PD-të e ndara dhe ndarjet brenda PD-së

7 Mars 2012, 22:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prej ditësh Berisha dhe Rama janë përfshirë në një debat rreth faktit se çfarë elektorati do të marrin dy partitë e reja në krijim, Aleanca Kuq e Zi dhe partia e Bamir Topit. Edi Rama, duke iu referuar historisë së liderëve të këtyre dy partive, e konsideron tashmë Partinë Demokratike si një tortë të ndarë më tresh, dhe kjo duket se e bën dita- ditës më nervoz Berishën dhe shtypin e tij. Gazetat rrotull Berishës janë të angazhuara në maksimum të tregojnë se Bamir Topi është një tradhtar dhe nuk do marrë asnjë votë nga PD-ja, ndërsa Kreshnik Spahiu nuk ka lidhje me partinë e tyre edhe pse ka qenë i zgjedhuri i tyre në Këshillin Kombëtar të partisë para se të shkonte në KLD.

Debati duket se acaron ndjeshëm Berishën dhe mbështetësit e vet, por rrugët që ata kanë ndjekur për të quajtur Topin apo Spahiun të majtë janë të padobishme.

Së pari, Aleanca Kuq e Zi është një parti, e cila po bazohet qartazi mbi nacionalizmin, dhe po gjen terren tek votues të rinj, të cilët në shumicë zor se kanë votuar më parë. Jo vetëm për shkak të traditës, por dhe të retorikës që ka përdorur PD-ja si parti nacionaliste, këta votues në shumicë janë votuesit potencialë të PD-së. Mundet që një pjesë e vogël e tyre të jenë dhe votues të majtë, por janë të majtë që nuk e kanë votuar ndonjë herë Partinë Socialiste. Duke qenë të tillë, ata thjesht rrisin votat aktive në shoqëri, të cilat po rigjallërohen përmes mekanizmit të opozitës së fortë me pushtetin. Pra, nëse kemi një votues potencialisht të majtë që nuk ka votuar ose s’do ta votojë të majtën, por motivohet nga Spahiu i ashpër me Berishën, kjo është për të zezën e Berishës, jo për të zezën e së majtës. Berisha është i lirë t’i quajë të majtë apo fashistë, por problemi i tij real është se ata po frymëzohen si votues kundër tij.

Sa i përket zotit Topi dhe partisë së tij të re, ajo është një parti që po mbështetet mbi të djathtën e dëshpëruar prej Berishës dhe qytetarët e tjerë të këtij vendi që duan një alternativë të re për të djathtën shqiptare. Do apo nuk do Sali Berisha, ajo jo vetëm që po themelohet nga njerëz të rëndësishëm të partisë së tij, por dhe po pritet si e tillë në elektoratin shqiptar. Të dyja këto parti, njëra përmes populizmit dhe tjetra përmes qetësisë, janë parti që realisht e ndajnë në tre pjesë elektoratin e PD-së së deritanishme.

Por ajo që bie në sy në këto momente nuk janë vetëm tri PD-të e ndara, por dhe ndarjet brenda PD-së së mbetur. Është interesant fakti se nëse përjashtojmë pjesët e PD-së që po shkëputen prej saj dhe nuk do ta votojnë më atë, shikojmë se brenda PD-së Berisha po operon tri PD të tjera krejtësisht armiqësore me njëra- tjetrën. PD e parë është grupi i ministrave në pushtet dhe njerëzit tradicionalisht besnikë të Berishës, që kryesisht përbëjnë bërthamën e pushtetit funksional të Berishës. Edhe pse këtë grup e identifikojnë shpesh me zonjën Topalli, mund të thuhet pa frikë se ai grup nuk ka lider, por ka vetëm instinktin e besnikërisë ndaj Berishës dhe të shërbyerit ndaj tij. Këtu mund të përfshihen Topalli, Patozi, Bode, Rusmali, Olldashi, Strazimiri, Noka, Nishani, dhe një sërë deputetësh që respektohen prej tyre. Këta përveçse përbëjnë një PD tradicionale, janë dhe njerëzit që kanë lehtësuar qeverisjen e Berishës duke marrë përsipër gjithë punët e pista dhe të mira që ai ka bërë në qeverisje. Ata janë njerëzit që kanë firmosur çfarë i është dashur Berishës dhe familjes së tij dhe ndoshta janë përfituesit më të mëdhenj të posteve, por më shumë të kontrolluar nga Familja për përfitime financiare. Janë njerëzit, të cilët kanë më shumë mbështetje në strukturat e PD-së dhe më pak në elektorat. Është një grup, të cilin Berisha nuk e ka shkëmbyer me askënd tjetër, duke i konsideruar si “mushkat që mbajnë ngarkesën e qeverisjes” së tij. Mbështetja e tyre në shtyp është minimale përveç gazetës RD dhe mediet që mbështesin Berishën i konsiderojnë thuajse kundërshtarë. Ata kanë raporte të këqija me grupin Klan, gazetën 55, Standard, Panorama,  dhe media të tjera të pushtetit.

Grupi i dytë i rëndësishëm brenda pushtetit, por i pari për nga rëndësia politike, është grupi Basha- Meta. Ky është grupi më i fuqishëm politik brenda PD-së, por jo aq shumë i fortë në strukturat e pushtetit funksional të PD-së. Marrja prej këtij grupi e Bashkisë së Tiranës duket se ka kënaqur përkohësisht interesat e tyre financiare. Ata janë agresivë, miliarderë dhe kërcënues për çdo grup që synon pushtet brenda PD-së. Kanë marrëdhënie shumë të mira me medien, thuajse të shkëlqyera, falë financimeve të nëndheshme që bëjnë për ta. E vetmja krizë e shfaqur është ajo e Bashës me TV Klan kohët e fundit, e cila siç thuhet është mbyllur duke pranuar pazarin e biznesmenëve të grupit Klan për një projekt në afërsi të stadiumit ‘Qemal Stafa’. Aleanca mes Lulëzim Bashës dhe Ilir Metës është e zgjeruar brenda qeverisjes me deputetë të PD-së të afërt me Bashën që përbëjnë kryesisht linjën e ish KOP-it dhe fluksin e LSI. Interesant është se Berisha e ka mbështetur suksesin politik tek ky grup, i cili është agresiv në fushata elektorale, korruptim dhe me dosje të hapura, por vazhdon të qëndrojë skeptik për tu lënë atyre në dorë ministritë, të cilat ai i komandon vetë përmes ministrave të besuar të tij. Interesant është se media që mbështet këtë grup është shumë e gjerë, por disa botues janë njerëz shumë të afërt të tyre. Fjala vjen botuesi i gazetës 55, Fari Balliu, i cili njihet për përfshirjen e tij në gjithë skandalet që kanë tronditur qeverinë që nga Gërdeci e deri tek koncesionet e fundit, është njeriu më i afërt i Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës, edhe pse vizitat në zyrën e Berishës legalisht ka kohë që i ka të pamundura. Basha dhe Meta po bëhen partizanë të politikës me më shumë se sa një medie, duke tentuar kështu të thyejnë pa zemëruar deri në fund monopolin e TV Klanit në pushtet dhe po përfshihen në negociata për hapje dhe ndaj medieve kritike me qeverinë, sidomos Top Channel dhe Vizion Plus.

Grupi i tretë brenda PD-së janë ish disidentët e Berishës, të cilët i bashkon historia dhe frika që ka Berisha se mos i ikin nëse i heq nga pushteti. Mes tyre shquan Arben Imami, Genc Ruli, Genc Pollo, dhe një fluks njerëzish të tyre. Janë përgjithësisht të pashpresë për një jetëgjatësi të tyre brenda PD-së, dhe siç i ka siluruar së fundmi dhe shtypi afër Berishës, ata mund të jenë viktimë e “reformave” brenda PD-së në të ardhmen. Shikojnë punët e tyre, kanë majmur financat dhe nuk kanë tabu në bashkëpunim me media, duke përfshirë dhe kundërshtarë të Berishës. I vetmi ngërç i tyre duket se është me gazetën e partisë në pushtet, ndërsa me mediet e tjera janë të hapur dhe shumë bashkëpunues, biles dhe kundër dy grupeve të tjera.

Kjo situatë brenda PD-së, ku LSI i është bërë pjesë organike e pushtetit të atij që Berisha ka projektuar si pasardhës të tij, i ka krijuar Berishës një problem po aq të madh sa PD-të e ndara prej tij. LSI si një faktor i fortë për humbjen e së majtës, tashmë është bërë aq organike brenda PD-së sa jo vetëm nuk i sjell më atij vota të majta, por po i humbet vota të djathta nga përfshirja e Ilir Metës në luftërat e brendshme në PD. Darkat e përnatshme të Ilir Metës, kur mungon ambasadori Wollfarth, janë me Lulëzim Bashën, Fari Balliun dhe njerëz të tjerë agresivë kundër dy grupeve të tjera në PD. Po të përfshish dhe faktin që kjo xhelozon dhe aleatët e tjerë të vegjël të Berishës, të cilët e shikojnë Ilir Metën si gllabërues votash brenda koalicionit duke i lënë jashtë parlamentit, shihet qartë se Berisha ka po aq probleme me PD-të brenda tij në zgjedhje, sa ç’ka dhe me PD-të e ndara prej tij. Problemet që ai ka me votuesit që shkojnë tek Topi dhe Spahiu bëhen më të forta po të mendosh se brenda PD-së lufta mes tri grupeve mund të prodhojë më shumë të pakënaqur se sa ai mendon. Kjo duket se e ka bërë nervoz dhe agresiv, si një plak grindavec që nuk vë më dot rregull mbi njerëzit e tij. E ka mbështetur gjithë pushtetin mbi ndarje plaçke dhe shpërblime dhe tashmë është viktimë e modelit të tij, pasi të gjithë duan të copëtojnë PD për të vjedhur diçka në emër të saj.

 

48 komente në “PD-të e ndara dhe ndarjet brenda PD-së”

  1. Lulzime Basha says:

    Partia ime do te jete me e madhja dhe me e forta. Trashegimtare e denje e PD:
    http://imageshack.us/photo/my-images/72/lulzimbasha.jpg/

    1. fule says:

      Kush nga veziret e sulltanatit te Vicidolit do futet ne fund ne burg per Gerdec, 21 Janar etj etj? Te tjerat as me duhen fare, une keshtu di ti bej llogarite.

    2. nd-ih-ma says:

      I nderuar komentues me fal per nderhyrjen seshte pergjigjje ndaj teje por ndaj Temes. Pa dashur kurre te jem kunder do doja te terheq vemendjen e te gjitheve sidomos TEMES.Nese Berisha ka pare se nuk mund te vjedhe me mos keta te fundit jane vjedhesit e rinj te shpreses shqiptare[TOPI -SPAHIU]. Ne nje kohe qe akoma nuk kane krijuar parti,nuk mund te behet fjale per program e aleanca si mund te nxiren te tilla konkluzione?. Aleate me ke do jene perveq Berishes pjelle e te cilit jane.Nese zoti President do ishte kunder Berishes do behej nervoz me ato qpo vuan e heq populli yne prej kohesh jo tani kur dhe kur ben kundershtarin e ben ne plan personal.Tashme luhet loja me e piste qe eshte luajtur ndonjehere,fatkeqesisht e ka “ngrene ” dhe Rama.ALTERNATIVA REALE ESHTE OPOZITA MOS QORODITEMI .TE VEME OPOZITEN NE UDHE DHE PARA PERGJEGJSIVE QE I TAKOJNE DHE MOS SHOHIM ENDRRA SIQ KEMI PARE KETA 20 VJET-JU LUTEM TE KTHJELLOHEMI FLM

  2. Tani97 says:

    Analize pothuajse e sakte. Mendoj se Spahiu do te marre me shume vota majtas se djathtas. Dhe mendoj se shpresa e vetme e debimit te PD-se ngelet Topi&Co. Sepse do te flasin per temat e pergjithshme te djathta. Jo vetem per kombin. Tema e kombit vlen sa per t’ia dhjere kundershtarit (ne kete rast Berisha e Rama te cilet kane kenaqur kerkesat e te huajve, mos harroni se edhe Rama nuk u ndje per kufirin detar, por te tjere njerez folen te paret) por jo si objektiv ne vetvete. Cfare do te realizoje konkretisht Spahiu ne lidhje me kombin? Do te pushtojme Greqine ose Maqedonine? Do te zgjerojme kufijte? Do te bashkohemi me Kosoven? Derisa vazhdon te qendroje mbi re une nuk e quaj alternative Spahine.

    Ciao!

    1. elinor says:

      Edhe une mendoj se AKZ do te marre shume vota majtas. Ata qe tradicionalisht votojne PD-ne, nuk do ta votonin partine e Spahiut, por do te perqendroheshin te partia e Topit. Pra, si PS ashtu edhe PD, do te humbin vota tek keto dy partite e reja. Kam frike se do te behet nje sallate partish ne parlament dhe do te duhet qe AKZ dhe partia e Topit te bejne nje aleance te djathte duke nxjerre PS-ne dhe PD-te dyja ne opozite. Besoj se PS-ja do te kete nje numer me te madh deputetesh se PD-ja. Gjithmone, e gjithe kjo vlen nqs nuk do te kete vjedhje skandaloze nga ana e PD-se.

      1. Taku says:

        Kujt po i rruhet se cfare mendon ti elinor?! Ti gjithmone traplliqe shkruan.Merre dhe kte:
        http://imageshack.us/photo/my-images/401/saliberishanismaered.jpg/

        1. elinor says:

          Une te pakten u dal per zot traplliqeve te mija se denjoj te vej nje emer aty…kurse ti as emer nuk ke dhe don me gjyku te tjeret.
          M’i bej pak te fala ketij antonit me poshte se edhe ky fyell qenka!!

      2. antonio says:

        Tani 97 ,elinor:
        Qe te dy jeni LANGARAQE te Berishes,por njerez te TRASHE ne maksimum,aq sa nuk dini te beni diversion ne PS!!!Merreni vesh mire:PS-ja ka nje elektorat besnik ndaj idealeve te majta,ndersa PD-ja ka elektorat te lidhur me interesat dhe pasurine,si tetille mund t’i bejne NAFTEN Berishes ne rastin me te pare!!Vetem MALOKERIA besnike dhe pa tru do ta mbeshtese Berishen,shto ketu dhe te MBATHURIT me para e krime ne sundim!!!JU ERDHI FUNDI LEGENA TE SHPELLES!!!JENI VETEM PER UTURAK FEMIJESH!!!

        1. M says:

          Antonio e ke thene aq bukur.Nuk mund te shtoj asnje presje, gjithashtu as nuk mund te heq
          Ciao

    2. askushi says:

      Tani97, informohu pastaj prononcohu lidhur me qendrimet ne favor te kombit nga PS. Lidhur me faljen e ujrave detare te shqiperise, ishte PS ajo qe e coi ceshtjen ne gjykate kushtetuese dhe qe e fitoi duke e bere nul firmen e qeverise shqiptare ne marreveshje, pavaresisht se te gjithe mendojne AKZ sikur ka bere dicka. Po keshtu ishte PS ajo qe mbeshteti luften e UCK-se dhe clirimin e kosoves. E beri kete ne menyre praktike, trajnim i trupave, armatim dhe mbeshtetje me inteligjence, por edhe ne diplomaci dhe vecanerisht ne pritjen e refugjateve. Po permend dy element te rendesishem sa per te treguar qe duhet me shume informim para se te pozicionohesh me deklarime.

      1. i says:

        Informohu ti mir,. Per detrat doli nje zoteri tek qe foli dhe e beri publike dhe PS e jote skishte ku tja mbante prandaj e coj ne kushtetuse, se te ishte per PS ato ujra tani do ishin greke ?

    3. reformer says:

      Spahiu mund te jete nje pjate me shume ne tavolinen e pushtetit. Pergjithsisht jam dakord se ai mund te aktivizoje votues qe nuk shkojne fare per te votuar ose idealiste, sidomos te rinj, qe besojne se identiteti kombetar eshte gjeja me e rendesishme perballe nje politike te dekompozuar dhe ne agoni. Dhe sipas meje nuk e kane gabim. Ata qe s’marrin gje prej dy partive te medha, mund te vendosin ta japin voten per Spahiun – nje ideal abstrakt, por shume me i mire se nje realitet skandaloz ekzistues.
      Por problemi i vertete i Berishes eshte Topi. Askush nuk dyshon se ky i fundit luan nje karte katastrofike per Berishen, ai meton trashegimnine politike te PD-se. Dhe nuk ka asnje shans qe ai te heqe dore nga kjo. Eshte po aq e sigurte sa edhe vdekja, qe nje dite merr edhe mbretin…

  3. njwerr says:

    Sa mori vota Erjon Veliaj me G99 e tij te famshme (ndjese paste), aq do marre edhe Bamir Topi vota nga PD……dhe votat nacionaliste te Kreshnik Spahiut nuk jane kurresesi te djathta…..jane vota te gjithe partive politike qe budallenjt e rinj i kthejne ne vote dem per aleancen kuqezi….do jemi serish ketu kur te mos marre asnje vend ne parlament Bamir topi….

    1. merkuri says:

      shikoje realitetin ne sy e mos u digjni… se keshtu si ti thonin edhe socialistet e nanos ne 2005-en per lsi-ne… se nuk merr vota nga e majta po e hodhi fishek ne opozite e kjo gje po i vjen berishes ne 2013-en. cfare tu besh ta bejne….

    2. Tani97 says:

      po mos krahaso ti Erjon Veliaj me grupin e ri te PD-se. Erjoni eshte ai tipi qe perpara dhjete diteve deklaroi qe ishte gabuar me opinionin e tij mbi Nanon sepse atehere ishte qumeshtor i ri i sapoardhur nga USA dhe kishte te tjera aspirata mbi njerezit. Tani qe eshte pjekur ne klimen prane Edit dhe ka vezhguar nga afer se si behen pazare ne kurriz te popullit ka kuptuar qe Nano nuk paska qene dhe aq i keq. E kupton apo jo ti mor zoteri? Po e them edhe njehere qarte:

      Aq i keq eshte Edi Rama sa qe 5 vjet prane tij me bene te nderroja mendim per Fatos Nanon!

      Dhe ti paske kurajo te ankohesh per Topin&Co. Topi ishte ai qe theu historine duke votuar per Edi Ramen, o mosmirenjohes dreqi. Topi ishte ai qe ka dy vjet ia dhjet Berishes pothuajse ne cdo rast. Cfare kerkoni me shume ju? Tani po hap edhe partine bashke me te tjere shoke shume te mire, dhe prape s’kenaqeni? Vazhdo me Salen dhe Edvinin meqenese ia paske pare hajrin. Por jame shume i sigurte qe je i paket ne zgjedhjen tende te pakten ne kete faqe online.

      Ciao!

      1. Fatmir says:

        Ai Topi duke ia dhjere Sales nuk ka pse na ben te lumtur neve qe presim nje ndryshim ne menyren sesi behet shteti. Une po te tregoj ty se ai Topi shkon tek Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe mban atje nje leksion deri ketu duket normale, po dua ta di a te duket ty normale si nje burre i lecitur qe je, ne momentin kur merr vesh se ky Topi heroi yt shkon atje i ftuar nga nje fare gjeneral Agim Lala nga shijaku, per te cilin prokuroria (e perkrahur nga Top heroi) ka kerkuar 4 vjet burg per ato hyneret e Gerdecit.Ky eshte ai Topi, qe do rrezoj Saline? po kujt i duhet. Ne duam te dime kush do e beje Shqiperine-

    3. Mike says:

      AKZ do marr votat e te rinjeve dhe pergjithesisht te djathte,sepse vetem te djathtet jane nacionalist, keni pare ndonje Parti nacionaliste te mbeshtetet nga e majta kudo ne bote???.Dhe mendo komunistat shqiptare ( PS vasale e Grekeve), te votojne nje Parti nacionaliste.Si perfundim ne pushtet do jete perseri te djathtet, ju te majtet beni koalicon me Partine e Paskal Milos,Gjinushin,Petro Kocin,Spartak K Ngjelen,pa harruar dhe aleatin tuaj besnik Grekun Vangjelis Dule,,,Shqiptaret nuk jane budallenj tua japin voten juve,nqse PS vjen ne pushtet pas 4-5 vjetesh greku ka ardhur ne Elbasan.

  4. todi says:

    Kini per te pare se cgjeme ka per te qene per PD-en dalja e ketyre dy partive. E jo vetem kaq, por mbi 50 perqind e votuesve te LSI-se ka per te shkuar perseri majtas dhe humbja e sales do te jete e sigurte ne zgjedhjet e ardheshme. Atehere shqiperia do te marre fryme lirishte nga gjithe kejo hajduteri.

  5. Horri i bulevardit says:

    Po ju them atyre me te rinjve, qe skane patur mundesi te shohin funeralin e Enver Hoxhes, se nuk dallonte nga funerali i Kim Ir Semit te Korese se Veriut.
    Ndoshta dola pak nga tema e ketij shkrimi, por e kam nje qellim.
    Kur vdiq ai i shkreti, Enveri, shifja ne TVSH-ne e vetme dhe nen zerin dramatik te nje spikeri te shkelqyer si Virgjil Kule, nje varrim madheshtor per nje burre shteti, por njekohesisht, shihja qarjet masive, qe si ne nje korr, te jepnin idene se edhe ti duhet te qash edhe ai qe u denua duhet te qaje.
    Por prape se kam llafin ketu, e kisha fjalen tek qaramanet, qe si neper mortet e malesive ku ata kryesoret ishin pikerisht ata qe qajne, ose vajtojcat, kur i shihja me vinte gjynah, se nuk arrija dhe ti kuptoja, per vete moshen e re qe kisha, por me vinte keq.
    Kaluan muaj dhe vite, dhe vajtojcat, u harruan, se ai me i madhi kishte vdekur tashme, do te prisnim te madhin e rradhes per te qare perseri ne korr, por ai spo vinte.
    Por po ndodh cudija!, po po, se ata qe e qane me ligje ate te shkretin qe nuk arriti te na e sillte komunizmin, qe te punonim sa kishim fuqi dhe te merrnim sa kishim nevoje, keto vajtojca ose qaramane, papritur jane bere qesharake, eshte njesoj sikur nje djale kalon ylberin dhe kthehet pederast, e harruan qarjen, filluan te qeshin, jane te lumtur, si atehere kur therrisnin neper kongrese, te na rroni sa malet, i shof neper Shqiperi, neper forume dhe faqe te ndryshme gazetash, sikur i ka ardhur perseri cehrja, se mbasi i vdiq ai qe e qane me ligje dhe me muzike funebre, i ra nje cehre prej te vdekuri, por jo erdhi dita, kur keta qaramane te medhenj, te qeshin me ne fund, se erdhi Ai, qe e kishin pritur, qysh ne ate prill te zi te vitit 85-se, erdhi perseri, ashtu i gjalle, i buzqeshur, Ai strategu, qe zbulonte armiqte, erdhi Ai qe sot me largpamesi, sheh pucistat qe duan ti marrin pushtetin,por keta pucista, si nuk mendojne dhe duan te na sjellin perseri kohen e vajtojcave,, te qaramaneve ne kolektiv, lerini te gezojne, se ate vit te 85-ses, qane dhe u dobesuan, lerini qaramanet e djeshem te gezojne sot,se erdhi Ai qe e qane me ligje.
    Disa do te me pyesin, ku jane ata qaramanet ose vajtojcat?, une u them, i keni ketu ne kete faqe, mos u lodhni te kerkoni, jane midis nesh, jane ne nje paraqarje masive.
    Shikoni Elena Gjiken, sa e gezuar eshte, pse kekoni ju tja hiqni gezimin dhe ti jepni qarjen, Ai jeton dhe Nafija qe tund dybekun, alias Elena Tropojes, jeton sot ne delir, ne nje paraqarje, se ajo e di qe edhe ai qe sduhet te vdiste, vdiq dhe Nafija, qau me ligje, gezon sot Mikja, ka kohe qe ska qare, qysh ne vitin e larget 85, mos ja hiqni buzeqeshjen nga buza, se Ai jeton akoma edhe Giseilda, gezon, po kemi dhe ish qaramane qe sot jetojne ne delir se Ai eshte midis tyre, kemi Ramizin, qe per tu shkeputur nga shpella, thote jam Ramy, nga shpellar ne anglez, perparim i madh, kemi shume ketu, mos kerkoni larg, qaramanet e djeshem, do ti shofim dhe qaramanet e se ardhmes, kur Ai te shkoi.
    Qaramanet, qajne, qeshin dhe perseri qajne, dhe qarjet jane gjithmone per ate se Ai jeton dhe sa te kemi qaramane, ne do te kemi nje si Ai.

    1. dymi says:

      Koment shume i thelle ky i Horrit te bulevardit!?!?!? Cdo koqe qe gjallon ne Shqiperi mund te beje not ne kete pellg-koment.

      1. Horri i bulevardit says:

        Tkerkoj falje dymo, se stkom qit ke qaramanet, po nejse prap se prap i kam ven dhe ne shumes, dhe nji nga ata mund te jesh dhe ti, mos u ofendo lali, se dhe pak do ju vi koha te qani, me denes, si atehere ke xhaxhi.

    2. tani says:

      Ky nuk eshte “horri”,ky eshte Nice vete!

  6. Genti says:

    Deri tani Berisha ka qene e keqja me e madhe e ketij kombi, tani po behet e keqja e vetvetes. Kjo pasi nuk e kupton qe eshte konsumuar teresisht. Heqja dore perfundimisht nga politika nuk eshte opsion per te: do te vazhdoje te hiqet zvarre deri sa ta heqin me pahir. A do te pergjigjet per gjithe keto krime eshte ceshtje tjeter, pasi varet nga ata qe do te vijne pas tij.

  7. Olti says:

    AK i merr te votat e te majteve dhe fiton zgjedhjet Po te behen Zgjedhjet tek Tema! Ne realitet AK do marri votat e te rinjve, te cameve dhe do demtoj Idrizin se votat do ndahen Ne dysh, si dhe te ndonje turisti Kosovar! Bamiri ka pak shanse te fitoje dhe Kjo u provua nga Partia e Meksit dhe Dashit! Aq me shume me pushtimin e Tirones nga Fisniket e Veriut dhe te Jugut, Tironcat jane shnderru Ne monumente kulture qe Duhen me u mbrojt nga Shteti! Mafia Meta Basha do morri me shume vota se ka kap administraten, ka pare me ble votat e jevgjeve te Bregu i Lumit, si dhe me pagu komunistAt e milloshit ti Morrin PS pensionistat qe Kane mbet gjalle! LSI ka me vete parine intelektuale dhe financiare te shitur te vendit!
    Pengese e madhe per AK dhe Topin Jane mungesa e strukturave te partise Ne rrethe qe mund te evitohet Po bene koalicion me Nje parti te madhe!
    Pse njerezit e Metes dhe te Bashes jane keta tek Tema qe hudhin Teorine qe Sala Po iken aman mos sillni Edvinin se do na mori erezin? Ptuh… me te thirr kamunist katnaret e Skraparit dhe te Elbasonit!

    1. Tani97 says:

      Olti,

      ia ke futur pak kot ne lidhje me partine e re te djathte te Topi&Co. Eshte nje nisme e re shume me e pergatitur se ajo e Meksit dhe Dashit me 2009. Dashi kishte nje parti qe e shtynte prej vitesh jo me ndonje seriozitet te madh, dhe Meksi iu bashkua ne kuader te Polit te Lirise dy muaj perpara zgjedhjeve te 2009. Kesaj rradhe flasim per nje vit kohe. Dhe te mos harrojme jemi ne tjeter situate. Demokratet e PD-se (nqs. na lejohet t’i quajme te tille) jane shume me te zhgenjyer sot se me 2009, per plot arsye, mjafton te permendesh Ilir Meten. Dhe mbi te gjitha po ndjejne eren e gjakut dhe kalbesires. Me pak llafe une jam i mendimit qe partia e re e djathte, nqs. be fushate te mirefillte (ne stilin e Van Damme, pa perjashtime goditjesh ? )kundra binomit komunist PD-PS, ka plot shanse te gllaberroje nje pjese te mire te votuesve historike te PD-se, si dhe te shtoje votues te rijn qe deri dje nuk votonin per askend (mos harrojme se me 2011 votoi rreth 45% e atyre qe kishin te drejte).

      Ciao!

      1. Olti says:

        Tani 97 me fal por vec teje te gjithe Ne pergjithesi ja fusin kot! Nderkohe Topi Partine nuk e ka krijuar ende, zgjedhjet Po afrohen …. Megjithate Me mire me Salen si thu Ti se te gjith njesoj kan per te qene… Po kete Edvinin Pse e Kane kaq frike Berishistat dhe Metistat, ai eshte dhe opozite e dobet sipas tyre!

      2. Fatmir says:

        Ti mor trap Tani97, ke rene ne dashuri me veten. Luften sot shqiptaret o idiot i lindur nuk e kane me komunistet si ideologji, por me hajdutet, me njerez te deformuar qe merren me politike. O idiot, nuk e kupton se as nuk na prishet gjiza se sa inat e ke ti Edi Ramen ne duam te largojme nga pushteti ate monstren qe e ka bere Shqiperine lesh arapi. Dhe sa per Totin, ai na duhet sa per ta care partine e malokeve. Ndersa ti mor trap ke bere gati lugen per te ngrene corben e radhe, qe hengsh bythen tende ishalla o gomar.

        1. tani97 says:

          mua nuk me ben problems se cilin monster kam persiper meje: Berishen apo Ramen. Une thjesht dua mos te kem monstra mbi krye. Kurse ju qe doni Ramen dhe jo Berishen, thjesht tregoni qe jeni nga brezi i vjeter i komunsitave qe Sala s’i ka kenaqur shume. Dhe shpresoni tek Rama. Une e di qe per momentin duhet hedhur Berisha, por ama jam edhe i ndergjegjshem qe me Ramen asgje s’ka per te ndryshuar. PRandaj zgjedh nje alternative te re. Ndoshta edhe ajo do te me shgenjeje. Nuk ka problem. Do te jem prape ketu duke share edhe ate parti po qe se del mashtrim. Ju a e keni kete kurajo per te share Edin kur masakroi Tiranen per 10 vjet rrjesht?

          1. olti says:

            Tani ti nga mengjesi ne darke ne cdo site sulmon keta te rinjte e PS dhe mbron Nanon me Bolshevikun Sali.

            Kam qesh aq shume me ty kur ke bo nja 10 shkrime per Rudina Seserin. I ishe qepur te shkretes dhe i pergojoje certifikaten e lindjes, deftesen e fillores, tetevjecares si dhe masterat ne Harvard. Ti se cke nje urrejtje disi femerore per keta njerez.

            Une per vete daku ve Edvinin shume perpara Sales, Metes apo edhe Nanos e Harasanit. Kur ta provoje veten Topi dhe Spahiu pse jo e ndoshta futen bashke ne aleance. Po e them prape ti se cke dicka personale me Edvinin. Ne se kemi takuar kurre edvinin, jo si ti qe e ke pas cfare e ke pas per nja 5 vjete,, por na ka mbi Sala kudo qe hedhim syte.

          2. elinor says:

            Ketu ndryshojme bashke. Nuk jetoj ne Tirane, por disa miq te afert me kane fole fjale te mira per punen e Rames kur ishte kryetar bashkie. E vetmja pakenaqesi qe kam une ndaj Rames eshte inefikasiteti dhe pasiviteti i theksuar i ketyre koheve te fundit ne opozimin qe i ka bere saliut. Qysh prej 21 Janarit te kaluar ai eshte terhequr plotesisht. Ato mesazhet e twitter-it une nuk i quaj si kundershtim. Asnjehere gjate kesaj periudhe nuk ka kerkuar doreheqjen e qeverise. Me e keqja eshte se sikur ia ka ngjitur edhe te tjereve kete semundje; edhe Brace ka fillu keto kohet e fundit dhe ben deklarata nga FB.
            Nejse, ti ke mendimin tend.

  8. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Zimbabwe eshte nje shtet i njgjashem me shtetin tone.
    Perdite administrata e sales, e pa kualifikuar perkthen pa dituri dhe pa fantazi ligje nga vende te ndryshme te Europes.

    C’eshte ky qe kerkon te zbatohet ligji?! bertet nje zyrtare administrate! duke vazhduar pa ju trembur syri:- Ne nuk pyesim per Aleancen Kuq e Zi sa te kemi Salen, do i ofrojme Edit zvkryeministerin dhe perseri do jemi ne pushtet!!!. Te dy do ti pastrojme tha aleancisti.

    Shikoni njerez dhe mos vrisni veten ju profesor,doktore,artist dhe sportist te ndershem te Shqiperise. Injorante te exituar kane mbushur administraten publike dhe modeli eshte sala me jozefinen.

    Te njejten gje bene dhe mugabe ne Zimbabwe!!!Pra Aleanca Kuq e Zi ka nje mal per te rrezuar perpara njerez, keni besim te zemra Shqipetare…

  9. tironci says:

    pd e filloi si parti demikratike ..
    por po e mbyll kapitullin e saje si PARTI DIKTATORIALE ..
    POSHTE JASHTEQITJA E KOMBIT SHQIPTARE sali berisha

  10. Guxhua says:

    Mero pershendetje! Urime per shkrimet por me duhet te te them se brenda PD vertet ka tre grupe por grupin e trete e ke gabim. Ata nuk llogarriten fare. Gjeje vete grupin e trete. Te pershendes.

  11. n.mema says:

    Ky artikull nga fillimi ne fund eshte si nje lloj analize qe behet ne skedinat e sportit 1×2.Te gjitha variantet e mundeshme jane pershkruar
    me korrektesi nga zoti mero baze dhe i pergjigjen realitetit per te gjithe “skuadrat” ne kete grup me rivale te rrezikshem.Por keto gjera qe permenden ketu jane ana e dukshme e problemit.Kurse variantet qe nuk shihet jane ato qe luhen prapa perdeve nga 3 sekseret mafjoze te trukimeve te ndeshjeve ne politiken shqiptare:arvizu-volfarth-sequi
    Keto jane dhe trajnere,dhe gjyqtare,biles dhe astronome qe shikojne
    “yjet ne ngjitje”.
    E verteta eshte se cdo lloj rezultati qe do dale nga kjo ndarje e PD
    nje gje eshte e sigurte:Qe nuk do kete asnje ndryshim ne kursin e shkaterrimin marramendes te shtetit dhe kombit shqiptar.Ka vetem nje rruge duke shkuar hap pas hapi
    -Te largohet forcerisht krimineli berisha.
    -Te injorohet frikacaku edi rama
    -Te krijohet nje qeveri teknike
    -Te zgjidhet presidenti nga populli
    -Te mos nderhyjne arvizute ne punet e mbrendeshme
    Eshte nje mundesi qe Aleanca Kuq e Zi te udheheqe mbi 80% te shqiptareve qe duan te clirojne vendin nga kucedra me tre koke PD -LSI-PS dhe t’i dale zot vendit duke i thene nje “Jo” te forte
    invazionit te qelbur te tre ambasadoreve ALEKS-EUGEN-HETTORE..Pasi te cliroje vendin AKZ duhet te shikoje ne bashkimin e shqiptarve..
    Le te shpresojme..

  12. pali says:

    Mero analiza e juej rrok shume probleme ne PD,tri rrymat mbrenda saj etj dhe si keto qe po shkeputen si partia e Topit dhe partia e Spahiut.
    Ju jeni me eksperience ,sidomos e njihni mire Salen!
    Ai asht pehlivani ma i madh i ketyne 22 vjeteve dhe se bashku me Nanon qe i polli nji parti u bane kundershtare,kjo sipas mesimeve te partise nane dhe udhezimeve te Ramiz Alise,e futi edhe ne burg,kur ma shume ndenji ne Greqi se ne Tepelene,atje mesoi edhe greqishten dhe ne fund te dy dolen dhe u thane shqiptareve ne televizion se “kjo ishte loja”.
    Loje bukur besa!
    Vetem per kte thanie duhet te shkonin te dy ne burg per talljen edhe vrasjen e mija shqiptareve qi ndodhi ne kohen kesaj “loje” politike !!
    Kte loje e luejti me mocionistet,Xhuvelistet,Pollon dhe se fundi me Ilirin e Metes!
    Levizja e grupeve mbrenda PD nuk mendoj se jep ndonji efekt ,se ato i shtron ure te gjithe Berisha,ka eksperience!
    Dhe tash lojen po e luen ne emen te nji nacionalizmi te shpifun me jo shqiptarin kreshnikun e spahijeve ,mbetje e oficereve kolone turq.(Jo shqiptar e etiketoj kete Alibeaj,i cili mbase e njeh mire,po aq sa dhe vetveten)
    Spahiu sot asht tue luejte lojen e Berishes dhe keni per te pa rezultatin.
    Spahiu ka me deklarue ,po si Iliri se : “per interesa te larte kombetare” une do te bashkepunoj me Berishen,tue mos iu nxi as fytyra si:”faqezi ” qe asht ,(kjo sipas emertimit te Berishes).
    Se dyti partia e Topit ,per mendimin tim asht e vone ,bash ashtu si ai reagoi shume vone ndaj fyemjeve personale dhe institucionale,gja qi tregon paaftesine e tij me e njofte Berishen,ose edhe ky asht tue i sherbye nji loje jo fort transparente.Pse?
    Topi duhet ta kishte krijue partine,bash ne kohen kur u etiketue si “horri i bulevardit” dhe sot Sala te ishte ne stol te deputetit ose mbase edhe mbas hekurash.Edhe tash po vepron shume ngadale,tue prite mbarimin e mandatit gja kjo qi favorizon Berishen dhe i jep mundesine me zgjedhe ai presidentin dhe me forcue pushtetin.Mbas kesaj kohe atij nuk ka pse i duhet partia e re ,por te shkoje dhe ti lepihet Saliut.
    Ne qofte se Topi nuk e ban sot,mbrenda Marsit veprimin per rrezimin e Saliut edhe pa shpalle partine e re ,ma vone koha punon vetem per Saliun.
    Prandej une dyshoj edhe te levizja e vonueme dhe e ngadalte e Topit.
    Sot asht ma i domosdoshm se kurr largimi prej qeverie i Sali Berishes, tue bashkue votat te gjithe te majte dhe te djathte demokrate dhe krijimin e nji qeverie teknike,ne menyre qe Presidenti te shpalle zgjedhjet e parakohshme ne vjeshten qe vjen.Mandati i Presidentit shtyhet deri ne vjeshte dhe Presidenti i ri te zgjidhet po nga Parlamenti i ri .

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Bashkimi i partise te Topit dhe te Rames ne nje koalicion per pushtet do ishte me i miri..Topi i qete dhe respekton institucionet, Rama dinamik dhe inspirus…Ndarja e pushtetit te Rames me Topin do bindi BE-ne qe Shqiptaret jane te bashkuar dhe gati per integrim…Bashkimi i te majtes me te djathten do ishte DEMOKRACIA E VERTETE qe ky vend e ka munguar per 70 vjet…Te dy e respektojn njeri-tjetrin…Ina Rama si kryetare e KLD-se me autoritet te pamvarur nga Parlamenti por vetem nga Gjykata Kushtetuese…Pandeli Majko per president…Gjiknuri si Kryetar i Parlamentit…Me pelqen ai djali i ri i PD-se qe u lidh me Topin…Edhe ai te marri nje institucion te rendesishem…Enver Hoxhen do ta kisha qejf ta kisha ne Prokurori se ka shume hesape per tu shpjeguar Popullit…

    1. Fatmir says:

      O qytetar e bere shtetin, qe u befsh lemsh. Po pse po e degjeneroni kete blog, se ca kohe ishte mire. Po Pandi e ka vilen jo shume larg Ilirit te Monikes te gjiri i lalzit, edhe Topi Land i ka lene fukarenjte pa goje, po edhe miku i tij ai ordineri prej Shijaku, Agim Lala i Gerdecit i denuar nga Prokuroria me 4 vjet heqje lirie komandon akademine ushtarake rrjepacake me katundare qe nuk dine as emrin e tyre, gojet e liga thone se eshte ne grupin mafjoz te Like kokmadhit edhe qe thua ti o Optimist ky Topi e do Gimen medemek si Gjeneral se geget jane shume puqista.edhe ai i riu qe u lidh me Topin me duket eshte nga Shijaku pune gegesh mor qytetar aman more hiqni dore nga tifozeria se geget e maloket nuk bejne dot shtet. Vreni ate PS i thoni atyr merhumeve qe i ze gjumi neper mbledhje atyre pleqve, Valentine, Arte,Gramoz,e kompani te ikin te flene ne shtepi, qe flecin te madhin gjume e ta lene ate Edin te punoje se ja nxoren thinjat.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Qe thua ti, une s’thash asgje..Thashetheme e me goje te liga sic thua ti…Une thash ate qe ishte per te thene, sikurse s’na the gje per ate qe duhej thene…

  14. Cen Tymi says:

    Me vjen keq kur lexoj shume nga komentet e juaja.Me sa duket Sali matrapazin dhe gjithe shpuren e sahan lepiresve te tij,do ta kemi dhe ca kohe pilaf ne krye te venit.Jemi popull qe nuk ndryshojme kollaj.jemi qen te rrahur qe kelysh,dha e kemi fryken ne palce.sot e keqja me e madhe e ketij veni jon dy partite e medhaja qe nuk ndryshojne nga njera tjetra.jan si dy pika uji.prandaj alternativa Kuq e Zi ,e partia e Bamirit jan mete mirat per situaten qe kalon vendi dhe nuk duhet humbur as edhe nje vote kot.Meron e falenderoj shume nga zemra per shkrimet brilante.por a kan sy,veshe e mend ky popull qe i kan hedh trute e gomarit????.

  15. luis says:

    Per mendimin tim militantet jane ata qe kane numrin me te madh te votave,keshtu qe i bie qe perseri dy partite kryesore do kene numrin me te madh te deputeteve.
    Cilat parti nga keto te dyja do te kete rrjedhjen me te madhe te votave nga krijimi i ketyre dy partive.
    Nje gje eshte e sigurte se po nuk u vodhen votat PS do kete numrin me te madh te votave aq sa te jete ne gjendje te formoje qeverine por per te arritur nje stabilitet i duhet qe te kete nje mbeshtetje te gjere duke krijuar aleanca me ato parti qe jane kunder Berishes.
    Dy partite e reja nuk kane per te arritur ndonje numer te madh per arsye se militantet e Pd perseri do votojne partine meme dhe jo ata qe neser quhen tradhetare.
    Ku e bazoj une fitoren e sigurte te PS.Une e bazoj ne dy aspekte.
    1-Ka nje elektorat te fuqishem dhe shume te madh por shume praktik dhe jo militante te semure sepse kur Fatos Nano ishte ne pushtet dhe beri ate korrupsion qe gjithkush e di ishte po ky elektorat i majte qe e denoj dhe e nxori ne opozite duke i dhene voten kundra duke menduar se Berisha do jete ndryshe.
    2-Tani ky elektorat jo vetem qe do e mbeshtese partine e saj por jane edhe shume te tjere asnjanes ne politike qe Berishen nuk duan ta shohin me ne pushtet dhe do i hedhin syte tek partia e Kreshnik Spahiut dhe e Bamir Topit.
    Si perfundim partia socialiste e ka treguar ne te gjitha votimet se ka elektoratin me te madh dhe e ka te sigurte ardhjen ne pushtet.Ajo ka marre vota me shume se PD edhe kur ka qene ne ditet e saj me te keqija e jo me tani,por ajo qe la ne opozite ishte nje loje e te huajve,por kesaj here te huajt nuk e duan me Berishen sepse eshte nje limon i shtrydhur.

  16. plaku says:

    z lule kujto se do fitoj si ne 90te pore ta harroj

    1. plaku says:

      Administratori,
      Shifeni ju lutem se shkruesi i mesieperm nuk eshte plaku por ndonje njeri tjeter. Beni dicka ju lutem qe kjo gje te mos perseritet. Faleminderit

      1. Horri i bulevardit says:

        Mos ja vej re plaku, se ta njofim shkrimin ty dhe ja njofim shkrimet ramizeve qe na dalin si Ramy.

  17. Markom Maven says:

    Sali Berisha dhe Edvin Rama jane si zorret e barkut: grinden mes tyre per llokmen por i perkasin te njejtes ane ne procesin e tranzicionit te Shqiperise nga Komuna Primitive ne Shoqerine e Lire. Ata i perkasin atyre forcave qe terheqin kembet zvarre (Saliu) dhe shkojne perpara vetem nen gudulisjet apo kercenimet me dorashka te Botes se Lire qe don ta terheqe Shqiperine drejt lirise apo ajo pale qe kundershton ne menyre adoleshenciale (ne rastin me te mire).

    Te marresh anen e njeres nga palet nuk eshte vetem e gabuar, edhe pse mund te parlash ndonje cope llokme, eshte thjesht jo inteligjente.

    Ne duhet te marrim anen e Shqiperise, vendit tone…thjesht sepse “Ti Shqiperi me jep…”.

  18. brigada8s says:

    Mero! Ne kohen qe ne shkruajme e qaravitemi neper komente pa vlere(nuk kemi bythe me dale ne protesta,si te gjithe ata qe e quajne veten Europiane), Salihi hedh nga nje shashke e vazhdon vjedhjen me permasa te frikshme. Verifikoni kush e ka privatizuar depon e karburanteve ne fillim te autostrades,ku “rastesisht” do jete terminali ri i autobuzeve.
    Projekti i shtimit te bulevardit etj.Nje dall me fytyre te bukur me emrin Shkerdhyeri Berisha. Po na varferojne perdite e neser do jete vone per te gjithe. Partite nuk jane primare me,behet fjale per mbijetese.Sekti qe ka ideuar e drejton Salihi po behet cdo dite e me i rrezikshem. Me Gandizmin e Rames dhe ketyre Bamirerave & AKZ nuk kemi gje ne terrezi.!
    Flm Mero

  19. Bamir Topi eshte rreziku me i madhe qe i kanoset PD persa i perket rrjedhjes se votave te kesaj te fundit, Kreshnik Spahiu eshte vetem xhurme per asgje, ai jo vetem qe nuk ka per te marre vota por ai nuk ka per tu konfiguruar si parti sepse nuk ka program dhe çdo gje qe bene e bene ne emer te interesave te tij personale per te gjetur nje qoshe ku te majmeroset financiarishte njesoj si politikanet e tjere.
    Bamir Topi eshte nje nga figurat me serioze dhe te kompletuara ku ka treguar seriozitet dhe dinjitet ne te berit politik.
    Ai ka aftesine dhe vizionin e perfaqesimit ne politike.
    Pra me nje fjale ai ngelet si nje rrezik real dhe i padiskutueshem ne shperberjen e PD egzistuese.

    1. Fatmir says:

      Aty me rri, te jete rrezik per PD pa si kapacitet, e ke pare vete ti. “Ka studiuar ne Itali nuk e di sa kohe” por flet me perkthyes me Italianet.

  20. Markom Maven says:

    Sali Berisha qendron ne pushtet vetem e vetem se Mama Lopa (Europa) dhe Mama Lika e mbajne edhe duke zene hundet me dore vetem nga rreziku qe perfaqson miku yt Rama.
    Po te mos kishin vene, ata qe luajne fijet, Ramen e patundur ne krye te PS-se vetem e vetem per te bllokuar procesin e te shkuarit perpara, procesi gjyqesor (Udha e Kombit) ndaj Berishes nuk do te ishte nderprere ne ate menyre brutale qe u be.
    Sapo te shfaqet nje alternative dinjitoze qe shikon interesat e Shqiperise do te shikoni ku do te perfundojne kreret e korruptuar te politikes ne fuqi.

    Mama Lopa i çoi Silvion per ti derguar Rames mesazhin qe nuk e duan ne krye…Silvio, edhe pse shume i zene, i la kurvickat vetem dhe erdhi per nje dreke ne Tirane. Rama e dinte rendesine e mesazhit che la Spanjen me ngut per ta takuar.

    Edhe nese jane vjedhur zgjedhjet, jane bere vetem per areysen e mesiperme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje