Dy ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme e vendit u përfshi në një polemikë publike me Berishën, pas shantazheve që ai kishte bërë në gazetën RD, rreth një letre që Dritan Prifti i ka drejtuar institucionit të saj për siguri fizike dhe hetim të kërcënimeve me vdekje. Kryeprokurorja, ndaj së cilës nuk u kursye as kujtesa se mund të burgoset në të ardhmen, reagoi me dinjitet, pa shumë emocione, duke i treguar vendin Berishës.
Por, llumi haluçinant i kërcënimeve të Berishës, e tejkalonte zyrën e saj. Ajo që ka rëndësi në gjithë këtë histori nuk janë shantazhet banale, por fakti që Berisha me gazetën e tij kërcënon Presidentin, Kryeprokuroren, liderin e opozitës, me faktin se i ka përgjuar. Nuk ka shumë rëndësi çfarë ka përgjuar, jetën e tyre private apo orarin zyrtar, por fakti që pranon se i ka përgjuar, është jo vetëm i dënueshëm, por në këtë rast dhe i frikshëm për natyrën e shtetit, pasi është dëshmia e parë që Berisha na jep për ” shtetin paralel” që ka brenda institucioneve të shtetit shqiptar.
Historia zë fill me Dritan Priftin, njeriun që denoncoi një traditë korruptive të pushtetit, përmes regjistrimit në zyrën e tij, të një bisede me zëvendëskryeministrin Ilir Meta. Suksesi publik i asaj historie dhe dërrmimi i imazhit të pushtetit, nuk erdhi nga fakti që ishte përgjim, por që ishte regjistrim i një praktike të pashembullt qeverisje. Regjistrimi i një ngjarjeje për t’u pasur si forcim dëshmie, është kryekëput i ndryshëm nga përgjimi përmes strukturave paralele të shtetit.
Pasi mbyllën me mjete të shëmtuara procesin gjyqësor, por të impresionuar nga humbja e betejës publike, tashmë Berisha dhe Meta mendojnë se kanë zbuluar magjinë që u shkatërroi atyre imazhin dhe kanë nisur një fushatë shantazhi dhe kërcënimesh ndaj gjithkujt që nuk ishte në anën e tyre në atë histori të shëmtuar. Por, nëse Presidenti ka ende imunitet ligjor, kryeprokurorja ka ende mekanizma ligjor të mbrohet, askush nuk jep asnjë mesazh sigurie se jeta e Dritan Priftit do të sigurohet. Unë nuk po flas çfarë ka bërë mirë dhe keq ai në këtë histori, por po flas për faktin se ai është realisht i prekshëm në këtë moment.
Guximi i Arqile Gores, Drejtorit të Postave, për t’i hapur letrat e tij dhe për t’ia dërguar Berishës para kryeprokurores, guximi i pushtetit për të marrë videot të cilat janë në hetim, për t’i montuar në studiot e pushtetit dhe mbi të gjitha deklarata se ai është përgjuar 187 orë pa ndonjë leje zyrtare, janë të frikshme për standardet e një vendi të lirë.
Mbi të gjitha, Dritan Prifti ka një rrezik real për jetën, rrezikun e dëshmitarëve që përpiqen të mbijetojnë të vetëm, përmes hipotekave të dëshmive të tyre, ende të pathëna. Mendoj se kjo është e rrezikshme. Një javë para se të shkonte “i vetëm për gjah”, Kosta Trebicken e kam takuar në Hotel Rogner, dhe e kam qortuar për faktin që historinë e takimit të Diverolit me njerëzit e Berishës në një shtëpi pa adresë, që i ngjan apartamentit të vjetër të Berishës, e tregonte përgjysmë dhe linte të kuptonte se do ta tregonte dikur të plotë. Sekrete të tilla janë sekrete që të vrasin, janë sekrete që nuk i përballon dot një person i vetëm, qoftë si dëshmitar, qoftë si denoncues. Ato përballohen kur bëhen publike.
Kosta nuk ishte gjallë një javë më pas dhe Sali Berisha doli publikisht e lavdëroi që ai nuk e denoncoi djalin e tij dhe se ishte korrekt në ato që tha. Sa ishte gjallë i kishte thënë gjithë të zezat. I njëjti njeri nuk po flet vet, me gojën e tij për Dritan Priftin dhe kjo më tremb. Shkruan duke u diktuar në telefon gazetarëve të RD-së shkrime aluçinante për letra të përgjuara, kafene të përgjuara, zyra të përgjuara, por publikisht nuk flet.
Edhe pse nuk dua të tremb Dritan Priftin, e marr seriozisht si një moment të rrezikshëm, kur ai përgatitet të flasë mirë nëse ndodh diçka fatale. Uroj që kjo të mos ndodhë, por shpesh herë, ne si shoqëri i kushtojmë më shumë rëndësi dëshmitarëve të tillë kur nuk janë më, se sa kur janë të rrezikuar.
Dritan Prifti mund të pësojë dhe ndonjë aksident, mund të jetë vërtet dhe i sëmurë dhe t’i komplikohet shëndeti, por të gjithë ne do të mendojmë më të keqen dhe shoqëria do bëhet më e heshtur, ndërsa Shqipëria më e frikshme. Për këtë arsye, mendoj se ai ka nevojë vërtet ta ndjejë se është qytetar i këtij vendi dhe jo një i rënë nga avioni në xhunglën vrasëse të Sali Berishës. Shteti dhe jo pushteti, duhet të sigurojë se ai ka të drejtë të jetojë normalisht në këtë vend.
Është cinike që dëshmitë e tij si person kyç që formoi koalicionin Berisha- Meta, të kthehen në rrezik për jetën e tij dhe arsye për të qeverisur më tej, ata që janë bërë bashkë, nga vota e dikurshme e këtij njeriu.
Realisht denoncimet e tij rezultuan të vërteta. Ai denoncoi i pari skandalin e naftës virgine dhe ne kemi sot një proces të tërë gjyqësor, që po sabotohet nga pushteti, për shkak të tij. Po ashtu, gjyqi ndaj Ilir Metës shkoi deri tek një pretence për arrestim. Kjo e bën atë një denoncues real, edhe pse në këto raste palët ndahen rreth përgjegjësive të një politikani në pushtet.
Mënyra se si pushteti po hakmerret ndaj tij, por sidomos mënyra se si pushteti po i kundërvihet institucioneve te shtetit shqiptar, për shkak te tij, do ta bëjë Shqipërinë më të frikshme, më të pajetueshme dhe më vrasëse për qytetarët e saj. Dhe, nëse paralajmërimet për vrasje, larg qoftë rezultojnë të suksesshme, kanë për ta bërë këtë vend dhe më hipokrit, pasi ne do të shikojmë Sali Berishën duke shprehur ngushëllime dhe duke theksuar se edhe ” ky” si të tjerët, nuk denoncoi asgjë për mua apo familjen time.
si per ironi te fatit ne TV Klan sonte shfaqen nje film me mafie dhe me prokurore qe vdesin.
Sala ne 21 Janar nuk ka pasur kohe te merrej mepergjimet ,por Sali-bajga ka marre tabulatet telefonike te dates 21 Janar, te Kryeprokurores,
Presidentit , Edit,
por edhe te disa depudeteve qe rijne prane Edit ,si psh te Balles, Braces e ndonje tjetrei,
—-Aty,ne tabulatet e 21 Janarit , Saliu do kete degjuar ndonje humor
qe mund te kene bere me njeri tjetrin Balla me Edin dhe tani e permend si zbuimin Eureka ,ate fjaline qe Edi me “pucistet” kane thene : “…..do ti bejme rreshtore …”
——–Saliu vetem ne kete menyre ka marre vesh se cfare eshte thene ne 21 Janar ,midis Presidentit, Kryeprokurores,dhe Edit
ndersa pergjime Saliu mund te kete bere me pas plot here –por 21 Janarin
nuk e pergjonte dot ,se ate dite Ai ishte ne ethe qe mund ta hante njehere e pergjithmone ….
———-Ndaj ne kete rast del bashkepunimi i felliqur qe ka bere firma greke celulare e AMC-se me Salen
Zoti Mero Baze,ju lutem pranoni komplimentet e mia per punen tuaj njerzore,opozitare,patriotike dhe demokratike perball regjimit neo-diktatorial te Sali Bishes.Shpesh here ja bej pyetje vetes,se ku i merr gjithe keto energji dhe forca Mero Baze????Cilat jane elementet qe e motivojne per te nxjerre ne pah korrupsionin dhe padrejtsite qe nje grup Mafiozesh kane insatluar ne shoqerine shqiptare??A eshte shpirti i pamposhtur LAB qe Mero mban ne genet e tij,apo deshira per te jetuar ne nje vend pa vrases,pa hajduta dhe pa mashtrues????Pra i nderuar Mero Baze ajo qe na ben te bashkohemi rreth teje dhe gazetes Tema eshte deshira per te jetuar te lire,te qete,dhe pa frike.Perpara kemi nje rruge te veshtire miku yn trim,por te bashkuar ne idealin e lirise dhe prosperitetit do te fitojme mbi tradhtaret dhe kriminelet.Keshillat e tua duhet ta zgjojne nga dremitja Dritan Priftin,te cilit dua ti kujtoj shprehjen popullore qe thote….po hyre ne valle coje deri ne fund.Vendimi i Gjykates duke i dhene pafajsine Ilir Metes,nuk do te na mbylli gojen per te vendosur drejtsine.Prandaj ajo qe duhet te kerkoi Opozita ndaj Gjykates,eshte:”Se koha kur shfaqet filmimi ne video ku Ilir Meta telefonon ,a perputhet me tabulateve telefonike persa i perket ores dhe minutes”??.Kjo eshte thembra e Akilit qe do ta hidhte poshte pretendimin e gjykates se video nuk eksiston.Deshira per nje Shqiperi europiane ku njerzit te ndjehen te sigurte ne atdheun e tyre,duhet te na jape force per te mos u dorzuar perpara trukeve dhe shantazheve te regjimit kriminel qe ka instaluar Berisha ne Shqiperi.Me respekt.A.V.Gjermani
LE TA MARRE VESH NJE HERE E MIRE BANDITI SALI BERISHA DHE ZAGARET E TIJ:NE SE VRITET DRITAN PRIFTI,NE SHQIPERI DO TE PLASE LUFTA CIVILE,JO SI NE 97-ten,POR TERE POPULLI KAQ PRET:TA DJEGE ME BENZINE KETE KLIKE BARBARE!!!Kujton ky serb i ndyre se do ta mbrojne KELYSHET e tij ,qe ka mbledhur ne Garde apo polici???TA HARROJE!!!LLAVA E POPULLIT TE MBUSHUR ME URREJTJE TE PA PARE NDAJ KETIJ HORRI TE MALESISE,DO T’I FSHIJE NJE HERE E PERGJITHMONE NGA FAQJA E DHEUT!!!NJE PIKE URREJTJE ME SHUME,DUHET,O KRIMINELI SALI BERISHA,DHE DERDHET MBI KOKEN TENDE HELMI I URREJTJES NDAJ TEJE NE RADHETE PARE!!!NUK DO GJESH VEND KU TE FUTESH!!!
Sakte e ka Mero, nuk jane budallenj gjeneralet e Gerdecit, kane ike dhe nuk duken gjekundi. Pse do prese drejtesi gjeneral Bahja apo gjeneral Hoxha nga gjykata? Kurre, jane te mbaruar dhe jo ambasada amerikane, por edhe zoti vet nuk i shpeton. Saliu nuk ja u fal qe denoncuan djalin e tij Zenin si trafikant.
Z. Baze, ju jeni opozita sot në Shqipëri! Ata që mbajnë emrin opozitë e kanë treguar shumë herë se kanë bërë marrëveshje me djallin. Është dhe për faj të tyre që gjendemi sot me dikë që i ka gati të gjitha pushtetet në dorë, plus ata paralelë. Ju jeni duke bërë opozitë pa reshtur! Falë jush kemi mundësinë të kuptojmë se ku ndodhemi. Sigurisht, “opozita” e sotme, kur të marri pushtetin nuk do të kujtohet fare për Ju, por ka rrezik që të jetë “kundështarja e re”!
Ashtu si shumë të tjerë, do t’Ju kërkoja që kjo lidhje me lexuesit dhe ndjekësit e “TemA-s” të shkonte më tej. Do të ishte mirë që ju të bënit një analizë ditore të rreth ngjarjeve politike të ditës në Shqipëri. Jeni duke e bërë dhe sot, por duhet me VIDEO. Ka shumë mundësi në internet!
Mundet që videot t’i ngarkoni në “TemA” ose të lidheni Live nëpërmjet kanaleve të ndryshme si:
Youtube live http://www.youtube.com/live?gl=IT&hl=it&feature=ytlugc1
ose
Ustream http://www.ustream.tv/get-started.
Videot e tejçojnë më shpejt idenë dhe mendimin. Jo të gjithë kanë durim të lexojnë. Gjithashtu, ato përhapen shumë lehtë në rrjetet shoqërore.
Ja si e përmbledh Google vitin 2011:
http://www.youtube.com/watch?v=SAIEamakLoY
Duhet kuptuar se vrasja e Kosta Trebickes nuk ishte nje humbje personale e familjes dhe e vete individit.Tek zhdukja ketyre lloj individesh regjimi dhe fansat e tij shikojne shenjat profetike te perjetsise se vete regjimit, ndersa ne te vertete keto raste vetem sa provojne se degradimi dhe kalbja e regjimit eshte e pashmangshme.
Zoti Mero,
edhe Dritani edhe Ju vete, edhe kushdo qe ka hapur ndonjehere gojen per Berishen rrezikohet seriozisht.
Kush ka femije per te rritur perpiqet te ruaj veten e tu shmanget perplasjeve me ndyresiren. Disa me kurajo si Ti dhe Dritani qendrojne fort.
Shqiperia eshte sot me afer diktatures se cka qene ndonjehere qe nga 90 e ketej. Dhe e keqja eshte se ai mund te rroje edhe 20 vjet te tjera (larg qofte!).
Hallall e paç o “anonim”, mire ben qe mban kete pseudonim. Je i vetmi komentues qe e ke mendjen ne vend. Te gjithe te tjeret i qajne hallin vetem Priftit( me te drejte) po harrojne se edhe Mero TRIMI e ka ne rreze te veshit per vete e duhet te ruhet se mund te shkoje per lesh e te na lere batall. Dikush mund te thote se nuk do te guxojne se do te shkaktojne indinjate te madhe. Une nuk jam fare i sigurte per kete. Ka shume mudesi qe te urdherojne vrasjen e tij e te nesermen te “kapin” e te denojne pa meshire e ne baze te ligjit vrasesin per tu hequr si mbrojtes se fjales se lire. Paralajmerimi per mundesine qe nje gje e tille te ndodhe eshte fare i fresket ne intervisten e vellait te te ndjerit Hekuran Deda
Z.Dritan Prifti?!
Nese e lexon kete koment ja 1 zgjidhje e problemeve te tua.Shko ne Ambasaden Amerikane dhe kerko Azil ”Politik”.Do kesh shume perfitime.
1-Problemin tat e pergjitheson dhe Ambasada nuk mund te injoroj,pasi ka frike nga ”pergjegjesite morale” ne rast te 1 atentati kunder teje dhe paralelisht e dine shume mire se ti nuk je 1 Azilant i rendomte ekonomik,por 1 politikan i kercenuar me jete.Por me kete veprim i’a len DOBICIN ne dere Amerikaneve,qe na kane care tr…,me keshilla,dhe te cilet do te jene te detyruar te ndrojne qendrim ndaj PSIKOPATIT te Vucidolit,pasi kerkesa jote per Azil implikon edhe vet Amerikanet.
2-Mer automatikisht dokumentat Amerikane dhe gjithe familja jote jane ne mbrojtjen e shtetit Amerikan.Shko fillo 1 jete te re ne Amerike dhe varja Shqiperise.Pare,sikur e ke thene edhe vete ke,keshtu qe do dilje me i fituar t’i investoje atje ne Real Estate sesa ne 1 vend idiot si Shqiperia ku 1 cope toke ka te pakten 3 pronare dhe kushton me shume se ne Amerik.Kane fillur dhe maloket tani dhe kerkojne ”tokat e tyre” ne det,qe u’a ka len ”trshgimi” gjyshi,keshtu qe kjo lufte ka per te vazhduar mbi 2-3 dekada.Me 2-3 milion Euro dhe me pak tru sot,ne kete moment qe po flasim, ne Amerike nderton 1 te ardhme te Shkelqyer,per vete dhe femijet.
3-Leni pas ose Ekspozoji te gjitha videot qe ke para se te ikesh.
4-Ne Amerike,me nder teje ”gangsterat” Skipetar te RRUAJNE topet,pasi jane 1 tufe kriminelesh maloke,qe sapo kane zdryp ne Tiron Jane si puna e ati qenit qe leh brenda gardhit te vet,dhe ne Amerike nuk jane gje tjeter vecse 1 tufe Langaraqesh,qe duhet t’i marresh prej dore t’u tregosh shtepine,se humbasin,lene mo me te gjet ty.
5-Thone se ”guri i rende,ne vend te vet”
Lesh,lesh…..,lesh.Nuk eshte e vertet.Po te kesh pare nuk ka vend me te mire per te jetuar se Amerika…..etj.,por hapat e tjera t’i meso vete jeta.Pra,ne kete menyre,edhe veten tate e ndihmo dhe popullin shqiptar duke fundosur INJORANTIN KOKTRASH nga Skrapari(gjysem patrioti im,Lol)dhe DIKTATORIN PSIKOPAT nga Malesia……etj.
Me pak humor,por jo shume larg realitetit,pasi Ti Dritan,ashtu sikurse cdo njeri tjeter/ngjarje ne natyre/apo fenomen,nuk je gje tjeter vecse 1 CIKEL qe duhet,dhe do te konsumohesh.Pra,brenda 1 viti,Ti nuk do jesh gje tjeter vecse 1 ”Karte e Djegur”,sado ”Video” te disponosh.Por diferenca eshte kur i zgjedh vet rregullat e Lojes dhe te ”Rrenimit” tat.
S’ka me as1 kuptim te rrish ne Shqiperi dhe te qahesh se jeta jote eshte ne rrezik,kur shume mire mund te marresh masat per t’a shmangur 1 vrasje te Paralajmeruar.
Hej,edhe 1 gjo tjeter.Ne publik ndoshta do te jete e veshtire per ty te dalesh e t’a pohosh me ze te larte,por brenda vetes mos e MOHO KURRE se EDI RAMES,dhe bashke me te gjithe Shqiptareve te Ndershem,Naiv e te ”Dobet”u ke rene ne qafe pa te drejte ne 1 moment te caktuar te karrieres tate politike,sepse per hir te se vertetes, edhe Ti,nuk ishe gje tjeter,vecse pjese e Mozaikut te Politikes ne Shqiperi,por nejse………………………..Vaya Con Dios, Amigo!
Koment i bukur. Une jetoj ne amerike dhe po te kisha 1 apo 2 milion dollare do i investoja ne “divident stock” si KO WMT, PG etj. Realestate eshte mire gjithashtu.
Dean,
Dritan Priftit i eshte ofruar azili nga vete ambasadori, keshti ka deklaruar vete te pakten pro nuk e ka pranuar. !!!!
Ne Amerik nuk eshte prap i sigurt more Dean!…atje e mer ne patronazh mafja e LSI Almir Arapi&Co qe te kujdesen per “PRIFTIN”… Kshtuqe Sales i heq nji telash t’madh, Don Sal Korleone, meret vetem me ‘agjentet’ e brendshem tipo K.Trebicka etj…
Zoti Mero Baze, jeni per tu admiruar. Zbertheni me perpikmeri ato qe kane ndodhur dhe ato qe mundet te ndodhin. Te shpresojme qe per Dritan Priftin, pas ketyre sugjerimeve te logjikshme, jeta e tij te behet me e sigurt me nderhyrjen e organeve qe e kane per detyre.
Z. BAZE,
PER SHKRIMIN NUK MUND TE THEM ME
TEPER SE NJE PERFEKSION SUPERIOR.
POR DUA TE NDALEM DIKU TJETER.
PARA DISA VITESH KENI BERE PROGRAMIM “FAKTORI PLUS”.
PROGRAMI U MBYLL PASI U KERCENUA TELEVIZIONI VIZION PLUS.
PRONARET E TIJ GEJRMANE THANE QE PERPARA BIZNESIT NUK
MUND TE MATEMI DOT ME SHTETIN (SALI BERISHEN).
E KAM SHKRUAR DHE ME PARE NE FORME LUTJE DHE NE FORME PERGJERIMI.
BEJENI KETE PROGRAM NE NJE TV TJETER PSH NE TOP CHANNEL CDO DITE.
ATE QE KAM THENE UNE E KANE MBESHTETUR EDHE TE TJERE.
BEJENI SEPSE GAZETEN TEMA E DUAN NJEREZIT POR NUK E LEXOJNE DOT TE GJIHTE. NDERSA NE KOHEN QE TI BEJE ATE PROGRAM NUK GJEJE NJERI NE RRUGE, OSE NDODHTE TJETRA, QE FIKESHIN DRITAT. BEJE MERO, SE TOP CHANNEL E PERSERIT EDHE TE NESERMEN NE MENGJEZ.
NJERIU QE URRENTE ME TEPER HITLERI (NDOSHTA EDHE ME SHUME SE STALINI)
ISHTE SPIKERI I RADIO MOSKES. PER TE KISHTE THENE QE PO TA KAPTE DO TA VARTE PER GJUHE. KUPTOJE MERO SE SA I RENDESISHEM QE JE NE KETO CASTE PER LIRINE E ATDHEUT, PER LIRINE E SHQIPERISE NGA NJE NJERII BARAZVLERSHEM NE MIZORINE NDAJ POPULLIT TE TIJ ME ATE QE HITLERI U BERI POPUJVE TE BOTES.
DUHET TE RUHESH, POR GJITHSESI TI JE PERSERI SHENJESTRA KRYESORE E KRIMINELIT ME TE RREZIKSHEM QE KA PARE KOMBI YNE QE NGA KOHA E (NUK KA TE DHENA QE KOMBI YNE MUND TE KETE PATUR NJE NJERI ME BASTARD SE KY, HISTORIA NUK NJEH NJE TE BARABARTE ME KETE BARBAR…)
..i nderuar mik !
nje fjale pop. thot ” di nena te bej kulac, po nuk ka miell….” pra, i di Merua ti bej ato qe thua ti por nuk ka lek…..kemi mundesi ti dhurojm Meros Para ….? kush ka mundesi le ta bej se nuk jan per Meron ….por per ato qe ne kerkojm te na bej Mero…
spikeri iradio moskes, qe Hitleri e urrente me shume quhet ne mos gabofsha LEVITAN …
pershendetje Shpirag,
Ajo qe gjykon ti nuk behet duke u mbledhur ne dhe duke i dhene pare Meros a dikujt tjeter. Duhet ndertuar nje sistem i tille te qe te ngreje fonde per nje program te tille, dhe kete mundet ta beje TV qe mund te pranoje Meron te jape ate program…
Ka edhe projekte te caktuara nga organizata te ndryshme te cilat mundet te financojne nje emision te tille ashtu sic eshte po e mundur qe financimi te behet sic e gjykon ti nepermjet mbledhjes se fondeve. por gjithmone duhet te jete nje pike referimi.
Prandaj une i drejtohem Meros por edhe te tjereve qe nese e kane te mundur dhe mungojne fondet, te japin nje ide dhe ne ta mbeshtesim….
Dritan..!! hajde ne Amerike… Shpeto familjen…
Ti e njeh mire Ameriken.
Zoti te mbrojt Ty dhe vecanerisht femijet dhe gruan.
NE VITIN 2005 KAM BERE NJE SHKRIM PER 29 NENTORIN. ATY ANALIZOJ FIGUREN E KETIJ NJERIU SHOQERISHT TE RREZIKSHEM PER SHQIPERINE. SHKRIMI ESHTE TEPER I GJATE POR PO JAP VETEM FUNDIN (ME PAK SHKURTIME), PER TE TREGUAR QE ASGJE NUK NDRYSHON DOT TEK KY NJERI…
Doktor. Në këtë shkrim unë nuk po e përmend emrim tim … Jo sepse kam
frikë për vehten, por ti të vret familjen e fisin, sic bëre psh me djalin e
familjes Haklaj nga Tropoja. Pai u the këlyshave të tu: “E dua gjalla a
vdekur”, ai djalë u vra. Pra ty të dalin urdhërat dhe parashikimet doktor,
… që fatkeqësisht të gjitha kanë një emër; vdekjen dhe shkatërrimin.
Por edhe unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor. Kjo jo vetëm se nuk ma
lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh.
Ndryshe nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt
duhet të të harrohet.
Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një
fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë.
Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e
Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata
të 29 Nëntorit.
Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më
mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi
kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve
të 29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR
FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.
Mërgim Tari
-Sali Berisha e ka ne praktiken e vete te kahereshme qe kundershtaret e tij te vertet dhe te rrezikshem per karieren e tij ose i burgos,ose i vret,ose i dtyron te largohen nga shqiperia. Pa permendur ketu Fatos Nanon qe e burgosi,por po flase ata te krahut te tij qe i vendos vete dhe kur i dalin kundra ju bene gjemen. Mos harroni kryetarin e gjykates se kasacionit Z. Zef Brozi cfar i punoi deri sa ai nepermjet ambasadores amerikane Z.Mariza Lino u mor ne mbrojtje nga kjo ambasade dhe u dergua ne amerike ku eshte edhe sote e kesaj dite. Mos harroni Kosta Trebicken,Remzi Hoxhen e tje.
-Tashme dihet perfundimisht qe ne shqiperi nuk ka me demokraci.
-Sali berisha nuk eshte udheheqes i qeverise,por sundues i shqiperise dhe shqiptareve.
-Jemi ne v.2012 dhe vete koha po ndryshon vendet e afrikes se veriut si dhe ato arabe,le ta filloim qe nga iraku,afganistani,egjypti,libia,jemeni,irani,siria etje,ndersa ne jemi ne mes te europes dhe po mbetemi mbrapa tyre.
-Cdo behet me kte vend kur edhe gazetaret kerkoin azil politik per tu mbrojtur nga shteti i tyre?
I dashur Dritan!
Te uroj me gjithe shpirt qe kjo histori horror te mbaroje sa me shpejt per ty dhe familjen tende.
Ke marre nje rruge shume te veshtire luften kunder gelbazave te popullit shqiptar qe e kane zaptuar Shqiperine.
Dritan, te uroj qe kjo enderr e keqe te kete nje fund te lumtur per ty dhe qelbesirat te perfundojne atje ku e meritojne.
Kujdesu per veten se artikulli i Meros ka brenda nje te vertete te hidhur. Plehrat bejne cdo gje per te mbrojtur veten me ne krye malokun e semure.
Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.
Dean
Shume mire e ke plako po kujt i thua. Nje here kalon miu nen mustaqe dhe Dritani mendon se kalon gjithmone. Dritani tha qe ka video te tjera dhe do ti botonte pas vendimit te turpshem per skraparlli trumpeten. kaluan shume dite dhe Dritani harroi ti botonte videot. Dritan!
Koha erdhi cfare pret? erdhi koha dritan. ti na duhesh i gjalle jo i vdekur.
o dritan kti mullari me pleh ne fillim ti i dhe jete kte na e ke borxh. prandaj n.q.s. ke me thene gje thuaje dh ik.
Kur Dritan Prifti, ishte pjese e qeverise Berisha me deshiren e tij, jo vetem une, por shume opozitare, shperthyen ndaj tij dhe me te drejte se ishte ky njeri qe i dha karriken e kryeministrit Sali Berishes dhe duke shpifur kunder Edi Rames, u be nje faqezi qe te vinte ndot dhe ta shikoje.
Te shkuara te harruara.
Sot i japim mbeshtetje dhe e falim per nje faj qe ka bere me heret, e falim se denoncimi kunder korrupsionit, ku ishte dhe vete pjese e ketij korrupsioni, po jep rezultatet e veta ne dobi te demokracise se munguar.
E perkrahim se kemi pare dhe shume ish mafioze te penduar, qe kane dhene koontribut ne shkaterrimin e kriminalitetit.
Eshte i rrezikuar dhe kjo shihet, shihet se mafia shteterore eshte hedhur ne sulm per eliminimin e tij, ashtu sic eliminiuan Trebicken, ashtu sic tentuan te eliminojne dhe te friksojne dhe gazetarin Baze, por dhe te tjere.
Shteti ste mbron, arsyet dihen, shko ne perendim dhe jepi te gjitha faktet para gjykates europiane dhe do te shikosh se kupola do te shembet.
E sakte! Ne se Prifti do te mbaje per vete,te fshehta,regjistrimet e tjera flagrante ku implikohet Sali berisha dhe familjaret e tij,ai do te rrezikoje shume te perfundoje si Kosta Trebicka.
RREZIKSHMERIA PER TE MBIJETUAR NE SHQIPERI NUK ESHTE VETEM PER DRITAN PRIFTIN. PERVOJA SHQIPTARE E KETYRE 20 VITEVE KA TREGUAR SE CDOKUSH QE DO TE GUXOJE TE KRITIKOJE SALI BERISHEN,KA NJE FUND TE PAKENDSHEM :OSE DO TE SHKOJE ” PER GJAH THELLEZASH “,OSE DO TE PREKET NGA NDONJE SEMUNDJE E PASHERUESHME, OSE DO TE AKSIDENTOHET ME MAKINE,OSE…OSE.RASTET NUK JANE TE PAKETA. POR DRITAN PRIFTI RREZIKOHET SERIOZISHT.ME VJEN KEQ QE PO E SHPREH,POR EDHE JU ZOTI BAZE ,DUHET TE JENI TEPER VIGJILENT PER MBIJETESE.NJERZIT E SHTETIT “PARALEL ” TE SALI BERISHES VETEM KETO PUNE BEJNE: PERGJOJNE,SAJOJNE ,INTRIGOJNE,… BEJNE E C’NUK BEJNE DHE NGA KETA CFARE NUK PRITET.
E ke gabim Mero per hapjen e letres.
Syri , veshi i PD-se ne Prokurorine e Pergjitheshme eshte kancelari, nje njeri shume i afert me Majlinda Bregun. Ma do mendja qe e kupton qe zenia peng eshte njelloj si gelltis nje luge corbe e vjell gjithe jeten.
Mendoj se gjeja me normale qe duhte te bej prokuroria ne rastin konkret eshte qe ta shpalli Dritan Priftin person te mbrojtur si deshmitarin kryesor te Cosa Nostres shqiptare. Eshte totalisht pergjegjesi e prokurorise te marri ne mbrojtje Dritan Priftin sic do te jete pergjegjesi absolutisht e saj nese atij i rezikohet jeta. Nuk duhet te kete nje Kosta Trebicka te dyte ku serish pergjegjesia eshte e prokurorise qe si ne rastin e te ndjerit ti lejojne te shkojne per “gjah” te vetem ne xhunglen shqiptare.
Prokuroria e ka kerkuar me kohe mbrojtjen e Dritan Priftit si deshmitar kyc per ato cka ai ka denoncuar para shume muajve por ministria e brendshme, dhe me sakte Agron Kulicaj, nuk e kane pranuar kete. A mund ta mendoje njeri se ky Agron Kulici mund ta mbroje Dritan Priftin? Mesa u kuptua nga emisioni I Fevziut per 180 ore filmime qe kishte braho per Priftin, do te thote qe gjithe strukturat e shtetit, gjithe ky rrjet mafioze, eshte instaluar per te ndjekur hap pas hapi kete njeri, per ta filmuar edhe brenda ne ambjentet e tij private,, etj, etj. Puna nuk eshte vetem Rreziku I Priftit, por I gjithe njerezve te tjere. Kur ata mund te bejne gjithe kete kunder nje deputeti, e imagjinojeni vete se cmund te na bejne ne te tjereve.
…jam dakort me ju por mendoj tjeter gje eshte ta kerkosh dhe tjeter gje ta besh! Ca gjera eshte mire te behen publike nga prokuroria dhe jo te hamendesohet qe une e kerkoj por nuk me le Ai. Nuk mendoj qe ky Tau-Tau qe kemi per minister te kete bythe te marri persiper kete risk
Pushteti i Saliut eshte nje perzierje servilesh ish komuniste dhe ish spiune qe me pervojen e keqe nga ish diktatura dine te ndertojne nje sistem fashist qe do ta kishte zili Hitleri dhe Musolini.Ne pushtetin e Saliut jane perjashtuar te gjithe ish te persekutuarit e vertete, ish pronaret ,si dhe ish komunistet e ndershem per te cilet komunizmi ishte nje zhgenjim i madh.Njerezit e tij me te afert sot jane ata qe ne 1997 i quante armiq te eger Meta,Imami,Ceka,Nano,Pollo,Braho,etj.Keta tipa behen miq dhe armiq te kujtdo ne qofte se ne horizont shikojne nje karrige.Dhe per karigen bejne gjithshka.Prandaj me te drejte zoti Dritan Prifti jeta juaj eshte vertet ne rrezik kur mendon se cfare monstrash te pa fytyra ke si kundershtare.Keshilla ime eshte qe duhet te sigurosh familjen dhe veten ne nje vend tjeter dhe ne rast se do te vazhdosh luften me ta beje pas kesaj.Jo sepse ata jane trima por perkundrazi dhe frikacaku eshte ai qe vret.Kete e tregoj qarte 21 janari. Megjithate dita kur ne Shqiptaret do shohim fytyren e trembur te Saliut si ne pranveren e vitit 1997 kur dha doreheqjen dhe as qeshte dhe as ngerdheshej nuk eshte larg.Por kete rradhe ne tavoline nuk do jete ulur Ceka ose Meta…..
Per mendimin tim,mero si i kercenuar nga regjimi ben mire te ruhet per veten e tij,sa per dritanin te mos behemi merak,sepse ai esht teper izgjuar dhe mbi te gjitha eshte lale,me kete dua te themse ngjan nga babai se kot mburret me nenen qe e ka nga vlora,nuk eshte thjeshte ceshtje barcoletash,por eshte fakt qe myzeqaret nga vet rrethant jane paisur me cilesi te vecanta per te mbijetuar.
O dulla te falnderoi per shkrimin qenke njeri realiste shkrimi i ime eshte si i joti………….poshte kriminelet te tipit sali
Dritan, te kam dhe bashkefshatar te gruas time prandaj te bej nje kujtese publike. Nje miku yne i perbashket ne Washington te ka dhene nje keshille, t’i besh publike videot dhe shkresat zyrtare ne mediatr nderkombetare, jo ne ato shqiptare. Vecanerisht duhet bere publik dokumentacioni per privatizimin e Albpetrolit me para te zeza te terroristeve te Hizbullahut te ardhura nga Kafkaz Bank e Azerbajxhanit ne Credins Bank te Tiranes. Po ashtu urgjentisht bej publike edhe videon e Monikes qe merr neper goje per pune leksh rryshfeti gocen e Doktorit, ish kolegen e Bashes ne UNMIK>
Puna eshte se mos shkon gje per gja ky Prifiti, se po shkove per “gjah” shkon per lesh pastaj…si Trebicka
SI TOPI SI INA RAMA I KAN DITET TE NUMRUARA ,NJERI LARGOHET NE MUAJIN E 7 TJETRA NE MUAJIN E 9.MANDEJ KING JONG RAMA DO MBETET I VETMUAR.
Debile….nuk eshte King por Kim o gje e trashe.
Me shume nuk kam cfare te them per debilizmin tend. Komenty yt i thote te gjitha….
Po me shpiego ti mua, ku do futen krimbat e PD, sala, iliri, kur te vijme te ne pushtet????
E di ti qe Spaci do hapet serish? Do shkoni atje ti beni vizite…
Ti moj Lenke qeke koqe fare, ti kujton se Bamiri dhe kjo Ina jane me Ramen dhe i prishin pune Sales?????….
Sala c’ti boj Arvizut dhe ktyre te Europes se sa per kta te dy do e kishte bo shqipernie si Afganistani per 24 ore., megjithate moj Lene duro pak se Sal-ushen bashke me Ilir-janen te veni patates do i kesh…degjove moj Lene, ndaj mbulo brimen se mos ta gjejne -)
S eshte Rama ai qei duhet qare halli.Po eshte Berisha qe eshte ne kulmin e pushtetit por me nje kembe ne varr.Dmth mosha qe ka se lejon te qendroje gjate ne pushtet…Sa me i plakur ai aq me shume ngrene krye brenda partise,dhe aq me pak besojne njerezit ne fuqine e tij…Pra fundi po troket tik-tak,tik-tak…Kushedi si gjemojne keto trokitje ne veshet e Berishes.
Ehe mi Drone, qeke afer mretit, tgjitha i dike, e paske kalu proven e semaforit, tani qeke bo me puzit tnolt.
Kur te iki Sala dhe metesh pa ven pune, kalo iher anej ka PS-ja, se kina nevoj per sojin tuj, se kur jeni ju vin dhe te hujt me kullot pak syt.
Pyte iher Salen tat, si ka me shku puna e Lindje se Mesme dhe ajo e Azise, se ka kohe qe sna ka dhon informata.
sa keq ka rene SHQIPERIA jone .. ka vite qe jetohet ne diktature .. poshte kjo diktature berishane ..
Pasi ti Mero baue id.se bashku me komentusit ia paski Gallen Prift Paillette mereni ne shtepi tuaja rujeni se e hengri Te nenes