Në mbarë botën gratë kryejnë 60 përqind të punëve, por marrin vetëm 10 përqind të të ardhurave globale. Çdo vit vdesin 17 milion njerëz nga sëmundje të trajtueshme, për shkak se nuk e përballojnë shërbimin shëndetësor. Bota është e mbushur plot me padrejtësi, por tani një libër i ka përmbledhur ato. Në 198 faqe autoret Ute Scheub dhe Yvonne Kuschel sjellin padrejtësitë më të mëdha në botë, por edhe në vendin e tyre, në Gjermani. Lexoni disa detaje pikante më poshtë.
-Fakt është se meshkujt vdesin më shpesh se femrat përmes vetëvrasjeve, aksidenteve, dhunës, kancerit, alkoolit dhe drogës, por edhe prej rreziqeve të përditshme për shkak se nuk shkojnë tek mjeku ose psikologu. Në Gjermani 2/3 e të gjitha emergjencave, 3/4 e të gjitha vetëvrasjeve, 4/5 e të gjitha sëmundjeve të varësisë dhe 9/10 e të gjithë të arrestuarve janë meshkuj.
-Në mbarë botën janë 1.5 miliard njerëz që nuk kanë akses në elektricitet.
-Në mbarë botën 53 përqind e grave punojnë në punë që nuk janë të sigurta dhe që nuk mbrohen nga ligjet e punës.
-1 përqind e njerëzimit zotëron rreth 44 përqind të pasurisë botërore. 10 përqind e tyre zotërojnë në total 84 përqind të gjithë pasurisë. Gjysma e varfër popullsisë në botë zotëron vetëm 2 përqind të pasurisë së saj.
-Në mbarë botën çdo pesë sekonda vdes një fëmijë nën 10 vjeç nga uria. Fakt është se bota ka pasuri e para për të ushqyer 12 miliard njerëz.
-Të varfrit në vendet në zhvillim e japin 80 përqind të pasurisë së tyre për bukë.
-3/4 e të gjitha grave dhe vajzave në mbarë botën përballen së paku njëherë me dhunë ose sulme seksuale.
-Të pasurit paguajnë gjithmonë e më pak taksa. Nga viti 2003 deri në vitin 2009 është ulur taksa mbi pasurinë në 86 vende.
MISION TEPER SERIOZ.
Sikunder ne krye te nje shteti drejton nje i pa afte me mekatet qe ka,ndaj edhe populli i ketij shteti vuan, edhe bota kerkon ne drejtim njeres me te afte nga egzistuesit,ligje te reja teper te studiuara,te miratuara ne OKB,qe ky staf i ri njerzish Nobel,ti afrohet shifres 12 miliard njeres per te jetuar ne shtepine e perbashket ne token tone.Natyrisht keta njeres Nobel nga aftesia do perballojne edhe veshtiresi te reja dhe te medha per kete mision teper serioz.