Shpresa Beçaj: Pse duhej hetuar Sali Berisha

31 Mars 2012, 19:38Politika TEMA

Historia e vjetër e përballjes juridike mes kryeministrit dhe kryetarit të PS-së. Lumi i akuzave nga salla e Kuvendit në nëntor 2009, nuk e bindi as prokurorinë dhe as gjykatën që së paku të niste hetimin për të dhënë së paku një përgjigje: ka fyer e shpifur kryeministri? Një vendim qesharak i prokurorisë dhe shkeljet fëminore të ligjit për të mbrojtur kryeministrin, që e trajtojnë me statusin e gazetarit atëherë ai kur sulmon kundërshtarët e tij politikë. Në të kundërt, e vetme përballë katër kolegëve të saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë vendos: Prokuroria e Përgjithshme duhej të hetonte Berishën!

Revista JAVA ka siguruar një dosje të plotë me vendimin e Prokurorisë për të pushuar çështjen, ankimimin e Ramës dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që e zgjidh këtë histori me parimin: pushteti ka gjithmonë të drejtë, duke e shënuar dhe emrin e zotit Berisha në listën e zyrtarëve që shkasin nëpër vrimat e ligjit me …procedurë

 

Nga Lorenc Vangjeli

Revista JAVA

 

Një nga dashuri-urrejtjet më të mëdha, siç e ka dëshmuar shpesh dhe vetë, është raporti i tij më median. Por për një trill dhe kapriçio të fatit, natyrisht dhe me ndihmën e pakursyer të Prokurorisë së Përgjithshme, një nga “hendeqet” më të thellë juridikë që i është dashur të kalojë në karrierën e tij shkumëzuese, e ka kapërcyer i “veshur” me petkun e njeriut të medias. Ky njeri është Sali Berisha. Kryeministër i vendit. I paditur për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, në rastin e tij, u vu automatikisht në lëvizje sistemi që mbron gazetarët nga akuza të tilla.

Kjo histori që në fillesën e saj bëri bujë pafund, sipas zakonit të hershëm tashmë, u la të harrohej pjesë-pjesë, ndërsa për mbylljen e hendekut juridik, menduan njëherazi edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Gjykata e Lartë. Të dy këto institucione i garantuan atij pafajësi duke i hequr kostumin e kryeministrit dhe duke i veshur xhinset e një gazetari. Për çfarë tha dhe deklaroi në nëntor 2009, në një seancë gati surreale të Kuvendit të Shqipërisë, në emër dhe në kurriz të kolegut të tij socialist, Edi Rama, edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Gjykata e Lartë, thanë njëlloj: të mos hetohet. Përveç kryetares së Gjykatës Shpresa Beçaj, që voton kundër: Po! Të hetohet kryeministri!

JAVA ka mundur të sigurojë disa dokumente të panjohur më parë për duelin legal mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Ato janë kallëzimi penal i Edi Ramës ndaj Sali Berishës për veprën e shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal, ankimimin e Ramës në Gjykatë të Lartë për këtë vendim dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që mbyll përfundimisht, në fushë lokale, këtë bast juridik mes dy njerëzve të fuqishëm të vendit. Por në këtë të fundit, mjaft interesant është fakti që pesëshja e trupit gjykues, me kryesuese Shpresa Beçaj dhe anëtarë, gjykatësit Dizdari, Lulo, Bici dhe Fullani ka qenë e ndarë në vendimmarrje. E mbetur në pakicë, vetëm Beçaj, kryetare e Gjykatës së Lartë ka dhënë një vendim surprizë: “…çështja i do dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme”. Çka nuk do të thotë se flitet për fajësi apo pafajësi të zotit Berisha, por të paktën sipas këtij mendimi, kryeministri nuk është hetuar fare dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë detyrën e saj.

 

Nëntor 2009, Berisha në Kuvend

Në datën 20 nëntor 2009, Partia Socialiste, përkundër bindjes së shumëkujt, përmbysi skeptikët dhe tejkaloi edhe optimistët me organizimin e një mitingu proteste në Tiranë, një nga më të mëdhenjtë e ndodhur ndonjëherë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan për transparencën e votës së asaj vere që i dhanë mandatin e dytë zotit Berisha, ndërkohë që vetë deputetët socialistë ndodheshin prej tre muajsh në bojkot të Kuvendit. Ishte e qartë që në Shqipëri kishte krizë politike. Të gjithë këto faktorë, ngjajnë se kanë ndikuar një një nga shpërthimet më të egra të zotit Berisha në Kuvend. Targeti ishte një, Edi Rama, mtonjësi i pushtetit të tij, por nuk u kursye askush tjetër rreth tij, duke nisur madje që nga familja dhe gjithë miqtë e tij.  Në seancë, Berisha artikuloi një fjalor të tmerrshëm:

“… Zoti Rama, thuaju shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës?. Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemeritur? Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që e rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare?”

“Tani do t’i them zonjës, (nënës së Edi Ramës), Kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd dhe të integritetit tënd që t’u tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd 10 vjet për skizofreni! Ti, zoti Rama, “… nise aferat me D. G., i cili u vra në një rrethim me policinë. E vranë me antitank … për hir të së vërtetës, të më falë zonja, po mori për burrë, vrasësin e burrit të parë”.

“Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut, t’i firmos si një bajloz. Unë të jap fjalën që me atë vullnet e me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-91 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri përballem sot me mafian që ti kryeson”.

…”Cila është arsyeja pse Fideli brilanton flokët dhe nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk besoj se është vetëm intime, jo … Sepse nuk ka dashuri të përjetshme … E ka tjetërkund hallin ai. Unë do jua them shqiptarëve”.

“…ti je një përbindësh… Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit … provoje … vazhdo se do jetë si për ata burrat me klimaks, po ti ke qënë me klimaks tërë jetën, ti ke lindur me klimaks … Nuk mund të zgjidh unë botën tënde hormonale …”.

I gjithë ky shfrim surreal, i llojit të përroit psikik, ju transmetua direkt shqiptarëve, në orën e pikut të audiencës nga njeriu që drejton vendin. Pak orë më pas, edhe Rama i përgjigjet nga selia e PS-së. Por çfarë ishte debat verbal në atë mbrëmje, pak ditë më pas, në 22 dhjetor 2009, avokatët e Ramës e shndërrojnë në padi penale për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës ndaj kryeministrit.

“Asgjë e ligë, çdo gjë me ligj”, thuhet zakonisht me ofshamë në këtë vend, por e liga morri një formë dhe një trajtë të çuditshme në sirtaret alkimike të Prokurorisë së Përgjithshme. Për plot 11 muaj, pa bërë asnjë veprim konkret hetimor dhe pa hetuar asgjë, Prokuroria vendos: Nuk hetojmë kryeministrin!

 

Ankimimi, Rama

Arian Salati dhe Agim Hysi, dy avokatët e kryetarit të PS, kundërshtojnë vendimin e prokurorisë për të pushuar çështjen penale: “Prokurori justifikon shprehjet fyese, duke argumentuar se deklarimet janë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare, si përfaqësues i popullit, si Kryeministër dhe politikan në kuadër të një situatë të rënduar politike. Sipas Prokurorit, GJEDNJ e ka bërë të qartë se liria e shprehjes mbron të folurën fyese, duke e bërë këtë një parim bazë në jurisprudencën e saj. Deputeti Sali Berisha, nuk mund të merret në përgjegjësi penale për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës të parashikuar, siç parashikon Kodi Penal, Kushtetuta e Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Por, referimi në Gjykatën Evropiane ngjan qesharak sepse sipas palës së dëmtuar: “këto vendime… të GJEDNJ, vijnë në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave, në veprimtarinë e tyre … Asnjë prej citimeve të GJEDNJ, nuk merr në mbrojtje ndonjë kryeministër, për shkak se atij i është dhunuar liria e shprehjes dhe e mendimit”. Më pas, akuza e mbrojtjes ndaj akuzës bëhet edhe më e ashpër:

Prokurori nuk ka respektuar kërkesat proçedurale që garantojnë një proçes të rregullt ligjor,

Ka shkelur kërkesat për një proçes të rregullt ligjor,

Ka krijuar, përdorur dhe vlerësuar kërkime, rrethana fakti dhe vlerësime, të cilat nuk janë pretenduar ndonjëherë nga kallëzuesi,

Ka dhunuar parimin kushtetues të objektivitetit dhe paanësisë në hetim, duke u shndërruar palë në proçesin penal,

Nuk ka krijuar mundësi të barabarta për palët.

Ka bërë vlerësim të gabuar të rrethanës së faktit, ekzistencës apo jo të figurave të veprës penale, dhe të orientimit drejt fajësisë.

Nuk është bazuar në fakte dhe prova, por në opinione të paidentifikuara, të krijuara prej tij.

Dhe sipas mbrojtjes, si një qershi e hidhur mbi tortë, prokurori citon dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, i cili në kohën që flitet, as nuk ishte konceptuar, as nuk ishte shkruar dhe as nuk ishte publikuar.

 

Katër gjykatës me Doktorin

Gjykatësit Dizdari, Lulo, Bici e Fullani citojnë vendimin e Prokurorisë për pushimin e çështjes penale, sipas të cilit, “…në shumicën e fjalëve të kryeministrit Sali Berisha, të thëna në sallën e parlamentit apo dhe në konferencën për shtyp, është përdorur një retorikë politike, e cila e analizuar në kuptimin literal të fjalëve nuk i drejtohet direkt kallëzuesit, por aludohet për sjellje dhe persona të vetës së tretë”. Dhe për më tej, citohet edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se: “Liria e shprehjes përbën një ndër bazat themelore të shoqërisë, një ndër kushtet bazë për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo njeriu. Kjo gjykatë e ka bërë të qartë që e drejta për lirinë e shprehjes mbron të folurën fyese, duke e bërë këtë një parim bazë në jurisprudencën e saj”.

Në proces, mbrojtja e zotit Berisha pretendoi se në deklaratën e zotit Berisha nuk ka elementë të veprave penale, “…pasi aktiviteti i tij, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk fokuson në sferën e interesit të tij individual veprime që synojnë të cenojnë dinjitetin e personalitetit të shtetasit Edi Rama. Fjalët e përdorura nga lideri i maxhorancës janë përdorur në sensin e retorikës politike, e cila po të vihet re me kujdes, nuk i drejtohet direkt kallëzuesit, por aludohet për sjellje dhe persona të vetës së tretë”.

Dhe katërshja e Gjykatësve bindet: ajo firmos se vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për të mos nisur procedimin penal për kryeministrin është vendim i drejtë dhe i bazuar në ligjin material dhe procedural penal.

Në dokumentin e firmosur nga ta, gjykatësit shpjegojnë se ata janë bazuar në Kushtetutë dhe në nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të pasqyruara në qëndrimet e GJEDNJ në shumë vendime të saj. Sipas tyre, deklarimet e kryeministrit “…janë në kuadër të përmbushjes së detyrave parlamentare, si përfaqësues i popullit, si kryeministër dhe politikan, janë pjesë e debatit politik, opinione dhe gjykime këto të shprehura brënda të njëjtit kuadër, në kushtet e një situate të rënduar politike të mbushur më ultimatume dhe kur komunikimi me opozitën dhe drejtuesit e saj nuk mund të bëhej në parlament këto dekarime nuk formojnë elementët e veprës penale…”.

 

Vota ndryshe e Beçajt

Surpriza e këtij procesi, në fakt, ka qenë kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj. “…unë, gjyqtarja në pakicë, jam e mendimit se duhej të vendosej shfuqizimi i këtij vendimi dhe dërgimi i çështjes Prokurorisë së Përgjithshme për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme”. Çka do të thotë, se sipas saj, prokuroria e Përgjithshme duhej të merrte nën hetim kryeministrin e vendit. “Ishte detyrë e organit të hetimit që të kërkonte sqarime nga të dy palët, kallëzuesi dhe personi ndaj të cilit drejtohet kallëzimi. Nëse konstatonte kontradikta dhe pasaktësi mes tyre, ishte detyrë e tij të hetonte më tej, duke marrë prova me dëshmitarë apo të kërkonte vënien në dispozicion të hetimit të dokumentacioneve dhe akteve të ndryshme shkresore nga institucionet që i kanë në posedim”, shkruan Beçaj, e cila vëren gjithashtu dhe një fakt shumë interesant: në vendimin e mosfillimit nuk gjen pasqyrim dhe nuk analizohet “asnjë veprim hetimor i kryer në kuadër të këtij kallëzimi”.

Dhe për më shumë, gjithë çfarë ka ndodhur, për kryetaren e Gjykatës së Lartë Beçaj: “…në kuadër të barazisë së shtetasve përpara ligjit, barazisë së armëve, mjeteve e mundësive, temperamenteve dhe karaktereve deri ne themelet e traditës, si dhe përvojat e rasteve parlamentare, janë paraparë dhe rastet e kufizimit të fjalës, në rastet ku cënohet nderi dhe dinjiteti i tjetrit, në zbatim të parimit universal se “ku cënohet liria ime, kufizohet e drejta jote”.

 

Ku gaboi Prokuroria

Ka mbajtur në sirtar çështjen për 11 muaj pa kryer asnjë veprim hetimor. Kjo gjë është në kundërshtim me Udhëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm “Për regjistrimin e njoftimit të veprës penale dhe të emrit të personit që i atribuohet vepra penale”, ndryshuar me një udhëzim të dytë, thuhet “Në rastet kur me gjendjen e akteve prokurori vlerëson se ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit, vendos mosfillimin e procedimit, por jo me vonë se 10 ditë nga mbërritja e kallëzimit apo e referimit të veprës penale. Gjatë kësaj periudhe mund të bëhet një minimum verifikimesh nëse ka nevojë për një gjë të tillë, në të kundërt vendoset regjistrimi i procedimit”. Por kjo është vetëm ana formale e punës së prokurorisë. Sepse ajo më parë dhe katër gjykatësit e Gjykatës së Lartë më pas, e trajtuan çështjen e kryetarit të PS-së kundër kryeministrit, si një ndeshje e një zyrtari me një gazetar, liria e fjalës së të cilit mbrohet… me ligj. Edhe kur nxjerr lemeri nga goja. Në Shqipëri, edhe nëse do të ishte ky rast, nuk ndodh gjithmonë kështu! Madje është hera e parë, që kryeministri i ikën me procedurë dhe i veshur si gazetar një hetimi penal ndaj atij vetë. Dikur akuzonte kundërshtarët e tij politikë se iknin të veshur si gra, kësaj rradhe, burri i fortë i politikës, i ikën përgjegjësisë penale i veshur si gazetar, profesioni në vend që i ka shkaktuar më shumë se kushdo tjetër andralla.

30 komente në “Shpresa Beçaj: Pse duhej hetuar Sali Berisha”

  1. Mesila Doda says:

    Komplet si familje dhe jo vetem Sala duhen gjykuar!
    http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. fatmiri says:

    Pergjigja ime eshte qe ata gjyqtare qe kane mbylle kete çeshtje jane shkerdhata juridike, ndersa ai prokuror qe ka pase çeshtjen eshte nje kriminel i shqiptareve se nuk eshte goditur Edi Rama vetem, por gjithe familja shqiptare nga nje perbindesh qe paska qene jo vetem ndyresire, por dhe agjente i serbeve, grekerve dhe mbreme na doli dhe i alkaides. Kriminelet e prokurorise dhe gjykatave shqiptare po mbrojne krimin dhe nje dite do ta paguajne, heret apo vone. Vrima e miut do te jete e vogel te futen, prandaj do tu kerkohet koka ne tepsiu per keto, Gerdecin, 21 janarin e shume te tjera gjer te Sashenka e Tomka. U shofshin me gjithe ç’kane se jane shkaterruesit e familjeve shqiptare te ndersheme!

    1. Ferma "Clirimi" Fier says:

      Hetojeni shpejt Shpresa se nuk ka kohe, deri ne daten 5 … ?
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

  3. Ramy says:

    edhe per vjedhjen e lulit ne rrugen durres kukes e konstatuar nga kontrolli i larte i shtetit prokuroria e zvariti deri sa kaloi afati.

  4. MEMEDHETARI says:

    Perderisa nxjerr mut nga goja…ky zagar…mos valle ushqehet nga bytha???

  5. SADIU says:

    Pse duhet hetuar Sali Berisha? Po pse te mos hetohet prekurori i ceshtjes. Si do te vihet drejtesia tek ne kur vete drejtesia nuk eshte ne rruge te mbare, kur eshte jashte cdo llogjike. Pse po te jesh kryeminister duhet te beshe cfare te do qejfi, dhe po te jesh fukarai qe nuk te mbrone njeri krahas qe denohesh kur te doje ai prokurori i Saliut, vdes edhe per te ngrene, se te mungon totalisht buka e gojes. Zotrinj te drejtesise, prandaj e kerkuam demokracin qe te kete dallime mindis njerzve apo shtresave? Cfare po behet keshtu ne kete vend? Ne fakt pergjigjen e ka thene i Madhi DRITERO AGOLLI… E pse duhet te harxhojme kohe kur nuk na degjon dhe respekton njeri, apo asnjeri…

  6. Lex Rex says:

    Perse u kujtuan tani per kete ceshtje ? A eshte valle koincidence qe Lorenc Vangjeli ne dy shkrimet e tij tek revista JAVA po retushon imazhin e prishur te Becajve ? Ne fillim na percolli ”dramen” e Selvi Becaj, e cila me pas u rimor ne pune nga Ministria e Jashtme, tani po na tregon se Becaj e madhe paska bere trimerira.

  7. Kelmendasi says:

    O Vangjeli z.Beqaj thote hetimin e çeshtjes jo te personit dhe e sqaron me poshte thote te kerkoje sqarime nga dy palet.Shqip dine te gjithe mos deformo.Mos ja fut kot se

    pson si pak dite ma pare Kujdes bre burre se rrogen e ke fiks jo me norme

    Ne qofte se gazetaret tane dhe analistet tane do paguheshin me norme per shpifje e rrena do te ishin ba miliardiere

  8. albana says:

    “Tema” ka bere shume mire qe e ka botuar kete shkrim.
    Per dy komentuesit e fundit do thosha se ka rendesi te dish dicka nga drejtesia (jurisprudenca), sepse dijet te ndihmojne te mos flasesh gjepura. Do shtoja se nuk ka rendesi se cfare e shtyn gazetarin Lorenc Vangjeli per te shkruar ne kete rast, por ka shume rendesi qe ai e mbeshtet arsyetimin e tij ne fakte.
    Personalisht e kam lexuar “Mendimin e Pakices”, pra mendimin e zonjes Becaj qe diten qe u fut vendimi ne faqen e internetit te Gjykates se Larte.
    Jam befasuar nga kuraja e saj. Ajo mund te mos jete me e afte profesionalisht nga te kater gjyqtaret e tjere, por eshte me karakter te pakrahasushem me ata dhe prokuroret qe jane marre me ceshtjen.
    Pse u befasova? Sepse papergjegjshmeria per te folur e shkruar per tjetrin eshte bere dicka normale per shoeqerine tone. Fatkeqesisht pas z.Berisha dhe disa politikaneve te tjere, vendin e dyte e ze media. Dhe media na ndikon te gjithve per te menduar ne kundershtim me te verteten.
    Gazetari duhet falenderuar qe shkruan te verteten. Kjo na ben mire t’i vleresojme njerezit per punen qe bejne dhe jo per tjeter gje.

    1. Lex Rex says:

      Me vjen keq qe shkruani per ”gjepura”. Meqenese po pershkruani me tone panegjirike karakterin dhe kurajon e Shpresa Becaj, mund te shtoj se cdo njeri me karakter do te kishte dhene doreheqjen pas publikimit te videos Meta-Prifti. Por Becaj zgjodhi te genjeje publikun duke deklaruar se punesimi i vajzes se saj ne Ministrine e Jashtme ishte bere ne perputhje me rregullat.

      1. hapkutite says:

        duhet te presim nese i ngjan femija ilir floririt. po lindi me bllok ne dore eshte gje e sigurt qe punesimi eshte bere ne perputhje me rregullat.

        ps: kesaj i thone, me kurve e ema se e bija. e perkthyer ne llogjiken e shqipeve: me e virgjer e ema se e bija.

  9. Sadiraj says:

    keta duhen marre nga i pari te i fundit dhe ti cosh ne Qafe te Barit per gjithe jeten..tani po hane koken e njri tjetrit qe moren besh se sharlatanit vucidolit i mbaroj vajguri

  10. peco says:

    Po pse i a hoiqen nga puna vajzen kesaj Shpresa Becajt? Dhe ajo e di mire se shqiptaret thone se koke per koke! pse nuk u ndje kohe me pare, por vetem tani qe ka problem punen e vajzes?

  11. loni says:

    ja pse sali berisha me te vertete i thote ina rames lavire e rrugeve,,dhe mbas lirimit nga puna ina ramen,,sali berisha me plot goje do ta hetoj thote,,dhe mire tja beje,,se vetem socialistet ka hetuar deri tani kjo lavire ina rama,,perse nuk e ka hetuar prokuroria sali berishen??perse e la ceshtjen ne syrtar??perse nuk ben punen njelloj sic ben edhe me te tjeret??cfare ben kjo kryeprokurore??per cfare paguhet nga taksat tona??etj,,asnje fjale e ina rames nuk e justifikon abuzimin me detyren qe ka,,,nqs dikush thote se i kan bere presjon shpellaret keto jane justifikime te kota,,po pati presjon largohu nga detyra,,llafet e shumta jane fukarallek,,ku eshte 21 janari ina rama???apo e nise hetimin se kujtove se do binte sali berisha mbas vrasjeve qe beri ne bulevart,,dhe ti nise hetimin per ti thene popullit qe une po bej detyren,,nuk i han njeri keto,,ke shume ceshtje te tjera te vjetra qe as i kape me dore,,21 janari nuk hetohet me pambuk ina rama,,po me trimeri,,te shkoje vete atje tek kryeministria per te arrestuar te dyshuarit,,prokuroria ka forcat e veta,,per cfare paguhen gjithe ato forca qe jane ne mbrotjen tuaj si prokurori???prandaj per mendimin tim edhe ti ina rama per abuzim detyre duhet te dalesh perpara bankes se akuzuarit,,vete e toleruat sali berishen kaq kohe,,tani eshte teper vone per tja mbledhur saliut,,ka ardhur rradha tjua mbledhi sali berisha juve tani,,,lavire bulevardi ina rama,,mir thote doktorri….

  12. pelivan says:

    Zonja Shpresa po n’a ndjelle shpresen tone te arratisur syrgjin… Te lumte zonje , zonje e madhe e Shqipetareve!Per cdo dite qe shkon me perforcohet mendimi qe kam thene gjithenje(Kam uleritur)qe loja farmak e burrit bushter, vazhdon ne rruge te mbare, drejte v.2013.te…”Une u siguroj juuuu se ne 2013.ten do shikoni fitoren me spektakulare te P.Demokratike!” Dhe s’e thote kot ky! Te ini me se te bindur qe votimet nuk do vidhen me,sepse ato do mblidhen(Po mblidhen) Nga Kreshniku dhe Topi, silva,nga O.S.Beja… More! ju s’doni te kujtoheni qe drejtesia eshte lumturia per popullin,per shtetin? Po kush i kishte keta celsa te drejtesise ne brez xhanem,une apo ju? Po vertet ju po e hani qe keta shahen gjer tek moll’e kuqe qe thone, dhe, nuk jane bashke neser? Po keta u bashkuan dhe me nanon , meten biles dhe me milloshin per te mundur me se s’ben Edi Ramen,qe s’ngopen t’a shohen dhe te pjekur ne hell.Pra,kete radhe eshte radha e asit ndene menge,ky As eshte SPATHI-A

  13. sherifi says:

    Njesoi si ati i tij shpirteror E.Hoxha,se vetem ate nuk kishte prokurori dhe gjykate qe ta hetonte megjithese kur fliste apo shkruante asnjeher nuk i kalonte kufijte,jo si ky palaco qe nxier mut nga goja ne mes te parlamentit.

  14. Vladimir Freza says:

    PER ATE CIKE GJE I THERESIM TEZES DAJ
    Po te shikojme veprimtarine e te ashtuquajtur pushtete te pamvarura, pothuajse te gjitha ku ne menyre te trash dhe ku ne menyre te rafinuar te gjitha kane luajtur lojen e Sales dhe ne interes te Sales dhe fjala eshte per Prokurorin ne pergjithesi edhe ate te shtetit, sistemin e gjyqsorit te te gjitha niveleve dhe kryesisht ate te apelit dhe ate te lart,SHIK-un, si edhe Presidencen.
    Po e filloj me Presidencen qe ku me heshtjen dhe mos dekretimin e ketij apo atij ligji, si dhe me mos pronocimin e saj politik e publik per kete apo ate ceshtje si nje pushtet mbi palet ka cuar uje tek mulliri i Sales
    Persa i perket SHIUK-ut,Sala me gjithe perpjekjet per t’a mare DEJURE ne vertesi, e ka ate DEFAKTO.
    Per nivelet e gjyqsorit dhe sindomos ate te Apelit dhe ate te Larte besoj se shqiptaret nuk duan koment. Sahenkat dhe Tomkat jane ne c’do rreth dhe ne c’do nivel.
    Me e komplikuar eshte problemi i venies ne tutele te prokuroris dhe sindomos e asaj te Tiranes dhe asaj te Pergjitheshme sepse edhe loja ka qene me e rafinuar. Le t’a marrim nga fillimi:
    Sala propozon dhe miraton shoqen e vajzes ne postin e Prokurores se pergjitheshme dhe e mbiquan ate ne momente delirirante qe i ka me shumice si Silvja Konti.
    “Silvja Konti” ja shperblen duke zvaritur ne kohe vjedhjen e 220 miljon eurove ne te ashtuquajturen rruga e kombit nga Lul Basha i cili pjesen e luanit ja ka dhene Saliut
    Mos hetimi i denoncimit te Edi Rames per fyerje ne publik nga foltorja e Parlamentit nga Saliu per 11 muaj dhe marjen e vendimit per pushim te ceshtjes eshte nje favor i hapur qe i ben “Silvja Konti” babajt te Argites dhe pse jo “babajt ne shpirt te saj”
    Loja “kukamcefti” e Ina Rames per ceshtje e Fazllic, per Gerdecin dhe per shume ceshtje te tjera e konsumuan ate nder shqiptare dhe sindomos tek nderkombetaret.
    Per ceshtjen Meta perseri Ina Rama ben ce veprime “cic mic” qe ne kordinim edhe me gjukaten ariten te bejne vetem nje vrime ne uje
    Per ngjarjet e 21 Janarit Ina, me lejen e Sales ndroje taktike dhe nga “Silvja Konti” na u kthye “Lavire e bulevardit” Ky veprim i duhesh Sales per t’i thene nderkombetareve se ajo nuk eshte me te dhe se ai nuk ka ndonje ndikim dhe pushtet mbi prokurorine.Kjo ceshtje si dhe shume te tjera po shkon drejt degradimit dhe po denohet simbolikisht ai qe duhet te ruante lopen ndersa hajdutet qe vodhen lopen vazdojne shumzimin e parave me bisnesete marra nga firma e babajt kryeminister, te tjere vegjetojne me imunitet ne kabinetin e ministrave.
    Pra ne te vertete Sala per te mbrojtur Ina Ramen sepse ajo eshte nje dhe vendimi per fillimin apo per mos fillimin e kesaj apo te asj ceshtje i ngelet asaj per t’a marre,ka stisur konflikt ne APARENCE me te duke lejuar qe ajo te coje ca gjera,natyrisht jo te kopsitura mire ne gjykatat e apelit dhe ne ate te lart per t’a patur me lehte Tomkat dhe Sashenkat per ti rezuar. Sa per fyrjet ne publik qe Sala i ka bere personit te saj kuptohet se ajo nuk mund te beje kallzim penal per ate qe e vuri ne fron bile edhe as i shoqi nuk mund t’a beje kallzimin qe i shau gruan LAVIRE BULEVARDI sepse edhe po t’a bejne tani eshte e kote se kane kaluar afatet.
    Pra te gjitha rastet qe kam shkruajtur do te ishin zgjidhur me te drejten e zotit por aahh ajo gjeja e vogel qe ben diferencen e tezes nga daja.
    LADI USA.

  15. ndoc Sukaj says:

    Nuk mund te flitet aspak per Shtet Ligjor,por per nje shtet klanor dhe partiak te cilin po e mbajne ne kembe europa e bashkuar dhe SHBA.

  16. Lere mno Lorencin. Ai nuk ka qene kurre gazetar. Ka ndonje problem me gjykaten.Por eshte e turpshme te behesh zedhenes i kujt…? i familjes se Shpresa Beqes, nje injorante qe e kane vendosur aty politika per t’i kryer punet dhe ndonje pune Lorenc Vangjelit.Pse media nuk interesohet se kush eshte dhe nga vjen kjo Shpresa Beqa dhe si u vendos ajo ne ate detyre.Lorenc ndrysho rruge ose ik nga gazetaria. Ne te kundert vra veten

  17. bisha berisha says:

    Pushoni se do jua bej surratin me te zi se kepuca! Kur shpif e shfryem per edin kam parasasysh veten time, vjell vrerin mendor te “ndergjegjes” teme sepse une jam i perlyer nga koka deri tek kembet me te tera;vrasje, tradhti afere mafioze dhe sado qe i pi sulfatat prape truri rreshket dhe nuk e perballon dot gjith kete maskarallik qe kam bere qe diten qe gelltita nje luge corbe te prishur…

  18. BERNARD LOLA says:

    akom e lexoni kete LORENC DORDOLECIN o njerez.kY na ben te harojm dhe ato qe dim.po eshte ky analist atehere i bie qe dhe une jam LEO MESSI.

  19. Luan Rukaj says:

    CILAT JANË DISA NGA FAKTET QË VËRTETOJNË NË MËNYRËN MË TË HAPUR VEPRIMTARINË TRADHËTARE, ARMIQSORE ,KRIMINALE TË BANDËS QEVERITARE TRADHËTARE KRIMINALE E MAJTË DHE E DJATHTË KUNDËR POPULLIT SHQIPTAR?
    SALI RAM BERISHA ËSHTË KRYETRADHËTARI RYEKRIMINELI I POPULLIT SHQIPTAR ku ka sy e surrat që të flasi në emër të shqiptarëve e të përfaqsojë shqiptarët ai i ka tradhëtuar interesat e shqiptarëve. Sali Berisha është i zhytur gjer në fyt me tradhëti ,krim …ndaj popullit Shqiptar.Janë të shumta akuzat……
    NJË MAL ME AKUZA … Tradhtia kombëtare… Marveshje të fshehta antishqiptare….,Shfuqizimi i ligjeve proshqiptare dhe miratimi i ligjeve antishqiptare…..,Furnizimi i Millosheviçit me naftë,Instalimi i qarqeve shoviniste….,Faktikisht nuk kemi kufi detar me Greqinë për arsye e shfuqizoi me ligj në vitin 2008, Cënimi i sovranitetit të vendit….. Shiti trojet shqiptare …Firmosi coptimin e Shqipërisë…Takime të fshehta me Millosheviçin me Nikolla Gejxh…Cënim i interesave kombëtare…..,Arestimi i krerëve të UÇK…, Shembja e shtetit dhe vrasje me paramendim…. Shkatrimi i ushtrisë,toksore ,detare ,ajrore,Trafikimin e municioneve… ,policia e shtetit pret e shoqëron e përcjellë arkanoviçat fazlliçat…, Shkatrimin e monumenteve të kulturës…, Shkatrimin i busteve ,i Lapidarëve Luftëtari i Liris në Korçë ,Enriko Telinit në Tiranë,Pesë Heronjëve në Shkodër përfunduan në plehra, …, piramidat më 1997,qeveritarët i kanë vënë litarin në grykë organeve gjyqsore …,Urdhër pilotit për të bombarduar popullsinë e jugut por piloti nuk e zbatoi urdhrin e uli avionin në Itali, instalimit e katër televizioneve toksor greke në teritorin Shqiptar ,baltosi mbi vatrën e kulturës në Përmet që mban emrin e birbilit të Shqipërisë Naim Frashëria është kthyer në kishë greke…, Grabitet thesari i Kombit floririn e shtetit e vodhi qeveria dhe dënojnë një fshatar, Ambasada Shqiptare në Itali Greqi dhe Çeki personeli i tyre me drogë,Delegacioni Shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i jashtëm nxiren përjashta nga Mbledhja e NATO-s për shkak të rjedhjes së informacionir dhënë Rusisë dhe Serbisë,Zhytën shtetin në borxh…,deformimi i historis …,Rehabilitimi i Ahmet Zogut ngritja e monumentit të tijë dhe vendosja e një rruge që mban emrin e tijë në Tiranë …,Hodhi baltë mbi Rilindasit…,Uljen e dinjitetin të Kombit Shqiptar,Vrasje në masë …dhe shkatërrim të ekonomisë kombëtare….Përmbytje e zonës të banuar…,vrasje e katër protestusve 21 janari 2011,Pastaj shpifje…., denigrim…, mashtrim…, kërcënim …fjalor rugaçërie…. shantazh…, e sa e sa ………………
    Më tradhëtari flet për Atdheun,më krimineli flet do luftojë krimin ,më i koruptuari flaset kundër korupsionit
    Mos vallë duhet ti fshehim krimet…….e Sali Berishës?
    SALI RAM BERISHA SHKAKTARI KRYESOR I TË GJITHAVE TË KËQIJAVE NË SHQIPËRI PËR DY DEKADA

    SI ËSHTË E MUNDUR QË KRYETRADHËTARI KRYEKRIMINALI I POPULLIT SHQIPTAR SALI RAM BERISHA i cili për dy dekada ka bërë tradhëtitë krimet më të mëdhaja në Historinë e Kombit Shqiptar kundër popullit Shqiptar një jetë kundër interesave të popullit Shqiptar dhe të përfaqësoj po këtë popull të cilin e urren aq shumë?

    KURË NUK KANË FRIKË KRYETRADHËTARI KRYEKRIMINALI I POPULLIT SHQIPTAR SALI RAM BERISHA që është i zhytur gjer në fyt në krim e tradhëti ndaj popullit përse duhet të ketë frikë populli Shqiptar për ta rëzuar nga pushteti ?

    Nuk i ka lënë vend vetes kjo qeveri për ta besuar populli shqiptar .Nuk numurohen tradhëtitë ,krimet ,marveshjet e fshehta antishqiptare.Këtë qeveri e besojnë vetëm grekët dhe serbët për arsye atyre u ka shërbyer.
    Janë thënë me mijra herë të njëjtat gjëra.

    Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë tradhëti në Shqipëri?
    Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë krime në Shqipëri?
    Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë marveshje të fshehta antishqiptare në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka shfuqizuar ligje proshqiptare dhe ka miratuar ligje antishqiptare në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë shkatrime në ushtri në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë vjedhjeve të votave në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë presion organeve gjyqsore në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë përmbytje të zonave të banuara në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka bërë instaluar qarqe shoviniste serbo greke në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka zhytur shtetin në borxhë më shumë në Shqipëri? Kush përveç Sali Berishës ka bërë më shumë mashtrime me qëllim përfitimi në Shqipëri?Kush përveç Sali Berishës ka shkelur mbi tridhjet here kushtetutën dhe me qindra ligje më shumë në Shqipëri? Kush …………e Kush…………e sa………. e sa……..
    Kush është kampioni i krimeve në Shqipëri?
    Çfarë i ka mbetur pa bërë akoma kryetradhëtari kryekrimineli Sali Berisha kundër popullit Shqiptar për ta prangosur ?
    Cila është arsye më bindëse që ti besojmë të kemi në krye të qeverisë kryetradhëtarin kryekriminelin e popullit Shqiptar ?

    Mos vallë janë të panjohura për kryetarin e opozitës Edi Rama krimet ,berishiane ,marveshjet e fshehta antishqiptare berishiane ?

    Sa koh duhet të presim akoma që Shqipëria dhe Shqiptarët do drejtohen nga Presidenti i UDB-së në Shqipëri Salëi Ram Berisha?

    Të heshtësh do të thotë të pajtohesh me tradhëtin me krimin me kriminelët e popullit Shqiptar.Ç’farë i ka mbetur gjë tjetër Sali Berishës pa i punuar popullit Shqiptar?
    PËR CILAT INTERESA PUNON SALI BERISHA për interesat e Shqipërisë apo për interesat e Serbisë dhe të Greqisë?
    Çfarë mund të bëjë tradhëtari i popullit Shqiptar Sali Berisha më tepër se kaq?
    ÇFARË REZULLTATI MUND TË PRESËSH NGA SALI BERISHA që vendos në dispozicion policin e shtetit pret e shoqëron e përcjellë arkanoviçat fazlliçat e udb-së me radhë?
    SHISH ËSHTË I PËRBËRË NGA AGJENTËT TË LOBIT ANTISHQIPTAR në shërbim të të gjithëve përveç shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    As Slloboda Millosheviçi nuk ka bërë aq shumë krime ndaj kosovarëve sa ka bërë Sali Berisha ndaj popullit Shqiptar.
    As ka parë dhe as do të shikojë më kurë Historia e Popullit Shqiptar më tradhëtar më kriminel se sa Sali Ram Berisha.
    Bëri shesh dhe përshesh gjithë Shqipërinë dhe nuk u hyri një gjëmbë në këmbë kryekriminelit Sali Ram Berisha .Hap TV shikon Saliun hap dollapin gjen miun.
    Si mendoni zoti Sali Berisha a i meriton populli Shqiptar këto mal me krime nga ana juaj?
    Sa e ndien veten fajtor kryeministri Sali Berisha dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjëndjen e krijuar në Shqipëri?

    E kujt është përgjegjsia për krimet e radhës antikombëtare e askujt apo vullneti politik si gjthmonë kryetradhëtarit,kryekriminelit të popullit Shqiptar Sali Berishës?
    Cili shqiptar mund të shpëtonte pa u dënuar nga organet gjyqësore po të kryente qoftë edhe një nga këto krime ?
    E kanë marë vesh edhe të vdekurit që Sali Ram Berisha është kryetradhëtari i popullit Shqiptar, kryekrimineli i popullit Shqiptar.

    ÇFARË DËNIMI KANË PAGUAR SALI BERISHA gjer më sot për të gjitha krimet në seri….. që përmënden më lart për dy dekada kundër popullit shqiptar?

    E KËRKOJNË INTERESAT E SHQIPËRISË QË MOS TË NDAHET NË DY PJESË SHQIPËRIA QË GJYSMËN TA MARI SERBI DHE GJYSMËN TJETËR GREKU TË SHPALLET TRADHËTAR I POPULLIT SALI RAM BERISHA NË LITAR NË SHESHIN SKËNDERBEJ SALI RAM BERISHA KRYETRADHËTARI KRYEKRIMINELI I POPULLIT SHQIPTAR QË TË SHPËTOJË POPULLI SHQIPTAR.

  20. Admir says:

    Znj. Shpresa Becaj pse u kujtua pikerisht tani qe Saliu duhej te hetohej apo kur u preken interesat personale atehere fillojne grindjet dhe nxjerrin te palarat e njeri tjetrit. Pse pikerisht kur i shkarkuan gocen nga puna filloi Znj. Shpresa te flase keq per Saliun? Po ky popull qe ka 22 vjet qe nuk ka pare nje dite te bardhe nga keta legena qe na drejtojne cfare duhet te beje? Jane pikerisht gjygjtaret, gjykata e larte dhe prokuroret qe duhet ta kishin nisur kete pune… Duke filluar qe nga Shpresa deri tek punonjesi i fundit qe eshte ne kete qeveri qe te gjithe duhet te hetohen dhe te gjykohen per keto qe kane bere.

  21. Ilir says:

    Znj.Shpresa Becaj, mendoj se ke nje person me pushtet qe duhet te godasesh teper fort dhe juridikisht – mencur: Ilir Meta quhet ky pushtetar jo vetem i korruptuar. Une e kuptoj se goditja ndaj Berishes eshte njekohesisht goditje ndaj Ilir Metes, triumfi i Drejtesise ndaj Berishes eshte e tille edhe ndaj Metes. Por me personin Meta ju keni te gjitha te drejtat per ta shpene pas hekurave. Atje ka per te terhequr edhe mikun e tij te madh, Sali r.berisha.
    Te pergezoj per ndryshimin e qendrimit nda pusht-te-tareve!
    Sukses ne betejen e hapur!

    ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’

  22. stavri says:

    Mbase kjo zonje ka ndenjur ne heshtje dmth ka pritur t epiqen kushtet e te flase. pozicioni i saj nuk eshte i kollajshem. ne ketej q eflasim me emra anonime dh eshpesh pa i ditu tama gjerat po, ne e kemi kollaj. nuk jane qe te gjithe mafiozer , dmth tip meta aty. kane tepruar mbase edhe ca persona qe kane ende dinjitet. mendoj qe kete zonje e prein plot pengesa.por po aq mendoj se kushdo ka njerzillik dhe i takon akoma fjala njeri…..mudn te perballet i forte me ata qe mendojne se nuk i hyn kurrrrre gjemb ne kembe

  23. fetija says:

    aman o zj shresa,,,na jep pak fryme e pak liri e te mendojme sikur vec nje here qe sdo na e marrin edhe frymen keta qe u pasuruan me horrlleqe vec dje…jeni dh emalsore

  24. BOSI I LESHIT says:

    BILETA I SHTE PRERE SALI TOCIT SIGURISHT QE NUK VENDOS ME NJERI NE SHQIPERI ,QITJA VJEN NGA LARG VETEM BUDALLENJTE SE KANE KUPTUR . EMERGJENTE TANI PER SALIU ESHTE REGULLIMI SA ME I MIRE I BURGJEVE. PERPARA NE ROME I VRISNIN PERANDORET QE TRADHTONIN IDEALET E TE GJITHVE POR SOT TEK NE DUHET TE VRITEN TE PARET BYTHELEPIRSIT E PERANDORIT.

  25. skenderi says:

    shume arikull i goditur z.lorenc,por nuk sjell ndonje gje te re ,ne shoqerine shqipetare ,drejtesia tere historine e vete ka qene vegel e pushtetit ne fuqi, sepse ate nivel ka pasur dhe ka shoqeria,ti shkruan per qiqra ne hell,ku ske ku i mbjell e i korr,kemi nevoje per moral i dashur,po e gjete? athere do te dali nje shkrim me te vertete interesant

  26. LORA says:

    Protesta madheshtore(me e madhja e pluralizmit) e Popullit Opozitar,me 20 nentor 2009,u be gjyqi me i madh i hapur dhe transparent ndaj pushtetit te kuseruar,ne qershor 2009.Ky gjyq popullor qe delegjitimoi ne shesh(kombetarisht e boterisht) pushtetin e vjedhur te dr.dhjeramanit e te tijve,nuk mund te perballohej dot nga ai.I keshilluar mire,nga pushteti paraleli tij,i duhej medoemos ta ndante Edi Ramen nga uragani popullor(njesoj si bejne shtazet ne gjueti) dhe ta kryqezonte me gjiriz-ligjerimin e tij sikurse e beri ne 26 nentor,nga foltorja e Parlamentit.Njesoj me 21 janar 2011,i pa-afte per te perballuar rigjykimin me te ashper te publikut,rrembeu vete armet dhe ekzekutoi ne menyre barbare demostruesit ne bulevard.Aty nuk u vrane kater,aty u qellua per te vrare nje popull te tere,ne te drejten e tij legjitime dhe kushtetuese.Kaq,gjyqi i brekedhjerit te historise eshte bere dy here ne tre vjetet e fundit.
    Shpresa Becajt,fullanet,dizdaret,,,,,ina ramat,,,,,e gjithe kompania e mender drejtesise nuk ja del dot me njemije menyra te zhbeje verdiktin e nje populli te tere.Qofte edhe me ndihmen e Lorenc Vangjelit qe qenka rreshtuar per t’i ngritur monument shpreses mediokre,per interesa qe(qartazi,me siper) nuk e kalojne xhepin e tij.
    Deri sot,vetem Mero Baze qendron ne nivelin e gazetarit profesionist qe i eshte mberthyer problemit themelor qe shkermoq regjimin gangster te dr.krimit;ky problem eshte hetimi dhe drejtesia per masakren kryeministrore te 21 janarit.Kurse zoti Vangjeli paska zgjedhur,se fundi,te rrokulliset ne pordhet e shpresa beces per ta degdisur kushedi se ku,zgjidhjen e problemit fundamental te shoqerise shqiptare.

  27. aleks says:

    Shyqyr qe nuk jane te gjitha zonjat shqiptare si kjo “Zonja e madhe Shpresa” sepse atehere Shqiperia do te quhej Qiperi. Dhe ti vije turp Lorenc Vangjelit qe do te beje qoka per prostituta politike. Aresyeja e degjenerimit te ketij vendi eshte qe jo vetem drejtesia eshte prostitute qe shitet e blihet me pare por edhe media qe hiqet e pavarur eshte po aq e degjeneruar dhe pa shtylle kurrizore.Kisha respekt per Vangjelin po mu peshtiros qe kur filloi te qante per Selvie Becajn qe i iku qumeshti se nuk jetonte dot ne asnje vend tjeter pervec se ne Viene! A eshte merakosur ndonjehere Vangjeli ne i ka ikur qumeshti ndonje gruaje qe e ka marre me qafe nena e Selvies se “mjere”? Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje