Udhëtimet ngushëlluese drejt katër dyerve të hapura për mort në katër cepa të humbur Shqipërie ishin një dhimbje shumëkilometërshe në realitetin surreal të përditshmërisë së jetës pa të nesërme të atyre familjeve të këputura përtokë me plumba e me fjalë gur të rënda qeverie, në fund të rrugëve pa rrugë që lidhin netët pa ëndrra me ditët pa dritë në kërkim të bukës së fëmijëve. Familje si të zgjedhura enkas nga dora vrastare për t’i çuar nga një mesazh plumb Veriut e Jugut, atyre që zgjodhën të qëndrojnë në fshat e atyre që fshatin e lanë për të gjetur Amerikën në rrethinat dëshpëruese të askushëve të kryeqytetit, mesazh nënave të tretura nga vitet nën shamitë e vjetra, mesazh grave të vuajtura prej punës në tokën e vështirë e prej hallit të pashkrueshëm të një jete në errësirë, mesazh vajzave të martuara me fëmijë të vegjël a të porsalindur që u mbytën befas në të zezat e një lufte të hapur njëanshmërisht me zjarrin e pushkëve nga qeveria, mesazh djemve në emigracion dhe çupave si Ana, e bija e të gjorit Ziver, e cila bëri xhiron e botës në ekrane e gazeta me sytë prej deti që e humbën për të dytën herë, po këtë herë përgjithmonë, babanë e ndarë nga varfëria dëshpëruese prej nënës së ikur bashkë me Anën e vëllain më të vogël nga ferri i fshatit gjirokastrit ku u lidh në martesën e palumtur, në ferrin e një fshati në Lushnjë, ku vuan me shpirtin ndër dhëmbë shpotinë primitive ndaj gruas së divorcuar, mesazh pleqve, burrave e djemve të rropatur rrugëve të varfërisë, papunësisë, braktisjes sociale, mesazh të gjitha familjeve të zakonshme shqiptare që të bien në gjunjë e të ulin kokën përballë padrejtësisë së kthyer në regjim, të mbledhin ëndrrat në krodhën e bukës e shpresat në gllënkën e ujit dhe as të mos bëzajnë kundër qeverisë e jo më të kuturisen e ngrenë krye, siç bënë banditët që morën plumbin mu në çaçkën e kokës së tyre të palarë.
Të gjithë ta marrin vesh, njëherë e mirë, mesazh i unifikuar quhet ky, qeveria të merr ç’të dojë, ëndrrat, shpresat, dinjitetin, punën, lekët, shpirtin, të merr edhe jetën kur ia sjell në majë të hundës me pakënaqësinë tënde dhe as e ndal kush as e ndëshkon kush në mes të Europës së Bashkuar, paçka se është fillimi i dekadës së dytë të shekullit XXI kur Europa protestuesit e vet që shpërthejnë molotovët dhe dëndin me gurë policinë, djegin e shkatërrojnë në Athinë, Londër, Paris, Romë e kudo që u shkrepet të ngrenë krye për liri e të drejta që rëndom i kërkojnë në tym ndërkohë që jetojnë në parajsën e paarritshme për protestuesit shqiptarë, i qëllon vetëm me shkopinj gome, me ujë me presion, me plumba kauçuku në rastin më të keq, po jetën ua ruan si gjënë më të shenjtë për konstitucionin e saj moral dhe nëse, largqoftë, në kushtet e vetëmbrojtjes reale jo si “vetëmbrojtja” kriminale e Saliut në 21 janar, një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut.
Kurse kryeministri europian vërtet dënon moralisht dhunën e kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit, rritje të cilësisë së menaxhimit të revoltave qytetare, ndryshim të metodave të edukimit qytetar në shkolla, përfshirje të prindërve në punën parandaluese të shpërthimeve urbane, rishikim të parametrave të buxhetit për financimin e periferive a zonave urbane ku gëlon pakënaqësia publike, hapjen e programeve të reja sociale e integruese e me radhë çka i takon qeverive që burojnë nga vota e lirë dhe punojnë me dashuri e pasion për vendin, për popullin, për njerëzit pa dallim, edhe për ata që e humbasin fillin e arsyes në rrugën e dëshpërimit social. Ndërsa në Shqipëri qeveria s’ka duar për të përkëdhelur duart kockë e lëkurë të nënës së Hekuran Dedës, zbritur në një fushë të humbur pranë Tiranës prej ferrit të një tjetër fshati lart në veri bashkë me plakun, djemtë, vajzat, nuset, nipat e mbesat, duart e dridhura që shtrëngonin portofolin bosh dhe paketën e zhubravitur të cigareve gjetur në xhepat e gjakosur të trupit pajetë të të birit, teksa nga sytë e mekur i binin pikë-pikë mbi to lotët e fuqisë së shterur mbledhur si grahmë e heshtur në cep të kolltukut rënkues dhe nga buzët e rreshkura i dilnin rënkimet kumbuese të lëndimit të pangushëllueshëm prej fyerjeve shtazarake të gojës vrastare të qeverisë që ia quajti botërisht djalin shtatlartë e krenar, banditë e kokëpalarë.
Nëna e Aleksit kishte ngrirë përjashta statujë me sytë nga kopshti i varfërisë para fidanëve të sapombjellë prej të birit fisnik, katër motrat e të vrarit vejevinin si hije përreth vajzës së mitur të vëllait të tyre, e cila shkonte karrige më karrige për të parë e hutuar nga afër vizitorët gojëkyçur prej zemëratës pa kuptuar dot psenë e pllakosjes së heshtjes së gjatë, nusja e re ishte mbyllur në zezimin e saj, bashkë me të sapolindurën e veshur në të bardha që gërvishtte heshtjen me belbëzimet e veta të forta, duke bërë me gisht nga fotoja e të atit, ndërsa babai malësor i katër vajzave të mbetura pa vëllanë e vetëm dhe vjehrri plak i nuses së mbetur vejushë mes katër mureve në lulen e rinisë, mundohej të kacavirrej fjalëve të dhimbjes për ta arsyetuar kasaphanën që mbylli përjetë sytë e të birit si vullnet të Zotit.
Motrat e vëllezërit emigrantë të Faikut, ardhur për mortin e rënë rrufe në fshatin e mjerë nga arat e punës së krahut në Itali, lëkundeshin dhimbjesh pas dy djemve të të vrarit ardhur nga Greqia, që mbanin më këmbë me duart tërë kallo e sytë e përhumbur tutje nënën e lëshuar në buzën e gropës së varrit, ku një zakon i vjetër e donte të hidhej bashkë me trupin e të vdekurit edhe koka e një gjeli të therur mu përmbi qivurin e groposur, për të nxjerrë hijen e vdekjes nga dera e shtëpisë. Dreqi e di pse s’iku menjëherë ajo hije nga fshati lëngues, po mori me vete pak kohë më vonë edhe djalin e dytë të nënës shpirtplasur, gjendur shtrirë nga një plumb vetëvrasës në kodrën ku pas varrimit u ngjit përditë në muzg për të folur me qiellin, në kërkim të fantazmës së babait. S’ka duar qeveria e dalë nga votat e vjedhura që të vjedhë ç’t’i dalë para, për të trokitur në shtëpitë e heshtura që kanë të shkruara mbi muret bosh të gjitha mundimet e ndërtimit të tyre, as këmbë s’ka qeveria për të shkuar drejt zemrave të plakura prej dhimbjes e trupave të rraskapitur në rrugët e pamundura të jetës së familjeve të zakonshme shqiptare, s’ka qeveria as sy për të parë ku jetojnë, si jetojnë, me se mbijetojnë, çfarë bëjnë qindramijëra familje për të rritur fëmijët e dashurive të mallkuara prej varfërisë, e ëndrrave të vrara prej papunësisë, e shpresave të mbytura në gropat e izolimit shoqëror, e dëshirave të mbetura në vitrinat e dyqaneve e ekranet e televizorëve, e nevojave të panumërta që u rrinë mbi kokë sa çelin sytë çdo mëngjes, as veshë nuk ka qeveria për të dëgjuar kërkesat e fëmijëve që duan libra për shkollë e mbeten analfabetë se në shkollë s’shkojnë dot prej skamjes, që s’marrin dot një dhuratë për ditëlindje a Krishtlindje, e që për lodra kanë vetëm gurët e shkopinjtë e gardheve që ndajnë shtëpitë nga bota e iluzioneve të humbura të prindërve të tyre, qeveria ka vetëm gojë për të gënjyer, për t’u tallur, për të kaluar radhën dhe ka padyshim edhe forcën muskuloze të padrejtësisë për t’i mbajtur njerëzit në radhët e frikës, të lëmoshave korruptive, forcën që ta bën jetën bukë, ujë, televizor e ftohtësi paralizuese. Me atë forcë, kur frika s’mjafton e rreshti prishet nga të pakënaqurit, qeveria bën shembujt që i duhen frikës për t’u ushqyer e rritur, duke u hakmarrë mbi gjithë pemën e gjakut të shtëpisë, të qepet pas e s’të ndahet me shuplaka të paligjshme, të flak nga puna, të prish biznesin, të tremb të ardhmen, të heq rrogën e gruas, burrit, babës, motrës, vëllait, të shkon deri tek djali i xhaxhait, i tezes, i dajës, të gjuan në fis e në farë e të damkos si delet për t’u qethur a therur me vulën e përjashtimit social dhe, zi e më zi, kur hakngrënët ngrenë krye për të kërkuar hakun e tyre me kushtetutë, zot a zakon njerëzor, qeveria ka edhe pushkë që derdhin plumba në mish, që çajnë kafka e shpojnë shpatulla, brinjë, gjunjë, sakatojnë kë t’u dalë para, për ta unifikuar e bërë bombë në kokën e popullit mesazhin e saj “Shqipëria po ndryshon”.
Prandaj o me ne, kështu si duam ne, bëj si them unë mos bëj si unë, o sikter, bum-bum-bum, me plumba e me kërdisje të sharash që të mos guxojë kush ta ndalë ndryshimin e jetës sonë në kurriz tuaj, pasurimin tonë përmes varfërimit tuaj, riciklimin tonë me votën tuaj që edhe kur s’na e jepni e marrim vetë në emër të ndryshimit të pandalshëm, derisa të hiqni dorë fare nga ideja se mund të na hiqni nga kurrizi e të drejtoni kurrizin për t’u bërë të gjithë të barabartë para ligjit e votës dhe të mos mundoheni më fare dhe ne as mos të mundohemi më fare as t’ua vjedhim votën, se ajo do të na mbetet ne kur ju të bindeni më në fund dreqi e mori se me ne s’ka shaka, s’ka numra as votim, s’ka shpresë, dhe frika e bërë urti t’ju thotë në vesh të mos dilni më hiç nga shtëpia për “punët e botës” e të mos merreni me fjalë kur dilni nga shtëpia. Nëse këto rreshta mund të të duken prozë patetike e jo një projekt ogurzi për të nesërmen e oborrit të sotëm të pushtetit, hidhi sytë gjetkë, matanë kufijve të Europës së Bashkuar, në lindje tutje ku vendet e sovjetëve janë zëvendësuar me sulltanatet “pluraliste”, a matanë perëndimit teposhtë, nën kufijtë jugorë të Shteteve të Bashkuara ku lulëzojnë pjellat e çeguevarrizmit “demokratik”, ose edhe mbi ca njolla të hartës së Afrikës, zgjidh e merr varietetin që do po në thelb, ku më shumë e ku më pak, ku me pak e ku me shumë gjak e ku tashmë fare pa gjak, projekti funksionon njëlloj, me parlament e me opozitë, me zgjedhje “të lira” e me qeveri të “zgjedhura”, aty ku fitojnë gjithnjë po ata, votojnë gjithnjë të njëjtët dhe të shumtit rrinë në shtëpi kur votohet, sepse rezultati dihet sidoqoftë edhe po dolën në votime, ndaj s’ia vlen mundimi, ekspozimi, sakrifikimi që shpërblehet pastaj me hakmarrje mbi pemën e gjakut të shtëpisë. Prandaj edhe ky i sotmi për Shqipërinë e goditur pabesisht tek liria e zgjedhjeve është një udhëkryq fatal, mes kthesës së fortë nga hullia e hapur deri këtu me shkelje, vjedhje e gjak e këtij projekti qeveritar, përmes bashkimit qytetar për triumfin e votës së lirë që na çon drejt Europës, dhe thellimit në rrugën e verbër, parashikuar në projekt përmes mpirjes shkallë-shkallë të shoqërisë e futjes së secilit si gur i heshtur nën murin e indiferencës së përgjithshme. I cili ngrihet gur pas guri nga rënia e rezistencës pas goditjeve të njëpasnjëshme mbi zgjedhjet që konfirmojnë me pahir pushtetin e krimeve, skandaleve, paudhësive dhe krijojnë, më në fund, psikozën se sidoqoftë, çfarëdo ndodhtë, sado të përpiqemi duke votuar, prapë s’e rrëzojmë dot binanë që votat përsëri do t’i vjedhë e pastaj do na turret edhe më keq, ndaj ditën e zgjedhjeve më mirë tek shtëpia sesa tek kutia.
Pushkët grykënxehta të 21 janarit dhe kutitë e shqyera pas 8 majit janë dy anë të së njëjtës medalje, emblema me dy pamje e projektit për ta kthyer lirinë e patjetërsueshme të votës në një votë të tjetërsuar lirisht, duke goditur në trup e në tru, paralizuar e indiferentizuar një masë sa më kritike qytetarësh të hedhur knock out, për të kalëruar lirshëm procesin zgjedhor mbi shalën e pushtetit pa pasur më një ditë as nevojën e dhunimit të zgjedhjeve, për ta katandisur kësisoj opozitën e burgosur në qelinë e humbjes së paracaktuar në një bashkëpunëtore të pushtetit që ha supën e tij për të bërë sikur kundërshton, e cila si rregull ka si hije në krah edhe një prani atavike të revoltuarish prej vërteti, pa lidhje me të, që, siç ndodh në ato “demokracitë” të kontrolluara shtetërisht, lihet të vijë vërdallë në protesta me dyqind vetë për t’i dhënë pak lezet gjellës bajate të kuzhinës së pluralizmit qeveritar dhe kur e tepron, i jepet dru e kyçet nëpër rajone policie ku mbledh mendtë për ca kohë. E në ndërkohë, vendi përparon në hendekun e tmerrshëm mes mungesë së lirive për shumicën dhe parave me shumicë për pakicën, me marrëdhënie bilaterale e foto takimesh ndërkombëtare, me sfondin e demokracisë së pikturuar nga mediat qeveritare ku hera – herës fanepset spërkatja e gjakut të ndonjë gazetari të vrarë për “motive të dobëta”, dëgjohen kërcitjet e zinxhirëve në dyert e ndonjë redaksie që “s’paguan taksa”, apo luhet teatri i demaskimit publik të ndonjë pronari televizioni të pasuruar me paratë e “popullit sovran” që prangoset e kalbet në birucat e “shtetit ligjor”.
Në mikrobotën e demokracisë shqiptare është bërë edhe prova e parë gjysmë e fshehtë e këtij projekti në 28 qershor të vitit 2009, edhe prova e dytë në ditën për diell në 8 majin e Tiranës, duke kaluar përmbi bulevardin e gjakosur të 21 janarit, ndërsa në dy vitet ndërmjet janë kryer eksperimente jo të pasuksesshme për ta bërë ryshfetin rutinë, vjedhjen e pasurive kombëtare e të fondeve publike zakon, shkeljen e Kushtetutës e të ligjit normë, shkeljen e lirive e të drejtave njerëzore të nëpunësve të padëshiruar ligj të pashkruar, dhunën e ftohtë mafioze mbi qytetarët, mbi shtypin e biznesin ligjësi, shkatërrimin e bizneseve që bezdisin biznesmenët e oborrit ligjshmëri, vrasjen e rrahjen e protestuesve rend kushtetues. Ndërsa zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 a kurdoqoftë do të mbahen, do të jenë prova gjenerale që do të përcaktojë fatin e projektit ogurzi, ose duke e kthyer Kushtetutën në leckë për të llustruar çizmen fashiste të pushtetit dhe Shqipërinë në një “demokraci” të kontrolluar plotësisht nga shteti i futur në oborrin e pushtetit, nëse konfirmohet fuqia e sundimit të popullit me vota të vjedhura, ose duke e rivendosur Kushtetutën në themelin e bashkëjetesës politike përmes fuqisë së popullit të ngritur në këmbë me një votë shumëfish më të madhe edhe sesa mali i votave të vjedhura dhe duke e rifutur kësisoj Shqipërinë në rrugën e triumfit të lirisë e të vlerave demokratike të Europës së Bashkuar. Në këtë ditë të shënuar përgjithnjë në historinë e re të Shqipërisë, një vit pas vrasjeve barbare të Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Ziver Veizit, unë dua t’ju them megjithatë se ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit e të qeverisë që kërkon forcërisht të bëhet Zot i saj.
Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon me zë përditë e më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e partnerët e pazëvendësueshëm të popullit shqiptar në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit nuk janë mjaftuar me fjalë, po kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në. Pa Shtetet e Bashkuara në krah shqiptarët s’do kishin bërë shumëçka prej arritjeve historike të këtij njëzetvjeçari, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara edhe për hetimin e 21 janarit Shqipëria sot s’do mund të shihte shpresë në pasqyrën e gjakut ende përvëlues të një viti më parë. Ndërkohë që urdhëruesi i flakëve të ndezura në tytat e pushkëve që vranë katër shqiptarë të pafajshëm, e plagosën dhjetëra të tjerë, nga njëra anë u kapardis, jo njëherë, para shqiptarëve për zbatimin e Kushtetutës në vrasjen e qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër çoi në mesnatë hijen e tij për të blerë me para gjakun e Hekuran Dedës në familjen e të ndjerit duke premtuar fotografinë e vrasësit, madje citoi,në madhësinë e gomës së fuoristradës siç u tha vëllezërve të të vrarit, FBI-ja edhe falë këmbënguljes së mikut të madh të shqiptarëve Aleksandër Arvizu, vuri të gjithë profesionalizmin e saj të lartë në shërbim të gjetjes së autorëve të masakrës.
Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm, s’do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugës e gjetjes të së vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme. Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuranit, malësorë të varfër e kryelartë, të lënduar thellë në shpirt prej asaj trokitjeje në mesnatë të hijes së kryeministrit të vendit, po dhe prej shpifjes së radhës të atij që i akuzon sot si gënjeshtarë, e madje u kërkon 5 milionë lekë pse gjoja paskan gënjyer kur i kanë treguar publikut të vërtetën therëse të asaj mesnate. “Një valixhe me para për të pritur kryeministrin në shtëpi dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait!”, ofertë rrëqethëse prej koskash mafioze që ka efektin tmerrues të së vërtetës se nuk vjen prej një mafieje të fshehtë, po prej vetë qeverisë që u vrau vëllanë. Por lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarëve për angazhimin e përfunduar të FBI-së, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht besimin se do të kenë përsëri të tyrin dinjitetin e vjedhur me përdhunë, shpresën e humbur përballë zezimeve të drejtësisë shqiptare, që qëllon me grusht në fytyrë sa herë bëhen gati me iluzionin se këtë herë mund të ketë drejtësi. U ka dhënë mbrapsht besimin e vrarë tek mundësia e rifillimit të jetës në shtëpinë e tyre teksa trupi i Hekuranit përpëlitet nëntokë nga mungesa e drejtësisë, së bashku me trupin e Aleksit, Ziverit dhe Faikut, përpëlitje prej fyerjet barbare, prej karshillëku i të parit të qeverisë që përdorimin e forcës së armëve e quan vullnet kushtetues.
Të dashur familjarë të katër dëshmorëve të 21 janarit, të dashur të plagosur me plumbat e shtetit në 21 janar, të dashur të rrahur e të nëpërkëmbur pabesisht për shkak të daljes suaj në demonstratën e 21 janarit, të dashur të revoltuar, kudo ku ndodheni, për padrejtësitë e panumërta që e kanë pasuar 21 janarin, kjo e sotmja është një ditë shprese dhe si të tillë duhet ta jetojmë të gjithë së bashku. Sepse ju nuk jeni vetëm, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e saj të mundimshme për t’u bashkuar me botën demokratike, ku Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duan ta përfshijnë edhe Shqipërinë, në respekt të shqiptarëve si ju, të shqiptarëve të zakonshëm si qytetarë që e meritojnë integrimin e plotë në atë botë të madhe vlerash e parimesh të paprekshme. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë për ato vlera e parime, pa e humbur drejtpeshimin në rrugën tonë të ndërtimit paqësor të shtetit të së drejtës për çdo shqiptar, të demokracisë funksionale për të gjithë njësoj, të sigurisë e të mirëqenies së përbashkët në të njëjtin atdhe, i cili pas zbardhjes së krimit të vrasjeve të 21 janarit, do të jetë pa asnjë dyshim, një atdhe më i mirë për shqiptarët dhe një atdhe ku fëmijët e këtyre shtëpive, që sot shkruajnë papushim vjersha, ju dëgjuat vetëm tre, unë kam dëgjuar shumë më shumë se tre, do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre.
Referuar intervistes se z. Rama nje dite me pare :
-Në momentin kur mësuat se po qëllohej dhe kishte viktima, ku ndodheshit dhe çfarë keni bërë, me kë keni komunikuar?
-Këtë e kam thënë dhe herë tjetër. Ne kemi qenë të gjithë së bashku me krerët e koalicionit, me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë duke ecur drejt Kryeministrisë.
…
-Të vrarët, fatkeqësisht, gjë që e ngarkon me një përgjegjësi absolute qeverinë, kanë marrë plumbat kur protesta ishte në fund.
Dreqi e marrte Sali Berishen, e mos e arrifte as vitin tjeter… do ZOTI, por ama ne protesta ka ndenj’ ne balle e jo ne bisht mor z. Rama. Nuk eshte pergjigje kjo qe keni dhene, po pse ju ne fund te protestes do arrinit ne kryeministri? Si te mbante vendi duke pritur, kur ata njerez para kryeministrise kihin ardhur per ty edhe prej teje? Eshte si te ftosh njerezit ne dasem e i zoti i shtepise te fshihet. Nuk di te them ne ke faj a jo, se kur ke Berishen perballe e aq me teper te veshur me pushtet te kuptoj, por kur ke marre mision te udheheqesh …
Ajo qe me vjen keq per PS, eshte se edhe sikur te arrije te vije ne pushtet me vullnetin e mire per te bere dicka, duhet te jete koshiente se prej Berishes do te trashegoj nje Shqiperi me nje ekonomi te shkaterruar e ne prag falimentimi te dhimbshem, me nje borxh qe vetem Berisha e di se si ka guxuar te arrije deri aty e qe PS-se do ti duhet nder te tjera te nis edhe shlyerjen e tij, e me nje krize ekonomike boterore gjithashtu borxhesh ne dere, qe cudi se do te perfundoje pa lufte…
replike me analistin
Nga cfare shkruan ne komentin tuaj bie era kac islam ose ndonje vemje tjeter e ketij niveli.
Praktisht Edi Rama duket qe eshte i vrare shpirterisht,psikoligjikisht
dhe ka nevoje per nje keshille, fjale te ngrohte..dhe ne menyre figurative do ta quaja “te vrarin” e peste te 21 JANARIT nga banda
shumedimensionale e berishes.
Dhe une kam nje mal me kritika per Edi Ramen por nuk ma ben zemra te pakten kete dite te merrem me to dhe jo KILLERIN GJAKFTOHTE.
Dukesh sikur e kritikon pakez berishen por shkruan me nje cinizim
dhe ironi per edin..
Nuk ishin vetem plumbat e berishes qe vrane por vrau dhe memeceria
dhe mercenareria e e intelektualeve ku do te vecoje nje ikone
te letersise shqipe qe u be wc pastrues i berishes..dihet kush eshte
vjehrri i muhametit..turp…
Nje sqarim te vogel ne lidhje me replikat tuaja:
Nuk jam ne anen te Kacit apo ndonje politikani tjeter, jam ne ane te drejtesise dhe te atyre te vrareve qe iken pa pasur faj.
Sa per Ramen, nuk ua di skenaret atyre qe kane pasur ndermend ta vrasin (dhe nuk kuptoj se per c’ arsye do te donin ta vrisnin), di vetem te them se PS (per mendinim tim), do te kishte nevoje per nje tjeter lider me nje figure me te konsoliduar politike qe mund te bente balle Berishes dhe kaq.
E sa per c’permendet me poshte per dr… nuk jam ne nivel aq bazik sa te merrja anen e figurave me famekeqe (perfshi ate monstren e parlamentit apo ate ciftin ordiner te koalicionit) qe ka prodhuar historia shqiptare apo per me keq tu sherbeja atyre.
Habitem per replikat tuaja, po nejse… shqiptare jemi.
Qenke anal-ist! Edi e tha qarte para se te fillonte protesta, qe nuk do te jemi ne pararoja, por vete populli, mbasi kjo eshte protesta e popullit te indinjuar, ndersa ne do te jemi ne mes te tyre. Jo me kot erdhen gati 200 mije protestues. Kush nuk e ka degjuar mire, ka plot video para 21 Janarit qe te degjosh Ramen duke thene dicka te tille sesi do te ishte protesta. Ndersa kjo tjetra se Saliu ka qene ne krye te protestave mos u bej qesharak, per te vetmen arsye se jo vetem ne protesta qe vinte ne krye te gjorin Pjeter Arbnorin, por edhe ne greva urie. Ku ishte ne 14 shtator qe beri grushtin e shtetit, a nuk ishte ne seline e PD’se, dhe kishte organizuar gjithe ate katrahure dhe po te kishte Nano te njejten mendje si ky, sot kishe kushedi sa veta te vrare qe u futen dhe moren kryeministrine dhe shume institucione te tjera te shtetit.
Anal-isto,me kete “analize” pozicionohesh,pa doreza o i ngrate, ne anen e atyre qe u deshtoi skenari A ,vrasja e liderit te Opozites.Ju qan zemra per popullin opozitar e bla,bla bla,,,,,te dhjera nga adresa e pc-ve te pushtetit.Jeni non stop ne sherbim te shefit tuaj dr.dhjeramanit, me misionin per te dhjere cdo gje qe nuk shkon me kararin tuaj te kusarise e krimit.
Nuk eshte e vertete, Sali Berisha asnjehere nuk ka qene ne krye te turmes, gjithmone ka cuar harakirit e tij,…nuk e kemi humbur akoma memorien…
Nderi ma i madh qe do ti bente Edi Rama PS dhe demokracise shqiptare eshte te jape dorheqjen dhe te mundesoje qe Pandeli Majko te zgjidhet ne krye te PS.Zoti Majko atdheu yne Shqiperia ka nevoj per Ju dhe nuk duhet ta lini ne duart e te papergjeshmve dhe te pa-afteve.
Ashtu si doli ne drite vidio e montuar 28 here, ashtu do te dale ne driten e diellit dhe vrasja miserioze e kater protestuesve. Jashte mode sot une pashe futien ne skenare te femijeve qe nuk duheshin kurre te merreshin dhe ti prinin turmes se manipuluar. Te eturit per pushtet kishin genjyer dy dite para 21 janar 2011 se do te rrezonin dhe do te qeverisnin bashke me popullin. Mbas vdekjes se tre personave Rama, Gjinushi dhe Ngjela dolen si triumfues duke u çfryre se nuk i kemi per gje jo tre por trembedhjete mije deshmore… vetem te perzeme Berishen. Keto do te mbeten gjate ne mendjet e Shqipetareve dhe dyhen shkruar fort qe te mos harrohen, sepse dhe (demostrata) rames filloje per vidion e mikut te tij Prifti. Ashtu si gjithe shqipetaret dhe une kerkoj nga ekzekutivi le te ta harroje Ramen 1… dhe Topin dhe te fillojne kuetuteshmerine e punes se ekzekutivit, sepse ne te kundert do te perfundojne bashke me Priftin.
E paske permbledhur gjithe perroin psiqik te ABC News (qe peshtyu gazetarin e vet, o gazetar) ne 10 rreshta. Video e montuar??? Keshtu tha eksperti amerikan o shpellar?
Po ju qe kur mbroni me fanatizim te eger Ilir Meten (i cili ju vrau me arme ne Tropoje) duket se cfare race e ndyre, servilesh legen dhe mashtruesish jeni. Edhe garda e Mubarakut, do kete fatin e Mubarakut.
o zagari i derezise
Jam absolitisht kunder rruges se ndjekur nga edi rama qe nga “humbja” e
e 2009 kur te pakten mbi 65% e shqiptareve votuan per te.
Per mua Edi Rama eshte nje qytetar virtuoz ,me edukate por nje politikan i dobet SEPSE ESHTE I NDERSHEM..Ne ndryshim nga berisha qe eshte kthyer nga nje njeri i ndershem ne vitet 90′ ne nje kuceder qe ha njerez..
Urrej me te njejten nivel si gramoz rucin e PS ashtu dhe astrit patozin
e PD……Nuk mendoj se vetem ps apo pd ka faj ose te drejte sepse ne shqiperi eshte nje GLASE POLITIKE qe po e con vendin ne shperberje
apo lufte civile.
Nqs do me ngarkohej mua te gjykoja dhe te denoja fajtoret per 21 janari do te kerkoja:
SALI BERISHA …………VARJE NE LITAR
LULZIM BASHA………….BURGIM I PERJETSHEM
ILIR META…………….BURGIM I PERJETSHEM
GRAMOZ RUCI…………..BURGIM I PERJETSHEM
DRITA PRIFTI………….BURGIM I PERJETSHEM
EDI RAMA……………..LARGIM NGA POLITIKA
A ARVIZU……………..PENSION I PARAKOSHEM
LEGEN VOLFARTH………..DEBIM DUKE E PESHTUTUR
gazetarin e daresise…..pastrues wc burgu pa pagese.
Une them me mire te denojme servilin, gazetarin e daresise, se keta krimba mbajne edhe ata te tjeret lart ne pushtet.
Me sa duket qenke Fatos Nanoja ti Julian. Jam dakord me denimin per te parin, per te dytin dhe te tretin pervec denimit tend, propozoj edhe tredhjen; Fatosin (ty dmth) njesojsi te parin, por perpara varjes ti aplikohet edhe nje tredhje; Fatmir Mediun ku ma ke lene? Po te tjere palaco si Jozefinka, Kac Islami, Xhep Jevgjiti, Arben Hamami, me shoke? Toso, nuk kalojne keshtu keto pune, ja ke fut kot plako, ik e hidh ndonje gote andej nga Vjena dhe te pallume vejushes se gjeneralit.
zoti “Vila”
denimin e tyre e kam dhene per 21 janarin ku fatos nano ka role “episodike” te parendesishme.
Po per tragjedine e papare 21 vjecare te shqiptareve do ta filloje
me nexhmijen dhe kete fatos qelbesiren qe e ke merak.lista eshte e gjate..next time…tung
ok
Faleminderit Julian. Per çdo gje qe shkruan ti tregon vehten tuaj, karakterin tuaj, burrerine tuaj. Kjo qe te shkrova eshte apsolutisht e vertete, kete e shioj ne thurjen e fjalive vulgare qe do te kishte zili kushdo nga te njohin. Une ketu hyje per te kaluar kohen dhe per te shprehur absolutisht mendimet e mia. Ne qofte se ke lexuar here tjeter ndonje rreshtin tim … kurre nuk poshteroj njeri ne anonaminitet, sepse automatikisht poshteroj vehten time. Une nuk e di fare kush je, por qe te quaja zagare apo pastrues …. ky do te ishte fundi im. Juli dhe une kam krenarine time qe ti se merr me mend, por qe te hakerehem ketu eshte perseri fundi im. Shikojme qe shkruajn dhe me keq se kaq, por me habit fakti se ne shume rreshta mundohe te jeshe i perqendruar… por sido qofte ne duam kohe te behem si gjithe bota. Ne qofte se deshiron dhe pse e filluam keshtu mund te njihemi me mire… Juli Gezuar 2012.
Shembull tipik i halese ku berisha mbaron pune.
Brilant
Ky vend dhe ky milet ka shkare nga binaret (s’ka qene asnjehere ne te tille faktikisht) dhe te ky njeri, Edi Rama, kam shprese se mund te beje dicka qe ti ktheje pak dinjitet ketij shteti.
Po cjane keto komente?! Lexojeni me vemendje cfar eshte shkruar pastaj jepni vleresimin ruaj. Po me gjetet nje fjalim te tille te shkruar nga cdo lloj politikani shqipetare deri me sot atehere keni te drejte. Edi Rama mund te kete cdo lloj defekti ne punen e tije por sa i perket artit te fjales nuk e konkuron askush as politikan, as publicist, as shkrimtare.
Sic e kam theksuar dhe me pare dhe ashtu sic del dhe nga kjo fjale,Rama eshte cilesisht perendimor, si askush tjeter ketu. Por fatkeqesisht, eshte shume larg asaj, per ti pershtatur dhe materializuar kete demokraci, perballe nje katundari psikopat dhe diabolik, qe ka arritur ti vjedhe pushtetet sa here atij i eshte dashur.Le te besojme Ramen,qe dhe drejtesia,do te respektoje perfundimet e FBI-se.Duke e njohur mire Saliun, ai shume shume do ta adresoje fajin tek ndonje komandant garde apo policie dhe ai prape atje ku ka qene do te mbetet(ju rikujtoj Gerdecin ku shefi i shtabit i trembur nga efekti Trebicka, kafshoi gjuhen ne sy te te gjitheve).Prandaj problemi mbetet aty ku ishte, pasi Rama nuk na thote perseri asgje, se cfare do te behet nqse Saliu do te vazhdojete vjedhe votat .Historia boterore ka treguar,se ne vendet e pa zhvilluara sic eshte Shqiperia,qe daja i ekspozon koqet, kur shikon qe njerzit qe e duan lirine ne ate vend fillojne ti kundervihen me trup dhe zemer krimineleve dhe hajduteve ordinere qe kane zaptuar vendin.Ahere daja fillon ti vere kufirin tek thana, ashtu sic dhe ka bere me pare, mender Saliut.
Edi Rama ka mbetur nga opozitaret e pakte Shqiptare dhe brenda iluzioneve te tija nuk e ka tradhetuar Shqiperine. Fakti qe e sulmojne kaq shume tregon se u prish pazaret pushtetareve sot; sa per aftesi ne Shqiperi ska pas zog gamori qe ska shkelqyer kur ka dit me lepi kepuce.
O komunista ku i keni Fatos Nanon, Rexhep Meidanin, Ilir Meten, Kastriot Islamin & co. Shume mire beni qe e shani Edi Ramen sepse nuk eshte shitur si shumica juaj. Shqiperia shpetohet kur shumica te mos korruptohet, vjedhe apo te adhuroje demonin ne krye te shtetit. Ne se jeni te ndershem me vjen keq se jeni pakica sot per sot.
edi Rama ai kriminel i vrau ai duhej varur sot ne mes te tirane
Per analistin!
Nuk do zgjatem.Ke harruar se Edi Rama eshte njoftuar nga ambasada Amerikane te ruhej,se ate dite eshte organizuar nje atentat ndaj tij.Je aq anti Rame dhe pro Berishe sa edhe “analizat” i ke te porositura nga ai qe te paguan dhe nuk te paguan keq.Qe te behesh i “besueshem”,”godet” me pupla ustane tend dhe me shkembinj Edin.Je shume larg i te qenit analist,por ama je shume tamam qe te quhesh servilist.
o ju qe shani Edi Ramen me ca te drejte e beni? Harruat qe ai e bere Tr kryeqytet? Harruat qe ai u shpall ”kryebashkiaku me i suksesshem i 2004” E beri tr nga fshat ne qytet qe te vinin shpellaret e pd te shikonin cdo te thote qytetari..mbasi erdhi pd ne pushtet nk beri sh gjera Pse? Sps duhet te mbante Opoziten , qe te ndalonte gjerat e padrejta te Saliut…dhe Edi ka marr leke po i ka marre atyre qe kıshin atyre firmave prıvate..dhe mıre beri kurse aı Sala tallı b. Me leket tona…po mıre tna behet kshu esht kur leme tna qeverisin Shpellaret
KING JONG RAMA PO TE KISHTE DREJTESI JU PREK KOHESH DUHEJ NTE ISHIT NE BURG
Tu bofte Sheqerja sa e mire je moj Jelenka Gjiska, vec na kalo njoj here ketej nga Vucidoli se kena kallom te modh per ty na te keqen Qerja
O mi DRONE ca bo tina, sa tka shku pazari, tpaska ra fare, se po tshof me nerva, maje mir ate sekretarin e partise, qe shetiste me varke demonin qe shkatarroi shqiptaret, jo ty se sqeke e deklasume qeke trime partise.
Boj tfala frrokut
elenaqi mu
edhe me nje rrjesht qe shkruan dukesh qe je analfabet dhe akoma nuk di te shkruash.nga gjithe ato “nick name” qe perdor kete e ke shume te mire
po ku e ke gjet or jaran qe te qite zoti fare.nuk ma merr mendja se e di kush eshte elena gjika apo ku bie koreja..po ti mos u ligeshto jepi se ta marrin vesh te gjithe sa idiote te lindur i ka berisha fansat e vet.
Te lumte per fjalimin. Prekes dhe udhezues ne te njejten kohe. Je e vetmja shprese per ne. Shpresojme ne zgjedhje te parakohshme per te mbytur tiranine qe ka krijuar doktor vdekja.
Shoke kush ka qe dje ne proteste te na tregoje pak sa njerz ishin,se me sa pashe une ne Tv mund te ishin dhe me shume se 400 mije njerz shume popollaritet ka ky Edi Rama,shume i forte si arrin ky njeri te mbledhei kaq shume njerz???????????????????????????????????????????????
HOMAZH
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Mesazhi i luleve : per ke ishin ato lule !
Sot ishte Dita e homazheve per viktimat e demokratures se Sali Berishes dhe Ilir Metes dhe cetes se tyre te kusareve dhe vrastareve. Sot ishte dita e luleve per deshmoret e 21 janarit… Nje det lulesh nga nje det shqiptaresh krejt paqesore per homazh!
Nje homazh me nje mesazh te fuqishem jo vetem per qeverine e politiken e mbrapshte shqiptare, por edhe per qendrat boterore te vendimarrjes politike.
Shqiperia nuk ka per te gjetur qetesi as paqe perderisa te mos jete rivendosur liria e demokracia, drejtesia dhe barazia e shqiptareve para ligjit! “Liri, Barazi, Vellazeri”!
Ky ishte mesazhi i detit te luleve sot! Ato kishin me vete mesazhin e detit te shqiptareve
Ato lule te shqiptareve nuk qene vetem homazh per deshmoret paqesore te demokracise e lirise te 21 janarit 2011.
Ato lule qene homazh edhe per ruajtesit e rendit qe u dhunuan apo plagosen.
Ato lule u vendosen kudo qe pati qofte edhe nje pike te vetme gjaku te shqiptarit te vrare apo te plagosur nga shqiptari: protestues apo ruajtes rendi.
Ato lule qene edhe per mikun me te madh e aleatin strategjik kryesor te shqiptareve, SHBA-ne.
Ato lule ishin nga populli me proamerikan ne Bote! Proamerikanizmi i vertetuar e sprovuar i shqiptareve eshte jo vetem nje vlere kombetare, Eshte nje kult krenarie per secilin prej nesh pa dallim!
Ato lule ishin per kete kult sepse secili prej nesh shikon tek SHBA-ja, tek Uashingtoni, tek Shtepia e Bardhe frymezimin thirrjen per “ liri, barazi, vellazeri”, kushtrimin per liri e demokraci!
Nga vjen dhuna …. !?
Nuk u shkel asnje fije bari. Nuk u dhunua asgje. Nuk u prek askush. Nje det shqiptaresh te te gjithe kraheve i treguan Botes se asnjehere dhuna nuk vjen nga populli.
Vete zhvillimi paqesor model, vete pjesmarrja masive, vete organizimi perfekt i protestes paqesore, homazh ishte nje sherbim i shkelqyer ndaj Shqiperise.
Homazh per kete proteste model homazh per jeten!
Homazh per deshmoret e 21 Janarit 2011… I perjetshem qofte kujtimi i tyre!
Homazh per pjesmarresit.
Homazh per liderit e protestes.
Homazh per Shqiperine!
Dhuna vjen nga ata qe per karrike dhunojne popullin e vet.
Dhuna vjen nga ata qe shkelin Kushtetetun e thelbin e saj- barazine e qytetareve te vet para ligjit!
Dhuna vjen nga ata qe i shpallin heronj ekzekutoret e bashkekombesve te vet.
Dhuna vjen nga ata qe dhunojn e vjedhin voten e popullit te vet.
Dhuna vjen nga ata qe urdherojne te hapet zjarr kunder popullit te vet
… vjen vdekja vet
Dhuna vjen nga ekzekutoret e protestuesve te vet. Jo nje… por dy… tre… kater here… shume here… aq here sa u kercenohet karrikja e tyre e korruptuar sa edhe e pergjakur me gjak te dlire shqiptare.
Dhuna vjen nga ata qe po i vjedhin ashiqare taskat, pasurite, mundin e djersen e brezave te tere sic vepruan ne 1996- 1997-en, sic vepruan me 14 shtator 1998, sic vepruan ne Gerdec me 15 mars 2008, sic vepruan me 21 janar 2011 , si vepruan e po veprojne perdite edhe sot.
Dhuna vjen nga ata qe pasi i kane vjedhur demosit, popullit, armen e vetme paqesore te demokracise.
Dhuna vjen nga ata qe pasi i kane vjedhur voten, i kane vjedhur popullit te vet , vete atdheun e tyre te shtrenjte, Shqiperine!
Nga populli vjen demosi, rrenja e demokracise, zemra e lirise, thelbi i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin.
Shqiptaret i treguan sot Botes se Shqiperia do te behet. Do te behet zonje!
Sot shqiptaret i treguan Botes se nje popull qe nderon jeten do te gezoje nje jete me te mire, me te lire, me te begate… Nje jete qe ia vlen ta jetosh !
Sot shqiptaret i treguan Botes Shqiperine evropiane!
Ti Shqiperi me ep nder …
Kete e tregoi ashiqare protesta homazh per 21 janarin 2011. Madheshtore ne pjesmarrje. Madhore ne organizim. Hyjnore ne shpirtin e paqes. Njerzore ne nderimin shembullor te njeriut dhe te drejtes themelore, te drejtes mbi te drejtat te tij , jetes se njeriut. Ishte nje nje homazh shembullor ne nderim te jetes.
Faleminderit vellezer e motra te nje gjaku e te nje gjuhe.
Na bete krenar sot para Botes me madheshtine tuaj njerezore ne nderim te jetes njerezore.
Na bete krenar sot para Botes per mesazhin e paqes.
Na bete krenar sot per homazhin ndaj jetes.
Na bete krenar sot sepse i treguat Botes dhe ne me fakte, me prova me deshmi konkrete se nga vjen dhuna.
Mbi te gjitha i treguat Botes sot se ne shqiptaret dime te nderojme , te nderojme si askush Jeten.
I tregut gjithe Botes se meritojme si askush shprehjen homazh per jeten
“ Tungjatjeta”.
Gjithmone “Tungjatjeta”.
Asnjehere…. kurre “ Tungjatvdekja”.
Homazh vellezer e motra. Sot na bête te ndjehemi krenare si shqiptare. Ti Shqiperi me ep nder, me ep emrin shqiptar! Homazh… homazh per jeten… Homazh per ju! Homazh per Shqiperine!
Oh sa mire me qene shqiptar !
Homazh !
Nju Jork, me 21 janar 2012.-
Eshte fjalimi me i arrire per mua deri me sot. Nje mozaik i skalitur me art dhe latuar me mjeshteri dhe shum ndjenje. Kam perjetuar me shume dhimbje pervjetorin e kesaj ngjarje te rende. Tani kuptoj se pse tellallet qe shajne gjith diten e naten Edi Ramen e kane nje hall. Kurr nuk mund te shkruajne me kaq ndjenje per gjendjen e popullit tone sa Edi, kurr nuk mund ta perdorin gjuhen shqipe qe tingellon aq bukur nga goja e nje njeriu qe fjalet i skalit aq bukur, aq embel, aq te gjetura si askush tjeter. Ndonse sjam ne politike por Edi Rama me ben ta ndjek politiken, ta shijoj ate jashte llumit e baltes qe prodhojne ka 20 vjet politikanet injorant te ketij vendi. Faleminderit Edi Rama, tre here e kam lexuar kete fjale dhe kam deshir ta lexoj serish.
Ngushellime te sinqerta familjeve te viktimave. Shpresojme ne drejtesi dhe ne ndryshim.
Jo moj moter se nuk eshte sakt ashtu.
Edi Rama pretendon te beje drejtesi per ke dhe per cfare.
Jane familjaret ata qe duhet ti drejtohen prokurorise dhe gjykates. Te bejne padine formalisht dhe me tej.
Edi Rama ne fjalen e tij te djeshme ishte antikushtetues.
Ai po pranon qe kjo shqiperia e sotme eshte nje republike ambasadoresh dhe fati i shqiperise varet nga Arvizuja dhe Wolfarti i OSBEse. Te ndertosh kete lloj politike dhe ta diskutosh ate ne assamblene e PS eshte gabim. PS duhet te beje programet e saj dhe te shpalose politiken e saj per arritjen e standarteve ne zgjedhje. PS merret me budallalleqe dhe nuk punon qe tani per modifikimin e kodit zgjedhor do te mos kemi probleme me numerimin e votave edhe ne 2013. Eshte vone shume vone mendoj une. Edi Rama duhet te kerkoje ndihmen e institucioneve europiane sa nuk eshte vone. Njekohesisht te raportoje per aktivitetin jo ligjor te ambasadorit Wolfart ne vendin tone.
Mendimi im eshte qe opozita duhet ta denoncoje aktivitetin e ambasadoreve prane qeverive te tyre. Ky eshte nje problem i hapur dhe flagrant.
Per popullin shqiptar dite me te erreta po vijne. Futja e Ilir Metes ne qeveri do te shkaterroj perfundimisht ekonomine dhe shtetin shqiptar. Oreksi Metist per te vjedhur eshte fenomen shkaterrues me pasoja lufte midis ujqish PD & LSI.
Rama ti je me i lig se Berisha dhe poshtersite e tua jane nen rrogoz.
Cpune kishte Bashkim Fino dhe Arben Cuko te dy deputet te PS, ne Lushnje ne nje date si 21 janari perkrah vrasesitSali Berisha?
Kongresi i Lushnjes nuk daton me 21 janar dhe skishte arsye pse te festohej ate dite. Kjo ishte nje shpikje e Berishes per te mjegulluar krimin e tij te 21 janarit. Ju e ndihmuat berishen dhe cuat 2 deputete njeri antar te kryesise se PS. Turp njemije here. Po a e dine familjaret e viktimave kete. Lotet e tyre preken te gjithe njerezit brenda dhe jashte shqiperise. Ta dinin qe ti po ndihmoje te hidhte mjegull ne Lushnje nuk do te lejonin te mbaje zi me ta. Loje e dyfishte ne kurriz te gjakut te deshmoreve, te atyre qe po te ndihmonin te ngjitesh ne ate karrige qe e enderron perdite.Berisha donte te hidhte mjegull mbi krimin dhe ju e ndihmuat. Po ku eshte festuar ndonjehere kongresi i Lushnjes? Psh a keni festuar apo perkujtuar ju vitet e tjera?
Rama mos mashtro. Mbulimi qe po i ben Saliut eshte shume i ulet dhe perben njelloj veper kriminale. E bere me viktimat e Gerdecit duke bere shurdhmemecin dhe tani ne menyre te rafinuar po e ben edhe me krimin e 21 janarit,hapur ne mes te dites nga Sali berisha.
Me mire te mos ishe perkrah familjareve tyre me 21 janar.Duhet ti lije ata ne dhimbjen e tyre. Ti e politizove ate dite dhe i dhe ngjyra partie. Kjo eshte makabre. Turp, dhe premtove drejtesi nga ana tjeter nje pjese e partise tende i doli ne krah te kriminelit berisha ne Lushnje. Turp! Ti je nje sabotator i peshtire dhe backgroundi yt politik eshte i dyshimte. Je tallur me dhimbjen e familjareve te mjere qe kerkojne drejtesi dhe kjo eshte e ulet. Pas kesaj ty ste mbetet
ALIKO mos u merzit or burre se ne kete kishim me budallain me te keqin dhe nuk ishte as burre dhe as grua,sipas teje ku ta vendosnim,ishte nje problem shume i madh per ne dhe prandaj thame tja japim PS dhe ju e moret,tena e gezoni per shume vjet hajd gezuar….
Procedurat per ndryshimin e kodit zgjedhor dhe kryesisht te procesit te numerimit me pranine e nderkombetareve kerkojne afersisht 2 vjet. Jo mbledhje, komisione, shtyrje, mospranime,negocime dhe ja 2013 erdhi dhe Saliu me Meten do ti vjedhin fare hapur zgjedhjet duke mos numeruar fare flete votimi.
Rama ti duhet te rrish jo me ne Shqiperi por ne Bruksel dhe tu kerkosh forumeve nderkombetare vendosje te standarteve te zgjedhjeve dhe kerkimin e standarteve demokratike ne shqiperi. E dyta zgjidhje eshte te ngresh popullin ne kembe ta permbysi per 5 minuta kriminelin Berisha. Kete te dyten ti ske gjoks ta besh. Bej te paren se je vone dhe per zgjedhjet e 2013.
MERO,JU LUTEM MOS NA HIDHERONI ME ME SHKRIMET E (shokut)EDI.GORRICAT I KEMI PERDORUR PER TI SHARTUAR NE DARDHE.shoku EDI DO TE NGELET GJITHMONE GORRICE.
Duket hapur dhe qarte qe Rama pret me padurim ekspertizen e FBI-se. Sipas tij cdo gje varet nga amerikanet!
Dicka nuk shkon ne kete mes. Nuk shkon per vete faktin se Arvizu i kerkon Berishes dhe Rames te njohin dhe te mos diskutojne ekspertizen e FBI-se!
Metoda qe nuk njihen ne boten demokratike.
Te kerkosh te mos diskutosh dhe ta njohesh eksertizen e FBI-se vetem per faktin se ekziston frika se Sali Berisha nuk mund ta njohe dhe mund ta hedhe poshte?
Atehere lind pyetja: Ne c`fare bote jetojme? Kush e lejon Arvizu-ne te imponoje nje ekspertize pa dale akoma nga Prokuroria?
Kjo eshte njesoj te porositesh nje produkt per ta blere pa dale akoma ne treg!
Nuk e di, por nga c`fare standartesh eshte nisur Arvizu te imponoje nje vendim i cili nuk eshte lexuar akoma nga Prokuroria por vetem nga ai?
Ekspertiza e FBI-se ka ardhur dhe mire beri. Ajo le te jete si te jete por “leje” Sali Berishes nuk mund ti marresh. Rezultati i saj te behet publik dhe personat pergjegjes te perballen pa nje pa dy me ligjin, kushdo qofshin, Sali Berisha, Lulzim Basha apo ushtari i Gardes.
A e ka ne Kushtetute USA qe te gjithe jemi njesoj para ligjit?
Nuk mund te shkoje qe Arvizu ta dije rezultatin rezultatin dhe tu marre leje krimineleve, qe ti mos bej ze dhe mos diskuto rezultatet e ekspertizes!
E dime te gjithe qe polici amerikan nuk diskuton me kriminele, ashtu si ne filmin e famshem “the Fugitive” me Mareshalin e FBI aktorin e njohur Tommy Lee Jones dhe “wanted” aktorin po ashtu te njohur Harrison Ford.
“Me kriminele nuk diskutoj”, i tha ai kolegut.
Dhe me te vertete nuk diskutojne.
Pra nuk ka perse te diskutohet dhe me Sali Berishen. Atij duhet ti tregohet vendi nese ka dhene urdher dhe gjendet fajtor.
Te kete aq “frike” Amerika ndaj nje Sali Berishe, valle?
Apo jane futur ne loje lobingjet e drejtuara nga Tom Ridge dhe te tjere?
Po sikur espertiza te jete “as mish dhe as peshk”, ashtu sic ndodhi me komptetentin po te FBI-se i cili beri ekspertizen e “aksidentit” te Kosta Trebickes?
C`fare do te thote Edi Rama pastaj?
Nje shije te hidhur e kam.
Uroj te jete objektive dhe e pavarur, per te ulur njehere e mire ne banken e te akuzuarve urdherdhenes dhe urdherzbatues.
Nga 21 janarit 2012 dhe deri tani ngjarjet e ndodhura kane formuar nje trajektore te tille qe eshte e lexueshme se amerika zyrtarisht ose jo
ka dhene nje miratim “te heshtur” per ti dhene nje mesim te mire terroristave te bulevardit.Mendoj se kryeministria ishte e rrezikuar dhe si nje institucjon i NATOS dhe ky eshte thelbi i problemit qe arvizu mbron nje akt teper diskretitues qe bie ne kundershtim flagrant me ligjet amerikane.
Jam 100% dakort me komentuesin “CLAUS” qe shpesh here qellon ne shenje.
Troc muhabeti sot k/m faktik eshte zoti arvizu kurse berisha eshte
nje drejtues vendor dhe nje xhandar i rendomte me simtomatat e nje
egomaniaku qe vret.
PERSHENDETJE CLAUS !
Eh mor Collaku vetem Ne Shqiperi terroristat e bulevardit vriten me duar Ne xhepa, por ju keni qene nga ata qe mblodhet cadra pistolete, stilolapsa revolver e thika me helm kur terroristat i braktisen ne shesh!Po cfare institucionesh te Natos mbrojtet juve ATo qe u Marrin rryshfet ushtareve Shqiptare Ne Kandahar? Po te kishte Kushtetute Shqiperia do te luftonte diskriminimin krahinor midis Jugut e Veriut, Salih Berishen do ta shkarkonte si njeri te pa-afte menderisht per te drejtuar Nje institucion publik, dhe do te gjeje gjykatat anti- kushtetuese sepse Kane pasur vetem gjykimin “I pafajshem” keto 8 vjet per cdo zyrtar te korruptuar! Per qytetaret e thjeshte gjykimi eshte i fajshem ose i pafajshem!
Pse e Kane pushtetaret e sotem e te djeshem kaq frike Ramen kur ai nuk njihet as per lidhje krahinore a ushtarake por thjesht shihet si Nje politikan Jo konformist?
Po boll e trajtuat Shqiperine si bashkepjestar te aleances se NATO s a sukses ekonomik Ne rajon kur Shqiperija nuk eshte ende SHTET!
kërkesa e arvizus për njohjen nga berisha të rezultateve të FBIsë äshtë thikë me dy presa!mund të jetë një kërkesë e tërthortë për ramën!”do ti thotë kur e parnoi berisha?!”
por sido që të vejë një gjë u duk!
rama u këthye në gojën pandi raidhit tek “pallati i perandorit”:
“palo burr dy pëllëmbë,palo burr me dy gisht këmbë”!
pavarsisht se është dy metra!
kurse PS është këthyer si kënga labe!
“o ju brekë të argjënda
çfarë mbani aty brënda
një të gjat pa të rënda!”
Ekspertiza folklorike e saliut ? Rama te ora news
Te gjithe jeni ne rrezik, te kercenuar, pergjim telefonash dhe celularesh nese ….
Mos flisni, kush flet do ta pesoje.
Shqiperia nuk ju siguron jeten me kete rregjim monark-kanunor, verior-injorant suduar nga krimineli me i madh i historise Shqipetare Sali Bisha.
Te gjithe te bashkuar te shpetojme nga kjo kuceder shpellash qe per dite kerkon gjak dhe koka njerezish.
Mjaft ….Z.Rama nuk mund te vazhdohet jeta keshtu te kercenuar, te frikesuar nga vrasja !
Zoterinj komentues, po une skuptoj dicka, pse i jeni Versulur Edi Rames? Se keni kuptu qe Sali Berisha nuk pyet per askend. Kur e mori pushtetin per here te pare ne vitet 90t e mori me force. Ju kujtohet qe ne qendrat e votimit njerez te armatosur porosisnin votuesit se cilin te votonin. Kur iku ne 97 iku me force. Pra Sala me zotesi ska fitu asnjehere, sepse bagaxhi politik i tij shkon deri tek Doktorrata qe mori ne kohen e Enverit. Gjithcka qe PD ka bere e ka bere me force dhe jo politike. Sala ska per ta lene karrigen derisa te kete revolte, sepse ajo koma kujton se populli ne mase e don dhe e cmon ate si pasuri kombetare. Mos harroni qe nese nje burre shteti flet llafe te ndyra ne Parlament ai i ka tejkaluar normat e nje personi normal dhe eshte kthyer ne nje Mafjoz si Enveri dhe perdor friken, kercenimet dhe vrasjet si menyra per ta mbajtur kete popull te nenshtruar. Mos flisni me por kur te votoni votoni per ate qe mendoni ju mund te na sjelle dicka ndryshe nga ky XHELAT!