Flamuri vendosi ta çojë Doktorin në Kamzë për Ditën e Pastrimit të Shqipërisë. Fillimisht iu desh të lidhej me Mzatin e Kamzës.
-Do sjellim nesër Doktorin në Kamzë, i tha, për pastrimin. Duhet të jetë Dita e Pastrimit nesër në Kamëz. Më zgjidh pak një rrugë, e cila është më pis, që të shkojmë dhe ta pastrojmë. Thesin e parë me plehra do ta heqë ai Burri. Pastaj të tjerat ne.
-Ku të doni ju, i tha Mzati. Po unë them ta çojmë të pastrojë Bulevardin Berisha.
-Jo, në asnjë mënyrë, i tha Flamuri. Nuk duhet ta marrë vesh që ju bëni pis Bulevardin Berisha. S’i dihet se e merr për ters pastaj.
-Po mirë atëherë ta çojmë tek Rruga Manhaten?
-Jo, jo, se është për të ikë në Amerikë javën tjetër dhe ia marrin për ters që rrugën me emrin Manhaten nuk e pastron.
-S’di vëlla ku ta çoj se i kam gjithë rrugët me emra tanë. A bën me e çu tek rruga Azem Hajdari se atë s’e ka pasë shumë qejf?
-Le tani mos na ngatërro se është harruar që s’e ka pasë qejf, duket sikur kanë qenë miq. Biles për atë mund të të bëjë më shumë sherr se për Bulevardin Berisha.
-Po ku ta çoj mor burrë, tha Mzati. A bën me e çu tek Bregu i Lumit se aty s’kena vënë ndonjë emër.
-Në rregull, i tha Flamuri. Aty po e lëmë. Merr masa që të ketë plot njerëz, njofto gjithë Kamzën që nesër është dita e pastërtisë.
-Jo mor burrë se nxjerr këta të Bashkisë dhe ata të shkollës unë se populli nuk e han atë që nesër është dita e pastërtisë.
-Pse mor burrë s’e ha, dil e bëj njoftim.
-Jo mor Flamur se këtu është zakon që njerëzit lahen të shtunë, nesër është e premte, s’e ha njeri.
-Po mirë mo burrë, u thuj që të premten pastroni Kamzën, të shtunën lahuni.
-Hajt se e zgjidh unë atë punë, e di vetë si e bëj, veç mu vënë dy ditë në javë higjienën prishesh me ta, s’të japin më vota.
Kështu Mzati i Kamzës rregulloi gjithë axhendën dhe Doktori u shfaq në mëngjes në Breg të Lumit. Me një thes të zi në dorë dhe doreza plastike, pa një herë nga kamerat dhe filloi të mbledhë mbeturinat. Ishin vetëm shishe plastike dhe qese.
-Vetëm gjëra plastike keni, i tha Doktori Mzatit që e shoqëronte.
-Po Doktor, tha, vetëm këto gjen në fundjavë se janë disa gabelë që i marrin të shtunë dhe i shesin, por sot është e premte dhe s’i kanë hequr akoma.
-Po mbeturina të tjera çfarë ka, tha Doktori, se mund të jenë të rrezikshme.
-Po nuk ka shumë, i tha, se janë njerëz të varfër dhe i kontrollojnë mirë plehrat para se t’i derdhin.
-Ashtu ë? Mirë, dakord. Shikom duhet me ba kujdes kur njerëzit nxjerrin jashtë në rrugë mobilie të vjetra, dyshekë apo sende të tjera. Bashkia duhet të vendosë një rregull që ato të grumbullohen në vende të caktuara. Në Norvegji p.sh nxirrnin lajmërim në gazeta dhe vinte i merrte një kompani e caktuar… Në Kanada po ashtu..në…
-Po jo Doktor nuk nxjerr njeri nga ato në rrugë këtu, përkundrazi shkojnë i marrin ku të jenë dhe në plehrat e Tiranës e i sjellin në shpitë e tyre.
-Ashtu ë…, nejse, dakord, por shiko mirëqenia ka për tu rritë shpejt, ne jemi një vend i pasur minerar dhe me rezerva të mëdha ujore, kena me kapë shpejt standardet e Kanadasë dhe Norvegjisë ndaj duhet me ba kujdes me plehrat se sa më shumë rritet mirëqenia, aq më të rrezikshme bëhen plehrat. Asht problem i madh në Perëndim.
-Mos ki merak Doktor,. Këtu s’ka asnjë rrezik. Gjithçka konsumohet nga qytetarët. Vetëm këto shishet plastike dhe qeset kanë ngelë, por dhe këto i mbledhin gabelët. Me ardhë këtu të shtunë në darkë nuk gjen kurrgjë. Plastikat i marrin për të shitur, njerëzit janë të pastër dhe të larë, rrugët janë dritë, s’ka asnjë pleh.
-Mirë shumë, i tha Doktori. Ky qytet ka nderu Shqipërinë me pastërtinë e tij, me ndërtesat dhe rrugët moderne, ai është njësoj si Nju Jorku, si Londra, si Roma, si emrat e rrugëve që u keni vënë.
-Faleminderit Doktor, i tha Mzati, por po të mos ishte qeverisja juaj ne do na kishin mbytur plehrat se siç thatë dhe ju, sa më shumë bukë t’i japësh këtij populli, aq më të rrezikshme janë plehrat që hedhin rrugës. Rrnoftë Berisha, e mbylli fjalën e tij.
Shpërthyen duartrokitje të njerëzve që po mblidhnin plehra, ndërsa dëgjohej një zë i vetmuar “Edhe Flamuri, edhe Flamuri”.
“Mzati” hahahahaahhaa i madh je o Mero ?
ha ha ha prishesh me ta ,,po te lahen dy here ne jave…..
Do e bajm bulevardin me te shkelqyr te evrops, bulevardin Berisha.
Qe te dhjesim te gjithe me rradhe ne te, si nevojtore.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
E pashe ne tv, kur vajti ne kamez. Ky njeri mbasi e beri shqiperine plere, kerkon ta pastroje. Eshte aq i neveritshem , sa dhe kur foli per plehrat, dukej tamam si ti thonte shqiptareve te pastronin jashteqitjen e tij dhe te gjithe politikes shqiptare per 20 vjet. Kjo eshte e turpshme per nje njeri i cili tallet me popullin e vet. E gjetsh, aty ku te te dhembe me shume o Sali Berisha. Zoti eshte i madh dhe me shpirt te uroj qe ate qe i ke bere ti ketij populli, ta gjesh prej tij.
Bravo Mero me shkrimin po ka dhe nje klecke ne kete artikull se bregu i lumit qe thua eshte pa emer ai i eshte rezervuar kunarxhiut e mafiozit binjak te tij Nanos qe prapa e ndjek babezia qe ta mare lumi e te pastrohet politika e historia