Një 10 vjeçare kolumbiane ka shkaktuar mjaft zemërim pasi është bërë një nga nënat më të reja në botë. Ajo ka lindur një vajzë të shëndetshme. Vajza, anëtare e një fisi indigjen, ishte 39 javëshe shtatzënë kur iu nënshtrua një operacioni cezarian.
Ishte hera e parë që vogëlushja vizitonte një mjek në lidhje me shtatzëninë e saj.
Raportohet se ajo mbërriti në spital e mbytur në lot, e gjakosur dhe me dhimbje të mëdha nga kontraktimet.
Doktorët vendosën të kryejnë operacionin e vështirë për shkak të moshës së saj. Tani si nëna e bija janë mirë.
Edhe pse policia mund të hetojë për babain për seks me minorene, Kushtetuta e vendit garanton njëlloj autonomie për këtë fis indigjen. Ajo lejon që ata të ruajnë sovranitetin dhe trashëgiminë kulturore. Këtu përfshihet edhe lindja e fëmijëve në moshë jashtëzakonisht të re. Disa media spekulojnë se babai i vajzës është 15 vjeç, të tjera thonë se është 30 vjeç.
Drejtori i maternitetit ka shprehur indinjatë. “Ajo duhej të ishte duke luajtur me kukulla, tani do kujdeset për një bebe. Kjo është shokuese”, tha ai.