Si në fushatë!

4 Shkurt 2012, 00:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E mbani mend fushatën e 8 majit? Po u kujtoj disa detaje. Ilir Meta nuk doli asnjë ditë me Sali Berishën në krah se “i prishte punë” ajo puna e videos. Shëtiste i vetëm nëpër Shqipëri, ndërsa të rinjtë e tij mbështesnin Lulëzim Bashën në Tiranë. Sapo zgjedhjet mbaruan, u bënë sërish bashkë Një dhe u angazhuan kundër institucionit të prokurorisë në Tiranë, duke e quajtur atë institucion kriminal.

E mbani mend Lulëzim Bashën? Ai tha se ishte një kandidat jo- politik, që do punonte për qytetin, dhe që ishte kundër gjuhës denigruese të partisë së tij ndaj kundërshtarëve. Sapo mbaruan zgjedhjet dhe procesi i gjatë i vjedhjes së mandatit, Lulëzim Basha aprovoi prishjen e piramidës, për të cilën gjoja u shpreh kundër, bëri një spastrim të pashembullt politik në Bashki dhe e ktheu atë në një biznes të shëmtuar familjar, ku ligjin nga mëngjesi në darkë e bën familja e tij.

E mbani mend Sali Berishën? Nuk e linin të afrohej në Tiranë “se prishte punë” si njeri jopopullor dhe alergjik për qytetarët e Tiranës. Sillej vërdallë nëpër Shqipëri dhe humbi çdo qytet të madh të këtij vendi. Pas zgjedhjeve, siç e keni dëgjuar në çdo mbledhje qeverie, flet se si po qeveris Tiranën, çfarë po bën me taksat, çfarë po bën Lulëzim Basha me popullin, çfarë po bën me Sheshin Skënderbej, çfarë do bëjë me planin rregullues, etj.

Teatri i tyre në zgjedhje nuk është se gënjeu ndokënd, por makineria gjigante e medies pro pushtetit u përpoq ta nguliste atë në mendje të qytetarëve si një “fushatë ndryshe”, ku e rëndësishme nuk ishte çfarë besonin qytetarët, por çfarë thoshin aktorët e saj.

Tani po i afrohemi sërish një situate të tillë. Uashingtoni për herë të parë po flet qartë se Shqipëria po dërgon erëra të ftohta atje dhe se duket qartazi se prishja ka nisur. Fajtori është Sali Berisha. Lulëzim Basha, i nisur me urgjencë në një seminar në SHBA, po bën gjeste shumë me teatrale se sa në fushatë. I ka hyrë me dhunë si vizitor kryebashkiakut të Uashingtonit në zyrë, dhe nga pamjet filmike është gati një vizitë fyese, që ai nuk ngurron ta paraqesë si vizitë. Pastaj ka takuar dy kongresmenë demokratë, Hasting dhe Engell. I pari, Hasting, është një demokrat i akuzuar për korrupsion dhe ryshfete, i cili ka një histori të padenjë si kongresmen dhe ka krijuar precedent negativ me mënyrën si i ka shpëtuar ligjit. Engell është një kongresmen demokrat i pjesës së New York-ut ku ka më shumë shqiptarë, shumë i lidhur me Shqipërinë, dhe në fund të karrierës së tij krejt pa rëndësi për Kongresin, dhe “gjuajtës” i ndonjë dreke dhe darke shqiptarësh, qoftë dhe me pak honorare. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë më të lehtë se Lulëzim Basha për ta takuar. Por ky njeri nuk ndalet. Meqë mesazhi që ka marrë në Washington kundër Berishës është i fortë dhe i ashpër, dhe meqë e ka ndjerë izolimin deri në palcë, tani po shtyn ditët si turist në SHBA me qëllim që të krijojë idenë se ka shpresë pas Berishës. Nuk di se kujt amerikani po përpiqet t’i mbushë mendjen se ka profil të ndryshëm nga Berisha, duke i quajtur demonstruesit e vrarë ‘të pafajshëm’ apo duke mbajtur qëndrim më të moderuar ndaj prokurores, pasi ata e njohin më mirë se kushdo tjetër çfarë ka bërë më 21 Janar, ku ka qenë dhe çfarë vendimesh ka marrë. Të gjithë e dimë se faktet për vrasje dhe serveri erdhi i ringjallur nga Washington-i. Udhëtimi i tij, me shpresë se do krijojë një iluzion se po mbush boshllëkun që krijon alergjia amerikane ndaj Berishës, është i dështuar pasi askush atje nuk është i shqetësuar për karrierën e Bashës, por për ndaljen e rrënimit të Shqipërisë.

Ilir Meta po ashtu ka filluar të lëvizë. Jo siç lëvizte më 8 maj i vetëm rrugëve të Shqipërisë, por tashmë i vetëm rrotull gropës që ka hapur Berisha. Dje në një intervistë ka thënë se është kundër sulmeve ndaj kryeprokurores dhe se gjithë institucionet duhen respektuar. Një qasje kjo e ndryshme nga sulmet e përditshme të Berishës ndaj Ina Ramës, Bamir Topit, etj. Por dhe ai nuk e mban dot seriozitetin. Pak rreshta më poshtë e quan kryeprokuroren gënjeshtare për rastin e vet, por këtë e quan personale dhe jo institucionale. Ideja është që të krijojë dhe ai një imazh të ndryshëm nga Berisha me qëllim që të mos duket se po fundosen të gjithë bashkë me të.

Dhe vetë Berisha nuk mbetet mbrapa. Meqë nuk e fton askush askund si “burrë shteti”, gjen dhe ai si Lulëzim Basha ndonjë ftesë seminari apo konference dhe ikën. Aty ka shanse për më shumë fotografi me burra shteti dhe udhëheqës politikë. Diçka mund të gënjejë dhe ai këtu kur kthehet, me idenë se nuk është e vërtetë që po e izolojnë.

Të tre po përpiqen të sillen sikur janë në fushatë, sikur dikë duan të gënjejnë sa të hedhin lumin, sikur dikush u kërkon doemos të japin ndonjë provë fallco dhe gjithçka rregullohet. Është një përpjekje e shëmtuar dhe dritëshkurtër ndaj atyre që nuk i gënjen dot. 12 kushtet e Bashkimit Evropian nuk bazohen në deklarata, por në akte konkrete. Shteti ligjor është rrëzuar dje përtokë sërish duke rilënë në shtëpi një gardist që ka vrarë, duke lënë të lirë një ish- zëvendëskryeministër që ka vjedhur dhe duke lënë ende pa pyetur një kryeministër dhe Ministër të Brendshëm që kanë urdhëruar vrasjet. Presidenti dhe kryeprokurorja janë çdo ditë të akuzuarit e mëdhenj në faqet e para të gazetave të tyre dhe në veprime institucionale të pushtetit. Kjo ka zemëruar Perëndimin, por dhe shqiptarët. Nuk di pse lodhen kaq shumë tani të rishpërndahen për tu bashkuar më pas. Nuk ka më një datë që ata duhet ta kalojnë duke na gënjyer ne dhe Evropën. Nuk ka më një shans të dytë që ata të grabisin ftesën për në BE si mandatin e Tiranës. Nuk ka më nevojë të bëhen qesharakë sikur nuk janë të njëjtët, edhe pse janë Një. Nuk është fushatë, nuk kanë punë vetëm me shqiptarë.

48 komente në “Si në fushatë!”

  1. gjoka says:

    Shume e drejte, nuk kane me as edhe nje shprese, jane ne buze te gremines.

    1. Gudar Beqir Meta says:

      Josefina shkurt Jurospina

  2. Gusmari says:

    “Radiografi” e sakte e metastazave te kancerit qe ka zaptuar Shqiperine! Do zoti e na bejne derman!

  3. fule says:

    Zarfin apo Parate? – Serverin, serverin, dua ato filmimet e serverit

    Per Salen, sinjerisht cuditem si nuk e ftojne. Sidomos kur ky flet, e privojne veten nga nje dore e mire gallate.

  4. tironci says:

    si gjithmone perfekt MERO BAZE
    KUCEDRES berishiane po i vjen fundi ..
    por e sigurt qe do marri me vete edhe qeverine e tije DIKTATORIALE ..
    pranvera po afron edhe ne SHQIPERINE TONE ..
    POSHTE SATRAPI berisha e compani ..
    POSHTE KJO MOSTER QEVERI QE DREJTON SHQIPERINE TONE .
    POSHTE KLIKA FASHISTE E VENDOSUR NE SHQIPERI

  5. xhelal says:

    Te lumte penda.

  6. arvanites says:

    Mero duhet te besh nje shkrim edhe per nenshtrimin e te gjitha mediave vizive ndaj pushtetit. Top Channel dhe Vizion Plus tashme jane nenshtruar totalisht pushtetit dhe gazeta juaj nuk mund ta kapi dot audiencen e televizioneve.

  7. libre albedrio says:

    Me vjen keq qe kete here ben sikur s’e ke ke kapur thelbin, Mero. Eshte vetem nje levizje per te nderruar fytyren e PD-se e ideuar nga vete Berisha dhe klani i tij familjar me ndihmen e asaj kompanise se famshme te lobimeve.Per demokracine tone eshte si te prishesh shtepi dhe te besh kasolle. Gjithe kjo levizje s’ka fare lidhje me qendrimin zyrtar te SHBA-ve. SHBA-ja zyrtare as qe e vret shume mendjen per ne. Eshte treshja PRODESTA GROUP -ArviZu -Familja Berisha. Habitem qe me mprehtesine tende s’e thua, Mero.

    1. raimondi says:

      Ashtu eshte –USA nuk ri te merret me ne,por qe sidoqofte nje antipati per ket menyre politke qe ben Berisha eshte ketu ne Washingotn

      -Porse ne fund te fundit ,amerikanet behen me ate qe fiton zgjehjet — Se edhe sikur amerikanet te kene mendim te forte kunder Sales,
      prape Shqiperia eshte nje vend demorkatik ne Europe,dhe cdo gje vendoset nga zgjedhjet e popullit shqiptar

      ……….Pra ne fund te fundit gjithe problemi vjen tek Votimet –Po hariti Sala te fitoje perseri ne zgjedhje nuk ke ca i ben

      —Ndaj eshte mire qe PS-ja te tregohet inteligjente dhe e gateshme per Kompromis edhe Falje me LSI-ne—–

      ——Se ne kete bote nuk ka azgje te sigurte dhe zgjuarsia eshte te perfitosh
      dhe te sigursoh fitoren ne zgjedhje —-

      –Dhe mire eshte te vendoset paqja midis te gjitheve dhe te shikohet peprara
      per te ndihmuar ne kohezionin e shqoerise shqiptare ….jo te kemi mendjen per hakmarje ,sepse tregon mungese aftesie shteteformimi

      –Duhet pare drejt nje paqesimi te pergjitheshem ….sepse ndikon per te ulur tensionet ne popull –
      -Se cdo force politke ka nje shumice njerezish me vete dhe ata jane shume
      te dhene pas partise se tyre –ndaj duhet menduar per njerezit e thjeshte me shume , Ndaj eshte me e arsyeshme te behet nje falje e pergjitheshme ……

  8. rroku says:

    Keto qe po thoni lidhur me Saliun, Bashen dhe Meten jane te verteta.
    Ato me te vertete po sillen si ne fushate dhe perpiqen te rregullojne imazhin, por cfare mund te thoni per Edin, i cili akoma vashdon me promovime Kurbanesh dhe tweeters, ne vend qe te jete ne fushate.
    Edi, as nuk rregullon imazh dhe nuk vjen me programe dhe ide per fushate, ku praktikisht nuk ben asgje produktive dhe ndryshe.
    Qe mos t’i hame hakun, ai ka bere disa levizje “boshe” ne listen e te deleguarve ne rrethe. Lere pastaj, lidhur me reformen zgjedhore te reklamuar me aq pathos…
    Ju z.Baze dhe Tema po lodheni kot duke goditur Poziten, pasi kjo pune e juaja nuk mjafton pa pune konkrete te lidershipit te PS.

  9. Luli Illi says:

    …Caliu tashme eshte nje impotent i c’orjentuar dhe ne nje andropauze totale.

  10. hakmarje per drejtesi says:

    Mero mos vazhdo me kete histori. Jam dakord me komentuesin Libre Albedrio ketu em lart. Ajo eshte e verteta, mos kontribuoni ne hirin qe po u hidhet serish syve shqiptareve te ngrate

  11. Horri i bulevardit says:

    Fragen kostet nicht, thote gjermani dhe ka te drejte, se po nuk pyete, po nuk i shkove mbrapa personit apo personave qe ti mendon se do te arrish dicka, spyet njeri per ty dhe kete shprehje brilante qe une e kam mesuar ketu ne Gjermani, Saliu si duket e ka mesuar qysh nga koha e atij merhumit te madh, por qe mbas largimit te Saliut, do te dali merhumi i vogel, se Saliu me bemat e tij, tashme e ka zene vendin e pare.
    Studion, shikon, merr vesh se kush do te jete, dhe pse do te jete, nje politikan boteror dhe Saliu fap, i hypen carterit dhe i del perpara si nje i ftuar brilant, buzeqesh me shume se te tjeret, bile i perqafon, kjo zakon qe nga koha e Enverit, qe kur vinte nje delegacion komunist, shihnim udheheqesit duke u perqafuar dhe puthur, qe sot te jep pershtypjen e djemve te ylberit.
    Saliu i perqafon, shetit neper salle dhe korridore dhe si strateg pozicionesh, afrohet si pa mendje dhe del para ndonje politikani te ndonje fuqie te forte boterore.
    Dikur tregonte Nexhmij Hoxha, Saliu atehere doktor, mbas takimit me E. Hoxhen, vendosi qe dora qe takoi udheheqesin e partise, sdo te lahet dhe kjo shkoi mbi nje jave, kete e kane thene koleget qe si zakonisht kur takoheshin jepnin doren, por me Sali Doktorin skishin shanc, kur e pane qe njeher mbas nje operacioni, hoqi dorashkat dhe lau vetem doren e majte, u habiten dhe e pyeten, cesht kjo, nje koleg, qe e kishte vene re me pare kete gje, i thote si me shaka, se ajo dore ka takuar Enverin dhe nuk mund te lahet, se aty qendron aroma e partise dhe Saliu u detyrua te pohonte, se ashtu eshte.
    Mender jush Muti mbas kepuce, eshte ajo qe sot Saliu me lulken, po mundohen te bejne, per ti thene shqptareve dhe ne vecanti demokratikasve, qe sot jane ne medyshje, se mund te ikin tek partija e re e Topit, ku vete Biberaj si malsor nga veriu, mund te marre dhe ate pjese qe deri dje e kane pare Saliun si verior dhe duhet ta mbeshtesim, ai pra Saliu do ti thote ketyre se mua me njohin, mua me mbeshtesin, mua me kane mik shpije shume udheheqesa boterore e tjera e tjera.
    Dhe ne fund shofim Saliun kur mbasi kthehet nga konferenca apo vizita misterioze si i paftuar, duke shfrytezuar filmimet e mediave boterore, qe japin rendesine e nje veprimtarie, por dhe duke sponzorizuar mediat proqeveritare, Saliu kthehet ne atdhe dhe na ben shakane e rradhes, se takova Mikun tim, e ftova Mikun tim, me ftoi Miku im e keshtu me rradhe.
    Ben shaka, di te zere pozicionin e duhur, per te dale atje ku enderron, agresiv atje kur do ti mposhte te vetet, shantazisht, atehere kur dikush tenton apo flet jashte konceptit Berisha, megaloman, kur kerkon me cdo kusht te jete atje ku jane te medhenjte, komedian, atehere kur zgerdhiet edhe tek ata qe pak me pare i cojne kundershtite e tyre, gjithashtu dhe palaco, kur mbasi te vret, ben viktimen duke skermitur dhembet.
    Zorr se do ti plotesoje ndonje politikan tjeter keto virtyte, sic i ka vete krimineli Sali Berisha.

  12. S.B & S.B says:

    “Kush zvarritet nuk rrezohet”
    E kane kuptuar mjaft mire si Berisha,Meta ashtu dhe fishekzjarrja ne ngjitje Basha se nje stuhi politike mund te perballohet me mire shtrire se sa ne kembe.
    Carku i 21 Janarit i ngritur me nxitim i ka zene njeren kembe dhe rrezikon ti mbaje mberthyer deri ne agoni te plote.Si nje bishe e plagosur rende do te fillojne te kepusin pak nga pak me dhembet e tyre kemben qe po i mban lidhur.
    Pertej analizave teper te sakta te Bazes,nuk besoj se eshte njeri ne gjendje (qofte dhe Fevzua me gjithe Sandrin)te dine fundin dhe levizjen e rradhes.
    Nje gje eshte e sigurte.Kujdes nga bisha e plagosur.Eshte me e rrezikshme se sa kur eshte e lire…

    1. Arbereshi says:

      Ja nje koment i mire! I ka ngjisur mire fjalet,si ato per regjimin,ashtu edhe ato per drejtesine e analizave te z.Baze tek “Tema”.Por me shume me kenaqi titulli i tij i goditur”Kush zvarritet nuk rrezohet!” Bukur fort!

  13. loni says:

    po i vjen fundi po i vjen fundi,,kemi qe ne vitin 1996 me piramidat,,dhe sote jemi ne vitin 2012,,16 vjet qe atehere dhe akoma ne populli shqiptare jemi me shprejen,,sali berishes po i vjen fundi,,,,po ku eshte ku fund se une nuk po shoh asgje,,apo kur ti vije vete nga zoti i madhe,,,,dmth mbas 30 vjetesh se asnjeri nuk e di sesa mund te rroje,,,po pritem nga amerika e sigurt qe do ta kemi edhe 30 vjetet e arshme,,,perseri do jemi tek ky fyrum duke thene po i vjen fundi sali berishes,,por kur te shohim se ca viti jemi,,do jete viti 2042,,dmth mbas 30 vjetesh,,e sakte atehere do ti vije fundi me te vertete,,po jo nga ne as nga ata amerikanet fallco,,,,,,,,,,,,,,,por nga zoti,,,,ky eshte fundi,,,,,,

    1. Mike says:

      Loni, 97-2005, ishin komunistet ne fuqi, keshtu qe mos i ngatrro gjerat.Sa per zgjedhjet e 8 majit diferenca ishte shume e ngushte, pra Tirana i tha jo Rames dhe mafies se ndertimit.Sa per Meron, mos u beni naiv, Mero eshte i djathte, problemi i vetem i Meros eshte Berisha,por edhe kete gje do ta zgjidhim, ne 2017, kur Berisha do jap doreheqje si kryeminister dhe kryetar i PD.

      1. Gusmari says:

        O Mike atavizma, po nuk mbush fare ti me duket!!! Nuk e kupton qe nuk behet fjale per i majte dhe i djathte?
        -Kur vriten njerez si ne Gerdec, si ne 21 janar, si ne minierat e vendit.
        -Kur vidhet sy me sy pasuria e ketij vendi:
        NUK KA ME TE MAJTE E TE DJATHTE! KA VETEM POPULL DHE QEVERI VRASESE DHE HAJDUTE!
        Ti Mike ku ben pjese?

        Mbaje injorancen e militantizmin tend per vete, mos na e shit neve!

  14. Propaganda says:

    Po vertet kjo eshte radiografia me e persosur per keta plehra
    por korrupsioni nuk ka per tu zhdukur eshte si puna e kancerit qe nuk I gjendet ilac
    Mjere populli I vuajtur cfare heq dhe do heqi e vetmja menyre qe mund te eci ai vend duhet nje inteligjenc e ndershme qe ve interesat kombetare mbi ato personale
    Me plot bindje dhe sinqeritet kete lloj inteligjence e gjen vetem ne komunitetin shqiptaro amerikan ne usa
    Eshte I vetmi vend ne bot qe e formon njeriun kemi jetuar dhe ne evrope vetem tarngellek dhe hunden perpjet te jep evropa prandaj do I lutesha gjith medias dhe strukturave shoqerore ti hedhin syte nga komuniteti shqiptaro amerikan ka plot njerez inteligjent dhe te edukuar ne te gjitha fushat e jetes.
    Qe te punosh ne administraten shtetrore cfare do pozite te kesh duhet ta duash dhe respektosh pa interes postin qe te jepet
    eshte art me vete por zuzaret tane dje dhe sot e shfrytzojne per interesa personale jane kthyer ne hajena te pa fytyr
    Nje gje me ben pershtypje ketu ne usa ne lagjen ku jetojm jemi nje lagje shume kombshe nga te gjitha rracat dhe vjen puna e gjejme gjuhen e perbashket dhe kontrubojm per lagjen sa mundemi qe tek e fundit nuk na lidh gje me njeri tjetrin por thjesht ana njerzore

  15. Marku Usa says:

    Lexoj me kujdes kryeartikujt e meros dhe perpiqem te kap mesazhet dhe t’i lidh ato me realitetin por duke pare dhe c’ka ndodhur me pare ne keto “fushata”.Stili i treshes sali-lili-luli ne votimet e 8 majit po perseritet dhe tani qe ju ka ardhur veza te b..tha por ne nje “oktave” me lart.Eshte dhe nje treshe tjeter paralele qe dolen hapur ne favor te tyre qe ishin arvizu-volfarth-seqiu.Ndjej neveri per ambasadorin tim arvizu qe shurroi mbi gjakun e kater viktimave kur me lajthitjen e tij tha “burre shteti” per nje vrases si berisha.Akoma me i peshtirosur u tregua kur shkoi ne MPB “rastesisht” ne kohen kur protestues po vazhdonin me parrulla “luli vrases”.Zgerdhimja e tij ate dite vrau me shume se plumbat e gjeneralit ndue preni.Me skandaloze eshte shprehja e fundit si “yll ne ngjitje” per vrasesin gjakftohte lulqim basha.
    Zoti mero baze une shikoj shenja lodhje ne artikujt tuaj te fundit dhe nuk ke faj per kete.TI I KE BERE NJE NDER TE MADH KOMBIT SHQIPTAR QE ME GAZETEN LEGJENDARE “TEMA” PO E MASAKRON ME FUQINE E PENDES DHE TE ARESYETIMIT TUAJ KETO MONSTRA TE SHQIPERISE.Ke shume shqiptare te ndershem qe te mbeshtesin sidomos ne vendet si USA dhe BE qe duket dhe nga komentet e tyre solidarizuese.E pabesueshme ishte te zeri amerikes qe mbahet si “bastjon” i bash-berishes ne intervisten
    e kopilit te berishes ku mbi 90% e komentuesve shprehnin perbuzje dhe e fajsonin direkt per 21 janarin kete monster qe fliste sikur te ishte perfaqsues i OSBE dhe jo ministri i brendshem direkt fajtor.
    Ne fakt fushata qe rrezoi shtetin shqiptar ishte ajo ne vitet 90’kur shqiptaret vete hodhen sistemin e kaluar deri sa ramiz alia dashje pa dashje ngriti flamuri e bardhe te kapitullimit.Pikerisht ketu filloi tragjedia shqiptaro-amerikane qe vazhdone dhe sot:
    DHE VECANERISHT PER KETE FAJSOJ AMB. RAJERSON QE NE VEND TE PREDIKONTE
    NJE ATMOSFERE PAJTIMI MIDIS DY PALEVE “ARMIKE” BERI GJENE ME TE SHEMTUAR DUKE STIMULUAR PINJOLLET E FASHISTAVE ,ZOGISTAVE,E KRIMINELEVE
    TE TIPIT XHAVER DEVA.ME E KEQJA ISHTE SE DUKE ARDHUR RISHTAZ NGA BEOGRADI PERPUNOI NJEREZ TE LIDHUR ME UDB JUGOSLLAVE TE TIPAVE SI SALI BERISHA DHE ALI SPAHIJA TE CILET PRISHEN ZGJEDHJET E 31 MARSIT 1991,ORGANIZUAN ME UDB-ne 2 PRILLIN,PRISHEN TRE QEVERI SHQIPTARE NJERA MBAS TJETRES,BURGOSEN LIDERIN E OPOZITES PER GJERA TEPER TEPER BANALE DERI SA VURI NE PUSHTET NJE FILOSERB (NE ATE KOHE JUGOSLLAVIA DHE AMERIKA VAZHDONIN MUAJT DHE VITET E MJALTIT).KETO VITE ISHIN KRYQEZATA
    E RAJERSON-BERISHES PER NDESHKIMIN E “KOMUNIZMIT” NE SHQIPERI NE NJE KOHE QE SHQIPATRET E KISHIN KRYER VETE KETE PROCES,BILES ARRITEN DERI ATJE SA KRYEN DHE VEPRIME KANIBALESKE MBI VARREZAT E DIKTATORIT ME KEQ SE RREBELAT E E LIBISE APO ATO USHTARET AMERIKANE QE URINONIN MBI KUFOMA “TRIUMFALISHT”
    ME PAK FJALE KJO ISHTE FUSHATA E INVAZIONIT TE AMBASADOREVE TE PERENDIMIT QE PERCAKTUAN NJE REPUBLIKE AMBASADORIALE TE NJE VENDI PA SOVRANITET,PA DINJITET,DHE PA SHTET.KJO FUSHATE VAZHDON DHE SOT
    ME TE PERKEDHELURIN PERMANENT TE AMERIKES MOBSTERIN BERISHE.
    AMERIKA JO VETEM QE DUHET TA LARGOJE FORCERISHT KETE PERBINDESH
    QE E NDERTOI VETE POR DHE TI KERKOJE FALJE ZYRTARISHT NJE KOMBI QE E PREU NE BESE.UNE NUK BESOJ ME NE PERRALLAT ME FBI DHE JAM 1 MILJON% I SIGURTE QE AJO DISPONON FILMIMET E K/MINISTRISE NE MOMENTE QE BERISHA ESHTE PAISUR ME KALLASNIKOV DHE HELMETE NE NJE DHJETE MINUTESH FATAL PER ATE DHE 4 TE VRARET
    ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE NJE TMERR PA FUND.
    respekte per opozitarin dhe atdhetarin
    MERO PASHE TEPELENA

    1. profano says:

      je gjigand Marku. Ky eshte nje nga komentet me realist qe kam lexuar ndonjehere . Komplimente…

  16. luis says:

    Qe ka elektorat me shume partia socialiste as qe nuk diskutohet,por eshte nje problem sepse eshte elektorati me i papergjegjshem dhe me koniuktira prandaj Berisha edhe pa vjedhur mund te arrije fitore sepse militantet e tij jane besnike te perjetshem pavaresisht te gjtha zullumeve qe mund te beje doktor rrumpalla.
    Tjeter problem por qe me te padrejte akuzohet lideri i tyre Edi Rama se nuk po vepron me force ne nje kohe qe askush nuk do te prish rehatine e vet por vec lehin gam gam si qente.
    Do iu lutesha perderisa nuk jeni per revolta sepse jane dhene provat gjeja e vetme e mire eshte qe kur te kemi votimet te votojme te gjithe neqoftese duam te heqim Berishen perndryshe mbajeni me shendet deri tja marre shpirtin i madhi Zot.

  17. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    SALIU BUZE GREMINES,SALIUT PO I VIE FUNDI NGA KUSH?NGA TAXA E SHESHTE E TE SEMURIT MENDOR RAMA HA HA HA

    1. Tropojani nga Vicidoli-konvertuar Tirons tash 20vjet says:

      I shikoni te nderuar bashkeforumas pasojat e “lopes se cmendur” tek Sala dhe shkruesi me lart? Do kete qene vete lopa qe e kapjelle, dhe Sala qe e ushqen!

    2. V-E says:

      JE SHUME I MIREINFORMUAR!TAKSEN E SHESHTE E VENDOSI REALISEMURI MENDOR SALISHEQERERAMLIRISHKERDHENAGJILEBERISHA.

  18. lara says:

    Brilant si gjithnje, Z.Baze! Faleminderit edhe per kete shkrim. Jeni nder te paktet intelektuale me guxim qe i keni vene gjoksin makines kriminale te Berishes.

  19. landi says:

    Eshte e vertete qe eshte ofruar si zgjidhje largimi i saliut pas zgjedhjeve dhe zevendesimi i tij me lulin. Kjo oferte s’eshte as leshim i saliut, pasi saliu e ka pasur qellim largimin pas mandatit te dyte prej disa vitesh, dhe tani qe e mbushi partine me shoke te lulit, dhe lulin e emeroi kryebashkiak, jane tere kushtet qe tia trashegoje (kuptohet prej lidhjes qe ai ka me familjen).
    Vertete luli serish po ben teatrin sesi gjoja ndryshon ai nga saliu, edhe pse ka deshmuar qe ishte se paku bashkepunetor i vjedhjeve me te medha ne shqiperi, deri vrasje ne periudha te ndryshme.
    Problemi eshte se kujt mund ti prishe mendjen luli me kete teater.
    Sigurisht, kush e quan yll ne ngjitje apo e quan axhenden e vizites se lulit si shume te ngjeshur nderkohe qe ishte vizita me e deshtuar ne historine e bashkiakeve shqiptare, tregon qe eshte shume i gezuar me kete teater.
    Keshtuqe teatri i lulit s’eshte pa admirues. Shqiperia mbase s’e merr statusin, por hetimit te prokurorise i eshte hequr nje vije e kuqe qe ndal tek luli.
    Disa s’kane hezituar ta krahasojne kete qeveri me ate te putinit, disa te tjere te lidhur per arsye personale vazhdojne te mbrojne kete qeveri, dhe perpiqen te gjejne zgjidhje me lula.
    Nqs opozita zgjohet, kjo qeveri merr fund tani, dhe luli shkon perballet me drejtesine.
    Nqs opozita do kenaqet me bishtin e luges, me genjeshtren e rradhes qe kjo qeveri morri fund, e te presim refuzimin e statusit e pastaj shohim, atehere kete vit mbyllen pergjithmone gjithe dosjet e krimit te qeverise, e vihet ne rrezik fitorja e zgjedhjeve te rradhes.
    Keshtuqe opozita boll beri vjersha per modelin qeverises se saj. Te kerkoje zgjedhje te parakoshme e te mos lejoje ne asnje menyre zgjedhjen e presidentit nga saliu. Ndryshe do mbaje pergjegjesi per renien e demokracise.

    1. bert says:

      kemi nje koment te pelqyeshem nga “landi” por ne mbyllje ben nje gabim
      fatal:Nuk mban opozita pergjegjsi per renien e demokracise se nuk ka demokraci sot ne shqiperi qe te bjere.Ajo ka rene me kohe dhe pergjegjsine qe i takon e ka dhe opozita.E vetmja rruge sot eshte qe te kerkohet sa me pare nga opozita:
      -DORHEQJA PA KUSHTE E BERISHES SI FAJTOR.
      -KRIJIMI I NJE QEVERI TEKNIKE (JO PARTIAKE)
      -ZGJEDHJE E REJA PAS 100 VJETORIT.
      Por fatkeqesisht opozita duket qe ka bere marreveshje me “picolo” supermenin arvizu duke tradhetuar interesat kombetare ne tolerimin e nje vrasesi ordiner si berisha i cili meriton nje ndeshkim shembellor si caushesku.faleminderit per mirekuptimin

      1. landi says:

        “berti”, jam dakort qe demokracia ne shqiperia ka rene. Madje mund te thuhet qe ka rene qe ne vitin 2005 qe u kthye saliu ne pushtet me perkujdesjen e ilirit.
        Ajo qe kam shkruar eshte qe opozita do kete pergjegjesi nqs nuk ndrron qendrim. Pra, deri tani eshte pare fajtor vetem saliu, sic dhe ka qene ne fakt.
        Kurse kete vit do kete pergjegjesi dhe opozita per renien e demokracise, duke qene se kursi i saj i ri eshte nje arsye e forte pse saliu akoma uzurpon pushtete.
        Pra opozita do mbaje pergjegjesi po s’ndali kursin e reformave me saliun dhe kursin e festave me lule me jozefinen, apo me saliun per kongresin e lushnjes.
        Mbi te gjitha opozita mban pergjegjesi po s’veproi kete vit, sepse kete vit mbyllen pergjithmone dosjet e krimit te qeverise.
        Pra Rama nuk genjen dot serish qe do vihet drejtesia nje dite.
        Kjo eshte genjeshter teper fatale.
        Po kaloi ky vit s’ka me drejtesi se dosjet do mbyllen.
        Sic u mbyll dosja e ilirit, e cila s’hapet dot me per rigjykim nga asnje gjykate, dhe jemi te detyruar ta shohim ilirin qe flet per pasterti cdo dite tani.
        Keshtu do perfundojne dhe gjithe te tjetet qe skane lene krime pa bere, nqs opozita vazhdon genjehet me budalleqe.
        Rama eshte mesuar aq shume me humbje keto 7 vjet, saqe i duket fitore e madhe qe levizi para procesi per 21 janarin.
        Por kjo fitore e vogel do kthehet ne humbje perfundimtare per demokracine nqs do lejohet qe saliu te marri presidentin.
        Kursi i Rames i sfiliti njerezit duke i lene ne opozite plot 7 vjet.
        Ky kurs eshte amanet i Kac lamit dhe blushit, e s’mund te na e shesi rama si kurs per shqiperine. Ose te heqi dore e te marri mandatin e popullit, ose te vazhdoje kursin i vetem drejt humbjes.

        1. bert says:

          me ju “landi”me duket qe shume gjera na bashkojne dhe shume pak na ndajne por dua te te sqaroj deri ne fund idene time:demokracia ne shqiperi u vra saktesisht ne 2 prill 1991 ne shkoder qe ishte nje veper e persosur e udb jugosllave e ndihmuar fatkeqesisht nga dipllomate amerikane dhe kjo eshte e vetmja “radioskopi” qe spjegon perversitetin e diteve te sotme.Atyre pentagrameve te shkruara ne ato kohe ne po ja ndegjojme muziken sot.Orkestrante te saj jane ato politikane qe kane dosjet e tyre ne ish sigurimin shqiptar por me te rrezikshnit jane ato qe kane dosjet ne udb ose asfaline greke
          qe me vone ndoshta kaluan ne organet inteligjente te aleateve.
          Ne vitin 2011 ndodhen 3 ngjarje makabre:
          1-vriten 4 protestues ……(u vra e drejta e protestes)
          2-u vodhen votimet e 2011…(u vra vota e popullit)
          3-u vodh shteti live………(u vra shteti nga vete qeveria)
          Dhe keto tre ndodhi te pabesueshme tolerohen ne menyre teper flagrante nga miqte perindimore dhe ne menyre paradoksale
          nga tradhetia hapur e opozites.
          PRA DY GJERA UNE MENDOJ SE DUHET TE NDODHIN:QEVERIA AMERIKANE
          TE KORIGJOJE GABIMET E SAJ NE 1991-1992 DHE E DYTA POPULLI TE COHET TE LARGOJE
          SALI ………….KRIMINELIN
          ED …………….TRADHETARIN
          ARVIZU…………….MASHTRUESIN
          QE TE DYJA KETO KANE PAK GJASA TE NDODHIN.POR TE SHIKOSH SHKATERRUESIN E SHTETIT DHE TE DINJITETIN E SHQIPERISE VRASESIN BERISHE TE FESTOJE 100 VJETORIN E PAMVARESISE KUR SHQIPERIA NUK E KA KETE PAMVARESI DO JETE PER MUA NGJARJA ME MAKABRE QE KA NDODHUR NE TOKEN SHQIPTARE QE KUR E KA KRIJUAR ZOTI..THANKS!

          1. landi says:

            Per nje gje s’jemi dakort. USA jane miku me i mire i shqiperise, dhe sidomos keto vite kjo miqesi eshte rritur maksimalisht. Nuk duhet te ngaterrojme politiken e shtetit me politiken personale te disa zyrtareve.
            Fatkeqsisht, edhe ne demokraci ka zyrtare qe abuzojne me detyren e tyre, ky eshte realiteti ne tere vendet e botes.
            Rendesi ka qe tere perfaqsuesit e nderuar te USA ne shqiperi sic ishin Withers e Jeffrey ju deshen vetem pak muaj ne detyre dhe e kuptuan menjehere qe saliu ishte nje diktator. Withers e perseriti kete qendrim para pak kohesh tek VOA.
            Ketu kemi saliun ne krye dhe as ai nuk e perfaqeson vullnetin e shqiperise edhe pse eshte kryeminister.

            1. bert says:

              fillimisht i nderur landi me duket sikur jam ne nje tavoline duke pire nje kafe per weekend.jetoj prej 17 vjetesh ne amerike dhe e ndjej veten me shqiptar ne amerike se ne shqiperi.kam arritur nje nivel te tille ketu qe me duket si enderr..e dua ameriken nje lloj si shqiperine por nuk mund te hesht ne disa raste flagarante psh
              kur damir fazllic nen shoqerine e tom ridge gjenden se bashku ne kasafortat e sigurise shtetit shqiptar..
              ne mungese kohe ne vazhdimin e replikes ju urojme nje
              pushim javor te kendshem faleminderit!
              zoti e bekofte shqiperine dhe ameriken!

  20. denis says:

    Zoti Mero shkrim i goditur si gjithmonne,por une jam i sigurte se ata do tja hedhin perseri.Ai i ja hodhi me 97-ten nuk i hyri nje gjebm ne kembe,populli brenda tete vjeteve e solli prap ne pushtet,e pse e ka fajin Berisha

  21. LORA says:

    “Pirdh e lyej lakrat” do ta portretizonte gjyshi im i ndjere politiken e dr.brekedhjerit dhe te tijve,jo sot po ne 21 vjet te tera.
    Duke kujtuar fushaten e tij te Referendumit te Kushtetutes ne 1994-en,kur ekzistonte vetem nje burim informimi (me sakte deformimi )dua te nenvizoj se e gjithe industria e tij e genjeshtres mashtrimit e dhunes verbale,doli teresisht bllof.Ne ate fushate nuk korri as 25% mbeshtetje.Dr.brekedhjeri e di shume mire qe nuk i genjen dot njerzit,prandaj edhe i vjedh zgjedhjet.Ne nje artikull te Bashkim Koplikut (ne prag te zgjedhjeve vendore 2007,ne Gazeten Shqiptare )citohet shkoqur qe ai nuk e ka fituar asnjehere besimin e shumices se shqiptareve.Ai eshte,sot e 21 vjet te tere, barra e madhe ne kurriz e xhep te shqiptareve si pasoje e kurverimit politik me te majten si “hipoteka me e cmuar”(kujtoni gangsterin komplementar Nano) e stafetes se zullumit e krimit te pandeshkuar.Per mua do te ishte me shume dobi nese i nderuari Z.Baze do ta zhbirilonte po aq mire kete ane komplementare te zullumit qe e katandisi Shqiperine tone te jetoje ne kohet me te turpshme te historise se saj.

  22. V-E says:

    Z.BAZE !JAM LEXUES I RREGULLT I GAZETES TUAJ ,ME PELQEJNE JASHTZAKONISHT ANALIZAT TUAJA QE JANE GJITHMONE TE VERTETA,ME PEQEN GUXIMI JUAJ.PRA SI PERFUNDIM DO TE DESHA TE DI MENDIMIN DHE SIDOMOS BINDJEN TUAJ PER QENDRIMIN E Z.ARVIZU NE PERGJITHESI DHE PER DEKLARATEN E TIJ :”YLL NE NGJITJE”NE VECANTI.ME SHUME RESPEKT.

  23. tristjani says:

    Zoti Denis.. Per mendimin tim e ke shume gabim,bile fatal.
    Si more nuk e ke marre veshe akoma se Sali Berisha nuk eshte votuare asnjehere nga populli duke filluare qyshe nga 90 e ketej .Si more nuk e ke kuptuare se ne fuqi ne shqiperi e pruri Serbi ashtu si Ahmet Zogun ne 24 tren.Si more nuk e ke kuptuare se ky qe njeriu i pershtatshem per te shkaterruare shqipen tone ne bashkepunim me tre ambasadoret qe e kane aq “xhan” shqiperine sa qe thone se Sali kremineli eshte “Burre Shteti”
    OHHH … Sa keq me vjen more i dashur bashkekombasi im qe nuk di ku je.
    Detyra jone eshte ti themi hapur Z. Baze te lumte dora dhe mendja per kontributin qe po jep per kombin tone ne keto dite shume te veshtira,dhe populli duhet te zgjohet se nuk ka se çte prese me.Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund dhe me saliun ne krye.

  24. ALBAN DEGA says:

    “YLLI NE NGJITJE” BASHA HUMBET SHKELQIMIN EDHE NE NJU JORK

    – Shqiptaret e Amerikes nuk paten kohe te humbnin me
    fotokopjen e Sali Berishes …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nga “burri i shtetit” tek “ylli ne ngjitje”

    Jo vetem ne Uashington, ku ka fare pak shqiptare, por as ketu ne Nju Jork, ku eshte kryeqyteti i mbi 80 per qind te tyre, shqiptaret e Amerikesa nuk kane kohe te humbin me “nje yll ne ngjitje”… nga kusaria tek vrasja, nga hajnia tek terrori te Aleksander Arvizut!
    Nuk e di a ka pasur kohe Zoti Ambasador te lexoje tregimet e llahtarshme te viktimave te gjalla te arrestimeve, lincimeve torturave ala nazi- komuniste te qindra protestuesvve te 21 janarit 2011 te urdheruara nga Lulezim … Berisha!?
    Nuk e di a e ka informuar Zoti Ambasador Departamentin e Shtetit dhe Shtepine e Bardhe per torturat e “Xhuponeve te Zi” dhe Ton Ton Makuteve te Sali Dyvaljes dhe Lulezim Baba Dokut!?
    Nga “Burri i Shtetit” vjet ne kohe zie e lemerie sivjet po orvatet tu shese shqiptareve “nje yll ne ngjitje” nga kusaria qindra milioneshe e Autostrades se Hajnise se Kombit ne ekzekutimet ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku as nazi-fashizmi dhe as komunizmi gjaksor nuk kane pase ekzekutuar asnje shqiptar!
    Nje “yll ne ngjitje” i politikes se vjedhjes se votave e me karrike te vjedhur ashiqare ne sy te shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe vete ambasadoreve, perfshi Zotin Arvizu !

    … jane tejngopur me origjinalin

    Kjo eshte aresyeja kryesore qe shqiptaret e Amerikes braktisen kete figure te spanuar nga servilizmi i skajshem dhe shpirti prej skllavi i shitur tek Berisha, nga kusaria dhe vrastaria e tij barbare !
    Ne takimin me te ne nje mejhane ruse moren pjese te njejtet biznesmene shqiptare e armerikane qe presin e duartrokasin pa kushte Berishen, te njejtet persona.
    Fjale te medha per investime! Premtime marramendese sikur amerikaneve u plasi menderja per te investuar ne tramin, ne zbukurimin e Tiranes…kur kane sot mbi 11 milione amerikane te papune dhe kriza eshte gati ne mesin e saj .
    Shqiptaret e Nju Jorkut, braktisne fotokopjen e Sali Berishes. U ka dale per hundesh origjinali!

    Nga “Ceku i Bardhe” e “kuota zero” tek nje kazino !

    A ju kujtohet “Ceku i bardhe” dhe kuota zero e Sali Pashko Rulit ne fillimin e viteve 90-te !? E njejta estrade! Te njejtat hajgare!
    Bir Selamn i nenes
    ke te qaje me pare
    Keta palo rrenca
    Kusare e vrastare!
    A e dini ku jane perqendruar pjesa me e madhe e investimeve te shqiptaro- amerikaneve apo te amerikano- shqiptareve ne Tirane e mbare Shqiperine keto dy vjetet e fundit !?
    Ne kumar e bixhoz shkojne rreth 60 per qind e tyre! Pse !? Fitimi eshte i garantuar! Fitimet e kesaj “industrie” mashtrimi dhe rjepjeje per se gjalli te shqiptareve jane dyfishuar gjate dy vjeteve te fundit!
    Jane dhjete- fishuar taksat qe vjel prej tij qeveria e Sali Berishes qe pat premtuar ne fushaten e veres 2005 se do ta godiste kete dukuri vrastare te fakirave shqiptare, qe po lene jo vetem breket por edhe jetet neper kazinote e Vicidolit!
    Pervec rrenimit ekonomiko- financiar, kjo industri ne sterlulezim e Sali “El Dorados” po shkaterron edhe familjet dhe eshte sot aresyeja kryesore e divorceve ne Shqiperi!

    Shqiperia per shitje …. Gjithkush e gjithcka !

    Pse!? Qeveria me e korruptuar , me kusare ne historine e Shqiperise me Sali Berishen ne krye e ka kthyer krejt Shqiperine ne nje superkazino ku shiten e blihen qe nga ai vete e deri tek katundari me i humbur, qe nga Otrantoja e deri tek hidocentralet, qe nga ilacet e popullit e deri tek shperndarja e energjise elektrike ku drejtori i Cezit paguhej me rreth 60 mije euro ne muaj… Gjithkush e gjithcka !
    Pse!? Pergjigjen e ka dhene nje nga baballaret me te shquar te demokracise amerikane Abraham Linkoln:
    – Cdo popull ka qeverine qe meriton!
    Cdo popull ka aq demokraci e aq liri, aq drejtesi e aq begati sa c’lufton per to!

    Babezi ne vend te ” cekave te bardhe ”

    A i pate ne Klan, ABC, RTSH, e telalle te tjere te Berishes si RD, Gazeta 55. Koha Jone … se kush e priten ne Nju Jork delfinin, te perkedhelurin e tij dhe te familjes se tij Lulezim Bashen!?
    Biznesmene te njohur!!! … Po prisja te shihja “cekat e bardhe ” te tyre ne tavolinen e “Yllit ne ngjitje”!
    Si do ti transportoje i gjori, mendova per nje cast duke ia qare hallin! Cfare me pane syte !?
    Iu versulen piatave sikur te mos kishin ngrene tash nje jave! Po pershkruaj cfare kemi pare te gjithe , sepse jane te njejtat kamera, te njejtat rrjete TV…
    Te babezitur megjithese nuk ishte as vakt dreke e as darke! Nuk dinin te mbanin as lugen e pirunin per te mos shkuar me tutje… Perveshen lleret e duart…

    Beme baba te te ngjaj !

    Cfare humanizmi me kamarieret e bas bojsit! Nuk paten nevoje te fhsnin as pisatat e as tavolinat… Me vjen per te vjelle kur kujtoj ato skena ! Kam ndot…
    Ky ishte “shkelqimi” i “yllit ne ngjitje ” Lulezim Basha edhe ne Nju Jork! Nje shkelqim krejt i munguar!
    A nuk ndodhi vjet ne shtator e njejta gje edhe me bosin e tij Berisha. Pershkroi 10000 milje ajrore per tu takuar me kolegun e Butanit!
    Nuk thote kot sovrani: beme baba te te ngjaj ! Cilin te te qesh e cilin te te qaj !
    Mos u besoni fjaleve te mia! Jam bashkevendas i Sali Berishes! Nuk thote nje fjale pa rre ! Besoni syve tuaj cfare pate ne “Klan” , “ABC” , RTSH… Ishalla nuk na dalin edhe pamjet e tyre te manipuluara si videoja e Ilir Kusarit !

  25. albana says:

    Zoti Baze!
    Ju jeni vene ne rolin e opozites dhe po e kryeni me se mire detyren per te dhene shprese tek njerezit se SHBA jane ne krah te popullit dhe jo ne krah te Sali Berishes. Mirepo, argumentet tuaja dhe prirja e shfaqur si ne rastin e ketij mesazhin qe doni te percillnin me kete shkrim (“Të gjithë e dimë se faktet për vrasje dhe serveri erdhi i ringjallur nga Washington-i.”), nuk e zhbjne dot deklaratat e ambasdorit amerikan ne Tirane. Po kujtoj me te fundit qe e vlereson Lulzim Bashen yll ne ngjitje. Ju mund te thoni se deklaratat kontradiktore te zoterise jane pjese e lojes se tij per te vene ne gjume Saliun, por te gjithe e dime se kur eshte fjala per pushtetin Saliun nuk e ze kurre gjumi. Dikush mund te thote se deklaratat e ambasadorit shprehin inkoherence sepse i tille eshte karakteri i tij. Dikush tjeter mund te thote nje tjeter gje, gjithnje per t’i paraqitur deklarat e tij sikur nuk kane te bejne me politiken e SHBA. Mirepo kjo duhet te pranohet edhe per deklaratat qe ju merrni si pikembeshtetje.
    Jam e friksuar, ngase deklarata si kjo per yllin e Lulit permbajne qendrimin e vertete te SHBA. Deklarata te tilla nuk kane nevoje te interpretohen dhe nuk te lene asnje mundesi per te menduar te kunderten e asaj qe shprehin.

    1. nyc says:

      As nuk ke pse te friksohesh albana.
      Deklarata e arvizise per ngjitjen e yllit te hollimutit basha eshte
      100% qendrimi zyrtar i SHBA dhe te mos e genjejme veten as une as ti as Meroja.Ka nje diference teper te madhe midis besimit shume te sinqerte qe populli shqiptar ka per ameriken dhe te asaj cfare ka bere realisht dipllomacia amerikane per shqiptaret.Amerikes nuk i rruhet fare jo per shqiperine por per asnje vend te botes.Ajo zbaton politiken e saj per te vendosur stabilitetin ne funksion te interesave te saj gjeo-strategjike.
      Eshte faji i jone si popull dhe si klase politike qe tregojme nje inferioritet te denje si per indianet autoktone me europjanet ne shekujt e kaluar.Le ta ilustrojme me gerdecin:Miljarda dollare llogaritej vlera e fishekeve,predhave ne depot e ushtrise shqiptare.
      Ishte berisha ne rolin e nje prijesi fisi indianesh qe beri marreveshje
      te fshehte me tom ridge & damir fazllic qe ne shkembim te lobimit te futjes ne nato t’i jepeshin miliarda fisheke qe pasi merreshin me cmim
      qesharak 40-fishoheshin ne operacjone financiare ne bankat e zvicres e qipros.Dihet dhe “nuk dihet” kush ishin ato bolemedhenj ne amerike
      qe fshiheshin pas nje adoleshenti cifut qe mori kontrta 300 miljon dollareshe.Nuk e di albana ne me kuptove.Per mua arvizu eshte nje zedhenes i mjere pa personalitet ne nivelin e blendi fejziut qe lexon
      ne konferenca shtypi cfare i thojne ato bolemedhenjte qe te spjegova me siper.shkurt dhe qarte:njeriu i amerikaneve ne shqiperi sali berisha
      po tregon shenja lodhje dhe pleqerie dhe do te percillet me nderime
      duke e zevendesuar me kete yllin ne qitjet e 21 janarit.
      ESHTE BIZNESI I PARI PASTAJ PERRALLAT ME DEMOKRACI ….THANKS!

  26. huan says:

    ilir meta nuk doli ne 8 tet maj krah per krah me sali berishen sepse kishin ber nje marrveshje te fshet kundra edi rames per te mos qeverrisur e majta dhe per te mbuluar pislleqet qe benin me njeri tjetrin meta berisha

  27. juzefidhja says:

    Je i madh o Z,Mero Baze,po kete bande horrash qe ka pllakos shqiperin e drejton SALA,ILIRI,LULZIMI,dhe me shkatrrusje e keti vendi SAMIRAMIDA E SHQIPERIS, ESHTE JUZJA,po shqiptarve ishalla ju del gjumi tashme,se kane 22 vite qe po vuajne per demokraci, e po vdesin per buken e gajes,duke i lene menjane permtimet,qe kane22 vite qe fyejn totalisht shqiptarin….

  28. kashi says:

    Mero a eshte e mundshme ne kete web qe te behet nje miratim (pelqim opo jo pelqim) per cdo artikull qe shkruhet ne gazeten tuaj si eshte ne facebook.
    Kjo po te behet edhe per komentet e ndryshme qe jepen per cdo artikull(lajm) do te ishte gje e mire, sepse e ben diskutimin me origjinal dhe ofron dhe te tjeret te reagojne per komentin ne menyre demokratike (pa dhene emrin dhe vendosur e-mailin) vetem me nje miratim te shpejt se cfare mendimi ka per ate koment opo lajm.
    Kjo mendoj une se jep dhe mundesine te shikosh se sa vete e lexojne artikullin.
    Me respekt Kashi

  29. Realist says:

    Nje familje mesatare ka 4 anetare dhe 2 prinder dhe 2 gjysher dhe ndonje femije te jashteligjshem dhe ndonje binjak,dhe ne Shqiperi eshte e njejta gje,dhe ..dhe ..dhe
    1-Saliu & Nano-Binjake
    2-E.Rama
    3-Basha-femij i jashteligjshem
    4-Meta

    Gjysher
    1-Ramizi
    2-Nexhmia

    Eter
    1-Enveri dhe gjithe agjenturat.

    shqiperia po mbahet peng i kesaj familjeje,sepse integrim ne EU,do te thote Fund i tyre,dhe te gjithe ata po mbeshtesin njeri-tjetrin,dhe…dhe…dhe….dhe…e HA POPULLI.

  30. luis says:

    E lexova komentin tuaj zoti Alban Dega dhe nuk i heq asnje pike as presje sepse jane komplet te verteta.
    Jetoj dhe une ne Amerike dhe e di mire se cfare palacosh kane keta zullumcare si mbeshtetes,llumin e shoqerise shqiptare,biles ka shume prej tyre qe njihen si bisnesmen por qe ne fakt pastrojne parate e pista te pushtetareve ne Shqiperi.
    Sa per ambasadorin Arvizu zoti Dega ju qe mesa duket jeni dhe nje person me influence eshte mire te vini ne dijeni departamentin e shtetit Amerikan me brockullat qe po gatuan ky diplomat qe mesa shihet ky po e saboton demokracine ne Shqiperi.

  31. tomori i beratit says:

    HALLALL o MERO BAZE Je i sakte dhe I DREJTE ne çdo shkrim tuajin

  32. ermiri says:

    Mero Baze lexohet gjithnje me endje.

  33. Bledi Barxha says:

    Ne radhe te pare ju pershendes per qendrimet qe mbani ne shkrimet tuaja,
    me pelqejne se si i argumentoni levizjet e mbrapeshta te maxhorances, por duke zberthyer dhe pergenjeshtruar keto vprime te maxhorances nga ju dhe te tjere gazetar analist, nuk po trembet shum kjo qeveri, madje sa her e shikon veten ngusht, me nje her punojne se si te dalin nga situatat pa u vene ne veshtiresi nga as’kush. Une personalisht kete qeveri e kam frik, e kam frik nga menyra se si po shnderohet dita’dites ne nje qeveri totalitare me e fort.

  34. beni says:

    deshifrim i saktei i sitemit para elektoral morfologjik te stilit berishian.com eshte fundi i games packas se perpiqen te ndrydhin realitetin…misioni i tyre prej farizejsh ne dem te popullit shqipetar po perfundon….edhe pushteti i katert (bled faqeziu) media …nuk po ju jep me sodisfazionin qe dehirojne sepse jepi ne epoken e teknoloqish dhe info shperndahet sh shpejt….respekte M.BAZE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje