Të plaçkitur dhe të përbaltur pa faj

11 Shkurt 2012, 23:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Chris Chivers, gazetari i njohur i gazetës New York Times, i është përgjigjur dje online shqetësimit të një blogger-i të njohur rreth një predhe 107 mm, që forcat e presidentit sirian përdorin kundër demonstruesve. Chivers rikujton me këtë rast faktin se vende të tilla mund të furnizohen nga shtete të treta ish-komuniste, që kanë armë të tilla shfarosëse në depot e tyre dhe e ilustron këtë me skandalin e armëve kineze që Shqipëria i shiste Afganistanit, përmes një kontrate me Pentagonin ku u përfol dhe emri i djalit të kryeministrit shqiptar si ndërmjetës.

Referimi tek Shqipëria nuk ka të bëj me ndonjë akuzë konkrete, por me një imazh tashmë të formuar si një shtet batakçi, që nuk respekton asnjë parim apo normë ndërkombëtare kur futen në lojë njerëzit e pushtetit për të fituar para. Thuajse në gjithë vendet që përfshiu vitin që shkoi vala e protestave të Pranverës Arabe, Shqipëria u kishte shitur qeverive të tyre armë. Armët tona u gjenden në duart e Gadafit, në Jemen, raketat tona në duart e Hamasit, dhe akoma më keq sot rrezikon që të ndjehemi fajtor dhe për furnizimin me armë të një diktatori tjetër, presidentit sirian.

Problemi ynë në këtë rast nuk ka të bëj me tregtinë si mjet fitimprurës, por me parimet nga të cilat udhëhiqet qeverisja e vendit. Një vend anëtar i NATO, e cila mbi të gjitha ka parim të saj ngrehinën e demokracisë në vendet anëtare të saj, po shfaqet si një partnere e regjimeve autoritare e despotike që po vrasin qytetarë. Për aq fakte sa ka botuar vetë gazeta jonë për tregtinë e armëve të Shqipërisë me këto vende, shihet qartë se nuk ka lidhje me ndonjë interes tregtar të madh të Shqipërisë apo arkës së saj, por me kapje të shtetit nga klientë personal të kryeministrit, që përdorin vendet fqinje si Serbia apo Mali i Zi si hallka tranzite në këtë tregti. Kështu, ne kemi blerë raketa serbe dhe ukrainase për t’ua shitur forcave terroriste antiqeveritare në Liban, pra jemi bërë vend tranzit që kemi mbuluar destinacionin e fundit të nisur nga Serbia, vetëm se në lojë kanë qenë klientët e njohur serbo-boshnjakë të kryeministrit. Ne kemi shitur armë tek regjimi i Gadafit, duke përdorur sërish ndërmjetës serb, që i shërbejnë Arben Imamit të thotë që nuk dinim gjë ku do t’i çonin. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur dhe me Sirinë. Pra, në këtë rast nuk është se jemi sjellë si një shtet që kemi nevojë për para dhe kemi shkelur parimet e NATO-s, por jemi sjellë si një shtet që jemi i kapur nga klientët e pushtetit dhe na përdorin si trampolinë për trafiqe të tilla, që na ekspozojnë si shtet batakçi para syve të botës.

Vetëm fakti që Berisha ka fyer gazetën New York Times për shkak të përfshirjes së djalit të tij në çdo pazar armësh në këtë vend, edhe pse gazeta ka bërë një investigim të pazakontë që ka tronditur Pentagonin, ka krijuar një bindje të mjaftueshme tek gazetarë të njohur si Chivers, por dhe te botuesi e tij, se nga një shtet i tillë mund të presësh gjithçka. Dhe falë këtij imazhi, falë asaj sjellje të padenjë dhe e motivuar tërësisht nga përfshirja në një pazar privat të familjarëve të tij, ne sot jemi të penalizuar të jemi të dyshuarit e parë pas çdo shfaqje të shëmtuar të trafikut të armëve apo shitjeve të armëve të tilla të dëmtimit në masë.

Pra, ajo që po na dëmton në thelb krenarinë kombëtare, imazhin, dhe po na turpëron para botës, nuk është pse na kanë mbetur në derë armë kineze apo sovjetike, as fakti pse duam t’i shesim ato, por fakti që klientë të pushtetit po përdorin këtë pasuri, jo për të pasuruar shtetin tonë, por për tu pasuruar prej shtetit tonë dhe për ta na diskretituar në opinion publik. Rasti tregon se ne jemi të ekspozuar si një shtet klientelist, i kapur nga të afërmit e kryeministrit, që nuk kanë lenë asnjë shtet batakçi pa pasur marrëdhënie me të, që nga Gadafi e deri tek Alievi. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë- dhe mbi të gjitha kjo është arsyeja pse korrupsioni dhe kapja e shtetit në Shqipëri janë armiku ynë kombëtar. Ky shtet nuk rrënohet as nga fqinjët, as nga ndonjë sulm i jashtëm, por nga kapja e tij prej një bande që po e plaçkit dhe po e përbalt në emër të shqiptarëve, që nuk kanë më as pushtet dhe as fuqi për të ndryshuar këtë pushtet batakçi.

34 komente në “Të plaçkitur dhe të përbaltur pa faj”

  1. elinor says:

    Do te citoj komentin e Ramy-t tek nje teme tjeter e ngjashme: “nuk ka gje per t’u habitur me kete se saliu po mbeshtet koleget e tij ne vendet arabe”!

  2. loni says:

    z Mero,,une nuk besoj qe shteti jone ti shesi ato arme pa ndihmen e ndonje shteti te natos,,vete shteti jone nuk mund te marri veprime te tilla sepse nuk i ka ato mundesi pa e perkrahur ndonje shtet i natos qe nuk deklarohet kurre,,ky shtet qe ne kemi,kete biznes nuk mund ta beje dot vete per 2 arsye,,e pare,,kane frike te shkelin parimet e natos,,dhe e dyta,,nuk jane aq te afte saqe te shesin arme ne menyre te fshtehte pa ndihmen e ndonje shteti te fuqishem qe i jep krahe,,kurse qe jemi leva e te tjereve z Mero kjo eshte me se e vertete te shkrimi juaj si gjithmone perfekte…

    1. analist says:

      Amerika thuaj mor burre,pse e sjell andej-kendej:Amerika i ben keto pushtlleqe dhe ne fund ua fut pushtave te vegjel partnere qe mund te kene emrat Gadaf,Sadam,Bin Laden apo Berishe

    2. Artur Duka says:

      CIA amerikane i ka pat shitur arme IRANIT ne kundershtim me vendimin e Kongresit per embargo te armeve ndaj shtetit islamik. Me parate qe merreshin financohej levizja e kontrasve qe perpiqej te permbyste me dhune qeverine sandiniste te Nikaraguas.

      Ka skandal ka qene njohur me emrin IRAN NGATE

    3. Shefqet Cela says:

      Shitjet behen neper kanale mafjoze. Dihet se mafja eshte e nderlidhur midis shteteve. Pastaj, a nuk e di se Fazlliçin e ka mik shtepie? Vete Saliu ta ka thene mu ne mes te mender parlamentit shurdh. “Po ta doni ja u sjell edhe ketu” tha zoterija.
      Serbija eshte fort e lidhur me Sirine. Edhe nje vaporr me arme qarkulloi nga Durresi ne Mal te Zi dikur.
      Sa ka zanati!

  3. PLAKA says:

    Ooooo Mero te kam rixha o derman,po e di si i thone kesaj o vella,llafos me mur,llafos me gur,ky Popull nuk mer vesh kurr, eshte njesoj mur e gur,ja ki popull jemi na o derman,i vume hune ketu ne Vlore me 97 e po na jeshem qe e suallm prap ne pushtet kete pusht sali berisha,mire te na benet.

  4. fatmiri says:

    O Ioni! E para ne jemi antare te NATO-s. E dyta Sali Berisha president theu embargon e OKB-se duke shitur nafte Millosheviçit qe e deklaroi vete ne televizion, besoj e ke pare dhe degjuar, dhe nuk e gjeti gje. Ai ben çfare te doje me shtetin dhe pasurine e tij, bile vret dhe qytetare. Tani thuaj kush e mbron. Kuptohet Amerika dhe Europa , si duket u duhet, por investojne shume dhe vendet arabe. Shqiperia eshte nje plaçke ne dore te banditeve.

  5. Artan says:

    Pushtetin dhe fuqine per te ndryshuar pushtetin bandit shqiptareve ua hoqi Edi Rama,faktet dhe argumentet per kete jane thene e sterthene qindra here.

  6. Dike Mullai thote- says:

    I Madhi MERO ! Cdo dite po na befason me shkrimet e Tua. Ato jane predha artilerie qe dalin nga “Topi i PARE” ne nje bateri Artilerie. Eshte fatkeqesi qe Presidenti TOPI nuk po perfshihet ne kete BATERI, pa le me te jete “Topi i PARE” ! Eshte i Ri dhe akoma e ka shansin per te ‘vene ne vend Krenarine Kombetare, te ndryshoje imazhin e te na nderoje para botes’! Koha nuk PRET:-Le t’a shkrepi topin me bresheri ndaj Kryemafiozit, Kryekriminelit Berisha! Eunuket e tjere,bashkefajtore, nuk do te gjejne “vrime” ku te futen! Vetem atehere Presidenti TOPI do te mbetet ne Histori!

  7. Fatmir says:

    “Shqiptarët nuk kanë as fuqi, për ta ndryshuar këtë pushtet baktaçi” I nderuar MERO, por edhe ju e keni humbur këtë betejë me pushtetin, Opozita po ashtu, rinia, sindikatat, intelektualët, të gjithë ne, e kemi humbur këtë betejë, përballë një maloku, e qentë që i shkojnë nga pas. Mbi 1.000.000 Shqiptarë që ndodhen në Tiranë, e nuk reagojnë fare! Ju jeni në Tiranë, studentët, intelektualët, media,….. etj e jeni gjunjëzuar nga një malok, Ne në qytetet e vogla, kemi vdekur me kohë. Përshëndetje, nga qyteti i vogël i Delvinës. Në 97 i bërëm malokët të iknin nga MALI I SOPOTIT, por prapë ky malok në krye të Shqipërisë, Ai po bën të pamundërën, për ta shkatërruar këtë shtet, e në veçanti Jugun.Por Vlora heroike po fle, Saranda, Gjirokastra, Libohova, Tepelena, Delvina, Fieri, etj,… “NJË BETEJË E HUMBUR, PËRBALLË NJË TË Ç’MENDURH, QË ASKUSH, NUK KA FUQI TA NDALOJË”

    1. nd-ih-ma says:

      Ju lutem vetem me Meron mos e nxirni,Ai i ka provuar te gjitha dhe eshte i vetmi qe po lufton satrapin me ze dhe figure,fjale te cilen te tjeret e permendin alla sali.Me Meron do jemi te bashkuar ta ndihmojme jo vetm psikologjikisht,por dhe Ai te na ndihmoje me ndonje artikull per ate qpo ben e qduhet te beje opozita.Satrapi po hedh ne treg parti te reja,pasi ka konsumuar qdo gje qe mund te beje thote e premtoje vete.Partite qe po lindin jane tentakula te satrapit, larje llogarish ne pd ne faver te tije e ne dem te shqipetarizmes. Kujdes eshte me i ndyre nga qduket e qdime,pislleqet e tije skane te sosur.Jemi komb shume emocionale dhe per hire te nje te keqe zgjedhim prape ate te keqen,satrapi e ka nuhatur kete.flm

  8. mali says:

    Opozita fshihet prapa poçes, kryetari cicerin, shqiptaret bejne sehir dhe here pas here ja futin nga nje te share dhe koment

    1. Olti says:

      Jam dakort me Malin, nuk na duhet opozita. Kemi qen rehat nga 1944-1990! Ose te pakten te krijojme Nje parti agrare a socialdemokrate te kryesuar nga Nano ose Meta!

  9. USA says:

    sla gje pa shitur maloku i vucidolit dhe harron qe ajo qe pasuria e te gjithe shqiptarve jo te shkerdhates sheqeres ..po me e keqja keto arme kane rene ne duar te terrorristeve dhe diktatoreve…

  10. LORA says:

    Nese do te kishim nje gazetari investigative qe ,brenda kater viteve
    nga krimi shteteror ne Gerdec,do te bente te pakten te ditur faturen e sasise se derdhur ne buxhet ne trajten e tvsh-se nga kjo tregeti e pasurise se shqiptareve;nuk do te ndjehesha e plackitur dhe e turperuar.Nuk po flas per fatura te tjera.
    Kete pune nuk e ka bere asnje media,asnje per be.Nderkaq kjo perben punen me te zakonshme per mediat serioze,kudo ne bote.

    1. Olti says:

      Ah mi Lora Ty te ka mbetur Ora! Sala me te birin Ta plasen Hiroshimen Ne dere te Tirones e Ti kerko gazetari investigative! Po ju skeni gjyqtare, prokurore, ministra e dekane qe nuk shiten per leke dhe problemi na paskan mbetur tek gazetaria investigative???? Pse nuk e dini ju moj zonje qe minimalisht 2/3 e te afermeve tuaj e te mij Jane te shitur tek Balozi APo tek Meta???? Spo Ta them te zihesh me ata te mite por sa me shpejt te kuptosh qe Shqiperia nuk ka elementet kryesore te qytetarise, empathise dhe vellazerise aq me pak do te zhgenjehesh! Duhet mund e sakrifica te ndertosh shtet!

  11. beso says:

    ka te ngjare qe te jete kaluar nga ne kjo ngarkese,po te mos harrojme qe Siria ka pasur vazhdimisht shkembime me ruset dhe padyshim kalibri eshte i artilerise se armatimeve lindore.Ka mundesi te kemi pasur nje top k/tank 107 mm,po s’besoj qe artileria te sulmoje me keto,efikasiteti eshte ne blindshpuarje.Por shkembime behen,madje eshte me e arsyeshme te kalojne ne shume kanale qe ti humbe gjurma furnizuesit.Nuk besoj qe saliu te futet pa pyetur ne keto afera,sidomos me hezbollahet,se Mossadi ia heq koken si presh,ose eshte brenda nje loje qe e komandojne keta,e kushedi ku çon.Libri i duhur per furnizimet ushtarake ne Lindjen e Mesme eshte”Kutia explozive” e Stephen Zunes,qe shpjegon sesi dhe mes armiqsh behet tregti e kenaqshme.Ndersa per imazhin e komprometuar te Shqiperise si vend tregtish te felliqura as arrijme dot te ndreqim gje;edhe eshtrat e te vdekurve tregtohen ne jug si eshtra ushtaresh greke,tani me krizern greke njeçik me pak,por marrezia nuk ka fund.Te Plaçkitur po se po,te perbaltur absolutisht po,por edhe te pushkatuar dhe te peshtyre nga qeveria e ambasadoreve!

  12. Po kur e di ti o Mero dhe Ai gazetari, dhe s’e dine Padrino-Guvernatoret?!
    Aman aman!! …E dun tamam per keto Pune te pista ket vend,
    Kane 70 vite qe e zdrugojne dhe ja ku u bo bukur-Hibridi mo
    monstruoz ‘[email protected]
    E gezofzhim derisa rrime e bojm sehir miq!!

  13. dashi says:

    Zoti mero dhe gazeta tema eshte e vetmi ze opozitar 100% kunder juntes
    tribale te berishes.Por keto pervesitete qe shohim sot jane vetem pasojat e atyre veprimeve qe kane ndodhur qe para 20 vjeteve e ne vazhdim:
    1-Shqiptaret e hodhen sistemin e kaluar me forcat e veta qe ne 1990-1991 dhe poshtersia ndodhi kur me ardhjen e rajersonit ne vitet
    1991-1992 ky se bashku me pinjollet e fashiteve ,ballisteve e shume krimineleve te tjere erdhen si “clirimtare” dhe filluan kryqzaten
    kunder cdo gjeje ne shqiperi.Pikerisht ketu qendron tragjedia jone
    KETO HORDHI DUHEJ TE HAKMERRESHIN VETEM ME DIKTATUREN POR JO ME INSTITUCJONET E SHTETIT SHQIPTAR.FATKEQESISHT NEN TRESHEN RAJERSON-UDB-BERISHE NE SHQIPERI DOLI UJE I ZI.
    2-Te perdhosur pa faj e kami ndjere veten ne vitet 1994-1996 kur kompania “shqiponja” e tritan shehut furnizoi hapur me nafte dhe armatim duke e thyer embargon e nato .A kishte dijeni perendimi
    ZOTI MERO????pergjigjen po ta jap une: Kompani greke dhe italiane
    ishin bossat e vertete te kesaj veprimtarie mafjozo-demokratike.
    3-Keto gjera sot jane mikroskopike me ato shitjet e armatimeve
    shqiptare ne vitet e kompanise “VEFA” ku ZHULALI-ALIMUCA dhe
    disa miq te tipit TOM RIDGE -FAZLLIC kane shitur shuma perralore
    armatimesh..
    4-GERDECI eshte tragjedia dhe skandali me i madh midis popullit
    shqiptar dhe disa mafjozeve qe merren me armatimet ne administraten amerikane.skllever qe u vrane per nje kothere buke dhe miljardere
    qe qortohen se shiten prodhimet “kineze”..Qenia e FATMIR MEDIUT
    AKOMA MINISTER TREGON SE KY REGJIM I THEMELUAR NGA WILLIAM RAJERSON
    ESHTE ME I POSHTER SE FASHIZMI DHE KOMUNIZMI BASHKE.
    5-Ne ndjehemi te perbaltur,te cnderuar dhe te perdhosur nga nje
    devil i kllonuar nga rajersoni,i kurdisur nga tom ridge-fazllici
    dhe i mbrojtur nga mashtruesi arvizu.
    NUK KAM ASPAK BESIM DERI TANI TE DIPLLOMACIA AMERIKANE BILES JAM TEJET I ZHGENJYER..KETO ME SHUME KANE PROBLEM PROBLEMIN E HOMOSEKSUALEVE
    SE SA 4 QYTETARE QE VRITEM SI QEN NE BULEVARD NGA NJE FASHIST
    TE “EMERUAR” PREJ TYRE.

  14. lori says:

    E nderuar znj.Lora:Lexoj me vemendje e respekt komentet e Tua dhe nuk do te pajtohesha me nzivitet kur citoni se po te kishim nje gazetar investigativ do te zgjidheshin shume enigma te kesaj palo qeverie e ketij monstruozi qe me armet shqipetare hedh ne ere te pafajsh

    1. Fatmir says:

      Atë që bëri Prifti, me videon publike, me qindra milionë pazare, e ja ku është Meta, Saliu, Luli,… etj. Por problemi është, se ne kemi vdekur si popullë, ç’do kush prej nesh, shikon hallet e veta, e Shqipëria po bëhet copë-copë. Cicërrimat e Ramës, do ti zgjidhin problemet e Shqipërisë! Apo komentet tona në internet! Unë e lashë këtë komentë, nga telefoni im NOKIA N8, por kur takova shokët e mi, me telefona 20 EU, pa punë, pa shtëpi, pa patur lekë, për të blerë ilaçe pér fëmijën, fshatra pa drita, punimi i tokës me kafshë, rrugët skandaloze, e interneti êshtë luks për pak veta. Ka të drejtë MERO, Shqiptarët nuk kanë më fuqi, ndaj pushtetit batakçi, këtë e ka kuptuar edhe RAMA, e merret me Cicërrima!

  15. lori says:

    E nderuar znj.Lora:Lexoj me vemendje e respekt komentet e Tua dhe nuk do te pajtohesha me nzivitet kur citoni se po te kishim nje gazetar investigativ do te zgjidheshin shume enigma te kesaj palo qeverie e ketij monstruozi qe me armet shqipetare hedh ne ere te pafajshem ne vende te ndryshme te botes duke bere lojen me te piset qe e drejtojne padronet qe e mbajne ne pushtet edhe pse kryen krime ne c’do cep te botes.Per te mos iu larguar thelbit te temes,me lejo e nderuar te te them se ai gazetar qe Ju kerkoni sot do ye kishte fatin e R.Hoxhes,e K.Trebickes e shume e shume te tjere qe kjo makine e terbuar vret per interesa qe as mendja nuk mund ti pranoje. Ndaj mos te te shkoje mendja qe gazetaria investigative mund ta zhbiriloje kete godosh loje qe luhet nga padronet e tij e qe per meritat e sherbmit te tij edhe kur vret popullin e vet quhet jo pa dashje “burre shteti”.

    1. LORA says:

      Ju jeni shume rehat me kendveshtrimin tuaj.Nuk e gjykoj fare kete deshire tuajen,te cilen rrefuzoj ta bej ndonjehere standartin tim.Ju pershendes,lori.
      Jam shpreseplote,se shqetesimi im do te degjohet diku.

      1. Fatmir says:

        Është një thënie; – “Kush jeton me shpresë, i dëshpëruar vdes”

  16. gjon says:

    SA TE KEMI SALUKUN NE KRYE SHQIPERIA DO TE JETE FUSHE EKSPERIMENTALE PER TE HUAJTE,NJE VENDE KU BOTE ESHTE E LIRE TE DEPOZITOJE PLEHRAT E TYRE,DHE SHQITARET DO JENE TE LIRE TE LARGOHEN NGA VENDI PER TE JETUAR PA SALIUN.

  17. fane mirdite says:

    Nuke shikoj asnje lajme per greqin, apo ju vjen keq per ate qe po ndodh atje. Kame deshire te lexoj gazeta opozitare ,por ju nuke beni opozit ,ne enej nga fani kemi nje fjale, kur e ke kryte ka muri, e bythen ka kshuri ,si e heqe kanatjeren .Greket paguajn gjithqka ne shqiperi dhe ju nuk jeni jashte .do deshiroja nje opozit me kuptimin e plote te fjales ,me vjen keq do e lezoj shume kohe kete gazet ne opozit .

    1. Fatmir says:

      Në këtë momentë, në GREQI sindikatat kanë dalë nëpër rrugë, e në krye të protestuesve, i kanë vënë flakën një banke, ca godinave, e vazhdojnë protestat deri në daljen e vendimit, për reformat e tjera, të kërkuara nga EUROPA. Kurse tek ne, Sindikatat e Opozita, kanë vdekur me kohë. Ç’do ditë nga 2-3 Cicërrima në Twitter, Editoriale, e ndonjë deklaratë, sa për të thënë. Përse do protestojnë Shqiptarët!!!???

    2. gjon marku says:

      or patriot prej mirdite !
      Dhe une jam nga mirdita por ti or zotni je duke na felliq se ti nuk po din me shkrujt shqip,nuk po din me i lidh llafet dhe po i perbalt krejt mirditoret.Shko ne ndonje shkolle se po na korit krejt vendin.Te pakten mbaroje tetvjecaren.tung !

  18. fane mirdite says:

    or gjon na rrosh sa malet e MIRDITES , mundohu te flasesh per gjera me te medha ,shiko pak me larg .Mundohu te flasesh ne pergjithsi ,e jo ne menyre individuale . Me trego nga je te tregoj se kush je, meqe je mirditor. Kerkoj falje nqf ofendoj mirditoret ,por kete nuk nuk munde ta besh ti.Je simpatizan i ndonje partie ,te duhet ndonje vend pune ,ky eshte problem tjeter kete munde ta diskutosh me kalamajte ne shtepi e jo me mua krrabeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee e varfer ………………………..

  19. Drenica e Kuqe says:

    Keto te keqija ndodhin kur njeriu i bjen shqelm filozofise popullore te popullit te vet, filozofise shqiptare. Sot po e shohim e perjetojme te gjithe se nuk e ka thene rastesisht populli shqiptar ate thenjen e tij enciklopedike “Hirra bylmet e shqiptari hyqymet, nuk bejne kurre”… A nuk po e shohim me syte tane dhe a nuk po e vertetojmene shpinen tone perdite kete thenie te filozofise se lashte shqiptare, se te keqijat i patem dhe i kemi vetem prej “shqiptareve” ne hyqymet (pushtet)… Te pergezoj per shkrimin, z. Mero Baze! Te lumte!

    Drenica e Kuqe

  20. Coel says:

    Pershendetje!
    Eshte kendshme te shkosh neper rreshta e te kuptosh sa ndryshe shprehemi dhe ndjeme duke perceptuar realitetin.
    A e keni pyetur veten sot ne mengjes secile nga ju, sic po e bej dhe une tani Cfare do bejme ne sot, tani per Shqiperi e per Shiqiptare!?
    Ne moemntin kur ne do ja dalim te kthejme syte nga dielli e te mund te jemi pak me te pergjegjshme karshi vetes dhe te tjereve ndoshta do ja dalim! Them ndoshta do ja dalim sepse ne mbyllemi ne rrethe te vogla dhe shajme pafund, asnje nuk jep alternative, ne fyejme tjetrin pa fund dhe si embelsire themi gjithmone qe ne Shqiptare nuk dime te bejme shtet!
    Nuk eshte e vertete, kur te fillojme te marrim pergjigjen e pyetjes me lart gjithcka do jete me ndryshe, me mire.
    Kushdo qe te vij ne pushtet do duhet ta dije qe dhenia e llogarise para votuesit eshte “gjygji” i demokracis karshi veprimeve apo mos veprimeve te Qeveris per te permiresuar jeten e secilit nga ne!
    Ne duhet pak me besim dhe pak me miresi!
    Dy gjale per artikullin, ngelemi ne kuadrin e thashethemeve, thirrja ime e vetme do ishte qe opozita te reagonte me nje hetim parlamentar, po kam pershtypjen qe opozita jone (sepse edhe kjo eshte vlere e perbashket ne demokraci ashtu sic edhe qeveria) nuk reagon por mendon seso do ja bej Brace do iki ne Gjirokaster apo Malaj ne Kukes!

  21. artibr says:

    saliu si gjithmon vigjilent ndimon atdheun e gazidedes por saliu nuk e shijoj kete atdhe se sali gadafi nuk u denua ne vitin 97 dhe te gjith e dim psen se po ky esht moster ku ka luft ky con arm per mos te shkuar me lart ky funizonte makinerin e shokut te tij milosh per te sterminuar gjith bosje e me von kosoven un nuk ekuptoj gjith kete talent te tijin qe nuk ka par nje gjyq e po ky esht vertet sulltan te lumt kur gjen shesh e ben pershesh opo jepi se ste gjen gje.

  22. ivani i madh says:

    E ku ska arme shqiptare ne te gjitha vendet problematike vetem se mbajne stampen kineze se prodhimi eshte yni .Ne Shqiperi qeveris mafja qeveritare e cila eshte bere nje lubi e pa ngopur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje