Sikur familja e Hekuran Dedës ta kishte pranuar Berishën?

27 Shkurt 2012, 09:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prefekti i Dibrës po përfshihet në një betejë të sikletshme për t’i hequr titullin Qytetar Nderi njërit prej katër të vrarëve në demonstratën e 21 Janarit. Presioni mbi të duhet të ketë qenë ekstrem, derisa ai po përpiqet të gjejë arsye teknike të ngjashme me arsyet që gjente drejtori i policisë së shtetit në urdhër- arrestet e gjashtë gardistëve për të mos i arrestuar ata.

Debati pason një dëshmi tronditëse të tre anëtarëve të familjes së Hekuran Dedës, të cilët kanë dëshmuar për medien se një oficer i Gardës që shërben pranë familjes Berisha u ka shkuar në shtëpi pas vrasjes dhe u ka ofruar para dhe privilegje në shkëmbim të pritjes së Sali Berishës në shtëpinë e tyre. Familjarët kanë refuzuar ofertën me dinjitet dhe e kanë denoncuar atë publikisht.

Debati që u hap pas këtij skandali ishte nëse i dërguari në familjen e të vrarit kishte shkuar nga zelli i tepërt i tij apo e kishte dërguar vetë Sali Berisha. Kishte argumente për të dyja. Gjesti i tanishëm tregon se njeriu i dërguar në shtëpinë e Hekuran Dedës është nisur personalisht nga Sali Berisha. Nëse Sali Berisha nuk do ta kishte dërguar vetë lajmësin tek shtëpia e Hekuran Dedës, nuk do ta përjetonte kaq keq refuzimin e tij për ta pritur në shtëpi dhe nuk do merrej më tej me nderimet që iu bënë atij nga opozita. Fakti që Berisha ka vënë në siklet prefektin e Dibrës dhe po e fut dhe atë në një spirale armiqësie me një familje, të cilës i kanë vrarë djalin politikisht, tregon se inati i verbër i Berishës ndaj refuzimit në shtëpinë e Hekuran Dedës është ende shumë i fortë. Kjo shfajëson në një farë mënyre gjestin e badigardit të tij nga pikëpamja personale dhe e kthen këtë në një gjest të urdhëruar politik nga Sali Berisha. Prefekti i Dibrës, një ish- deputet i Berishës, është një nëpunës direkt i tij, i cili nuk bën asgjë pa u konsultuar me kryeministrin. Fakti që ai ka hyrë në një betejë të shëmtuar për të çuar deri në fund hakmarrjen e Berishës ndaj këtij qytetari, tregon përfshirjen e thellë të Berishës jo vetëm në vdekjen e këtij qytetari, por dhe në poshtërimin e tij pas vdekjes.

Pyetja që shtrohet tani është se si do të sillej Sali Berisha nëse familja e Hekuran Dedës do të kishte pranuar ofertën e Sali Berishës? Nëse dy vëllezërit dhe babai i tij do të pranonin paret dhe vizitën e Sali Berishës në shtëpi, sot prefekti i Dibrës nuk do ishte në këtë hall që është. Përkundrazi ai do të vraponte t’i jepte ndonjë titull nderi me të lartë Hekuran Dedës dhe natyrisht do vlerësonte atë si qytetar aktiv duke fajësuar opozitën që e përdori atë.

Urrejtja e verbër e Sali Berishës, i cili nuk duron dot që atë të cilin ai e vrau mbi tavolinën e gazetarëve, ta shikojë tashmë si një qytetar të nderuar të Shqipërisë është rasti kur armiqtë e tij janë heronj të Shqipërisë dhe ai nuk e përballon dot këtë. Një tjetër aspekt i shëmtuar i kësaj vrasjeje është se ai është vrarë në tavolinën e gazetarëve. Hapja zjarr mbi gazetarët që filmonin ngjarjen, është një nga gjërat më të shëmtuara që ndonjë regjim ka bërë në ngjarje të tilla. Vetëm Sali Berisha dhe Bashari i Sirisë ka qëlluar mbi vendndodhjen e gazetarëve në një konflikt mes policisë dhe qytetarëve. Por Berisha ka shkuar dhe më tej se Bashari. Ai i ka anatemuar të dy viktimat e sulmit të pabesë mbi gazetarët. Fatos Mahmutajn e kërcënoi publikisht qysh në orën 19:30 të datës 21 janar në daljen e parë për gazetarët duke theksuar se ai mashtroi, pasi nuk e zuri plumbi, kurse viktimën tjetër, Hekuran Dedën po vazhdon ta poshtërojë dhe pas vdekjes në përpjekje për ta ndalur nderimin qytetar për të.

E gjithë kjo pasi Berisha më shumë se në çdo ngjarje tjetër kriminale në historinë e këtyre 20 viteve është i përfshirë personalisht në ngjarjen e 21 Janarit, duke diktuar zhvillimin e ngjarjes dhe duke urdhëruar me qetësi vrasjen e qytetarëve. Eshtë kjo arsyeja që ai vazhdon të bëjë betejë me ta dhe pasi kanë vdekur, duke mbrojtur vrasësit e tyre, duke poshtëruar gjykatat që të detyrohen të mos hedhin hekurat mbi të vetmin vrasës të provuar, dhe duke ndaluar me dhunë nderimin qytetar për këto viktima. E ka kot. Beteja me të rënët nuk fitohet kurrë. Ata kanë dorëzuar atë çfarë Berisha kërkon të shpëtojë, kanë dorëzuar shpirtin e tyre, dhe çdo betejë me ta është e pabarabartë. Derisa sa dhe gjurmuesi i vdekjes së tyre të japë shpirt.

37 komente në “Sikur familja e Hekuran Dedës ta kishte pranuar Berishën?”

  1. vlora 1 says:

    I madh je Mero!Po i mblidhet laku Saliut te Sheqeres

    1. Shume po e demonizoni Doktorin, po prisni se s’ka kellcit per ju dajaku akoma si me 96-97 pastaj e shifni.

      1. Voica says:

        Ekzakt Ramy, drejt asaj i bie te shkoje. Besoj se eshte vonuar pak se kane qene keta ambasadoret ne kete mes,se dhe ata e dine me ke kane te bejne. Ata normalisht, po t’i hiqnin fillin(menyra e sjelljes diplomatike me nje njeri qe nuk kane me deshire te bashkepunojne), ky ate do donte. Do fillonte qe cke me te. Po ja qe na futen ne NATO, e c’te bejne… E sigurt eshte qe ne do ta hanim prape!

  2. KAM NJE PYETJE MORE BURAZERE.E EMA E KA EMRIN SHEQERE,PO I ATI? MOS RASTESISHT E KA PIPER I ZI? PO NDONJI XHAXHA A HALLO MOS E KA KRIPORE?KUSH E DI LE TE ME JAPE XHUVAP.FALEMINDERIS SHUME.

  3. ina says:

    Nuk e di nga e gjen gjithe kete energji negative ky Berisha, qe vetem duke percar popullin kerkon te rrije ne pushtet.
    Nuk ka njeri me vizion percares per popullin e vet se Saliu.

    1. Dean says:

      Nga pakenaqesite e femijerise se vet ne maje te malit.
      E mba mend Tano Karidin ke Oktapodi,-ne fshatin tone erdhi vetem 1 burse studimi dhe une vendosa te studioj dhe ta fitoj me se s’ben ate burse per t’u shkeputur nga mizerja e femijerise,the Tano Karidi.Po keshtu edhe ky i yni.Kujtimet e hidhura te femijerise jane ne 1 mase rreth 60-70%determinuse ne sjelljen e njeriut kur rritet.
      Nje tjeter argument eshte se kur PSIKOPATI i Vucidolit zbriti per here te pare ne Tirane,pjesa me intelektuale e Tiranes dilte per XHIRO ke Bulevardi.Nuk e di se c’a moshe ke dhe nese e mba mend ”xhiron”,por atehere xhirua ke bulevardi ishte 1 lloj reklamimi i statusit shoqeror te dikujt.Ne fakt njerzit pavarsisht statusit te vet,sidomos djemt e vajzat capkene dhe me deshire per jeten dilnin dhe beheshin pjese e ketyre xhirove me deshiren e mire per te degjuar te reja,per te njohur njerez,per te stimuluar kofidencen e tyre dhe per te gjetur te dashur/a.Kjo ”xhiro” erdhi ne shqiperi nga djem qe kishin studiuar ne shkollat e huaja dhe ne fillim ishte 1 lloj ekskluziviteti per 1 grup te caktuar njerezish, por me vone u pasua edhe nga njerezit e thjeshte me deshire per jeten.Ironia me e madhe eshte se megjithese ”XHirua” behej posht institucioneve te shtetit Komunist,ishte edhe vendi ku rriheshin me shume mendime dhe flitej kundra e shahej qeveria.Ishte nga rendesia analoge me ”Bllokun” por shume here me cilesore nga ana Intelektuale.Pra ky malokk i Pagdhendur nuk i’a lejoje Kurre vetes te behej pjese e ketij ”Rituali” pasi e ndiente veten INFERIOR,por me URREJTJE dhe ne Heshtje vendosi se nese do t’i vinte dita do HAKMERREJ ndaj ketyre njerezve qe BARBARI ne trunin e tij bosh i konsideronte si BORGJEZ,te DEGJENERUAR dhe me SHFAQJE te HUAJA.
      1 tjeter argument eshte se njerez me vetite e ketij BARBARI rekrutohen shume kollaj nga agjenturat e huaja,qe ishte edhe Fati i tij.Emrin e ketij BARBARI qe e kemi ”Kryeminister” e kam hasur te perdorur nga STAZI Gjermano-Lindor,1 prej agjenturave me te Egra dhe te Sofistikuara qe ka pas ndo1her Bota.Ata ishin edhe me te Sakte dhe te Avancuar se KGB-ja Ruse.Behej fjale per 1 takim qe BARBARIT i ishte kerkuar ne Bruksel,kur ai ishte ne France.Por ateher qe te kaloje nga 1 shtet ne tjetrin ishte e PAMUNDUR pa Vize (BARBARI yne nuk mund te merrte vize ne pashaporten e tij pasi do kish probleme kur te kthehej ne Shqiperi) sidomos per 1 shtetas Shqiptar te cilet paralelisht vezhgoheshin edhe nga Sigurimi shqiptar.Megjithate BARBARI mberriti ne Bruksel dhe takimi u zhvillua sikur ishte parashikuar.Fakti qe Survejimi behej nga STAZ-i,d.m.th., se BANDILLI yne punonte per 1 sherbim Perendimor,te cilet thuhej se i kishin bere Presion dhe REKRUTUAR pasi kishin shtene ne dore 1 dosje mjeksore per gjendjen shendetsore te HYSNI KAPOS,per te cilen ai mbante pergjegjesi.Ne shkrim permendej edhe emri i SHTRAUS,ish-Kancelari i Landit te Bavarise i cili faktikisht ka qene i vetmi politikan Perndimor qe ka ardh 2 here brenda 1 kohe te shkurter ne Shqiperi.Dicka e pazakonte atehere.
      Une personalisht e Injorova komplet shkrimin atehere,pasi isha PD-ist dhe isha i bindur se Bota e kishte inat ”Liderin e Demokracise” shqiptare,por tani po e kerkoj dhe kam per me e gjet,vetem se me duhet te vij ne Evrope,pasi jam larg per momentin.
      Per dy argumentat e para ve doren ne zjarr,ndersa per te tretin do isha pak i ngurruar pasi me pare gjonat duhen verifiku qe te arrish ne 1 perfundim te drejte.Por duke u nisur nga Karakteri i tij i Pabes dhe Spiun ,nga Praktikat qe ka ndjek,mendoj se eshte 1 faktor qe ndikon ne LIGESIN dhe ENERGJINE NEGATIVE te kesaj MONSTRE.
      Mendoj se dicka hodha drite mbi ate BARBAR dhe po e mbyll se vajti shume gjat.

      1. katarakti says:

        Bisha e eger e zbritur nga malet, e etur per gjak, e kompleksuar para qyteterimit, para rinise se Bulevardit te viteve 70 – 80 qe nuk e pranonte si pjese te saj, e mbushur me vrer dhe urrejtje, e betuar deri ne gjaksim se do t’i arrinte te gjithe ata qe e kishin shperfillur, per shkak te prejardhjes nga guvat e nemura, dhe do t’i shkelte te gjithe me kembe. Urrejtje e mbajtur per vite me rradhe ne gjoks, e ushqyer ditat –dites me me shume helm deri sa arriti te shpertheje kunder njerit nga perfaqesuesve me te hijshem dhe te respektuar te rinise se asaj kohe. Qe nuk iu pershpirt, qe ruajti nderin dhe dinjitetin e tij si qytetar i Tiranes moderne dhe tradicionale njekohesisht, prandaj dhe e quajti « Horri i Bulevardit ». I atij bulevardi qe e qeshte kur e shikonte te ecuren e tij sikur kalonte shkembenjte ne asfaltin e Tiranes. .. E njellojte kjo urrejtje me paraardhesit e tij shpirterore qe 40 vjet me pare kishin zbritur nga malet e Laberise dhe urrenin çdo gje qe nuk u kujtonte zakonet e tyre. Qe urrente intelektualizmin, qytetarine, qe u perpoq, por pa sukses, te perdhoste eliten intelektuale dhe qytetare te saj kohene emer te masovikes…. Eshte injoranca qe lufon prej 1 shekulli Shqiperine qe te civilizohet, te perparoje. Qe deshiron qe ta beje perseri kurban Shqiperine si me 1997, ashtu si bene kurban dashin gjate ketij viti ne deren e bashkise se Tiranes. Fatkeqesisht ende vazhdon ne Shqiperi ngadhnjimi i erresires kundrejt drites, i egersires ndaj butesise, i shemterise ndaj bukurise, i perversitetit ndaj dliresise, i injorances ndaj mençurise, i harbutit ndaj te edukuarit, me nje fjale e te pagdhendurit ende ndaj qytetarise.

        1. Dean says:

          Pikerisht shoku im.
          Shume vet Sot, as nuk mund t’a kuptojne dhe t’a perceptojne dot rendesine e asaj Xhiro ke Bulevardi.Per shume vet ajo xhiro ish 1 Universitet me vete dhe 1 ”shkolle” ku shume njerez u Ndergjegjsuan kunder Komunizmit,por jo per njerezit e lindur INFERIOR si BARBARI i Vicidolit.
          Ai rrinte diku ne distance,me disa kulac 5Lekesh ne xhep dhe ne shpirtin e vet te Zi ulerinte si 1 bishe e terbuar,sepse thelle-thelle ai e dinte se nuk i perkiste asaj bote.Ne fakt e verteta ishte se askush nuk ish i ndaluar te merrte pjese ne ato xhiro,vecse kur njerezit si PSIKOPAT i Tropojes frenonin deshirat e tyre,e cila ne shkembim prodhonte gjith ate Helm,Ligesi,Urrejtje ,Energji Ngative per njerzit qe donin te ishin te lumtur.
          Ky o BARBARI qe kena per ”kryeminister”.Ai sot nuk po lufto me per pare,as per pushtet,por vetem per te shpetuar Shpirtin e tij te ZI mbi te cilin nuk ushtroji dot as1 dite Kontroll dhe qe e humbi diku ne vitet e femijerise dhe rinise se vet.Dhe cdo njeri qe del para ne ”marshimin” e tij te terbum eshte ARMIK.

          1. usa men says:

            jam shume dakort me komentuesit “dean” dhe “kataraktin”
            por do te shtoja dhe dy aspekte te tjera: nga vitet 80′ sipas
            parametrave qe kishte berisha dmth nje qyrrash i nje familje komplet analfabete arriti ne shkallet e fundit te kirurgjise se zemres bashkohore.
            Ai ka bere perpjekje te jashtzakoneshme per tu ngjitur ne karieren politike
            por ai eshte injoruar plotesisht nga:
            1-njolla ne biografi
            2-gardhi i kolegeve xheloze
            3-prejardhja e tij extremisht e ulet.
            Duke pare pothuaj kete perbuzje te mjekeve kolege denbabaden qytetare
            dhe talljen nga ambjenti i kupoles partiake ka krijuar nje urrejtje
            dhjetra vjecare qe shpertheu sapo ai u ngjit ne karieren e pas 1991.
            Por nje gje dihet e sigurte nga trajektorja e tij 21 vjecare:Atij iu kerkua nje sherbim agjenturor nga ramiz alia ne 1991 te cilen ai e pranoi me shueme deshire.Pas ardhjes se rajersonit ne shqiperi eshte e lexuesme
            qe ra ne daren e binomit CIA-UDB qe e ben ate te kete imunitet dhe sot
            e kesaj dite,megjithese eshte treguar si nje kanibal i lindur..
            Peshendetje dean & katarakt

          2. rroku says:

            He more dean pe leshi.
            Na qenkerke demokrat zotrote, cudi e madhe, paske votuar per PD dhe paske qene pd-ist??? Paske qene edhe pjese e xhiruesve te bulevardit!!! qe shanin sistemin e tjera.
            Por qe akoma ju ka mbetur shprehja “Shok”
            Po qe jeni vete pjelle e ndonje vucidolisti jugor apo verior qe kumunizmi i solli ne Tirane me kuc e me mac, a e keni menduar???
            Nuk e di se cmoshe keni ju, por nje gje ju them me siguri qe ose jeni edhe ju si tipi i Sales, i ardhur ne Tirane, ose yt ate ka ardhur para Sales ne Tirane per te punuar per ate sistem.
            Pale, po bekerke dhe analiza psiko-analitike rreth energjive negative qe clirojne te ardhurit si puna e Saliut apo t’yt eti dhe qe njerezit u lindkan inferiore!!!
            Pale, po paskeni informacione per rekrutimet e agjenturave te huaja si Stazi apo KGB-ja.
            The me e bukura, jetoni larg ne USA apo Kanada ku me siguri keni vajtur per te fshehur bythnen me letra te persekutuari.

      2. TITI says:

        LERINI BUDALLIQET.CFARE BETE JU QE LLAPNI TANI?ME LLOQE SI TUAJAT NE AKOMA RRIME MBRAPA BOTESE JA VENI FAJIN SALIUT.TURP TJU VIJE!

  4. h says:

    Pas vdekjes Salen do ta shpallim ”Qytetar MUTI”

    1. endri says:

      Tamam ashtu eshte, “qytetar muti” pas vdekjes, se para vdekjes po ja hame dhe po rrime drejt!

  5. hapi says:

    Bukur e ke thënë Mero. Kujtoi se i vrau, por i bëri dëshmorë.

  6. liri says:

    Lavdi deshmoreve tane.

  7. horror story says:

    ….derisa dhe gjurmuesi i vdekjes se tyre te jape shpirt…. I pakapshem je Mero!

  8. Fatmir says:

    I madhë je o MERO, por për fat të keq, asgjë nuk po ndryshon! Në Moskë, Opozita në shesh. Në Shqipëri, i kanë harruar sheshet! Do kishin fituar shqiptarët, kundër Turqisë, pa Skënderbeun Komandantë!!! A mundë ta fitojnë betejën shqiptarét, kundër diktatorit Sali, pa 1 drejtues! Për të gjithë ata që thonë, përse nuk ngrihet populli!? – U ngritëm në 97, të pa organizuar, kuturru, e vdiqën mbi 3.000 shqiptarë, u ngritèm kundra Saliut, e bandat e Nanos, bénin kërdinë në qytet, larguam malokët nga qyteti, por na u desh të përballeshim me dhunën e bandave. Këto kanë ndodhur në qytetin e Delvinës, 1997. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga të dyja partitë, e ndoshta për këtë arsye, nuk del më askush nëpër sheshe, ky është mendimi, por mundë të arsye të shumta, përse shqiptarët nuk reagojnë fare!

    1. hapi says:

      Ke plotesisht te drejte Fatmir!
      Shqiptaret nuk reagojne jo sepse nuk duan por sepse reagimi kerkon organizim dhe mbrojtje nga bandat e pushtetit apo te kacakeve. Dhe e gjitha kjo kerkon nje strukture politike per vendimmarrje demokratike e nje strukture organizative ne terren qe te bashkoje te gjithe ata qe jane te pakenaqur.

      E jemi akoma shume, shume larg.

  9. MEMEDHETARI says:

    Ky maskara(nuk po ja permend emrin se e njohin te gjithe),duhet perzene me HU!
    Te vraret e 21 Janarit DO TE NDEROHEN E RESPEKTOHEN GJITHMONE por VRASESIT DO KENE NJOLLEN E TURPIT, EDHE TE GJALLE, EDHE TE VDEKUR…
    Dhe kerkon ky kriminel “Rishkruarjen e Historise” sipas qejfit te vet…
    Ky kriminel qe po mundohet te na perdhose edhe 100 Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise…
    A nuk eshte turp,o popull,te na mbaje fjalim KRIMINELI per FLAMURIN te cilin ai po na e perdhos cdo dite e me teper???!!!
    A duhet ta lejojme???
    Ngrihunu,pra!!!

  10. BARO CORROGJAFI says:

    HAKMARRJA E BERISHES ESHTE TEPER E MADHE, EDHE MBI TE VRARET E TIJ.POR NUK ESHTE FAJI I TYRE QE TE GJALLET, ( te afermit e tyre ) NUK PRANUAN LEMOSHAT E BERISHES.KY PREFKTI,PRE E BERISHES ,NUK DO TE JETE DIBRAN,KUR NE VEND QE TE KRENOHEJ ME TITULLIN “QYTETR NDERI ” PER HEKURAN DEDEN, PER TE RUAJTUR KARRIKEN E TIJ , PO BEN NJE VEPRIM TE NEVERITSHEM. KETA BURRECE JANE DHE MBETEN BUBURRECE TE SALI BERISHES.

  11. POTIGU says:

    Në përgjigje të komentit të”MAQKE APALLEKU”.Nuk të kuptojë për kë e kini fjalën.Po qe se e kini fjalën për emrat e prindërve të të ndjerit,Hekuran.Po të them unë,se ti je një palo burr,bile më i poshtër se Sali Berisha.Nqs e keni për ndonjë tjetër,ju kërkoj falje.Komentin nuk e ke të qart.Mos u bëj nje Sali i dytë dhe më i ndyrë se i pari.POTIGU

    1. PER POTIGUN! UNE E DI SE SHEQERJA ESHTE NGA VUCIDOLI APO JO!SA DO QE MUNDOHEM TE TALLEM ME KETE QE E QUAN VETEN UDHEHEQES NUK JAM AQ I NDYRE SA TE TALLEM ME NJE TE RENE NE DEMOSTRATE.

  12. ivani i madh says:

    o te ngrihemi e te protestojme kete kriminel ta rezojme po smori vesh me protesta demokratike ta rezojme sipas metodes se tij besoj se i vjen per shtat po kete radhe sdo shpetoje si ne 1997 se kete radhe do behen hesapet mire se atehere vriste e vidhte ne hije tani ka dale hapur se kjo qeveri e koruptuar e vrastare mercenaret i ben deshmor e deshmoret per demokraci i ben kriminele duhet shkulur nga renjet kjo fare e keqe se do mare ne qafe kombin shqiptar

  13. alban says:

    Per Inen: 27 Shkurt, 2012 në 10:33 am

    Ina thote: “Nuk e di nga e gjen gjithe kete energji negative ky Berisha, qe vetem duke percar popullin kerkon te rrije ne pushtet. Nuk ka njeri me vizion percares per popullin e vet se Saliu!”

    Pergjigje: Ky perbindesh qe e ka emrin Sali Ram Zehere Berisha, energjite i merr nga Djalli. Cdo gje qe ben e ben te djallezuar. Nuk ka ndonje gje qe te kete bere per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Madje, eshte Djalli, Satanai vete.

  14. analist says:

    Perballe vicidolsit gjaksor qendron lideri i Opozites,zoti Rama qe nepermjet FB promovon synimet per nje politike te re..
    Pika qe si bie Opozites!

  15. beso says:

    z.Mero,ia nxive jeten saliut.Kur ky kerkon çdo mengjes ti thone ç’kane shkruar opozitare,ne krye te listet je gjithmone ti.Eshte dhe ndonje Tweet i Edit,mos ti hame hakun,por gjumin saliut ia ke prishur dhe arvizus ia ebn kafene ta òoje te ftohte ne stomak

  16. krenari ny says:

    Ajo qe po ndodh sot ne shqiperi eshte prelud i asaj cfare ka ndodhur ne 1991-1992.Berisha atekohe erdhi nga skutat e Byrose Politike dhe Sigurimit te Shtetit per te “vjedhur” demokracine qe po triumfonte ne qytetin studenti dhe gjithe shqiperine.Dhe ja arriti qellimit.Por veprimi i perbindshem i tij ishte kur i dorezoi ambasadorit rajerson celsat e shqiperise dhe nga nje ambasador dhe mik shtepie u be ZOT I SHQIPERISE.
    Ketu qendron e keqja dhe kesaj dite.SHTETI SHQIPTAR NUK KA LIDHJE FARE
    ME SHTETIN AMERIKAN, ME AMERIKEN ZYRTARE.E VETMJA GJE QE BASHKON DY SHTETET
    JANE TELEGRAMET E URIMIT NE RASTE FESTASH DHE SHTERNGIME DUARSH NEPER
    TAKIME E KONFERENCA NDERKOMBETARE.KJO CFARE PO NDODH PAS 21 JANARIT
    QUHET NJE PUSHTIM ME MIREKUPTIM NGA TRE AMBASADORET QE PO KRYEJNE VEPRIME TE TURPESHME NE DEM TE INTERESAVE KOMBETARE SHQIPTARE DHE ME TEPER TE DINJITETIN E SHQIPTAREVE.NUK KA BYTHE KU TE RRIJE MBYLLJA SYTE NGA AMERIKA DHE BE PARA VEPRIMEVE KANIBALESKE TE BERISHES.NJE PSEUDOSHTET KU PERDHOS
    PROTESTUES TE VRARE ME DUAR NE XHEPA,KU PO MASAKRON PSIKOLLOGJIKISHT:
    …OPOZITEN
    …PRESIDENTIN
    …PROKURORINE
    NUK DUHET TE PERKRAHET ME SPOTE IRRITUESE “BURRE SHTETI” APO “YLL NE NGJITJE”.PO KESHTU ESHTE PERVERSITET QE VJEN ME BUJE DHE ME POROSI ARDHJA E
    EKSPERTIZES SE FBI DHE NGA ANA TJETER NJE VRASES I VERTETUAR SI I TILLE
    ZGERDHIHET PARA KAMERAVE DHE ESHTE POTHUAJSE I LIRE.
    ZOTI ARVIZU…ZOTI ARVIZU…ZOTI ARVIZU
    SI E SPJEGONI JU QE NE 14 SHTATOR 1998 MENDER BURRI JUAJ ORGANIZOI DHE I NXORRI THEMELET SHTETIT DHE QEVERISE SHQIPTARE DHE JU E FALET KETE KRIMINEL????PERSE AMBASADA AMERIKANE MORI ATRIBUTET E PROKURORISE SHQIPTARE
    DUKE “LEJUAR” QE BERISHA TE DESHMOJE PER KRIMET E TIJ PARA AMABASADES AMERIKANE…MOS U TREGONI ME DY STANDARTE TE NDERUAR AMBASADORE..ME KETE SJELLJE JU PO I BENI NJE DEM TE MADH KOMBIT SHQIPTARE QE NUK E KANE BERE
    AS TURQIT,SERBET,GJERMANET …KEMI QENE PUSHTUAR POR JO TE POSHTERUAR..
    NQS KA FAJ EDI RAMA PER 21 JANARIN LE TE SHKOJE NE BURG..POR AMA SALI BERISHA DUHET TE SHKOJE NE LITAR…DHE E KA PAK..
    ZOTI ARVIZU ESHTE ME MIRE AMERIKA TA PUSHTOJE SHQIPERINE ME USHTRI
    DHE DO PRITENI SI CLIRIMTARE SE SA TA CNDERONI DHE TA POSHTRONI SIC
    SILLENI JU NEPER KAFENETE E BLLOKUT…THANKS FOR NOTHING!!!

  17. Qitesi says:

    Te lumte ,te lumte Z.Mero!– JE DHE DO MBETESH GAZETARI ME FINESE NE GAZETARIN INVESTIGUESE EXTREMISHT INTELIGJENT NE ANALIZE,–ME GEZON SHUME SE PO JA GRIC NERVAT NDYRESIRES saluc PERDIT qe rron me viktima ne karieren e vete politike,nje gje duhet te kemi te qarte,ai ka kohe qe ka kerkuar viktima ne misionet tona ushtarake-paqeruajtese jashte?? –dhe i erdhi nje viktim.–thone nga burimet te besueshme te stafit te tij se e ka parandjer kete situat para ca kohesh,vetem e vetem te krijohet mundesia per nje telefonat ngushellimi nga USA dhe COMISAF Kabul,mbas nje periudhe te gjate izolimi nga perendimi dhe USA.—Ptuuuuu fare e ndyre dhe ajo mamadhia qe e polli e na i la ne prag kete idiot emblematik .

  18. tironci says:

    te lumte MERO BAZE ..
    ……………………….
    KJO ESHTE DIKTATURA berishiane ..
    qe mundohet me nje mije e nje menyra te mbaj pushtetin me dhune ..
    POSHTE FASHIZMI I VENDOSUR NE SHQIPERI NGA sali berisha ..
    POSHTE KY MOSTER I SHPELLAVE TE ERRETA …..

  19. Devolliu says:

    Ç’është ky MUT prefekt?

  20. ka ndonje qe kujton ndonje gje te mire qe kabere saliu keto 20 vjet.dua vetem nje.

  21. Realist says:

    Ata vellezerit e atij Dedes,ja fusin kot !?
    Sepse po te isha une ne vendin e tyre,ai do te ishte mbajt peng deri ne momentin qe do te tregonte vrasesin dhe urdheruesin,dhe pastaj do isha bere kamikaz per URDHERUESIN,sepse ai talli bythen(gardisti)dhe iku.
    Dhe tani ata presin qe ta nxjeri emrin Prokukukulla,futja pordhes moooo.

  22. Zakonet e Maleve says:

    “Sepse po te isha une ne vendin e tyre,ai do te ishte mbajt peng deri ne momentin qe do te tregonte vrasesin dhe urdheruesin,dhe pastaj do isha bere kamikaz per URDHERUESIN,sepse ai talli bythen(gardisti)dhe iku.”

    Edhe per hasmin duhet te japish jeten kur te vijne ne shtepi dhe e kercenon kush. Kur te dale nga shpia eshte krejt ndrysh.

    Plaku i kesaj familjeje i ka thane qe jena familje e madhe e se Berisha ika ba planet gabim. Une vej bast se keta se lane gjakun e vellait pa marre, po jane te matur

  23. Dike Mullai thote- says:

    Mero TRIMI ! Nuk je i vetem Trim ne lufte. Eshte FAT per pjesen “Me te MADHE” te ketij populli OPOZITAR, aktiv ose te heshtur, qe Ju ANALISTET na ndriconi rrugen per t’a cuar para Drejtesise KANIBALIN, VAMPIRIN Berisha! Kjo duhet arritur PARA se Shqiperia te festoje 100 Vjetorin e PAVARESISE ! Shifra 13 e fillim shekullit te Ri eshte numur ters! Ndoshta jam supersticioz. Shqiperise i duhet nje Ismail Qemal ne kete 100 Vjetor! Kam nje merak:-E ke nderuar Targen e makines? Pergjigjen e dua me nje shkrim per kete. Flamuri Shqiptar i KUQ,me Shqiponjen e Zeze eshte zevendesuar me Flamur BLU e Shqiponje te BARDH (?!) A eshte Krim Kombetar?

  24. d.ademi says:

    Ishte shume tragjikokomike vizita qe i beri shpellari asaj malokes se vogel qe provokoi protestuesit me 21 janar,sajoi nje ditelindje te saj i dhuroi nje laptop sepse e vetmja qe e mbrojti ate dite ishte nje vajze e papjekur qe i gjuajten me “caderpistolete” Kurse tek familja e te ndjerit Hekuran nuk pati sukses nuk ja bleu dot
    gjakun me leket e tij te pista

  25. tomori i beratit says:

    Po te vdes sala po thon disa komentues do ti japim titulli- qytetar nderi- disa thone titullin-qytetar fshati-,te tjere,-qytetar muti-.Ka shume ide te mira ne komentet e mesiperma.Kryesorja eshte qe te na zhduket nje here e mire nga syte emri dhe surati i sales se pastaj do te behet nje FESTE E PA PARE ne SHQIPERI fest qe asnjehere nuk e ka pare ky popull dhe aty do tja japim te gjitha medaljet qe i meriton saliu.KUR DO TE VIJ AJO DITE?????Shpresojm se shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje