Dy ushtarakë shqiptarë në Afganistan janë vrarë, tha Ministria e Mbrojtjes. Disa orë me pas, për ta bërë këtë ditë të dhimbshme joserioze, si çdo gjë tjetër, tha se njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në koma. Episodi i humbjes së jetës së tyre është i pakuptueshëm për ne që jemi qindra kilometra larg, për më tepër kur thuhet se u vranë nga zjarri i hapur nga policia lokale, por ne pranojmë fatin e tyre si ushtarë të NATO-s. Ata u vranë si të tillë. Edhe pse situata në atë vend është absurde dhe shpesh ka kundërvënie të policisë lokale ndaj forcave ndërkombëtare, ne duhet të pranojmë që të qenit pjesë e NATO ka dhe taksën e saj.
Por ndërsa dy ushtarakët tanë u qëlluan si ushtarë të NATO-s, të gjithë ne na bren dyshimi dhe makthi nëse ata janë trajtuar si gjithë ushtarët e NATO-s që kanë shkuar në atë vend. Për shumë vende anëtare të NATO-s shkuarja në një mision shërbimi paqeruajtës siç është dhe ai Afganistanit është një procedure krenare dhe dinjitoze, është një hallkë e rëndësishme në karrierën e një ushtaraku dhe mbi të gjitha shoqërohet me një staturë respekti dhe privilegjesh në vendet e tyre pas misionit. Ndryshe nga këto vende, ushtarakët shqiptarë që marrin pjese në misionet e NATO-së kalojnë shpeshherë në një procedurë poshtërimi paraprak, sidomos ata ushtarakë që vijnë nga familje të varfra apo me probleme sociale.
Në një kabllogram të ambasadës së SHBA në Tiranë, drejtuar Departamentit të Shtetit, shkruhej tre vjet më parë se një ushtarak i lartë i ushtrisë shqiptare, që sot është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, merr ryshfet deri në 7 mijë dollarë për të çuar një ushtar në misionet paqeruajtëse. Siç dhe e ka pranuar vetë më pas ambasadori Withers, raportimet e tij nga Shqipëria kanë qenë serioze dhe të mbështetura mbi burime që ambasada e SHBA në Tiranë ka siguruar brenda ushtrisë. Ato janë raportime reale dhe janë përcjellë në Uashington si shqetësim për një vend që po pranohej në NATO.
Sonte, kur miliona shqiptarë kanë pritur me hidhërim lajmin e vrasjes së ushtarëve të tyre në Afganistan, gjëja e parë që të shkon në mendje është nëse i kemi poshtëruar këta njerëz kur i kemi nisur në luftë? Kjo është një pyetje që mundon sot qytetarët, që kërkon të ngushëllojë familjet e tyre. Ne sot jemi të gatshëm t’i nderojmë ata dy ushtarakë, të përlotemi dhe të bëjmë ceremoni madhështore për pritjen e tyre në atdhe, por të gjithë kemi atë dyshimin që bren si krimb fasadën e kësaj feste të shtirur. A i kemi respektuar njësoj dhe kur i nisëm të gjallë? A u ka kërkuar lekë ai oficeri i lartë që më vonë u bë shef shtabi? A u ka kërkuar lek dikush tjetër? A kanë shkuar ata aty vërtetë si ushtarë të NATO-s, apo kanë shkuar thjesht si hallexhinj që kanë paguar gjobën tek ushtarakët tanë të korruptuar, pjesë e një sistemi të korruptuar?
Këto janë pyetje që i rëndojnë sot në supe kësaj shoqërie më shumë se dy arkivolet e ushtarakëve të vrarë. Ata po kthehen në atdhe si dëshmorë të NATO-s, por mund të kenë ikur në Afganistan si klientë të ndonjë ushtaraku të lartë.
Nga ky makth nuk na shpëton dot askush. Është taksa që një shoqëri e korruptuar i paguan mungesës së moralit dhe shtetit ligjor, nepotizmit dhe politikës tribale, sekserllëkut që është ngritur në sistem dhe humbjes së besimit tek shteti ligjor. E vetmja gjë që kemi në dorë është një lutje për Shefin e Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, që i ka dalë së paku emri nga dokumentet amerikane që ka bërë pisllëqe të tilla. Lutja jonë është se nëse ai ka marrë para për të dërguar këta dy oficerë, ose nëse di se ka marrë para dikush që këta dy ushtarakë të shkojnë në Afganistan, të mos dalin t’i presin në Rinas dhe sidomos të mos shkojnë t’i shoqërojnë në familjet e tyre. Njerëzit mund të zihen ngushtë dhe mund të mos ua përmendin, por ata duhet të kenë burrërinë të rrinë larg arkivoleve. Biles me kaq nam të keq sa kanë marrë, është mirë të mos shfaqen askund. Ka plot shqiptarë që do të dinë t’i nderojnë dy djemtë e tyre që u qëlluan në emër të një misioni paqeruajtës. Ka miliona shqiptarë që marrin pjesë në dhimbjen e familjeve të tyre. Mos ta prishim paqen e kësaj dhimbje duke parë në ekran të përlotur ato fytyra që kërkojnë pare për t’i nisur djemtë tanë në luftë. Derisa të sigurohemi që edhe djemtë tanë nisen plot dinjitet në këto misione si ushtarë të NATO-s, është mirë që ata të cilët na e kanë thyer këtë besim dhe e kanë prishur këtë fat dinjitoz për ushtarakët shqiptarë të rrinë larg atyre arkivoleve. Ato po kthehen të mbuluar me flamurin shqiptar dhe atë të NATO-s plot nderime e respekt, por ne ende nuk e dimë si kanë ikur. Dhe nuk ka si ta dimë në një vend ku Ministria e Mbrojtjes tallet me lehtesi dhe jeten dhe vdekjen e tyre, duke na dëshmuar se s’ka marrë mundimin të flasë as me spitalin, duke e bërë joserioze dhe ditën e dhimbjes për ta, duke ia hequr kuptimin sakrificës së tyre, siç i kanë hequr kuptimin seriozitetit të këtij shteti.
Ktheni ushtaret ne shtepi
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/19/sala-bin-laden-i-ballkanit-i-vetmi-kryeminister-qe-merr-kallashin-ne-dore-kur
NDER DHE LAVDI DY TE RENEVE NE AFGANISTAN!!!!NGUSHELLIME FAMIJLAREVE TE TYRE!!!!MALLKUAR QOFSH,O SALI BERISHA!!!!
TANI PO AKUZOJ SI ISH USHTARAK PERSONALISHT SALI BERISHEN,ARMIKUN ME TE MADH TE USHTARAKEVE:STATUSI I USHTARAKUT ESHTE MIRATUAR PER HERE TE PARE NE VITIN 1991 DHE ASNJE DITE NUK ESHTE ZBATUAR,NE RADHE TE PARE NGA SALI BERISHA DHE ME VONE NGA FATOS NANO!!!ASNJE SIGURI PER JETEN DHE FAMILJARET E USHTARAKEVE NUK JEP LIGJI AKTUAL PER NE!!!SALI BERISHA NA KA TRAJTUAR PER 21 VJET SI SKLLEVER,SI ARMIQ!!!PER TE FSHEHUR TE SHKUAREN E TIJ SI ISH KOMUNIST EKSTREMIST DHE PER T’U DUKUR SI PRO PERENDIMOR,TERE MLLEFIN E TIJ ANTI SHQIPTAR E KA NXJERRE TEK NE ISH USHTARAKET!!!AS VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE NUK ZBATON KY BANDIT,NDERSA SOT TE DY TE RENET NE AFGANISTAN NUK KANE PATUR ASNJE SIGURI PER JETEN DHE FAMILJET E TYRE!!!JA PSE USHTARAKET NE TERE BOTEN TRAJTOHEN NDRYSHEW NGA MESUESIT,INFERMJERET,KOVACET,MARANGOZET ETJ!!!NDERSA KELYSHET E BERISHES,NE KUVEND SA HERE ESHTE DISKUTUAR PER ISH USHTARAKE,NA JANE SULUR TERE URREJTJE,SE GJOJA NUK KEMI VUAJTURME SHUME SE TE PERNDJEKURIT!!!Haaaa!!!PO SE MOS TE PERNDJEKURIT E ISH PROONARET I NDERQEN KETA HORRA!!!NJE BANDE KRIMINALE SUNDON SHQIPERINE SOT!!!!MALLKUAR QOFSHI PLEHRAT E SHQIPERISE!!!
Homazh!
http://www.youtube.com/watch?v=aIygi486YEQ
Zoti Mero,nuk thote qe te kthehen ushtaret nga Afganistani apo te dali Shqiperija nga Nato.
Zoti Mero thote qe administrata ushtarake dhe qeverija nuk eshte ne lartesine e ketyre deshmoreve si pasoje e korrupsionit.
Me ben pershtypje se si ne keto momente dhembjeje nje Hoxhe, shume Homogjene dhe ca liberal ne blogje nxitohen pa u kthyer ende trupi i te renit ne atdhe te fillojne diskutimin kunder qendrimit te trupave ne Afganistan apo pranise se Shqiperise ne Nato.
Shqiperia ne Afganistan ka cuar ca djeme te thjeshte e te shtrenjte njekohesisht per ti kthyer NATOs haracin per clirimin e Kosoves, GJYSMES SONE SHQIPTARE.
Heshtni…..respekt per te Renet!
Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare,
Xhemal Gjunkshi.
Zoti Baze do te keshilloja qe ne fund te artikullit te vendosni edhe Fontet, keshtu sdo te kishe interpretime dhe do te kishin me teper kredibilitet..
ke te drejte o mero,minimumi qe duhet te bejne.por kujt i thua.sali berisha hengri buk ne shpi te enver hoxhes,dhe ka 20 vjet qe spushon se shari.
o komunist i djathtë!
saliu nuk e shan enverin!ai i bën rreklamë!ai është i dashuruar pas tij!
sikur të mos kishte folur,lehur saliu,emri i enverit dhe komunizmit kishte për të qënë histori e largët!saliu nuk do ta zhdukë atë që e ngriti në nivelin që është!ishte gafë e atij sistemi që një të çmënduri i dha mundësinë të bënte shkolla dhe karrierë e jo ta fuste në çmëndinë!!
Para disa kohesh me doli ne chat nje shok i para 20 vjetesh.Pyetem njeri.tjetrin andej-kendej,ku je ti,ku jam une,dhe ky me tregoi se ndodhej ne afganistan.Donte dhe pak kohe qe te kthehej.Me kujtohet qe une shkruaja disa here te njejten gje:-Ruaj koken,ruaj koken!Se e perisnin femijet ne shtepi.Me vjen shume keq per dy ushtar(ak)et tane te rene atje.Ngushellimet me te sinqerta familjeve!
talebanet jane ne tirane, ne krye te vendit !
Ju lumte Z Mero, kjo teme duhet trajtuar sepse ka te beje ne menyre direkte me dinjitetin e kombit per ate cfare ke me te shtrenjete Jeten e bijeve te tije te respektuar. Ne cdo vend te botes perendimore keta jane deshmore dhe mjere ata qe lozin me fatin e tyre. Korrupsioni ne kete fushe duhet te deklarohet tradhti kunder Kombit, sepse jemi ne kodin ushtarak mbi te cilin betohemi.
U vrane 4 deshmore ne Tirane, e nuk do t’ia dije njerri! A i kemi poshtëruar këta 4 dëshmorë?
Mero,thuaje me TROC: A DUHET TE QENDROJE NE POSTIN E SHEFIT TE SHTABIT TE USHTRISE SHQIPTARE NJE PERSON I KETILLE I KORRUPTUAR????
Sali Berisha le ta vere ne dyshim ish Ambasadorin Withers…
Populli shqiptar e di realitetin shume mire.
Ngushullime familjeve te dy deshmoreve.
Le t`i kujtojme perjete me krenari!!!
ngushellime familjeve te tyre
Fillimisht i shpreh ngushellimet familjarve te viktimave.Vetem nje ulkonje
eshte gezuar ne shpirtin e zi te tij qe po i jepet nje mundesi e shkelqyer ku te shtyje dhe nja jave me shpirterat e tyre te vdekur neper ceremonira me “fishekzjarre “ashtu sic beri ne 2 prill 1991,14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011.Berisha ESHTE NJE MONSTER QE ERDHI ME KUFOMA NEPER DUAR,MBIJETON NGA KUFOMAT DHE NGA KUFOMAT DO TI VIJE FUNDI..ghost of ballkans..
Analiza shume e qelluar, z. Mero. Ngushellimet tona familjeve, Ushtrise Shqiptare dhe Shtetit Shqiptar. Por, ngushellimet tona nuk u drejtohen vrasesve te popullit shqiptar, Sali Viçidolit tiran dhe kompanise se tij naneviçiane.
Lavdi te reneve ne detyrat qe nderojne Shqiperine dhe shqiptaret!
Poshte tradhtaret ne Prishtine, Shkup e Tirane!
Drenica e Kuqe
Kam nji kusheri qe eshte ushtarak, mbasi shkoi ne Bosnje, natyrisht per lek dhe kete ja u them me bindje se e njof mire, ka hedhur dokumentat per te shkuar ne Afganistan, se i ka mbetur kati i katert pa mbaruar, e kishte llogaritur me tre kate, por fqinji i tij e boni me tre kate dhe ky, do me shku ne Afganistan, me bo ca pare me shume me nrejt katin e katert, qe tja kaloi komshiut.
Ky rast esht i vertete dhe une si person, nuk mund te jap ngushellime per keta ushtare, qe jane betuar te mbrojne kufijte shteterore te Republikes se Shqiperise.
Te gjithe popujt fut ketu dhe SHBA, jane kunder dergimit te ushtareve ne vendet e tjera, vetem mercenaret skane dinjitet dhe per para, ata bejne dhe masakra.
Prandaj mos beni te pikelluarin.
Nuk mund te gjykosh te vdekurin. Po natyrisht qe do shkonte per lek edhe per ta bere shtepine me 4 kate. Ushtari profesionist eshte nje punonjes si gjithe te tjeret por puna e tij eshte me e rrezikshme.
Nuk eshte dinjitoze te urrejme ambicien e nje te riu i cli ve jeten ne rrezik per te rruajtur paqen ne nje vend ne lufte.
Cdo ushtarak betohet para flamurit Kuq e Zi, per mbrojtjen e kufijve te atdheut dhe jo per mbrojtjen e afganistaneve.
Ai ushtarak qe bie ne krye te detyres ne atdheun e tij, ai duhet te nderohet maksimalisht.
Ai qe vritet ne ndonje shtet tjeter si ushtar, ai quhet pushtues dhe si i tille, vetem qeverite qe perfitojne nga arma e tij, e nderojne per te mbuluar masakrat qe sjell nje ushtar mercenar ne nje vend tjeter.
Atehere, ne ne vend te deshmoreve tane qe u vrane ne luften e fundit, te vejme pushtuesit qe u vrane nga partizanet, si deshmore, me kete llogjike shkoni, por popujt ku aderojne keto trupa, ska rendesi se kush jane, jo vetem qe urrehen ne vendet qe kane pushtuar, por urrehen edhe neper vendet nga vijne dhe per kete gjithnje e me teper, demonstratat jane edhe me te dhunshem.
Dikujt mund ti duket cudi por ne viziten qe beri ministri mbrojtjes
a.imami ne nje fshat te prefektures elbasanit ne ringun e gjelave
para vitit ri ndodhi nje gje e pa zakonte..Dhjetra e dhjetra familjare hallexhinj me ndonje “gjel” neper duar e asfiksuan duke i kerkuar nje nder;
Te ndihmonin qe te shpinte ne afganistan ushtar djemte e tyre se ishin
ne hall per buken e gojes…Nuk eshte sekret te thuhet qe jane mijra djem nenash qe luten te japin jeten per te mbajtur gjalle familjet e tyre.Dikur ne ate drejtim kur ne vend te shtepise bardhe ishte porta e larte shkonin me shume “BEDELE” qe kundrejt nje pagese te ESAT PASHE TOPTANI.. mund te shkonte nje fukara ne vend te nje djali qe kishte familje te pasur..Po ndodh saktesisht e njejta gje me PINJOLLET E ESAT VROMES ne ditet e sotme..Jam thellesisht i brengosur per humbjen e dy djelmoshave fisnike shqiptare dhe shpreh ngushellimet e mija.Ketu ne amerike te lusin qe te shkojne njerzit ne afganistan kurse ne shqiperi duhet te cosh gjel te arben imami qe te coje GJEL NE AFAGANISTAN..I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TYRE !!!!!!!!!!!!!
President day,
Pike se pari shpreh ngushellimet e mija te thella per familjaret e te vrareve.
Presidant day, te faleminderit per shkrimin. Nuk me kishte marre mendja kurre qe familjaret, midis tyre nenat dhe baballaret, luten qe femijet e tyre te shkojne ne Afghanistan per ceshtje ekonomike.
Gjermanet thone :”Mos thuaj kurre se nuk pij nga ky uje.” Nuk e di por une, ne so do varej nga une, une NUK DO LEJOJA KURRE qe djali im te shkonte ne Afghanistan per leke. Kjo eshte e tmereshme dhe per te vene duart ne koke. Me vjen keq, kuptohet se nuk kam te drejte te pretendoj se une e dua djalin tim me shume se te tjeret, por ama nuk kuptoj edhe se si do vazhdojne te jetojne ata prinder me mendimin se i derguan femijet ne Afghanistan per leke dhe femijet u vrane atje. Kuptohet se nuk flas ne asnje menyre per prinderit e dy te vrareve te fundit.
Une kam mendimin se ne kohen e Enverit nuk kami qene me te pasur se sot. Per mua ne hale te veje shtepia, makina,dasem. Mendoni per nje moment qe djali te plagoset rende dhe te mbetet ulok dhe une ta shof dite per dite pa e ndihmuar dot. Edhe nje here jo se jam nje baba i mire por ne so do varej nga une nuk do ta coja djalin ne nje lufte.
Kupgtohet se ke hyre ne NATO dhe ke detyrime si shtet. Nga ana tjeter me kujtohet boksjeri me i madh i te gjithe kohrave zetaku Muhamet Ali. Ai nuk panoi te shkonte ne luften ne Vjetnam. Ne gjyq tha me te drejte :”Mua dhe familjes sime vjetnamezet nuk i kane bere gje te keq, pse duhet te shkoj atje ?”
E di qe eshte nje teme shume delikate. Ne fakt u shokova kur degjova se prinderit dergojne femijet e tyre ne lufte per leke. Nuk pretendoj se jam nje baba me i mire se baballaret e tjere, por te jeni te bindur se nuk do ta dergoja gjakun tim ne lufte per leke. Nuk ma merrte mendja se varferia te con deri ketu.
shikoni pas dy-tre ditesh berishen kur ti ndezi gjithe motorret e mediave dhe te mar gjithe qeverine dhe ta ktheje shqiperine ne nje funeral home.Do te llamburise shqiperia nga fati e shkelqye qe ka berisha te prese deshmoret e pare shqiptare te natos.Nuk eshte cudi te shprehet qe :jam i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuaj.do te mallgjehet gjithe shqiperia
nga lotet e arbenit i mamit.Nuk dihet si do shkoje puna e lules bashkishe me jozefin e parlamentit kush do mbaje fjalimin e rradhes.
mallkuar qofshin monstrat e qeverise me devil berishe ne krye
I lehte qofte dheu i dy ketyre dy bij nenash!
PARA SE TE NIS KOMENTIN NGUSHELLIME FAMILJARVE QE HUMBEN NJERIUN E TYRE TE SHTRENJTE.
HABITEM ME AMBASADEN AMERIKANE QE LEJON DHE MBYLL SYTE PARA KETIJ BIZNESI
QE BEJNE ZYRTARET E KUPOLES QEVERITARE NE SHQIPERI.CFARE PO NDODH ME AMBASADEN DHE BIZNESMENET E VDEKJES.PSE TE NDERUAR AMBASADORE PO PERDHOSNI DEMOKRACINE NE TE VENDET DUKE TOLERUAR TREGETINE E VDEKJES???KESAJ I THONE QE DJEMTE SHQIPTARE TE PAGUAJNE NEN DORE SEKSERE QE JANE SHEFA SHTABI??
KUSH ESHTE BOSI I KETYRE SEKSEREVE ?????
te paguash per te vajtur ne lufte kjo eshte cnjerezore,,nuk me kishte vajtur mendja kurre,,qe nje shqiptar te paguante nje shume te madhe lekesh per te vajtur ne lufte,,drejt vdekjes,,eshte e pabesueshme,,te paguash vdekjen tende,,turp nqs eshte e vertete,,ngushellime ushtarakeve..
ngreu,Enver trimi,Enver djali,te shohesh si u katandis vatani.
ngushellime familjareve !! i paharruar qofte kujtimi i tyre !! neser do dale arben imami me saliun e do derdellisin si gjitmone .keta ushtare marrin 250 mije leke te vjetra ne dore,edhe rrugen deri ne zall herr e paguajne vete se naften per kamionat e vjedhin gjeneralet.ushtar te Natos qe marrin 250 usd ne muaj…
Djemte atje perfaqsojne vendin tone .Ata kryejn detyre shume te veshtire dhe heroike Sot eshte koha te ngushllojme familjet Lavdi te reneve!!!!!! Sa per korrupsionin…..Ai jo vetem po varferon por po vret e shet shqiptaret….Deri kure???????????????????????????????
Cila eshte detyra e shenjte meqe ra fjala mor Bujar? Do te me thuash mbase qe si pjese e Nato-s po kryejne detyren.Por keto trupa kane shkuar para se Shqiperia te hyje ne Nato. Dhe per me teper shumica e vendeve te Natos ose kane terhequr ose jane duke terhequrfga trupat nga Afganistani dhe Iraku. Eshte mese e qarte se q ne fillim prezenca e trupave shqiptare ne keto misione ka qene thjeshte ceshtje garniture sidomos per te reklamuar faktin se nje vend musliman e theksoj musliman, eshte perkrah SHBA-se, sepse prezenca ka qene thjeshte simbolike dhe me asnje rendesi strategjike por thjeshte politike.
Dy te renet ne Afganistan thjeshte paguan haracin e varferise se tyre dhe familjeve te tyre dhe maskarllekun e qeverive qe ne emer te tyre shfaqen si mbrojtese te lirise ne bote.
Ne asnje rast te meparshem ushtria shqiptare nuk ka nderhyre ne vende tjera me perjashtim te ushtrise partizane ne Jugosllavi. Dhe jemi fatkeqeisisht i vetmi vend ne bote qe asnjehere nuk kemi demonstruar kunder pranise se ushtareve tane ne keto vende te rrezikshme edhe pse deri me sot per fat nuk kishte ndodhur asgje e keqe. Gje e cila ndodhi per fat te keq sot dhe qe me shume mundesi eshte paguar me minimumi 7000 USD prej atyre fatkeqeve.
Mendoj se ata nuk jane vrare prej talebaneve por nga varferia dhe indiferenca jone e tejskashme.
Edhe pse ska asnje kuptim ngushellime familjeve te tyre. Zoti qofte me ta!
me vjen keq shume per keta duke qene edhe vet ushtarak aktiv po keto jane sh te verteta qe ben gjunkshi edhe sh te tjera por thjesht dua te them qe le te jemi te qete tani edhe te ngushellojme famijet e te vrarve dhe je te flasim broçkulla si horri..ngushellime te sinqerta familjes
Brockulla mund te jene kur sdo te me vi keq per njerez qe vriten rrugev pa faj, brockullla do tme vije, kur te tregohem hipokrit, per shume e shume te rinj e te reja, qe humbin jeten neper aksidente te cmendura, brockulla mund te jene kur sdo tme vi keq per shume nena qe per te mos pare femijet e tyre qe vdesin nga uria, shkojne dhe i japin fund jetes se tyre, brockulla mund te jene, kur sdo tme vi keq, per ata paciente apo paciente, qe shkojne ne spital dhe pa u vendosur akoma, fillojne bisedimet me agjensite funerale.
Me brockulla e sdo te mundem e te tjera, mund te mbush gjithe kete faqe, por, te lutem, tregohu dhe ti pak human, mos shif vetem nje ane, se keto heroizma na kane marre ne ne qafe, se ne fund te fundit, ne spatem respekt dhe i degdisem, neper vende ku grumbullohen plehrat, deshmoret tane te vertete, qe skane qene komuniste, por vetem donin te luftonin okupatorin.
Ne qofte se do te nderosh nje deshmor, kemi shume dhe me lapidare, te shkaterruar, epo dikur ata kane qene te rinj, apo ata nuk shkuan dhe u vrane ne nje vend tjeter, por mbrojten kete vend, po ne fund te fundit, smundet ne Sali Berisha te na caktoje se kush duhet te jete deshmor dhe kush tradhetar.
Viktimen mund ta ngushelloje vetem familja e tij dhe qeveria qe perfitoi nga vrasja e tij, qe sdo te nguroje te fitoje ca dollare me shume dhe asaj familjeje, do ti jape nje dekorate, nga ato qe Berisha i blen me shumice dhe i shet me pakice.
Brockulla ka shume edhe kjo e fundit eshte nje brockull berishiane, qe ne prape do ta hame, se skemi cfare te bejme.
forcat speciale dhe trupat komando kerkojne me shume vemendje nga shteti jone , ata jane djemte me te mire qe ka Shqiperia . Forcat speciale nuk paguajne per te vajtur ne misione, keta jane ushtarake te perzgjedhur pas nje kursi rigoroz 6 mujorsh , sakrifica dhe mundi i tyre nuk justifikohet nga rroga dhe trajtimi qe ju behet nga shteti , tu prehte shpirti ne paqe KAPITEN FETI VOGLI
E zgjove nje enderr nga gjumi
E rrugen more drejt pavdekesise
Endrra e bardh, e bardhe si pellumbi
U skuq me gjak ne emer t’lirise
Vajza pret tek dere’ e shtepise
Me dite e muaj qe hiqen zvarre
Nje puthje t’embel qe syri ti ndrise
Nje puthje qe njomzakja, kurre s’do e marre
Endrra qe zgjove nga gjumi e rende
E bashke me te shkove n’perjetedi
Do kthehet e vrare me hijen tende
Mbeshtjelle me flamurin tone kuqezi
Lavdi Vogli qe fale rinine
Nderi i kesaj toke te qofte hallall
Gjithmone njerezit tek varri do t’vijne
Te sjellin lule,lote e malle
Kush eshte autori.Lavdi Deshmorit Feti Vogli.
Nderim dhe respekt autorit.
Sa per artikullin nje gje jam 100%100 i sigurte se ne kete lloj misioni askush nuk ka paguar para per te vajte ne Afganistan.Ndersa ne misionet e tjera ku detyrat ishin brenda bazave mbaseeeee disa,……para.
Z. Baze,ehte e vertete dhe s’e luan topi qe ka marre ryshfet Gjunkshi.
Sinqerisht shkrimi yt me ben qe te brengosem ca me teper se, kur e degjova dhe m’u mbushen syte me lot dhe thashe me ze ne familje: “Te mjeret djem! Te mjerat familje se ç’gjeme u ra mbi krye!”
Mua me vijne nder mend shume nga oficere, miq dhe ish-nxenes, qe kane shkuar ne Afganistan etj. ne misionet e NATO-s. A e dini, o Mero djali, pwrse kane shkuar pothuaj shumica? – Shumica prej tyre shkojne atje per te siguruar shtepi per familjen e tyre. Se shteti yne as qe çan koken as per strehim, ndersa dhe ne kohen e monizmit me e pakta gje ishte strehimi per ushtaraket. Shiko se ç’me thoshte nje shoku im qe jeton ne Nju Xhersi: “Jemi krenare qe kemi ne lagje nje oficer!” No coment!
Ngushellime te thella familjeve te 2 deshmoreve!
Ne rradhe te pare dua qe ti shpreh ngushellimet e mija familjareve dhe te gjithe te dashurve te Kapiten Fetih Voglit, i cili ka qene nje djale i mrekullushem ne te gjitha pikpamjet. Se dyti uroje qe n/oficer Peci te sherohet sa me shpejt. Po gjithashtu inkurajoj te gjithe pjestaret e kontigjentit “Eagle 4″ qe ta kthejne dhimbjen ne force dhe te ecin perpara duke i kujtuar gjithmone keto trima.
Si nje njohes i mire i problematikave dhe procedurave te ushtrise shqipetare, pjeserisht bashkohem me problemet qe ngre Zoti Baze ne artikullin e tij. Ai me duket shume i pergjithshem dhe nuk eshte futur ne detaje. Do ti rekomandoja Z. Baze qe te bente nje kerkim me te detajuar dhe te gjeje se kush eshte ‘themra e vertete e Akilit” per dergimin e forcave Speciale Shqipetare ne Operacione Luftimi. NATO’ja nuk i ka vene Shqiperise nje kushte te tille dhe nuk ka pasur ndonje kerkese te tille nga ajo vete. Ka shtete shume me te vjetra dhe me me shume potencial se neve ne NATO, por ato nuk kand derguar trupa luftimi ne afganistan. Zoti Baze, do te rekomandoja qe te studioje dhe te shije se kush eshte Kolonel Dritat Demiri? Ai eshte autori i te gjithave. Sa per informacion, zoti Demiri sapo eshte graduar Kolonel jashte cdo kriteri, vetem per faktin sepse ai ka qene mashtruesi numer nje i Ministrit te Mrtojtjes. Ai ja mbushi mendjen ministrit te mbrojtjes se gjoja trupat speciale ishin ne standartet e NATOs dhe te gateshme per te kryer detyra luftarake. Arsyja ka qene shume e thjeshte, vetem per te mbuluar aferat e tij te medha korruptive me armatimin dhe paisjet e reja se u blene per batalionin special me nje vlere prej 3 milion dollares. Kolonel Demir ka rreth 5 vjet qe drejton Focat Speciale te ushtrise, dhe nuk perbush asnje kriter per ti derjtuar ato, ne te vertete per hir te perfitimeve vetiake ai e ka shkaterruar ate. Ai, gjoja duke treguar shembullin e tij personal ishte i pari qe vajti si komandat ne misioni e pare luftarak, por asnjehere nuk doli me trupat ne terren. Ai mund te jete nje improvizues shume i mire, por jo nje komandant apo ushtark i mire. Me vjen keq qe ashkush nuk ka ngritur qofte edhe nje pyetje ne drejtim te tij, kur ai u prit me madheshti nga Zoti Berisha ne seline e tij, dhe Zoti Demiraj deklaronte ( me sakte pralliste) neper medja se kishte vrare gjoja 100 Talibane. Jam dakort me ju zoti Baze se keto hipokrite do te versulen drejt arkivoleve te te renve gjogja per te shprehur pikellimet e tyre, por ne fakt do ta bejne per te mbuluar piselliqet dhe korrupsionet e tyre. Eshte plotesisht e vertete ajo qe thoni ju, si per ta vertetuar thenien tuaj, sonte ne nje kronike televizive sa po pashe Kolonel Demirajn tek familja e N/oficer Pecit. Nuk e di se me cfare morali ka vajtur, por pergjigja eshte e thjesht, keta lloj njerezish te hapin gropen naten dhe te qajne diten. Uroje qe te pakten njehere drejtesia te thote fjalen e saj, dhe zoti Demiraj te perballet me te. Me cilindo pjestar te forcave speciale qe te bisedosh, me patjeter qe do te flase per patronin e specialeve Kolonel Demirar. Tashme ai e ka kthyer kete repart elite te ushtrise shqipetare ne pronsine e tij. Ai nuk do tja dije me as per Komandat Froce, as per Shtab te Pergjithshem dhe as per vete Shefin e Shtabit te Pergjithshem. Ai komunikon drejtperderjt me zotin Imami dhe me politikanet e tjere. Nuk don tja dije per zinxhir komandimi apo struktura eprore ushtarake. Ndoshta keni degjuar ne medje, kur ne cdo fundjave ne ambjentet e batalionit special zhvillohen qitje luftarake nga deputete dhe ministra ne pushtet, me armet e reja qe zoti demiraj ka perfituar kaq shume. Madje edhe vete Zonja Topalli para disa muaj ka qene per te shijuar qitjen me armet moderne.
Nuk doja te futesha pastaj tek kompania e sigurimit qe zoti Demiraj ka me Zotin Imami apo ministra te tjere, ku te punesuar zakonisht jane personel i Forcave Speciale me menaxher vellain e Kolonel Demiratj, i cili ka kohe qe eshte dhe shoqeruesi i zotit Imami.Nuk dua te zgjatem me, pasi me duhet roman qe ti pershkruaj te gjitha.
Ndoshta do te duket sikur po shpreh mllefin tim per Kolonel Demirajn, por nese do te beni nje studim sado te percipte, besoj se do me jepni te drejte.
Edhe njehere ngushellimet me te thella per familjaret e kapiten Fetih Voglit. Po gjithashtu uroje sherim te shpejte per n/oficer Pecin.
Si ka mundesi qe drejtuesit e Ministrise se Mbrojtjes deklarojne ne medja per vrasjen e dy ushtarakeve shqipetare pa patur informacionin e duhur, dhe pa piken e turpit me pase deklarojne se njeri eshte i plagosur. A e kuptojne ato se cfare do te thote kjo per familjaret e viktimave? Si mund te informohen familjaret nepermjet mediave? Ka te veshtire e kane keto te mesojne nga bota? Kur perpara se ta bejne publike lajmin, me pare duhet te sigurohen per vertetesine e iformacionit, pastaj te dergojne prane familjeve te tyre nje ekip, ku me patjeter ne perberje te ekipit te kete psikolog dhe doktor. A jane sot ne gjendje zyrtarte e MM’se tu thone familjareve se kur do te arrine trupat e pajete te deshmoreve? Nuk do te jete cudi qe pershkak te procedurave, ardhja e trupave te deshmoreve te zgjase nje jave. A e mendojne zyrtaret se cfare do te thote kjo per familjaret qe u ka rene ky lajm i zi si nje rrufe ne qelle te hapur? Kur do te maturohen zyrtaret tone? Kur do te heqin dore nga perfitimet e tyre personale, dhe te sillen qofte dhe nje here si njereze me ndjenja?
Allahu i madh i ndihmofte familjaret e tyre, zoti ju dhashte kurjo dhe force, dhimbja eshe e madhe dhe e pa perbllushme.
Ne shqiptaret jemi mesuar me disa gjera ne sistemin e kaluar qe shteti
pergjigjej per gjithcka per qytetaret e tij per sigurimin e jetes strehimin,punesimin ,shkollimin,mbulimin shendetsor,mbrojtjen etj etj.Kurse sot qe berisha ka privatizur gjithcka ngelet qe per cdo gje qytetari, katnari apo malsori duhet te beje te pamunderen per mbijetese.Eshte fat i madh per shqiperine qe punojme me shume se gjysma e fuqise puntore dhe intelektuale ne perendim(MBI 1 MILJON) se per ndryshe po te ishte per mender shtetin e berishes shqipteret do hanin mish njeriu duke filluar me sakrifikimin e pensionistave ne fillim.Tani ne cdo sektor te jetes ka vetem nje fjale:biznes ..cka nenkupton qe ti mund te shesesh fuqine krahut,mund te shesesh nderin,mund te paguash nje mafjoz qe te eleminoje nje kundershtar tendin qe mund te jete deputet,kryekomunar,gjyqtar,gazetar,pronar tokash,biznesmen,oficer shiku pra cdo gje shitet dhe blihet..biles dhe votat ne votime kane cmime te caktuara nga nje vote te vetme deri te nje komisoner apo gjyqtar ku per nje dite mund te fitosh sa per 50 vjet pune.Ka dhe biznes qe mund te shesesh dhe shpirtin,veshkat apo gjakun ne spitalet e shtetit apo private..POR BIZNESI ME I DHIMBSHEM ESHTE KY I USHTAREVE TANE QE SHKOJNE NE AFGANISTAN. NE RRADHE TE PARE ATA I COI ATJE BIZNESI I SALI BERISHES PER TE SALDUAR KARRIKEN E PUSHTETIT TE TIJ DUKE U TREGUAR SI NJE TREGTAR VDEKJEJE..DHE NQS I THONE AMERIKANET PER 50 TRUPA KY QELBESIRE BEN PAZAR PER 250 TRUPA SI NJE VASAL DHE SERVIL I PESHTROSUR I ALEATEVE.SIDOQOFTE PERGJEGJESIA ESHTE DHE E VETE USHTAREVE QE SHKOJNE ATJE..DIHET QE NE LUFTE USHTARAKUT I DIHET VETEM NISJA E SIGURTE POR JO KTHIMI.PRA BIZNESI ESHTE NJE GJE DHE PATROTIZMI ESHTE NJE GJE TJETER ..LE TI THEMI GJERAT HAPUR..PSH PARTIZANET SHQIPTARE APO ADEM JASHARIN NUK I PAGOI NJERI PO ISHTE “BIZNESI” SHPITEROR NE ZEMRAT E TYRE QE SOT SHUME KUSH HEDH BALTE DHE SHURROS MBI TA.PERDHOSJA ME E MADHE E KETYRE DY VIKTIMAVE DO JETE TANI NGA QEVERIA BERISHES QE E PRITI ME NGAZELLIM KETE FATKEQESI PER TE DESHMUAR SE DHE NE SHQIPTARET JAPIN JETEN PER NATON DMTH DHE PER BERISHEN.KUSH I KA PARE TE DY PRINCAT E MBRETERISE BASHKUAR QE KANE SHKUAR NE IRAK E AFGANISTAN DHE KANE NGRENE DHE KANE JETUAR SI USHTARAKE TE THJESHTE..KUSH MUND TE ME THOTE TE PAKTEN PER FIGURE A KA SHKUAR NDONJE PINJOLL I KLASES POLITIKE SHQIPTARE DUKE FILLUAR NGA
SHTRIGU BERISHE DHE NANO ME SHOKE???PER TE QENE I SINQERTE SHPREH NGUSHELLIMET DHE NDAJ ME FAMILJARET E TYRE DHIMBJEN E MADHE NJEREZORE
POR DO TI LUTESHA TE MOS BIEN PRE E POLITIKANEVE SI BERISHA QE DO HEDHIN LOTE KORKODILI SI NJE TREGTAR QE MERRET ME BIZNESIN E FUNERAL HOME..ZOTI I BEKOFTE KETO BIJ NENASH TE VRARE DYFISH…AMIN !
Populli shqiptar ne shekuj ka qene mercenar: me romaket, serbet, turqit, Esat Pashen e Ahmet Bej Zogollin. Mbeçe more shoke mbeçe pertej ures se Qabese oi oi oi…
Ky eshte momenti i nderimit te atyre djemve o Mero,pastaj te fillojme e te pyesim e te kerkojme llogari.Nese fillojme me pyetje e me vetepergjigje e me akuza,nderkohe qe gjaku i djemve ka nevoje per nderim ,do te thote qe se vrasim fort mendjen per ti nderuar,por vetem per ti instrumentalizuar dhe kjo s’eshte e mire eshte shume e nxituar.
Ushtaret shqiptare,qe shkojne ne Afganistan apo Irak nuk i sherbejne ATDHEUT,por jane MERCENARE QE PAGUHEN PER SHERBIMIN,QE BEJNE!!!ASNJE GARANCI NUK U KA DHENE NJERI PERVEC KOKES SE TYRE!!!KY ESHTE BIXHOZ ME JETEN!!!Kur shoh baballare,qe ndahen nga gruaja,femijte,prinderit etj ne aeroport,me vjen per te QARE:KU E KATANDISI SHQIPTARIN KAPITALIZMI,TE VERE JETEN NE KANDAR!!!!SHAJENI SA TE DONI SOCIALIZMIN,POR AS NUK PRANOI USHTARE TE HUAJ,E AS NUK DERGOI USHTARE JASHTE VENDIT!!!!SALI BERISHA EDHE STATUSIN E USHTARAKUT E PERDHOSI SA E KA BERE LETER PA VLERE!!!Asnje shtet i botes,qe dergon ushtare per llogari te NATO-s,nuk i ka lene qytetaret e vet pa i siguruar ata dhe familjet e tyre per cdo rast:PLAGOSJE APO VDEKJE!!!Sherbejne me vite ushtaret amerikane,por e kane te siguruar (po nuk u vrane) jeten,familjen,shkollimin e femijve dhe anen ekonomike nga shteti!!!NDERSA USHTARAKET SHQIPTARE SHKOJNE ME SHERBIM ME KOKE NE TORBE,NJELLOJ SIKUR SHKOJNE NE KAZINO PER TE LOZUR BIXHOZ ME JETEN,SE SHTETI NUK U KA GARANTUAR ASGJE ME LIGJ!!!DHE KETU NUK E KAM FJALEN PER SIGURIMIN E JETES NE KOMPANITE E SIGURIMEVE,POR ME STATUSIN E USGHTARAKUT,QE ESHTE BERE LETER PACAVURE NGA KRYEMINISTRI ARMIK I USHTARAKEVE DHE I TE GJITHEVE!!!
Opinioni i Mero Bazes eshte i goditur, por me duket se njeri nga komandot jeton akoma, ndrsa mero i ka quajtur te dy te vdekur!
Uroj nga zemra qe te mos dale parashikimi i Meros; por per fat te keq, koha ka treguar se Mero i merr vesh ca gjera perpara nesh nga Zoti…
Opinioni i Meros, vjen nga njoftimi i Ministrise se Mbrojtjes, kete lajm e dhane dhe mediat ne lajme dhe nuk eshte faji i Mero Bazes, qe nje lajm te dhene nga instanca shterore, ta ndryshoje, ndoshta qeveria ka ndonje qe kekron tja kaloje zotit dhe jep lajme te pakonfirmuara.
ngushellimi familjes vogli. sherim sa me te shpejte aleksander pecit. ndoshta vogli e ka blere vdejkjen ne dyqanin e korrupsionit te gjeneral xhemal xhunkshit.
ylli xhunkshi vellai i gjeneral xhunkshit nuk ka asnje kualifikim profesional civil dhe ushtarak, per me teper eshte mbi 56 vjec dhe gjeneral xhemali e ka derguar ne mision me kontigjentin e trupave speciale “eagle 4”, por ka porositur komandantin behar mara qe te mos e angazhoje me asnje detyre.
xhemal xhunkshi mban roje ne hyrje te pallatit dhe ne hyrje te apartamentit (polic ushtarak), pasi ka frike per shkak te poshtersive qe ben, nderkohe qe shpenzimet per ruajtjen e tij jane te paligjshme pasi ai perdor pushtetin, pasi nuk i takon roje.
ky njeri i korruptuar dhe i paafte duhet te largohet nga ushtri, pasi edhe ne vitin 1993 ose 1994 eshte shkarkuar nga detyra e komandantit te brigades per vjedhje, ndersa sot mban dy yje gjenerali te marra brenda dy viteve a thua se ka drejtuar gjithe operacionet luftarake ne irak dhe afganistan dhe rezultatet i ka pasur te shkelqyera.
I LUTEM MERO BAZES TE HETOJE PER CFARE SHKRUAJTA ME LART DHE PER SHUME TE TJERA, PASI E GARANTOJ SE JANE TE VERTETA
Nje pyetje per z.Baze : Nje njeriu im ketu ne Athine (teknik asensoresh)u vra ne pune duke lene grua dhe femije jetime…Shkaku i emigrimit te tij kuptohet qe nuk ishte tjeter vecse ekonomik…A do te guxonit ta quanit edhe ate deshmor te popullit shqipetar apo duhet patjeter te bredhesh me nje pushke ne qafe ne vende me te varfera se yti,te paguhesh nga taksapaguhesit fukarenj shqipetare qe te behesh edhe hero ne rastin kur perpara se te arrish te vrasesh te te vrasin…
te lumt mero per artikullin . shpreim keqhardhje per te ndjerin qe ra ne krye te detyres ngushellime familjes. po te gjith e dim si keta fakir kan bler vdekjen e tyre ne ministrin e mbrojtes po turpi ketu nuk nje kufi keta ushtar jan genjyer kur thon qe jan paqerruates sepse atie esht luft dhe jan ne fron e jo duke i sherbyer vendit por interesave te tjera te shemtuara qe keta njeres te peshtir qe nuk lan gje po bler e pa kuruptuar keta palo gjeneral te ndye qe jan turpi i kombit.
më vjen keq për këta djem!njëri është vrarë kurse tjetri shpresojmë të jetojë!por që të vësh në nivelin e dëshmorit është një diçka e veçantë!nuk e di por për mua të quhesh dëshmor duhet të kesh dhënë jetën për atdheun tënd!jo vetëm kaq, por dhe ta kesh dhënë për një çështje të drejtë!të drejtë që çon përpara atdheun tënd dhe popullin tënd!
shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë asnjëlloj lidhje me afganistanin!aq më pak të jetë atdheu ynë!
çështja tjetër është se në ditët e sotme po bëhet gjithçka për të mohuar,poshtëruar dhe fshirë kujtimin e të gjithë atyre dëshmorëve që luftuan kundër nazi-fashizmit!poshtërohen dhe fyhen në mënyrat më të ndyra 4 dëshmorët e 21 janarit!e atyre shqiptarëve që u vranë nga kryeministri tonë sundimtar absolut!
kurse sot bëhen dëshmor dy ushtarë të vrarë në afganistan!më e keqja është se bëhet dëshmor njëri prej tyre,që është akoma gjallë!e gjithë kjo nuk është një gjë e thjeshtë!gjith ky nxitim është thjeshtë për përfitime politike!për të mbuluar gjithë pisllëqet që janë bërë në kuriz të këtyre bijve të shqipërisë!të cilët jo vetëm çohen si mish për top por dhe vidhen/grabiten nga shefat e tyre!ky nxitim është thjeshtë një kundërpeshë e 21 janarit!për ti treguar popullit se dëshmorë nuk janë ata që duan përparimin e shqiprisë,demokracinë e shqiprisë,por ata që paguajnë harraç me gjakun e tyre për të ndërtuar demokracinë në afganistan!
SALI VRASESI.KE POLITIZUAR FUTJEN NE NATO ME GJAKUN E KETYRE TE RINJVE QE PRANOJNE TE RISKOJNE JETEN SE SHQIPERINE E SHOHIN PA TE ARDHME. KTHEI USHTARET NE SHTEPI VRASES.KUJT I DUHEJ NATO,DHE KUSH E PAGUAN ME GJAK KETE FATKEQESI.SHQIPERIA NUK NDRYSHON SHUME NE KRAHASIM ME BAGDATIN SAJE POLITIKES TENDE TE QELBUR.NE KOKE TE SHKELZENIT DHE TE ARGITES OR QEN.
Zoti Mero Baze,
ja, cfare shkruan media gjermane rreth sulmit ne Afganistan kundrejte ushtareve te NATO-s:
Proteste gegen Koran-Schändung durch NATO-Soldaten
US-Kommandeur entschuldigt sich bei afghanischem Volk
-Protesta kundra Perdhunimit te Koranit nga ushtaret e NATO-s
-Komandanti Amerikan kerkon falje para popullit Afgan
Pra, ushtaret e NATOS-s qe kane ikur per te vene “paqen”, djegin e perdhunojne simbolet Fetare te atije Populli dhe, per kete arsye jane sulmuar nga Populli!
Sipas artikullit, demostrante te irrituar-egersuar kane rrethuar piken e NATOS-s dhe e kane sulmuar me lende djegese etj.
Ju si Gazete, perkundrejte shprehejes se dhimbjes per humbjen e jeteve te ushtareve, analizoni dhe shkaqet.
Jo gjithmone shkaqet e vrasjeve te ushtareve te cilet kane ikur per te vene PAQEN kane simbol heroizmi, por ka dhe veprime te tyre qe i tejkalojne qellimin e vertete pse jane atje!
Ka ushtare qe luajne me ndjenjat e nje populli, besimin dhe kulturen e tyre!!!
Me poshte Artikulli i plote nga media gjermane plus dhe linku:
Proteste gegen Koran-Schändung durch NATO-Soldaten
US-Kommandeur entschuldigt sich bei afghanischem Volk
..In Afghanistan haben Berichte für Empörung gesorgt, wonach Soldaten der NATO-geführten ISAF-Truppen Ausgaben des Koran verbrannt haben sollen. Tausende wütende Afghanen demonstrierten am Dienstag vor der größten US-Basis in Bagram gegen die mutmaßliche Schändung ihrer heiligen Schrift. Nach Angaben eines AFP-Fotografen belagerten sie den Stützpunkt unweit von Kabul und warfen Brandsätze. Eines der Tore sei dabei in Brand geraten. Ein Polizist berichtete, US-Soldaten hätten innerhalb der Basis mehrere islamische Dokumente angezündet, darunter auch Koran-Ausgaben.
ISAF-Chef John Allen entschuldigte sich bei Präsident Hamid Karsai, der Regierung und dem “edlen Volk von Afghanistan” für den Vorfall und ordnete eine umfassende Untersuchung an. “Sobald wir von den Vorgängen erfuhren, griffen wir ein und stoppten sie. Die betroffenen Dokumente werden von den zuständigen religiösen Autoritäten angemessen behandelt”, erklärte der US-General.
Ein Sprecher des afghanischen Innenministeriums bestätigte die Proteste. Zu der etwa 60 Kilometer nördlich von der Hauptstadt gelegenen US-Basis sei Verstärkung entsandt worden, um weitere Gewalt zu verhindern. Ein Polizeisprecher berichtete von einer zweiten Kundgebung in Kabul in der Nähe weiterer NATO-Stützpunkte. Die Polizei habe die Situation im Griff.
Ähnliche Vorfälle lösten in der Vergangenheit immer wieder gewaltsamen Proteste aus. Bei tagelangen Kundgebungen gegen die Koran-Verbrennung durch den radikalen US-Pastor Terry Jones in Florida waren im vergangenen April mindestens zehn Menschen getötet worden. In dem streng islamischen Land steht auf Beleidigung der Religion die Todesstrafe.
http://de.nachrichten.yahoo.com/proteste-gegen-koran-sch%C3%A4ndung-nato-soldaten-081832522.html
Bravo Vizioner, ke dhene nje ekspoze te mjaftueshme per cilindo qe mundohet qe te jape elozhe te pamerituara.
E verteta eshte kjo qe ti e solle ne kohen e duhur.
Ore z.Baze,po me gjithe mend e ke ti qe quan deshmore ata qe shkojne kundrejt pageses ne ato vise te largeta aziatike per hir te interesave amerikane?
Nuk e besoj ta kesh pasur seriozisht z.Mero,per kaq gje ta njoh nivelin e intelektit dreqi e mori.
per komentuesin analist.
nqs se e lexon me vemendje kete artikullin e bazes do te dalesh ne konkluzionin se keta jane deshmore jo se rane per atdheun e tyre por
1-per fukarallekun extrem te njerzve te thjeshte.
2-per biznesin e berishes qe con mish per top per karriken e tij.
3-per biznesin fitim prures te kupoles se MMP.
e shikon i nderur analist pa vdekur akoma njerzit ,pa ardhur trupi i tyre ne shqiperise Arben Imami ME NJE NXITIM TE JASHTZAKONSHEM mos me then me nje gezim te papershkruar po i dekoron keto viktima para vaktit.fat te madh i ka trokitur imamit..varrosini njerzit sipas rregullave o kaniablet e PD pastaj jepjani ate te shkrete dekorate..
Lufta qe filloi me 7 prill 1939 dhe qe mbaroi me 29 nentor 1944 eshte e vetmja Lufte ne Historine e Shqiperise, ne te gjitha koherat e saj, ne te cilen shqiptaret u perfshine dhe luftuan papagese. Ou, e vertete, e paska mire camkosovari, si nuk na paska shkuar ne mendje, etj., etj., do te thoni Ju. Pra, keta jemi ne shqiptaret ketu e rretherrotull. Dritshkurter.
Respekt per bijte e nenave.
O Mero cna thua deshmore ushtaret e punesuar ne nato ose qytetare nderi ne kamzen me maloke tropoje ,Mero do mbashe gjalle gazeten me komentet e shqipetareve ,avash avash po mbushet vendi me deshmore e te persekutuar pune m…i.
Isaf,pusaf,leshsaf,PARA-SAF SALI-SAF,Gjukunushi-SAF
Ne 30.000 euro qe nje shqiptar duhet te marre ne ISAF,7.000 euro i do SHEFI i SHTABIT te PERGJITHSHEM o shqiptare o popuuuullllllllll,leke ore leke se si plas njeriu se vdes,kur,si apo qysh.
E kuptoni tani Gjeneral PEDERAST Gjukunushi GRYKESI,dhe cfare e drejton ate “cope” te ashtuquajtur USHTRI shqiptare me KANOCE dhe ATLETE SPORTI
Po nuk jane dy arkivole, dreqi e mori. Mos ndill ters!
http://top-channel.tv/artikull.php?id=229385
Blendi Sallaj – Dhimbja në familjen e kapiten Feti Voglit duhet të jetë gërryese.
Unë nuk do të mundohem ta përshkruaj, pasi nuk arrij ta ndiej dhimbjen e tyre aq të përbindshme sa është vërtet. Pikëllimi i tyre duhet të jetë tepër i fortë, aq sa, as ngushëllimet e mia e as të tuat, i dashur lexues, sado të sinqerta, nuk e zbusin dot.
Dhimbjen nuk e zbusin dot as ngushëllimet mediatike të krerëve të shtetit, as shpallja e tij Dëshmor i Atdheut dhe as nderimet e tjera të këtij lloji, Sulmi ndaj komandove
Peci, jashtë rrezikut për jetën
Në shtëpinë e Voglit dhe Pecit
Moisiu: Vrasja, një pabesiqë bëhen zakonisht kur dikush humb jetën në rrethana si kjo. Ajo që është e rëndësishme të ndodhë në një rast të tillë, është që vdekja të trajtohet me respekt dhe jeta e prerë shkurt e Feti Voglit të marrë kuptimin që meriton. Që ta nderojmë këtë djalë të ri, këtë bir e burrë, e baba të ndjerë, duhet që t’ia kuptojmë sakrificën. Duhet të kuptojmë pse vdiq Feti Vogli në të vërtetë.
Kam frikë se ata që hidhen përpjetë të shpërblejnë me para familjen, e ta nderojnë me dekorata, apo me një hapësirë për prehje në varrezat e dëshmorëve nuk na ndihmojnë të kuptojmë të vërtetën e thjeshtë të sakrificës së kapitenit Feti Vogli. Druaj se Fetiu nuk luftonte “për Atdheun”, as “për të mposhtur talebanët”, por për të siguruar të ardhurat e nevojshme për familjen e tij. Fetiu luftonte për vajzën e tij të vogël, për gruan dhe familjarët e tjerë. Luftonte, sepse i duheshin paratë për të mbijetuar. Vdekja e Feti Voglit na bën të kuptojmë se çdo thotë të vritesh në një luftë, në të cilën lufton për të fituar bukën e gojës.
Për bukën e gojës, ca lypin, ca shesin paketa, ca vjedhin. Kurse ca, si i ndjeri Feti, vdesin. Se është një gjë, të luftosh për Atdheun, dhe një gjë tjetër të luftosh për bukën e fëmijës. Fetiu bënte këtë të dytën, por këta shtetarët tanë do t’i mëshojnë kësaj të parës, patriotizmit, në mënyrë që mjerimi i kësaj historie të mos shfaqet në të gjithë përmasën e vet.
Nuk jam as kundër pjesëmarrjes në misionet e NATO-s dhe as pro talebanëve në Afganistan, desha ta shpreh këtë përpara se pyetje të tilla të ngrihen në mendjen e lexuesit skeptik. Dëshiroj vetëm që të mos harrojmë se edhe këto misione sublime, luftohen nga njerëz që varfëria i detyron të luftojnë. Ushtarakë si kapiten Vogli nuk luftojnë vetëm talebanët, por më së pari luftojnë mjerimin në familjet e tyre, luftojnë papunësinë dhe mungesën e perspektivës.
Ndaj, ndërsa e përcjellim të gjithë me nderime këtë djalë trim, le ta kuptojmë kauzën e tij humane, luftën e tij njerëzore. Le të mos e mbulojmë të vërtetën e tij të thjeshtë me buqeta patetizmi dhe demagogji. I riu Feti Vogli nuk ishte në Afganistan, as për të vrarë, as për të prerë, kishte shkuar për Punë.