Beteja për nënkryetarin, Topi teston shumicën në KLD

16 Prill 2012, 08:39Politika TEMA

E përditshmja Shqip raporton se Topi pritet të propozojë Dritan Hallunajn për nënkryetar

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos paradite për të zgjedhur zëvendëskryetarin e ri pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe votimit në Kuvend të Elvis Çefës. Mbledhja do të nisë në orën 10 të paradites dhe do të drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Zgjedhja e zëvendëskryetarit bëhet me votim të hapur mes anëtarëve të KLD. Presidenti në bazë të Kushtetutës do të bëjë propozimin e tij për zëvendëskryetarin e ri. Propozimi bëhet për një nga anëtarët e KLD, prej të cilëve 3 janë propozuar dhe votuar nga mazhoranca në Kuvend. Gjatë një vizite në Korçë këtë fundjavë Presidenti refuzoi të komentonte votimin e Çefës në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, por theksoi se është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, emërimi i nënkryetarit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje