Armiku i shtetit

25 Janar 2012, 23:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ish- kongresmeni Bob Hand – dhe një veteran i Komitetit Amerikan të Helsinkit në Kongresin Amerikan, një njohës dhe hera- herës mbështetës i Berishës në Uashington, por dhe kryesues i delegacionit amerikan në zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri, ka ngritur dje përsëri pikëpyetje mbi aftësinë e Sali Berishës për të drejtuar Shqipërinë. Duke iu referuar sulmeve të Berishës mbi prokurorinë, Bob Hand ka thënë se ato vënë në pikëpyetje aftësinë e Berishës për të drejtuar vendin.

Kjo është një akuzë cilësore për Sali Berishën. Kjo nuk ka të bëjë më me një, dy apo dhjetë probleme që ky krijon kur qeveris. Kjo ka të bëjë me faktin se ky njeri nuk drejton dot vendin në mënyrë demokratike. Është i pafuqishëm të përballojë institucionet e vendit, i pafuqishëm të pranojë që vendi ka president, që vendi ka kryeprokuror, që vendi ka kryetar SHISH-i. I ka shpallur armiq duke u vetësugjestionuar se kanë dashur t’i bëjnë ‘puç’ dhe po e ringre stekën e kësaj lufte pasi pa që drejtësia filloi të veprojë dhe t’i afrohet zyrës si tij si një bunker vrasës më 21 janar. I bindur se presidenti, kryeprokurorja, kryetari i SHISH, apo dhe vetë gjykatat duhet ta kuptonin se atë nuk mund ta prekin për 21 janarin, ndjehet i çuditur se si ata guxojnë akoma të merren me këtë çështje. Dhe është hedhur në kundërsulm, duke iu rikthyer ‘puçit’ dhe duke ju rikthyer luftës me institucionet e vendit. Kjo ka tronditur njëherësh Uashingtonin, Brukselin, presidencën daneze, dhe gjithë faktorin ndërkombëtar që ndjek me vëmendje ngjarjet në Shqipëri.

Nga ana tjetër ai ndjehet i paaftë të pranojë opinionet e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri. Në një intervistë dhënë dje me regjistrim tek UFO TV, ai ndjehej fjala vjen i shqetësuar, bile i acaruar që një ambasador perëndimor është dakord me idenë e zgjedhjeve të parakohshme si rrugëzgjidhje për krizën e 21 janarit. I duket çudi se si njerëzit mendojnë në mënyrë demokratike dhe përpiqen t’i zgjidhin krizat me zgjedhje, me të vetmin mekanizëm që korrigjon legjitimitetin e një lideri në shoqëri. Ai është i pafuqishëm ta pranojë këtë logjikë dhe është gati t’i shpallë luftë presidencës daneze për shkak të ambasadorit të saj në Tiranë, Mbretërisë së Bashkuar për shkak se një mik i ambasadores ka bërë pas 21 janarit një shkrim që kërkon zgjedhje të parakohshme sivjet në maj, dhe që bën thirrje për ndaljen e rrënimit të Shqipërisë, dhe kështu më tej. Si një llafazan mëhalle, ai  merret me jetët e ambasadorëve, përgjon SMS-të e tyre dhe lidhjet me persona privat në Tiranë, qofshin këto burra a gra, dhe ndërton mbi to dhjetëra teori konspiracioni, por dhe skema korruptimi. Vetëm një gjë nuk mendon. Si të sillet normalisht dhe të mos ketë punë me ambasadorët e Perëndimit në Tiranë, dhe sidomos të mos harxhojë kohë për jetën e tyre private.

Ai është po ashtu i pafuqishëm të pranojë shtypin e lirë, medien kritike dhe gazetarët që nuk i shkojnë pas oreksit. Ka bërë gjithçka ta shuajë këtë racë. Ka përdorur në këtë luftë gjithë gjërat e pandershme që mund të përdorë një “burrë shteti”. Ka përdorur dhunën fizike, shantazhe dhe paralajmërime mafioze me djegie makinash, nxjerrje nga redaksitë dhe rrethim të tyre me policë, gjoba marramendëse, luftë klasash ndaj familjeve të tyre dhe në fund çuditet se si ka ende medie kritike me të. Vetëm një gjë nuk i shkon në mendje, të sillet me medien normalisht, të mos kompleksohet prej saj kur e kritikon, të reflektojë dhe të bashkëpunojë me të për të qenë transparent. Kjo i duket fundi i botës, si gjithkujt që nuk pranon pushtetin e medies.

Duke e rianalizuar personalitetin e tij në tërësi, duket se shumë zyrtarë perëndimorë po flasin për paaftësinë e tij për të drejtuar më tej Shqipërinë. Kur thonë këtë nuk kanë parasysh se është i sëmurë, apo se mund të ketë çrregullime mendore. Ata e thonë këtë, kur shikojnë se ai nuk ka fuqi të ndalë rrënimin e Shqipërisë dhe shkarjen e saj drejt një krize me pasoja të rënda. Ata e shikojnë atë si një njeri që realisht nuk funksionon dot si një lider në liri. Ata që qeverisin në demokraci, janë të dënuar të qeverisin duke bashkëpunuar me institucionet e pavarura dhe kushtetuese të vendit, me opozitën, me medien, me drejtësinë dhe jo të jetë armik i gjithë këtyre. Sali Berisha nuk ka asnjë qëndrim normal ndaj askujt. Ai nuk ka asnjë raport institucional me asnjë pushtet tjetër në Shqipëri. Ai i ka të gjithë armiq, ose të nënshtruar. Asnjë prej tyre partner. Kjo është arsyeja që Bob Hand rivë në pikëpyetje aftësinë e tij për të drejtuar Shqipërinë, dhe dyshimet e zyrtarëve të tjerë perëndimorë që vënë në dyshim aftësinë e tij për të ndalur rrënimin e Shqipërisë. Ai është sot armik me gjithë institucionet e shtetit shqiptar. Dhe ne nuk mund të zgjedhim mes tij dhe shtetit, Atë.

57 komente në “Armiku i shtetit”

  1. saimir says:

    Mero thjesht TE LUMTE DORA SE E KE QARE

    1. raimondi says:

      Ky eshte artikull shume i sakte per tipin Intrasigjent qe ka Sali shkerdhata —

      Sala flet gjithe diten per demokraci ,por qe sjelljen e tij e ka si ata diktatoret hajvane arabe

      Atij i duken zgjedhjet e parakoheshme si nje krim monstruoz-,si vrasje ne first degree

      -Na i shpifi
      –Duhet bere ne ligj ,qe po u ngrit opozita ne protesta ,atehere direkt pushteti
      duhet te veje ne zgjedhje te parakoheshme ,qe te votbesoje veten

      –Na eshte bere Sala tamamsi nje qen qe kafshon jetet tona me qendrimine tij ne pushtet .
      Lmae edhe nam se jemi neems te Europes
      Kushedi ci punon mendja hileqare per te perdor ndonje gracke te re qe te dale pa lagur hahahahahahahahahaa

      Sheqerja vete sheqere, na beri Salen komplet zeher –Po kjo pike e zeze ?
      -Nga ka ngjare ky shejtan ?

      Se ky Sheqeres nuk i ngjan , se eshte i hidhur–Edhe Rames nuk i ngjan ,se Rama i tha :Amanet camet–Ky ben te kunderten ….C’eshte ky mysybet nga ka dale ?-

      -Sic duket Salen nuk e ka nxjerre Lokja nga barku , as nga carku ,por i ka shkare pa dashje nga bytha looooooooooool

      Ka gjet Sala Edin qe eshte i urte, te isha une atje perdite miting do beja …..

  2. ILIR says:

    KY ESHTE ARMIK I SHTETIT DHE AVOKAT I KRIMIT.

    1. Salisuma says:

      Maskaraj, i beri edhe gjeneralet e Gerdecit te ikin nga Shqiperia: iken pa lene gjurme nga Shqiperia Zija Bahja, Agim Lala edhe Luan Hoxha. Pse i more ne qafe zoti Berisha keta gjenerale te nderuar. Turp per ty more maskara i mutit. Te rente e keqja kokes more malok malokut.

      1. Tirona says:

        Po pse mos jane vetem keto gjeneral qe ky i paafti. kryeminister i mori ne qafe, sa gjenerale te tjere te medhejne ka mor ky ne qaf, si shefin e shtabit gjeneral Adem Copanin dhe te tjere gjenerale qe ne vitin 97 nuk zbatuan urdherin e berisesh per bombardimin e jugut te shqiperise. Te gjithe keto gjeneral sot ndodhen larg vendit te tyre. Shpresoj se nje dite keto gjeneral do kthehen ne vendin e tyre dhe duhet ti jepet titulli herojnt te gjalle te kombit.

  3. brazili says:

    Kjo eshte abc e pare per Sali Berishn,per gjithe karriren e tij politike,aftësia e Sali Berishës për të drejtuar Shqipërinë,eshte zero.Dhe Saliu ben eksperimente me ne.Ky njeri nuk ka aftesine minimale te menaxhoje nje shtet.Per aftesite e tjera nuk ke cfare te flasesh,ka te gjithe cilesite e poshtra qe ekzistojne tek njeriu
    si vrases,hajdut,mashtrues etj

  4. bardyl says:

    Z. Mero, dakort me te gjitha, por perseri jane vetem fjale, ketu tashme duhet nje ndryshim ne te gjithe sensin e kesaj fjale, jo me dhume jo por ketu duhet nderhyrje serioze, po zvarritemi dhe po shpresohet kot. Duhet vetem ndregjegjesim sepse fyerja me opinionin publik ka tejkaluar limitet.

  5. Blendi says:

    Cudi se si nderkombetaret vetem tani po vene ne dyshim aftesine e tij per te drejtuar Shqiperine.

    Qysh ne vitin 1994 une nuk e kam vene asnjehere ne dyshim paaftesine e tij per te drejtuar, jo vetem Shqiperine, por edhe nje zyre cfaredo.

    Tung,
    Blendi

    1. Agim says:

      Nje mikut tim ne 1992 , kur Saliu fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh president i them mendimin tim se zgjedhja e Saliut president do te ishte fatkeqesia jone. Dhe s’vonoj shume dhe 97 e tregoj kete . Por u ndjeva dyfish i trishtuar kur ai u rehabilitua ne 2005. Zot na ruaj nga dite me te liga , se me Saliun akoma ne krye cdo gje mund te pritet

  6. elinor bahiti says:

    Te huajt mund te mendojne c’te duan por nuk jane ata qe do ta heqin saliun nga pushteti; jemi ne. Po si? Opozita u fut ne parlament dhe e legjitimizoi regjimin berishian. Fjala ‘proteste’ nuk egziston me ne fjalorin e opozites. Ajo fjale eshte zevendesu me fjalen ‘twitter’, apo ‘facebook’. Atehere, cila eshte zgjidhja? Te presim zgjedhjet e 2013s me shprese se do te fitojme ne votime?! E si mund te ushqehet nje shprese e tille ne nje kohe qe saliu po kercenon haptas qe te gjithe do te dalin para gjyqit, duke fillu nga presidenti, prokurorja, deputetet e opozites,… e me radhe, sapo ai t’i kete zaptuar keto institucione?? Si mund te pretendohet se saliu do te kthehet ne qengj dhe do te pranoje humbjen tek kutite e votimit ne 2013 kur zagaret e tij kercenojne se do t’i varin ne palmat e kryeministrise deputetet e opozites nqs ata guxojne te protestojne?!
    Nuk ka rruge tjeter o njerez por te gjithe t’i bejme thirrje opozites dhe kryetarit te saj per te rifillu protestat; kesaj radhe pa ndalese deri ne kapitullimin e Duces!
    Nuk e kuptoj pse eshte kaq e veshtire ta ngulitni ne koke qe rruge tjeter nuk ka?!

  7. anila says:

    Absolutisht i sakte ne analizen tende brilante. Per fatin tone te keq dhe Edi Rama eshte i njejti moster.

    1. miri says:

      Hajde konkluzoin moj zonje hajde. Me qafsh si arrite ne kete gjetje brilante? Me siguri ndonje faqore raki (ka shume mundesi ne rastin tend te jete pagure, ose katruve) e shoqeruar me nje kokerr hurdhe e pasuar me nje pellg shurre.

    2. Gusmari says:

      E ke nga eksperienca personale Anila?

    3. Gusmari says:

      E ke me te nigjume Anila? Apo nga eksperienca personale?!! Sipas Teje, meqe Enveri ishte katil, Edi monster te mbajme salen. Ku ka mase krahasimi! Vetem qe nuk po ben kompromis me keta plehrat, Edi qendron shume here me lart se keta qe kemi pare keto 100vjet shtet, nga Zogu,Enveri, Tosi maries, Sala Vicidolit, Ilir floriri, Kac islami, Jozi… Hiq Ismail Qemalin dhe Fan Nolin,e ndonje tjeter te nderuar! Mos gjyko nga thashethemet, por nga veprat qe sheh!Nuk duhet te hyje ne opinionin publik ky mentalitet! Po t’a meritoje, te veje edhe Edi ne burg, por ne nuk mund t’a paragjykojme!

    4. fule says:

      koment bastard, Edi Rama qe i pari qe futi konceptin e administrates perendimore te shtetit kur ishte Minister Kulture

    5. Horri i bulevardit says:

      Natyrisht moj Anila, se kur sje ne gjendje te dallosh te miren nga e keqja, shkurt ke per ti ra, njisoj jan do thuash.
      Sot budallalleku ka mor dhen, spo te them se e ke thon me dashje, se masnej do tisha pergjigj tjeter soj, po kur ske sy dhe ske vesh dhe me e keqja sje ne gjendje te dallosh diktaturen nga liria, skom cte boj je pak e met, por ke munsi te sherohesh se sje shum rond.
      Te shkume.

    6. kris says:

      Nga e di ti “Anila” qe Rama eshte njelloj?Duhet rotacioni. Nje vend si Shqiperia duhet ti ndroje udheheqsit e vet me vote te lire derisa te arihet demokracia.

    7. atdhetari says:

      Te lumte Anila,Ky Edi eshte njelloj si Sala vetem se ka 11 vjet ne pushtet dhe kerkon ti beje sa Sala dhe per tu bere kryeminister nuk kurseu 4 demostrues.
      Eshte e qarte, qe nese dikush do te thote te verteten, do te sulen sahanlepiresit e Edit dhe PS, qe kane 21 vjet qe po vrasinme doren e Berishes, duke ndenjur nen sqetullen e tij, per ardhjen e tyre te perhershme ne pushtet, por djallezite e tyre dhe lidhjet me Salen dhe pushtetin e tij e dine tashme te gjithe.
      Dhe kete gje e din me mire nga te gjithe amerika dhe Arvizu, se cilat jane PS e PD dhe se sa shume ndryshojne ato nga njera tjetra, sepse kjo ishte mareveshja ne 90-ten midis komunizmit dhe kapitalizmit, qe komunistet do e mbanin dhe vazhdonin pushtetin edhe ne demokraci me qellim qe te ndryshonin,por keto Bisha ne vend te ndertonin demokracin dhe te ndryshonin,perkundrazi e shqyen Shqiperine ,e vodhen pronen shteterore te perbashket,e vodhen pronen private,zevendesuan teorine e luftes se klasave me teorine Perca e Sundo mbollen kudo vella vrasjen, e vrane dhe e prene kete popull duke e shperfytyruar ate ,vetem per interesat e tyre,per te mbajtur pushtetin e tyre djallezor kriminal e korruptiv.
      Harrojne se ato do kene te njejtin fund,pa perjashtim.

  8. durres says:

    …ju lutem merruni pak me shume,beni me shume presion me shkrimet e juaja per ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit dhe me deklaratat absurde te ketij psikopati ne lidhje me rihetimet pasi te ike Ina Rama. Nuk na mungon gje per te na quajtur Diktature po ndodhi vertete.

  9. nik says:

    bob hand nuk ka qene asnjehere kongresmen ,ai eshte vec stafier dhe pjese e stafit komisionit helsinki

  10. m.m says:

    ka vetem nje problem:= Sali Berisha ,eshte thjeshte armiku i ndergjegjshem i shtetit shqiptar. E ka mision !

  11. florenc lala says:

    Z.Baze,une doja tju beja nje pyetje:Mjeket e spitalit ushtarak qe dhane deklarata me 21 janar per vrasje nga afer a duhet te ndiqen penalisht nga prokuroria?

  12. Endri says:

    Sinqerisht z.Mero nuk arrij ta kuptoj arsyetimin tuaj ne kete shkrim.Cuditem se si e paraqisni Saliun si te pafuqishem dhe te pamundur perkundrejt institucioneve ne Shqiperi.Ne keto shtate vjet Saliu eshte bere me shume se nje sulltan,ka vrare e ka prere cfare i ka dale perpara,eshte bere pronar i jetes,pareve dhe pronave te shqiptareve,i ka vene nen sherbim ose nen terror te tij te gjithe ata qe kane per detyre ta kontrollojne dhe ndalojne ne mbrapshtesite qe ben.Me nje fjale e ka shkerdhyer para e prapa kete vend dhe kete popull.Me gjithe sa ka bere e po ben ai ne fakt duhej te ishte nje kryeminister i dobet,qe largohej me lehtesi nga pushteti.Por ja qe e pati nje fat te madh dhe ky ishte Edi Rama,kryetari opozitar burracak,frikacak dhe peng i kapjes prej interesave personale.Fale tij Saliu jo vetem rri kryeminister,por sa me shume shton krimet shton edhe pushtetin kur duhej te ndodhte e kunderta.Mjafton te lexosh qe sot nderkombetaret jane akoma vetem tek dyshimi per aftesine qeverisese te Berishes ne nje kohe qe vetem nje e dhjeta e krimeve qe ai ka bere do te mjaftonte per ta larguar vite me pare,per te kuptuar se sa e papranueshme,e deshtuar dhe e pashprese eshte alternativa e Rames.

    1. Blerina says:

      e ke gabim Endri, sepse po te ishin zgjedhjet e 2008 te drejta, Sala nuk do ishte me ne pushtet po koalicioni i se majtes. perfshi ketu dhe faktin qe LSI-ja e la ne bese. prandaj nuk eshte se populli nuk e beson Edi RAmen, por eshte SAliu qe vjedh vote dhe ben pazare prapa kraheve.

      1. Artan says:

        Blerina,e para Rama duke mos kandiduar ne 2008(qe te mos rrezikonte asgje per vete)dekurajoi shume nga votuesit e tij,pra mori me pak vota se sa kishte mundesi te merrte dhe e dyta ne se te vidhet vota nga nje kryeminister vrases mafioz sic edhe ndodhi faktikisht,nje lider i vertete politik ose nuk i njeh zgjedhjet ose dorehiqet si i paafte,por jo te hiqet zvarre per 2-3 vjet me lloj-lloj takticizmash te cilat deshtuan te gjitha.Mos harro qe koston e gjithe ketyre viteve qe vazhdojne nen sundimin e Saliut e vuajne njerezit e thjeshte dhe jo Rama me ata qe e rrethojne se ata i kane ne rregull punet e tyre.

  13. landi says:

    Kush ka sy ne balle, i huaj apo shqiptar, e ka marre vesh qe saliu eshte diktator. Por miqte e paguar te saliut akoma kane shume peshe prandaj dhe opozita nuk duhet te genjehet serish se saliut po i numerohen ditet. Per te kuptuar kete, mjafton fakti se 3 kriminile qe vrane protestues dhe zhduken provat, u shkembyen me 3 imunitete deputetesh opozitare. Pra, kerkesat e saliut vazhdojne te plotesohen si te ishte saliu hero i demokracise qe duhet ndihmuar te rrije ne pushtet, nderkohe qe ka vazhdon te shkelet opozita e gjaku i te vrareve.
    Opozita duhet te vazhdoje te insistoje ne kerkesat e artikuluara keto dy dite, per nje hetim gjitheperfshires, i cili te perfshije gjithe urdheruesit, dhe gjithe penguesit e hetimit. Opozita gjithashtu duhet tu kerkoje ambasadoreve te adresojne sulmet publike te saliut ndaj prokurorise. Nuk mundet qe keto sulme e kercenime te kalojne te paadresuara, teksa jane kaq publike e po aq te denueshme. Patjeter qe mbeshtetja e prokurorise eshte nje qasje shume e pamjaftueshme, karshi ketyre sulmeve qe sic u shpreh i nderuari Withers, nuk ndodhin ne asnje vend tjeter.
    Opozita duhet te leviz nga qendrimi i vete i nenshtrimit ndaj saliut, e mos te ushqeje veten me legjenda per regjistrime te saliut te rikuperuara e ultimatume qe s’ekzistojne.
    Perndryshe drejtesia e demokracia marrin fund kete vit. Ceshtja e prendit ka rrjedhoja shume te renda. Me mbylljen e ceshtjes se prendit, nuk mund te rihapet kurre ceshtja per urdheruesit. Sepse nqs gjykata vendos per prendin se ai ka gjuajtur na ajer e plumbi ka kryer rikoshet, atehere ky vendim nuk lejon hapjen e hetimeve mbi urdheruesit e prendit, duke qene se urdhri per te shtire mbi turme do jete inekzistent nga vendimi i ceshtjes prendi.
    Prandaj opozita duhet ta marri maksimalisht seriozisht kete moment, e jo te genjeje qe drejtesia po nuk u vu sot, do vihet nje dite tjeter. Drejtesia po s’u vu sot, sdo vihet kurre, dhe kjo eshte e pafalshme per opoziten.
    Bllokimi i institucioneve apo cfaredo lloj qasjeje tjeter qe i jep fund njohjes se qeverise e parlamentit, jane te vetmet zgjidhje. Perndryshe 21 janari do perfundoje si ceshtja e ilirit, e 2013-a si 8 maji.

  14. Antikorrupsioni says:

    Sot te tv Ufo Berisha foli hapur, tani ai nuk fshihet dot pas gishtit per ate “puci vazhdon, ate e ka bere Presidenti ne bashkpunim me Kryeprokuroren dhe Edi Ramen. Ai tha se kjo padyshim do te hetohet nga nje tjeter Prokurore! Ndersa per fshirjen e serverit e justifikoi qe fajin e ka kompania qe i ka istaluar, por nje ankth dhe zbehje i ra ne fytyre, se une tha nuk e dija qe mund te rikuperohej. Ky eshte ankthi me i madh i Berishes?! A eshte Berisha me ze e figure kur dha urdher per vrasje? Ai duket qe nuk do te beje drejtesi dhe vazhdon te beje presjon mbi prokurorin. Provat jane te mjaftueshme,por Gjykatsit e nenshtruar nuk duan te japin drejtesi. Atehere do te dali e verteta urdheruesit kryesore, ujku plak i plagosur qe fshiu filmin nga serveri . Ai ka frike nga rikuperimi? Kjo eshte prova e fundit per te arestuar vrasesin e vertete! Qe shpirtrat e te reneve te prehen te qete , dhe jetimet te riten te lumtur ne nje shqiperi me te mire, ashtu sic e meritojne gjith Shqiptaret te cilet meritojne nje qeverisje me te mire duke i thene NDAL cdo diktature!.

  15. Petro Guri says:

    Elinor Bahiti ka plotesisht te drejte ne sugjerimin e vet, qe tashme eshte kthyer nga te gjithe ne nje refren. “Analistet e prokuroret popullore” e kane dhene verdiktin e tyre. Nuk ka rruge tjeter. Ndrio i Gardes (qe s’ndryshon fort me Ndrion e “Udhes se shkronjave”)ka marre urdher te apeloje. Jo 4 vjet, po edhe 40 vjet, po te jete Saliu ne pushtet, nuk ka as hetime as fajtore para gjyqit per 21 janarin 2011. Kerkesat qe vuri BE, opozita po i zbaton nje per nje, me korrektesi. Po ndryshimi nuk vjen vetem nga njera pale. Vini re se si u zgjodh I.Totozani dhe B.Les(c)kaj, nje shembull. Vini re se c’thote Mesila Doda? Ndryshon prej “kape prej zhelesh”, ose “fajin e Ka Saliu qe s’ia futi plumb ballit”. I vetmi ndryshim do te vije prej votes se lire, me nderhyrje ose koncensione te zgjedhjeve nga nderkombetaret.
    Meqe e hapem kete ceshtje di gje kush se cfare po ben nderkohe (jo ne shtrat, natyrisht) FERDIDANT PONE, kryemafiozi, shefi i fallsifikimeve dhe i mashtrimeve elektorale te PD-se tash thuajse 20 vjet? E di opozita se perse eshte (ri)mbushur administrata me ardhetare rishtas. Isha sot ne Zyrat e Punesimit, afer MPJ dhe zot, cfare me pane syte. Ishte mbushur me ish-administrator votimesh, sidomos nga rrethet, pragpensioniste, qe s’benin gje tjeter vecse luanin dosjet, gjasme se po punonin dhe silleshin ndaj njerezve si bajraktare, si badigarde pub-esh.

  16. geri says:

    Z Mero je shume modest kur thu se sali berisha e ka hal presidentin Topi.kur ne te vertete ti ma shkrimet e tua ja ke nxi jeten saliut, me siguri te departamenti shtypit nga kater punonjes qe mund te kete njeri eshte vetem per gazeten tema.

  17. Koz says:

    Per fat te keq publikimi sot I gjithe detajeve te prokurorise/FBI eshte ne rastin me te mire miopi profesionale dhe I shkon per shtat vec Berishes pasi do te pretendoje neser (dhe para gjykatesve te tij te tredhur e maskarenj) se eshte prokuroria dhe pucistja Ina Rama qe I Kane dhene keto dokumenta medias opozitare duke krijuar keshtu klecka proceduriale qe ti line te lire kriminelet qe Kane urdheruar per te qelluar mbi disa shqiptare te pafajshem qe te terrorizojne dhe mbajne nen dhune gjithe popullin.

  18. Mallakastrioti says:

    ::Mero si gjithnje Realist, dhe Blirant(Jo per kompliment e meritoni dhe kom)…por une Mendoj
    se Sali Vicidollovici , eshte gati ti shpalle Lufte edhe Vete “Ufove”,mjafton qe keta te fundit ti thone, Berishes,,se ti je “Monster”…ect….lol

  19. Prel Dedaj says:

    Z MERO pend eshte lufta me mire qe i behet keti pushteti qe ka humur ligjimitetin.edhe njeher te falndroj per guxim qe ke treguar gjate viteve te veshtira qe kur kjo band ka marr dretimin e vendit,everteta eshte se ky eshte nje lloje animals qe nuk e kupton,nuk lexon,nuk ndegjo,nuk shikon,nuk mendon,por vetm she anrra ne dille.eshte shpreje popullore qe thot problemi nuk eshte se kaloj mini ne mustak nje her por e bane rruge dhe te tjerte.nje nga arresyet qe ky njeri vepron keshtu eshte se as nje persone nuk eshte denuar ne shqipri per krimet e kryer ne kohen e komunizmit.dhe as per vitin 97 as kush nuk undeshkua per miljarda lek te humbra miljard objekte te demtuara dhe afe 5000 jet njerzesh te humur dhe as nje denim per pergjesit te asai katstro nje zore nga njerz te pa denjte,qe kaqe kret e mundshme per ta shmagur.por ajo ndodhi vetem per mos te dorzuar karriken e pushteti,ne se dhe ksaj here nuk do behet drtesi qe me duket shum e veshtir,pra doket te tjera viketima te pa fashem.Zoi e ndimoft Shqiprin.

  20. Albert says:

    Ky monster qe i bie hasha ligjit tash 20 vjet,qe s’ka treguar respekt per asnje funksionar publik te asnje institucioni te pavarur e kushtetues,sillet keshtu sepse nuk e ka kurrfare gajle njeriun,individin shqiptar,nuk do t’ia dije per shqiptaret,si individe dhe si popull e komb. Mos prisni qe kete ta shpalle hapur.Por sjellja prej gangsteri ne kete perfundim logjik te con.Sepse qytetari pa sundimin e ligjit nuk ka as dinjitet as prosperitet,as siguri jete! Ky arsyetim vlen per popullin ne pergjithesi pastaj. Ky eshte nje makine vrasese e ideuar,konfiguruar,kompozuar dhe aktivizuar si e tille qe ne kohen e shetitjeve me varke ne Drilon dhe ne bisedat e gjate rreth oxhakut!….Asgje nuk ndodh rastesisht!….

  21. kristaq says:

    ne vendin tone drejtesia ka marre fund.Eshte e habiteshme qe quhet rrethane lehtesueseqe ai bicim gjenerali e ka pasur pistoleten pa firme.a nuk eshte kjo njearmembajtje pa leje prej tij?Pse denohen qytetaret per armembajtje pa leje?ne cilen rregullore apo ligj lejohen gjeneralet te mbajne arme pa firme

  22. aleksandri i madh says:

    Salih Vucidol Vucidolovici dorezohu.

    Je i rrethuar…. Ti je kriminel….. Ti e ke vendin ne burg…. Tregohu i zgjuar…. Me mire dorezohu sesa te terheqin zvarre ne rruget e Tiranes….. o kriminel….. o anti-shqiptar….. o grekofil….. o serbofil…….
    Ti je tashme limon i shtrydhur….

    1. mentor says:

      Shko vizitohu o i ndal nga trute!

  23. fox says:

    Cfare po ndodh sot ne shqiperi eshte thjesht nje film me mafie i hollivudit , vecse aktoret jane reale,njerzit e vrare jane reale,godfadheri eshte real dhe se fundi dhe agjentet e FBI, dhe kolonelet e ambasadave jane prej verteti
    Kam pershtypjen se zoti Mero e ka gabim qe beson se BOB HANDAT do te bejne dicka kunder Berishes.Megjithese jetoj prej kohesh ne Amerike e njoh me detaje gradimin e MAJORIT BERISHE NGA KOLONELI FAMEKEQ RAJERSON.kur UDB jugosllave ishte partnere me “ambasadoret” e amerikes.
    Kulmi i demaskimit te berishes ne rolin e tij proserb eshte ne lidhjen
    e cuditeshme TOM RIDGE-DAMIR FAZLLIC.
    Shkurt muhabeti mos shpresoni se berisha do hiqet nga amerikanet.(U VERTETUA NE 97′)
    Ai eshte nje dopio gjashte qe i ka ngelur ne dore atyre.Ne shqiptaret
    jemi vetem spektatore KINEMAJE ne shtepine tone dhe nuk mund te ndryshojme skenarin ne kete film HORROR..
    Vetem rastesia ,zoti ose ufot mund te ndihmoje shqiperine …

  24. m,kola says:

    Pikëpyetja per aftësinë e Berishës për të drejtuar vendin eshte gjeja me minimale dhe mikroskopike qe thote zoti Bob Hand.
    Gjeja me kryesore negative qe e karakterizoi berishen per 21 vjet politike ne shqiperi eshte pikerisht paaftesia e tij kriminale per te udhehequr nje shtet demokratik dhe ligeshtohem shume kur shoh keto
    dipllomate qe po tallen me nje popull fisnik qe i besoi “celsat”
    e shtepise nje aleati si amerika qe me teper se miqesine vlereson
    biznesin dhe ekulibrin e midis shteteve..
    Berisha ka kaluar cdo limit te durimit njerezor dhe keto dipllomate duhet te nderpresin urinimin mbi njerez qe vriten dhe poshtrohen
    per te disaten here..nuk mban me uje pilafi…Kjo eshte hipokrizi kozmike…nje komb i prere ne bese…turp..

  25. ALBAN DEGA says:

    NJE ARESYE ME SHUME PER ARRESTIMIN NE FLAGRANCE TE SALI BERISHES….

    KRYEKZEKUTORI SALI KADAFI THOTE QE HETIMET PER MASAKREN E TIJ TE 21 JANARIT DO TI KRYEJE KRYE- PROKURORI I RI SALI KADAFI !

    CFARE PRET INA RAMA !?

    – Pse nuk nxjerr urdherin per arrestimin ne flagrance te Sali Berishes !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Guxim prej te cmenduri

    Sot kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, nepermjet zedhenes se se tij ligjore kre nje shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise qe e ka kthyer ne nje lecke pa asnje vlere ne mbrotje te sundimit te tij despotik, kusar dhe vrastar.
    Me nje guxim prej te cmenduri, me nje logjike prej psikopati, me nje zjarrmi prej despoti te kapur ne flagrance nga mbreti boteror i hetimeve Byroja Federale e Hetimeve- FBI-ja amerikane
    ( nje keshille gjuhesore per liderin e opozites Rama : Investigim ne shqip do te thote Hetim) ai kercenoi jo vetem opoziten, presidentin por edhe prokuroren e pergjithshme te Shqiperise Ina Rama.
    Sabotuesi me i madh i drejtesise shqiptare, prishesi me i madh jo vetem i provave, por edhe protektori e kryekzekutori de jure e de facto i 21 janarit 2011 sic e kam shkruar e denoncuar publikisht qysh ate dite, nuk heziton te kercenoje perseri e perseri kryeprokuroren dhe gjithe Boten, pershi edhe FBI-ne e Ambasaden amerikan sic veproi para dy ditesh, per sabotimin dhe vonimin e hetimeve te asaj tragjedie tjeter te tij.

    Sabotuesi therret kapni sabotuesin !

    ” Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi” thuhet ne deklaraten cartane te Sali Berishes te lexuar keq nga zedhenesja e tij para mediave.
    Po cfare mase, cfare veprimi konkret ligjor mund te ndermarre Prokurorja e Pergjithshme kunder krye-organizatoreve, kunder kryesponsoreve, kunder krye- regjizoreve te masakres se 21 janarit 2011 qe jane pikerisht Sali Berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Arben Imami, Jozefina Topalli… dhe krejt ceta e gangstereve dhe kusareve te tij!?
    Cfare mund e cfare pritej te beje kryeprokurorja Ina Rama kur vete Sali Berisha, sic e pohoi pardje me gojen e vet po Sali Berisha urdheroi policine qe te mos arrestonte asnje gardist!?

    Kryeprokurore apo sherife !?

    Mos valle Ina Rama duhej te vishte uniformen e policit dhe te ngjeshte koburen e kaubojses apo sherifes per te arrestuar krye-ekzekutoret e siperpermendur te 21 janarit 2011!? Qe te perfundonte edhe me keq se 4 fakirat paqesore qe i ekzekutoi Sali Berisha nepermjet dores se krye-gardisitit te Gardes Pretoriane te Sali Berishes !?
    Cfare mund te bente e cfare pritet te beje kryeprokurorja Ina Rama apo prokuroret e saj perballe ekzekutoreve te kryekzekutorit Sali Berisha, kur edhe sot kur ata u zbuluan si te tille nga FBI-ja syshqiponje amerikane per vrasje per cilesi te vecanta e ne rrethana te vecanta , gjykata e Sali Berishes i “denon” me arrest shtepie!?
    Pse !? Sepse keshtu ka urdheruar Sali Berisha qe te kene kushte e mundesi me te mira per sajimin e alibive te reja qe te shpetojne kryekzekutorin Sali Berisha dhe ndihmesit e tij te pafjshem Lulezim Basha e Ilir Meta…. E thoni po deshet se ai ndryshon sadopak nga Mubaraku, Ben Aliu e sidomos Muamar Kadafi!?

    Kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje kryeprokurorja Ina Rama kur krye-kusari numer dy pas Sali Berishes, Ilir Meta, i filmuar ne flagrance ne kamera para syve te 10 milione shqiptareve nga zevendesi i tij politik e qeveritar Dritan Prifti shpallet, i denoncuar e kapur mat edhe nga tabalutat telefonike te zbuluara nga prokuroret e “Silvia Kondit” shqiptare, ic e pat quajtur Tano Karidi shqiptar Sali Berisha vete, shpallet i pafajshem!?
    Pse!? Sepse ekspertet e paguar nga Sali Berisha, Ilir Meta e “ceta e gangstereve” te tyre me parat e taksat e shqiptareve shpallen te pavlefshme videot e flagrances se tyre, qe eksperti i FBI-se amerikane i kishte shpallur si plotesisht te verteta!?

    Raporti i tru- lopes se Skraparit me trute e Harvardit

    E ndersa kryeksperti amerikan u pagua me vetem 5 000 dollare amerikane , sepse kaq para i ka dhene Berisha dhe gangsteret e tij prokurorise shqiptare qe sot e akuzon, ekspertet e tij dhe te Ilir Metes u paguan me 35 mije euro te taksave te djerses dhe mundit te shqiptareve fakira.
    Pa llogaritur milionat dhe vilen e Ilir Metes dhurate per avokatin e tij ish- prokuror xhelat komunist !? Para kusarie e para vrastarie !!!
    A e pate e degjuat zevendes- Padrinon e Sali Berishes, Ilir Meta, si festonte “pafajesine” e tij duke thirrur me sa fuqi kishte per fitoren e kusarise berishiane perballe drejtesise se kapur po nga Mafia berishiane me rezultatin 5:0 !?
    Fitorja e Ilir Metes dhe kusareve berishiane ndaj drejtesise shqiptare nuk eshte 5:0… Jo! Sic e tregon raporti i pagesave ajo eshte shume me larte. Eshte fiks 10:1. A nuk eshte kaq raporti i pageses se ekpserteve nga Mafia berishiane me ate te ekspertit amerikan te paguar nga drejtesia dhe prokuroria shqiptare e lene fakire nga e njejta Mafia!?
    Por Ilir Meta aq tru ka ! Aq tru sa te kapet ne flagrance si lope Skrapari nga zevendesi i tij me tru Harvardi

    Fitorja 10:1 e Mafias berishiane me drejtesine

    Ky eshte edhe raporti i pagesave qe ben shteti dhe Mafia edhe ketu ne SHBA!!! Vecse ne Shqiperi jane nderruar rolet: Shteti qeveria eshte Mafia e gjithpushtetshme. “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic shkroi “The New York Times”. Jashte kontrollit te ligjit por krejt nene kontrollin e urdherat e Saliqit!
    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia shqiptare kur Padrinoja i Shqiperise Sali Berisha dhe kusaret e tij Meta e co. vjedhin hapur votat e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011 ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe te ambasadoreve… dhe ben ligjin me vota te vjedhura per te vjedhur, per te vrare, per te gjakosur e per te nakatosur nje vend te tere sic vepron Sali Berisha … E hajde mos e quaj Sali Berishen Muamar Kadaf po deshe !?
    Cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia e kapur nga “Mafia qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne zbatim e ne mbrojtje te ligjit kur i vetmi ligj qe urdheron e zbaton Sali Berisha dhe gangsteret e tij ne qeveri apo afer saj eshte “Ligji jam une” i Luigjit te 14-te… E hajde dalloje Sali Berishen nga Muamar Kadafi apo Kim Jon Il-i !?

    Kur kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama perballe kesaj cete krye- ekzekutoresh e krye- kusaresh, hajnash e kryehajdutesh qe cirren dite e nate me sa fuqi kane “Kapeni Hajdutin !”
    Sidoqofte me lind nje pyetje e thjeshte edhe per Ina Ramen: Cfare pret!?
    Pse nuk e arreston ne flagrance qytetarin Sali Berisha sot kur perseri kercenoi publikisht se jo vetem ju do merrni denimin e merituar pse vonuat, lejuat te prishnin provat e urdherat e ekzekutimit de jure te qindra shqiptareve e de facto te 4 prej tyre me 21 janar 2011 qe kishte dhene vete Sali Berisha e de jure 11 prej tyre e njerin prej tyre de facto e kishte ekzekutuar kryegardisti i tij Prendi!?
    Pse nuk zbaton e mbron Kushtetuten e ligjin shqiptar qe cdo qytetar eshte i barabarte para ligjit, si qytetaret shqiptare te ekzekutuar ashtu edhe krye- ekzekutori i tyre Sali Berisha, qe merr guximin e cmendur jo vetem te urdheroje ekzekutimin e tyre, por edhe te kercenoje kryeprokuroren e Shqiperise sapo ne saje te syshqiponjave amerikane te FBI-se fillojne te zbulojne petet lakrorit te terrorit shteteror te Sali Berishes dhe bandes se tij kusare e vrastare me 21 janar 2011!?
    Nuk eshte vetem krimi mbkaber i 21 janarit 2011. Eshte nje liste e gjate krimesh te pazbuluara e te pa ndeshkuara te tij: 2 prilli 91, katrahura kombetare e 97-es, nxjerrja ne prite e Azem Hajdarit dhe grushti i shteti i 14 shtatorit 98, Gerdeci i 15 marsit 2008, vrasja ne gjueti shtrigash e Kosta Trebickes dhe ekzekutimi ala Al Kueida i Aleksander Kekes me 18 qershor 2009…!?

    Mbrapsht edhe per se vdekuri !

    Pse nuk zbaton Kushtetuten e ligjin shqiptar Zonja Kryeprokurore e Shqiperise!? Pse nuk nxjerr urdher arrestin, pse nuk arreston ne flagrance qytetarin Sali Berishen, Tano Karidin, krye- Padrinon dhe Il Capo dei Capi te Mafias qeveritare shqiptare me vota te vjedhura !?
    Si cdo kriminel ai eshte nje frikacak, nje tiger prej letre… Eshte prej Berishe… Ulerijne shume… por nuk kafshojne! Jane vertete tigra prej letre. Edhe kur mbyten ne lume duhet tu kerkosh kufomen perpjete e jo teposhte, themi ne tropojanet… Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht!
    I njoh shume mire… Jam nip Berishe
    Cfare pret Ina Rama!? Beju, futu ne histori perjete si Silvia Kondi shqiptare !?

  26. ALBAN DEGA says:

    SALI BERISHA ARMIKU ME I MADH I POPULLIT SHQIPTAR ( Updated )

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Pse!? Sepse ai qeveris sot me votat e vjedhura popullit te vet.
    Kjo eshte vdekja e demokracise dhe shtylla e autokracise!
    U vodhi votat ashiqare qe tu vidhte pasurine.
    U vodhi votat qe tu vidhte e sakatonte te sotmen!
    U vodhi votat qe tu vidhte dhe rrenonte te ardhmen!
    E vetmja arme e demokracise eshte vota e lire dhe e barabarte e popullit… Rrenja e fjales demokraci eshte populli, demosi.
    Nese ketij populli, demosi i vjedh voten i ke vjedhur shpirtin, i ke vjedhur vullnetin e lire, i ke vjedhur jo vetem te drejten themelore te njeriut, por i ke vjedhur edhe shpresen per nje te ardhme e per nje jete me te mire, qe e shpreh me voten qe ua vjedh Berisha dhe banda e tij e kusareve.
    Ai u ka vjedhur e u ka vrare demokracine!
    Cfare i mungon Shqiperise sot, kur gjysma e ketij populli eshte detyruar te marre arratine dhe shteti me rritjen me te larte te popullsise ne Bote shenon vetem renie te saj…
    I mungon pikerisht liria dhe demokracia, qe ia ka vjedhur kusari me i madh, vrastari me i madh ne historine e Shqiperise, Sali Berisha!
    Si i tille Sali Berisha eshte armiku me i madh i shqiptareve, i popullit te tij ne historine e Shqiperise!
    E vetmja rruge per rivendosjen e demokracise sot jane zgjedhjet e parakohshme, duke garantuar moscenimin e votes se lire, te fshehte dhe te barabarte te cdo shqiptari qe ka te drejt te votoje ne baze te parimit te shenjte nje votues nje vote !
    Perndryshe me theqafjen qe ka marre Sali Berisha do ta gremise bashke me vetveten edhe Shqiperine, sic veproi ne 1997-en!

  27. luis says:

    Nje sugjerim te dashur miq te ketij forumi.Kur te shihni ndonje koment nga ato cecenet e Saliut ju lutem mos u merrni me to sepse ato thjeshte jane budallenj dhe pa piken e kultures prandaj eshte mire qe pas cdo komenti te tyre te perdorni shprehjen pjerdh se do shfryhesh se u shkon per shtat se argumentat nuk jene per kokat e trasha te tyre.

  28. besniku says:

    Do tu tregoj nje histori te vertet.Ne vitin 1996 punoja nje nga zyrat e policis.Me thon se dikush te kerkon me u takue me ty me cdo kusht pas thote e kam shok. pys si e ka emrin,me thon emrin dhe ukutova se kush ishte, nje shok qe se kish pare per 10 vite.vendosa ta pres ne zyre dhe i poresita nje kafe per ta respektuar.Fillum te flasim per kohe qe sishim pa. pa pritur nderhyri dhe me thote pse e ke kete fotografi ae aty largoje shpet etj,,,,,,,,.me thene te vertetn u ndjeva shum keq dhe thash me vete se ky e paska humur gjykimi.dhe ndrhyra per ta bindur duke Iu shprehur se nuk eshte mire te flash keshtu pas dhe ju jen nga tropoja,I mu pergjigje se pre familjes tij eshte djegur dy her Malsia e Gjakoves. I e kuptoj se une u fyva shum dhe me thote me fal por ky eshte mendimi im.me vertet ke mik timin nuk ka takur me pas asa dite.por nje vite nuk kloje dhe udogje gjith shqipria.ATE, MUKUTUAN FJALET E MUJES.

  29. Bilo says:

    22 vjet me saliun akoma nuk na mbushet mendja ne shqiptareve,jemi pak me zhvillim te vonuar,eshte nje cerek shekulli padron dhe 40 vjet sekretar servil i PPSH se ,dhe ne kemi ende dyshime per kete MONSTER????

  30. brace says:

    Eshte e pa arriteshme qe nji komuniste,ekstremiste sic eshte tropojani,diktatori paseardhes i denje i dulle by… qi… e ramiz karapusht kriminelit,te njohe shtetin demokratik,te njohe istitucionet e pa variura,e te njohe Presidentin e republikes,si koka e shtetit SHqipetare.Prandaje dhe bene kyte propogande mashtruese,dhe intrigat e pa fundeme te tija kundra ktyre istitucioneve,pore duket se eshte nji shanse,keshtu ti merre Zoti mendet,e te munde zollumi,ky se bashku me grupin e tije bllokeqene kane vjedhur,vrare e kryer shum krime ,duarte i kane te lara me gjake,erdhi momenti qe kta te largohen,tragjikishte e te harrohen emrat e ktyre antishqiptarve,gjakatare e vrases,edhe tropojani do te hyne ne historin e dulles e ramiz kriminelit,diktatoret edhe varrin ta kene afer,njeri tjetrit,qe sa here ti shohin shqiptaret,ti beshtyjne edhe te vdekur,keshtu e meritojne.

  31. vlora 1 says:

    Saliu nuk i njeh institucionet se eshte zhytur ne M…t deri ne fyt.Ky eshte psiko i rrezikshem edhe per lagjen,ndersa ne e kemi KRM.Fatkeqesi per shqipetaret.Ah moj Sheqere qe na i ngece ne dere…

  32. BARO CORROGJAFI says:

    EDHE DITEN ME DIELL SALI BERISHA SHEH ENDRRA ME ARMIQ,KUR EDHE VETE E DI QE ESHTE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE.PER ‘TE TE GJITHE JANE ARMIQ. POR A DO TE KETE NJE DITE QE SHQIPERIA ,KY VEND I BEKUAR ,TE SHPETOJE NGA SALI BERISHA.KEMI DEGJUAR ,QE NE BOTE KA DHE FEMRA ” ME BOLE “.A DO TE KETE DHE INA RAMA ” BOLE ” DHE TE ARRESTOJE KETE ARMIK TE RREZIKSHEM TE SHTETIT SHQIPTAR ,ME EMRIN SALI RAME BERISHA ?

  33. lili says:

    Zotni bH tregon sot hapur ate cka ne e dime prej shume shume vite:paaftesine e Berishes per te qeverise.
    problemi nuk eshte i jone se ne as nuk e kemi votuar(as nje e katerta nuk e ka votuar)po problemi eshte tek nderkombtaret e sidomos te amerikanet qe kane investuar kaq shume tek nje deshtak kriminel.
    kuptohet se amerikanet nuk duan ndoshta prape nanon ne qeveri,po ka mundesia tjera,ka shqiptare qe as PDne as PSne nuk e votojne,bile jane mbi 50%,edhe sigurisht sot ma shume…
    ndoshta sot ne duhet bash me berishen te denoncojme edhe perkrahes nderkombtare te tij ne rastin e 21 januarit apo gerdecin,apo remzi hoxhes(a nuk eshte cudi qe angletera le te avulosut nje kriminel si kumbaro,i cili shkeli jo vetem ligjet shqiptare po edhe ato angleze)

  34. xhevit says:

    I dashur Mero juve keni qene miku i Berishes por tashti mase keni zene mente dhe ti luftoni keta hajdute qe i kane bere gjemen ketij populli duke e vjedhur duke i vrare qe kane 20 vjete qe po tallen me te vete keta kane para edhje sterniprit e tyre dhe populli vuan per nje cop buk

  35. REALIST says:

    Jo Z.Mero,mendoj se duhet thene me qarte!
    Sali Berisha dhe Fatos Nano,dhe Ed Rama dhe Djali seksi i Hollandes Basha,jane nje klike qe rrenjet i kane qe nga 1943,kur Anglo Amerikanet firmosen me Enverin qe ai me mbeshtetjen e tyre,do te ishte mbreti i Shqipetarve,dhe nje faktor destabiliteti per ballkanin ne duart e tyre.
    Kujto largimin e Ruseve nga Pash Alimani,verete kishin BYTHE shqiptaret per ti mbajtur peng 4 nendetese RUSEVE ne ate kohe si NATO sot dhe bla bla bla bla…????
    KLIKA Enveriane me perfaqesuesit e sotem,po bejne nje ROTACION me ndihmen serisht Anglo Amerikane,per te vene ne krye RAMA-BASHA,sipas merreveshjes se TRIESTES.
    Vertet mendoni se USA po te doje nuk e ben POILICIN e ballkanit Shqiperine per 24 ore ????
    Po ateher PSE nuk e ben ???

    1. ? says:

      ke vene nje emer REALIST qe eshte e vetmja gje qe nuk e ke..je shume shume konfuz..sa qe nuk mund te replikoje njeri me ato qe ke shkruar..te shkuara!

      1. elinor says:

        @?; nuk ka qeveri qe i zberthen mendimet e unRealistit

  36. tironci says:

    perfekt MERO si gjithmone …
    nje fjale e urte thote po ma fute heren e pare eshte faji jot se une te besova ..
    e po ma fute per se dyti eshte faji im , qe te besoj me ty ..
    kshu ka ndodh edhe me sali berishen .. e provuam ne 1997 ..
    .POSHTE DIKTATURA berishiane .. poshte ky monster e felliqur .. poshte ky jashteqitje e kombit SHQIPTARE ………

  37. deni says:

    Realist,
    Nuk e di se cfare moshe keni,por, gjithsesi jeni shume objektiv ne ato qe shkruani, me vjen keq per ato komentues qe nuk e vleresojne inteligjencen tende. Urime edhe nje here per komentin!

  38. Qitesi says:

    Mero nuk gjej fjale te pergezoj per kurajon dhe analizen si gjithnje brilante—-,me duhet te them dhe nuk besoj se edhe ti te mos keshe info se ka nje lobe te paguar ne menyr te majme ne USA te udhehequr nga hebrejt!!!!! per te suportuar salen por dhe thacin ne pushtet,jo rastesisht jane ne nje linje kur krahasojn ngjarjet ne deklaratat e njeri tjetrit????.Por qe po diskretitohen nga dita ne dite,ka historira paresh te ndyra ne shuma marramendese,dhe kjo nuk eshte rastesi??? qe sala ne nje vizit para do kohesh ne Izrael hodhi lume deklaratash pro Qendrimit hebre ne njohjen e shtetit Palestinez,qendrim qe e tejkalon dhe ate te vete te zoteve te gjithve na ben pershtypje ??? dhe kujto ketu Vendin tone nje shoqeri me shumice myslymane??? Eh sa gjera i marrim serizisht ne shqiptaret, per fat te keq sala ka hedhur me mijra metrokub pare tek te huajt per kete pushtet krimi qe dhe nje medioker e ka kuptuar prej kohesh—-Gjithshka eshte ne dore te pupullit. Opozita po fle gjume letargjik dhe kjo ka kohe qe shihet .Mendoni per nje cast c’fare do bente saliu po te kishte ekspertizen e FBI ne dore????,do kishe sote viktima pa mase djegje dhe shkaterime viktima nga njerzit e vuajtur qe per luks te dite kane vetem BUKEEEEEN??

  39. orizioti vlore says:

    DO TE ISHTE MIRE QE TE PERDORJE FJALEN CIFUT,SEPSE KESHTU JEMI MESUAR QE TI QUAJM.CIFUTET,KAN MARRE TASHME NGJOLIN NE ORIKUM(LIQENI MBI PASHALIMAN),DHE JANE GATI QE TE FILLOJNE PUNIMET NE PJESEN PERENDIMORE TE KARABURUNIT(projekti perfshin mbi 800 vila 2 kateshe).VAZHDONI QE TE SHANI ZOTIN KRYE minister POR KENAQESIA ESHTE E MOMENTIT,ME MBAS CFARE DO TE NDODHE KUSH DO TE NA TERHEQ ME LITAR ? MUSOLINI THONTE PER ITALIANET NUK ESHTE E VESHTIRE QE TI QEVERISESH POR ESHTE E KOTE,KURSE NE HUMBIM KOHEN ME TE SHARE APO ME TE MBURRUR SIMBAS INTERESIT PERSONAL,PER ATE TE TE GJITHEVE KUR DO TE FILLOJME QE TE MENDOJME DHE TE FLASIM?????

  40. tomori i beratit says:

    O MERO TRIMI.Jam i sigurt qe emri yt i del çdo nat ne ender psikopatit dhe ai terbohet,ulerin,shan,flet perçart,eshte bere si i dyt(Le qe ai keshtu ka lindur).TE TE LUMTE DORA O FLAMURTARI I SE VERTETES NE SHQIPERI.

  41. REALIST says:

    DENI,
    Populli shqipetar do te vazhdoje te vuaje dhe ne ardhemen sepse:Nuk ka MEMORIE,dhe pret gjithmone nga te huajt per ti sjelle buken ne tavoline.
    Per ata qe mund ti keqkuptojne shkrimet,mund te kontaktoni stafin dhe do ju dergoj ne email fakte tronditese qe dhe me miopi do te ndryshonte mendje menjehere.
    Ndjese stafit te Gazetes,se dhe pak u kthyem ne nje chit chat forumesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje