Një “mercenar në dispozicion”

24 Janar 2012, 22:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Genc Pollo po përpiqet të bjerë në sy të Berishës. Prej vitit 2005, kur u kthye kokulur në zyrën nga ku doli në periudhën e artë të korrupsionit të Ilir Metës kryeministër, duket se ka parë punët e veta. Në Ministrinë e Arsimit për tre vite do të mbahet mend si ministri, i cili vendosi kontakte personale me biznesmenët e arsimit, ai që hapi dhe legalizoi dhjetëra deri në qindra kioska- universitete kundrejt pareve nën dorë, dhe që nuk arriti të linte përfundimisht asnjë gjurmë zyrtari apo politikani në atë Ministri. Më pas u afrua në ndërtesën e Berishës dhe pranoi të merrte një post sa për të bërë para. Përpjekja e tij e fundit për të rivalizuar deri dhe me Familjen Berisha, dështoi dhe u detyrua kokulur t’ia jepte tenderin biznesmenit të Familjes Berisha, edhe pse mobilizoi disa media rrotull qeverisë të shpallnin Olldashin të korruptuar dhe atë të pastër. Në fund të tri palët, gazeta zhurmëmadhe, Olldashi dhe Pollo ranë dakord se të dy tenderat, edhe ai i Olldashit, edhe ai Pollos, i takonin Berishës, ndërsa gazeta mori një reklamë 32 faqe nga “ministri i korruptuar” Olldashi, që do të thotë rreth 5 mijë euro në ditë.

Pas kësaj Pollo duket se ndjen një lloj paniku mos Berisha i ka mbajtur mëri. Po bën ç’është e mundur t’i bjerë në sy, se dhe ai mund të përdoret në zallamahitë politike të Berishës. Statusi i tij si “dezertor në dispozicion” duket se po e tremb dhe po bën ç’është e mundur të duket se është në krah të Berishës kundër gjithë atyre që i sillen nëpër këmbë. Dhe e dha provën. Sulmoi Bamir Topin si president që bën emërime me pare në gjykata. Është goxha akuzë, dhe, kur artikulohet nga një ministër kundër një presidenti, në çdo vend normal bëhet tërmet. Ose njëri ose tjetri duhet të ikin. Ky e tha ashtu si nëpër dhëmbë, si me gjysëm zëri, aq sa të dilte në një titull, sa ta lexonte Berisha e të thoshte se e bëri dhe ai një punë. Presidenti iu përgjigj prerë, duke kërkuar të provojë akuzat ose të japë dorëheqje, por Pollo nuk po flet më. Nuk është se ka marrë përsipër ndonjë betejë dhe as i ka shkuar në mëndje të gjejë fakte për emërimet abuzive në gjykata me lek. Të tilla dhe unë besoj se mund të ketë, edhe pse nuk kam të dhëna që presidenti bën emërime të tilla. Ka plot njerëz në këtë sistem që ofrojnë shërbime të tilla. Do të ishte një mrekulli që Pollo, Berisha, Olldashi, Halimi apo çdo zyrtar i lartë i shtetit të bënin shembull një rast të tillë, që me siguri ekziston. Por kjo s’ka për të ndodhur kurrë për arsyen e vetme se parimet e tyre nuk kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe as me pastërtinë morale, por me përpjekjen për t’i hyrë në zemër Berishës. Ata nuk mund të duan dhe nuk mund të bëjnë kalë beteje, atë kalë nga i cili Berisha është rrëzuar qysh kur familja e tij theu rekorde duke vrarë nga makutëria për të vjedhur. Sëra e Pollos duan thjesht të hedhin nga një gur mbi armiqtë e ditës të Berishës për tu përfillur prej tij.

Në rastin konkret gjesti i Pollos është dhe më i lig. Ai ka zgjedhur të sulmojë një disident të Berishës, një njeri që po e sfidon Berishën në elektoratin e vet dhe që është momentalisht njeriu më i urryer për Berishën. Është ai që i ka humbur qetësinë, dhe që pas vrasjeve të 21 Janarit e ka kthyer në një subjekt haluçinant, duke parë ëndrra me një karrige që rrinte gati përballë zyrave të tij, por që nuk ia ka zëvendësuar ende karrigen.

Pollo ka zgjedhur për të sulmuar në të vërtetë atë njeri, modelin e të cilit tashmë e ka siklet, pasi dikur ka ëndërruar vetë t’i bëjë Berishës atë që po i bën Bamir Topi sot. Dikur gjithë pushteti i Ilir Metës u investua ta bënte Pollon një kukull rezervë të opozitës, të zëvendësonte me të opozitën reale, dhe ta kthente Shqipërinë në një mbretëri korrupsioni. Çfarë nuk i dha Pollos për ta bërë këtë! Miliona dollarë, biznesmenë në dispozicion nga ata që sot Pollo i ka lënë rrugëve për bukën e gojës, i dha vulën dhe siglën e PD-së, i dha SHISH, mbështetjen ndërkombëtare, gjithçka… por nuk ia arriti. Cingun, i lig, mendjethatë, skuth, i pabesë, me një etiketë fallco kulture, mosbesues ndaj të gjithëve, ai nuk mund të bëhej askush veçse një spiun ordiner i Ilir Metës. Dhe ashtu mbeti. Bëri ca lek dhe e shtyu deri në 2005 kur Meta po afrohej me Berishën dhe kur ai kokulur u kthye në vathën e tij për të vazhduar të bëjë lek. Tashmë janë të gjithë bashkë.

Si një njeri që nuk ka bërë dot asgjë të tijën në jetë, Pollo ka zgjedhur Bamir Topin për ta sulmuar, pasi aty shikon me ligësi se si mund të ketë shans ëndrra për të qenë opozitar i Berishës. Dhe meqë vetë ka pasur mbështetje paret e pista të Ilir Metës, lekët e drogës dhe trafiqet e fëmijëve siç thoshte Berisha, SHISH, gjyqësorin, vulat dhe firmat e PD-së, biles dhe Ferdinand Xhaferin, dhe prapë nuk ia ka arritur, tani mendon se Bamir Topi duhet të ketë doemos ndonjë gjë prej tyre në favor se ndryshe nuk bëhet partia pa lek. Dhe meqë Bamiri nuk ka pas qeverinë siç kishte Pollo, nuk ka pas trafiqet dhe biznesmenët e pushtetit, i bie shkurt se duhet të marrë doemos para nga posti i tij. Dhe si hajdut mendja i shkon tek emërimet me para, tek ato të cilat ai vetë i ktheu në traditë sa ishte Ministër Arsimi, që e çoi një vend pune për mësues në një fshat të thellë 3 mijë euro.

Nuk mund ta pranojë që një njeri të jetë edhe opozitar me Berishën, dhe të mos ketë marrë miliona për këtë. Nuk e pranon dot që në këtë vend nuk ka vetëm pazare, por dhe parime, nuk ka vetëm pabesi dhe thikë pas shpine, por dhe betejë burrnore. Nuk e pranon dot që është një dështak kokëthatë dhe mendon të vihet në dispozicion të Berishës, duke hedhur edhe ai një lopatë baltë. Sa keq që Berisha ka dy ditë brenda dhe s’del në ekran qysh kurse ka dalë urdhër-arresti i Ndre Prendit. Të paktën ta kish dëgjuar që dhe Pollon e ka me vete në këto ditë të vështira. Këto ditë që i ka plasur buza!

35 komente në “Një “mercenar në dispozicion””

  1. lida says:

    te lumte ajo pene

    1. korcari vip says:

      NE KORCE GENCI ME ANDREA MANON (NJE SPACIATOR I RENDOMTE QE KA SHPERNDARE DROGE PLAZHEVE TE GREQISE) SHKATERUAN ARSIMIN DUKE VENE VLEREN 2000$ PER NJE VEND PUNE. DHE POLLOJA BASHKE ME FARO BALLIUN PLASEN TA VININ ANDREAN KRYETAR BASHKIE PO SJA DOLEN. NGA KJO FITOI VETEM RITKA SE KJO KANDIDATURE SI PELQENTE KETIJ MIRPO DOLI I LARE ME SALEN(KY SI KERKON DOT LLOGARI PER KORCEN) KETA PRA JANE KUQOJA DHE SHOKET E TIJ

    2. ai Burri says:

      Kuqi me i mire ka q… nenen e vet.
      Ca pret nga Pollo “Pula”.

  2. Dean says:

    Muhabet By…q….ash shqiptar.Kete gje kemi bo nder shekuj me te huajt.
    I vetmi ndryshim eshte se,gjate 100 viteve te shtetit Formal shqiptar,tani kemi filu me u Pallu me njeni tjetrin.
    Jo se te huajt kane heq dore nga ekskluzivi i te palluarit te menderes shqiptare,por se tani behet jo me Hapur si 1 here e 1 kohe,por behet pas skene,me qellim qe te mbrojne ”dinjitetin” e Eterve tinzar te kombit ton te menderosur.
    E dhimbshme,por e vertet.

  3. Albert says:

    Tartabiq i kuq tipik! Nje gjakpires i pangopur ky sojsez! I degraduar si njeri,nje nga parazitet e shumte,njeriu hije,gjithmone nen sqetullen okulte te pushtetit,me dremitjen permanente mbi surrat. Prit pastaj te prosperoje ky vend me kesi kerricesh!…Ju kujtohet skena kur Berisha cirrej ne parlament “o rrugecer…”?! Ky pusht ate dite dhe tamam ato ore sapo kishte marre nje shuk te mire paresh(rreth 60 mije euro) ryshfet dhe dremiste ne kolltuk pa ia vene veshin ulerimave te kapos!…

  4. Easter.Island says:

    Mero, ti je Sherlock Holms-i yne.

  5. CAREDOR KARECO prof.dok.micigan says:

    BERISHA KA DY DITE I NGUJUAR SE NUK KA NDONJE FESTE A PERVJETOR AFER..U NXITUA SHUME ME KONGRESIN E LUSHNJES..QOKA ME E AFERT ESHTE AJO E HEDHJES BUSTIT POR DUKET LARG..DERI ATEHERE SIC KANE NISUR PUNET NUK I DIHET
    SEPSE AI PER HERE TE PARE NE KETO 21 VJET NDJEHET “I TRADHETUAR” HAPUR NGA AMERIKANET..
    ESHTE SKIZOFREN I PAPARESHIKUESHEM ..DUHET KUJDES..

  6. Shefqet Cela says:

    Ne gjirizin politik te Sali Berishes levrijne shume zvarranike servile.
    Nje nder ta eshte ky mender minister koti.
    I vetmi preokupim i tije eshte si te bjere ne sy. Nuk ka rendesi pershtypja e qytetareve per te, por vetem i nje njeriu.
    Turpin e ka ngrene me buke me kohe. Tani i ka ngelur interesi.
    Ky eshte portreti i vertete i ketij dykemmbeshi, me syte tek Saliu dhe zemer tek greku.
    Corba e çensusit eshte gatuar edhe me lugen e kesaj montre njerezore.
    Mero Baze! Do te ngelesh gjate ne kujtesen e popullit per çveshjen gollomesh te ketyre monstrave dhe sidomos te shefit te tije; qoftelargut, qe i ka hipur ne kurriz nje populli te tere, si ne prrallat e Simbad Detarit.

  7. Permetaria says:

    Z. Baze si gjithmone jeni i shkelqyer ne analizen qe i beni politikes me te piset qe ekziston ne kete bote. Kam pershtypjen se gjerat po rrokullisen ashtu sic duhet dhe te gjithe keta horra qe na drejtojne po u vjen fundi, as parat qe kane nuk do te mundin tin shpetojne sepse sic thote nje shprehje popullore ashtu sic ke shtruar ashtu dhe do flesh.

  8. MEMEDHETARI says:

    Kur isha i vogel,ne rolin e cobanit,nuk me harrohet nje kec qe me ngordhi sepse “e hoqi barku”,sic tha babai…
    Nuk e di,por tani qe jam rritur,sa here shikoj ne TV Kuqoverdhin Genc,me duket sikur ky “figure”eshte lyer i teri me “barkun” e kecit tim te gjore…
    Kushedi,cdo gje ben vaki…
    Tani eshte dhe moda…

  9. Agim Tore says:

    O Bero ti edin (mire) se Genc Pollo eshte 100% grek…, Pollo-greku do te kete fatin te jete ne burge me ata palo ministra, Por Genc Pollo dhe Sali Sllobodanka do te varen me (litar)ketu ne mezin e Tiranes….

  10. olid says:

    Eh more Mero djali, po shokoje nga koka ate dhe pastaj… ne nga anet tona i themi qe ato qimet edhe ne vend te lig po ti kesh te bejne dem te madh. C’do presesh nga nje qimekuq????!!!!.

  11. Ladi says:

    Imteresante kjo puna e ikjeve dhe e kthimeve sa here qe shkon e vjen pushteti. Ky kuqi qe jo pak pun i prishi PD-se me ate siglen e PD(r)-se ne votime aq sa shkuan edhe neper gjyqe per te “drejten e autorit” ne lidhje me siglen ngaqe shum militant analfabet zor se e shikonin ate (r) e kuqit, por ja qe pa gje te keqe kur Sala erdhi prape ne karige lepiu gjith ato qelbesirlliqe qe kishte thene per Salen dhe bashk me Doris Pack u bene serisht aleate me Salen, ……..eh dynja e ndyre. Ne kete histori eshte e veshtir te kuptohet se pse Sala la mbrapa deres shume njerez qe ne vitet e opozites i benin yzmetin PD-se dhe me sakrifica mundnin te mbanin familjet e tyre por si idealist nuk ju ndane shesheve kunder palacolliqeve te Nanos,Metes e sorollopit te tyre.
    Me te ardhur pushteti (lexo parate) gjith kjo tufe bythlepirsash u bene me te besueshem se shume te tjere dhe mbine te dyert e PD-se Ruli, Pollo, Xhaferi, Imami,Ceka e sa e sa kurva te tjera plus edhe ata te KOPIT ….nejse ajo qe duhet me kuptu ne kete histori eshte se guret e shahut jane percaktuar dhe duam s’duam ne loja me ata gure do te behet ( uroj qe Jo), quaji si te duash mercenar, hajdut, kriminel atyre nuk i kercet fare, e vetmja gje qe ata i tremb realisht eshte BURGU.

  12. Viking says:

    Testamenti i Pollo “kokethatit”…… tu ndricofte jeta Mero Baze..

  13. aleksandri i madh says:

    Epo pike e zeze. kur u be edhe ky qime-ndryshkuri Pollaqis. Ky Pollaqisi sic duket andej nga gerqia ka ngelur pa pension prandaj po nxiton te bej sa me shume lek se e di qe kjo mender-qeveri i ka ditet e numeruara. Pollaqis pollaqis zgerlaqis.

  14. tironci says:

    [erfekt si gjithmone MERO djali

  15. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Te gjitha komentet jane fukarallek dhe me duken si fashetheme. Por, habitem per popullin shqiptar qe mbajne Berishen ne pushtet!!

  16. Maloku i pagdhendur says:

    Ky qimekuq grekofil prishi dhe te vetmen gje pozitive qe kishim, aresimin. Misionin e vazhdoi me censusin(rregjistrimin e popullsise)pa harruar qe ka prishur dhe familjen. E cfare mund te presesh nga ky skuth i pabese…Ti o Mero po ju nxjerr bojen.

  17. Olti says:

    Zoti Mero, Salia hodhi Ne treg Gencin se eshte i vetmi me reputacion te forte Ne Perendim! Qe kur ishte zedhenesi i Presidentit Berisha, Genci Kujdesej per imazhin e demonit tek nderkombetaret! Nuk I afrohej I huaj Berishes Ne 1993-1996 pa aprovimin e Gencit! Tani Berisha ka me teper nevoje se kurre per Permiresim te marredhenieve me Perendimin por fatmiresisht Genc Pollo nuk eshte me I riu idealist qe kishte mbaruar per arkeologji Ne Vien, por Nje horr i plakur dhe korruptuar nga tenderat!

  18. Mark Gjonaj says:

    Mero Baze, si te ra te merresh me punen me te veshtire – te thush gjithnje te verteten. Jam i sigurt Baze, se dhe kundershtaret, qe nuk shkruajne dy llafe jane plotsisht dakort me keto analiza te mrekullueshme, qe lexohen me nje fryme. Pra nga nje tollumbace qe hedhe Pollo, te beshe nje vrojtim dhe te pershkruesh cili eshte dhe perse e bene kete gje, kerkon aftesi, dhe guxim. Te pergezoj Z. Baze dhe te keshilloi ruaju nga keto njerez te peshtire. Detyra juaj eshte e njejte “normale” si anormale ne fushen e luftimit, por me nje ndryshim ato paguhen shume, nderswa ju me te njejten. Kurre deshira nuk perputhet me mundesite. Te gjithe duhet shkruar me emer dhe keshtu, por duhet kontribuar sepse keto jane mediat tona dhe qe bejme perpjekje te themi te verteten. Duhet te bashkohemi dhe me ato mundesite e emigrantit me te ndihmuar, si nga larg dhe duke ardhur atje. Shpresa te jete e fundit qe te largohet dhe kur jane te lidhura me nje njeri hallet e atij vendi,shpresa duhet te jete me e madhe. Kur une shikoj mendfime te tilla tek nje demokrat, prap shpresoj, se ato me te miret dhe per te kuptuar kete fushe jane spostuar me shume djallezi. Por po ndodhe e njejta gje Baze, ashtu sic u reklamua 45 vjet teuria dhe veprimtaria praktike, duke i dhene me ne fund shqelmin; po ndoshe dhe tash 21 vjet me demokracine qe keshtu sdic po zbatohet, me te vfertete ua ka prure njerzeve ne maje te hundfes, esht nje terrorizimk psikologjik demokiratik mke fytyre allashqiptare. Do te mundohem te takoj, se edhe ne emigrim kemi nje male me halle, nuk ndjehet fare era e shtetit tim, presidenti Topi e pau gjendjen kur erdhi ne mes nesh. U bej thirrje gjithe emigrantave qe me takim e poste dhe me porosi, ta gjejme deren e gazetes se Meros dhe te tjerave dhe deri te poeti yne demokratik i mrekullueshem Duka; se sic mblidhet valuta kokerra kokerra, duhet dhene kokerra kokerra, te mos e harrojme fjalen mardhenje sepse eshte baza e ekzistences dhe mos ta quajme detyrim, por obligim per rrespektin qe tregojne per shakllen e vertetesin e informacionit. Nuk kam rrespekt per ate person qe e ndane fjalen nga veprimi e shtrire deri tek vetja ime. Ftkeqesi te marre nje informacion nga nje media dhe jo nga nje person qe eshte zgjedhur edhe me voten time! Faleminderit, naten e mire.

  19. kot fare says:

    genc pollo me duket si ameba si celenterat si njeqelizoret….kot far edmth…

  20. Anton Nepravishta says:

    Kryeveper!

  21. Arsen says:

    Pershendetje Mero Bazes per kete autopsi te Pollos. Ishte pothuaj harruar kjo “figure”. Por me levizjen e pare qe beri ti Mero e “gozhdove”. Mire e bere. Le te rrije ca kohe aty ( ne gozhde ).

  22. brigada8s says:

    Kuqi me i mire ka q.. plaken e vet!!!!(Shikoni ngjashmerine dhe me Doris Pak) Ky zhargon qe kemi perdor ne Tirane eshte zberthimi i figures te ketij njeriu te peshtire

  23. LILOLABJA says:

    C’doli nga pena jote e nuk e qave tek Pollo do kishe veshtiresi?
    Ike bere skanjerin e jetes ,nuk gjen me te peshtire .Ka nje fjale te urte populli o Mero! Kuqi me i mire ka vrare nenen e vet .

  24. beso says:

    Po qe per mercenare,hajde de,se eshte mbushur kupa plot dhe ka derdhur,por keta jane zagare sulmi,siç thoshte ambasadori Withers.Zagaret e sulmit,tipike te shkolles se berishes,nuk do arrijne megjithate kurre t’ia kalojne ustait,kryezagarit berisha.

  25. Teta says:

    Mos u bej merak o Mero se Berishes i ka shku llafi qe edhe balashi Pollo po hedh balte mbi Presidentin.Me kenaq fare kur thua per Pollon kokethate, deshtak, spiun,i trashe.I ke ra pikes sepse i ka te gjitha keto duke shtuar edhe qe eshte pak si debil.Tani ne keto dite do te degjojme shume pisqolla qe te kercasin per Berishen duke sulmuar “armiqt” e tij.Pse te pakta te duken fjalet Mersiles, apo te Canit jane te gjithe duke zene pozicionet e rreshtimit ne skuaderat luftarake.

  26. mali says:

    I ke rene pikes me ato cfare shkruan per Pollon, si gjithmone. Nuk ka njeri me skuth, tinzar i lindur, egoist ne ekstrem, nje kulture siperfaqesore, qe nuk ka bere dhe nuk eshte ne gjendje te beje nje shkrim profesional, i pabese ne ekstrem, shkurt nje kuq i vertet qe sic thote ajo shprehja qe “dhe kuqi me i mire ka vrare baben e vet”!!!!!!!!!!!!!

  27. Edi Detroit says:

    Kjo qe pershkruan z.Mero me siper mund ta quaj “sindromi GENC POLLO”. Nje
    ferre me gjemba si junta e berishes te lulezoje duhen pikerisht keto plehra
    qe ta ushqejne.Ky eshte rssti me ekzemplar por ka dhe shume te tjere:
    -Genc Ruli
    -Morri i kuq Rusmajli
    -Tritan Shehu
    -F.Xhaferri
    -Dinastia e Vokshave etjetjetj
    Simptoma e tyre eshte qe kane qene plehrat e SISTEMIT te enver hoxhes dhe te tille jane edhe me devilin e tropojes.Ndryshimi eshte se tani keto
    kane pasuri marramendese dhe pak e kane hallin tek mbrojtja e berishes..
    Ata duan te mbrojne koken e tyre se e kane “pas qafe” bashke me kapobanden berisha.

  28. qytetar says:

    Berisha ka dy ditë brenda,s’del në ekran qysh kur ka nis lufta e urdhër-arresteve.
    Ai nuk ka informacjon pasi FBI nuk e shet.
    Për këtë arësye në këto ditë të vështira,ka vendosur të qëndroj i mbyllur
    si mësuesi i tijë i vërtetë J.V. STALIN në kohën e sulmit të madh,
    duke përsëritur me vete fjalët “le të vdesin të gjithë”.

  29. VERONIKA says:

    KAPEN NJE HERE NE ELBASAN NE KOHEN E PERANDORIT ENVER NJE TIP SI KY “GENCI PEDERAST” QE NE FAKT EMRI I VERTETE I TIJ ISHTE CIMI..KUSH ESHTE ELBASANLLI
    I KUJTOHET…
    QARKULLON SI BARCALETE “E VERTETE” QE KUR E THIREN NE DEGE I DHANE NJE FLETE TE VOGEL QE TE SHKRUNTE EMRAT E ATYRE QE E KISHIN POMPUAR..
    AI U THA ATYRE QE NUK MJAFTON NJE FLETE E VOGEL POR DUHET NJE FLETORE E TRASHE…PASI MORI FLETOREN FILLOI TE SHKRUAJ
    -EKIPI LABINOTIT KOMPLET
    -BERBRRI,KASAPI….ETJ ETJ ETJ

    KESHTU ZOTI MERO NUK ESHTE VETEM NJE MERCENAR POR:
    -QEVERIA KOMPLET
    -PARLAMENTI KOMLET
    -AMBASADAT KOMPLET(perjashto danimarken)
    -LIDHJA SHKRIMTARVE + DRITERO AGOLLIN
    etj etj ..etj

  30. Atdhetar USA says:

    O Mero trimi. nuke gjejme fjale zemre per tju uruar jete te gjate dhe te lumtur familjarisht. Pamvaresisht moshes madhore kure te vi ne shqiperi dote mundohem me cdo kusht tju takoje,e tju perqafoje per guximin, trimerine, vertetesine e shkrimeve, tuaja te mrekullushme. Edhe ne kushtet e terororit fashist qe ka instaluar qeveria e hajduteve te sali berishes, mendja dhe pena juaj punon dite e nate per tju cjere masken kesaj bande hajdutesh qe kane instaluar nje korupsjon ne te gjitha qelizat e jetes. Pasurite qe kane vene duke cfrytezuar kariken e shtetit jane maramendese, nga emerimet ne detyra te rendesishme, tenderat, koncesjonet, aresim, shendetasi,drejtesi e kudo, deri ne blerjen e vendeve te punes. SHQIPERIA VLERESOHET SI VENDI ME I KORUPETUAR NE BALLKAN DHE EVROPE.

  31. Qitesi says:

    E C’fare te shtosh O Mero ti i thuaj te gjitha dhe ke “huqin e keq qe nuk na le radhe dhe ne nga pak”.Te pergezoj je fantastik!!

  32. pelasgian3 says:

    Sa antipatik ka qene dhe eshte ky albino pa gjak. Nje person medioker nga te gjitha aspektet. I dukej i zgjuar Berishes ne fillim se fliste Anglisht…:)…mjere ne
    Te mbesen e kam pas ne shkolle, e maj men ate qurravecen kur mburrej me kte koke qepen. ptuuu

  33. Valter says:

    Te pergezoj per shkrimet qe ben dhe me kete shkrim ja ke then ketij palo, plehre minister, qe eshte tamam si ata gjarprinjte e verdhe, ashtu siç eshte pa i hequr as edhe nje prisje. Dervenasit e Tepelenes gjithmon ka nxjerr trima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje