Rama: Prindërit e të anëtarësuarve në PS kërcënohen me largim nga puna

31 Mars 2012, 20:23Politika TEMA

Rama me të rinjtë në Poliçan: Për të gjetur një vend pune nuk mjafton të kesh aftësi dhe vullnet për të punuar por duhet të kesh lidhjet e duhura

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vazhdën e turit të takimeve është ndalur në qytetin e Poliçanit për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 200 anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Rama gjatë fjalës së tij ka prekur pikat më shqetësuese si për të rinjtë, po ashtu dhe për prindërit e tyre. Kreu i PS tha se jo të gjithë prindërit janë entuziast për hyrjen e fëmijëve të tyre në PS. Kjo jo sepse nuk kanë bindje të tilla, por nga frika e papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta e korrupsionit. Sepse po u morën me punët e përbashkëta mund të përballen me fuqinë e pushtetit për t’i poshtëruar apo përjashtuar nga rrugët që ata meritojnë të ecin. “E vërteta është se në rast se të gjithë, posaçërisht gjenerata juaj, do ta dëgjonte zërin e kësaj frike, jo vetëm asgjë nuk do ndryshonte për mirë në familjet tuaja, por përkundrazi. Një ditë, që sot duket e largët, kur edhe ju të bëheshit prindër do të përballeshit me të njëjtën frikë, do të përballeshit me të njëjtat vështirësi dhe do të përballeshit me të njëjtat pamundësi për t’i plotësuar fëmijëve tuaj atë që sot prindërit tuaj nuk ua plotësojnë dot. A e dini pse? Jo sepse janë të paaftë, jo sepse janë dembelë, jo sepse nuk duan me gjithë forcë e zemrës tua plotësojnë por sepse nuk munden. I kanë këmbët e lidhura nga kërcënimi i papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta, i korrupsionit dhe i frikës që vjen bashkë me to. Ju jeni këtu për të luftuar edhe për prindërit tuaj. Ju jeni këtu për të luftuar që edhe prindërit tuaj të mund ta shohin një ditë të bardhë përpara sesa të bëhen gjyshër e gjyshe dhe edhe prindërit tuaj të mund të pretendojnë njësoj si ju, që nesër të marrin atë që meritojnë,” u shpreh Rama.

Duke i falenderuar për anëtarësimin në PS kreu socialist u ndal dhe tek një tjetër shqetësim shumë serioz i rinisë shqiptare. Rama u shpreh se tregu i punës sot është i pandershëm, se për të gjetur një vend pune nuk mjafton të kesh aftësi dhe vullnet për të punuar por duhet të kesh lidhjet e duhura.

“Duhet të merresh me një parti ose një tjetër edhe pse ato parti nuk kanë asgjë të përbashkët me ty, me ëndrrat dhe ambiciet e tua. Por ky realitet mund të ndryshojë, nëse bëhemi të gjithë bashkë. Një Shqipëri ku mundësia për të konkurruar ndershmërisht për një vend pune është e mundur nëse bëheni pjesë e PS,” u shpreh Rama. “A mund të ndodhë që në Shqipëri të ketë për ne mundësi për të konkurruar njësoj si gjithë të tjerët, pavarësisht se jemi nga ky qytet I vogël apo nga një fshat këtu pranë dhe pavarësisht se jemi fëmijë prindërish të panjohur?

Sigurisht që është e mundur. Por është e mundur vetëm në qoftë se ju nuk do ta braktisni fushën e betejës që keni zgjedhur duke hyrë në PS dhe do të bëheni Partia Socialiste aty ku jetoni, në qytet apo në fshat për të marrë me vete edhe të tjerë, që zëri juaj të bëhet një korr përditë e më I madh derisa politika të vihet në dispozicionin tuaj dhe të mos ta ketë të mundur ti shmanget asaj që që ky korr kërkon. Kjo është e vetmja mënyrë! E unë jam i sigurtë se në rast se ndodh kështu, atëherë pa asnjë dyshim Shqipëria që ju dëshironi jo vetëm është e mundur por është afër. Mos mendoni se atë e ka në dorë dikush tjetër. Atë e keni në dorë ju, atë e kemi në dorë ne, atë e ka në dorë Partia Socialiste.”

21 komente në “Rama: Prindërit e të anëtarësuarve në PS kërcënohen me largim nga puna”

  1. Keshtu tall bythen Edi-ahmedinexhadi me te rinjet duke ia futur kot loll

    1. Dulejman Sula says:

      Uroj qe ky prill ta marre me vete, sic mori te jatin e tij shpirteror.
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

      1. Devolliu says:

        O Dulkë bre të lumtë goja; për Saliun e ke me siguri, se ai ka qënë pjesëtar i familjes së xhaxhit Enver.
        Mos e zëntë prilli tjetër, ishallah i shkoftë sa më parë pranë atit të tij shpirtëror e të shpëtojë Shqipëria nga ky shpellar.

    2. Dean says:

      Ptu……..u,psikopat shpellash.

      1. Vetem Qiljeta jon vlen sa per 500 fre-shita t’juj. Inot keni me Partine tone

      2. hahahh Deanushja eshte zemruar se nuk po ia lavdojem Ahmedinexhadin

        1. Doktori o tu na bo xhamin ma t’modhe, e ti mos e kruj shume me axhenden e Doktorit. E me punse do punsojm ata qi vin ne gerthasin ma teper per na

  2. todi says:

    Jo more ti i ashtuquajturi Ramy i vjeter, se i riu mos te ngjafte ty, nuk ja fut kot Edi, por flet ate qe duhet folur, qe ky popull te mos lengoje me nen pushtetin e zuzareve, qe shkaterruan kete komb, por te ngrihen te gjithe ne kembe ashtu sic u ngriten per shembjen e diktatures dhe te luftojne per nje rilindje te shqiperise. E kete e ben realiteet ajo qe flet e propagandon Edi Rama.

  3. anonim says:

    o edi po ik re burr se le nam me kto budalliqet e tua un jam vet antar i PS dhe sme ka kercenuar njeri boll me me idiotesit e tua saliu ju rreh saliu ju vjedh saliu ju genjen saliu ju rrenon po ju ca beni skeni duar vet???

    1. Diplomati says:

      O trimi i Ps. Pse nuk e ve emrin meqe spaske frik e nuk te paska kercenuar njeri? Sa qesharak beheni mor aman, bini brenda me kembet tuaja.

    2. Te kundershtoj says:

      @ anonimi!
      pse sdel me emrin e vertet ketu po na del me anonim. se ke frike dhe sje anetar i PS. realiteti njihet nga te gjith ne. aty ku fiton PD nuk ka te punesuar perkrahes te oposites.

    3. shqipe says:

      ti anonim nuk je i PS ti nuk je shqiptar

      1. Vetem keta qe jan me PS-n jane Shqiptare kurse keta te tjeret jane Greke apo jo shqipe

  4. shkrodani says:

    Mendoj se Rama e ka gabim qe merret me antarsime le ta beje kete pune nje debutet tjeter.Merru me kodin dhe kerko jo 8 vjet burg po 20 vjet ose 50 miljone lek gjobe pa plotesuar keto mos firmos kodin le te hidhen perpjet Berisha dhe nderkombtaret.Nese ben kete 80 perqind do fitosh se popullit i ka ardhur ne maje te hundes.po u terhoqe populli ndo te peshtyje dhe do te te qelloje me gure rruges.Mos beso as nje premetim te ambasadoreve.ata duan familjen e shtetin e tyre dhe jo Shqiperine.

    1. Aleksander says:

      Kjo Shqiperi (e vjetra)e prinderve e gjysherve qe vertet siç thote Edi u jane lidhur kembet e duart,NUK MUND TE NDRYSHOJE. Prandaj Rama meret me angazhimin e rinise edhe ne politike,qe brezat e ardhshem te MOS JENE INDIFERENTE PER TE ARDHMEN E TYRE.Po te kuptohet kjo ,fillojme edhe te flasim ME MEND e jo me b….ashtu si na vjen te flasim.Edi eshte ne rruge te mbare e te beje kujdes vetem ne leshimet e marveshjet qe ben me Saliun ,qe si katundar qe eshte e ka hilene ne gjak.

  5. Zbardhet spekulimi i kancelarëve me shortet në gjykata, dosjet e mazhorancës në duart e gjyqtarëve të pushtetit. Per me shume, lexoni ketu;
    Zbardhet spekulimi i kancelarëve me shortet në gjykata, dosjet e mazhorancës në duart e gjyqtarëve të pushtetit

  6. sherifi says:

    O “shkodrani” jame 100% me mendimin tuaj,nuk i heq asnje presje,vetem me nje ndryshim te vogel pa ta prishur permbajtjen.
    per tu mare me kodin apo reformen zgjedhore nuk duhet te meret vete kryetari i nje partie kur nuk eshte specialist i asaj fushe,per koto probleme cdo parti ka struktura te specializuara,sigurisht qe ata specialist nuk vendosin dot vete pa u konsultuar me udheheqien,se pastai i bie qe dhe Edi te behet si saliu qe vete eshte kryetare partie,vete zv/kryetare,vete k/minister,vete minister i cdo dikasteri,vete gjyqtare,vete shef policie,po kerkon te behet edhe vete president dhe prokuror i pergjithshem prandaj i ka bere punet lesh harapi ne shqiperi.

  7. Edi says:

    Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe keshtu do jete gjithmone ne shqiperi. Nuk besojme me tek premtimet per ndryshim vetem shfrytezojme rastin qe na jepet. Kush beson me te vertete qe do ndryshoje gje me shtetin atehere me vjen keq per te. Ai qe mendon vertete qe eshte i afte te kaloje ne aktivitet privat.

  8. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    ESHTE INTERESANT SE KETIJ GABELIT RAMA I KA HIJE TE GENJEJ.

  9. Ra sala prej fiku says:

    Kjo do te thote zgjethje te parakoheshme, me qeveri teknike dhe masanejna do knojm ra sala prej fiku, ra si top llastiku.

  10. julius says:

    vetem edi rama e ben shqiperine..asnje tjeter! kreshnik spahiu flet bukur, por s’ta mbush syrin dhe mendjen.. flet vetem per gjera nacionaliste e mire ben, por nuk flet per varferine e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje