Sali Berisha kishte shans të kishte një ditë të mirë në parlament. Do të diskutohej privatizimi i Albpetrolit, do të ndeshej me kundërshtime të opozitës, por në fund do të bënte siç do vetë. Duke qenë një problem që ka të bëjë me historinë e zaptimit të pasurive kombëtare prej tij, debati mund të shmangte pikën e dobët që ai ka kohët e fundit, izolimin ndërkombëtar nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Partnerët e tij të ri kinezë apo azerë, të cilët duan të bëjnë pazar politik me të për Albpetrolin, ishin rast i mirë që në shtëpinë e të varurit të mos përmendej litari.
Por Sali Berisha nuk e përmbajti dot veten. Edhe pse aty diskutohej për Albpetrolin, edhe pse diskutohej se si Familja e tij ka gllabëruar nëntokën shqiptare me koncesione te dyshimta dhe klienteliste dhe po vazhdon me një shitje të re klienteliste, ai nuk e përmbajti dot veten. Në mendjen e tij nuk ishte as Albpetroli, as lejet e Vokshit për naftë, as pazaret e të birit e të bijës, as kinezi dhe azeri, as Orbani dhe Sanino, por thjesht vizita e Edi Ramës në Uashington. Edhe aty ku kishte shans ta shmangte atë vizitë nga debati, e nxori me zor. Duket se e kanë lënë fuqitë të jetë i përmbajtur për makthet e tij. Nxori nga subkoshienca e tij personazhin e vjetër “gogol”, me të cilin ka trembur dikur ish- qeverinë socialiste, Anastas Angjelin.
Ai e di mirë që Edi Rama ishte në Departament të Shtetit dhe ka pasur takime thelbësore, jo rastësore, me ligjvënës amerikanë. Ai e ka dëgjuar ambasadorin Arvizu kur është shprehur publikisht për vizitën e Edi Ramës në Uashington. E di mirë po ashtu sa shumë janë përpjekur lobistë të tij ta ndalin apo relativizonin atë. Angjeli, tashmë një biznesmen në punë të tij, shumë më i ndershëm nga Ridvan Bode, Genc Ruli apo Ilir Meta që e pasuan në karrigen e tij të dikurshme, nuk ka fuqi as ta vërë në lëvizje dhe as ta frenojë politikën zyrtare amerikane pro apo kundër Sali Berishës apo Edi Ramës. Sado banale që përpiqet ta paraqesë politikën amerikane Sali Berisha, me gjoja gallatat se vizitat atje rregullohen apo blihen, në të vërtetë e di mirë që asgjë e tillë nuk ndodh.
Më kujtohet fillimi i vitit 2005 kur ai vërtitej nëpër Uashington dhe nuk mundi të takojë askënd, as në mensën e Kongresit sa për një foto, edhe pse miku i vajzës se tij Damir Fazlliç e priste atje kundrejt një milion dollarëve që u dhanë nën dorë për një kontratë me një shoqëri lobiste. Ngushëllimi që i jepte vetes është se SHBA punon me qeverinë dhe jo opozitën. Drama e tij e madhe vazhdoi dhe 7 vite pasi erdhi në pushtet. Të vetmet takime që ka bërë më zyrtarë amerikanë në Tiranë janë ato që janë bërë për shkak të detyrës. Dhe si për t’ia çuar makthin deri në fund, ata presin liderin e opozitës në Uashington. Kjo është vërtetë e pazakontë dhe nuk ndodh në një marrëdhënie normale mes SHBA dhe një qeverie partnere dhe i vetmi faktor që mund të bëjë të mundur një vizitë të opozitës në qeverinë amerikane në një shtet formalisht demokratik, është vetë qeveria e atij shteti. Sali Berisha e di mirë se është pikërisht ai që e ka çuar Edi Ramën në Uashington. Deformimet e thella të demokracisë në vend, tatëpjeta qysh pas anëtarësimit në NATO, shkatërrimi i drejtësisë në vend, i ilustruar me gjyqe të turpshme si ai i Gërdecit, Ilir Metës, Fazlliçit apo mos hetim të fëmijëve të tij për afera skandaloze, beteja e tij kundër institucioneve, farsa e zgjedhjeve në Tiranë dhe beteja kundër shtypit, e kanë bërë atë një person përfundimisht “a non grata” në Uashington. Është kjo klimë mes qeverisë amerikane dhe Sali Berishës dhe raportet e shkëlqyera mes shqiptarëve dhe SHBA që kanë çuar Edi Ramën në Uashington.
Sali Berisha e di më mirë se ne të gjithë këtë situatë. Ai e di mirë pse ka ndodhur kjo dhe çfarë do të thotë për të. Natyrisht nuk është aq i lirë sa në vitin 1997 tu tregojë derën siç ia tregoi Nënsekretarit të Shtetit, nuk ka aq fuqi as të reagojë publikisht ndaj tyre, dhe tenton t’i fyejë si një “superfuqi” që komandohen nga “Caci”. Banal siç është në të vërtetë, pa fantazi dhe plot vulgaritete në fabulat e tij groteske, ai mendon se me një përrallë tall edhe Amerikën edhe vizitën e Ramës, maskon dhe paratë që është duke vjedhur nga Albpeptroli me privatizimin e fundit.
Në raportet e Sali Berishës me SHBA nuk ka ekzistuar kurrë një dashuri reale, por ai me mendjen e vet e ka blerë me lek dashurinë me SHBA. Në të vërtetë ka paguar miliona dhe vazhdon të paguajë dhe nuk beson dot se ka dhe politikanë apo udhëheqës në mbarë botën që raportet reale me SHBA i kanë natyrale, si raporte besimi për vlerat që ndajnë. Ai nuk do ta pranojë këtë. Nuk do ta pranojë se dështimi i tij në krye të Shqipërisë, nxjerr në rend të ditës nevojën për të ndryshuar udhëheqjen dhe jo për të ndryshuar kursin e Shqipërisë ndaj SHBA. Makthi se dështimi i tij ka çuar rivalin e vet në SHBA e bën vulgar, të lig, por mbi të gjitha qesharak në shfaqjen e parë publike ku kishte shansin të mos fliste për këtë gjë. Por i kapur nga bota e parasë, i zhytur deri në fyt në llumin e shoqërisë shqiptare, që nga vrasjet ordinere e deri tek ato mafioze, i futur në konflikt me shoqërinë për shkak të pushtetit që dikton drejtësinë dhe institucionet në vend, i përzier në çdo aferë të madhe korruptive në këtë vend, ai përpiqet ta shpjegojë SHBA, jo ashtu siç është, por ashtu siç atij i duhet, e pistë si vetja, si një vlerë që blihet me lek. Dhe mendoni çfarë makthi ka kur as lekët që ka vjedhur aq shumë s’i bëjnë më punë.
Mendoj se Z. Rama esthe tashme 100% i gatshem per dtyren e re te Kryeministrit te vendit, urojme qe nderkohe procesi i degradimit te financave dhe institucioneve te ketij shteti te mos shkokj ne nje pike te pakthyeshme. Nga nje plak i keq qe ka makth hymbjen e pushtetit cfare nuk pret…fatkeqsisht
Mes te tjerave, maloku na tha dje ne parlament se PS dhe Rama duhet te kerkojne falje per denimet dhe dhunen e diktatures ne Shqiperi. Argumenti i malokut: se kane qene komuniste, ose pasardhes te komunisteve. Bukur, po Saliu a ka qene komunist? Sigurisht, madje 24 karatesh. Atehere, po ai a nuk duhet te kerkoje falje?
Madje, ai duhet te kerkoje dyfish falje: per periudhen e komunizmit, dhe per periudhen e postkomunizmit, ose neokomunizmit, ose akoma me sakte, te periudhes se malokomunizmit te Saliut nga Vicidoli. Ka vetem nje spjegim per te mos kerkuar falje nga Saliu: ai ka qene komunist sherbetor, dhe sherbetori me sa duket nuk kerkon falje per gabimet e ustait.
Dhe se fundi, propozoj qe Katundit Vicidol ti ndrohet emri, te quhet Katundi Hajvandoli.
Ndigjoni ju mue
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
Kur nuk i duhet amerikes nje psikopat si ky llogarite se sa i duhet ketij populli te shumevuajtur dhe pa force per ta fluturuar andej nga ka ardhur kete fare plehre te kombit tone. Edhe kete radhe je shkelqyer ne shkrimet e tua.
Pse nuk merresh pak me Opozitën, o i nderuari Mero! Dihet nga të gjithë, se kush e drejton këtë qeveri, por nuk ka asnjë reagim nga Opozita, ose reagim popullor!
O Fatmir 97,pse nuk hesht o derezi ne vend qe te kepusesh mufka si kjo ketu lart.Po kush e ben korrupsionin,kush i vjedh votat,kush vret demonstruesit me duar ne xhepa ne mes te bulevardit, kush po i shet interesat e vendit,kush po na con larg e me larg drejt lindjes ne vend qe te na coje ne Evropen Perendimore, opozita apo Sal-i mavria? Dhe ti na thua te merremi me opoziten.Politike me e trashe pedeiste se kjo nuk ka ku te shkoje me. Mbec me shendet o Fate se me duket se Sal-iu te la kete here.
@0 dymi; – Kur opozita fle gjumë, kur populli nuk reagon fare, atëherë ti lëmë llafet, e të pranojmë realitetin. Sa për PD, me në krye Lokun, në 97, unë kamë qenë ndër të parët, që kamë protestuar në qytetin tim, e nuk e kamë votur kurrë atë parti leshi. Por pas viktimave të Gërdecit, ata të 21 Janarit, vjedhje nga të gjitha anët, si ajo spektakolarja e Metës, Lulit, etj,…. Jamë shumë i zhgënjyer, me këtë reagim të opozitës. Për mendimin tim, edhe opozita ka fajin e saj. Edhe ne kemi fajin tonë, në vendë që të zbresim nëpër sheshe, si në 97, jemi fshehur mbrapa ekraneve të komjuterit. Mbec me shendet o dymi, e kush krikon Ramën, nuk do të thotë, që është me Salën apo Topin, apo AK, etj,……. http://www.youtube.com/user/fatmir97
Po Fatmir97, nuk je i vetmi qe kritikon me sens pozitiv, por mune te kete ne kete blog nga ata zagaret e gjahut te pushtetit, te pavotuar nga shumica e shqiptareve qe e marin kete fjalen tende dhe e tjerrin siç u do mideja, megjithese e dine mire kuptimin e tyre. Prandaj ke bere shume mire qe e ke bere sqarimin, bravo per pergjegjesine qytetare qe tregon.
Ciao
@M – Faleminderit për komentin. Nga Mero Baze 5 Mars, 2012. – ”Opozita ka vetëm një shans të zhbllokojë këtë situatë dhe të ndihmojë Shqipërinë të arrijë së paku Serbinë, ende pa u bërë si e shtëpisë në Bashkimin Evropian. Duhet të rrëzojë këtë qeveri sa më shpejt dhe me çdo çmim. Ky është i vetmi kontribut që ajo mund të japë për të ndryshuar perceptimin e Perëndimit për pushtetin në Shqipëri si një pushtet që ka kapur drejtësinë, dhe ka bllokuar shtetin ligjor.
mero bravo. vetem nje gje nuk kuptova ne editorial. kush eshte Caci dhe cfare lidhje ka me berishen dhe ramen. eshte serb apo shqiptar?
Anastas Angjeli shkurt Caci.
Ta them une kush eshte Caci
–Caci eshte nje politkan i koruptuar i qeverise se Nanos dikur ,te cilin Edi
e ka marre perseri prane vetes sepse Caci eshte nje spiun i deklaruar i grekeve dhe Edi sic duket e perdor per te ndikuar tek greket
Se Caci nuk eshte i zoti per azgje tjeter –Duhet thene se Caci (Anastas Angjeli)
eshte totalisht i neveriteshem dhe aq shume i koruptuar saqe edhe Nano
kur e kishte ne kabinetin e tij e ndoqi fare nga PS-ja per nje fare kohe , por me vone e mori prape
–Saliu tani gjen Cacin si cengel dhe atje var akuzat e tij kunder opozites …….
Ndaj kjo opozite e ka njecike te veshtire te marre pushtetin , se kur ke Cacin ne krah nuk ti beson njeri akuzat kunder korupsionit pavaresisht
se Sala e ka mbushur kupen me kohe e me vaft per te ikur….
Eh thuaj , nuk e kutphet ce do perkrahjen e grkeut PS-ja taniqe eshte ne opozite –aq me teper qe Greqia po ngordh….
Apo ngaqe Grqeia do na jape voten per te hyre ne EU, se ne vetem vota e Greqise na prish pune , te tjerat i kemi ne xhep….lool
Keto 20 vjet demokraci vertetuan nje gje qe :…ku ka ze nuk eshte pa gje…..
Raimond te jap plotesisht te drejte, Cac Angjeli eshte simbol i korrupsionit ne qeverisjen socialiste te para 2005….aq njeri me imazh te ulet publik eshte sa ne zgjedhjet e 2005 u mund turpshem edhe nje felliqesire si Ylli Pango….personalisht si socialist prej vitesh me vjen keq qe Edi Rames per te ardhur ne pushtet i duhet te afroje ne PS figura te denigruara si ky grekofoni….. ?
Te jap plotesisht te drejte Raimond…Cac Angjeli eshte simbol i korrupsionit ne qeverisjen socialiste te para 2005-es….aq person me imazh te ulet publik ishte sa ne zgjedhjet e 2005 u mund turpshem nga nje felliqesire si Ylli Pango….si socialist prej vitesh me vjen keq qe Edi Rames per te ardhur ne pushtet i duhet te afroje perseri ne PS figura te denigruara si ky grekofoni…. ?
ju fshatar e injorant te shekullit 19 . profesori e akademiku i nderuar anstas angjeli as nuk mund ta krahasosh me plehrat e te degjeneuarit e sali berishes qe vret e grabit ate popull te shkret diten per diell <>>>
Sakte! Shkurt! Bukur!
jeni i madh z.Baze….ju lumte pena,por c’fare do te behet me kete kerme sa te humbi pushtetin,nuk duhen pere dhe plane per sekuestrimin e pasurive dhe lekeve qe ka vjedhur nga populli shqiptar ky funderrine…pastaj duhet menduar dhe per qeline e tij,e mira eshe qe te mbyllet ne qeli bashke me Zan Caushin per nja 24 ore,e them 24 ore sepse nuk do i zgjasi dot me shume…
urime dhe faleminderit per sa shkruan dhe ndikon ne zgjimin e ketij populli te pergjumur
NA knaqe mero
Zoternj te Gazetes “Tema”, deshiroj t’ju bej vetem nje pyetje. Pyetja eshte kjo: “A keni ndonje informacion lidhur me Z. Arvizu? A e dijni se ku ndodhet keto dite? Nuk e kemi pare kohet e fundit, dhe na ka marre malli shume, sidomos tani, kur Burri Yne i Shjtetit, porsa eshte kthyer nga Hungaria, i frymezuar mje shume se kurre! Faleminderit shume!
“I zhytur deri në fyt në llumin e shoqërisë shqiptare” thot Mero me kultur. Una kisha me thon; i zhyt deri m’fyt n’mut ene s’ka p’t’dal mo se muti ka p’ta myt.
Teksa po lexoja shkrimin, i cili e nxjerr ne nje plan surrogato e krejt ordiner, sikur te jene m/dh dhe raporte komshinjsh shqiptare te thartuar per nje depozite uji, m’u kujtua nje anekdote e njohur e Tefës (Shtjefën Palushit).
Iu lut njeri qe t’i bente nje portret, nje skice portreti se aq kohe kishin. Tefa para kembenguljes (ose kruarjes se b… se b/biseduesit)u dorezua. Mori nje leter A4 dhe vizatoi tiparin me karakteristik te porositesit: hunden. Po i beri ne fund te faqes edhe dicituren. Aty lexohej (dmth hunda) vijon ne faqen tjeter! E shkelqyer, si gjithcka qe ka nxjerre mendja dhe dora gjeniale e njerit prej karikaturisteve e humoristeve me te shquar te vendit.
Historia (me zhurmues) e Salibegut te Pare nuk eshte gje tjeter, vecse “vijon ne faqen tjeter” (edhe ne kuptimin konkret si hunda e tij ne emisionet e fiks-fare, pinokut shqiptar). Megjithate, Mero Bazes jo vetem qe nuk i eshte “keputur” periskopi, perkundrazi, po sjell gjetje te reja, te fresketa. I tille eshte edhe ky shkrim dhe, cdo lexues shqiptar me dy pare mend ne koke, ndjen brenda vetes nje shembje me rrapellime, per poziten mjerane e te pashembullt te kryemini….strit te vendit vet, per shpjegimet alashvejk qe ben, sikur ka harruar se e ka cuar vendin “ne boten e internetit” dhe ka njerez jo vetem shume e shume here me te formuar, po edhe te informuar. Me pelqen qe Meroja kete tashme “te kaluar” e percjell me nje sens humori, me sarkazem, do te thosha.
Besoj se komentuesve te tjere do t’u hap “front pune” me pyetjen retorike: “Po kujt me i thene se”? Kujt e deri kur? (ne fakt dy “thirrje” kane mberritur per pranveren, qe “ka nise me ardhe”, Withers dhe Zef Brozi (me shqeto). Po “thirrje”, besoj se duhet kuptuar edhe turi i Edi Rames ne ShBA e Angli. Do ta degjojme neser mbrema te Topi (jo te Bamiri, po chanell)
z MERO,,nuk ka makth fare ai perbindshi,,mendimi im per veprimet e amerikanet jane qesharake,,ata e dine shume mire qe ne shqiperi populli shqiptare i tere,,flet qe amerika e perkrah sali berishen qe te jete gjithmone kryeminister,,prandaj therrasin edi ramen per te treguar qe ne nuk jemi gjasme me sali berishen,,por e verteta eshte se ata duan sali berishen,,kjo eshte tenelovena americane,,si gjithmone politike me dy fytyra…..aty ku i leverdis gjithmone americaneve,,se atje ku nuk i leverdis ata te shpallin lufte po nuk u largove nga fronti qeveritar,,,kjo eshte politika dy fytyrshe e americaneve,,prandaj dhe saliu do vazhdoje te jetoje ne politike derisa americanet ta heqin ate fytyrene dyte qe e kane si ato kurvat qe thone jemi te ndershme…..
Faji eshte i saliut, majlindes, halimit, jozefines etj, qe celsat e kashtes i kane mbetur ne dore maxhorances!!!
Keta kodoshe vazhdojne cirren dhe bertasin, qe fajen e ka opzita per deshtimin total te shtetit te se drejtes ne Shqiperi!!!
Eshte e pa kupetushme njerez, keta te korrupetuar e bene dashje pa dashje Eddin hero, kane harruar qe vendi duhet te qeveriset nga maxhoranca, nderkohe e kane mendjen te shajne gjithe kohen Eddin!!!
ShBA-ja eshte duke istruktuar mr Edd drejte nje fitore madhe, ku do te fitojne te gjithe Shqipetaret, te shikojme perpara njerz, dhe te harrojme ato shemtira qe kane shtate vjet qe shajne opoziten:- Edvin Kristaq Rama eshte pergjegjes kryesor, qe Shqipetaret po lengojne!!!
Edvin Kristaq Rama eshte duke pire kafe ne DSHA ne keto momente, dhe cuditen te habitur, ndersa saliu nuk kupeton qe opozita eshte partner dhe jo armik ne nje shtet demokratik. Mos harroni njerez, mr Bamir dhe mr Kreshnik jane shoulder to shoulder…
Kurse per ate hardhucen frrok cupi do flaim ndryshe…
Faleminderit Mero! Si gjithmone i ke vene pikat mbi ‘i’…
Se kush eshte Sali Berisha, tani e njeh jo vetem populli shqiptar por edhe USA e BE,por me qe eshte kaq i poshter dhe i ndyre,une kam frike,se ne ikje e siper ,Sali kryekrimineli mund te bej ndonje katraure tjeter si ajo e 97-tes.
Ndaj te gjithe duhet ta ndalojne kete perbindesh ne realizimin e planeve te tij djallezore.
per Albanin :
Me falni zoteri por pyetja juaj ne vazhdim te artikullit ishte si ai qe te tregon gjurmet kur ti ke para ujkun.
Politika amerikane njihet si politika me pragmatiste e perderisa qeveria amerikane sheh qe Berisha nuk mund te ndihmohet me ,eshte karte e djegur e e djathta ka nevoje per te marre veten mbas baterdise berishiane ,e sheh te ardhmen e politikes shqipetare tek personi i Rames e nuk heziton ta perkrahe ,sigurisht edhe jep instrukionet e saj duke u siguruar qe investimi politik do te kete te ardhura.
Nga z.Arvizu citoj nje interviste e tij tani vone ,:qeveria aktuale ka shume kohe ne pushtet e eshte e LODHUR! Persa i perket” burrit te shtetit” ato jane batuta diplomatike qe ne se arriten rezultatin e duhur evituan pra gjakderdhjen e metejshme nuk jane fare te demshme !
Politika amerikane kundrejt Berishes ndyshoi sepse Berisha jo vetem nuk po qendron korrekt me linjen amerikane por po del hapur si nje figure e ulet qe pervecse mbajtjes se pushtetit me cdo menyre pavaresisht figures qe ben nuk ofron asgje tjeter .Arvizu pra eshte thjesht nje nepunes qe ,si edhe Withers ka per detyre te mbroje politiken amerikane e me keto takime qe lexojme ne kete artikull duket qe e ka kryer mire detyren.
Edhe sikur sot te perqafoheshin berisha me ramen dhe te shpallej nje pajtim gjithekombetar.Edhe sikur amerika te dergonte qindra anije me florinj dhe te shtronte me to gjithe rruget e shqiperise si demshperblim per vendosjen e djallit berishe nga ata.Edhe sikur ambasadoret rajerson ,arvizu dhe volfardh te kerkojne ndjese publike per poshtrimin e shqiptareve qe i krehen bishtin berishes per 21 vjet..PRAPE SE PRAPE NUK MUND TE LAJNE GJYNAHET QE I KANE BERE KETIJ VENDI DUKE E CUAR NE NJE HUMNERE TE SIGURTE…VONESA E PERENDIMIT NE ZBRITJEN NGA KALI SA ME PARE TE NJE MONSTRE SI MORRACAKU I VICIDOLIT ESHTE SHENJE E KEQE.NDJEHEM FAJTOR PERPARA POPULLIT TIM SI QYTETAR AMERIKAN PO ASHTU NDJEHEM I OFENDUR DHE SI PREJARDHJE SHQIPTARE.21 VJET ME RRADHE SHQIPTARET JANE PRERE THELLESISHT NE BESE NGA AMERIKA DHE BASHKIMI EUROPJAN DUKE LENE NJE PSIKOPAT DELIRANT TE DREJTOJE SHQIPERINE..
NUK KAM CFARE TE KOMENTOJ ME GJATE ..JAM SHUME I DEILUZIONUAR…
DHE KETO VIZITAT E RAMES DO KENE FATIN E EXPERTIZES SE FBI PER 21 JANARIN QE PO VRASIN NJELLOJ SI PLUMBAT E BERISHES DHE BASHES..
SI KA MUNDESI QE NJE MENDER BERISHA TE SFIDOJE AMERIKEN ??
A MOS KA PAGUAR HESHTJEN E TYRE ??PERSE RRINE SI TE DHJERE
DIPLLOMATET PERENDIMORE PARA NJE MAFJOZI TROPOJE ?????
RTSH APO RTS … !?
– Si mund te paguajne takse shqpitaret per nje televizion
publik qe i sherben vetem me pak se 10 per qind te shikuesve
– Cfare pret opozita dhe lidershipi i saj !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ndoqa dje tre kronikat kryesore te lajmeve te Radiotelevizionit Shqiptar, qe vetem emrin e ka te tille. Them vetem emrin sepse thelbi i politikes se tij redaktoriale eshte vetem axhenda e qeverise me vota te vjedhura, por jo axhenda e vertete e shqiptareve.
Ne te gjitha kronikat e sotme te lajmeve kryesore te RTSH pashe e degjova gjithcka lidhet me axhenden e qeverise, por jo te shqiptareve.
Pashe e degjova vizitat e perqafimet e Sali Berishes ne Budapestin antievropian…. e deri edhe nje marreveshje nderqeveritare midis dy ministrave te se njejtes qeveri, Petrit Vasilit te Shendetesise e Eduart Halimit te Drejtesise…
Pashe e degjova cfare nuk pashe e cfare nuk degjova…..
Bile… bile edhe nje kronike per Cmimin e posacem te nje Instituti Slloven per ish- Ministrin e Jashtem dhe ish Zevendesin e Berishes, Ilir Meta, per politiken e tij te jashteme ne 2010-ten, kur u kap ne flagrance nga zevendsi i tij ne LSI dhe ministri i tij i Ekonomise Dritan Prifti ne pazare e allishverishe 700 mije europshe me nje dore…
Pashe cfare nuk pashe. E degjova cfare nuk degjova, por as nuk pashe e as nuk degjova asnje fjale per viziten e suksesshme e mjaft interesante te liderit te opozites Edvin Rama ne kryeqytetin e politikes boterore Uashington , ku vendosen fatet e Botes.
Pashe cfare nuk pashe e degjova cfare nuk degjova. Por as pashe e as degjova asnje fjale per intervisten e ” armikut te kllases Edi Rama” me Radion Zeri i Amerikes, as per takimin me ndihmes-zevendes- sekretarin amerikan te Shtetit Riker.
Pashe cfare nuk pashe…. Degjova cfare nuk degjova . por as pashe e as nuk degjova asnje fjale, lere me kronike per takimet intensive te Rames ne Banken Boterore e sidomos me pese kongresmene amerikane , perfshi edhe kryetarin e Komitetit et Helsinkit te Kongresit amerikan… Nje rast i rralle ky per politiken shqiptare…
Total black-out… Heshtje totale…. Erresire totale. Bojkot total perballe nje ngjarjeje qe ka terhequr vemendjen e ndiqet me nje interes te jashtezakonshem nga mbare shqiptaret e nderkomebetaret qe mendojne ose ndjekin politiken shqiptare.
Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero te Sali Berishes, 22 marsit 1992 kur ai mori karriken e Presidentit te Shqiperise e sa kohe ai qeveris ne Shqiperi, RTSH eshte vetem telalli i tij dhe klanit te tij.
Jo i shqiptareve. Jo i popullit shqiptar, qe ndan mundin e djersen e vet, qe ndan urine dhe parate e ilaceve, qe ndan papunesine e listat e veresijes, buken e femijeve dhe qindarkat e mortit… ne te cilen e ka zhytur pikerisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota te vjedhura, per te majtur gjalle kete televizion te deshtuar e te falimentuar ne cdo shtet me ekonomi tregu ne Bote.
Behet fjale per Radiotelevizionin e me pak se nje te dhjeten e shqiptareve qe kan perkrahur ose votuar per Sali Berishen e qeverisjen e tij keto tete vjetet e fundit.
Si pranojne shqiptaret te paguajne taksa per te mbajtur ne kembe kete ciban berishist qe nuk ka asgje te perbashket me 90 per qind te tyre!?
Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qe te behen bashkefinancuas dhe sponsore te nje telvizioni qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e publikut dhe te shqiptareve, qe vjell helm e vrere dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, sic eshte vizita dhe takimet e liderit te saj Edi Rama ne Uashington apo Nju Jork !?
Cfare pret opozita dhe Edi Rama qe nuk i bjene thirrje perkrahesve dhe votuesve te tyre dhe nuk marrin vendim te prere e te menjehershem te nderpresin cdo pagese te tyre per nje televizion qe jo vetem nuk eshte, por shkon kunder interesave te tyre!?
Nje hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj nje telalli te shpallur ashiqare te nje qeverisje aspak qytetare.
Per nje Radiotelevizion qe shkon kunder rregullave me te thjeshta demokratike per nje informim objektiv, te sakte dhe te paanshem!?
Per nje televizion qe jo vetem shkel ligjet e shtetit qe duhet te perfaqesonte dhe ligjet me elementare te ekonomise se tregut dhe konkurences se lire!?
Kujt pervec Sali Berishes dhe qevezise se tij, i duhet nje televizion si RTSH apo nje agjenci lajmesh si ATSH, qe nuk jane ne gjendje te mbajne vetveten e te sigurojne edhe fitim ne kushtet e nje ekonomie tregu!?
Kujt i duhet nje RTSH apo nje ATSH, qe ne vend te ishin e te jene zeri dhe syri i mbare shqiptareve ne mbare Boten, jane kthyer ne zerin e vetem, ne altoparlanetin e shemtuar e krejt te njeanshem te Sali Berishes dhe klanit te tij!?
Po opozita cfare ben!?
Pse nuk vepron tamam sic do te vepronte cdo opozite serioze kudo ne Bote perballe nje televizioni qe vetem emrin e ka RTSH.
Ne fakt ai nuk eshte RTSH. Ai eshte fund e krye RTS.
Pra nuk eshte Radiotelevizioni Shqiptar, RTSH. Ai eshte kembe e koke Radiotelevizioni i Sales, RTS !
Sa me ke bere te qesh me fundin e shkrimit. I madh je
Laps te mprehte mbake me vete o Mero…
Komentin tim rreth ketij editoriali te Z.Mero Baze dhe subjektin qe ai trajton do t’a permblidhja dhe grupoja ne keto plane:
Se pari ne planin e mardhenieve bilaterale dhe multi qe SHBA dhe Shqiperia kane ndertuar keto 22 vite te ndryshimeve demokratike ne vend. E shprehur kjo thjeshte dhe pa asnje kompleks mund thuhet se:
1. Duhet pranuar pa ekuivok qe keto mardhenie kane shenuar kurdohere nje trend gjithnje ne rritje, asnjehere ne krize, dhe kurdohere ne intersin me te mire gjeostrategjik te Amerikes dhe interesave kombetare e nacionale te Shqiperise dhe shqiptareve brenda dhe jashte kufijve.
2. Ishte Partia Demokratike dhe Berisha personalisht qe kane dhene kontribut qe ne fillimet e ndertimit te nje strategjie kombetare te mardhenieve me jashte me orientim paresor ndaj Amerikes krahas mardhenieve me vendet Europiane.
3. Duhet pranuar se me ardhien ne pushtet te PS me Nanon kryeminister ne vitet 97-2005, keto mardhenie nuk u zbehen apo reduktuan aspak,packa se filluan krahas disa prioritete preferenciale me Keshillin e Europes.
4. Duhet pranuar se faktori diplomatik dhe niveli i perfaqesimit te tij ne vend ka patur influence dhe efekt mjaf racional dhe ka funksionuar gjithmone korrekt dhe me profesionalizem te larte. Pa permendur te gjithe ambasadoret Amerikane, mund te them se Z.Arvizu ka krijuar nje raport teper interesant dhe shume te thjeshte ne menyren e komunikimit me te gjitha nivelet, pushtet dhe partite politike me influence ne vend. Nese sot komentohet per viziten e Rames ne ShBA, kjo nuk mund as te mendohet pa “pergatitjen dhe referencat” e Z.Arvizu.
5. Fakti qe opinioni publik dominant Shqiptar vlereson e pelqen Ameriken, ka diktuar qe edhe lidershipet e partive politike ne vend te jene shume te kujdeseshem shfaqjen e preferencave ndaj politikave te orientimeve me shtete apo kombe te tjere.
Se dyti ne planin e risive ne levizjet politike dhe ato diplomatike te Rames me Washingtonin.
1. Nuk dua te spekulloj nese Ramen e kane “nxjerre” apo ka dalur vete nga kafazi i mbyllur. Por gjithe sesi, pavaresisht kusht e ka “dezinjuar” ai vete apo dikush, kjo padyshim eshte dicka mjaft pozitive per ate vete si person por edhe per forcen politike qe perfaqeson qe per fat te keq akoma ka deri ne struktura te larta partiake individe me reminishenca anti-amerikane.
2. Ftesa per Ramen ne Amerike, e pergatitur nga Arvizu, une do ta shikoja ne dy kendveshtrime, ne ate qe Rama me PS kane potencialisht nje propabilitet per te fituar zgjedhjet parlamentare te 2013, mundesi kjo qe Amerika nuk mund ta lere pa “check it in and out” kete. Kendveshtrimi tjeter mjaft i thjesht por ndoshta me i thelle eshte: Amerikanet si pragmatiste dhe teper kalkulues, mund te kene interesa teper specifike qe edhe ne rast se humb zgjedhjet e 2013, Rama do te nevoitet si Substitute ose valve sigurie per ndonje konflikt te mundeshem rajonal e me gjere…Ne fund te fundit,sa me shume zbutje e axhustime,sa me pak pengesa e kundershti aq me mire…
3. I vet-ekspozuar deri tani me shume oshilacione ne qendrime e pozicione politike, sociale, ne “strange”sjellje deri ne kundershti te vetvehtes, njohja psikologjikisht e Rames nga afer qofte edhe duke i dhene atij kenaqesine e te “vleresuarit” mund te punoje pozitivisht per ate vete dhe per Amerikanet. Shenimi: A nuk vini re nje impozim ndryshe ne mimike, ne buzeqeshje, te Rames gjate dhe pas takimeve me Amerikanet? A nuk duket ai si nje “djalosh i pjekur” dhe i bere pa pritmas i embel, i sjellshem, qe flet ngadale dhe qe i perdor gjithnje e me pak te dy duart kur flet?
4. Sado pa lidhje te duket nga lexuesi, per mua ftesa e Rames ne Washington nuk mund te jete pa lidheje me vajtjen e Bashes atje. Gjithnje faktori Arvizu eshte prezent dhe une mendoj se ai po nderton nje praktike mjaft efektive selektive dhe gjitheperfshirese njekohesisht. Ne kete pike mund te spekullohet, por nuk mund te injorohet fakti qe Basha dhe Rama do te jene ne politike per shume dekada te tjera, pa mohuar pranine e individe te rinje te talentuar nga te dy kampet.
Se treti, ne planin e raporteve Baze-Berisha, Baze-Rama,Baze-e djathta dhe raporte te tjera.
1. Zoti Baze po e “kompromenton” shume talentin dhe aftesite e tij si nje gazetar profesionist me kontribut te madh ne median e shkruar. Kritikat, akuzat, sulmet dhe denigrimet e tij ndaj Berishes kane arritur ne nje cak limit ku cdo vazhdim do te kete efekt te kundert tek lexuesi.Si ne cdo fenomen shoqeror, teprimi sjell tejngopje, lodhje dhe merzitje. Ne se Z.Baze ka si synim mbajtjen lart te moralit te elektoratit te majte, kjo eshte tjete gje, por une mund te them me siguri qe lexues indiferente jane pak sensitive ndaj ketyre shkrimeve pasi ato kane adoptuar nje slogan qe “Te gjithe jane njesoj genjeshtare dhe hajdute” etj.
2. Raporti Baze-Rama mua me duket nje raport krejt artificial, jo vetem nga ndryshimet ne formim te tyre por dhe te bindjeve, objektivave personal apo sociale te tyre.
Cdo suport i hapur ndaj Rames, duke i lene dhe vend ne editorialet e Temes, me duket i pa nevojshem.
3. Raporti Baze-e djathta. Si nje intelektual dhe gazetar me kontribut te shquar ne proceset demokratike qe ne fillim,ai ka qene dhe vazhdon te jete i rrjeshtuar ne spektrin e djathte. Origjina sociale dhe formimi i tij nuk mund t’a deformojne ate pavaresisht te raporteve e motiveve shume personale por aspak kauzale.
lexoj kete koment te luan ulkonjes dhe pothuajse dihen 100% cfare shkruan si perhere.por te arrije deri ne ate pike sa t’i jape urdher meros mos dali nga rrjeshti i se djathtes as kastriot islami apo pampersi i kolonjes
bledi fuckziu nuk do arrinte ne te tille deformimi mendor.Per mungese kohe
i lutem xhentelmenit “claus” te jape nje pergjigje te denje per kete “frrok cupin e kolonjes”.
O Luan Kolonja !
Sa do kolonjë ti hedhësh blog-ut tënd, prap era M. ka për t’i ardhur.
Kur dëshëron të shkruash kaqë gjatë dhe të gënjen mëndja se “ke talent” provoje një herë t’a dërgosh si artikull në ndonjë gazetë që të kuptosh se ndoshta vetëm “55-sa” apo “RD-ja” do të ta botonin.
XHEMA !
Mero! Si gjithmone analizat e tua jane brilante. Une po pres pranveren shqiptare por nuk po shoh shume shenja te saj. Qofsha i gabuar por me duket se do presim veren (zgjedhjen e presidentit te ri) dhe ne vere ben nxehte Mero…..
Ky ishte me te vertet shkrim fantastik.Ne cdo fjali eshte pasqyruar aq perfekt sa te ben ta lexosh me nje fryme.Me e forta kur thote ne fjaline e fundit per berishen se as paret e vjedhura nuk i hyjne me ne pune.
Ky ka vuajtur tere jeten e tij qe te mbetet ne histori si figura me e ndritur e kombit ne nje kohe kur me idiotesine e tij prej mendjemadhi e poshtersite e tij ai do mbetet ne historine e ketij kombi fytyra me e qelbur dhe do iki nga politika dhe nga kjo bote si njeriu i te gjitha veseve me negative qe infektoj nje shoqeri te tere.
lexoni *historia e nje dedektivi* dy volume
O Z. Baze!
Ai I Madhi Fare (Saliu) …nuk ka se cfare the beje tani qe, sic thote populli yne ” pules kur I vjen veza tek prapanica” fillon dhe Ben ka ka ka! Ai vete e di qe si deshtak qe eshte, duke mbajtur vetem disa plehra the degraduara me PD qe I vine nga mbrapa e I thone “peqe Lepe”, ka kuptuar qe me 2013 do te perfundoje si ai peshku pa uje, dhe po mundohet qe te beje sa me shume tyme me pyll. SHBA nuk merret me “degraded politicians” dhe familje komplete te korruptuara si ajo e K/Ministrit tone, por me njerez qe Jane vertet dinjitoz dhe smart politikane qe duan Shqiperine te eci ne drejtim te njejte me rrymen politikane evropiane dhe Jo Kunder saj, sepse sic e dime te gjithe, ata qe notojne Kunder rrymes, mbyten.
Nice article Mero Baze!!!
I nderuar zoti Mero,
ashtu si dhe ju ,edhe une besoj qe Saliu po i sjell shume deme vendit tone.Mendoj se ne ligjin e albpetrolit, pavaresisht se u miratua nga ushtaret e Saliut ne kuvend,duke qene se nafta eshte pasuri kombetare,duhet te ngrihemi te gjithe ne kembe, jo me e-mail ose twitter ,por me ze te fuqishem kudo duke ithene investitoreve te huaj qe synojne albpetrlin se me largimin e Saliut nga pushteti ,do tja u prishim koncensionin dhe nuk do ta bejme me te vlefshme kontraten.
Kjo eshte nje forme presjoni qe mund ti behet te huajve qe mos futen ne privatizimin e kesaj pasurije kombetare se nuk do ta marin dot
Kjo do ti frenoje te huajt per kete biznes
Nje analize e mrekullueshme e lexova me nje fryme te bekoj mendjen e zgjuar te mbeshtes plotesisht ne cdo fjale e rrjesht
Mire, Mero! Ke stil terheqes qe ta mbush mendjen. Megjithese nuk i di te gjitha… ose e ke drejtuar penen nga nje ane… Te dyja palet pjerdhin ne nje kungull perderisa te ardhmen e Shqiperise duan ta ndertojne tek lypjet e pergjunjjet lart e poshte, jashte Shqiperise… Ndergjegja kombetare eshte perhumbur, burimet natyrore shperdorohen, industri nuk ka, shkollat bejne konkurence kush te thithë prinder shkollaresh dhe jo rritjen e cilesise mesimdhenie-marrjes, spitalet, drejtesia…….Kushdo qe te vije nuk ka se ç’te beje…pak a shume si sida apo kanceri qe vijne verdalle shkencetaret, po ato semundje shtojne terrenin e tyre,…Plugimi i thelle (per permbysje) kerkon agronome teper te perkushtuar qe ti shpetojne “aksidenteve automobilistike”…
dhe megjitheate Mero, Berisha po qeveris per 8 vjet…. pavaresisht se nuk e paska pritur asnje ne SHBA, prandaj mund te qeverise, padyshim edhe per 4 vjet te tjera…. te fala Rroku
PO ai qeverris po kjo nuk i rrit atij asnje vlere, perkundrazi perforcon burracakerine e tij. Turp per te qe nuk ulet tani pas kaq eksperiencash me Liderin e opozites dhe te rregullojne e permiresojne rregullat e lojes, per te miren e te gjitheve.
Z.Mero! Megjithe ndryshimin e madh ne pikpamje me ju ne shkuaren dhe sot,Ju them qe kam nje respekt te padiskuetueshem per kurajon tuaj.E shoh kete si vleren me te spikatur tuajen.Ky respekt me ben tju them qe ta konsideroni me kujdes komentin e bere nga z.Luan Kolonja te cilin nuk e njoh fare.Jam shume dakord me te e kam basim qe eshte nje koment qe ju nevojitet me shume se lloj lloj palavinash qe njerez pa as nje lloj niveli ju shkrujne ketu e perpiqen tju perkedhelin sedren.
Shrimet tuaja i nderuar Mero Baze jane shume analitike e fare prane te vertetes,por jam dhe me sugjerimin e dikujt nga komentuesit ,per tu marre ca dhe me reagimet e opozites per keto te verteta,per ta zgjuar ate nga gjumi.respekte.
Rama pothuajse eshte ulur ne karrigen e kryeministrit..por mund ta humbi shpejt nqs nuk shkaterron totalisht gjyqsorin,policine e korruptuar dhe te coje ne bankat e te akuzuarve malokun e vucidolit me familje dhe te gjithe felliqsirat qe ka ne qeveri Berisha duke filluar nga Meta… .Tapalli, me shoke…..Shqiperia ka nevoje per nje riformatim total dhe revolucion ne cdo aspekt ..bllokimi i pasurive te vjedhura nga populli shqiptar nga klika e malokeve dhe katunarve te Berishes ne qeveri,duhet te jete hapi pare ..kudo qe te jene ne cdo cep te botes
Dhe si për t’ia çuar makthin deri në fund, ata presin liderin e opozitës në Uashington. …Rama takoi nje kongresmen sportist dhe diskutoi pjese te programit per sportet… sikurse dhe deskun per ballkanin, apo specialistin, sic quhet ketu tek ne (rikerin)… aman ore Mero, pse takime quhen keto?
poooooooooooooo ça i bene ti saliut,ty te ka hasmin me te madhe…. vetem ti ja gjene telat ati vetem ti do ta çoshe ne vetevrasje ate. bravo mero qe sado pake sa mundesh ja bene vjedhjet te veshtira ati bastardi..
Sa here qe atdhetari dhe analisti numer nje ne shqiperi MERO BAZE shkruan
ndonje artikull brilant si ky i sotmi, nxjerr koken nga ferra ku rri i fshehur Luan Kolonja.Per hir te se vertetes “luani” eshte oponenti,kundershtari dhe pse jo armiku me “inteligjent ” qe i kundervihet
mero bazes.Kam pershtypjen se ky filozof ben pjese ne BYRONE POLITIKE TE
KQPDSH TE SALI BERISHES dhe i takon atyre hijenave te kooptuar nga kopeja
e simpatizante te viagramenit FATOS NANO.
PERFITOJ TE FALENDEROJ MERON BAZEN QE ME SHKRIMET E TIJ ESHTE NJE PROZHEKTOR QE NDRICON SKUTAT E ERRTA TE FAMILJES MAFJOSE TE MOBSTERIT
BERISHE…NJE NGA ARESYET QE DO BJERE BERISHA SE SHPEJTI ESHTE DHE KONTIBUTI I GAZETES TEMA…THANKS !!
Sot e ndoqa me interes cazeten “Tema” me Mero Bazen”kryefjale, qe do ta pershendesia per sa ben, ne ate qe na prokupon ne shqiptareve shqiptare;eleminimi nga qeverisia e kesaj qeverie dhe atij kryeministri.
Qe “ylberi”doli ne horizont duket qarte,po duhet menduar mire se mesazhet e tij “ylberit” duhen lexuar ne kohe se pake rine ne horizont.
Pra horizonti i 2012 -te “100 vjetorit te Pavaresise”, duhet te jete i paster dhe pa njonje bresher mes kthielltesise.Nga kjo duhet ruajtur e qe te ruemi me sigurine qe duhet duhet vepruar shpejt.
Festen e 100 vjetorit duhet ta festojme pa ate ne PODUIMIN e LARTE te perfqaqesimit te atdheut tone.Do te jete gabimi me madh sa i kushtushem.
Une nje mendim cfaq e , me gjykoni?!Them se nuk kam gabuar.
Dashamiresi D.
Ja disa komentues te tipave,rajmond ,analist,tani 97,mirela,ramy,etj qe duken qe jan njerez qe paguhen nga berisha njerez pa karakter qe nuk shikojn Ujkun por gjurmet.Analist muter.
sali berisha princi princave ashtë a ram a karagjirgj i grekve ashtë mos e leni ne pushtet se ju mbyt si enver hogj ….