Priteni Lulëzim Bashën në Uashington!

28 Janar 2012, 23:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulëzim Basha do të jetë ditën e hënë në një simpozium në Universitetin ‘John Hopkins’ për të folur mbi takimet që ka pasur me qytetarët në Tiranë, mbi ndryshimin e sistemit të taksave dhe hartimin e një plani të ri urbanistik. Udhëtimi i tij më kujton një detaj që Fatos Lubonja ma ka thënë vite më parë, duke besuar se Lulëzim Basha ishte ndryshe nga Berisha. “E takova në paradhomën e Berishës, tha, ndërsa po hyja në zyrë të Berishës, kur po më emëronin Drejtor të Bordit të RTVSH. Basha sapo doli nga zyra e Berishës, më shtrëngoi dorën dhe më tha: rezistoi atij, qëndroji fort, po u dorëzove dhe ti, s’ka më shpresë”. Lubonja e kishte dëgjuar me admirim dhe nuk kishte faj. Për disa vite më pas i ishte mbushur mendja për shkak të “sekretit” të tij se ky njeri e ka diçka ndryshe nga Berisha.

Simpoziumi i sajuar është një “qokë” e një qendre studimore pranë këtij universiteti, e cila duket se u ka borxh diçka lobistëve të Berishës në Uashington. Në këto ditë të vështira për qeverinë e Sali Berishës, kur Uashingtoni po “vë në dyshim aftësinë e Berishës për të drejtuar vendin” siç u shpreh Bob Hand, udhëtimi i Lulëzim Bashës privatisht në Uashington është një lajm i rëndësishëm.

Nuk ka rëndësi si e trukoi marrjen e vizës në Tiranë. Nuk ka rëndësi fotoja e tij me ambasadorin amerikan dhe kryelajmi se do të takojë dhe kryebashkiakun e Uashingtonit. Edhe sikur të mos e takojë, nuk prish asnjë punë. E rëndësishme këtu është fakti që Berisha është shqetësuar seriozisht nga ftohja me Uashingtonin dhe ka nisur atje “të dërguarin” e tij.

Tema mediokër në të cilën do të ligjërojë në universitet është aq banale sa me siguri do të urojë të mos ia dëgjojë dikush. Axhenda e tij ende e bardhë është e gjitha në mëshirë të lobistëve që po marrin miliona nga Berisha. Ata po punojnë këto ditë ta fusin tek Mëngjesi i Lutjeve, me shpresë se bën ndonjë foto me Hillarin, ta fusin në Departament të Shtetit me shpresë se u mbush mendjen atyre të thonë ndonjë fjalë pozitive, ta nxjerrin tek Zëri i Amerikës, me shpresë se do të shitet këtu për mbështetje, ta citojë ndonjë gazetë lagjeje,  dhe të thuhet se fjalimi i tij për kioskat dhe taksat që ka dhjetëfishuar, pati jehonë. Udhëtimi i tij në Uashington është në të vërtetë udhëtimi i makthit për Sali Berishën. Ai po e nis atje, siç nis një tutor ofertën e fundit për kundërshtarët. E nis me përkushtimin e madh që ta pranojnë me çdo çmim si ofertë për paqe. Nëse duhet që Lulëzimi të kritikojë Sali Berishën, ka leje ta bëjë, nëse duhet të thotë që ne të rinjtë jemi ndryshe nga ai, ka leje ta bëjë, nëse duhet tu thotë na jepni dhe një shans pas presidentit se do ta izolojmë Berishën, ai ka leje ta bëjë, nëse duhet të thotë Berisha është nervoz dhe i ndërlikon punët me retorikën e tij, ai ka leje ta bëjë, nëse duhet të kërkojë falje pse Berisha nuk pranon vrasjet e FBI, ai ka leje ta bëjë, dhe në fund fare nëse duhet të sillet si i penduar dhe të tregojë si ai bodigardi i Berishës fotot e vrasësve, dhe atë ka leje ta bëjë. Misioni i tij është thjesht t’i gënjejë ata që ta shtyjnë dhe pak luftën, ta shtyjnë dhe pak besimin tek Berisha, ta lënë të marrë dhe Presidentin dhe kryeprokurorin e SHISH. Pastaj s’ka rëndësi se fiton vetë.

Ky është misioni që i shkon shumë për shtat këtij njeriu. Si një “dandy” që Berisha e nxjerr në treg sa herë nuk ia del dot si burrë me kundërshtarët e tij në Perëndim, Lulëzim Basha ka leje të thotë gjithçka duan të dëgjojnë në Uashington për Berishën, mjafton që ata ta falin duke menduar se kanë një njeri që i dëgjon dhe i kupton afër Berishës. E ka luajtur këtë rol kur shkoi në gjyq për milionat e segmentit Rrëshen- Kalimash dhe të huajve ua paraqiste veten si “viktimë” e Berishës. Pati plot që e besuan dhe pse ishte “viktimë” me leje. Po e bën këtë dhe me 21 Janarin, ku u shpjegon të huajve se atë ditë ka qenë tejet i tronditur dhe gjithçka e ka vendosur Berisha. Është po ashtu viktimë me leje. Tashmë ka shkuar në Uashington në një kohë të keqe për Berishën. Është i qartë ç’do të dëgjojë për të, por shpreson se atje nuk janë të qartë ç’do dëgjojnë prej tij dhe mund të gënjehen. Të gjithë e mbajmë mend fushatën e tij qesharake, por që ka gënjyer së paku ambasadorin amerikan kur thoshte se unë jam i distancuar nga Berisha! Shikojeni sa i distancuar është! Berisha në çdo mbledhje qeverie tregon dhe flet se si po punon në Bashki, se si ka hequr disa tarifa dhe ka dhjetëfishuar shumë taksa, si Lulëzim Basha pret qytetarë dhe si bën panaire me Kunatin e vet. Lulëzim Basha as që nuk skuqet për këtë. Atij nuk i intereson shumë përdorimi nga Berisha, nuk i intereson shumë pse gënjen qytetarët, apo pse s’ka turp ta kthejë Bashkinë në pronë private të familjes së gruas tij. Ai ka vetëm një aftësi në jetë, të jetë në dispozicion të dikujt. Ka kohë që e ka gjetur tutorin. Prej 2005 është në dispozicion të tij. Detyra e tij e vetme është të joshë armiqtë e Berishës, t’i zbusë ata, t’i gënjejë në mund, t’i qetësojë duke u shkelur syrin, të ulen të pinë nga një birrë dhe të flasin kundër Berishës, të qajnë hallin se “s’kanë ç’i bëjnë, por ja dhe një vit do të jetë”, dhe në fund të kthehet buzagaz tek Berisha dhe t’i thotë “ua hodhëm”.

Axhenda e tij në Uashington është tërësisht bosh. Kjo për të ndoshta është lehtësi e madhe. Unë uroj që ajo axhendë të mbushet deri të hënën. Takimi i dyshimtë me kryebashkiakun e Uashingtonit nuk ka asnjë rëndësi. Unë uroj ta takojnë zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Uroj biles ta takojnë zyrtarë të lartë dhe t’i thonë hapur ç’po bëhet me rrëshqitjen e Shqipërisë. Është më mirë ta fiksojnë si një burrë i ofruar për t’i gënjyer, si një sekser privat i punëve të Berishës. Është më mirë ta kenë në mendje këtë mashtrues ordiner kur ta shikojnë se Berisha ua punoi përsëri. Atëherë do të jenë më të qartë se i ka gënjyer përsëri Berisha.

49 komente në “Priteni Lulëzim Bashën në Uashington!”

  1. ilir says:

    po pse kaq naive jane amerikanet sa tjua hedhe ky liliput, jo more zoteri ai shkon atje sepse i madhi nuk eshte me i zoti as te shkoje si shkak i debulesave te tij por as nuk e qas me askush. Sigurisht qe ai shkon per te rregulluar nje cike imazh, por tanime keto nuk ecin me, mesa duket ketij tani po i ofrojne nje mundesi per tu distancuar qe te kete ndoshta nje cike mundesi te trashegoje nje fare te djathte qe mund te mbese nga ikja e Berishes . Berisha edhe sikur te doje te ike, tanime ai eshte i detyruar ta coje “shishen e uiskit” deri ne fund me cdo kosto, dhe pastaj nese ata duan e kene te lire.

    1. eli-Tiv says:

      …kush ta ka mbuhur mendjen ty se saliu me teser eshte anti-komunist ??…Pse amerikanet e kane ne llogari saliun si demokrat?? Ata thjesht presin sa te kaloj koha e duhur e komunistet si saliu te vdesin ne shkretetire pa hyre ne “token e premtuar”…Per Ramen koha eshte perpara…aq me teper qe ai ka marre ne dore partine socialiste….reformimi i kesaj partie eshte edhe pasqyra reale e trnsformimit psikologjik te shqiperise..Sa per PD ..duhet te krijohet ..ajo e saliut jane thjesht nje grup qe bejne ..”gjoja”…-jemi ketu ..te bejme para sa te mundim duke vjedhur…te bejme se gjoja jemi demokrate..gjoja vleresojme mbeshtetjen e amerikaneve e te europes..bile e bejne me servilizmin e tyre te peshtire..pa c’ka se jane parti-shtet
      Asgje e re per Amerikanet..prandaj edhe ata presin..
      Fatkeqesia eshte qe koha demton Ne shqiptaret…jemi teper..teper te varfer..Edhe ata qe mendojne se kane e hane ndonje restarant o bejne pushime diku..ose kane bere miliona .jane prap te varfer..Ne shqiperi asgje nuk eshte e sigurte..Ne se nuk ka demokraci e ligji te funksionoje…asgje nuk eshte e sigurte…Jane si fjalet e saliut qe mbivendosen mbi njera tjetren ..duke shuar c’ka thene mesiper (dje–pardje..)
      genjeshtrat zevendesojne njera tjtren me nje rregull te cuditshem qe edhe saliu vete nuk e ka kete celes??!
      Amerikanet eksprimentojne tek ne ..jemi model i vogel..
      pyetja eshte persa kohe do te na perdorin ??? shqiptaret nuk vlejne??
      Po ne si popull nuk mund te marrim fatet tona ne dore??
      Ajo dreq kafe qe vene e pine nuk do te mbarohet??

    2. labi says:

      Nje analize vertete shume e qarte.
      Te gjithe jemi te bindur se prej kohesh
      L.Basha eshte Kanakari i Saliut.
      Te dy kane mendimin ta shperbejne Shqiperine.Ndaj cdo gje ja kane lene ne dore Spontanitetit.
      Kane vrare dhe do vrasin,cilindo qe ju prish planet.
      Me besoni kjo eshte edhe aresyeja qe;-
      Mediu,Ruli,Olldashi.
      Imami,Pollo,Vokshi e Bregu,
      pa harruar;-Nishanin,Rusmajlin,
      Halimin dhe Topallin,
      te gjithe te strukur dhe qe ngjajne
      me kukullat qe kurdisen,
      jane vertete berishistane te betuar.
      te cilet i sherbejne atij
      Plaku tashme te pafuqishem,
      mbi te cilin rendojne pershtypjet me te keqija
      ne rang gjitheperfshires.
      Te gjithe jane te friksuar,po aq edhe te revoltuar!
      Bertasin,Ulurasin dhe Terbohen,kur po shohin
      se Ai po ju mbytet.
      Ja pra cfare ndyresirash na ka lene trashegim
      “udheheqesi’ i Sajmirit dhe Doktorit…
      Cimkat mendojne se nuk mund ti behet balle
      nje Plaku Nervastenik,pasi e dine se Ai nuk qetesohet kurre.
      Por te gjithe keta Maskarenj,
      do ti hedhim nje dite ne gropen e Plehrave,pasi
      Kjo na ka mbetur tani ne dore.
      Do ti paguajne te gjitha cka kane bere,
      vecanti per ate bashkepunim te Tmerrshem me Plakun.
      E dime se jane keshilluar te zhdukin gjithcka…
      por eshte teper vone.
      ndersa parate i kane cuar neper bote,
      Te gjitha na jane vjedhur neve.
      Ja prej kendej dalin edhe rryshfetet per Lobistet
      Te cilet jane oxigjeni i Berishstaneve.
      Nga keta thithin Mashtrimin,Marjuanen e tyre.
      Pa te cilen Ata nuk mund ta ngjallin
      Euforine dhe Cmendurine e tyre…Por,
      ashtu sikunder thote z.Rama;-
      Ora po troket!Ajo eshte kurdisur saktesisht.
      Eshte e markes Madein USA & BE.
      qe populli ju besone shume.

    3. aleksi says:

      Mike je shume i vockel ne mendim ti nuk ke kuptuar asgje sepse ngatron squarsine me budallalekun.

    4. rjepacaku says:

      Mike : ti je si perqafimi i llumit, qe kerkon te baltose gjithcka,te thithe gjithcka ne thellesine e tij perverse dhe gjithe-zgerryese. Saliu eshte llumi, Basha eshte uji i piset qe e mban llumin te njome, por ju te gjithe jeni te gatshem te perqafoni kundershtaret tuaj me dashuri te pamate, duke thirrur: “Ju jeni si ne , Ju jeni si ne! ” Ne vjedhim sot, por ju do te vidhni neser, Ne vrasim sot dhe pak rendesi ka nese ju do te vrisni neser! Rendesi ka qe ne t’ju ngjyrosim me ngjyren e semure dhe lenguese te dekadences sone shpirterore dhe morale, rendesi ka qe ne t’ju zhgerryejme qe sot, qe ju te mos mundeni ta merrni pushtetin neser! Sa per popullin ai sylesh ka qene dhe sylesh ka per te mbetur!”

  2. Xoni says:

    Ky Luli eshte thjesht nje kalama pa bythe, nje qurravec
    Kam pershtypjen se pa Salen do e dergojne te bleje cigare

    1. Sheqerja e Vucidolit says:

      Ky me kujton shokun enver moj korba. ky edhe popullin e pret si dikur e priste Llambi gegprifti, edhe dyqanet i viziton si dikur i vizitonte Mehmet Shehu, edhe servilizmin e ben si e bente dikur Pali Miska. Vetem ne penis si Lenka nuk luan, se Lenka e luante penisin parc dhe ky e luan nga pas. Hhahahaha, Lulka ne Washington…, nje perkthyes i rendomte lagjesh te nje fashati si prishtina na shkon per leksion ne Amerike. Pika amerikes po e degjoj kete tutkun.

  3. barbara says:

    sa valixhe diplomatike te mbushura me $ cash , ose transferime bankare do te behen drejt lobisteve amerikan keto dite ose ne ditet qe vijne

  4. fule says:

    Nqs. te huajt nuk japin garanci per te ndalur Druvarin tone te behet Llukashenko, opozita duhet te nise protestat.

  5. besniku says:

    po qe se kamarr vise,turp per ambasaden amrikane ne tirane. si ka mundsi se ambasada paise me vize nje kriminel qe ka vra qytetart e vet me 21 janar te viti 2011,pa permen vjedh ne rrugen kukes rreshen, ambasada ka fyer shqiptarte me kete bandit qe e lejon te vizito UAS UNITED STATES OF AMERICA.ME KETE VEPRIM AMBASADA KA MBSHTETUR KRIMIN NE SHQIPRI.Une personalisht si Shqiptar American dote protestoj ndaj Qeveris American.

  6. prof. dr.Tarator Kareco. Michigan says:

    Te ftohet nje KRYEbashkiak ne KRYEqytetin e botes vetem pas pak muajve
    qe eshte ne nje post te KRYEvjedhur eshte nje KRYEMASHTRIM.
    DHE FARA E GRURIT OSE EMBRIONI I NJE FEMIJE DO TE PAKTEN 9 MUAJ TE
    REALIZOHET E TE ZHVILLOHET ???
    PSE FTOHET KY SHTATANIK SHTATE MUAJSH ME KAQ ZHURME.A MOS VALLE ESHTE
    AI MIKU I MUABARAKUT WISNER QE BEN PALACOLLEQE TE TILLA SI ME EGJYPTIN
    QE DOLI KUNDER SHTEPISE BARDHE ????
    dhe do te mbuloje KRYEVRASJEN E 21 JANARIT.

  7. John Five says:

    barbara! 5 yje nga une per momentin!

  8. REALIST says:

    Besoj se bisha Berisha,99% eshte i Vdekur pa Kallur ne Politike,kurse ai 1% mund te permbyse gjithcka.
    Po te bejme nje matematike te thjeshte kemi:
    Militante te krahut te majte jane “strikte” dhe te rreshtuar per bukuri,kurse e djathta…???Nuk kane vecse nje TUTOR cik cik,qe i mban me hu ne rrjesht,dhe ai qe del nga rrjeshti ha dhe ndonje plumb ne balle.
    Pra…,kush do ta kete te djathten nen Hyqem,mbas largimit te afert te Bishes,???apo ajo do te kthehet ne 27 LSI-ra te se djathtes?
    Amerikanet i bejne mire llogarite para se te thone po ose jo!
    Ose e fundit,mbase do te kemi ndonje……SURPRIZE nga matane detit.
    Besoj se Berishen do ta riciklojne serisht Amerikanet dhe Anglezet,sepse teoria e tyre eshte”bej sikur”.
    “bej sikur” nuk te duam…….
    “bej sikur”ziheni……
    “bej sikur”…..do ktheni pronat….
    “bej sikur”…luftoni korrupsionin
    dhe shume….”bej sikur”…”beni sikur” jeni 2 parti,por mos haroni se jeni 1 monedhe me 2 ane.

  9. Delli USA says:

    Mero ke te drejt,vellezrit Mustafa lobiste shqiptaro amerikan me qender ne Washington jane munduar shume per te rregulluar imazhin e nje krimineli si Sali Berisha, duke i sjell nje deme te madh Shqiperis.Besoj se po keta kane hyre lajmes per te prure kukullen e Saliut me emrin Lulzim Basha ne Washington.Do zoti kete here Washingtoni nuk do e haj sapunin per djathe, si e hengri ne 2009-en kur e lejoj Saluin te vjedhi zgjedhjet.

    1. Edi Detroit says:

      Nuk e lejoje Amerika, e ke gabim ,ishin aty- aty, pra Saliu i fitoi zgjedhjet.Leri budallaqet me vellezrit Mustafa.

  10. analist says:

    Kurajoja e Berishes per te perdorur cdo mjet per te ndenjur ne pushtet duhet ti mesohet Edvinit te PS qe dhitet para “nderkombetareve” tane te dashur.Berisha ka treguar se i perdor dhe shperdor ata,i merr ne tribuna elektorale dhe u ben favore,i mashtron,i kompromenton,i genjen dhe bile i kercenon kur ia do puna pa i plasur fort per ta,e aq me teper per vendin.

  11. Fatmir says:

    U vranë 4 protestues, e sot pas 1 viti, Luli e Sala bredhin të lirë. Nuk ka faj Luli e Sala, por lideri i opozitës,që merret me libra, editoriale e cicérrima në Twitter, hajde ”Opozitë Shqiptare” I nderuari Mero Baze, ç’do ditë i lexoj editorialet e tua, 99% kritika ndaj kësaj qeverie, që të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë, se cilët janë. Por Opozita sipas teje, ç’farë zgjidhje afron!? Zgjedhjet në 2013!!! Ç’farë bëri, për ti mbrojtur!!! Një analizë nga ana juaj, mundë të shpjegonte, Ku është opozita!?

    1. xhoni says:

      Ti Fatmir,ne se nuk e kupton,je DEBIL 24 karat!!!Opozita nuk mbron popullin se nuk eshte shtet me vehte,o teveqel!!!Ne se te vjedh dikush lopen,nuk i kerkon llogari humbesit,se “ESHTE FAJTORI QE NUK E RUAJTI LOPEN”!!Haaaa!!!!Ne te gjitha rastet shteti ka pergjegjesine per te gjithe aktivitetin ne Shqiperi!!!Nuk qeveris opozita,o debil,pra ajo nuk ka te drejta t’i fute ne pune njerezit,t’i jape ndihme ekonomike etj!!!E drejta e vetme e opozites eshte:”T’U TREGOJE TE VERTETEN POPULLIT DHE T’I NGREJE NE PROTESTA DUKE DEMASKUAR QEVERINE!!!!Ne se BOTA mbeshtet nje qeveri KRIMINELE,nuk eshte faji i opozites,por I SISTEMIT FASHIST,QE EKZISTON SOT NE BOTE!!!

  12. mando says:

    a ka ngel ndonj shqipe ne washington ta zere me veze kete palaco, ose tu tregoje studentave per bemat e tij.

    1. Robi says:

      Pse me veze mor shoku ?! Une do t’a shtroja pyetjen keshtu : Nuk ka ndonje AVNI RUSTEM atje ne Washington,t’ja ‘kripe’ koken ketij bastardi ?! Eshte e vetmja menyre qe, keta ‘toptanas’te sotem, keta vrases e antishqiptare,ta marrin vesh qe Shqiperia ka akoma djem qe e duan!!!

  13. arben lame says:

    mos vjen ne chicago ky shkerdhat se pos ja qqiva motren grun edhe vajzen fack him

    1. Alb-germani says:

      Koment i turpshem,nuk e kuptoj pse duhet te botohen fjale te tilla.Shume e ulet lejimi i sharrjeve te tilla.Perqendrohuni tek politikani si individ dhe mos shani femij te vegjel.Shuuum turp dhe poshtersi.e pa falshme Tema,

    2. vni says:

      arben lame pse meresh me fjal koti vete fjala politike eshte degjenerim

  14. Arjan Boston says:

    njerzit nuk e dine sa miljona dollare hidhen nga taksa paguesit shqiptar per keto “takime ” me keto ju mbushin mendjen shqiptarve se jane njerez te rendesishem dhe kane perkrahjen amerikane ..kam 21 vjet ne amerike dhe ralle tek tuk kam takuar njerez qe mund ta kene degjuar Albania ,,pervec grek dhe serbe dhe ndonje italian ,,lere pastaj te dine kushe eshte Lulzim Bosha apo Saliu Sheqeres …shqiptaret nuk dine anen tjeter ..keta dhe kur vine vetem bredhin neper dyqane te shtrenjta dhe blejne gjera te shtrenjta qe asnje amerikan nuk i blen dot pervec mijonerve dhe miljarderve ..dhe keto me paret e vjedhura nga shqiptaret ..ambasada shqiptare ketu eshte qender korrupsioni dhe mashtrimi fillo qe nga shoferet,,,ne heren e pare qe erdhi ne shtepine e bardhe maloku ..kur maxhordomi i zgjati doren per ti marre pallton ..Saliu u ngrit dhe i zgjati doren duke u perkulur dhe u prezantua..Sali Berisha Presidenti i Shqiperise .!!LOOL kaq qesharak jane keta pufte qe mbajne veten per politikane

    1. vini says:

      Arjan Boston je shum gabim ndoshta populli i thjeshte nuk e din shqiperine kurse ata qe punojne ne kongres edhe senat e din shume mire e mos flasim per viziten e bushit ne shqiperi qe cnn per bushin tha qe shqiptaret e priten si nje rok-star cbs,msbc,foxnews abc7,etj etj

  15. D.A.SH says:

    Duke bere rolin e nje oponenti te ketij artikulli mendoj se vizita
    e Lules ne washington nuk eshte private por e maskuar si nje e tille.
    Fakti i pare i rendomte qe e mohon nje gje te tille eshte vajtja e superkryeministrit Arvizu te zyra e Lules.Perse duhet te shkoje nje
    ambasador qe ju eshte neveritur jo vetem shqiptareve atje por dhe ne te tjereve jashte vendit.Sinqerisht me veprime te tilla me shume duket
    si nje kolonel me detyra te posacme se nje zyrtar qe perfaqson vendin me demokraci me te konsoliduar ne bote.E dime te gjithe qe ambasadoret pervec detyrave ne dipllomaci kane dhe detyrime nga agjensi inteligjente dhe nuk kemi as nje pretendim per kete dyzim roli.Por te cfaqesh kaq hapur dhe dipllomat dhe “regjizor” dhe albiter dhe trajner i LULZIM SALI BASHERISHES kjo nuk ka bythe te rrije.NUK DO TA KISHA PROBLEM FARE NQS AMERIKA DO HIDHTE NDONJE BOMBE ATOMIKE APO MIJRA BOMBA ME NAPALM NE SHQIPERI.POR TE BESH SIKUR KA SHTET DEMOKRATIK
    NE SHQIPERI DHE TE TOLEROSH NJE REGJIM ME TE POSHTER SE FASHIZMI DHE KOMUNIZMI BASHKE ESHTE ME SHUME SE RREZATIMI ATOMIK.

  16. a.nikolla says:

    me kete vizite te bashes ne wdc dipllomacia zyrtare amerikane u thote shqiptareve se 21 janari kaloi dhe vrasesit berishe dhe bashe jane te pafajshem se mbrojten k/m nga sulmet e ca terroristeve.komandanti i gardes dhe nja dy te tjere do denohen me arrest shtepie dhe me nja dy tre
    socialiste do te tallim lesht ne intenerarin kuvend-prokurori-gjykate.
    parashikohet qe gjyqi i 21 janarit te mbaroje pas vitit 2013 kur berisha
    do kerkoje per se gjalli vendin ku do varroset dhe do shpalle nje konkus kombetar per monumentin e tij.mendohet qe edi rama te jete kryetari
    i jurise dhe z.arvizu sponsor i konkursit.

  17. luis says:

    Berisha eshte djalli vete per poshtersira,ndersa per te mira eshte nje budalla i paskrupullt.
    E ka nisur Bashen per te larguar disi vemendjen nga vetja e tij.
    Lejon Jozefina Topallin te paraqitet sikur kjo ndoshta do jete kryetarja e ardhshme,ose edhe presidente.
    Me keto gjynahe qe ka mbi shpine e paraqet vehten e tij para opinionit nderkombetar si nje njeri qe e ka humbur ekuilibrin,jo se vertet eshte ashtu por me brockullat qe nxjerr cdo dite nga goja e tij por qe behen dhe lajme per boten, diplomatet te mund te bejne leshime dhe ta qetesojne se ai vertet nuk po kalon situata normale.
    Me keto veprime ai mendon dy gjera.
    E para duke e kuptuar se nuk mund ta sjelle me situaten ne favor te tij,ai perpiqet qe te paraqese Bashen si pretendent te zevendesimit te tij dhe beson se te huajt do ia vene pikerisht syrin atij per te marre timonin e partise ne dore por ne te njejten kohe dhe si kandidatin kryesor pe kryeminister te ardhshem por qe kuptohet se me Bashen nuk i cenohen interesat e tij dhe te familjes.
    E dyta njeriu besnik dhe me influence sipas tij eshte Jozefina Topalli,dhe kete mendon qe ta beje presidente,ku me kete rast ky po i arriti ato qe mendon ai i ka siguruar te gjitha pushtetet pa qene me ne pushtet nesr,sepse de fakto do jene femijet e tij.
    Deri ketu mendoj une jane andrallat e tij,sepse askush nga nderkombetaret nuk lejon me qe kjo parti te kete nje mandat te trete.
    Ne menyre te padiskutueshme do behet rotacioni i pushtetit.
    Amerikanet njohin mire jo vetem Berishen si nje person te padeshirueshem por edhe komplet klanin e tij.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Komenti juaj eshte teper i sakte.Jam dakort me ju.

  18. ryan says:

    ky po shkon ne usa per te lypur ndonje leke se sali-sallami e ka arken e shtetit bosh kshu qe bashkia nuk ka leke te paguaj puntoret ca imazhi do i rregulloj ky sallamit apo mund ta takoj dhe obamen ti bej te fala nga berisha hahahahhahah luli allaall buka me dhall qe ke ngrene me pare ajo rruga durres-kukes te vajti ashtu sic duhej dhe ata te shkrtet e 21 janarit i bere si tabel qitje kshu qe leke ke po dhe killer je keputi dhe nje plumb berishes dhe behu 1sh mathe-fucker

  19. ALBAN DEGA says:

    NJE NDERIM I TEPRUAR I ARVIZUT PER VRASTARIN DHE KUSARIN LULEZIM BASHA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ambasadori i SHBA-se ne Tirane , Z. Aleksander Arvizu u takua pardje me kryebashkiakun me vota te vjedhura e mandat te vjedhur te Tiranes, Z. Lulezim Basha ne prag ” te vizites se tij historike ne Uashington”, i ftuar nga gjoja kryebashkiaku i kryeqytetit amerikan .
    Mediat ne Shqiperi, sidomos ato afer Sali Berishes i kushtuan nje hapesire te madhe ketij takimi “historik”.
    Edhe Ambasadori Arvizu i dha mundesi dhe hapesire kesaj media te spekullonte me kete vizite! Pse-ne me shume se kushdo e di Arvizu dhe ata qe fshihen pas tij dhe qe thuhet se kane interesa te medha financiare ne Shqiperi, sidomos ne disa veprimtari jo shume te pastra sic eshte bixhozi, kazinote dhe disa biznese te ngjashme spekullative.
    Nuk do ishte keq qe FBI-ja dhe Departmaneti amerikan i Drejtesise dhe ai i Thesarit te hidhnin nje sy edhe ne keto drejtime per hetime serioze! Ku ka ze nuk eshte pa gje, thote sovrani amerikan dhe shqiptar!
    Eshte e drejte e Arvizut te prese , te fotografohet, te filmohet e reklamohet me cilindo qe ai e quan e aresyeshme.
    Nuk eshte e drejte e Arvizut dhe e asnje ambasadori amerikan ne asnje vend te Botes ti japi statusin e vizites se nje kryetari qeverie apo te nje kryetari shteti asnje personi qe nuk e ka nje status te tille, sic eshte ne rastin konkret Lulezim Basha!
    Pse!? Ambasadori amerikan eshte perfaqesuesi diplomatik, juridik, politik i Shtepise se Bardhe dhe i Presidentit te SHBA-se.
    Ambasdadori amerikan nuk eshte perfaqesues i asnje qyteti te vecante, qofte edhe kryeqyteti amerikan Uashington, aq me pak i kryetarit te Bashkise se Uashingtonit, qe nuk e di a ia di apo jo as emrin pasi ai nuk eshte Xhuliani, as Bllombergu, as ndonje personalitet shume i njour ne SHBA…
    Ambasadori amerikan ne Tirane Z. Aleksander Arvizu nuk gjeti as kohen e pershtatshme per tu takuar me krybashkiakun e Tiranes , Lulezim Basha, vetem dy dite pas rezultatit te sakte te hetimit objektiv te Byrose Federale te Hetimeve, FBI, per vrasjet e 21 janarit 2011.
    Pse !? Dihet se protesta e 21 janarit u organizua kryesisht per te mos thene teresisht kunder kusarise dhe korrupsionit te qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise. Lulezim Basha eshte akuzuar me fakte dhe llogari te sakta per pervetesimin de jure te 250 milione eurove, de facto te 850 milione eurove ( kaq eshte diferenca midis kostos se projektit fillestar te hartuar nga grupi i arkitekteve dhe ndeertuesve te nismetarit te ndertimit te Autostrades Durres- Morine Z. Pandeli Majko dhe projektit te munguar, te projektit pa projekt, ne nje kohe qe projekti real ishte gati per tu zbatuar, por shume veshtire per tu vjedhur nga qevezia Berisha, te perfaqesuar nga kusari Basha )
    Kjo shume eshte 12 here me shume se kusaria e kapur ne flagrance e ne kamera e Ilri Metes ( 700 000 euro ) qe sherbeu si detonator i protestes se 21 janarit 2011.
    Se dyti, Lulezim basha kurre nuk u shpall i pafajshem per kete afere me nje kompani si Bechtel e njohur per korrupsionin, cilesine e dobet dhe vonesat e shumta ne cdo projekt te madh qe ka zbatuar deri sot, duke filluar na Tuneli i Bostonit e deri tek autostrada rumune. Ai nuk u shpall i pafajshem sepse kurre nuk u gjykua, sepse kishte perkrahjen totale te protektorit dhe promotorit te kusarise Sali Berishes, Padrinos se “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit sipas mbretit te shtypit te lire amerikan ” The New York Times’, te cilen besoj se Ambasadori Arvizu e ka lexuar !
    Se treti ose pikesepari e mbi gjithcka Lulezim Basha ishte hallka numer dy ne zinxhirin komandues te Gardes Pretoriane berishiane qe hapi zjarr kunder demonstruesve te pafajshem te 21 janarit duke vrare kater, duke plagosur 27 protestues te pafajshem. Ishte komanduesi dhe urdheruesi i arrestimit, torturimit makaber te mbi 131 protestuesve te pafajshem te 21 janarit 2011, pra dy tri dite pas asaj protestes, kur ata ishin ktheyr ne jeten normale dhe nuk perbenin asnje rrezik per dhune apo prmbysje te qevezise se Berishes .
    Lulezim Basha ishte hallka ndermjetese midis urdheruesit Sali Berisha dhe ekzekutuesve Ndua Prendi, Arjan Llupo…. Pra Lulezim Basha , si minister i Brendshem ishte edhe urdherues edhe ekzekutor njekohesisht jo vetem per vrasjet ne shesh, por edhe per torturat mizore te 131 protestuesve. Si vrasja edhe tortura jane krime kunder njerezimit!
    Pra Lulezim Basha eshte objekt e subjekt i drejteperdrejte i hetimeve te Prokurorise se Pergjithshme te Shqiperise dhe drejetsise shqiptare.
    Si i tille nuk do te ishte as ne nderin e kryebashkiakut te Uashingtonit e aq me pak te ambasadorit amerikan Arvizu takohej e as te pritej ne Uashington ne kohe e situata te tilla hetimesh te mbyllura para kohe ose te hapura vetem dy dite mbas rezultateve shpresedhenese per drejtesi te FBI- amerikane!
    Ambasadori amerikan mund ta takonte Lulezim Bashen apo cilindo vetem nese ai do te ishte i ftuar nga Shtepia e Bardhe dhe Presidenti i nderuar i SHBA-se Zoti Barack Obama!
    Shume i cuditshem ky ambasadori amerikan ne Tirane! Asnje ambasador amerikan ne Shqiperi, bile as Rajersoni, qe pat ardhur nga Beogradi ne Tirane me garancine e UDB-es per Berishen si President, nuk i ka sherbyer me shume ngjalljes se reagimeve dhe ndjenjave antiamerikane ne Shqiperi.
    Takimi me kusarin dhe vrastarin Lulezim Basha keto dite ne Tirane, kur syte , shpirtrat dhe zemrat e shqiptareve per drejtesi jane drejtuar plot shprese tek FBI-ja dhe Uashingtoni, tek Shtepia e Bardhe dhe Barack Obama eshte vetem nje prej ketyre sherbimeve te mbrapshta.
    Qofte i fundit! Amen!

    1. klodi says:

      A i ke pire ilacet sot?

  20. tradita says:

    kur qenka kaq pa rendesi pse mundoheni e lodheni kot zoteria juaj ( te gjitheve)
    mos.. ju dhembe ca si shume……

  21. SHKODER LOCJA says:

    Po sales ato i duhen prokurori ,presidenti,shiku,pastaj ska rendesi i fiton apo i humbe zgjedhjet ne 2013,apo me pare.Bashen per genjeshtra e ka nisur ne amerike.Te gjitha ato qe thua ti o MERO qendrojne,pra jane mese te verteta.Por pyetja ime do ishte qe a ka ndonje zgjidhje,qe ky MALOKU I M::::: te mos i pushtoje keto 3 institucione shume te rendesishme,dhe nese ka,çfare duhet bere per ta ndaluar,kte bastarde te shekullit 21

  22. Aferiiim says:

    Tung Realist dhe Lola, e rendesishme eshte sak kjo qe ju te dy thoni çkoqur: sa valixhe me $ dhe si do ricikloje washng&londra palohyzmeqaret (palohyzmeqare per palo-punet e ardhshme).
    E rendesishme Mero kjo qe thu, e po aq e rendesishme ajo qe PALOMadhi eshte LAAAAAALA qe i pret e I percjell atje keta Pala çot / burra shteti (per shkak te valixheve qe u cojne atje & plackitjes qe u ofrojne ketu; vetem breket s’kemi ul, ka thene berisha, te verteten, ne ’97) …
    E rendesishme doemos eshte se, me kete ‘beni sikur…’ , Padronet do e shtyjne edhe ket shekull, dhe ….
    mbase me ne fund shqiptaret do e mesojne … Lojen!!
    Se CFARe do jene ne fund te shekullit, kjo mund te merret me mend edhe vetem nga shpejtesia e kangrenizimit te MORALIT qe po shohim.
    Kjo eshte e rendesishme me ne fund Miq, Zgjidhni e merrni Si te bejme ne ket hall qe na ka ra mbi kry!!

  23. luani Londer says:

    Ju lutem me thoni a eshte ky luli qe gruaja lindur e ritur ne shqiperi nuk mbane shtetesin shqipetare?E kjo ka ndodhur kur ai ishte min.jashtem,pastj min,brendshem,,e tan k/bashkie cfare paradoksi e cfare prisni nga ky sharlatan qe ju i ipni voten a ju ka ngelur pak tru qe luli do punoje per qytetaret e Tiranes.Merua duhet te shkruaj nje artikull,,,hollandezet ne postet drejtuese te qeverise berishiane!

  24. Po says:

    Prshndt. DASh, e sakte kjo qe ne 20 vite u ngrit Piramida e re me ylli komunist & fashist ne maje, dhe qe eshte me e rrezikeshme se bomba atomike, qe une them qe NA KANE hudh,
    vetem parasysh te lutem, qe arvizu (superKryeministri ne Shqiperi, qe thu ti) eshte vecse nje nepunes, si rajersoni, babLymi (I ndjeri)….
    A mos kemi ndonje Faj edhe NE xhahil- qorrat, mik I dashur, qe rime te TERE ne… twitter, cicerojme ngapakez?! …
    Do LOQE (force-sakrifica) Liria, Jo lloqe burra!!
    Se padyshim, ate qe mbjell do korresh!
    Nderkohe, Gjume burra, Gjume & cicerima!!
    Keshtu do na e vejne edhe festen, pse qaravitemi?!…

    1. dash says:

      Cfare i quan ti komentuesi “po” kater heronjte qe dhane jeten ne bulevard????ata dhjetra te plagosur dhe qindra te rrahure ??
      Nqs nuk do te qyrravitesh hiqe ate “nicku-n po” dhe ver emrin e vertete..
      Mos thuaj para burra dhe vete fshihesh prapa ferres…

  25. timo says:

    Priteni Lul Bashën se po vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë mëmëdhenë!

  26. lulzim balliu says:

    Se cfare rendesie ka vizita e L.Bashes ne washington DC do te bej nje paralelizim me Fahri Balliun ish spiunin e deklaruar te hekuran isait(ISH MINISTRI BRENDSHEM I ENVER HOXHES.)
    Kur Fariu qe eshte nje nga figurat me te urryera te pas 90′ ne shqiperi
    vjen ne amerike pritet si “hero” nga:
    ELIOT ENGEL,ZERI AMERIKES biles dhe nga k/bashkiaku i washingtonit
    qe ka dale dhe ne nje fotografi.
    Se pse nderohen keto ish vegla te diktatures vetem per ca libra per ish
    ustallaret e tyre te diktatures as jezusi nuk e jep pergjigjen…

    1. edi-tirane says:

      ju nuk e dini se amerika ndihmon kundershtaret dhe jo aleatet ? AMERIKA eshte bere vend azilant per komunistet.

  27. basha,agolli dhe voa says:

    Zeri amerikes ka nje interviste sot me b. blloshmi per nje liber te tij
    per dy poete te vrare ne kohen e diktatures.
    Per mua keto dy poete jane engjejt e pafajshem te vrare pikerisht
    nga ata qe kane marre flamurin e demokracise.Miku i LULZIM BASHES
    DRITERO AGOLLI eshte figure qendrore ne fajin per vrasjen e tyre
    dhe 3-4 figura qofte ne PS+PD qe ky autor i ka retushuar..
    Nje vrasje tjeter ka ndodhur me nje poet tjeter ate te HEROIT AVZI NELA
    QE U VAR NE KUKES NE 1998…Perse po e permend kete te fundit.
    Shoh ca MBIEMRA si peka,poga,gradica apo tjere vegla te diktatures
    qofte dhe te perndjekur te “biresur” qe kane marre pjese direkt
    keto ose pinjollet e tyre ne keto akte makabre dhe ne vend te HESHTIN
    po bejne rolin e sterilit..te hapen letrat e Heroit avzi nela dhe shikoni emrat e tyre qe jane deri tek ato qe i vune litarin APO
    DESHMITARE SI TE BERISHES NE GJYQIN E SHOSHORIT.

  28. nigo says:

    Z Mero
    n Hopkins University eshte mke Qender Universitare mjekesore qe nuk ndodhet ne Washington por ne Baltimore. Baltimora eshte kryeqyteti i shtetit Meryland ne SHBA dhe nuk ka isnje lidhje me Washingtonin pervec afersise, qe jane gjysem ore larg nga njeri tjetri. Ky halldupi nuk e besoj se do te takoje kryebashkiakun e Washingtonit ne Baltimore. E dyta , John Hopkins eshte qender universitare mjekesore dhe nuk e kuptoj se cfare leksioni do japi ky moster ne nje nga qendrat me te mesha te botes mjeksore.

  29. Realist says:

    2-ja Basha-Rama,vjen ne pushtet se afermi,me pagezimin Amerikan.
    Amerikaneve nuk ju intereson shume,se sa u vodh,ku u vodh,dhe sa u vrane e ku u vrane………………….sepse i trajton si gjera te brendeshme deri kur…
    Atyre u intereson Politika e tyre Rajonale te realizohet,sepse kane 60 vjet qe investojne.
    Po te ishte e kunderta sot SHTETET e BASHKUARA te SHQIPERISE,do te ishin SHTETI i 53 i Usa-s,kurse Realiteti eshte KY,krejt ndryshe nga ai qe Hamendesojne Shqiptaret,me teori konspiracioniste.

  30. Shkodrani says:

    A e din ti Mero se Luli vjen me Mediun per te ngritur reputacionin

  31. Viku says:

    A ka ndonje shqipe atje ne Washinton qe ti kujtoje fjalet e profesores se fakultetit te ndertimit..ti je nje kriminel….etj.

  32. Realist says:

    O Mero,
    Nje gje me ben pershtypje,Basha sot eshte ne Usa,ndersa po Sot vjen Kryeprokurori i Anglise,takim me Topin dhe Berishen.
    Ameriken me sa duket nuk e pordhi shume Saliu,dhe detyrohet MEMA Angli ti fuse shamine ne goje Berishes.

    Si thua…?

  33. mata says:

    kur te permendesh emrin e te madhit Lulzim Basha duhet ta shperlash mir ate goje te qelbur ti dhe ata zagar qe shkruajn kunder shqiperis ju nuk jeni shqiptar,nuk e di nese ti shoku pa moral dhe karakter njerzor e ndegju shokun edi rama ku nder te gjitha thot ja befsha nanen shqiperis sepse nuk mundi te behet kryeminister ky njeri si pas jush ka karakter njerzor nuk ka shnse aq sa ju qe shruani turpin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje