Dashuria e shqiptarit me pasaniken përfundon në gjykatë

5 Prill 2012, 13:21Lifestyle TEMA
Dashuria e shqiptarit me pasaniken përfundon në gjykatë

Mark Martinaj duke dale nga gjykata

Një biznesmene e pasur nga Sidnej, Australi, që u dashurua me një të ri shqiptar gjatë pushimeve në Greqi, tentoi ta ndalonte atë që të jetonte në Australi pasi ata u ndanë.

Nëna e dy fëmijëve, Kerrie Patterson, pati një histori romantike me Mark Martinajn në Santorini në vitin 2009 dhe i kërkoi atij të vinte të jetonte me të në Australi.

“Kjo është si historia e princeshës me varfanjakun,” tha avokati i Martinajt, Costas Kilias.

“Ajo është e suksesshme, e njohur dhe e pasur dhe ai … është efektivisht një i huaj pa asnjë para në xhep.”

Pas dy vitesh duke jetuar së bashku, kohë gjatë së cilës Martinaj aplikoi për vizë, marrëdhënia u turbullua dhe zonja Patterson i sugjeroi zotit Martinaj që të vizitonte familjen në Shqipëri dhe kur të kthehej do rivlerësonin marrëdhënien mes tyre.

Por ndërsa Martinaj ishte jashtë vendit, zonja Patterson kontaktoi departamentin e emigracionit dhe kërkoi që atij t’i anulohej viza.

Po ashtu i anuloi edhe biletën e kthimit dhe kontaktoi policinë për tu kërkuar që të mos e lejonin të kthehej.

Zoti Martinaj, 27 vjeç, u kthye në Australi dhe marrëdhënia pati ulje e ngritje sërish për pesë muaj përpara se zonja Patterson, drejtoreshë në kompaninë e dizajnit Ion Projects t’i jepte fund marrëdhënies.

Muajin që pasoi ai e telefononte dhe i dërgonte mesazhe shpesh asaj, duke i deklaruar dashurinë dhe duke tentuar të ribashkohen.

Një mesazh i dërguar më 19 shtator vjet lexon: “Të lutem më kthe përgjigje, të kam dashur gjithmonë dhe sërish të dua”.

Zonja Patterson aplikoi për një urdhër ndalimi dhe zoti Martinaj u akuzua për ngacmim.

Dje, akuzat ndaj tij ranë dhe ai u shpall fajtor për një akuzë më të lehtë. Zoti Martinaj u vendos nën mbikëqyrje për sjellje të mirë për dy vite.

Prokurori tha se zonja Patterson besonte se i dashuri i saj më i ri nuk kishte qenë besnik dhe pranoi se kishte anuluar biletën e tij të avionit dhe kishte kontaktuar autoritetet.

Zoti Kilias tha se klienti i tij e pati të vështirë të pranonte se marrëdhënia kishte mbaruar dhe që prej atëherë është vendosur në Melburn dhe nuk ka më kontakte me zonjën Patterson.

Ai shtoi se tani zoti Martinaj është më i çliruar dhe i kënaqur me vendimin.

(The Age)

32 komente në “Dashuria e shqiptarit me pasaniken përfundon në gjykatë”

  1. aqif pallaska says:

    Gjej nje pune vella se nuk fiton gje me hajdar sot.

    1. aqifi says:

      Pse pak fitoi maloku, nga shpella ne Melbourne???!!!

      1. Aishja prej Sauku says:

        Si yll qonka cuni,duhet me than te verteten..
        Kta katoliket e Shqipnis jan race e bukur dhe e paster ilire.
        A ju kujtohet ajo pasanikja greke qi u dashuru tmerrsisht mas atij djalit lezhjan???
        Marku qonka me u pi ne kup,…si Lorik Canaj…ka dit me zgjedh ajo plaka australiane…
        Ma nisni per Sauk Markun se kom me e majt si Dash kopeje,..Placin syt e lig,… sa t’bukra i ka kacurrelat…
        Do jet dash i mir qi e kan marr deri ne Sindnej.

        1. Edi Detroit says:

          Haha,”si dash kopeje”.Po jam i bindur qe shqipja ka dashur te marre vetem kartat per te jetuar ne Australi,kuptohet qe kerkon te largohet nga sketerra greke.

          1. Aishja prej Sauku says:

            Pershendetje Edi-Detroid.
            Martini i bukur duket,apo s’kom shije…hahaa
            Uroj ti kalosh sa me bukur festat e Pashkve.
            Respekt per ty.

            1. Edi. Detroit says:

              Faleminderit Aishe, te uroj gjithe te mirat .

        2. cameleon says:

          po nermal si ylle osht ai se esht vellai me i bukur ne bot por vetm ne sauk nuk ta sjelli dot se me ngaterohen delet e saukut

    2. Sali Ram Berisha says:

      Po un qy kam pesdhetvjet me Lilin?!!! I tash ja ba dhe dylber.
      http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/

  2. raimondi says:

    Po pse nuk i more ndonje leke ore ?
    Sa inat me vjen me kete Martinin i ka shkuar dashnia kot ..

    1. xhino says:

      raimonda -JU te fisit te gjysh SALIUT mendjen ne lekat e kini tamam si shpellari i dragobise

    2. cameleon says:

      nuk i ka vajtur kot dashnia djalit o bossi po nuk i di te tera ti sa per lek ska nevoje ai se tashme ka mjaftueshem

      1. rovenanikaj says:

        ooo sa sexy e paske vllan cameleon si se paskam dit :p ..

  3. denkoka says:

    ai i shkeli synin…kjo qeshi..
    e mori ne australi…ciu ciu me sms…un te dua ti sme do…ciu ciu…mon car artikulli…me te mor ne qafe

  4. APOKALYPSIS says:

    E sigurove Australine Muork e sigurove ?
    Te gjithe ne rrugen e Franit te Athines Alen Delonit ha ha ha ha !!

    I mbajne per 1-2 vjet kto si sex-machine, iu shikojne dhe trunin qe e kane bosh ose bajge komplet dhe iu bejne dalje kuptohet …
    Sa per para, jane te pakta ato budallaqe qe do lene t’i rrjepin shpellaret e allbvanise ?

    1. aqif-pallaska says:

      Apokathithsi ai e leroi ate biznesmenen te pakten, apo ke inat qe per te bere qefin e saj mori nje allvano dhe jo nje grek me bjond me sy te kalter????????????????????

  5. vali says:

    Degjo Aqifintin or lumemadh se do marresh veten meqafe ,te ka rene fuqia si duket?

  6. NYC says:

    dil te semaforoi ne santorini prap si gjithe greket mer malok i trashe qe nuk kuptoni si ju perdorin te tjeret dhe ju flakin si qen ne rruge

    1. nino says:

      po ti qenke i trashe fare e nuk i afrohesh markut ase te …. se je msu tu jetu neper korafe me 20e ne dite e ku me dite ti qa ashte jeta

    2. oni says:

      po sta ze vendin ty mo bisha se ju i bini by semafori esht profesjon i jot

  7. klodi says:

    Kjo tregon qarte se si femrat e perendimit jane te ftohta dhe duan vetem sa te kryejne epshet e tyre dhe nuk kane dashuri dhe as nuk e njohin ate kush ka jetuar me to i njeh mire spo e sgjas me.

  8. LOLA says:

    tek floktorja e vet te ka shpene plaka mo mark se te merrke me qafe me ato kacurrela futju punes dhe leri dashuriçkat se nuk zihet leku me pppppppp kane qene burra me te mire nga ty pa kacurrela fare dhe sja kane arritur

    1. leoni says:

      po ky me pppppp e ka ba lekun se me krah nuke ka vrare trupin e tia anjehere ne jet.tashme ky e ka arritur objektivin e vet thjesht po mirmban kacurelat dhe pa

  9. miri suedi says:

    je shume i ri o mark per ate lloj sporti, eshte sport irende shume veta e dine po pak e luajne o mark djali.ehhhhhhhh sa eksperience duhet .

  10. miri suedi says:

    nje keshille miqesore, te gjitha grate ta japin po duhet ta dish si tju a kerkosh.

    1. X says:

      ti miri si ja u kerkon?

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    TA PIU LENGUN PLAKA O MALCOR.

  12. muco agai says:

    Ore sa vjec eshte ajo gruaja? 55? 65? 75? Me pak (50)? Me shume (85)? Ai qe ka bere artikullin s’e thote gjekundi, mashtruesi

  13. maria says:

    e paska lodhur cunin me duket

    1. rovenanikaj says:

      mos ja caj hallin zogu .. se asht ne moshen ma te mir =D =D

  14. tani says:

    Mark Martinaj, nje djal me karrier. Gjithnje percan per nje jet me te mire qe jo shume shqiptar mund ta bejne ate qe ben ai, ne nje vend aq te larget sic eshte Australia I shtohet atij vendi dhe Zoti Martinaj. Une qe po shkruaj jam nje emigrant nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe rasisht me doli ky lajm ne PC une e kam njoft Zotin Martinaj kemi jetuar me te ne Greqi, ai gjithmonw kishte deshire t te ecte perparan dhe besoj ja ka arritur qedhimit. Une atij I uroj fat ne rrugen e tij. Best wishes for him.

  15. dani says:

    bish fare e kam ket qunin e gjajes hallall ja boft zoti……..

  16. rovenanikaj says:

    oo sa seksii …. jasha lagjja =D =D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje