“Në emër të Sali Berishës”!

22 Shkurt 2012, 22:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Apelit hodhi dje poshtë edhe faktet e reja që provonin se Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, është përgjegjës dhe autor për vrasjen e demonstruesve më 21 janar. Kryetari i kësaj gjykate duket se ka komanduar gjithë procesin duke përjashtuar nga gjykimi dy gjyqtarë të dyshuar se mund të jenë jashtë kontrollit politik-  duke i dhënë çështjen për gjykim një tresheje të njohur për shërbime politike ndaj pushtetit. Pas kësaj vendimi nuk pati surpriza duke thyer besoj çdo rekord botëror, që një i dyshuar me prova për vrasje, biles të karakterit politik, të lihet i lirë.

Ky zhvillim ka pasuar një tjetër zhvillim edhe më të rëndë që vjen nga Gjykata e Shkallës së parë, e cila në vendimin e zbardhur për këtë çështje ka rishkruar një version të panjohur të ngjarjeve në Kryeministri, të cilin nuk ka guxuar ta bëjë vetë në përçartjet e tij as kryeministri. Gjykata ka theksuar në vendimin e zbardhur se demonstruesit kanë pushtuar Kryeministrinë dhe kanë ushtruar dhunë dhe mbi Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, i cili në fakt siç dihet ka qëlluar nga tarraca e Kryeministrisë atje ku as gurët nuk arrinin. Edhe pse Gjykata nuk ka asnjë fakt për këtë skenar që ka rishkruar për 21 Janarin, ajo thotë se është mbështetur në pamje televizive dhe në dëshmi të të pandehurve, të cilët i ka marrë të mirëqena, ndërkohë që ka hedhur poshtë hetimin e FBI dhe akuzën e ngritur nga Prokuroria, e cila ka zhvilluar një vit hetim.

Kjo është në fakt dhe tendenca më e re e gjykatave shqiptare. Në disa nga daljet e tij të fundit publike, Berisha i ka mëshuar faktit të hetimit gjyqësor si një provë e vetme për çdo akuzë të ngritur ndaj pushtetit. Ai e ka përmendur këtë fillimisht kur ka tentuar të mbrohet për çështjen e Gërdecit dhe ku i referohet mungesës së fajësisë që ka provuar gjykata për qeverinë. Por një rëndësi vendimtare ai i ka dhënë hetimit gjyqësor në rastin e gjykimit të zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë, ku përmes gjykatave ai ngriti një sistem të shpikjes së provës dhe pranimit të saj si rezultat dhe avancoi më tej me video-skandalin e Ilir Metës, ku iu desh të bënte të kundërtën, të ngrinte një sistem për të zhdukur provën dhe të shpallte mosekzistencën e saj.

Në rastin e fundit, atë të ngjarjeve të 21 janarit, ai ka paralajmëruar publikisht se do të jenë gjykatat ato që do të bëjnë hetimin e çështjes në mungesë të besimit që ai ka për prokurorinë. Ky është një fenomen jo vetëm i rrezikshëm, por mbi të gjitha dhe minues për sistemin e drejtësisë, pasi eliminon me një të rënë të lapsit gjithë institucionin e hetimit dhe provat e siguruara në rrugë ligjore, duke shpikur si një sistem të besueshëm një deklarim gjyqësor, i cili mbështetet në fakte rastësore, të pjesshme dhe aspak thelbësorë për procesin që është në gjykim. Përmes këtij trendi të ri, jo vetëm që prokuroria është eliminuar si pjesë e sistemit të drejtësisë, por gjykatat janë kthyer në manipulatore të historisë dhe ngjarjeve që tronditin shoqërinë.

Kështu, në rastin e Gërdecit gjykatat nuk duan të shikojnë faktin që projekti u kërkua nga Ministri Mediu për të njëjtën firmë që e mori edhe pas prapësimit të procedurës për herë të parë nga qeveria shqiptare. Nuk merret parasysh fakti që i biri i kryeministrit ka qenë personi ku raportonin ministrat për këtë projekt, siç ishte rasti i Aldo Bumçit, apo fakti që bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Rrahman Selmanllari, ka deklarata kontradiktore për lidhjet e tij me Gërdecin dhe shoqërinë dhe bënte demontimin. Gjykata ka injoruar gjithçka dhe është duke u marrë me një rutinë banale të hetimit gjyqësor, që në fund do të provojë që karrocieri i vdekur ishte fajtor.

Në rastin e 8 majit, Kolegji Zgjedhor prodhoi një sistem të ri zgjedhor, duke rishkruar Kodin dhe duke përfshirë në proces një klauzolë, e cila lejonte palën manipuluese të ofronte vota të tjera pasi humbi zgjedhjet, të gjendura sipas tyre jashtë kutive. Kolegji Zgjedhor jo vetëm që e rishkruajti Kodin dhe e prodhoi këtë mekanizëm, por dhe e miratoi atë si legjitim pasi pushteti e kreu operacionin e manipulimit. Në rastin e video-skandalit të Ilir Metës bëri të kundërtën. Pasi prova iu dorëzua nga prokuroria dhe me ekspertizë amerikane dhe britanike, zhvlerësoi hetimin dhe ekspertët, ngriti sistemin e saj të hetimit përmes ekspertëve që është pak të thuash qesharakë, prodhoi një realitet të ri spekulativ, sipërfaqësor dhe jashtë kontekstit të zhvillimit të skandalit dhe provoi që “fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret po bëhet e njëjta gjë që ndodhi me Ilir Metën. Gjykata po rishkruan ngjarjet e 21 Janarit duke i zhvendosur sipas fjalorit të kryeministrit nga bulevardi në kryeministri, duke zbritur Ndrea Prendin nga tarraca nga ku ka vrarë Faik Myrtajn, në oborr të kryeministrit, duke e përleshur atë me demonstrues që i kanë nxirë syrin dhe duke hedhur poshtë ekspertizën e FBI, certifikuar nga laboratori i institucionit më të fuqishëm të hetimit në botë. Duke prodhuar këtë realitet të ri, përmes asaj që gjykata e quan hetim të sajin, ne po shkojmë drejt degradimit total të sistemit dhe humbjes së kuptimit për të kërkuar drejtësi në gjykata shqiptare.

Dhe këtu nuk bëhet më fjala për emra të përveçëm gjykatësish. Ata shihet qartë se tani nuk kanë më emra të përveçëm dhe halle personale, por janë thjesht ushtarë të Sali Berishës. Nën arrogancën e shtuar të marrjes prej tij të presidentit me çdo kusht dhe nën kërcënimin se kush nuk i është bindur këto kohë, nuk do ta ketë të gjatë në drejtësi, ne po shikojmë jo vetëm një turp të ri të drejtësisë shqiptare, por një krim të ri dhe me historitë që janë shfaqur para syve tanë. Sot drejtësia shqiptare me hetimin gjyqësor na ka “provuar” se numërimi i votave live për Edi Ramën, ku ai u shpall fitues, nuk ka ndodhur, se video-skandali i Ilir Metës, ku ai kërkon miliona për 5 minuta, nuk ka ndodhur dhe se vrasja e katër demonstruesve më 21 Janar, edhe pse është bërë live, “nuk ka ndodhur”. Dhe nuk e bëjnë nga guximi për të qenë arrogantë apo antiopozitarë, por nga ideja se ata pas tre muajsh do të jenë të gjithë në dorë të Sali Berishës dhe të përpiqen t’i bëjnë nderet që i takon mercenarizmit të tyre.

Prej sot e tutje nuk ka rëndësi nëse vrisni dhe u kap policia apo prokuroria. Nuk ka rëndësi nëse vidhni dhe filmoheni. Nuk ka rëndësi dhe nëse nuk bëni asgjë dhe jeni të ndershëm. Mjafton që një gjykatë të rishkruajë atë që kërkon pushteti për ty dhe “me bindjen” e gjyqtarit mund të jesh me të njëjtën lehtësi i dënuar ose i pafajshëm. Nuk di ku ndryshojnë gjykatat e diktaturave nga këto karikatura, por është e sigurt se porosia e pushtetit dëgjohet me të njëjtin përkushtim si atëherë. Gjykohesh në “emër të Sali Berishës”.

74 komente në ““Në emër të Sali Berishës”!”

  1. Tani97 says:

    Edhe njehere urime Mero Baze!

    E di qe behem i bezdisshem kur pas cdo kritike te Sales une shtoj nje te Edi Rames, por e kam huq te keq dhe nuk heq dot dore. E vetmja menyre per te hedhur poshte kete maskra burre, dhe njekohesisht te dalim ne nje rruge te mire per te ardhmen tone, eshte qe opozita te luftoje me metodat demokratike (miting, takime me njerezit, sensibilizim te publikut, mundesisht jo ne twitter dhe ne facebook, takime me te huajt, denoncim deri ne Bruksel, lobing ne favor te opozites dhe jo te PS-se). Ne te kundert, ate dite qe Sala do te bjere, sepse per te rene ka, ne thjesht do te nisim te njejtin cikel si me pare. Dhe te pakten per mua nuk ben diference se ma fut Sala apo ma fut Edi.

    Ciao!

    1. Dean says:

      Boll o Tano,se u bo boze fare kjo historia jote,dhe disa te tjereve ketu,me EDI RAMEN.
      Rama eshte minortiet brenda PS-se dhe ti thua e ka fajin EDI,vetem e vetem pse keshtu dukesh i paanshem.EDI RAMA ka celsat e kashtes ne dore dhe ti prap thua ishte faji i tij.EDI RAMA thote as1 bashkpunim me Nanon dhe Meten dhe ”Farisejt” brenda PS-se i thone se ky nuk o ”Pragmatizem”.
      Dhe nese nuk e ke kuptu akom e vetmja rruge me hedh poshte kete ”maskara bure”(me 1 r,here tjeter) eshte me tjetersu DNA-ne e kombit te dhjere shqiptare qe nuk ka lo beteje pa humb ne historine e vet te shkerdhyme.Jane pikerisht ata qe e votojne ne menyre konstante ket PSIKOPAT dhe gjith karagjozat e tjere qe quhen ”deputet”.Ne kemi 100 vjet qe vecse riciklojme deshtimet dhe injorancen tone,dhe ti prap beso se fajin e ka EDI RAMA.Nuk ka pas EDI RAMA para 100 vjetesh dhe prap te njejtat probleme kena pas.Kete BARBAR qe ke sot ne krye e ka Egzekutu 1 here Avni Rustemi ne Paris,dhe ku o ndryshimi??As1 ndryshim.Kete BARBAR qe ke sot ne krye e ka Hedh nga pushteti me DHUNE Fan Noli,dhe cfaar ndodhi me vone??? Asgje,vecse kthim me dhune ne pushtet i BARBARIT zog.
      Kan qendru Labour dhe Conservative ne Angli per 4 zgjedhje te njepasnjeshme pa ardh ne Pushtet,e megjithate nuk jane anku.Pse jo ne Shqiperi???Ne fund te fundit populli e merito qeverine qe ka zgjedh.Boll o Tani97 pash Zotin,se ky muhabeti vajti si ai me Canen qe i vodhen lopen.Edhe 1 gjo tjeter plako,eshte DOBSI,Inferioritet dhe Pajtim me Friken te kerkosh te ndash fajin midis Xhelatit dhe Viktimes.Ne jena mesu me e fsheh surratin pas gishtit tone,por sot me shume se kurre,ka ardh koha te pyesim vetveten se a mund qe Tosket dhe geget te krijojne 1 komb te perbashket?????????????,sepse esht ky problemi i VERTET ne Shqiperi.
      Pergjigja im e prere eshte JO.
      Vazhdoni tani te me cani t…n,me barsalete si ”Shqiperia eshte 1 si nga Jugu ne veri”.Jo,jo jemi 2 dhe Pike.

      1. tani97 says:

        shume pesimizem tek pergjigja jote. Eshte nje lloj pesimizmi qe e degjojme shpesh neper kafe ne Tirane. Dhe arsyeja qe une po shkruaj kaq shpesh mbi te njejtat ide eshte pikerisht sepse gjykoj qe e vetmja menyre per te luftuar pesimizmin tuaj mbytes, eshte te jap po aq me kembengulje nje tjeter variant te te berit te politikes. mund te me kritikosh sa te duash, eshte e drejta jote. por edhe une do te vazhdoj t’i bie po ne nje brime.

        Kthehemi tek Edi. Nqs. qenka pa kompetenca mjaftueshem per te vepruar brenda PS-se le te na e thote qarte. kete variant e degjojme shpesh verdalle ne Tirane, por nuk mba uje. Edi nuk mund te tallet me tere popullin socialist qe pret ndryshimin nga ai, dalin ne miting kur do ai, vriten ne bulevard per ate, dhe ti me thoke qe ai po u tallka? Ai i therret trurit?

        Lufta Veri-Jug eshte nje kostante e Europes, dhe ne pergjithesi botes. Ne UK ke nje referendum per Skocine per t’u ndare; deri me 1991 ne Uells nuk lejohej te mesohej gjuha e tyre; ne Spanje Katalonja do te ndahet; Basket duan te ndahen; ne Itali ju ka Parti me vete; veriu ka parti me vete; ke plot shembuj te tille. Ne nuk bejme perjashtim. Dhe fajin nuk e ka populli, por liderat qe me rradhe nuk kane ditur te mbeshtesin zonen nga vijne. I vetmi qe ka bere kete politike me force eshte Sali Berisha, i ndihmuar nga Gazidede, Zhulali dhe Agim Shehu. Pak e ka bere dhe Meta. Ndersa Nano, qe mund te korrigjonte gabimet e Sales gjate 92-97, cfare beri? Asgje, por u mor me greket dhe me kurva dhe me bixhoz dhe me austriak. Une e quaj PS-ne prape me fajtore se Sala. Sepse Sala e ka te shkruar ne balle nepotizmin. Na takon neve te tjereve per ta luftuar. Ndersa ne u terhoqem. Dhe e lame te vepronte.

        Te te jap nje shembull. Kur u votua ligji i legalizimit, pati disa figura te PD-se kundra Sales qe i hodhen nje ide shume te thjeshte Edi Rames: kundershtoje kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese sepse u votua me me pak vota se Kodi Penal. Dhe duke qene se ne ligjin e privatizimit vjedhja ligjerohet, dhe duke qene se ne Kodin Penal vjedhja e prones ndalohet, mund te kundershtohej ai ligj. Dhe cfare beri Edi Rama? Asgje, as edhe nje llaf kunder nje ligji te bere vetem per qytetaret e Tropojes, Kukesit, Pukes dhe Dibres. Ne kurriz kryesisht te tiranasve. Ky eshte Edvini tirane-dashesi? Perkundrazi ai u tall me kete ide qesharake ne syte e tij. Sepse, sic e pohon edhe ti me lart, nuk mund te guxojme te hedhim ide ndryshe sepse na marrin per budallenj. Ky eshte problemi i vertete shqiptar.

        E perseris edhe njehere, nqs. Edi e ndjeka qe nuk eshte i afte per te rrezuar Salen (qe populli e ka ndjere me kohe) le te terhiqet. Nuk ka pse mban peng nje parti te tere, me shprese qe Sala te vdese vete, apo amerikanet te na ndihmojne edhe njehere. Ashtu si ai kerkon rotacionin politik te partive ne fuqi, ashtu edhe une po kerkoj te drejten time per te pare nje lider ndryshe ne PS. Dhe mundesisht jo Fatos Nanon. Njerezit habiten dhe pyesin shpesh veten pse nga PS-ja mungojne reagimet per shume ceshtje gjate kesaj periudhe (ligji i plehrave, presidenti, Llupo, Prendi…). Kjo ndodh pikerisht sepse Partia eshte e ngecur ne morsen e imobilizmit te Edi Rames. Te tere presin kur vdes Sala dhe te vijne ne fuqi ata, pa cka qe nderkohe populli vuan. A ka me turp se deklaratat e Erjon Veliaj dje per Nanon (nuk po permend Mimin se nuk ia vlen fare)? Kjo parti po vdes cdo shprese per te pasur nje opozite qe te mund te luftoje politikat e gabuara. Dhe pak a shume jemi te sigurte qe kur te bie Sala thjesht do te nderrohet klasa shfrytezuese. Te dhjefsha perfaqesuesit e socializmit!

        Ciao!

        1. fierak says:

          E hidhur, por e vertete!!

        2. Dean says:

          Tani97?!,po t’a them me gojen plot se ne shqiptaret kemi semundjen me te keqe,qe nuk e gezon as1 komb apo kulture tjeter ne Bote:Ne qellojme me gure Viktimen.
          Ne as1 kulture te botes nuk vihet KURRE shenja e = midis viktimes dhe xhelatit.Vetem ne Shqiperi.
          Perkundrazi,Besime Fetare dhe Sisteme te tera shoqerore jane ndertuar ne funksion te ”Viktimes”.
          Po te jap 1 pergjigje per disa argumenta qe rreshtove me siper.EDI RAMA(PS ndoshta me mire,por une nuk dua te flas ne emer te kesaj force,pasi nuk jam socialist,por le t’a konsiderojme Opozite per momentin) ka deklaruar se me ardhjen e tyre ne pushtet,”Ligji i Plehrave” do te jete i pari qe do te ANULLOHET.Pra,kane folur,por ti si popull nuk ke dash t’i degjosh.Po keshtu kam argumentat e mi per te gjitha ceshtjet qe Ti thua se nuk ka reaguar EDI RAMA(PS)por nuk i’a vle me i diskutu pasi Ti nuk do te degjosh.
          Ndersa e fundit,Tano.Nuk ka as1 shenje ne horizont qe te na bej Optimist ne shqiptareve.Sikur t’a thashe mesiper ne vecse Riciklojme Deshtimet dhe Injorancen tone dhe i’a kalojme brezave te ardhshem si ”Vlera Kombetare” per tu ndjekur dhe respektuar.
          Sidoqofte,faleminderit per menyren korekte te komunikimit.
          Gjith te mirat.

          1. Tani97 says:

            Dean, Edi Rama duhet te fliste shume me teper. Nuk jam une qe po e them po prapa perdeve e thote pjesa me e madhe e personave me rendesi te PS-se (nuk eshte korrekte te bej emra, por thjesht te lutem te me besosh ne fjale), ashtu si edhe nje pjese e mire e analistave me natyre socialiste. Edhe Mero qe s’para kritikon Edin, diku rreth dy jave me pare ne editorialin e rradhes e ftonte Edin per te vazhduar protestat. Realizimi i detyres se kryeopozitarit nuk eshte me vlere vetem sepse duam te rrezohet Berisha. Eshte me vlere kryesisht per te treguar qe ne mund te rrezojme dike sa eshte ne fuqi dhe jo te presim qe t’i bie lopotimia apo te vdese. Kjo do te ndihmonte edhe ne korrigjim te natyres sone shqiptare sic thua ti me lart. Edhe une jam dakort te pohoj se ne pergjithesi shqiptaret calojne shume ne nivelin demokratik. Por si i behet per ta korrigjuar? Ne pergjithesi jane elitat ato qe shtrojne rrugen per te korrigjuar gabime apo zakone shekullore. Cilat jane keto elita? Se pari eshte elita e botes se biznesmenve, dmth. aristokracia apo borgjezia. Tek ne kjo klase zeje se nuk ekziston. Pjesa me e madhe e te pasurve jane persona qe ne Europen perendimore do te kishin vdekur per buke; rrijne e presin ndonje tender per tee fituar me hile; rrijne e presin qe ndonje mik i tyre te behet kryetar dogane apo bashkie; rrijne e presim mikun e rradhes ne gjykate; dhe rrijne dhe harxhojne paret me kurva apo me benza. Ke degjuar per ndonje fondacion te pasurish qe merret me ndihma sociale te natyrave te ndryshme? Jo, pervecse fondacionit mashtrim te Liri Berishes.
            Pervecse aristokracise ke klasen e inteligjences. Ke disa shkrime qe jane bere per kete klase shqiptare qe nuk ekziston. Ne vecanti vite me pare mbaj mend qe edhe dy politikane shqiptare si Meksi dhe Mejdani jane marre me artikuj mbi kete klase shume te nevojshme por te zhdukur. Intelektualet shqiptare nuk dihet se ku jane. Tek ne intelektuale mendohet se jane piktoret dhe artistet!! Ndekohe qe ne France intelektuale jane nje pjese e shkencetareve, shkrimtareve, filozofeve dhe politikaneve te ndryshem (zakonisht te majte). Me thuaj ti se cili politikan i majte shqiptar mund te quhet intelektual? Edi Rama me tete klase shkolle (sipas versionit te Nanos, Edi Rama ka 8 klase shkolle sepse liceu dhe artet per pikture nuk quhen; po ashtu edhe Arta Dade eshte e barabarte me nje angleze me tete klase shkolle), apo Gramoz Ruci qe te ngjan me ndonje hetues diktature? Apo Ilir Beqo? Apo Erjon Brace? Apo Taulant Balla? Keta jane te gjithe njerez qe ne i perkrahim neper bisedat tona, sepse duam qe te vijne ne qeveri, sepse nuk shtyhet me Berisha dhe klani i tij, por ama a e kane qofte edhe pak fare, pamjen e intelektualit? Jo, aspak. Kur ka qene hera e fundit qe te kene bere nje artikull-analize mbi problemet e klasave shqiptare, dhe te ngjante fare pak me artikujt e te majtave europiane? Asnjehere!
            I lejme intelektualet dhe kthehemi tek politikanet. Eshte detyra e tyre te bejne analiza mbi hallet e shoqerise. Kur ka qene hera e fundit qe ti mban mend nje mbledhje te socialisteve ku te diskutohej per problemet e shumta qe rendojne mbi kurrizin e shqiptarev? Asnjehere! Te gjithe themi qe qeverisje me te keq se kjo e BErishes s’kemi pare ndonjehere, por ama nuk japim nje analize se pse eshte e keqe, dhe se cfare mund te behej me mire. dhe se si mund te behej me mire. Nga kendveshtrimi i strategjive te politikes perseri PS deshton. NE keto 4-5 vitet e fundit PS ka nderruar mendje per shume ceshtje shume here. Ka nderruar mendje per Nanon, per Meten, per aleatet e vegjel, per kodin zgjedhor, per kodin penal, per kushtetuten, per taksat e plot te tjera.

            Dhe ti me thua qe ata folen per plehrat. Por po te mbledhim komentet e mia e te tua tek tema, dhe ato te miat e te “hapit” tek respublica, dalin qe jane me teper se tere fjalimet e kryesise se PS-se te mara se bashku. Folen per ligjin e plehrave javen e fundit te ligjit. Dhe nuk thane asnjehere qartasi qe nuk do te kete per PS ne qeveri asnje alternative pervecse heqjes se ketij ligji. Por askush nuk beson se PS do te jete e afte te heqe kete ligj. Per shume arsye. E para fare interesat ekonomike. Te gjithe e dine sesi jane te lidhur biznesmenet e PS-se me ato te PD-se. Vete Edi Rama si kryetar i bashkise se Tiranes, i ka ndihmuar jo pake familjen e Berishes me leje ndertimi. Nqs. nuk e dini per ke e kam fjalen mund te pyesni verdalle. Do te thoni ju qe ai s’mund te ndaloje Berishen e te tijet te ndertojne. Po te tjeret mund t’i ndalonte? Qe une te besoj se PS ka ndermend te heqe ate ligj plehre, dua deklarime te qarta nga ana e te tere anetareve te kryesise, mundesisht vendim te kryesise, si dhe shpjegim te menyres se si do ta heqin. Se nuk te degjoj neser qe ka disa arsye teknik qe ne populli s’i kuptojme shume, dhe prandaj nuk hiqet dot. OSe ndonje variant te tipit, qe me mori ne telefon ambasadori danez apo amerikan, dhe me tha qe nje miku i tij me te cilin kane bere shkollen ne france se bashku, ka nje mik, i cili ka nje mik, i cili ka marre nje kredi, dhe ka investuar ne nje landfill ne Shqiperi. Dhe prandaj duhet te presim ca perpara se ta heqim ligjin.
            Keto perralla i kemi degjuar shpesh ne Shqiperi. Dhe prandaj i kerkojme PS-se te jete ndryshe. Sepse kemi realisht nevoje te jete ndryshe. Me e mire, me e sakte, me demokratike, me prane nesh.
            Kurse ti me thua qe meqenese gjithmone nuk ka qene keshtu, atehere nuk duhet te kerkojme qe te ndryshojme. Dhe gjithashtu me thua qe eshte e kote te shpresojme. Dhe atehere perpiqem per ndryshe!

            Ciao!

            1. Dean says:

              ”klasa e zhdukur e Intelektualve”,- the ti.Pikerisht ky eshte dhe problemi yn si komb.Ne nuk kemi intelektual,ne nuk kemi qytetar dhe per rrjedhoje ne nuk kemi as te majte dhe as te djathte,por vecse sharlatan qe pretendojne te jene te tille.Ajo qe po them une prej kohesh se EDI RAMA eshte thjesht 1 gjeneral i ushtrise se vdekur.Nuk mundet EDI te ndertoje 1 komb.Supozohet se ai komb duhet te jete i gatshem.
              Po varja mo burri i dheut,se kjo histori ka me u perserit prap edhe pas ikjes se EDIT.Dhe vetem atehere do t’a kuptojme se EDI nuk ishte Problemi,por vecse 1 ”Lajmetar” qe na solli lajmin e keq se ne jemi 1 Komb Vulhumbur.

              1. Tani97 says:

                Une jam dakort me ty ne lidhje me Edin, pavaresisht se eshte hera e pare qe ti e sha kaq shume ? . Por nuk jam dakort me pseimizmin tend. Jam i bindur qe duhet vazhduar te flitet e verteta. Dhe ne modestine time them se ate po bej. Do te ishte shume me mire sikur edhe ti me ndihmoje, meqenese pak a shume ndajme mendime. Une ngelem i bindur se duhet luftuar dhe denoncuar e keqja edhe brenda shtepise, keshtu qe e kam problem te denoncoj problemet e PS-se. Madje e quaj se eshte nje proces qe na ndihmon. Une nuk po them se Edi s’duhet te behet kryeminister, keshtu qe s’mund te me akuzojne se po bej lufte vellavrasese. Thjesht po hedh disa ide qe besoj se vetem i bejne mire PS-se. Duke qene se edhe ata te kryesise se PS-se mezi po presin te vijne ne qeveri, nuk shoh se cfare bezdis biseda ime mbi ndryshimet qe PS duhet te ndermarre. PS eshte nje parti qe per momentin zeje se nuk ekziston fare. Ajo thjesht mbledh merzine e popullit ne kete moment. Por kjo merzi duhet katalizuar dhe kthyer ne force dhe ne veprim. Ketu PS po deshton.
                Sidoqofte le te shpresojme per me mire!

                Ciao!

                1. Dean says:

                  Nuk e shava asgjekundi EDIN,mo Tano,pse me keqinterpreto??????

                2. beso says:

                  tani,ti nuk e ke idene e republikave te bananeve apo si?Do shembuj ti qe ne republikat e bananeve opozitaret jane sa per forme.8 klase shkolle quan Edin ti?Vertet?Po saliu qe ka qene profesor doktor eshte me i mençur sipas teje se Edi?Mua Edi me duket me shqeto ne te folur dhe me i sakte.Intelektualet thone ndonje fjale,qe me shpesh s’e thone fare,se u mungon shpirti rebel,dhe shkojne prape te merren me librat e tyre;politiken e bejne politikanet qe merren tere diten me te,dhe atje ku mundin.I gjen pijetare ne pijehane(shpikja ime kjo ne shqip)saldatore ne saldatriçe,profesore neper klasa dhe bujq neper fusha.Dine pak nga te tera;kjo eshte forca e tyre,pa ofenduar intelektualet.”Politika eshte fusha ku qenia zhvillohet”-thote J.hillman,pra eshte fushe per te tere,edhe per ata pa shkolle.YUne mendoj se demokracia jone do behet kur tu vihet veshi edhe te pashkolleve,madje nuk do qe keq te kishim ndonje bujk deputet aty-ketu,se mire na ben;quhemi te gjithe te perfaqesuar.Intelektualet blihen kollaj;thote nje vjershe e Prèvert”..mos i lini intelektualet te luajne me fije shkrepseje..”,ose Karl Popper”..Vesi me i keq i intelektualeve eshte egersia..”.Mos prisni qe te shpiken intelektuale revolucionare,se kohet e konsumizmit jane te palqyeshme per ata qe marrin rroga te mira.Sa per pasivitetin e PS jam dakord me ty;kane interesa edhe kur saliu eshte ne pushtet dhe nuk u prish bisneset e tyre.Interesante verejtja per veriun dhe jugun;edhe ne bote thuhet kjo,diferenca midis veriut dhe jugut te Planetit,por jo midis besimesh fetare,por midis potencialesh pasurore;Veriu i pasur dhe jugu i varfer.

                  1. plaku says:

                    beso,
                    Ne shkrimin tend ti me te dreje thua :
                    “YUne mendoj se demokracia jone do behet kur tu vihet veshi edhe te pashkolleve,madje nuk do qe keq te kishim ndonje bujk deputet aty-ketu,”
                    Beso, desha te perforcoj ate qe the ti me larte. Para shume vjetesh mbeta i befasuar. Ishte puna e nje referendumi me rendesi ne lidhje me futjen e regullave te ekonomise bujqesore te BE ne Zvicer. Partia SVP, e qendres se djathte, me shumice anetaresh bujq beri lobizem te fuqishem kunder ketyre rregullave dhe fitoi duke mos pranuar keto rregulla. U habita se, pashe ne tv nje bujk zvicerjan ( reth 50 vjec ) duke punuar ne stallen e lopeve i cili u intervistua. Ai ishte funksjonar i partise SVP dhe deputet ne parlamentin zvicerjan. Beso, hajde nivel hajde.
                    Pra konfirmoj ate qe thua ti. Ne se Tironci Lugano ose ndonjeri qe jeton ne Zvicer mund te konfirmoje ate qe thashe une.
                    Pershendetje

                  2. Tani97 says:

                    Beso, Sala nuk mund te quhet intelektual ne sensin modern te fjales sepse i mungojne shume baza. Gjithashtu nuk eshte i fisem sepse ngelete nje rrugac. Problemi me Salen e kemi sepse ai eshte mjaftueshem i zgjuar per te arritur mbizoterimin mbi te tjeret. Edi per momentin kete dhunti nuk e ka. Saliu perdori mjaftueshem mire gjithe kontigjentet e plehrave shqiptare gjate 20 viteve te fundit me shume aftesi. Ne kete aspekt i duhet njohur aftesia sepse pa e njohur mire nuk e kundershotjme dot, jo me ta luftojme. Shkateroi PD e fillimit, proces qe i mori rreth 11 vjet, nga 1990 deri me 2001. Grupin e moderuar qe ekzistonte ne PD-ne e fillimit e copezoi me precizion te papare. Me taktika si neper filma. Gjate 2001-2005 konfirmoi pushtetin e tij ne parti, dhe priste qe bota te hiqte Nanon qafe. Thiri tere mbejtjet e Aleances Demokratike, PDR dhe te tjere kundershtare te tijet, ne kuadrin e KOP-it, per te dhene pershtypjen e qeverisesit fleksibel dhe modern, por ne fakt e beri vetem sepse i duheshin me plehrat e PD-se (Ceka, Ruli, Imami, Pollo, Demeti, Bozdo etj…) sepse me ata ai punon rehat. Dhe pasi erdhi ne pushtet me 2005 tregoi qe me date 3 shtator 2005 kur u krijua firma e Fazllicit, qe kishte plane te mira ne sirtar per 10 vjet e kusur. Deri me sot ai po realizon keto plane. Nqs. duket i dobesuar eshte thjesht per fajin e krizes ekonomike, jo sepse valle PS po e lufton. Imagjino per nje minut sikur kriza e 2008 te mos kishte ardhur, dhe ndertimi te lulezonte. Sepse mos harrojme, vitet e Nanos-Rames u karakterizuan nga nje boom ndertimi ne Tirane, Durres, Golem e gjetke, qe dha pershtypjen e nje ekonomie shume te mire. Sot po kuptojme, edhe me ndihmen e Greqise, qe ky boom u realizua ne kurrizin e brezave te te ardhmes.

                    Keshtu qe Sala i zgjuar ngelet. Mund ta quajme edhe pragmatik, nuk e di. Veja ti epitetin si te duash. Besoj se e pershkrova mjaftueshem mire.

                    Kthehemi tek Edi. merr pjese ne PD-ne e dhjetorit, iken me 31 dhjetor 1990 sepse u merzit me butesine e asaj partie. Anarkist. Kthehet vite me vone me ndihmen e Fatos Nanos, personit me te mbrapshte qe Shqiperia ka pare ndonjehere. Nano i jep pushtet, Edi del e kendon Tiron-Tiron dhe kaq mjafton per ta bere kryetar bashkie. Beri disa reforma te cilat populli socialist i pa si revolucione. Por kush ka kaluar ca kohe ne Paris, duhet te pyese veten se valle cfare ka bere ky Edi nga ato qe kishte pare? Inatin qe njerezit e Tiranes kishin me maloket e Sales, e shfryne duke i dhene admirim Edvinit si Tirana i mirefillte, dhe paksa garip, dhe paksa arrogant, fiks sic i duam ne ketej. Pastaj Edi u qetesua, dhe vazhdoi bizneset e ndertimit. Nje kat per cdo leje ishte takse ne Tirane. Dhe te lutem mos e mohoni se eshte fakt i njohur mire nga tere ndertuesit ne Tirane. Krahasojeni pak me 2-3 milione leke te vjetra per leje kioske qe akuzohej Kelmendi apo Brojka. Perseri e zeme se asgje s’ka ndodhur dhe vazhdojme analizen. Gjithe kjo fuqi qe Edvini pati per 10 vjet i dha mundesine per te realizuar nje klase politike socialiste te shkelqyer. Pati te tera mundesite per te krijuar nje PS ne stilin francez, per te thene te pakten. Do te kishte qene endrra e shume te rijnve te drejtojne nje qytet si Tirana, dhe pastaj gjithe resurcet ekonomike qe ky post te jep, t’i perdoresh ne planin tend politik. Dhe kuptohet qe ne do t’ia kishim flaur korrupsionin, sepse kemi falur edhe me keq. Por ai zgjodhi te dobesonte partine sa s’ka me sepse vetem kjo menyre i garanton atij fuqi te plote mbi partine, sipas ideve te tija. Por ne fakt as kaq s’i mjaftoi se ja ku u kthye ditet e kaluara duke i hapur deren Nanos. Akoma s’e ka kuptuar qe Nano president do t’ia mare shpirtin dhe partine njekohesisht. Ne kete menyre Edi nuk quhet i zgjuar apo pragmatist sa Saliu.

                    Sidoqofte ne kemi nevoje per intelektualet, pavaresisht se komentet e tua per ate kategori jane nje pjese te verteta. Por me mire me i pas se mos me i pas. Per momentin nuk i kemi.

                    Ciao!

      2. KANINA says:

        I nderuar DEAN!Ne rradhe te pare dua te them se i ndjek komentet tua me interes dhe admirim pasi me duken te matura,pragmatike dhe pse jo inteligjente?!Sidoqofte se fundmi me lejo te t’them se sikur je ekstremizuar pak sidomos me ”ceshtjen Gege-Toske”…?!Do kisha shume qejf te dija nese mundesh te shpjegohesh ne lidhje me k’te teme pak me tej,kuptohet nese nuk e ke bezdi dhe gjithashtu ke kohe te lire??!Shpresoj qe gjithashtu te jesh gabuar me idete dhe tezat qe mesa duket jo vetem te vijne pershtat por kuptohet tashme po te kthehen ne bindje personale!!Me mirekuptim te plote pres pergjigje k’tu ne Tema Online!!

        1. Dean says:

          ”Kanina”?!,pergjat rrjedhes se historise veriut dhe Jugut i eshte dash te negociojne egzistencen e tyre sipas Armikut te vet dhe pozicioni gjeografik.Po te sjell ne kujtese 1 thenie te Mbretereshes Teuta,2 te derguarve te Romes per nderprerjen e Piraterise ne Adriatik nga piratet Ilir:Une nuk i kontrolloj te gjitha fiset Ilire.Pra fiset Ilire as1 here nuk kane qen te unifikuara dhe per rrjedhoje gjithsecili ka pas vetit e karakteristikat e veta.D.M.Th.,ndryshimet tona jane Natyrale dhe Mijravjecare.
          Nuk kemi te drejte t’i kerkojme njeni-tjetrit te ndryshojme,pasi do te sillte reagime te dhunshme.
          Eshte e pamundur qe Serbia vrau me qindra mijra te pafajshem,shkaterroj,luftoj kundra 3 shteteve,e rrenoj ekonomine e vet dhe si perfundim te jete perpara nesh.Eshte e pamundur qe Mali i Zi,1 shtet me 700.000 banore dhe i sapo krijuar,te jete me perpara se NE,ne kendveshtrimin e 1 shteti Funksional.Po keshtu edhe Maqedonia,shtet i ri dhe me funksional se NE.KONKLUZIONI:Ne kemi probleme ne strukturen ton si komb.
          Nuk po ankohem fare per Varferine,pasi ka varferi ne te gjithe boten,megjithese ke ne eshte 1 bashkudhetare shekullore.Por,po te flas vetem per paaftesine tone per te ndertuar shtet.Kjo vjen pasi ne kemi DIFERENCA shume te medha midis sho-shoqit.Per rrjedhoje do ishte me mire gjithsecili ne pune te vet.Ne nga JUGU do merreshim vetem me Bujqesi,Blegtori,Turizem dhe Emigracion.Nuk do benim namin,por do mbijetonim.Do zgjidhnim per kryeqytet Vloren ose Korcen(Korcen per mua) dhe do ndertonim 1 shtet te vogel,por me te unifikuar nga ana e mentalitetit.Me fqinjte e mi nga Jugu, une kuptohem shume mire.Kemi pak te egzagjiruara ato thashethemet dhe 1fare Hipokrizie,por gjithmone brenda kufijve te natyres se njeriut.
          Ndersa ata te veriut le te menaxhojne vetveten.Shum pak me intereson,pasi NE me ata nuk kuptohemi fare.
          E fundit,Po eshte i vertet konstatimi yt se e kam bindje Personale.
          Besoj se isha shum i qart dhe shpjegova me shume thjeshtesi ato qe mendoj.

          1. analist says:

            E kam ngritur ose perkrahur dhe une direkt dhe indirekt kete ide.Gjithe historia jone tregon se asnjehere nuk ka pasur ndonje bashkim serioz Veri-Jug,as ne castet me dramatike te Kombit,lodhemi kot te gjejme ndonje sporadicitet ne dy mije vitet e fundit.
            Konfederata do te ishte zgjidhja efikase per te miren e pergjithshme,ku mund te bente pjese dhe Kosova si njesi me vehte.

          2. plaku says:

            Dean,Tani 97, beso,
            Une kisha keto gjera :
            – Pik se pari ju falenderoj qe te treve per shkrimet shume informative dhe dinjitoze ne lidhje me politiken shqiptare. Kjo sepse me perpara nuk isha fare i informuar me sa ndodhte ne Shqiperi. Vija i lodhur nga puna dhe nuk kisha fuqi qe te shifja dicka ne internet. Tani ka ndryshuar puna se kam dale si te thuash ne pension ( muajin mars ) dhe kam kohe shume me teper.
            – Dean, nuk e di por ndoshta se jam cam, ne kuptimin qe jam shume i ndjeshem kur behet fjale per ceshtjen kombetare, kam mendimin se nuk eshte e drejte qe jugu i Shqiperise te jetoje me vete i ndare nga veriu ( te me falesh ne se e kam kuptuar gabim ).
            Probleme te medha jug dhe veri kane shume shtete ne bote, Anglia, Italia, Spanja etj. dhe prape popujt e tyre ne teresi ( parlamentet qe jane pasqyra politike demokratike e popujve ) nuk kane shkuar ne kete drejtim. Edhe Europa vete, sic e shifni tani ne kohen e krizes ka probleme te medha ekonomike midis veriut te pasur dhe jugut te varfer. Ka shume mendime qe te behet nje rindarja e bashkimit ekonimik europjan ne kuptimin qe vendet si Gjermani, Austri, Luksemburg, Hollande te ndahen nga ana ekonomike nga vendet e Europes se jugut. Parlamenti europjan eshte totalisht kunder sepse ata jane shume me visionare se parlamentet e shteteve te vecanta te cilat kane ne gjirin e tyre edhe grupime populiste qe duan te fusin proteksionizmin. Visionaret ( une jam fans i tyre ) e shofin problemin me gjere. Ata e shofin se harta ekonomike gjeopolitike ne bote po ndryshon, ne bote po lindin superfuqi te reja ekonomike si Kina, India, Brazili, pervec USA, Rusi, Japoni. Per gjeneratat qe do vine Europa do kete probleme te mbijetoje sepse ka nje popullsi shume te vjeter, nje sistem socjal shume te shtrenjte, nivel jetese dhe rroga shume te larta, demokraci shume te shtrenjte etj. Pra do jene edhe shume te shtrenjte me prodhimet e tyre ne tregun boteror.Visionaret thone se Europa qe te mbijetoje duhet te jete e bashkuar dhe te flasi me nje ze te vetem.
            Me falni se e zjata dhe dola nga tema ( pleqeri hesapi ), une mendoj se, nuk eshte mire qe jugu i Shqiperise te shofi punene e vet dhe te ndahet nga veriu.
            – Me falni por kam mendimin se Edi Rama duhet te kishte lindur me vone. Puna e tij eshte si puna e Hrushovit dhe Gorbacovit. Gorbacovi pati si te thuash nje fare suksesi, sepse niveli i zhvillimit ekonomik, politik dhe sidomos intelektual i popujve te ish Bashkimit Sovjtik ishte shume me i larte se ai i kohes se Hrushovit.
            Shifni ju lutem nje perfaqesues te zgjedhesve te Sales :

            http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

            Shifni Salen kur flet para fshatareve, ndihet si peshku ne uje, ai eshte ne ambjentin e vet, e njef elektroatin e vet dhe i ben hismet duke e genjyer, mashtruar me fjale populiste dhe elektorati ne vend qe te qeshi me budallaliqet qe ai thote, kthehet ne delir dhe brohoret i lumtur. Eshte sic thote Gogoli per te qeshur midis loteve. Per mua, demokracia ka nje problem te madh qe, vota e nje njeriu pa kulture ( shif zgjedhesin siper te Sales )ka te njejten vlere me voten e nje intelektuali.Kjo eshte aresyeja pse gjermanet nuk perdorin referendumin. Ne se Gjermania do perdorte referendumin te jeni te sigurte se shume ligje ose vendime te rendesishme si futja e Gjermanise ne BE, futja e Euros etj. nuk do ishin bere ( ky eshte mendimi i ish ministrit te jashtem gjerman Joshka Fisher ). Lavdi zotit qe, kemi demokracite parlamentare, sepse kam mendimin se inteligjenca dhe politika shofin me larg se populli i thjeshte.
            Zvicra perdor shume referendumet, dhe sic e dini hodhen poshte ndertimin e minareve gje qe, ishte nje turp per Zvicren dhe nuk do te ndodhte ne se do vendosej ne parlament.
            Pra, me falni se e zgjata, Edi do kishte nje sukses me te madh ne se shoqeria shqiptare do ishte e nje niveli me te larte. Qe te arrihet kjo duhet shume kohe dhe durim dhe une personalisht jam shume pesimist.Me thene te drejten eshte veshtire qe te gjindet nje ilac me veprim te shpejte. Shifni Italine, nje demokraci e vjeter, kudo korrupsion dhe sidomos ne juge te saj kur Berlusconi per 8 vjet beri si deshi.
            Edhe nje here duke ju falenderuar per shkrimet tuaja shume informative, Pershendetje.

      3. Prizrenasi says:

        Dean, kjo eshte keshtu si thua ti. Ky eshte realiteti. Po si thua ti,te heqim dore nga perpjekja per bashkimin e kombit ?!!! E kuptoj deshprimin tende. I deshpruar jam dhe vet. Idea per bashkim,pavarsisht kotradiksionit veri jug(mentaliteti,sjellja,deri diku gjuha,te cilat me perparimin e teknologjise dhe infrastruktures vijne e dobesohen) duhet te jete primare. Edhe nese ne nuk duam, te tjeret pas nesh do ta bejne. E mira eshte, te veme secili nga nje tulle ne kalane e rrezuar te bashkimit kombetar. Nese nuk mundemi se paku te mos behemi pengese.
        Armiqt e shqiptareve ferkojne duart kur shikojne qe shqiptaret jane te pazot. Ata kane investuar dhe investojne qe ta sabotojne sa te munden kete ide e cila eshte vdekje per ta e shpetim per ne. Pesimizmi eshte arma me e keqe ne duart tona dhe efikase ne duart e armiqve tane. Te luftohet,te sabotohet sa te jet e mundur rruga a Berishes dhe e Berisheve ne Kosove. Kjo eshte detyra jone. Jo ti biem te njejtes gozhde: ne se meritojme,ne nuk mundemi,ne pranojme te na sundojne te huajt,ne jemi te pazotet etj, etj. Edhe nese keto he per he qendrojne , ateher ta ndryshojme kete realitet aspak i favorshem per ne. Mundesite jane, potenciali eshte. Prandaj sic thash edhe me lart te veme nga nje gur ne mur. Ose se paku te mos behemi pengese ,qofte edhe me fjale. Te pershendes Dean, gjithe te mirat.

        1. Dean says:

          Mire e ke ti ne teori,por ne praktik ne kemi treguar se kemi probleme me ndertimin e shtetit dhe respektimin e institucioneve.
          1 gje te tille nuk e ka Mali i Zi,megjithese nuk eshte as1 grupim etnuk me vete,por thjesht perzjerje e Serbve dhe Shqiptareve.
          Ka ardh koha te jemi me realist,sesa te vazhdojme te genjejme vetveten.Kjo histori ka shkuar shume larg.
          Gjith te mirat.

          1. odiseu says:

            Dean, pak a shume, pjesa me e madhe komentuesve te ketij blogu jane ajo pjes e inteligjences, qe tani97 me te drejte kerkon ku ka shkuar, ku eshte ndikimi dhe kontributi i saj per ndertimin e nje shteti ne ate form qe njohim ne edhe ne ato vendet e vogla qe ti permend.Duke i pare situatat dhe duke vepruar vetem ne menyra pasive dhe pesimiste, sigurisht ne nuk po kryejme misionin tone, por po i leme dore te lire injoranteve, apo edhe misionarve te ardhur ne qeverisje me synimin e shkaterrimit te shtetit, apo te shqiperise.Roli yne fillon qe nga perpjekja per te kryer veprimtarin e civilizimit te shoqerise qofte edhe te atij fshatarit te humbur qe zbriti nga malet e zaptoi tokat e te tjereve. Problemi i zaptimit te tokave ishte gabimi me trashanik qe ne si popull lejuam te na bente Saliu, sepse nuk kishim as kulturen e prones por edhe perdorem termin aq te dashur per ne shqipot, larg menderes sime.Popullimi i qyteteve me banore nga fshatrat qofte malor apo jugor, solli edhe nje fenomen teper vulgar ne shoqerine tone jo te pasur materialisht por te pakten te pasur ne mentalitet te kufizuar qyetetar. Cili ishte ky fenomen vulgar, trashe fare po e tregoj nga eksperienca ime, fluturonin qeset me m.. nga dritaret, vidheshin rrobat ne tela, shqyeshin dyert nese ikje me ore nga shpia…Cfare beme ne!!!! Shfrynim me veten e me miqte me te ngushte dhe ketu mbaronte misioni yne…A mori ndokush nga ne inisiative te ngrinte ne lagjen e tij nje grup ku te perfshiheshin edhe te ardhurit e te diskutoheshin te gjithe elemnetet e nje bashkejetese ne komunitet?Nuk e beme sepse ishim aq te zene me mbijetesen tone,dhe me diskutimet per pushtat e politikes.. A u munduam ne ti afronim sadopak te ardhurit? Gjithmone i pame me percmim, dhe kjo them se eshte difekt ne genin tone, njeri tjerin e shikojme me paragjykim dhe diferencim.Prandaj jemi te percare.. Ne kemi probleme pikesespari me dhenie dashurie, me dhenie respekti, e me dhenie shembulli personal per te ndihmuar te tjetret jo me buke e me uje , por qofte dhe me njerzillekun tone. Dean, kam vene re qe ke zhgenjime te thella personale me njerez nga veriu. Nuk jam gjykates, per te vlersuar e drejte apo jo,apo Krishti te bej moral, por cdo komb ka derrat dhe dosat e vet.Mund te kete ndodhur me shume se njeher zhgenjimi e te ka lenduar thelle, por une mund te them me bindje, nga zhgenjimet e mia kam pasur me dhjetera me njerez nga jugu, lendime e intriga te shpifura, por une kurre smund te them qe jugoret jane kafshe e nuk behen njerez, sepse kam po ashtu miq me qindra teper besnik e te ndershem.Te njeten gje mund te them edhe per miqesite me verioret, ku per fat te mire pervec miqesive te mira nuk me ka ndodh asnje lendim, dhe verioret kane nje tipar te vecante, nese i afron te respektojne ne kulm, e te degjojne me vemendje te admirushme(mere si inferioritet une nuk e konsideroj gjithmone te tille)dhe po ashtu nuk kane aspak siklet te pyesin per tju mesuar gjera qe ti i di e ata jo…Saliu, i dashur dean, eshte nje dru i shtrember ne ate pyllin e njerezve te malesise, e une nuk e cilesoj shpellar e malok duke nenkuptuar gjithe njerezit e veriut, por ne konceptin e civilizimit, njerzillekut. Saliu eshte i shtrember dhe eshte intelektual, por nuk eshte ne ate pozicion per te miren tone, eshte pikerisht per te na percare e per te na ndare ne ato principatat qe me keqardhje i lexoj si isnspirimin tend. Saliu ka mision shkaterrimin e shqiperise dhe mosformimn e shtetit, e nese ne dorezohemi perpara misionit te tij, thjesht i kemi sherbyer Saliut dhe nuk kemi kryer misioni tone te inetelktualit, dashurine per gjithe shqiptaret pa dalllim krahine apo feje,dhe dashurine per shqiperine tone me gjithe krahinat e saj.Gjithsesi pavaresisht kundershtive qe mund te kemi ne mendime, mbetesh intelektuali me i respektaur per te diskuatuar apo replikuar, e vetem ndihmojme apo sherojme dhimbjet qe po ndjejme per atdheun.

      4. Vlora says:

        o dean,je shum i sakte dhe nuk ka nevoje per komente.

    2. olti says:

      Tani97 ne te dy e dime qe Sala nuk do bi sepse ka mesu nga Katovica se si nje klase mund e leshoje perkohesisht pushtetin politik duke mbajtur pushtetin ekonomik per tu kthyer perseri pas disa vitesh ne pushtetin politik. Edi bo ca bo ai eshte kufizimi i tij, por Edi nuk ka per tu bere kurre Balozi i II i Shqiptareve.

      Tani97, lene Edin se e rrezojme kollaj masandej, shiko Balozin qe po na con te dy neve ne gremine sot.

      1. Tani97 says:

        edhe une jam i bindur se e rrezojme kollaj edin me vone (pavaresisht se nuk ishte aq kollaj te rrezohej ne Tirane!) por pikerisht se edi po tregohet i dobet me hedh salen po flas. madje mund te them qe po tregohet shume i dobet.

        1. olti says:

          Tani nuk mbrohet dot Sala duke analizuar defektet personale te opozites, nje me nje (kesaj rradhe ke kursy Rudina Seserin) sepse asnje nga ata mesiper pavaresisht karikaturimit tuaj nuk eshte VRASES. Rrezoni Salen si opozite me e gjere se PS dhe pastaj filloni zihuni per postet.
          Me logjiken tuaj te fajedhenesit une personalisht ta ve fajin ty dhe shokeve te tu VIPA qe si socialista na sollen Salen ne fuqi me mendimin se Sala ka ndryshuar. Kur u kuptua qe Sala ka ndryshuar per te keq dhe ata shoket e tjera VIPa te LSI u bashkuan me demonin, duhet Edi te rregulloje Saline ose te largohet.
          Salia nuk largohet as me vote (ai e ka per borxh me u fut ne zgjedhje pa opoziten) as me lufte (Sala ne 1998 e morri dhe e leshoji pushtetin se Perendimi ste njef kur vjen me kallash).

          Per mua do zoti Edi rri ne krye te PS sa te rrezohet Salia se une skam fare besim tek ju te rinjte. Me dukeni si pak te paduruar per te hypyr ne pushtet kur jetesore eshte te luftohet diktatura qe po shkateron cdo gje, edhe shtetin edhe kombin.

          1. Tani97 says:

            ah mo Olto, ti dhe Dean na late pa pune sot ? .
            Une nuk po mbrroj Salen dhe as nuk me shkon ndermend ta provoj. Nqs. ndonjehere duket sikur po analizoj mungesen e fajit te tij eshte per te sqaruar ndonje situate tjeter. Per mua ai ka aq faje sa per t’u denuar me denime konsekutive deri ne rreth 300 vjet. Dhe nuk po analizoj defektet e PS-istave sepse ata te PD-se nuk kane. Ata te PD-se jane nen hijen e Sales per momentin dhe e vetmja menyre qe me vete ndermend per t’u mare me ta eshte t’i rras brenda. Fatkeqesisht s’kam gje ne dore, por po tentoj t’i mbysh mendjen ketyre te PS-se qe ta bejne kur te vijne ne pushtet. Mos u nxito kur thua se ata te PS-se s’jane vrases. Nga brezi i vjeter i tyre ke jo pak pergjegjesa per vrasje (viti 97), por ke edhe Nanon qe shkel njerez me makine tek rruga qe lidh Ilirine me Plepat, mu perpara bllokut. Sidoqofte ato i konsideroj histori te mbyllura, dhe sot kemi kete mikun e ri qe quhet Sali, me te cilin po merremi. Nuk e solla une ne fuqi, e solla indiferenca e pergjithshme qe mbizoteron socialistet kur jane ne fuqi. E ndihmoi Nano jo pak here Salen, kur behej fjale per lufte ne PD midis Sales dhe atyre qe ishin kundra tij deri me 2001. Cdo here qe ne PD kishte debate, dilte Nano me ndonje sulm ndaj Sales per te katalizuar mbeshtetesit e Sales.

            Sala largohet edhe me vote edhe me lufte. Eshte nje frikacak i madh, dhe kush di ngjarjet e 1997 e di edhe kete fakt. Mua me habit lidershipi i PS-se sepse aty brenda ka njerez si Fino, Gjinushi, Majko, Pellumbi, RUCI, etj.. qe dine jo pak detaje mbi 97 dhe ne te kunderten na nxjerrin Saliun si trim. Dhe normal qe qytetari i thjesht trembet. Nqs. Edi ka frike se mos e rrahin prape, s’eshte faji im.

            Edhe me lart e cilesova qe nuk po them qe Edi te mos jete kryeministri i ardhshem nga rradhet e PS-se, po them thjesht qe duhet te kryejne plot ndryshime se na ka ardh muti deri ne gryke.
            Kaq.

            Ciao!

            1. Epirioti II says:

              Tani, une nuk i lexoj me fare komentet e tua sepse me aq shume sa kam lexuar jam bindur qe je monoton, irracional dhe uzurpator (modestia dhe respekti per hapesiren e te tjereve eshte vyrtyt).

              Por me terhoqi syrin “smiley” dhe lexova qe dike e paskan lene pa pune. Uaaaau, qeka Tani 97. Pse mo punoke ti ????!!! Me ke thone qe te ka bere mami te shkathet dhe arrin te dalesh i pari ne cdo shkrim dhe ne cdo gazete. Por qe realizon edhe planin ne pune. Bravo, urime.

              1. Tani97 says:

                mjaft me kete lloj humori se nuk ben kend per te qeshur. une po perpiqem te flas per tema qe me interesojne realisht dhe me duken serioze mjaftueshem per t’u marre me to edhe ne orar te punes. nqs. ty te duket per te qeshur, po qesh o vella se s’te ndaloj dot! Nuk jam as monoton as irracional. Po perpiqem te analizoj nje situate qe nuk durohet dot. Ty te pelqeka kjo situate. Do te thote qe o je tek salistet dhe po perfiton nga ky moment i ndyre i historise shqiptare, ose je tek edvinistet dhe po pret te perfitosh pas 2012, ose je shume i trashe per ta kuptuar. Une nuk bej pjese tek asnjera kategori dhe po perpiqem te mbroj interesat e mia duke biseduar me bashkeatdhetaret e mi. Nuk me ftoh dhe as me ngroh komenti yt fyes. Jam edhe kokederr pervecse i shkathet, keshtu qe nuk merzitem dhe vazhdoj me timen.

                Ciao!

    3. N.VJOSA says:

      I dashur Mero,
      Ke plotesisht te drejt ne ato qe thuaj.
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv kontrollon Drejtesine?…
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv kontollon Medien?
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv kontrollon Opoziten?…
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv perdhos Kushtetuten?…
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv vjedh voten e Popullit?…
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv vret Popullin e pambrojtur dhe nuk denohet?
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv kontrollon Presidentin?….
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv nuk zbulon dot vrasjet Politike?….
      Çfare shteti quhet ai kur Diktatori Primitiv shet teritoret e Atdheut dhe nuk perfill Popullin?….
      Edhe ju vet Mero, jeni nje gazetar Hero qe per guximin tend do ishe numeruar me te shumtit tani, sikur te mos te kishe perkrahjen e Ambasadorit Amerikan Uidhers!….
      Vrasjet e 21 Janarit jane maja e Ajsbergut…..
      I uroj Vendit tim qe te heq qafe Neodiktaturen, qe kontrollohet nga te tjeret, por nga shqiptaret jo!
      Demokracia perendimore me parimet e saj te arta dhe Neodemokracia qe shitet per Demokraci ne Shqiperi jane dy gjera te ndryshme!
      Kete vetem Qorrat nuk e shikojne!….

  2. gjergji usa says:

    1-nuk do merret vesh kurre cfare ka biseduar berisha me arvizune ne dreken dy ore para masakres ne 21 janar.
    2- nuk do merret vesh kurre pse FBI nuk i publikon filmimet e k/m qe jane
    qofte ne tirane apo te zyrat e Natos.
    3-prandaj zoti mero vazhdoje:NE EMER TE BERISHES TE BURRIT TE SHTETIT TE GRADUAR FATKEQESISHT NGA NENPUNESI I PALLATIT TE ENDRAVE ARVIZU.
    sot jam i bindur plotesisht se berisha paska vrare 4 terrorista..dreka me arvizune ne 21 janar ishte shume e shijeshme tha berisha 3 dite me pas…
    DEAD END.

  3. Poliksenos says:

    O Mero vëllai!
    Ty të lumtë pena dhe mëndja,por këtyre banditëve nuk ka penë se çfarë ti bëjë më.Këtë e dinë ata dhe prandaj janë bërë edhe bllok.Duke vepruar kështu,ata duan të na thonë ne,popullit,që:-“E shikoni,vendimi nëpër gjykata është i drejtë jo vetëm për një çështje,por për të gjitha.Dhe kjo me arsyetimin se nuk mund të koruptohen të gjithë gjyqtarët.Po të ketë të tillë,mund të jenë individë,dhe jo gjithë sistemi i drejtësisë”
    -Çfardo që të mendojnë këta banditë,një gjë është e sigurtë: Ata nuk e meritojnë të jenë në ato pozicione ku sot po bëjnë batërdinë dhe jo drejtësinë.

  4. Voica says:

    ESHTE E NJEJTA METODIKE E PARAQITJES SE NJE FENOMENI,PERDOR EKSTREMIN E KUNDERT ME TE PRITSHMEN DUKE SERVIRUR TE PAIMAGJINUESHMEN PER NORMALE, SIC U BE ME ZGJEDHJET E 8MAJIT NGA RISTANI. PARA TE GJITHEVE,KAMERAVE U KONKRETIZUA SI DICKA SHUME E LIGJSHME AJO QE S’JA MORI MENDJA KUJT:NUMURIM KRYETRANSPARENT I VOTAVE TE HEDHURA GABIM. KURSE TANI GJYKATA(DMTH SALIU, PO DHE AJO BASHKE ME TE) HIDHET NE MESYMJE DIREKT ME ARTILERINE E RENDE:ATA PLAGOSE PRENDIN DHE DESH VRANE GARDISTET E TJERE…NUK DI NE ESHTE NE KOMPETENCE TE GJYKATES PER TE PROPOZUAR PER “MEDALJE TRIMERIE NE FUSHE TE BETEJES” PER “GRUPIN E ZJARRIT”. PO QE SE E KA,DO TA DEGJONI SEANCEN TJETER.(KURSE KETA DUAN TE RREGULLOJNE KODIN ZGJEDHOR DHE DREJTESINE, SE LIGJET NA I KANE FAJIN)

  5. Kalorsi i zi says:

    Mero Trimi,

    Te gjithe e dime qe amerikanet e mbrojne pa ze, bejne sikur do zbardhin ceshtjet bllokojne nje vit videon, aty ku ska nevoje per te pare video sepse jane ne live, na thone Lulzim Basha eshte yll ne ngjitje, etj etj.

    Une kisha dy pyetje

    1- Perse asnje zyrtar i larte ne USA nuk flet per gjendjen e drejtesise ne shqiperi ?

    2- Nje shtet demokratik si USA ose BE, mund te pranojne ne NATO nje shtet qe qeveriset nga nje pushtet kriminelo-mafjoz si i Sali Berishes.

    Populli shqiptar do ngrihet se nuk do duroj me dhe duhet te ngrihet.

  6. homeri says:

    Sali Berisha e ka nisur karieren e tij politike si komunist dhe do ta perfundoi ate si komunist . Ai i ka marre te gjitha pushtetet ne dore – PRESIDENCEN-sepse zerin e presidenyit nuk po e degjojme , Saliu i kercelliti dhembet dhe ai ka dal ne pension para kohe-PRESIDENTI yn ne se do qe ti beje nje nder vendit duhet te shpalli sa me pare partin e tij dhe ne se ka mbeshtetes ne parlament ta perbysin kete pushtet gjakatar.Vendi ka nevoj tani dhe elektorati qe kerkon demokraci do ta mbeshtet fuqishem cdo faktor politik qe permbys kete pushtet

    1. une says:

      O ti Homer. Boll pashe besen me keto krahasime. Saliu kurre nuk ka qene komunist, ai ishte nje servil e karrierist i ndyr ne ate kohe. Sot eshte nje despot dhe antishqiptar i certifikuar. Komunist ishte edhe Qemal Stafa por ama luftoj si luan kunder fashisteve. Mos i thoni Sales komunist se paku per hire te atyre deshmoreve qe per keto ideale dhane jeten. Krahasimi me i sakte eshte Sali antishqiptari. Tung.

      1. hasan says:

        Ti thuash komunist Saliut eshte nderi me i madh qe mund ti behet ketij njeriu ,nder te cilin nuk e meriton.Komunizmi ishte i mire.Komunizmin e degjeneruan njerez si Sala etj,etj,etj.Komunizmi ne Shqiperi ka patur veçorite e veta.Te kuptosh pse deshtoi nuk duhen shume mend,sepse u izolua e u luftua nga perendimi.E megjithate ne Shqiperi ra pasi komunistat nuk u treguan te njerezishem me pushtetin qe fituan duke e perdorur shpesh dhe ekstremisht deri ne krim.Komunizmi ishte me i mire se koha qe po jetojme tani dhe qe do te jetojme neser.(perjashtoi fajet)Po qe ishte mi i mire se pushteti i Sales as qe mund ta vesh ne diskutim.

  7. sadiku says:

    O Popull cohuni sa seshte vone dhe vetorganizohu. Dhe mos ki besim as ke Opozita!(Se jo per gje po po meret me riorganizimin) Mero Baze je kryteari i opzitarizmit shqiptar!

  8. Ilirjan says:

    Gjykohesh në “emër të Sali Berishës” dhe perfundon nje popull i tere pa te drejta,pa prone e vetem sa per mbijetese nen “mbrojtjen” ciu-ciu te liderit mendjendritur opozitar Rama.

  9. Fatmir says:

    Nga Italia. I nderuari Mero, po bën një punë të jashtëzakonshme, por me sa duket, po i shkruan Editorialet, për të vdekurit, ne si popullë, kemi marrë fund! Jo 4 të vdesin, por 444, e nuk i bën përshtypje askujtë. Vetëm një pyetje kame, Ç’farë bëjnë 1.000.000 shqiptarë në Tiranë!

    1. shtegtari says:

      FATMIR.tan diten klubesh me u nxe ne diell e me hanger me nder mje mut ktu ne online nuk e levizin bythen tiranasit or vlla se edhe me 21 janar erdhen nga rrethet e tiransit flinin gjum se 80 perqin e tyne i kan ba fresk te gjitha rregjimeve me pak fjal legena.

  10. ilir says:

    …edi rama te lere twiterin tani, keto zhvillimie vetem sa acarojne opininon dhe tallen me njerezit. ambasadori tani duhet te jete me i qarte, se ndryshe ketu njerezit po humbin besimin ne cdo gje, dhe nese ato thone qe nuk besojne se demokraacia ne shqiperi eshte e deshtuar, te provojne te kunderten tani.

  11. landi says:

    Ajo cka ishte paralajmeruar kohe me pare, eshte drejt finalizimit ne syte e tere publikut; kete vit do mbyllen perfundimisht dosjet per ekzekutoret e 21 janarit, dhe me to mbyllet pergjithmone mundesia per te hetuar ndonjehere urdheruesit e 21 janarit.
    Dy jane rruget perpara: ose opozita vazhdon kursin e derisotem, dhe banda ne pushtet mbyll tere dosjet e krimeve kete vit, ose opozita ndryshon kurs dhe e detyron qeverine te largohet apo te ofroje zgjedhje te parakohshme para se te mbyllen dosjet e krimeve te pushtetit.
    Rruge tjeter nuk ka. Ata qe mbeshtesin kursin e deritanishem te opozites jane po aq te fajshem per mbylljen e ketyre dosjeve sa dhe saliu. Sepse cka po ndodh eshte bere mjaft evidente. Ska as kohe per te humbur, e as kohe per twitter e per te folur per modele qeverisese.
    Ska as kohe per tu marre me teatrin e reformave te kodit penal etj etj qe i ofrohen paturpesisht popullit si pakt per shqiperine.
    Ose do hiqet dore nga pakti me saliun, ose do shkohet ne zgjedhje ne 2013-es me saliun e pastruar koke e kembe, duke i varur shpresat te AKZ apo te Topi, apo me keq te akrobacia e rradhes se Ilirit.
    Rama ka mjaft gjera qe mund te beje per te larguar qeverine, ndryshe nga cfare thone disa hajvane. Rama mund te bllokoje parlamentin, rama mund ti kerkoje Nanos qe ne kembim te presidences te largoje qeverine duke qene se ai kontrollon disa deputete te maxhorances, etj etj.
    Po rama si gjithmone ka zgjedhur qe te rrije ne parlament e ti japi paktin saliut. Edhe nanos duket se rama i ka ofruar presidencen, duke mos i kerkuar pothuajse asgje ne kembim. Si gjithmone rama ne skakieren politike vazhdon te mbaje me oksigjen saliun, ne saje te diletantizmit te tij.
    Ska me surpriza kete vit. Mireprisni llupon dhe prendin ne gjirin e te pafajshmve, dhe faluni bashke me ramen para te gjithepushtetshmit sali.
    Ne diktature askush nuk pret qe ndryshimin ta bejne gjykatat. Ne diktature ndryshimin mund ta beje vetem opozita. Por ky kurs i opozites eshte idiotesk ne cdo germe te tij. Tashme te gjithe personazhet politike te opozites jane kunder kursit te Rames: Ngjela ka thene qe eshte kunder ketij kursi, Dule gjithashtu e tha kete jave, Prifti gjithashtu, Gjinushi gjithashtu, Kocoja miku i tij po kundra, Ndoka kundra, Cakulli kundra, edhe Baze esht shprehur kundra edhe pse me stil. Pro kursit te Rames jane vetem Kac lami dhe Ben blushi, qe nuk harrojne te thone qe rama po ben cfare kerkonin ata vitin e kaluar.
    Atehere si mund te jete ky kursi i duhur per opoziten. A do vazhdojme te ndjekim te gjithe turrjen e Rames drejt humneres. Kush do largimin e saliut, s’mund te perkrahi kete zgjedhje personale naive te Rames.

  12. Blendi says:

    Eshte e trishtueshme kur degjon lajme te tilla. Por jam i bindur qe fajtoret nuk shpetojne dot. Eshte vrasje e katerfishte dhe nuk parashkruhet as pas 100 vjetesh. Aq me teper qe cdo gje eshte e filmuar, dokumentuar dhe me ekspertize te padiskutueshme ng FBI.

    Sali Berisha do t’ia hedhe pa u lagur se gjykatat kane frike te denojne ate. Por ai nuk do te jete ne pushtet edhe per 1000 vjetet e ardhshme. Egzekutoret (edhe Basha po deshet) jane teper te rinj per te shpetuar.

    Sa per gjykatat nuk kane shume faj. Jo se nuk jane te korruptuara, por me shume se kaq jane te trembura per vdekje nga Berisha. Edhe une po te isha gjyqtar nuk do te guxoja te jepja vendim tjeter, nese kryeministri dhe bandat e tij me kercenojne mua dhe familjen time me jete. Dhe me siguri kjo ka ndodhur.

    Ky vend rregullohet vetem nese Sala largohet perfundimisht. Ky eshte kushti nevojshem (sigurisht jo i mjaftueshem)

    Tung,
    Blendi

  13. me keqardhje says:

    Mero, me vjen keq qe shprehesh “qe sot e tutje”. E thene nga nje gazetar i fjales se lire qe ka kohe qe perplaset me gjykatat e Berishes, kjo shprehja “qe sot” nuk me duket e pershtatshme apo e mirezgjedhur. Kjo sepse ka kohe qe rrenimi i shtetit, permbysja e demokracise dhe instalimi i diktatures ka filluar. Per fatkeqesine tone, zaptuesit e shtetit jane injorante, driteshkurter dhe te paafte saqe mund te parashikohen lehtesisht, por jo me pak te pademshem. Une dyshoj fortesisht per mundesine e depertimit te analizave te tua ne shtresen e gjere te popullsise qe vendos shigjeten e peshores ne votime. Shto ketu edhe imoralitetin e shoqerise shqiptare dhe rezultati: ky vend nuk ka per t’u bere kurre sado qe dikush perpiqet te ndricoje cfare ndodh. Per me teper qe edhe ne krahun tjeter alternativa eshte shume, shume e erret. Mbase nuk jane vrases si kjo kaste shpellaresh dhe zaptuesish, por jane po aq hajdute, te korruptuar dhe imorale te pavlere. Kur dalngadale po rehabilitohet edhe Fatos Nano, ceshtja qartesohet edhe me shume per te pervijezuar se ku po shkon ky vend. Rrokullimen e ka marre, nuk eshte me ne buze te gremines, por ne faqe te saj duke rreshqitur teposhte. Skandalet, thyerjet shteterore te ligjeve jane te perditshme dhe asnje nuk habitet me sepse eshte kthyer ne standart. Gjithcka eshte reduktuar tek mbijetesa. Imagjinoni veten ne nje transhe lufte ku nuk kujdeset njeri se po i grisen rrobat, u be pis apo u rrudhos, por si te shpetoje nga predhat. Ai qe nuk e kupton luften qe po ndodh sot ne Shqiperi eshte ose sylesh driteshkurter ne rastin me te mire, ose i kapur nga banda e shpellareve. Sot njerezit jane katandisur tek buka dhe nuk pyesin dot me se sa e drejte eshte menyra per ta nxjerre ate. Nje keshille kam per ata qe pretendojne te kene akoma disa vlera morale. Ose bashkohuni dhe permbyseni kete gjakpires, kufome te pakallur, kopje kineze (pra e imituar keq) e diktatoreve ose perndryshe lereni kete vend dhe hidhuni nga anija qe po mbytet. Edi Rama nuk ka as deshiren, as mundesine as aftesine te sjelle ndryshimin. Aq me teper Kreshnik Spahiu apo Bamir Topi, kumbaret e ketyre gjykatave dhe gjykatesve. Toma, Sashenka, Fatimeja, Fatmira, Zegjineja e kane krijuar tashme precedentin. E kane dhene shembullin se si cahet ne jete. E keqja eshte se nuk ka me asnje permbajtje ligjore. Arrini ta kuptoni qe keta i permban vetem vetja? Nuk ka ligj te frenoje qofte edhe me te voglin e kesaj bande kokedrunjsh. Mallkuar qofsh Shqiperi.

  14. tezja ny says:

    Kujtoj shume mire ngjarjet e kohes se diktatures sepse i kam hequr mbi shpatulla familjarisht.Ju rinia duhet ta dini qe kam jetuar kohet kur dilnin me gershere ne dore e ja prisnin pantallonat djemve ose vajzave sepse ishin kauboj,floket se i kishin me te gjata se urdheri,flete rrufe ne rruge ,ne shkolle,ne pune pa perjashtuar internimet qe ne tepelene,burgosje,vrasje NE EMER TE POPULLIT.Me vjen shume keq qe edhe sot po ndodhin shume gjera po NE EMER TE POPULLIT.Ky eshte turpi me i madh.Perse lodheni te komentoni . LIRIA NUK VJEN POR FITOHET,e per ta fituar duhet nje bashkim si i 20 shkurtit.

  15. I larguari says:

    Sali Berishen nuk e prek dote asnje njeri, parti, shtet (perfshi edhe SHBA dhe BE), apo kushdo tjeter! Ai mund te preket vetem nga ZOTI, prandaj o Mero (dhe gjithe shqiptaret qe nuk e durojne Salihun) lutuni qe zoti t’ju ndihmoje! Ne kete kuptim, Salihu eshte problemi me i vogel per Shqiperine (nuk i kane mbetur dhe aq shume vite), por mjere shqiptaret per ate qe pret nga ata qe do vine mbas Salihut …. cilido qofte ai: Basha , apo Rama, Topalli apo Topja! Mjere ne shqiptaret qe nuk do te gjejme asnje here nje qeveri per me te vertete per Shqiperine dhe shqiptaret!

  16. Labi Vlore says:

    I nderuar Mero.Analiza juaj eshte ne perputhje me c’ka po ndodh ne vendin tone te dashur,qe sot eshte i marre peng nga nje grupim njerezish.Gjykata Shqiptare po na thote,ndoshta ne menyre jo aq te drejteprdrejte se c’ka do te ndodhe ne vijim.Gjykata e shkalles se pare citon se kryeministria eshte sulmuar e madje pushtuar.Eshte sulmuar me gure,hunj e bomba molotov do thoshte Saliu.Kjo do te thote se vrasjet kane qene te ligjshme ne baze te rrethanave.Pra,gjykata,nuk eshte se nuk do te pranoje provat e FBI-se.Ajo,ato prova do te i marre ne konsiderate dhe do te i shpalle te ligjshme,por do te shpalli te pafajshem vrasesit me arsyen bindese se,demostrusit u vrane per hir te mbrojtjes se institucioneve dhe se keto vrasje jane te perligjura ne ligjin e Gardes se Republikes.Une personalisht jam menduar shume se c’fare po ndodh ne vendin tone.Situata eshte shume e thjeshte.Ai vend eshte i pushtuar dhe nen diktaturen e pseudo-gjykatave.Shume lexues Shqiptare mund ta kujtojne shume lehte kur Saliu bertiste se Shqiperia ka gjykata ku mund te ankohesh.Ja pra,ku calon gjithe sistemi.Jane gjykatat e korruptura e te kercenura nen cizmen e mercenareve.Une nuk mendoj se gjykatesit jane hjesht te korruptuar,te pakten jo te gjithe.Ata jane te kercenuar i nderuar Mero,sepse denimet e tyre mund te frikesojne ushtaret e Berishes e madje mund ti cojne ne burg.Te cosh ne burg disa ushtare Saliut,do te thote qe te tjeret qe kane ndermend te plackisin voten te kercenojne njerezit kur votojne te kene frike ta bejne nje gje te tille.Shume here une kam menduar se gjithe fajtori i ketij regjimi eshte Sali Berisha.Natyrisht qe ai eshte koka e se keqes.Pikerisht,vetem koka.E keqja tjeter jemi vete ne i nderuar Mero.Nuk jane te pakte njerezit e peshtire qe shkojne me bindje kamikaze mbas tij per te perfituar,e shume njerez te tjere te thjeshte qe votojne per te nga injoranca.Po bej nje pyetje te thjeshte.Nqs nje njeri si Sali Berisha do te ekzistonte ne France,Angli apo gjetke.Sa kohe do te rezistonte ne politike??Une mendoj me pak se 24 sekonda.Pse?Sepse njerezit atje jane ndryshe.Njerezit ne keto vende kane kulture demokratike dhe qytetare.Shqiptaret jane njerez pa kulture.Injorante e batakcinj.E sidomos shumica e atyre Shqipatreve qe kane mbetur ne Shqiperi.Shumica e atyre Shqiptareve qe kane mbetur ne Shqiperi ushqehen me te vjedhur nga partia ne pushtet.Punesohen ne shtet me rryshfete ose me mik politik.Shume te tjere punojne ne tregeti,ku nuk paguajne taksa.Te tjere ushqehen duke prere ne menyre te jashteligjshme pyjet.Pershembull.Disa qytetare Cam ne Vlore,gjate veres digjnin ullinjte ne kodrat perreth,kurse ne dimer i prisnin te thate e i shisnin ne qytet per dru zjarri.Keta njerez nuk kane asnje interes qe ne Shqiperi te instalohet shteti ligjor,i cili jo vetem nuk te lejon te djegesh e te presesh ullirin,por madje te ndeshkon rende.Nje i afermi im ka ndertuar ne menyre te jashteligjshme shtepi dhe pike karburanti ne Vlore,sepse eshte militant i flakte i partise demokratike,ashtu si ka shume socialiste te njejte si ky i pari,qe po ne menyre te jashteligjshme kur dje ishte ne pushtet Fatosi,kane vjedhur pambarimisht.E si mund te votojne keta njerez per ate subjekt politik,apo per ate njeri qe kerkon qe ne Shqiperi te beje shtet???Nuk munden.E jane shumica ne Shqiperi.Jane pjesa me e madhe e shoqerise.Jane gjithe fshataret qe kane pushtuar qytetin i dashur Mero.Qe kane grabitur prona.Nuk ua lejon historia e tyre personale,sepse me ndershmeri keta njerez mund te behen lypes rrugesh.Edi Rama pershembull,ka sulmuar disa here universitetet private piramide(me te drejte).Studenteve dhe familjareve te ketyre studenteve qe studjojne ne keto universitete nuk u pelqen aspak tallja me keto universitete qe ben lideri opozites.Ai me te drejte thote se keto jane universitete piramide,por njerezit ashtu duan,ashtu ju pelqen.Nje i aferm i imi(kam shume te afert te tille,fatkeqesisht)studjon ne nje nga keto universitete ne Vlore,qe nuk eshte i akredituar fare,e madje nuk ishte as i licensuar,por kjo nuk e pengonte aspak te bente reklame c’do dite ne televizionet lokale.Edhe pse i tille,keta te aferm te mijte regjistruan vajzen ne kete universitet(se duhet gjetur nje burre sa me i mire,pavaresisht vlen apo jo diploma).Sa degjoi Ramen per here te pare qe foli kunder universiteteve private piramide si ky qe studjon ajo vete,ne 8 maj nuk ja dha voten partise socialiste,por partise demokratike.Ky eshte debil me tha nje dite.Po me universitete private ca m………ka??E njejta gje ndodh me shumicen e studenteve qe studjojne ne universitetet shteterore,te cilet,nqs universiteti nuk do ishte i korruptuar,por universitet tamam,ku provimet nuk merren me leke,nuk do te mund te diplomoheshin dot.Per keta studente,Shqiperia eshte parajse,ku diploma merret me lehte se diplloma e shkolles se mesme.Madje ka nga ata qe kane mbaruar fakultetin,pa mbaruar gjimnazin.Edhe ne kete rast,njof,jo nje rast,por shume raste te tille.Edhe diplomen e shkoelles se mesme e kane marre,pa frekuentuar asnje dite shkollen e mesme,po ashtu dhe te larten.Nje shok i imi i femijerise me tha.Ishte me e vshtire te merrja te diplomen e te mesmes,sesa ate te shkolles se larte.E si mund te jene dakort me Edi Ramen brezi i ri,kur ai flet e thote se do te vendoset shtet,e keta tipa do mbeten pa diplome??Edi Rama thote se do vendoset shteti ligjor.Me te drejte.Por,sa Shqiptare jane dakort me te??A jane dakort me te fshatret qe kane zaptuar toka ne qytet,si ne Vlore pershembull???E nuk jane pak.Jane shume.A jane dakort maloket qe kane zbritur ne Tirane e Durres,te ardhur si emigrant brenda vendit,e kur papritmas u zgjuan pronar te tokave te grabitura??Jo.Nuk mund te jene dakort,sepse ata e dine shume mire,se ne rast se toka shkon tek pronari legjitim,ndoshta do te ju duhet te kthehen ne malesi,apo fshatrave te Laberise si ne Vlore(une jam vete nga fshatrat e Laberise).Me qindra here i kane keshilluar babait tim te zaptoje ndonje toke ne Vlore,me justifikimin sa bindes aq dhe gjenial,se ja,keshtu bejne te gjithe.Por ai nuk e beri.Nuk eshte toka ime tha.Token time une e kam ne Lepenice te Vlores,nuk me ka lene babai apo gjyshi trashgimi ne Vlore thoshte.E te gjithe e merrnin per budalla.Biles xhaxhi im i tha se te ndershmit jane budallenj.Po e mbyll me kaq Mero.E keqja jone eshte se ne koken e Shqiptareve eshte ngulitur psikoza se te ndershmit jane budallenj.E si mund te japim ne voten nje politikani te ndershem,kur per mendjen tone ai eshte thjesht nje budalla,ose me keq akoma na kercenon se do te coje ne vend drejtesine.Se do te ktheje tek i zoti tokat e grabitura,dhe keshtu i bie qe ne te shkojme prape ne fshatrat tane blegtoral,nderkohe qe ne fshatret kemi grabitur toka ne ujin e ftohte ne Vlore me vlere 400Euro per meter katror???Nderkohe qe metri katror ne fshatin tone e ka vleren e tregut 3 euro per meter katror???
    Pershendetje te gjitheve.E si i thote populli Lab.”O balo te hengert tenja,se e ke te keqen brenda”Nuk eshte Saliu e keqja jone me e madhe.Te keqen me te madhe ne e kemi tek njerezit qe na rrethojne,ne popull.

    1. Ramy says:

      i nderuar labi vlore
      meqe ishte koment i gjate fillimisht nuk e lexova,por ne komentet e me poshtme te shkurtra gjeta vleresime per ty dhe te lexova.
      radiografi me te qarte dhe me te plote per si jemi katandisur si kjo qe ke bere ti nuk kam lexuar
      e ka mare dreqi me kohe kete vend te ike kush te mundet
      ai qe nuk ka mundesi te ike ti veje gojes nje cope m… dhe te bubroje

    2. agbi says:

      Labi , ke thene te verteten me te madhe qe pak nga ne e kane ngrejtur si fenomen [ kam dyshimin se askush , me sakt ] . NE KEMI FRIK NGA VETJA JONE .

  17. Dike Mullai thote- says:

    Mero TRIMI ! Shkrimi i sotem,ne vazhden e mjafte shkrimeve te tjera, eshte SINTEZE e plote e KRIMEVE te Gjyqesorit Berishian ne keto vite,dhe jovetem. Nuk do te jete e larget dita kur keta gjyqtar e avokate te “MAJMUR” ne keto vite,te fluturojne si SKIFTERA large Shqiperise per t’i shpetuar DREJTESISE, qe nje dite do te vendoset! OPOZITA e BASHKUAR duhet te NDERPRES lojen opozitare te PS ne Parlament! Eshte urgjent per kete popull “PRANVERA SHQIPTARE”.

  18. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Presion politik sir Mero, cdo njeri i vetem ne kete vend eshte pergjegjes per fatin e demokracise.

    Kreu i radhes eshte duke luajtur shume keq. Me energji elektrike jemi mire thote nje gladiator me mbiemrin tupe!! dhe ca gjykata i kemi!! c’duame ne, thote ai ne rubriken e tij. Tmerr!

    Turpi mbi ty mr tupe, turpi mbi ty mr kryeminister dhe turp per ju gjyqtare te gjykatave shqipetare, qe jeni katandusur si ajo mercenarka e Kadafit, kur u shfaq ne emisionin e lajmeve me kobure ne dore!!

    Ajo dhe bosi i saj Kadafi, u dorzuan dhe paten nje fund tragjik, pavarsisht se iken nga pushteti me zgjedhje te lira dhe me vote te lire. Te njejten gje do bejme dhe ne neser, zgjedhje te lira dhe te ndershme.

  19. Dike Mullai thote- says:

    Jam dakord me komentin e landit, me siper. Cdo vonese e Opozites PS i jep OKSIGJEN rregjimit Nazist Berishian !!!

  20. NY MEN says:

    Mu krijua nje boshllek brenda ne shpirt kur lexova lajmin se gjykata pretendon se protestruesit pushtuan kryeministrinë, neutralizuan gardistët, plagosën Prendin ne 21 janar.Kjo tregon se junta e berishes
    e kaloi dhe kete prove te 1 vjetorit te 21 janarit dhe dimrit te vetmise madhe.Ka filluar ofensiven si nazistet ne stalingad…Nqs gjykata do ndjeki kete linje ,me llogjike duke ju referuar 14 shtatorit 1998 kur berisha perdhosi dhe shkaterroi SHTETIN SHQIPTAR DUHET QE KY DEVIL TE ARRESTOHET BRENDA 24 OREVE.NJE PYETJE KAM PER BASHQYTETARIN TIM ALEKSANDER ARVIZU:A MOS DUHET QE FILMIMET E 14 SHTATORIT 1998 TI DERGONI TEK FBI PER EKSPERTIZE ??????????????????ZOTI ARVIZU THIRRINI MENDJES
    DIPLOMACIA AMERIKANE DUHET TE KORIGJOJE GAFAT E SAJ NE 1991 KUR BERISHA ME RAJERSONIN PRISHEN ZGJEDHJET E 31 MARSIT 1991 U SHKATERRUAN 3 QEVERI TE NDRYSHME BRENDA NJE VITI DHE U BURGOS KRYETARI OPOZITES PER KAVANOZA RECEL FIKU..KUR YLLI JUAJ NE NGJITJE I “RRUAJTI” 300 MILJON DOLLARE ME BURRECIN TUAJ TE SHTETIT..JEPINI FUND KOMEDISE
    ME SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN…

  21. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Berisha mund te largohet nga pushteti si me poshte, vetem nqs opozita bojkoton parlamentin, Ina Rama jep dorheqjen si shenje proteste, familjaret te kerkojne bllokimin e hetimeve, kurse populli te protestoje para kryeministrise, kurse presidenti te jape dorheqjen dhe ti marre PD-se te pakten 10 deputet per te krijuar nje krize thellsisht te madhe kunder Berishes. Nqs behet realitet ky plan? Atehere Berisha nuk mund te plotsoje keto vende me PD-ne, por i mbetet qe te jape dorheqjen.

  22. tironci says:

    ka kohe qe ne SHQIPERI ESHTE VENDOSUR DIKTATURA berishiane ..
    POSHTE KJO DIKTATURE NJE ORE E ME PARE …..
    POSHTE FASHISTI I FUNDIT NE EUROP ..

  23. lupo says:

    jame plotesisht dakort

  24. sherifi says:

    Kjo eshte te vesh kujen,me keq ska ku te shkoi.
    Te gjith shqiptaret duhet te lidhin ne koke nga nje peshqir te lagur dhe te dalin zbathur ne erresire te plote dhe te ulurijne.

  25. fredi says:

    Nuk mendoj se berisha eshte kaq i tmerrshem sa te shtjere ne dore
    kaq pushtet.Fuqia e tij qendron :
    1-Tek lobi i tij ne washington podesta e company qe sipas rregullave
    te ekonomise tregut kundrejt pageses kryhet sherbimi.Keto lobe kane fuqi deri te emerimi i ambasadoreve si fatkeqi arvizu,biles shkojne deri atje qe te dergojne dhe eksperte “te besuar”kur vriten njerez ne gjah apo te porosisin ekspertiza me FBI qe mund te lene shqiptaret me goje hapur muaj te tere.
    2-Tek opozita,presidenti,prokuroria qe jane treguar extremisht frikacake edhe ne raste kur jane cenuar jo vetem nga ana zyrtare por edhe ajo morale dhe personale.Reagimi me normal ne keto raste ose te kerkonin doreheqjen e berishes ose te vetlargoheshin me nder.
    3-Tek instalimi i nje rrjete merimange mafjoze te ngjashme me sigurimin
    e shtetit te enver hoxhes ku vecohen deparatamentet:i hurit dhe i litarit,tenderave,votimeve dhe me i rrezikshmi ai i pergjimeve..
    Perfundimisht keto kohe qe po kalojme une e konsideroj shqiperine nje vend te pushtuar nga mafia me kollare nderkombetare qe e kane vene berishen si nje bicim KARA MAHMUT PASHE QE I PERRALLIS SHQIPTARET 24 ORE NE DITE DHE NE ESHTE NEVOJA KUR BEJNE NDONJE PROTESTE ME ZARAR I FUT NDONJE KOQE PLUMBI POR ASNJEHERE PA LEJEN E KUJDESTAR ARVIZUSE..

  26. luis says:

    Labi Vlora kisha kohe pa lexuar komentet e tua dhe te them sinqerisht komenti yt meriton te vihet si kryelajm ne gazete per saktesine e pershkrimit real qe jetohet ne Shqiperi.
    Te them bravo te qofte per nje analize te tille,por dhe ne te njejten kohe kam nje brengosje te thelle se si mund te dilet nga kjo situate deshperuese.
    Vetem nje gje me mbane me shprese,se kur padrejtesite arrijne kulmin,jo se nuk jane ne kulm per mendjet e holla apo mesatare,por kur te arrihet edhe per kokat e pagdhendura te kuptohet se ku jane atehere vetem me ndihmen e Perendise ashtu si me magji kane per tu shembur si nje keshtjelle prej rere te gjitha ato qe ne dukje duken te pamposhtura sot.
    Kjo situate e tille nje fund e ka,biles nuk do shkoje larg por ma do mendja se pasojat do jene te pallogaritshme.
    Vetem nje verejtje te vogel neqoftese me lejohet dua te te bej,kur thua se nuk eshte vetem Berisha e keqja .
    Ne nje fare menyre te jap te drejte por jo plotesisht.Pse mund te thuash ti.
    Siracidi ne bibel thote se nje pushtetar i mire edukon nje popull te mire,dhe si te jete kryetari ashtu jane dhe qytetaret.Pra si ka mundesi qe po keta njerez te ketij kombi kur aderojne ne vende te tjera pershtaten me ligjet dhe rregullat e vendit ne nje menyre shume te shpejte,flas per shumicen.
    Per kete admiroj sot Edi Ramen dhe jo nje tjeter ne politiken shqiptare se kam bindjen se do e vendos ne shina vendin pavaresisht se jo me pak mund.

  27. sokol says:

    Nje pyetje kam une :Pse nuk mblidhen gjithe gazetaret dhe intelektualet e vendit se bashku me perkrahjen e popullit te kerkojn lirin e gjyqesorit psh.Ne gjithe boten gazetaret, filozofet, shkrimtaret, intelektualet i kane bere ndryshimet.Ja nese Mero Baze, Mustafa Nano, Skender Minxhozi, keta te ligjit te plerave se sja di emrin etj etj te donin te protestonin per lirite ne kete vend do i ndiqnin te gjithe te majte e te djathte qe duan ndryshimin e vendit se do shikonin nje elite te pavarur kurse Ramen edhe nese e voton te themi nuk i shkon ne protest se nuk do te ngjyrosesh me ngjyra politike.Nese per lirit luftojne edhe te paperfshiret ne politik i jep dinjitet nje proteste dhe besim per kauzen mendoj une.

  28. MEMEDHETARI says:

    Qysh kur isha i vogel kam degjuar nga pleqte qe perdornin nje fjale te urte:
    “Kur te qin kadiu – kush ta ben davane?”(gjyqin).
    Atehere ngrija supet por sot e kam nje pergjigje:
    Duhet te ngrihemi te gjithe ne kembe dhe te demonstrojme me nga nje cekic te vertete ne dore, e jo plastik si ai i gjykatesve te Sali Berishes …
    E di qe mendja e dhjamosur dhe e dhjerosur e berishianeve behet gati te me akuzoje per “dhune”,mirepo le te presin sa te mbaroj qe te kene me teper “fakte”:
    Kush ka mundesi te gjeje,(se tani nuk gjendet kollaj),le te marre edhe nje draper me vete…
    Dhe…kur te vijne votimet,te mos i leme pa “qire” Tomat,Sashenkat,Arbenet…
    Kush te kete mundesi…edhe duke i hequr thonjezat…

  29. vlora 1 says:

    Ky shtet ka surratin e Mafies.Zoterinj gjykates nuk do i gezoni kurre te mirat as ju dhe as femijet tuaj se keto te mira qe keni vine era gjak shqipetari.Do vije dita edhe per ju ….te degjeneruar horra

  30. Z MERO.Tani duket qarte qe keto nuk kane,as turp,as frike.Nuk e kuptoj kujt i sherben politika e BERISHES.Fakti qe ky vret,quhet”BURRE SHTETI” nga diplomati amerikan,BASHA hajduti shqiperise quhet”YLL I POLITIKES” po nga diplomati amerikan,do te thote se kane mbeshtetjen e duhur.MOS VALLE KETO DIPLOMATE TE INSTALUAR NE TIRANE JANE TE GJITHE TALEBANE?????????????????se ndryshe ska mundesi

  31. avni says:

    nje pyetje per meron. te ghitha dihen edhe lufta jote opozitare dihet .te ghite e dim qe ky pushtet ghithcka mund te jet vec demokratik s’mund te jet .na thoni rrugdaljen ju ltemi meshojini vetem ketij fakti dhe me ulerim te madhe ndryshe do te jete shume vone dhe me kosto te pa imagjinushme

  32. artibr says:

    duhet te them se ketu ka mar fund cdo gje dhe ne jem te pa fuqishem per ta ndryshuar .i bej thirje opozites se tani duhet te jet me afer se kur popullit qe ta bind ate e jo ta largoj si po ben mos te mbyllet brenda vetes njesoj si pd por duhet te ngrihet sa her qe cenoet vendi dhe tani esht koha me e mir per ta ber por duhet te siguroj shqipetaret se esht vertet ne sherbim te tyre e jo ne sherbim te partis dhe perse jo te provokoj zgjedhje te parakoshme por duhet ta filloj nga vetja te pastrohet nga llumi ku esht futur e ti sherbej vendit seriozisht me fakte konkrete qe esht vertet e shqipetareve e jo e grupeve te caktuara kriminale por un nuk shikoj drit ne fund te tunelit se nuk esht e aft per te punuar neqoftese kjo opozit do rreflektoj atehere do jemi te gjith gati per te ndryshuar kete vend te pushtuar nga nje njeri me emrin sali.

  33. Realist says:

    VETEM “PRANVERA SHQIPTARE” mund te shpetoje Shqiperine dhe Kosoven,te tjerat e lagu se lagu jane kot !!!

  34. askushi says:

    Para 97 i ndjeri S. Zhylali deklaronte ne parlament se pushtetin do ta mbanin per nje kohe te gjate.Pushteti gjate mbahet veten ne vendet diktatoriale.Ku e gjen fuqin Berisha?Pikerisht tek gabimet kushtetuese.Kretar i partise nuk duhet te jete President dhe as Kryeminister.Po nuk u vendos ky nen kushtetues nuk ka demokraci ne Shqiperi.U festua reximi i bustit te diktatorit por mbreteron enverizmi si teori demokratike ne Shqiperi.Partia ne pushtet kontrollon cdo sektor te jetes,nepermjet fanatikve te saj.Kush eshte ai gjyqtar i cmendur qe do mbaje drejtesi kur kercenohet Prekuroria e Pergjithshme?Kur dihet se gjykatat jane ne vartesine e Ministrise se “Maliqit”.Shqetsimi i perditshem i Kryeministrit ne mbledhjen e qeveris eshte opozita,pra mbajtja e pushtetit per nje kohe te gjate.Te fala trojkes!

  35. tomori i beratit says:

    VETEM nje gje duhet ta dini mire o Gjyqetare vrases,hajdut,mashtrus e te koruptuar.Neser do te jete vone per ju.Populli do ju bej nje GJYQ qe te mos kini vend te fshiheni as ne vrimen emiut.MBAHENI MEND O VRASES.

  36. AAA says:

    “Ne emer te arvizuse” mund te spjegohen shume ngjarje dhe vendime qe kane ndodhur qe pas 21 janarit qe tregon nje inferioriet poshterues tonin si ne asnje vend tjeter te botes.Le te shikojme sjelljen e dipllomatit me viktimat e 21 janarit dhe te kandaharit.Te dy palet u vrane nga talebane
    te paret nga talebani i vicidolit dhe te tjeret nga te afganistanit.
    who are you mister arvizu !

  37. godfather says:

    Qe te shpetoj ky vend te paret duhen te vriten gjykatesit pa piken e meshires biles me nje urrejtje shembullore duke ua rrethuar shtepite aty ku banojne.
    Nuk thote kot nje fjale e urte popullore Me keq dorasi se vrasesi.
    Ato familja qe kane gjak pa marre per djemte e tyre nuk kane pse ta kerkojne diku tjeter vetem tek keta ndyresira qe po na e bejne jeten verem,pastaj do e shihni Berishen qe do i mbush breket.

  38. gjon says:

    MERO ilexoi rregullisht shkrimet e tua dhe su heq asnje presje.Pyes vehten kaq i zoti qenka ky SALI BERISHA?-Humben jeten 26 veta ne Gerdec,-Shperdoroje paret e taksapaguesve SHQIPETARE per ne rrugen e kombit sic desh vete,-Vodhi votat ne vitet 2009 e 2011,-Vrau 4 demostrus te pa fajshem ne bulevard.Dhe per cudi te gjitha proqeset gjygjesore te zhvilluara deri tani te befasojne,KRIMINELET, HAJDUTET,VRASESIT,mbrohen me bekimin e kryeministrit.Ndersa qytetari i thjeshte varrot si mekatare apo denohet qofte edhe per nje celulare.Nese ky popull se ka mrre veshe akoma me qafe pacim vehten.

  39. yli says:

    Po mire nuk mendojne keta gjyqtare qe do te vije nje dite qe ne kete vend do te vendoset ligji dhe drejtesia dhe ata do te pergjigjen per keto vendime qartasi ne anen e qeverise.Besoj se do te justifikohen se nuk kishim se cfare ti bejme SALIUT, njesoj si ne kohen e komunizmit kur jepnin vendime ne mbrojtje te regjimit duke thene se keshtu ishin ligjen atehere dhe ne nuk kishim se cfare te benim.

  40. Ardi says:

    …edhe gazetaret, analistet dhe e gjithe media nuk qendron me larte……keto artikuj te Meros sado te mire mund te jene…eshte si puna e atij librit qe: – vet e shkruj vet e lexoj….gjithe keto gjojna qe po ndodhin ….media nuk shkruan…ose nuk shkruan sic duhet po si pa syni CASH…..te ndryshoj mentaliteti shqiptar duhet te kaljon edhe nja dy breza…..
    kesaj i thone : – pirdh pirdh….

  41. fox says:

    jam dakord pjeserisht me komentuesin ardi..qe po shkon per lesh shqiperia
    dihet… ka nga ata qe dhe e festojne kete..ka nga ata qe i ka zene halli.ka nga ata qe jane te revoltuar..por ka dhe nga ata si puna jote qe kane kaluar ne disfatzim dhe ndjellin panik..nqs ke kapitulluar dhe nuk ke besim nuk ke pse t,i japesh mend meros lexuesve dhe komentuesve..shko po deshe pirdhu ne banjo dhe rri atje deri kur te kalojne dy breza..jene ca tipa si puna juaj pa shtylle kurrizore..ne hale e keni vendin dhe ju vjen era dhe te komentet..

  42. po nuk qau femija,nena nuk i jep te pi.

  43. DASHAMIR says:

    CFLETOVA PAK TE GAZETA SHEKULLI DHE PASHE DISA ANALISTE TE NDERUAR DHE TE TALENTUAR QE KANE SHKRUAR ARTIKUJ NE KETE GAZETE.SHUME PAK KOMENTUES..PSH PREC ZOGAJ QE ESHTE PENDE E DEGJUAR KISHTE RRETH DY KOMENTUES PER 24 ORE..
    DUKE KRAHESUR ME RRETH 70 KOMENTE TEK ARTIKULLI I MERO BAZES ESHTE NJE OGUR I MIRE ..KEMI NJE SHPRESE QE AQ SHUME NA MUNGON..PERGEZIME..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje