Përse mbreti i Spanjës shkon në gjueti elefantësh?

16 Prill 2012, 18:18Lifestyle TEMA

Mbreti i Spanjës është në qendër të një stuhie kritikash. Gjatë një udhëtimi për në Afrikë, 74 vjeçari Juan Carlos u shtrua në spital. Por në vend që njerëzit të ndjenin keqardhje për të, pati zemërim. Shkak është bërë fakti se ai ishte në gjueti elefantësh. Juan Carlos është president nderi i Fondit për Mbrojtjen e Jetës së Egër, të njohur ndryshe me akronimin WWF. Gazetat spanjolle thonë se ai po dëmton kështu jo vetëm imazhin e mbretërisë, por edhe të gjithë Spanjës.

Skandalet për familjen mbretërore nuk kanë të sosur pasi edhe nipi 13 vjeçar i mbretit është plagosur me armë. Ndërkohë dhëndri i tij është nën hetim për abuzim me fondet publike.

3 komente në “Përse mbreti i Spanjës shkon në gjueti elefantësh?”

  1. Misiri says:

    s’kane c’fare te bejne gjithe diten
    dicka do bejne
    http://www.freealbania.blogspot.com

    1. Sali Ram Berisha says:

      Po ti hajde i her ka “Gjini i Mones” me nji qifte vret dy gorilla.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  2. rrapi i treshit says:

    hajt mo pune madrilenesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje