne pushtet kete kacak malesh qe e quajme kryeminister sot dhe vetem rruga do te mund ta rrezoje prej atje. Pavendosmeria dhe mungesa e iniciatives se opozites jane shkaqet kryesore per zgjatjen e jetes se kesaj qeverije te qelbur perbrenda.Mungesa e vizionit politik per te ardhmen, paralizon veprimet e kesaj opozite dhe liderit te saj, i merr asaj vitalitetin e nevojshem per te bindur popullaten se ja vlen te dilet ne rruge. Ne kushte te tilla gazetaria investigative vetem se behet pre e rraces se sahanlepiresve te bandes se manjakeve dhe te semureve psiqike.

  18. nora says:

    Gjykate e Larte,e Apelit e Faktit Kushtetuese ,valle per te mbjelle urrejtje paguhen?

  19. Josefi says:

    Te lumte Mero se je i sakte,je trim dhe shume largpames.Me lejo te bej nje verejtje te vogel.Hapeni gazeten me shume ndaj te tjereve,pasi do keni me dhjetra apo qindra qe do te shkruajne me kurajon tuaj.Vertete nuk durohet me ai sharlatan qe e ka bere vendin tone si Shqiperine e viteve osmane.Dy fjale dhe per Opoziten.Sapo mbarova librin e Edi Rames “KURBAN”.Eshte pasqyruar ne kete liber gjithe tablloja e felliqur politike e vendit.Ky liber eshte jo shuplake per qeverine,drejtesine e gjithe sojin e sorollopin e atij pushteti te felliqur antishqiptar,por eshte nje pushkatim moral per Sali Berishen,pavaresisht se ai i trembet vetem plumbit te pushkes.Nuk do te isha dakord vetem ne disa aspekte te berjes se opozite:ndryshimet kushtetuese qe u bene per 24 ore nga te dyja palet,jane aresyetuar ne menyre naive e romantike ne media e ne liber.Po keshtu dhe konceptimi i sheshit Gjergj Kastrioti(SKENDERBEJ) si nje shesh i lire peligrinazhi per myslymanet,per mendimin tim ishte krejt absurd dhe me duhet fatkeqesisht te them se nese ai ka qene qellimi i Bashkise se Rames,me mire qe perfundoi nje rreth rrotullim automjetesh,sic eshte sot,pasi dhe aq sa bejne per karshillek e jo per besim myslimanet tek ne,jane bere turpi i Shqiperise para Europes,duke u shtrire para bustit te heroit tone kombetar, i cili luftoi tere jeten e tij per ti cliruar ata njerez nga kolera oriantale otomane dhe qe beri te mundur qe sot ne te quhemi shqiptar e jo turq apo arabe.Per te vene ne vendin qe i takon kulturen,fene dhe te ardhmen europiane te vendit tone Bashkia e Rames duhej me pare te planifikonte kishen e Nene Terezes tek ish busti i Enverit,sic beri i madhi Rrugova ne Prishtine e pastaj te mendonte per sheshin e pelegrinazhit te myslimaneve qe nuk e kane as ne Arabine Sudite,apo per ndertimin e xhamise se dyte ne qender te Tiranes.Keshtu qe ke te drejte Mero qe kritikon dhe Ramen,por sot eshte koha qe te rrjeshtohemi te gjithe perballe se keqes me te madhe qe po mbyt Shqiperine.

  20. Teta says:

    E verteta eshte qe ju gazetaret na e keni bere koken lemsh.Perse e them kete sepse i njejti gazetar qe ne 2004 deklaronte se Berisha ka ndryshuar dhe duhet ta pranojme sot po e sulmon per keq qeverisjen dhe korupsionin(i referohem A.Stefanit).Nderkohe argumentonte me te gjitha menyrat se qeveria socialiste kishte deshtuar me “korrupsionin e madh” qe e kishte infektuar sipas Metes dhe te tjereve.Atehere vijme ne ditet e sotme ku dhuna e pergjitheshme dhe presioni politik ka vene perfund edhe shtypin.Cduhet bere ? Mblidhuni ju o njerez te lire te shtypit dhe udhehiqni kundershtine ndaj ketij presioni mbi median dhe shtypin dhe shum shpejt do te shikoni qe do keni nje popull te te tere nga pas.

  21. Horri i bulevardit says:

    E degjova ke lajmet, kush shpif, do ta haj, ka mundesi dhe me burg, por me te shumten me lek, se sojit te Ciljetes e Gretes, i ka ra pazari dhe tani dun me fitu lek me gjyq, kush i qu kurva, duhet ti paguj, po pagujte se kon problem.
    Tani kur del psh. ajo Doda e palmave dhe thot qe do tju var ke palma, ne duhet ta mbyllim gojen se bo vaki me e sha, e hongre burgun, njisoj si kur thojshe ndonji llaf qe si pelqejte partise dhe merrshe neper goje shoket e partise, burg agjitacion e propagande.
    Prandaj o shqiptare, mos flisni asnji fjal te keqe kunder byrose politike, se esht tradhti e lart ndaj atdheut dhe denohesh nga neni i kodit penal 55, numer qe per koincidence e ka marr gazeta e partise se Fahri Balliut, gazeta 55.
    Ciljeta dhe Greta jane shoqet e partise dhe smund ti therrisni me me emer, por shoqja Ciljet dhe shoqja Grete, se perndryshe, neni 55 i kodit penal per agjitacion dhe propagande, eshte risjelle, njesoj ashtu sic e kishte parashikuar shoku Ramiz Alia, ne projetin e ish sigurimit te shtetit dhe qe ja paraqiti shokut Sali, si mbeshtetje per partine, qe asnji armik i partise, te mos guxoje te hedhi balte, tek shoket dhe shoqet e partise.

  22. tomi says:

    GJYKATAT SHQIPTARE me duken si HALEJA me e madhe qe ekziston ne bot.Por nuk eshte e larget dita qe MUTI I POPULLIT do tu mbush gurmazet e tyre dhe do ti zhys prap ne kete GJIRIZ gjigand ku jan futur.Mendohuni mire o gjyqetar te pa shpres.

  23. USA MEN says:

    I NDERUAR ZOTI MERO BAZE !
    KAM 18 VJET QE KAM IKUR NGA SHQIPERIA DHE MUNDOHEM TE JEM NJE “AMBASADOR”
    I DENJE I VENDIT TIM.ME CFARE KA NDODHUR KETO DY-TRE VITET E FUNDIT NE VENDIIN TONE ME KANE SHKAKTUAR NJE BRENGOSJE TE THELLE DERI NE MENDIMIN SE AI VEND NUK ESHTE ME SHTET POR VETEM NJE TERRITOR QE TE KALL FRIKEN.MENDOJ
    SE SHQIPERIA U VRA NE 21 JANAR 2011 DHE NE GJITHE KETO NGJARJET NE JANAR-SHKURT 2012 U KRYE DHE VARRIMI I SAJ.DO TE VECOJA VETEM “RADIOLOJEN” ME FBI
    KU SEGMENTE TE DIPLLOMACISE AMERIKANE PO TALLIN BYTHEN ME NJE POPULL TE TERE.DIHET QE BERISHA ESHTE NJE PERBINDESH I KRIJUAR NGA AMERIKANET NE KOHEN E RAJERSONVICIT DHE PO MBAHET GJALLE EDHE PSE ESHTE KLINIKISHT I VDEKUR NGA ARVIZUJA.NE SHQIPERI NUK KA PRESIDENT,PROKURORI,GJYKATA,OPOZITE.
    SHKURT ESHTE NJE VEND KU DUHET IKUR SA ME PARE.JU KESHILLOJ ZOTI MERO
    TE MOS JETONI ME NE SHQIPERI POR TE LARGOHENI JASHTE SHTETIT.DERI TANI PER MUA JENI NJE IKONE E SHTYPIT DHE NJE ATDHETAR QE KE SAKRIFIKUAR SHUME.
    NQS DO VAZHDONI TE “KRYQZONI” AKOMA BERISHEN DHE SHTETIN QE NUK EGZISTON
    JU DO KTHEHENI NGA NJE GJENERAL QE JE TANI NE NJE USHTAR TOGE.
    RESPEKTE PER ZOTIN BAZE DHE STAFIN E GAZETES SE NDERUAR “TEMA”

  24. Rena says:

    Me shume te drejte shkruani se sa e pambrojtur eshte fjala e lire sot, dhe sa e rrezikuar do te jete. Me duhet te nenvizoj se ky eshte problemi, i cili mund te vazhdoje te jete problem sistemi dhe jo individesh. Opozita nuk po shpreh garanci se do te jete ne anen e fjales se lire dhe kjo eshte shqetesuese. Por une mendoj se edhe shtypi, mjetet e informimit nuk duhet te mendojne se gjithcka mund ta zgjidhe opozita; mendoj se shtypi i lire, duhet te jete aty, ne mes te gjerave, i pafrikesuar nga cdo pushtet dhe i mbrojtur nga intsitucionet qe garantojne demokracine dhe jo qe mbrojne qeverisjen e radhes. Ne emer te saj ja vlen te perpiqemi, dhe kete mund ta beje opozita, qe te na jape shprese se e nesermja mund te kete pamje te ndryshme, por te njejtat denime ndaj fjales se lire.

  25. Qitesi says:

    Z.Mero!
    Nuk ka sens te biesh ne perseritje,qofte dhe fragmentare,i ke zaptuar me inteligjence dhe guxim si askush tjeter temat qe trajton.na duhet vetem te theksojme qe Opozita? Opozita?– pse nuk flet me gjuhen tende qofte dhe te te Kopjoj??,sa per manjakun pango historit e kurveris se tij nuk kane te sosur ne Universitet,cudi si eshte gjalle nga hakmarrja e familjereve,dhe te aferme viktima dhe te perdhunuara prej tij??,ne mungese totale te drejtesis mafjoze ku eshte bere postulat tashme,se padrejtesia tek ne perkthehet ne drejtesi?? Punet e felliqura te saliut ne cdo qeliz te jetes tone,duan shume vite te shplahen e vihen ne normalitet,gjithnje presim e presim per njerez idelist ne udheheqje?,por jeta eshte e shkurter,iken dhe 22-vjet?.

  26. Dodoni says:

    Sala si nje komunist i hershem po e varferon popullin deri ne ekstrem.Dhe s’ka sesi te mos e marr si zbatues i teorise se Stalinit’nje popul te varfer e ke per vehte dhe me e lehte per ta sunduar’.Stalini kete perfundim prej sundimtari e pat nxjerre nga nje eksperiment tek kuajt, dhe te cilin ia pat treguar edhe diktator Enverit.Nga dy stalla me kuaj qe mbante Stalini, njeren e ushqente mire, ndersa tjetren e ushqente keq. Kuajt qe ushqeheshin mire hingellinin dhe hidhnin shkelma , ndersa kuajt qe ushqeheshin keq, rrinin kokevarur e te menduardhe s’kishin fuqi jo te hingellinin por as per te levizur bishtin.E pra kjo stalla me kuaj te uritur jemi NE.Dhe Sala dhe gjithe soji i sundimtareve nuk do ta lene te ngreje koke asnjehere, ndryshe u rrezikon qenien e tyre.”Sa me i varfer pop[ulli, aq me komode qeverisja”;-kjo eshte deviza e diktatorit Sali.

  27. Treviso says:

    Emisioni fiks- fare eshte ushqimi kryesor per popullin. Po u cenua emisioni fiks-fare eshte cenuar ushqimi i popullit.Deri tani vetem fiksi ka mbajtur me shpresa popullin me punen e palodhur qe ka be.Sikur edhe nje lek te denohet fiksi,te gjithe teleshikuesit te shkojne me shishe benxine dhe ti vene flaken gjykates se larte se bashku me gjygjtaret halabajk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje