Rasti për tu dukur properëndimor!

24 Shkurt 2012, 22:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë nxitoi dje para të gjithëve të lavdëronte marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës rreth statusit të përfaqësimit rajonal të Kosovës, i cili në thelb detyron palët që sa herë të zënë në gojë Kosovën të kenë një shënim poshtë faqes që i sqaron se Kosova është një shtet i krijuar sipas rezolutës 1244, e cila ka qenë pjesë e Serbisë. Kjo “fusnotë”, që nga serbishtja do të thotë “shënim në fundfaqe”, ka ngjallur debate të ashpra në Kosovë dhe frikë për një hap mbrapa në statusin e tyre drejt një shteti të pavarur ndërkombëtarisht të njohur. Edhe pse SHBA dhe BE i ka qetësuar se kjo është një manovër diplomatike që nuk e dëmton Kosovën, debati është i nxehtë dhe dyshimet janë të mëdha. Por ky është një debat në Kosovë dhe për një moment duhet t’i lëmë ata të shprehin dilemat dhe mëdyshjet e tyre për procesin.

Nxitimi i Sali Berishës për të përshëndetur këtë marrëveshje nuk ka të bëjë fare me faktin se ajo është e mirë apo e keqe për Kosovën. Kosova është një shtet në krijim që nuk bën dot pa aleancën me Perëndimin dhe si e tillë ajo është e dënuar të jetë e dëgjueshme ndaj disa vendimeve të tij. Është kjo arsyeja që Sali Berisha, i futur në një spirale krize me SHBA dhe Bashkimin Evropian, po përpiqet të kapë “ndonjë dru që sjell lumi” që të duket se është aleat i Perëndimit. Pasi ka gjymtuar demokracinë në Shqipëri, pasi ka futur në krizë të thellë dhe të pashpresë shtetin ligjor, pasi ka shkatërruar sistemin e drejtësisë me kapjen e gjykatave, pasi ka vjedhur zgjedhjet, ka shkatërruar lirinë e shtypit, në fund ka vrarë dhe katër qytetarë të pafajshëm dhe po hedh poshtë hetimet e kryesuara nga SHBA për të vendosur vetë për ridënimin e viktimave dhe shpëtimin e agresorëve, pra pasi ka bërë gjithçka antiperëndimore në vend të tij, në vendin ku sundon dhe ku është përgjegjës, po nxiton të duket properëndimor për gjëra që ndodhin larg tij. Ai ka kohë, por sidomos muajt e fundit, që po përpiqet të tregojë se ka fuqi dhe monopol politik në Kosovë për të marrë mbështetje të Perëndimit dhe akoma më shumë po përpiqet t’i çojë Perëndimit mesazh se nëse nuk e ngacmojnë në shtëpinë e vet, ai është gati që ndikimin që ka në Kosovë ta përdorë “për paqen dhe stabilitetin”.

Nxitimi i tij për të dalë dhe për të lavdëruar marrëveshjen Serbi- Kosovë ka vetëm këtë qëllim. Ai e shikon atë si një rast të artë për t’i tërhequr vërejtje Perëndimit se në problemin më të nxehtë që ata kanë në rajon, pra Kosovën, Berisha është 100 për 100 në anën e tyre. Ai po vë në dispozicion të tyre atë që e quan “kapital patriotik” në Kosovë, dhe po përpiqet tu tregojë se është duke e qetësuar Kosovën si baba i madh nga Shqipëria vetëm që Perëndimi të mos ketë telashe atje. Kushti i tij i vetëm, i nënkuptuar, është të mos i bien më qafë për standardet në Shqipëri, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shtet ligjor dhe mbi të gjitha të ndalet presioni i Perëndimit për të hetuar dhe gjykuar 21 janarin sipas ekspertizës së ardhur nga FBI.

Përpjekja e tij prej sharlatani për të shkëmbyer hallin e vet me hallin e Kosovës, është në të vërtetë fytyra e tij reale në raport me Kosovën, është arsyeja e përjetshme përse ai e përdor Kosovën në politikën shqiptare dhe atë perëndimore. Është mbi të gjitha thelbi i gjithë jetës së tij politike, që sa herë është në krizë, të shkëmbejë një çështje kombëtare me një çështje pushteti.

Marrëveshja Serbi- Kosovë është një zhvillim që ka dramatizuar skenën politike të Kosovës, edhe për faj të tyre, por edhe për faj të Shqipërisë. Nëse kredencialet demokratike të Shqipërisë do të ishin avancuar, nëse do të ishim tani si Kroacia apo vende të tjera të ngjashme që dolën nga komunizmi, si Bullgaria apo Rumania, Kosova nuk do ta kishte këtë problem dhe Serbia nuk do përkëdhelej me dhurata të tilla. Por është e tepërt t’i kërkosh Berishës llogari për historinë. Ana e ligë e gjithë kësaj sjelljeje politike të tij është se dhe kur Kosova drithërohet nga një debat që fut në makth shumicën e shoqërisë, ky njeri mendon si ta përdorë për pushtetin e vet këtë hall. Dhe sapo gjen rastin t’i tërheqë vëmendjen Perëndimit se është në anën e tyre në këtë rast, vrapon pa iu dridhur syri. Kjo nuk ta bëjë fare me faktin nëse duhet mbështetur ajo marrëveshje apo jo, por nëse ky duhet të duket që është me Perëndimin apo jo. Dhe fakti që të gjithë e dinë që është në krizë me Perëndimin, e bën të duket karagjoz në këtë turravrap.

Ka një javë që bën gjeste të tilla. Në fillim javë u vra një kapiten shqiptar në Afganistan pas një grindje banale me një polic afgan, dhe ky vrapoi të përmendë që u vra duke mbrojtur amerikanët, kurse realisht filloi festën me do çingije të PD-së dy orë pasi kishte mësuar vdekjen e tij. Kapiteni i ndjerë la një familje të varfër dhe thuajse të pashpresë, kryefjala e të cilëve janë borxhet, çka tregon dhe motivin real të shkuarjes së tij në atë mision, që janë arsye dhe standarde krejt të kundërta me ato që duhet të ketë një vend anëtar i NATO-s. Të njëjtën gjë po bën dhe me marrëveshjen Serbi- Kosovë. Sapo pikasi mbështetjen amerikane dhe evropiane për marrëveshjen, ky vrapon të bërtasë fitore, me shpresë se e dëgjojnë në Bruksel dhe në Uashington dhe thonë me vete, në atë mënyrën poshtëruese për shqiptarët, “t’ia falim dhe këtë radhë”, “mirë është për shqiptarët”. Është rasti të duket properëndimor për diçka që nuk i kërkohet atij, por të tjerëve.

54 komente në “Rasti për tu dukur properëndimor!”

  1. Shefqet Cela says:

    Te dy e quajten ngjarje HISTORIKE. Ne sollen dhurate fjalen FUSNOTE.
    Na e paska falur Tadiçi.
    Tani do te kemi nje fjale serbisht me shume ne fjalor.
    A nuk eshte historike kjo?

    1. Selami Nga Zvizra says:

      Shum i ndershëm na dole kryeministër, Aferim po e nje politikën.
      Po e falë Shtetin e Kosovës ( Pamvarsin ) për liberalizimin e visave me Bashkimin Evropjan, po ma se nuk din se çka bën pse së vetë diken at pun që nuk e njefë mir. po e ke Rexhep Qosen ati Esat Stavilecin me turui Akademikësh për gjitha lamit,pse be bir ju del punës huj Zot.e nuk shkon te shpija jote e me u ba rahat nji her e për gjithmon.
      Na falë kryminister se ti po më duket pram do me na fut në lojen e luftës.ehooooooooooooooo!!!!!

  2. usa men says:

    nqs se edi rama i gjuan me llastiqe berishes,arvizu i gjuan me pambuk.kurse
    ju zoti mero i gjuani me top.por fatkeqesisht muret mbrojtese te kulles berisha jane te trashe..firma podesta grup dhe ca ustallare te tjere
    ne washington i kane bere keto mure te pathyeshem.
    ne votimet e 8 majit edi rames i dhane kavajen,kosoves i dhane tiranen
    dhe mitrovica do t’i jepet serbise.berisha me keto veprime i thote tadicit: “bace u kry”

  3. loni says:

    z Mero,,a po ja arrin sali berisha me keto intrigat qe ben planet e veta qe te jete sundimtar i perjetshem ne shqiperi,,,une them se po,,sepse ka 22 vjet qe eshte i pari i shqiperise,,dhe vazhdon te jete,,ai me keto intraga po jeton ne politike pa i hyre gje ne kembe,,atehere kuptimi i ketij shkrimi eshte,,QENTE LE TE LEHIN KARVANET VAZHDOJNE,,medjat kritikojne,,njerezit ankohen,,evropa ngul kembe per drejtesi,,america gjithashtu i ben thirrje qeverise per nje sistem demokratik qe ne shqiperi nuk ka qene kurre,,te gjithe lehin edhe une bashke me ju z Mero,,po per sali berishen gjerat jane ndryshe,,politika atit vazhdon persembari,,le te jete dhe anti perendimore,,ai vazhdon te beje ate,,qe per sali berishen eshte normale,,pronari i shqiperise,,ne vazhdojme te lehim te gjithe si popull,,,

    1. reformer says:

      Per sa kohe shqiptaret do te jene nje popull i manipulueshem, servil dhe i etur per diktatore, nje Sali do ta gjejme, or ti…

  4. gezimi says:

    per vitin 2012 berisha festoi:
    -nje vjetorin e vrasjes se 4 terroristeve
    -festen e bores me sapunet e rrogozhines
    -vrasjen e ushtar-fakirit te pare shqiptar te natos
    -fusnoten e tadicit
    ..what the next..

    1. Gusmari says:

      @ Gezimi, next – Kinezcja nis te futet me sukses ne programin e shkollave fillore ?
      next –
      http://imageshack.us/photo/my-images/401/saliberishanismaered.jpg/

    2. allo lushnja says:

      Me vjen shume keq o gzim djali.
      Si e harrove festen e kongresit te lushnjes qe nga dashuria e madhe
      per lushnjaret e preshit te tritanit ,Berisha e inaguroi kete pervjetor 7 dite perpara qe ta festonte se bashku me festen e 21 janarit ku vrau 4 protestuesit qe i cane ballit heroit ndre llesh prenit.Ne nga lushnja tani e kemi nderruar tekstin e asaj kenges epike me gjermanin e kemi bere:
      O LE LE LE ERDH SAL TALEBANI
      KU TE VEMI MORE AMANI OI OI..iso djema..
      Erdhi ne 97′ ne lushje ne nje miting me 200 petrita te tropojes me kallashe po s’ngeli kembe lushnjari n’qytet mor jahu..ishte ne ai azem hajkari si sulo gradeci dikur..Ishte ne gjeneral
      arben imami te kodrat e rrogozhines ate dite me i pre rrugen te ura shkuminit por nuk e kish lon neritani..Hajt vazhdoni festen e FUCKNOTES
      se mos i ngeli hatri atyne cunave te rugoves qe ja hoqen pamvarsine kosoves,por nuk ka gjo se ja vune emrin me nje teneqe te nje rruge
      perballe zyres arben imamit.

    3. beni says:

      Vetem shprehja :përpiqet të kapë “ndonjë dru që sjell lumi”flet me shume se 10 artikuj se bashku te zotit mero.Kam vite qe nuk kam degjuar shprehje te tilla.Kjo tregon natyren hileqare te nje njeriu shpirtezi.
      Dhe lumejte sjellin “drunj” kur ka situta te jashtzakoneshme kur ka re te zeza ne qiell,furtuna,tallaze..dhe aty ne nje breg lumi shohim nje lugat vicidoli te mbledhe dru…ghost of ballkan

      1. reformer says:

        Mund te themi si Agenda e S.Berishes ka vetem nje date: daten e dites ne te cilen hapet. Pra ky njeri s’ka agende afatgjate, qe do te thote se s’ka Agende fare…

  5. Realist says:

    Po usa men ke shume te drejte,PUPLAT e REPUBLIKES se KOSOVO,po bien nje nga nje,dhe Mitrovica do ti jepet Serbise pa asnje lloj dyshimi,dhe ka mundesi qe P.M.B(presh.medv.buja)ti jepet KOSOVO.
    Sepse agjentet Serbe dhe Greke per 20 vjet e kryen misionin e tyre,mbi shkaterimin Shqiptar,kuptohet te ndihmuar nga Anglezet dhe Amerikanet.
    Pra fatekesisht shqiptaret fluturojne prej shekujsh me presh ne Bythe,dhe mburen me miqesine e Anglezeve dhe Usa-s,dhe nuk arrijne te kuptojne qe DHURATA BERISHE-TACI eshte e tyre dhe e sherbimeve sekrete te tyre.

  6. tomori i beratit says:

    O MERO JE i madh. -saliu po perpiqet te kape ndonje dru qe sjell lumi-AHAAAAAA shume e forte kjo.O sali te rente damllaja e sinozit ne temth te kokes o psiqik.Po kush te pjerdh ty o gomar qe nxiton edhe ti te pershendesesh si te tjeret.Ti pershendet vellezrit e tu te dashur te Azerbajxhanit,Taxhikistanit,Kazakistanit,Uzbekistanit,Turkmenistanit,Afganistanit,Iranit,Kurdistanit e te tjere te kesaj race deri te Sulltani i Omanit( por ky zor se te qas ty) Je bere turpi i BOTES o i çmendur dhe na ke bere si pik referimi per çdo gje te keqe kudo ne Europ pse jo edhe ne bot.

  7. Z MERO.Mafia e berishes eshte me e madhe sec parashikohet.Ky QEN ka investuar si ne amerike e europe per ti pasur krahet e ngrohet.Jam shum skeptik ne te ardhmen,aq me shum kur shoh diplomat,si ambasadori amerikan me nanon duke bere pazar presidenti restoranteve.

    1. nori says:

      Nuk eshte qe berisha e ka mire me be e usa por asnje ne bote nuk don t’ja dije per shqiperine.Berisha e di mire kete ,ja ka mesuar enveri e pas ’07 u sigurua me shume.BE nuk don t’ja dije per ne.USA gjithashtu.(kujto si sillen ambasadoret)Ne i kemi problemet tek vetja e duhet ti zgjidhim vete.Bota eshte indiferente,e shumta kur berisha te vrasa 40 mije vete do thoje qe nuk eshte e “hijshme ” te sillet pushteti keshtu.Bota mbrojti stabilitetin e ndarjen e shqiperise me diktaturen e hoxhes,mbron stabilitetin e ndarjen(coptimin) e shqiperise me ata qe projektoi hoxha per pushtetin pas tij(fotot e Tema te sales me i.hoxhen e tjera foto,vrasjen e remziut nga kosova,)bota do mbroje te gjithe ata qe nuk krijojne probleme per stabilitetin,per miqte e BE serbine,rusin,grekun.Bota do luftoje kunder Shpreses Shqiptare,Vetevendosje-AleancaKuqezi e te gjithe atyre qe do shkojne kunder rrymes per Shqiperin Etnike,per Naturalen,Dinjitozen Shqiperi Te Bashkuar.

    2. LORA says:

      Nga pohimi qe beni (duke demostruar siguri )me krijoni pershtypjen se ju vete,jeni pjese e ketij investimi mafioz.Si ka mundesi qe dini detaje???
      Perpjekja juaj duket si nje shantazh ordiner,me shume ne adrese te lexuesit se ate te z.Baze,si cdo gje ordinere qe del nga kuzhina e dr.dhjeramanit.

  8. Prizrenasi says:

    Te lumte si gjithemone i sakte MERO. No koment.

  9. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Une besoje se, kreu i radhes me gjithe keto te zeza qe i ka shkaktuar popullit, as alibeaj nuk do votoje me per PD-ne, ne te ardhmen.

    “Do tua tregoje qefin vota popullore ne 2013”, dmth lufte politike – i sokelliu te shkretes opozite ne parlament, duke i dhene moral mercenarve te tij!!

    Duhet solidaritet njerez, qe mos te lejojme kete vampir politik, te kthehemi ne ditet me te errta te hitorise tone, ne vitin 1997. Mos ti shkoje ne mendje se do te kete anymore 97-te.

    Dil ne pension tani mr kryeminister, niperit dhe mbesat kane mall per ty. Mr Bamir, mr Edd, mr Ilir, ms Jozefin, mr Kreshnik dhe nga shoqeria civile mr Mero and ms Iris jane gati te rikapitalizojne vendin e Shqiponjave. (Don’t forget the Albanian Pirate Party.)

  10. Bekimi says:

    Gjithçka që shkruan, i nderuar Mero, është e qëlluar.
    Këtë herë desha të bëj një sqarim:
    Fjala “fusnote” nuk është serbisht por anglisht “footnote” e gjermanizuar në “fusnote”, dhe ka të njëjtin kuptim përafërsisht me atë që ke dhënë edhe ti, por unë do ta quaja: “e dhënë sqaruese”

  11. Olti says:

    Me ben pershtypje te keqe mungesa e komenteve nga Kosovaret! Ndoshta ata qe komentojne si kosovar me pare nuk Jane fare nga Kosova por paraqiten si te tille per ngjallur dasi! A ka ndonje komentues kosovar Ne kete faqe???

  12. Agimi, says:

    Zoti Mero Baze,

    Shumica dermuese e shqiptareve, une perfshihem ketu, te falenderojme fuqimisht per ndricimin e fuqishem qe i ben skutave te erreta te karakterit te kryeministrit (qe te dukem pak zyrtar ) dhe shpellarit ( tani jam vet-vetja) tone.

  13. tironci says:

    perfekt si gjithmone MERO BAZE ..
    KUR DO I VIJE FUNDI KETYRE DALLKAUKEVE SI NE KOSOVE DHE NE SHQIPERI ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  14. tomor says:

    fusnote repsp. fussnote rrjedh nga gjermanishtja e jo nga serbishtja!!

  15. Aferim per te TERE !! Sa shpejt I bin legenit per facknotat serbisht o burra!! A e merrni me mend sa Lojna lumen ne kurriz te shqiptareve o miq, dhe na e bojne me -ane te ketyne mostrave qe Na vejn’ mbi kry,
    Aferim o KurvPlakat e Mdhoja e, e na rruashin o miq, mire na e bojn’!!
    E kan me na e Bo…derisa ta bojn ket vend halen e Tyne perfundimisht dhe shqiptaret trima liridashes qenefpasyruesit krenar per MIQTE e Mdhoj!! Aferim qe bojm sehir!! Tirona

  16. beso says:

    Une kam besuar se Kosova duhej te forcohej ashtu si ne,qe dikur te bashkoheshim pa nerva dhe folklorizma nostalgjikesh.Te bashkoheshim sepse nuk do kishte asnje arsye qe te rrinim te ndare.Mirepo kaq vjet treguan qe duke ndenjtur te ndare kemi humbur kohe dhe energji,dhe kemi humbur me shume sesa do fitonim sikur te ishim bashkuar.Ndoshta amerikanet miratojne kete shenimin ne fund te deklarates dhe nga ana tjeter inkurajojne partine nacionaliste te K.Spahiut,por tjeter eshte se ç’thone apo ç’duan te arrijne fuqite e medha,tjeter mund te jete ò’mendojne te zotet e hallit.Mendoj se berisha èperpiqet te beje pjese ne te paret(fuqiote e medha)dhe jo ne te dytet(te zotet e hallit).berisha nuk ndihet i preokupuar nga kjo yçkel,qe mund tu sherbeje serbeve qe tua fusin ne ndonje bllok ruseve dhe kinezeve dhe tua degjojme pastaj muziken ne KS te OKB;atje ku behen pazaret vulgare te ndarjes se tokave dhe zonave te influences.Ndaj,”strategu”i gjithanshem berisha ben mire te permbahet perpara se te flase i gazuar.Per verejtjen qe z.Mero ben ndaj perodrimit te ushtareve hallexhinj per ti çuar te bejne policin ne shtepite e botes,mendoj qe edhe amerikanet kete shfrytezojne;varferine.Edhe ushtaret amerikane jane shtrese e varfer amerikane(mjaft jane emigrante),se te pasurit nuk shkojne ushtare ne Afganistan,Irak e gjetke.Imagjinoni femijet e dinastise Bush te shkojne ushtare atje;e pamendueshme!Edhe princi i anglise shkoi per show atje,por prapaskenat ta do mendja qe jane me pak”heroike”.Po qe se saliu eshte kaq Paqeruajtes energjik,le te dergoje Shkelzenin e tij emisar ne afganistan,ashtu si dergoi te bijen ne Kosove,qe fale dietave te OKB u be pasanike.U futem ne nje valle,hajde ta heqim deri ne fund!Te shpresojme qe te mos kete viktima shqiptare ne Afganistan,madje deshira ime eshte te mos kete viktima fare,as amerikane dhe as talebane;kjo arrihet me paqe,qe po te duan palet eshte e arritshme!Japim dot mendje per kete dhe a na degjon kush?Ky eshte problemi dhe keshtu fitojme statusin e Paqes.Te tjerat jane propagande hipokrite!P.S.Aman se mu dhimbs jozefina kur shkulte leshte e kokes per te renin ne Afganistan.Qetesojeni,bejini ngushellimet e rastit se lufta(& paqja)i kaq keto!

    1. plaku says:

      beso,
      Ketu po genjehet ne menyre te turpeshme. Sala thote :

      ““Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Serbi por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal. Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de juro i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”, shprehet Berisha.”

      Gazeta zvicerjane Berner Zeitung sot shkruan :

      “Emri i Kosoves do te kete nje yll te vogel.I cili i referohet nje shpjegimi sipas te cilit KONFLIKTI NE LIDHJE ME STATUSIN E KOSOVES MBETET I PA ZGJIDHUR. Ne vitin 2008 Kosova u vetdeklarua e pamvarur. Ne shpjegim ( Fusnote ) thuhet : Ky emer nuk paragjykon statusin e Kosoves dhe eshte ne perputhje me resolucionin 1244 te keshillit te sigurimit te OKB dhe mendimit te gjyqi nderkombetar te Hages ne lidhje me deklaraten e pamvaresise se Kosoves.”

      Pra beso, KONFLIKTI NE LIDHJE ME STATUSIN E KOSOVES MBETET I PA ZGJIDHUR. Beso, Kosova eshte bere nje gur shahu per gjeopolitiken amerikane dhe europjane. Mos valle amerikanet ben nje leshim per Serbine dhe ndoshta ruset do heqin dore nga vetoja per Sirine?
      Beso, me mire m…….se i vogel.
      Sales as qe i behet vone per Kosoven, ky ishte nje rast qe ai te vertetoje bindjen e tij e verber kardhi amerikaneve dhe ndoshta per kete amerikanet do ta shperblejne per 21 janarin.
      Pershendetje.

      1. beso says:

        plaku,nuk me ke lexuar tek editoriali i djeshem i Meros,patatja bollente.Hidh nje sy atje,se ishte pershendetje per ty

        1. plaku says:

          beso,
          No comment.Grazie. Versi meravigliosi.Io sono fiero di te. Sono fiero di essere il tua fan.Non ho parole. Ti saluto, amico mio.
          E una disgracia per il nostro popolo, che talenti comme te devonno laschiare L’Albania.Purtroppo la vita continua, the show must go on.
          Il grande philospho greko Aristotele diceva : “La piu parte della gente, vive per mangare, io mangio per vivere.”
          Ciao, amico mio, e grazie.

          1. beso says:

            plaku,sikur te ishin komplimentet e tua para une do isha me kohe i pasur.Flm dhe ia kalofshi mire.Epika vazhdon;do ishte mrekulli t’ia dergoja sales me poste!

            1. homeri says:

              Me poezi je i mrekullushem

  17. Claus says:

    Lavdi shtypit perendimor qe mu be e qarte c`fare perbante ajo e ashtuquajtur “Fußnote” (shenim ne fund te faqes).

    Ne nje koment qe kisha shkruar mbi kete teme, vura re ngazellimin e Berishes per firmosjen e kesaj marreveshje, dhe si dora e zgjatur e Serbise ne Shqiperi kishte arsye te gezohej. Marreveshja kishte nje hile qe ishte mbuluar me aq shume sheqer, por helmi brenda tij ishte teper i forte.

    Dhe si ishte perpunuar kjo marreveshje?

    Marreveshja i hap Serbise rrugen per anetaresim ne BE, gjithashtu edhe Kosoves. Por si mund te hyje Kosova kur Shqiperia ka 20 vjet qe “ben perpjekje” por nuk ka filluar bisedimet akoma?

    Gjithashtu Kosoves i lejohet te marre pjese ne takimet rajonale pa te drejten e fjales dhe nenshkrimit, pra ne rolin e degjuesit. Pra si te jesh edhe mos te jesh nuk besoj se ka ndonje ndryshim.
    E rendesishme eshte tani kjo fußnota, dhe c`fare perben ajo?

    Mbi emrin Kosovo eshte nje yll i vogel, qe ne fund te faqes sqaron se:

    “Ky emer nuk eshte i lidhur me pavaresine dhe njohjen e saj gjithashtu le te merret per baze Rezoluta e Keshillit te Sigurimit e vitit 1999 qe e njeh Kosoven si pjese te Serbise!”

    Ja arsyet perse Berisha dukej aq i entuziazmuar bashke me Thacin.

    Serbia fitoi shume edhe kete radhe. Kete radhe fajin e kane politikanet shqiptare, askush tjeter.

    Hap prapa nuk mund ta quash, por shume me teper.

    1. Horri i bulevardit says:

      I nderuari Claus, Kosova si shtet i mevetesuar, dje mori dhe mbiemrin, qe i mungonte, Metohija, dmth: Kosovo-Metohija, qe do te thote se Kosova eshte pjese e Metohise, qe eshte pjese e Serbise.
      Sic tha dhe dhe nje politikan kosovare, qe Tadic u habit nga renia dakort e Thacit, per oferten serbe, kaq shpejt, mbeti Tadic pa fjale, se kishte kujtuar se sdo tja pranonin kete oferte, qe ai kishte menduar qe ta hedh ne tavoline, per te ngadalsuar te pakten bisedimet.
      Por me pranimin e kesaj oferte, ai tani rradhitet tek politikane e tipit Tito, qe dinte ta dridhte dhe te mashtronte, sa here te ishte nevoja.
      Berisha u gezua, po dihet se Berisha, me ne fund si agjent potencial i Serbise, ka meriten kryesore, ne kete marreveshje.

      1. Claus says:

        Nje gje nuk kuptoj “Horri” si Topi, si Berisha po ashtu dhe Rama thane se tani “Kosova u njoh de facto nga Serbia dhe do te marre pjese ne samitet rajonale me te drejta te plota!!!”
        Nuk lexoj asnje rresht per “te drejta te plota”.

        Genjehen ose na genjejne me faktin se Kosova ka te drejte te negocioje per hyrje ne BE, por nga ana tjeter njihet rezoluta e vitit 1999 e OKB-s qe le Kosoven ne perberje te Serbise.
        Atehere per c`fare negociatash behet fjale kur nuk je i pavarur?

        Serbia ia arriti qellimit maksimal, fillimin e bisedimeve per hyrje ne BE dhe do te hyje shume me shpejt se Shqiparia.
        Kosoven si pengese e hoqi me mjaft zgjuarsi.

        Nje gje nuk e pranoj dhe nuk ka se si. Nuk pranoj qe te na marrin per budallenj dhe ky rast eshte me te vertete tipik qe popullin e trajtojne si turme amorfe.
        Pershendetje

        1. plaku says:

          Claus,Horri i bulevardit,
          Une kisha keto gjera :
          – Me siper kam thene se Gazeta Zvicerjane Berner Zeitung thote :
          “Emri i Kosoves do te kete nje yll te vogel.I cili i referohet nje shpjegimi sipas te cilit KONFLIKTI NE LIDHJE ME STATUSIN E KOSOVES MBETET I PA ZGJIDHUR.”

          Sala thote :
          “por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de juro i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”,
          Pra nga krahsimi ketyre te dyjave konfirmohet edhe nje here ajo qe thote me te drejte Claus.
          – Horri i bulevardit thote:
          “qe ai kishte menduar qe ta hedh ne tavoline, per te ngadalsuar te pakten bisedimet.”
          Une kam mendimin se
          a. Perkundrazi Tadic donte qe firmosja e marreveshjes te perfundonte sa me pare se ne fund te javes qe vjen do vendoset per dhenjen Serbis statusin e kandidatit per hyrje ne BE. Austria, Italia dhe Franca jane dakord. Tre shtete te tjera te BE kane rezerva. Ne fund te javes qe vjen do vendoset ti jepet statusi apo jo. Ne so po, kjo gje duhet te miratohet nga te gjitha 27 vendet e BE.
          b.- Kam mendimin se, Thacin dhe qeverine e Kosoves dhe te Shqiperise nuk i pyet njeri. Kosova eshte bere si nje gur shahu ne fushen e gjeopolitikes boterore. Sic duket Amerika dhe BE i dhena nje dhurate Serbise dhe tani presim qe Rusia ti japi dicka Amerikes dhe BE.
          – Jam plotesisht dakord me Calus kur thote :
          “Serbia ia arriti qellimit maksimal, fillimin e bisedimeve per hyrje ne BE dhe do te hyje shume me shpejt se Shqiparia.”
          – Horri i bulevardit thote :
          “Sic tha dhe dhe nje politikan kosovare……….”
          Leri more mik politikanet kosovare te cileve nuk ja var njeri teneqen.
          – Jam kurioz te di se cfare do ju japi rusi amerikaneve ne kete “Deal”. Nuk besoj heqjen e vetos per Sirine ne keshillin e sigurimit te OKB.Me mire m…….se i vogel.
          Pershendetje.

          1. Horri i bulevardit says:

            Plakut miqesisht

            Nje politikan kosovar qe nuk me kujtohet emri tha: Edhe Tadic u habit, se si oferta e tij u pranua, kaq shpejt nga Thaci.
            Se Tadic, donte qe te hidhte nje ide te re ne keto takime, megjithese e dinte se nuk do te pranohej, por te pakten, pala Kosovare mos te bente revansh perpara ne keto bisedime dhe ai kur e pa qe pala kosovare e priti mire kete oferte, ai mbeti pa fjale.
            Natyrisht qe Serbija kerkon te shpejtoje bisedimet, por keto bisedime ajo kerkon ti shpejtoje, pa asnje humbje, ne ceshtjen kosovare, se po te mos ishte ceshtja kosovare, Serbija do te ishte me kohe ne BE.
            Me kete nenshkrim, Serbija, ju afrua BE-se, me nje fitore te dyfishte, duke e futur Kosoven nen tutelen e saj, gje qe e mendonte te pamundur, mbas panvaresise, por sllavet ne politike jane te pakten nja 500-vjet para shqiptareve dhe deri tani kane fituar gjithmone.

            1. plaku says:

              Horri i bulevardit,
              Kisha keto mendime :
              – Faleminderit per debatin civil.
              – Lexoj gjithmone me kenaqesi shkrimet e tua.
              – Une duhet te te kerkoj ndoshta te falur sepse ketu ne Zvicer diskutohet komplet ndryshe nga si diskutojne politikanet shqiptre dhe kosovare.Ketu nuk diskutohet ai tha keshtu, ai tha ashtu, ai u habit keshtu. Eshte nje kulture tjeter te shprehuri. Ndoshta ka te beje shume me kulturen politike zvicerjane dhe ata kosovre ose shqiptare. Kam idene se, ketu jepin deklarata te shkurtera dhe precise dhe per me teper ata mbajne pergjegjesi per deklaratat qe japin se edhe elketorati ketu eshte tjeter. Kam idene se Serbia nuk e ka futur akoma Kosoven ne TUTELEN E SAJ. Kam mendimin se nga te dy palet ( Serbi dhe Amerike dhe BE ) sepse Kosoven dhe Shqiperine nuk e pyet njeri, eshte gjetur nje zgjidhje diplomatike as mish as peshk. Nuk kam mendimin se Amerika ta lere ( kuptohet vetem per interesat e saja ) Kosoven pa marre dicka tjeter nga Rusi. Horri i bulevardit, ne jemi te vegjel dhe te varfer me politikane te shitur, dhe jemi gjithmone gure shahu ne lojen qe bejne te medhenjte.
              Une kam problemin se sic duken bathet ( sic thote edhe Claus ) Serbija do futet ne BE perpara Shqiperise. Kur te vije radha futjes se Shqiperise atehere do kemi dy shtete ( Serbia dhe Greqia) qe mund te na nxjerrin probleme.
              Duke te falenderuar edhe nje here per shkrimin civil, Pershendetje.

          2. Claus says:

            I nderuar plaku,

            ja pasazhi i marre nga “Berliner Morgenpost”

            …Der Name Kosovo wird jedoch mit einem Sternchen versehen. Dieses verweist auf eine Fußnote: Demnach ist mit diesem Namen keine Anerkennung der Unabhängigkeit verbunden. Zudem wird auf eine UN-Sicherheitsratsresolution aus dem Jahr 1999 verwiesen, in der das Kosovo als Teil Serbiens anerkannt wird….

            Kete pasazh ne gjermanisht besoj se e kupton. Kete pjese e kam dhene ne shqip edhe ne komentin me lart.

            Eshte cudi qe reagimi i mediave po vonon si dhe i partive politike shqiptare.

            U vune ne gjume. Berisha i shiti prape kosovaret…

            Eshte tradheti kombetare, asgje me shume. Aleanca Kuq e Zi nuk po ndihet, apo fußnota per ta eshte e veshtire per tu kuptuar?
            Pershendetje

            1. plaku says:

              Claus,
              Me lejo te lutem te te jap ne gjermanisht se cfare eshte shkruar sot date 25 shkurt ne gazeten Berner Zeitung :

              “Der Name Kosovo wird jedoch mit einem Sternchen versehen. Dieses verweist auf eine Fussnote, nach der der Konflikt um den Status Kosovos ulgelöst bleibt. Kosova hatte sich 2008 für unhabhängig erklärt.. In der Fussnote heisst es : “Dieser Name präjudiziert nicht den Status des Kosovo und steht in Einklang mit der Resolution 1244 des UNO-Sicherheitsrates und der Meinung des Internationalen Gerischtshofs über die Unabhängikeitserklärung des Kosovo.” ”

              Claus, me sa shof une edhe ketu ka vend per interpretim ne lidhje me cfare shkruan gazeta zvicerjane dhe gjermane. Duket se gazetat nuk thone 100% te njejten gje, per esenca eshte e kjarte.

              Kuptohet se une jam plotesisht dakord me ty. Mua ne nervoson sidomos fakti qe Sala genjen si derr dhe nuk i hyn asgje gjemb ne kembe. Ndodhta kjo per faktin se, jam mesuar me deklaratat serjoze te politikaneve gjermane dhe zvicerjane. Mendoj se eshte ceshtje mentaliteti te kultures politike gjermane dhe kultures (ballkan hespi )politike shqiptare.

              Claus, edhe nje here te faleminderit per shkrimin. Ti e di mendimin tim per shkrimet e tua te ralla por gjithmone dinjitoze.
              Te uroj nje te djele te mbare ty dhe familjes.

              1. Tironci Lugano says:

                plaku
                I hodha edhe une nje sy shtypit se u bera kurjoz.T e them te drejten ndaj mendim te kundert me ty per kete gje per aq sa une kuptova nga gazetat por si vone per te bere debat.Kisha dicka me sa lexoj nga komentet e tua.Mos mi bej engjuj si polikanet gjerman dhe ato viceran se sjane te tille.
                pershendetje

                1. plaku says:

                  Tironci Lugano,
                  Ti e di mendimin tim per politikanet ne pergjithesi. Puna eshte se ketu ne Zvicer, mendoj une, niveli i elektoratit eshte shume i larte dhe kritik. Ti shef se cfare eshte realiteti, qe ceshtja e statusit te Kosoves ka ngalur hapur, ndersa Berisha pa pike turpi thote budallallakun se Serbia ka pranuar de jure dhe de facto pamvaresine e Kosoves. Kjo nuk ka bythe te rije thoshte babai im.
                  Tironci Lugano, kendej koha nuk eshte shume e mire, te pakten nuk eshte me aq ftofet.
                  Te uroj ty dhe familjes nje te djele te kendeshme.

                  1. Horri i bulevardit says:

                    Duke qene se kam qene ne kontakt me politiken se ashtu me ka dhene dhe mundesia e punes qe kam patur, pa qene asnjehere i involvuar ne pushtetin e kaluar, nuk jam shume i sigurte ne perzgjedhjen e politikaneve europiane, kj te pakten ketu ne Gjermani ku jam, te jap nje shifer, jetojne rreth 350,000 shqiptare, ku mbi 90% jane kosovare dhe rreth 800,000serbe, qe jane pa u fyer gati 70-80% intelektuale, qe jane dhe te involvuar ne politiken europiane.
                    Ti dhashe kto shifra qe te jap nje perqindje se ne shqiptaret kemi mangesi ne shume drejtime.
                    Duke pare dhe shtypin gjerman qe kane dhene nje keqardhje per politiken kosvare dhe boterore ne drejtim te Kosoves, them qe Kosova sot ne fakt ju rikthye Serbise.
                    Pershendetje

  18. alban says:

    keshtu ndodh kur s’kishit po themi guxim ta fitonit vete lirine. Mezi krijuat nje uck prej 30000 vetash dhe shume prej tyre te detyruar me force te luftonin. Jo pergje po ju mbajne dhe patriota te medhenj. Ffamuri ju shkon shum po cojeni ne vlore se ju nuk e meritoni dhe mos shkoni per pllazh e per femra por merni ca leksione nga 1920ta

  19. artibr says:

    te falenderojm mero per artikullin shum i goditur un e kam te studiuar si do perfundoj kosova dhe kete njeri me emrin sali se pierdh kush ky flet e mburret me topet e te tjereve dhe nuk esht aq i zgjuar per te kuptuar bizedimet por eziton e flet ne ajer gje qe ka ber gjithmon dhe se mer njeri seriozisht kete banal ne munges te dipllomacis kosovare keto bizedime e kan kaluar afatet duke ja len ne dor beogradit dhe shbas dhe eu qe nekupton nje zgjatje artificiale duke mos injoruar serbin edhe pse serbia e ka humbur realitetin qe kur kombet e bashkuara ndrhyn ushtarakisht por ne nuk perfituam nga kjo fakti tregon nje tejzgjatje te pa qen aktualisht ne munges te dipllomacis kosovare qe ende mendon se esht nen serbi i shtrin doren serbis se nuk din ende te sillen si shtet i pa varur ne munges te ketij te fundit jua kan len topin ndekombetareve gje qe na ka cuar ne nje remi dhe kjo do zgjas per fat te kosoves me keta dipllomat te ploget.

  20. gjergji usa says:

    Artikulli eshte brilant nga ana gazetareske por duhet ne nje saktesim
    i vogel:berisha nuk po e ben per tu dukur properindimor me kete harakiri te fundit te thacit e berishes ai eshte pjese e tyre eshte kuisling prej 21 vjetesh.Une nuk habitem fare cfare po ndodh sot ne shqiperi dhe kosove.Jam tejet i deshperuar qe po shoh kombin shqiptar te perdhoset jo vetem nga fuqite e medha por dhe vete “mender” elita politike.E shikoj qe si popull pas 21 janarit kemi ngelur totalisht jetime dhe do duhet kohe te dalim nga kjo gjendje perverse si shprehje gjeografike qe jemi kthyer.
    Ne shqiptaret beme nje gabim kozmik ne 1991 kur duhej te hidhnim vetem diktaturen por jo institucjonet e shtetit shqiptar.Pikerisht ky eshte
    shkaku qe sot jemi nje vend qe “menaxhohet” nga ambasdori amerikan
    kurse berisha me bashen kane rolin e rexhep mitrovices dhe te xhaferr
    deves ne 1943-1944..Mos harrojme qe ne 1999-1992 amerika me jugosllavine ishin alete te ngushte dhe binomi CIA-UDB “emeroi”
    dhendrin e MILICES dhe te shoqin e SLLOBODANKES si shefin e kryqzates
    kunder “komunizmit shqiptar” qe tashme ishte i kapitulluar dhe i hedhur
    nga vete shqiptaret.Berisha i dha atyre “celsat e shtepise” dhe amerikanet nga miq te afert u bene “ZOT TE SHTEPISE” Eshte skandaloze
    qe ne 2006 miqte tom ridge dhe damir fazllic(UDB) kane celsat e sigurise te shtetit shqiptar.Mendoj qe hapi i pare qe duhet te bejme
    ne shqiptaret eshte vendosja e marredhenieve normale dhe serioze me SHBA dhe BE duke u cliruar nga invazioni i heshtur i koloneleve
    dhe gjeneraleve ambasadore.

  21. Realist says:

    Qe Republika Serpska KOSOVO,do ti kthehej Serbise nuk ka patur dyshime qe kur u be lufta,sepse ne te kundert ajo duhej te ishte ndare qe ne Luften me Bosnjen !!!
    Por dhe po ju kthye nuk ka ndonje problem,dhe po ti jepet Epiri Grekut prape ska problem,dhe po ti kthehet shkodra Italise ska problem.
    Un se kuptoj se ku eshte problemi kur Albanezet Ulerasin e EKSITOHEN sa u del SHKUME nga GOJA,kur nuk jane te afte per asgje,Ah po,per teori Boshe PO.
    Se kuptoj ku eshte problemi kur mbare Shqiptaret udhehiqen nga Greke dhe Serbe,se kuptoj kur 80% e telefonise greke/serbe 70% e bankave greke/serbe Import-export Greke/serbe,pra ku eshte i ashtuquajturi PROBLEM ???? kur Shqiptaret kane 400 Vjet me Breket te Gjunjte dhe sumen jashte ????

  22. kim says:

    Gjte luftes se ftohte Amerika sipas nje strategjie te persosur per te bllokuar daljen Rusise ne Mesdhe formoi nje perde te hekurt TURQI-GREQI-JUGOSLLAVI dhe ja arriti qellimit.Mirpo ne Shqiperi sovjetiket kishin baza te fuqishme qe e cvleftesonin kete perde.Ne 1961-62 enver hoxha aksidentalisht u prish me ruset dhe eleminoi bazat e fuqishme ruse ne Adriatik dhe per kete shqiptaret duhet “te peshoheshin me flori” nga amerika.Por ndodhi e kunderta.Lexova keto dite per here te pare kujtimet shume interesante te ish sigurimsit HASAN LUCIT ne ambasaden tone ne PARIS.Ajo qe me bie ne sy eshte se sigurimi i asj kohe paska qene ne nje nivel qe konkuronte CIA dhe UDB .Nga ana tjeter me bie ne sy aktivizimi i nazisteve nga sherbimet amerikane qe ka qene i ndaluar me ligj ne ate kohe.Dhe fundit e dhimbshme cia-udb kane perkrahur dhe njerez terroriste psh TE HEDHESH BOMBA NE MES TE PARISIT TEK NJE AMBASADE KU FLEJNE DHE FEMIJE TE VEGJEL ESHTE AKT I PASTER TERRORIST.jemi dakort qe ishte sistem i papershtatshem por ik e vrit enver hoxhen hysni kapon,mehnmet shehun por je te vrases femijet ne mes te parisit.??Pefundimisht Berisha eshte nje kllonim i UDB ME CIA e asaj kohe dhe ka vetem nje rruge:shqiptaret duhet te formojne nje
    **The Navy SEAL team** te elminojne njeriun qe i ka tradhetuar,shitur ,terrorizuardhe vrare dhe ky eshte mobsteri salis berishovic …
    Per respekt te lexuesve te temes mund te lexoni me poshte pjese nga intervista e Hasan Lucit::::::
    ……………………………………………………………

    Kanë marrë pjesë Avdyl Banushi, Nezir Spahia me djalin e tij Ylli Spahinë, Ramadan Tota me djalin e tij Mitat Totën, etj. Pikërisht aty u diskutua edhe kjo çështje. Por aty ne kishim dy bashkëpunëtorë. Nismëtar kryesor i këtij akti siç edhe ta përmenda ishte Avdyl Banushi, i cili kishte qenë pjesëmarrës në mbledhjen “Fronti i Rezistencës”, i mbledhur nën drejtimin e këshillit “Shqipëria e Lirë” të Nju Jorkut, që ishte qendra koordinatore që lidhte CIA-n dhe UDB-në dhe që drejtohej nga Rexhep Krasniqi, i cili në kohën e pushtimit gjerman kishte qenë anëtar i Qeverisë Kuislinge.
    Mund të më tregosh emrat e bashkëpunëtorëve që ju kishit në atë takim, meqenëse kanë kaluar shumë vite qysh atëherë?
    Bashkëpunëtori ynë ishte Iliaz Cingu, i cili mbante kodin 926-ta, ndërkohë që ishte edhe një djalë i ri, por për momentin unë nuk kam autorizim t’jua them emrin. Më kuptoni besoj!?

  23. hahaha says:

    @gezim, harruat te vraret e gerdecit
    shitjen e ujrave territoriale
    zaptimin e tokave shqiptare me varre greke
    propozim per legalizimin e nje “profesioni dinjitoz” -prostitucionin.

    next…

  24. hahaha says:

    saliu nga inati qe arvizu ja “mblodhi” pak per 21 janarin, i thote;t’i hash mutin kosoves. une do ja jap serbit se thacin e mesova te shesi organe qeniesh njerezore dhe e kam kap atje ku s’thuhet”

  25. Genti says:

    Konstatoj me keqardhje se TemA ne menyre te perseritur nuk boton komentet e mia, nderkohe qe ju botoni shume komente vulgare ose replika personale te cilat nuk kane lidhje me artikujt e botuar. Per shembull sot paradite kam shkruar nje koment lidhur me mbeshtetjen nga ana e presidentit Topi te marreveshjes ne fjale.

  26. dr. Tritan Preshi says:

    Ky “show” i rradhes i berishes per shoket e kosoves ne lidhje me vellezerit amerikane nuk eshte gje fare ne krahasim me tregetine e naftes me kusherinjte serbe ne 1993-1996.Pak kush e di qe “dore e dyte” ishin firma te naftes qe vinin nga Italia e Greqia kurse bossi kryesor eshte nje firme nga TEKSASI.Berisha me tritan shehun e shqiponjes ishin puntore me meditje qe merrnin kockat qe ju hidhte padroni.Dhe ne gerdec qe eshte tragjedia me e madhe shqiptare-amerikane djali i berishes dhe baxhanaku ishin thjesht “qehallare” te nje beu pertej atllantikut qe kishir futur nockat e tyre ne nje pasurri perrallore:armatimin disa miljardesh te ushtirse shqiptare.Njerez me shume rendesi ne politiken amerikane fshihen prapa kontratave 300 miljon dollareshe te nje adoleshenti cifut.
    Jam i sigurte qe berisha e kaloi dhe kete dimer pa u lagur dhe pasi
    te zgjedhe presidentin duke ju lutur gjithe bota per pak leshime
    dhe pasi te festoje 100 vjetorin e pamvaresise pa pamvaresi do te fitoje dhe zgjedhjet e ardheshme nqs se nuk egzekutohet si Esat Toptani
    Eshte fatkeqesi qe ket vit behen zgjedhjet ne Amerike dhe Berisha ka aq
    para sa t’i kerkojne podestat dhe frank wisnrat.Eshte ekonomi tregu
    ku mund te blihen deri presidente ,ambasadore deri dhe vrases me pagese.Me rastin e berishes eshte e paguar heshtja e washingtonit..ai nuk ka nevoje te tregohet properendimor..E tregoi nje here ne 1991 kur nga nje zagar i ndyre ramiz alise shkoi dhe u be brenda 24 oresh qen “Doberman Pinscher” i serbofilit Rajerson.

  27. Rexhin says:

    Berisha per hir te pushtetit i vuri zjarrin shqiperise ne 97-ten shkaterroi shtetin me sa esa te vdekur e te plagosur,e tani nuk do vraponte per te mbeshtetur kete mareveshje per tu dukur properendimor,qe per mendimin tim se nuk jam politikan eshte nje marreveshjene dem te vellezerve kosovare,ja pra ky eshte Sali Berisha qe per ceshje dilikate te kombit shqiptar nuk konsultohet me opoziten qe te mbajne nje qendrim te perbashket ne te miren e kombit,le ta mesojne mire dhe populli i kosoves se kush eshte
    ne te veteten ky pecares i kombit
    Per interesat e veta vrapon i pari per mbeshtetjen e marreveshjes se don te mbuloje” mutin me shurr” per ato qe ben ne shqiperi ne syte e perendimit.

  28. Duk Gjon Mazo says:

    Të gjithë komentatorët anonimë PRANOJNË SE BERISHA PO SHET SHQIPËRINË DHE kOSOVËN, HAPËT DHE VRULLSHËM. Fatkeqësisht Kosova ose nuk e kupton ose mbështet tradhëtin qorrçe. Athere po pjesa tjetër e popullit pse hesht. Përballë kësaj tradhëtie, të cilën ne e presim me heshtje, vërteton se ne qënkemi popull që kemi pushtuar veten në shekuj.
    Sa turp! Po kthehemi qëndër e mbetjeve urbane nga Tiranët Sërbo- Grek në krye të shtetit.

  29. B-52 says:

    Thelbi eshte shume i thjeshte. Kosova nuk behet dot shtet pa e njohur Serbia, dhe Serbia nuk mund qe te antaresohet ne BE, pa njohur Kosoven!

    Serbia thote se nuk e do BE-ne para Kosoves, dhe mbetet qe Kosova nuk mund te behet shtet pa aprovimin e Serbise. Ketu eshte e qarte qe Serbia eshte ne avantazh, dhe rrjedhimisht marreveshja anon nga ineresat e Serbise! Megjithate, Serbise nuk i plas shume per Kosoven, deri sa ajo te marre ate cmimin qe i ka vendosur BE-se dhe USA-as, per te. Kur Serbia ta marri ate, atehere cdo gje eshte e zgjidhur dhe Kosova fiton plotesisht pavaresine e saj. Marreveshja, eshte thjesht nje konfirmim nga Perendimi(BE dhe USA), se Serbia do te perfitoje jashte mase, kur ajo te njohi Kosoven! Eshte mire per Kosoven dhe akoma me mire per Serbine, sepse Kosova eshte drejt rruges se pavaresise se plote, dhe Serbia do te marre demshperblim kur ta njhe kete pavaresi!

  30. d.ademi says:

    Edhe ceremonia madheshtore qe ju be kapitenit te vrare ne Afganistan eshte nje taktike e shpellarit per te rene ne sy si properendimor. Te me falin familjaret e te ndjerit i respektoj por jam i sigurte qe shpellari do jete gezuar kur ka marre vesh lajmin e vrasjes sepse do kishte nje rast te ri per tu dukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje