20 vjet me Berishën

22 Mars 2012, 23:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha u shfaq me nipin e tij të vogël në tribunën e një mitingu politik, që përkujton fitoren e parë të Partisë Demokratike në Shqipëri. Në patetizmin e tij mediokër, ai tentoi t’i drejtohej një brezi të ri që ka lindur thuajse 20 vjet më parë, si një brez që nuk e ka njohur komunizmin.

Për 20 vitet që ata kanë jetuar në këtë vend, prej vitit 1992, besoj se katër vitet e para të jetës për arsye biologjike ata nuk mbajnë mend asgjë. Dikujt prej tyre ndoshta mund tu kujtohet viti 1996, nëse prindërit e tyre demokratë i kanë marrë me vete në ditën e votimeve më 26 maj dhe mund të kenë pasur fatin të kenë hedhë ndonjë votë në kuti, pasi atë ditë ka qenë e lejuar të bëhej gjithçka me vota. Nuk u është dukur ndonjë lojë e ndaluar atë ditë dhe me siguri janë kënaqur si nipi i Sali Berishës që ngatërrohej në këmbët e gjyshërve në tribunën e festës së tyre.

E para gjë që mund tu jetë fiksuar në mendje atyre që kanë qenë fëmijë në vitin 1992 duhet të jetë viti 1997. Ata me siguri i kanë mbajtur prindërit të shtrirë në dysheme kur dëgjoheshin krisma nga pallati përballë, apo në rrugë. Me siguri u ka mbetur në mendje si një vit i frikshëm ku prindërit nuk të lejonin të luaje jashtë pallatit, dhe kur në bisedat e tyre në shtëpi dëgjonin pareshtur emrin e Sali Berishës.

Pastaj ata janë rritur dhe pas dy vjetësh kanë shkuar në shkollë fillore. Kur kanë qenë duke e mbaruar atë aty rreth klasës së katërt dhe të pestë, mësuesit kanë filluar tu flasin për një kryeministër që quhej Ilir Meta. Ai zihej vazhdimisht me një xhaxhi tjetër qe quhej Fatos Nano dhe herë pas here dilnin e shanin nga nëna njëri- tjetrin duke treguar se kush kish vjedhur më shumë. Kështu u rrit ky brez derisa arriti të mbaronte tetëvjeçaren. Pastaj kur ishin gati për të shkuar në gjimnaz, u shfaq para tyre sërish Sali Berisha. Ata ishin të paqartë kush ishte ky xhaxhi dhe dikush prej tyre që mbante mend fillimin e fëmijërisë me plumba në dritare, çuditej që ky xhaxhi nuk ishte vrarë. Ata mbajnë mend se ky u premtoi që do merrte fund vjedhja, që askush nuk do guxonte më të vriste në rrugë dhe Shqipëria do hynte në Evropë. Kur ata ishin në vit të tretë apo të katërt në gjimnaz, një të shtunë u tronditën thellë nga një shpërthim i madh afër Tiranës. Ekranet u mbushën me fytyra të përgjakura. Dikush dëgjoi në lagje se “plasi fabrika e Shkëlzenit”, dikush tjetër dëgjoi se “u vra baxhanaku i Saliut tek puna e djalit”, por kurrë nuk e morën vesh pse duhej vrarë për të vjedhur. Pastaj për vite të tëra panë gjyqe pa fund dhe asnjë të dënuar. Xhaxhi Saliu e humbi toruan dhe prej atij viti nuk u mor më me premtimet e veta, por me gjykatësit, prokurorët, Presidentin, shtypin dhe gjithkënd që fliste për të. Vendi u nda në njerëz që persekutohen dhe njerëz që privilegjohen. Për të bërë karrierë në pushtet nuk vlejnë notat që ata marrin në shkollë, por një deklaratë pro djalit apo vajzës së kryeministrit. Për tu persekutuar, e kundërta. Tani ata janë rritur dhe janë 20 vjeçarë. Shumë prej tyre janë të qartë. Tani ata kanë një ide më të qartë se çfarë ka qenë komunizmi se e kanë mësuar në shkolla. E kanë të qartë se ka qenë një regjim barbar me luftë klasash, me mungesë të lirisë së shprehjes, pa zgjedhje të lira, dhe pa mundësi për të bërë karrierë nëse nuk e kishe mirë me pushtetin. Ata kanë filluar ta kuptojnë shumë mirë komunizmin për një arsye të thjeshtë, se kanë 20 vite që jetojnë dhe rriten me Sali Berishën. Kur nuk e kuptojnë çdo të thotë të mos ketë zgjedhje, ua ilustrojnë me ato zgjedhjet e ‘96 kur kanë futur dhe ata fletë votimi në kuti, kur nuk e kuptojnë çdo të thotë juntë ushtarake, u kujtojnë ‘97, kur nuk e kuptojnë çdo të thotë mungesë e lirisë së shprehjes kujtojnë reprezaljet e Berishës mbi gazetarët kritikë, kur nuk kuptojnë çdo të thotë grup armiqësor, kujtojnë betejat e Berishës me president, gjykatës prokurorë e gazetarë, kur nuk kujtojnë çdo të thoshte “rrethim imperalisto- revizionist” kujtojnë raportet e Berishës me Brukselin, Uashingtonin dhe Azerbajxhanin….

Këta 20 vjeçarë janë rritur me Sali Berishën para syve për 20 vite. Bashkëmoshatarët e tyre në Perëndim për këto 20 vite janë rritur me shumë presidentë dhe kryeministra, ndryshuar me zgjedhje të lira. Fatkeqët 20 vjeçarë të Shqipërisë këto 20 vite kanë pas punë vetëm me një njeri që ka ndërtuar jetën e tyre dhe ai është Sali Berisha. Nuk e kanë njohur komunizmin, por nuk kanë humbur asgjë të rëndësishme. Kanë njohur Sali Berishën. Nëse dhe 20 vitet e tjera të tyre ia besojnë këtij njeriu, atëherë do të jenë brezi i dytë i komunizmit shqiptar. Ndaj është mirë ta mbajnë mend fytyrën e nipit që Berisha u nxori në tribunë. Mund tua lërë pasardhës nëse e falin këtë njeri.

36 komente në “20 vjet me Berishën”

  1. tomori i beratit says:

    Shumica sot ne shqiperi me suratin e sales qe e kan -non stop-24 ore ne tvshklan trembin femijet kur i ven ne gjume.Fli shpirti i babit se po nuk fjete do ndez televizorin dhe TE DEL GOGOLI E TE HA (mun).Keshtu e kemi sot kete trap peshqesh nga 20 vjet.Tragjedi.

    1. sorge says:

      I nderuari zoti Mero Baze!!A ka menyre tjeter me te sakte per ta percaktuar se cfare eshte Sali Berisha???Besoj se e informoni gabim brezin e ri,kur thoni se keto 22 vjet kemi jetuar ne KOMUNIZEM me Berishen KOMUNIST!!!Ne qe kemi jetuar ne te dy sistemet dime ta bejme krahasimin,por jo me demagogji,por realisht!!!Ky sistemi,qe kemi keto 22 vjet nuk eshte KOMUNIZEM,por KAPITALIZEM,ndersa Sali Berisha nuk eshte komunist ,por FASHIST!!!Ne SOCIALIZEM i gjithe populli ishte ne pune e jo si sot,qe 70% jane pa pune!!!Atehere kishte shkolla,mjeke,drita,ne cdo fshat,ndersa sot keto mungojne edhe ne mes te Tiranes!!!Atehere kishte shtet,ndersa sot kemi nje BANDE MAFIOZE NE PUSHT-et!!!Per 45 vjet SOCIALIZEM nuk degjuam per ndonje FSHAT SI GERDECI TE HIDHEJ NE ERE,PER NJEREZ TE VRARE NE MES TE BULEVARDIT,PER SHTETARE,si Sali Berisha, qe i shan me liber shtepije opozitaret!!!Atehere nuk kishte njeri t’i KUNDERVIHEJ HAPUR VENDIMEVE TE GJYKATAVE SIC BEN BERISHA,ndonese atehere ishte DIKTATURE E PROLETARIATIT!!!Kemi 22 vjet,qe na LLOMOTISIN SE GJOJA JEMI NE DEMOKRACI,ndersa ate akoma nuk e dime se cfare eshte!!!VOTAT TONA I VJEDH BERISHA,TE DREJTAT TONA ME LIGJE NUK NA I JEP BERISHA,TE PROTESTOJME NA VRET BERISHA,TE ANKOHEMI NA TALL BERISHA!!!Te tjeret na pranojne ne NATO pa asnje kusht,Berisha mburret se “JU FUTA UNE”!!!Europa na liberalizoi vizat,se ishim te fundit ne EUROPE,Berisha krekoset se “JU A LIBERALIZOVA UNE”!!!Nderton rrugen Durres -Kukes,pa projetk,pa preventiv,pa studim fizibiliteti,pa tender,me cilesi SKANDALOZE E SHPERDORIME TE JASHTEZAKONESHME,Berisha mburret se “KJO ESHTE VEPRA IME”!!!Po per tunelin e pa mbyllur,qe u rrezua,kush ka faj???A duhej ndertuar kjo rruge,kur Shqiperia ka nje mije halle te tjera me te NGUTESHME???JO-thote Berisha!!Na duhen vepra te medha,qe te dukem “UNE” si “KOLLOS” PREJ MUTI!!!Ja,tani edhe rruga me kot se tjetra Tirane -Elbasan,ku do GROPOSEN DISA MILIARDE LEKE ME KREDI MARRAMENDESE,BORXHE KETO NE KURRIZ TE POPULLIT!!!Vetem vitin 2011 u paguan 55 milion euro interesa nga kredite e marra nga MAFIA E BERISHES!!!PRA ,KUJT I DUHEN KETO NDERTIME ME PARA BORXH???KRIM I PATREGUAR!!!MALLKUAR QOFSH,O SALI BERISHA!!!

      1. mondi says:

        Per komentuesin sorge.
        Gjithmone ben komente te sakta.Periudha 1991-2012 do te mbetet pjesa me e zeze e historise kombetare.Te dy shtetet shqiptare ne Ballkan jane tashme
        ne nivelin e pashalleqeve si ne kohen e ali pashe tepelenes dhe karamahamut pashes.Pa permendur akte fashiste te berishes si inskenimi i 2 prilli 1991 ..26 maji 1996,gerdeci,21 janari2011,remzi hoxha,fatmir xhindi e qindra te tjere ai ka kryer akte tradhetie dhe poshtrimi kombetar:
        1-futja pa referendum ne organizaten islamike.
        2-shitja hapur e detit greqise
        3-lejimi i varrezave e grekeve
        4-heqja e autoqefalise se kishes ortodokse
        5-poshtrimi i fan nolit
        6-reabilitimi maksimal i trapit zog
        7-reabilitimi i nazisteve te tipit xhaferr deva
        8-reabilitimi i tradheatreve te tipit esat pasha
        9-poshtrimi i luftes antifashiste(aleate te USA,G.B,BRSS)
        10-shitja e pasurive strategjike (nafta-hidrocentralet-deti)
        11-futja ne top sekretet e shqiperise damir fazllic
        12-fronezimi i perjetshem i janullatusit
        Aktet e tjera te tradhetise nuk kane fund por kaq sa me siper
        mjaftojne qe ky perbindesh te varet me litar bash ne mes te tiranes.
        Por mendoj se nuk eshte faji apo zotesia e berishes te beje gjithe
        perversitete ne dem te kombit.Ne rradhe te pare eshte i dipllomacise amerikane qe krijoi kete perbindesh dhe prape po e toleron ne menyre te maskuar.Ne rradhe te dyte eshte faji i elites intelektuale qe nuk reagon.Po ashtu dhe opozita qe eshte 100% fajtore me paaftesine e saj
        te pafaleshme.Ne fund eshte dhe faji joni si popull qe besuam
        si foshnje te amerika dhe bashkimi europjan.Berisha eshte nje dordolec llafazan nje rrospije politike qe eshte i detyruar te jape maksimumin e tij
        per te shpetuar nga egzekutimi popullor apo nga hakmarrja e atyre familjave qe ka hyre ne gjak si HAKLAJT,NJERZIT E REMZI HOXHES,FATMIR XHINDIT,GERDECIT,21 JANARIT..
        Dhe femijet qe merr me vehte ne mitingjet publike i perdor si mburoje
        mbrojtese nga snajperat qe po i vine verdalle qe ta vrasin si QEN RRUGESH
        ASHTU SI MAFJOZIN ZGJEBARUK TE DEMOKRACISE AZEM LESH HAJDARIN.

    2. Lola says:

      A ka mundesi dikush te me sqaroje se i kujt ishte ai nipi i Saliut te Vicidolit: pjelle e Argites nga maredheniet e saj te ligjeshme apo te paligjeshme, i Shkelzenit (impotent), apo e atij burrit te pare te gruas se Shkelzenit?

      Se duhet ta dime mire ke do kemi pasardhes. Enveri nuk e merrte asnje nga femijet e tij ne tribune: ky maloku edhe ketu ja kaloi. Bravo Albania, bravo inteligjencia e Shqiperise, bravo shoqeria civile, bravo gjeneralet me grada pompoze, bravo akademiket dhjeramane, bravo o popull qe ta ka hipur siper nje malok i qelbur dhe i cmendur. Bravo!

      1. rroku says:

        C’goje te ndyre qe ke moj lolke. Me con malline e atyre llahingave te rrugeve. Duket qe je nga ato lulkuqkat me komplekse dhe adikte ne tru, qe perdorin vetem fjale te ulta te nje fjalori vulgar.
        Tema duhet t’i censuroje keto lloj komentesh.

    3. Albana Mustafaraj says:

      Pyesni Frrok Qupin, aj din ma shume se na!
      http://imageshack.us/photo/my-images/220/perversifrrokqupi.jpg/

  2. Shkodrani says:

    Te gjitha i beri ky monster vetem e vetem te qendroje ne pushtet. Askush nuk ka bere me shume krime se ky, dje dhe sot!
    http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  3. Kalciani. says:

    Me falni per shprehjen, nuk pjerdh njeri nga 20-te vjecaret ne vendet e tjera europiane,se kush eshte kryeminister apo,deputet a ku di une.Vetem ne Shqiperi,ne kohen e diktatures u mesuan me grushtin perpjete,ndersa tani me dy gishta.Bertasin e cirren per Saliun,pastaj kenaqen me bythet e gjoksin e Ciljetes,qe te hape barkun.Si hordhite mongole,leshohen ne kryeqytet,per te festuar shkerdhatecine shqiptare.

  4. *_Realist_* says:

    Nga Komunizmi ne Komunizem
    50 + 20 Vjet = 70 vjet fitore
    Asnje Humbje
    Asnje Barazim
    Te fundit ne KLASIFIKIM

    1. Horri i bulevardit says:

      Por ama si fanar ndricues, jemi te paret, kete mos ja u moho, enveristeve dhe salisteve, per zogistet, skom nigju te ken qen fanar ndricues, ndoshta duhet ramizi vjeter si veremli qe nga koha e zogut te na kallzoje, se ai i ma men kohet e shkuara, se i ka perjetu vet.

  5. Besmiri nga Luari says:

    Mendimi im z.Baze eshte se do te ishte me mire qe titulli i ketij shkrimi te ishte: 20 vjete me komunistin Berisha.

  6. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Xha saliu po e teperon tani, ka filluar ti beje karshillek shumices se Shqipetarve! dhe kulmi eshte , perndimit te larget!!!

    Dy gishtat perpjet i mbante dhe cuni i Gaddafit kur luftonte kunder perndimit, te njejten gje bene dhe xha saliu njerez!!! por kesaj rradhe me lirine ne krah, nuk e di pse jo me ciljeten!

    Imagjinoni sikur ti “presin” dy gishtrinjte xha saliut. Ai do iu ngreje larte turmave gishtin e mesit njerez, ndersa ciljeta do vazhdoje te ngreje dy gishtrinj larte!!!

    Xha saliu ka mbetur vetem me ciljeten, gje qe kame frike se eshte fundi i trnzitcionit ne Shqiperi. Kjo eshte zhgenjyese per lirine. Too late hallo. Eshte koha per Eddin, Bamirin, Irisin, sir Meron, Kreshnikun tani…

  7. b.hoxha usa says:

    Nuk do ishte keq qe ky artikull te titullohej 20 vjet nen putrat e pergjakura te nje monstre te rritur ne nje mjedis tejet analfabet dhe shume primitv dhe te “stervitur” si nje bolshevik agresiv ne kohen e enver hoxhes.Nuk eshte absolutisht merite e berishes qe mbijetoi kaq shume ne pushtet kur dihet qe ka kryer akte te vertetura tradhetie,vrasje dhe shkaterrimin e finacave dhe te shtetit shqiptar duke shitur cdo gje ne shqiperi pervec ajrit per te shtyre dhe pak muaj falimentimin si greqia.Kujt i kujtohet viti 1991 kur u prishen votimet e 31 marsit te atij viti,inskenimi nga udb jugosllave te 2 prillit 1991 me bashkpuntoret e tyre berisha-hajdari-spahija etj,kur u prishen tre qeveri shqiptare?PRA ISHTE VITI KUR BERISHA U VU NE PUSHTET ME DETYRIM PERCAKTIM NGA SHERBIMET INTEILIGJENTE TE AMERIKES DHE TE JUGOSLLAVISE SE ATEHERESHME.
    KETU QENDRON DHE “THEMRA E AKILIT” E BERISHES ESHTE NJE DOPIO GJASHTE E KETYRE SHERBIMEVE.
    AMERIKA NUK DUHET TE TOLEROJE NJE DELIRANT SKIZOFREN TE PAKORIGJUESHEM
    QE TE ARRIJE SA TE PERDHOSE DHE VETE VLERAT E DEMOKRACISE AMERIKANE.

  8. Donjet Liridoni says:

    Deri para 22 vjeteve e me pare, na kane trembur lidhezat por, megjithate. Mbanim frymen, si atehere kur nje mine me sahat, i “rrumbullakos” kater 0-ret.
    Shkrimi eshte mjaft i goditur, por, megjithate…
    Pra, protagonizmi i Salibegut te Pare, si ne isopolifoni, eshte skandaloz, nga me te pashembullt, jo vetem ne historine e re shqiptare. Ai ia merr (jo vetem pronat, institucionet etj, etj), ia kthen (intervista e tij e sotme, mendoj se eshte platforma e re ogurzeze qe ka sjelle nga Hungaria, ose nga degezimi lindor i Frontit te se Keqes, sidomos kur foli per fleksibitetin e tij, mospyetjen e faktorit n/k per zgjedhjen e presidentit etj) ia pret (edhe kokat, si me 21 janar, 15 mars 2008 etj.)
    Te vijme te megjithete.
    Si Meroja, si media ne teresi, po dhe politika e mbare populli yne ka rene ne kurthin e rrezikshem te shkarkimit te te gjitha pergjegjesive te nje individ, po i themi lider: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha. Asnje presje s’i hiqet shkrimit, as frymes sarkastike, tragjiko-komike te fatit TE KEQ te shqiptareve, sidomos nen kete diktator, qe eshte rritur i tille edhe para syve te n/k, megjithe sanksionin qesharak ndaj tij, medemek izolimin, mosftuarjen e tij ne vendet e BE, samite etj.
    Andej nga dhoma matane, ku kam TV po degjoj ulerimat e tij, qe sic kam shkruar njehere tjeter, me kujtojne filmat (me ze) te Institutit Luce per liderin e vendit fqinje perballe ne vitet 20-40 (para Milanos. Do te kete nje “Milano” edhe Shqiperia?)
    Pra, megjithate, t’i shkarkosh te gjitha tek Salibegu i Pare, do te thote qe, bie fjala, nje hotel me 3,4 a 5 yje dhe me 200 e ca dhoma te kete vetem nje SHKARKUES, nje WC per te gjithe bujtesit. Po dhjeresit e te dhjeret e tjere, qe fshihen e rrine te qete pas tij?
    I/te Mero, nderuar,
    Keshtu nuk shkohet! ABSOLUTISHT! Topalli, Bode, Olldashi (cinikisht Salibegu i tha sonte qe eshte …minister i transporteve dhe ka hyre gabimisht ne “infrastrukturen” time, ose ne sinorin a kompetencat e tij, te ZOTIT MBI TOKE) Patozi (po kursejme pseudonimet perbri emrave te tyre, si A. Balsha etj)dhe nje aradhe e tere drejtuesish ne tere piramiden e trustit te “lule Vucidolit”, qe po e shkerdh…jne Shqiperine? Akti me i paturpshem dhe krejtesisht i denueshem (me e nxjerre popullin ne rruge, ne protesta) ishte shitja e Albpetrolit dhe…mosmarrja pjese e Salibegut ne votime (per te ruajtur by…en e vet, po me kot e ka). Nuk them se nuk jane vene ne shenjester “lule Vucidolsit” e tjere.
    Jane tallur me “doren e ngrire” te deputeteve te Kuvendit Popullor dikur dhe, per disa syresh mire kane bere, po keta pas NJESHIT SALIBEG, qe jane perfshire ne veprimtari te mirefillte antikombetare e antiligjore, si do te behet qe t’i “zgjojme” mire. Disa syresh po i “zgjon” nje nga nje Gjergj Ndreca me shoket e tij, por 0 e panumerta pas NJESHIT SALIBEGU I PARE, duhen zgjuar vertet mire, fuqishem, me te gjitha mjetet legale demokratike, ca prej te cilave na i sollen ne vemendje edhe bashkevuajtesit tane te veriut te Afrikes.
    Ja, pra, por-i, sa per te celur nje debat, nese ndokush e merr seriozisht nje ftese te tille.
    Sekuencat e mitingut ne dobi te Familjes se NJESHIT dhe te 0 te panumerta qe vijne pas tij, me kane bere me turp, me kane ngjallur krupen jo vetem mua, por gjithe shqiptareve te arsyeshem. C’feste (+fature financiare. E vute re asnje njoftim per bllokim te paramilitare mitingashe nga policite e shumta te shteit, perkundrazi)do te sajoje per te degjuar shqiptaret brockullitjet e tij dhe gjoja mbeshtetjen e madhe, qe paskesh ne popull?

  9. elinor says:

    “Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane”
    F. Noli
    Me i shquari nder ta, sali ram berisha

  10. racionali says:

    Je i madh Mero .Nuk gjej fjale te te falenderoj.Shqiperia te ka nje borxh te madh ,per gjithe kete pune qe po ben .Jemi kunder me mish e me shpirt kunder ketij kryekrimineli,por punen qe ben ti cdo nate ,frymezon dhe i hap syte dhe atyre, qe me zor nuk duan te kuptojne.

  11. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    AS DREQI DHE I BIRI I DREQIT SERB … !?

    – UDB-ashe te te gjithe Shqiperise me Sali Berishen ne krye
    bashkohuni !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Bijt e ish- bllokut dhe bijt e Gerdecit

    Nje dite pasi Kryeministri Sali Kadafi uroi Serbine per pranimin si kandidat per ne BE, bandilli i tij Kadilli i kerkoi sot liderit te opozites te lype falje per firmen e te jatit te tij ne vendimin e denimit me vdekje te Havzi Neles!? Per firmen e Kristaq Rames ne vendimin formal per denimin e nje spiuni te UDB-es, sic e ka pohuar direkt edhe e shoqja e tij dhe vete Havzi Nela ne hetuesi, dhe nje terroristi qe qelloi me armen e vjedhur dajes se vet kunder nje polici fakir, simbolit te shtetit.
    Po c’faj ka Edi Rama apo Ilir Hoxha, Pranvera Kolaneci apo Arben Alia, … apo cilido shqiptar qofte per krimet apo bemat e baballareve te vet!?
    C’faj ka Shkelzen Berisha apo Argita Berisha per fajet e Sali Berishes ne vitet e brishta e te trishta 1996- 1997 qe e cuan shtetin shqiptar deri ne rrenim e ne cberje si shtet!?
    Vecse keta te dy te fundit kane gisht e duar te perlyera deri ne berryla ne Porto Romano e ne Gerdec.
    Nderkohe asnje prej emrave te bijve e te bijave te ish- bllokut nuk eshte perlyer jo vetem ne asnje tragjedi por as ne ndonje afere korruptive!
    Asnje prej tyre! Mbani shenim ose me gjeni qofte edhe nje fakt qe flet per te kunderten qe ti kerkoj falje dhe te heq dore njehere e pergjithmone nga shkrimi dhe opinionet e mia.

    … Sociafike e sociamarre se bashku

    – Amanet Nene, si e shpike shprehjen lapidare filozofike sociafikja ne kulmin e socializmit shqiptar ne vitet 1970!? e pyeta nenen time Xhemile Hoxhaj me rastin e 20 vjetorit te lindjes se vajzes sime Dea.
    – Eh mor bir, mu pergjigj ajo … Ma shpiki shpirti i plagosur kur u jepja pshesh me caj ju gjashte femijeve te mi qe kishit me shume harrna ( arnna ) ne rrobat tuaja nga skamja, nga fikja…
    A ka ku te shkoje me tej fikja e socializmit, qe trumbetohej si fanar ndricues e shembull per Boten. prandaj me doli nga shpirti ajo sociafikja qe po me pyet.
    – Po sot nene si tu duk Shqiperia!? vazhdova une lidhur me qendrimin e saj dymujor ne Shqiperi
    -Beton, asfalt… rruge… rruge… rruga por jo rroga per te udhetuaar. Rruge …rruge , por jo rroga per te jetuar… Rruge… por jo rroga per te gjalluar. Kush kishte lidhje me shtet e me Berishen jetonte si sheik Arabie… Kush ishte pa pune jetonte si fikan Shqiperie!
    Dje ishte sociafikja… Sot eshte sociafikja dhe sociamarrja se bashku… Vidh te vjedhim! Vrit te vrasish! E Berisha tan diten rrinte duke thene Shqiperia model ekonomik per Boten. Njesoj si Enveri per fanarin ndricues te sociafikes per Boten kapitaliste ne kalbezim… Dje sociafike e sot sociafike e sociamarre, nano !

    Mesimi i SHBA-se : Jo vetem ekzekutim per fajtorin por

    Ne te gjitha shtetet e SHBA-se, nenes se demokracise boterore, ku zbatohet denimi me vdekje, nje terrorist qe qellon ose vret policin ekzekutohet. Jo vetem kaq. Kushdo qe jep informacion per nje atentator kunder policit shperblehet me te pakten 10 000 dollare. Ky shperblim eshte me shkrim ne te gjitha makinat e policise ne mbare SHBA-ne, Meken e Seline Shenjte te shtetit ligjor dhe lirise boterore.
    Miku i Serbise, Sali Berisha po rehabiliton te gjithe ish nazistet, spiunet e Serbise dhe terroristet e paguar nga UDB-a qe kane vrare e prere ne Shqiperi. Havzi Nela eshte vetem njeri, nje cironke e tij!
    Maska qe perdor Sali Berisha per keto rehabilitime kriminale e terroriste eshte gjoja antikomunizmi i ketyre krimineleve, qe do te denoheshin me vdekje ose masa maksimale ndeshkimi ligjor ne cdo vend demokratik te Botes. Justifikimi i tij eshte gjoja antikomunizmi i komunistit fanatik dhe Lukashenkos se Tiranes, Sali Berisha.
    Per cfare antikomunizmi e antikomunistesh e ka fjalen ai stalinist fanatik, Kim Jong Ili i Shqiperise me emerin Sali Berisha!?

    Miqte dhe armiqte e Beogradit dhe Moskes…

    “Antikomunistet”, banditet e terroristet shqiptare te shitur tek Beogradi, tek antishqiptaret i cartun, tek krye- komunistet dhe kryeterroristet serbe Aleksander Rankovic, Slobodan Milloshevic e co. mund te jene gjithcka pervecse antikomuniste apo demokrate, sic orvatet ti paraqese Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve.
    Ata i kane lyer duart deri ne rreze me gjakun e vellezerve e motrave shqiptare ne Kosove e ne Shqiperi, ne Mal i Zi e Maqedoni, ne Cikago e Untergrupenbah, ne Bruksel e Nju Jork … vetem pse luftonin per te drejtat e tyre elementare njerezore e kombetare te shqiptareve ne Kosove !?
    Akuzat me te ashpra e me te renda te stalinistit te fundit ne Evrope Sali Berisha dhe cetes se tij kusare ndaj ish- bosit te tij ideologjik e shpirteror Enver Hoxha ishin gjoja lidhjet e komandimi i tij nga kryekomunistet e kryeterroristet e Beogradit me Titon e Rankovicin ne krye per te mos folur per kelyshet e tyre Miladin Popovic apo Dushan Mugosha…
    Faktet historike deshmojne se sapo e pa qe Beogradi dhe pas tij Moska, armiqte me te eger te shqiptareve dhe kombit shqiptar ne Bote, rrezikonin sovranitetin dhe pavaresine e Shqiperise Enver Hoxha jo vetem u prish me ta, por i demaskoi e luftoi si askush tjeter!
    Bashke me Luften Nacional Clirimtare, ato mbeten faqe te lavdishme te historise se Shqiperise qe asnje UDB-ash apo KGB-ist i vjeter as i ri nuk mund ti mohoje.

    Faqe e lavdishme e historise shqiptare

    Perzenia a bazes ushtarake sovjetike te Vlores dhe denoncimi i Traktatit te Varshaves eshte pika kulmore kesaj lavdie historike. Rasti i pare dhe i fundit, rasti i vetem qe nje shtet i vogel , i varfer ne kufijte mbijetes debon kucedren sovjetike te luftes nga Adriatiku e Mesdheu dhe shkeputet nga aleanca politiko- ushtarake e Moskes. Nje akt madhor kombetar e nderkombetar!
    Mbeten po ashtu sherbimi me i vyer strategjik i atij regjimi diktatorial ndaj aleateve strategjike e natyrore te Shqiperise- SHBA-se dhe NATO-s, cka e kane vleresuar lideret e tyre historike te vjeter e te rinj, qysh nga Sharl De Gol e Xhulio Andreoti e deri tek Zonja e Hekurt Margaret Thecer, etj.
    Nuk mund te akuzohet Enver Hoxha per lapsin e kuq te Curcillit ne harten e re Boterore te Jaltes, qe la Shqiperine ne lindjen e kuqe! As ate e as shqiptaret nuk i pyeti kush per kete vendimarrje tragjike!
    Por askush nuk mund te fshije nga historia faktet e aktet e mesiperme madhore… Asnje shqiptar pervec Skenderbeut nuk i ka bere sherbime te tilla Perendimit, pavaresisht nga iedologjia dhe qellimet e verteta te ish- diktatorit shqiptar, qe eshte teme ne vete!

    “Shitja e Kosoves” dhe tapite e munguara te Berishes

    Sali Berisha nuk po le mercenar e cetnik te Beogradit pa rehabilituar e shpallur deri edhe deshmor apo hero!!!
    I njejti Sali Berishe akuzon ish- kryediktatorin komunist Enver Hoxha per flirte me Mugoshen e Popovicin, per “shitje te Kosoves”, sikur Enver ta kishte gjetur ate pjese te Shqiperise apo shtet te pavarur e tua kishte shitur Beogradit!?
    Si mund ta shiste Enver Hoxha apo cilido komunist apo demokrat, antikomunist apo antishqiptar, atdhetar apo tradhetar dicka qe kurre nuk ka qene e tij!
    A mund ta shese Sali Berisha “Empire State Building” apo Shtepine e Bardhe, Teksasin apo Karolinen e Veriut… !? Sigurisht qe jo! Nuk ka as tapine as pronesine e tyre!

    “Heronjt” e Berishes apo mercenaret e Beogradit!

    Cfare antikomunisti apo demokrati , cfare atdhetari apo heroi mund te jete ai shqiptar qe e luftoi kryekomunistin shqiptar, bashkatdhetarin e vet me urdherat, me armet dhe me dinaret e kryekomunistit dhe kryeterroristit serb Aleksander Rankovic dhe UDB-es barbare te Beogradit!?
    Cilidoqofte ai shqiptar eshte edhe me serb se vete serbet. Nuk ben perjashtim as Hamit Matjani, as Xhevdet Mustafa, as Markagjonajt as Kryezinjte, as Havzi Nelajt… as dreqi e i biri i dreqit serb, qofte ai edhe Sali Berisha apo Alban Dega! Askush dhe asnjehere! Never Ever! Kurre… asnjehere!
    Cmenduri Berishe qe nderkohe turret te pershendes e uroje Beogradin per pranimin si kandidat ne Bashkimin Evropian nderkohe qe e ka kthyer Shqiperine ne delen e zeze te Evroeps tash e 21 vjet plot, qe e rrenoi si shtet ne 97 dhe vetem nderhyrja e BE-se e shpetoi ate nga zhdukja si shtet!

    Nga Porto Romano i Fazlicit tek Otrantoja e Salicit

    Cmenduri ali Sali Cartani qe ia fali apo shiti Porto Romanon nje mafiozi e cartani serbo- boshnjak si Damir Fazlici qe e cilesoi si mik dhe ishte gati ti vinte pushken e topat Kuvendit te Shqiperise per hir te “ketij miku te madh”, duke i dhuruar zemren e Shqiperise dhe daljen e sigurte serbe ne Adriatik! Tamam nje Sali Fazlic par excellence!
    Per te mos folur per shitjen apo dhurimin e 350 kilometra katrore ujera te shenjta territoriale te Otrantos Athines qe akoma de jure e de facto ruan “gjendjen e luftes” me shtetin shqiptar!!!
    Atdheshitja u parandalua vetem nga vendimi i Gjykates Kushtetutese para se ta fuste ne dore teresisht Sali Fazlic Otrantoja
    Jo vetem kreu nje shkelje flagrante te Kushtetutes dhe integritetit territorial te Shqiperise, por po kembengul edhe tani qe ta coje deri ne fund kete tradheti te hapur kombetare e atdheshitje te mirefillte edhe pas vendimit te Gjykates Kushtetuese.
    Tradhetia kombetare nuk ka brire!
    Cilit Sali Berishe ti besojme!? Sali Berishes apo Sali Milloshit!?
    Sali Vicidolit apo Sali Beogradit!?

  12. raimondi says:

    Saliu duhet akuzuar per shkaterrimet qe i ka bere ekonomise, industrise , bujqesise , arsimit, shendetsise, kultures , ushtrise , shitjes
    se pasurise se shqiptareve, integritetit teritorial te Shqiperise etj

    —Keto jane krime qe duken , qe preken, jane shkaterime me te cilat ai detyroi 1/3 e shqiptareve te largohen perfundimisht nga Shqiperia

    –Jane shkaterime qe ju kane hequr shpresen te rinjve per nje te ardhme ne Shqiperi

    –Me keto shkaterime kolosale qe Saliu i ka bere kombit shqiptar ai pregatiti terrenin qe ne keto 20 vjet demokraci te pasurohej VETEM familja e tij
    dhe pese sejmene te tij, —ndersa gjithe popullin e zhyti ne mjerimin migjenian

    —Keto jane akuza te prekeshme te cilat njeriu shqiptar i ka ndjere ne familjen e tij,
    NE JETEN E TIJ TE PERDITESHME ,ndaj me keto akuza Saliu diskretitohet
    perjete dhe shkon edhe per ndjekje penale

    Ndersa ato Akuzat e tjera kunder tij jane gjera te dores se dyte , te cilat nuk kane asnje efekt tek populli ato akuza kane efekt vetem tek fanatiket e PD-se
    –Por ata jane pakice ne popull….Ndersa shumica dermuese e popullit eshte e demtuar
    nga shkaterimet e Sales ne ekonomi … dhe duke qene se njeriu ka identitetin e tij
    cilesi qe e dallon nga kafsha , atehere Saliu duhet goditur edhe ne tradhetite
    qe i ak bere Shqiperise per llogari te Greqise

    –Ndaj keto dy fusha , shkaterimet qe i ka bere Shqiperise , dhe patriotizami
    jane tamam demet skandalzoe qe ka shkaktuar Sala dhe per te cialt
    duhet folur kunder tij , ne menyre qe te pergatitet terreni per te fituar zgjedhjet e reja …

    Akuzat e tjera jane bomba me tym……

  13. Drenica e Kuqe says:

    Z. Mero, sa me mire do ishte qe te thoshe: 20 vjet me faqet e zeza te Berishes. I shkreti, do mbese vetem me Sllobodanken e tij!… Populli shqiptar nuk duron kesi tradhtarsh.

    Drenica e Kuqe

    1. Bushi says:

      Ani ti gjanem po flet per tradheti !Shko meru me at tradhtarin tend Hashim Tadiqin e Drenices qe eshte duke e shitur Kosoven per cdo dite!

      1. Drenica e Kuqe says:

        A kane tradhtaret brina? Kape njanin e mshoj tjetrit, secili qe hypi ne pushtet, i zi e me i zi se tjetri na doli. Po, ti “Bushi” e paske mizen pas veshi ose nen qeleshe e po te ngacmojka shume. Po, mos po t’kruhet pak si teper. Me Hashimin te merren ata qe e kane qite n’krye t’punve, s’kam çka merrem une.

        Drenica e Kuqe

        1. Bushi says:

          Qe nga futja e Shqiperise ne NATO dhe Liberalizimin i vizave ua kemi lene juve o Drenice Kuqe qe te merreni me MIZA! ..Suksese!

          1. Drenica e Kuqe says:

            Natyrisht se po merremi edhe me “mizat Bushi”, se na jane bere shume “miza” te Berishes e te Rugoves e ato “miza” vetem ne m.. e n’by.. t’naj “kali” po rrine!!… E, duhet t’u tregojme shqiptareve cilat jane “mizat” si ti, t’Berishes e t’Rugoves; e cilat jane bletet e shqiptarise.

            Drenica e Kuqe

  14. sociologu says:

    50 vjet komunizem + 20 vjet demon-kraci + ? vjet neokomuniem = shqiptaret anormale.
    shikoni sa te semure ka Shqiperia
    ” sa varfanjake
    ” sa pa edukate
    ” sa politikane te pa afte
    ” sa jane me diploma fallco
    ” sa familje jane divircuar
    ” sa kleptokrate me pozite dhe s’denohen.
    ” sa unitet kane shqiptaret
    ” si i mer saliu ne mitingje dhe si nxit xhozi te kene entuziazme.
    Shikoni sa jane vrare,vetevrare ne tranzicion
    ” sa s’kane mare pronat e tyre
    ” sa dhe si e kane vene pasurine politikanet
    ” kancerin Nr1 te jetes se shqiptareve drejtrsine e drejte si drapri,qe mos vazhdojme me tej me femijet pa prinder,etj,etj,

  15. Horri i bulevardit says:

    45-vjet shtet diktature komuniste dhe 20-vjet shtet diktature anarshiste.
    Kjo eshte pasqyra me e mire e Shqiperise, mbas mbarimit te luftes se dyte boterore.
    Shqiperia per faj te lidereve qe e kane udhehequr, eshte e destinuar te prodhoje te perndjekur, ku cdo pale do te rehabilitoje, te perndjekurit e vet dhe keshtu historia perseritet.
    Shume intelektuale kishte Shqiperia, por asnjeri sja u mbushi syrin shqiptareve, se ne fakt shqiptaret, duan llafollogjin, duan nje njeri qe te gerthase, se mbasi ndjenjen me gojen mbyllur 45-vjet, me ne fund dolen nga mbyllja dhe gezuan sharjet, ku dhe liderin e donin sharlatan qe di te shaje.
    Por tani qe e pane se smund te jete lider nje ish komunist, nje ish spiun, qe denoi ata qe ai sot bertet me te madhe se jam avokati juaj, smund te jete ky personi qe duhet te udheheqe, ai eshte po ai qe ka qene, biles sot ai eshte me i rrezikshem, se gjithe jeten jetoi si nje bllokqen, tani ai do te tregoje, se fati i bllokqenit, ska qene per ate, se ai duhet te udheheqe, por kush eshte ky, ky eshte ai qe gjysherit ja kane perzene per pabesi nga fshatrat e Gjakoves, ky eshte ai qe denoi per Hysen Sheshorin, ky eshte ai qe futej ne bllok si ne shtepine e tij, ky eshte ai qe rrinte me familjen e E. Hoxhes, gju me gju, aty prane oxhakut, ne wikende, ky eshte ai qe shkonte ne Pris, per nje analize shurre te E. Hoxhes.
    Edhe ata qe i shkojne mbrapa, jane ata ishat e frikshem, ata qe silleshin naten per te pare se kush shef televizor, mbas ores 10 te darkes, jane ata qe hapnin veshet te degjonin ndonje fjale, nga armiqte e mundshem dhe kur si gjenin keto fjale, spekullonin deformonin dhe shpifnin, se armiku duhej gjetur, se plani i partise ishte te gjehej armiku me cdo kusht, keta jane ata qe Saliu i nxorri nga dosjet e sigurimit dhe i ka vene ne pune, per ti mbajtur, nen frere, se ai e di se ky soj, jane te paskrupullt, jane keta qe mbajten E. Hoxhen ne pushtet dhe jane po keta qe mbajne nxenesin e Hoxhes ne pushtet.
    20-vjet kane qene anarshi ku cdo qeveritar, i majte apo i djethte, vodhi sa mundi, por Saliu privatizoi Sqiperine, per ti dhene goditjen e fundit, shitjen e saj tek fqinjet tane qe rrine me goje hapur.

  16. ceri says:

    saliu ka deklaruar qe do jem edhe 30 vjet te tjera ne politike me kujtohet ne nje seance te parlamentit.Dhe une kete e lidh me kopetencat tinzare qe ka djali itije si minister pa portofol dhe nga vajza qe drejton drejtesine shqiptare.Me daljen e nipit ne tribune do te tregoje qe deri ne kete brez une do bej zaptimin e shtetit si mbreti qe le trashegimine e fronit.

  17. anticensurë says:

    “Spahiu në Përrenjas: Qyteti si në shekullin 19. T’i japim fund tranzicionit politik”
    “INTERVISTA/ Rama: S’ka asnjë shans për një mandat të tretë, nuk do vidhemi për të dytën herë”
    “Oketa: Nuk kam votuar kundër, por PRO interesave të qytetarëve”
    “Prokuroria serbe lëshon fletë-arrest për Fatmir Limaj”
    “Tahiri: Fusnota do të shkrihet nga ngrohja globale ”
    “BE fonde Kosovës si “Republic of Serbia” ”
    “Jahjaga ndërkombëtarëve: Ndalni zgjedhjet serbe”
    boll më me saliun o mero na kometo pak këto që ke publikuar në gazetën tënde!janë shumë më shumë se sa të përsëritësh të njëjtat gjëra për saliun!na u bëre më keq se edi rama me “saliu e ka fajin”!
    dil njëherë nga guacka tënde o mero!na shpjego këto që po bëjnë çakejt!
    boll më me ujkun!çakejt po na zhdukin gjithçka!

    1. gimi ny says:

      per autocensuren.
      Ne nje fare menyre keni te drejte qe kerkoni ndryshimin e “menyse” qe na sevir “kamarieri” Mero por Berisha eshte koka qe lidh gjithe fijet nje rrjete merimange mafjoze teper te fuqishme.Dhe per kete e ndjen vetem shume te forte dhe do te hyje ne dyluftim dhe me ustallaret e tij qe jane USA & BE…Biles jo me larg se dje ai sfidoi perendimin duke thene:
      *** se nuk do të pranonte asnjë konsultë me faktorin ndërkombëtar për sa i përket emrit të Presidentit të ri të vendit dhe po kështu konsulta nuk do të bënte as me përfaqësues të Partisë Demokratike. ***
      PRA SA ME SIPER AI PO KERKON NJE DYLUFTIM “TRUP ME TRUP” me dipllomacine amerikane dhe dihet qe berisha do te kete se shpejti nje fund grotesk dhe te palavdishem.
      Ne fakt me sa kane ndodhur keto 20 vjet nuk eshte sekret te thuhet qe berisha u be nje lloj PINOCETI nga sherbimet inteligjente perendimore
      ne bashkpunim me UDB jugosllave ne strategjine e tyre per shkaterrimin e komunzmit ne ballkan gje qe per shqiperine rezultoi fatale.Me shejtanin
      e tyre berishe me vulen “MADE USA & BE” SOT SHQIPERIA NUK AS INTEGRITET AS DINJITET BILES DHE PER PAK KOHE MUND TE SHPALLE DHE FALIMENTIMI FINANCIAR
      DERISA PD(i ndihmuar nga qyrravecet e ps) PO SHET ASETET STRATEGJIKE SI HIDROCENTRALET DHE NAFTEN..
      MERO BAZE KA PLOTESISHT TE DREJTE QE GJITHE TOPAT E TIJ I KA DREJTUAR
      NE KOKEN E KUCEDRES BERISHE.LE TE SHPRESOJME QE KETO 3-4 MUAJ QE VINE
      QELBESIRA ME GOJEN E SHPIFUR “EXTRA LARGE” do te rrezohet pertoke
      nga paranoja e tij per te luftuar me boten..

      1. anticensurë says:

        gimo,nqs ka njeri që si është mbush mëndja për berishën se kush është?!atëherë nuk ja vlen të flasësh më!o janë budallenj o ju leverdis regjimi i tij!
        ben blushi para ca ditësh na dha një leksion fillozofije!na tergoi se a duhet a sduhet të ketë të majtë në shqipëri!por harroi të thoshte përse nuk ka as të majtë e as të djathtë në shqipëri!harroi të shpjegonte shkaqe përse këto krahë të politikës nuk egzistojnë!egziston vetëm politika e krahut rokoko!
        kështu dhe puna e meros dhe e tërë ne komentuesve!
        nuk flasim për shkaqet që e mbajnë në pushtet berishën!nuk flasim për shkaqet që sjellin tradhëtinë në kosovë!
        po të bënim një gjë të tillë do të shikonim kë do të mbështetnim dhe kë do të rrëzonim bashk me berishën!ndoshta para berishës!
        nuk i kërkoj meros të mbulojë kafshëritë e berishës,por thjeshtë të trgojë përse ai është “kaq i fortë”!kush janë shtyllat që e mbajnë!sidomos ato që ne kujtojmë se janë “kundërshtarët” e tij!koha pak nga pak po i vërteton gjërat!
        shëndet gimo

  18. ELENA GJIKA says:

    OR MERO DUHET TE NA SHKRUAN PERSE GAZETA GREKE SHKRUAN SE TADIQI DHE RAMA JANE VLLEH(ROME):PER RAMEN E KAM DITUR CE NUK ESHTE SHQIPTAR SEPSE ASNJEHERE CE 10VITE NUK PERMEND NDONJE HEROJ KOMBETAR SHQIPTAR;POR PER SERBIN TADIQ NUK E PASKAM DITUR.

    1. SADIJE BERISHA (vjehrra e xenit) says:

      O TU BOFTE SADIJA TY MOJ HELENA TRAPOJES
      ME QE I KE MERAK GAZETAT GREKE NA LEXOJE NJE CIKE KETE PALIKARIN E
      VIQIDOLIT…
      Mbesa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrisë e brendshme të Greqisë, ceremonia fetare u bë në kishën e Shën Andreut në Patra në shtator të vitit 2008. Për këtë ngjarje që lidhet direkt me familjen e kryeministrit të Shqipërisë nuk ka shkruar asnjë gazetë kryesore greke, por vetëm një gazete dorë së dytë që më shumë në faqet e saja pasqyrohen lajme nga diaspora greke e Australisë. Gazeta ,,O KOSMOS,, e datës 17 shtator 2008 boton në faqen e saj fotografinë nga dasma e mbesës së Sali Berishës. Në këtë ceremoni mungojë vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si pasojë e ngarkesës së punëve, por në ceremoninë e dasmës dhe fetare ishte vajza e kryeministrit Argita BeQisha-Malltezi bashkë me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi. Gjithashtu morën pjesë edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë si Bashkim Bektashi me gruan e tij Arjanën, përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO dhe kushërira Orlinda Malltezi, miq të çiftit të ri. Pas muzikës dhe ritit fetarë çifti u nis për muaj e mjaltit në Shqipëri.
      Fill pas kësaj krushqie Sali Berisha firmosi ,,dhurimin,, e detit Jon shqiptar Greqisë në marrëveshjen e Maj 2009 midis Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit grek Kosta Karamalis.

  19. dauti says:

    Shkrimi i z Baze eshte realist, por, mendoj se ka nje pasaktesi kur Sali Berisha etiketohet se eshte i till ngaqe eshte komunist.Kjo per arsye mendoj, se jane me mijra ata ishkomunist te thjesht qe kane skrifikuar gjithshka madje edhe jeten per ndertimin dhe mbrojtjen e Shqiperise.Saliu eshte i vecant ne bemat e tij jo pse ka qene komunist pasi Ai asnjehere nuk ka qene i till me ideaal por per arsye te tjera te thena e te pa thena te cilat kerkojne analize te vecante.Kryesorja eshte se ai ka mbeshtetjen e njerzve te lloit Cupi nderkohe qe te tjeret shumica e shqiptareve jane te trullosur nga propoganda mediatike e sponsorizuar me leket e taksapaguesve shqiptare.Ka gjithashtu sahanlepires te tipit Shollaku [a Collaku qe nuk dua ta permend pasi me kujton nje hero] i cili ne nje debat televiziv gati e quajti perendi.Ai e quajti njeri te pergedhelur nga fatipasi pasi sipas tij arritjet e Shqiperise dhe kombit shqiptar ne keto 20 vjet mbajne firmen dhe rolin e Sali Berishes.Harron Ai derdimen dhe gjithe te tjeret sahanlepires se ato qe Ai i quan arritje konfirmojne ne fakt deshtime te shqiptareve ne pritshmerite e tyre dhe kjo vetem per shkak te Saliut.Ti marim me radhe.Saliu u vu ne krye te levizjes antikomuniste i derguar nga Ramiz Alia per ta shuar ate dhe kur e pa se ajo per shkak te nxitje nga jasht dhe ngjarjeve ne Europ nuk mund te ndalej e tradhetoi Ramizin per te perfituar thjesht per vete…Kosova u clirua nga populli kosovar dhe lufta e tij nderkohe qe Saliu ishte ne opozite dhe kerkonte te permbyste rendin kushtetues ne Shqiperi.Le te kujtome shtatorin e vitit 98.Saliu ishte ne krye te pushtetit e prodhoi tragjedine e vitit 1997 tragjedi qe nuk mund te kaloje aq lehet ne memorjen popullore ashtu sic mund te kalohet me nje akt te hetimit parlamentar.Gerdeci dhe 21 janari ndodhen perseri me Sali Berishen ne pushtet.z Shollaku na e shet hyrjen ne NATO si ender dhe arritje historike te shqiptareve por harron se ajo eshte nje aleance krahas te tjerave ushtarakeqe ka disa vite qe eshte krijuar te cilat nuk mjaftojne per ta quajtur ender historike, ku roli i Shqiperise dhe perfitimet prej saj nuk kane patur asnje peshe.Eshte e vertete qe ne mund te hyjme ne Europe por pse harrohet se jemi te fundit dhe per kete shkak eshe Saliu.Kjo pasi Europa i hapi portat per shqiptaret duke hapur ambasadat qysh kur Saliu ishte ne partine e punes.Te persekutuarit e regjimit komunist ne fakt trajtohen nga Saliu njelloje si opozitaret socjalist pavaresisht se mashtrohen per fatin e tyre te keq cdo dite prej tij.Nuk e di ne se mund te thote ndonjeri ndonje gje per rolin e te persekutuareve ne drejtimin e shtetit shqiptar ne keto vite dhe plotesimin e te drejtave te tyre.Keto e te tjra si keto druaj se do te bejne endren e Saliut te Cupeve dhe Shollakeve per tu krahasuar me figurat kombetare hi ne te gjalle te ti.Ne mos me keq te jap llogari per demet e shkaktura pasi roli i tij nuk mund te mohoet.Druaj gjithashtu se ata qe jane afer tij dhe i thurin hymne ashtu si ai beri me Enverin dhe Ramizin do te bejne me tete njejten gje, pasi sahnlepires ne kete vend ka patur dhe duket se do te kete dhe per shume kohe…

  20. astrit says:

    Mero je njesh me komentet e tua , mezi pres cdo dite ti lexoj se i ke shume te forta.

  21. ladi says:

    shyqyr qe nuk po shfaqet ajo veronika

  22. klara says:

    mbesa ime evogel q eper fat mire nuk jeton ne shqiperi ne sa here qe vjen ne shqiper do te shkruaj dikunt 1997,tani duke te lexuar ty e mendova mos valle edhe ajoshkuran kete vite per te identifikuar vitin me te mbrapshte te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje