Flamuri mbledh propozimet për ndryshimin e Himnit të Flamurit

9 Prill 2012, 19:45Antena TEMA
Flamuri mbledh propozimet për ndryshimin e Himnit të Flamurit

Pasi Avokati i Popullit bëri propozim për ndërrimin e Himnit Kombëtar në adresë të Flamurit, vërshuan një sërë kërkesash dhe propozimesh, të cilat kërkojnë të zyrtarizohen me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Flamuri i mori të gjitha dhe po i lexonte me kujdes për t’ia paraqitur atij burrit. Si përfundim zgjodhi këto variante të strofës që kërkojnë të ndryshojnë gjithë palët.

Versioni i avokatit Popullit

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Gratë dhe Burrat nuk frikohen

Po vdesin, vdesin, si dëshmor

 

Versioni i LGBT

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Burri me burrë nuk frikohet

Po vdesin, vdesin  si dashnor

 

Versioni i PD-së,  Kamëz

Prej lufte veç ata largohen

Që me Bamirin janë në kor

Demokratët nuk frikohen

Por vdesin për ty o Doktor

 

Versioni i Aleancës Kuq e Zi

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kuqezinjtë nuk frikohen

Kuqebluve u bëjnë zbor

 

Versioni i Vetëvendosjes

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë vetëvendos

Dhe s’pyet Hashim e puthadorë

 

 Versioni i Legalistëve

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është me Mbretin nuk frikohet

Se hurin, hurin, mban në dorë

 

 

 

 

13 komente në “Flamuri mbledh propozimet për ndryshimin e Himnit të Flamurit”

    1. stalini says:

      hahahah e forte kjo e aleances. kuqezinjte nuk frigohen, kuqeblive u bejne zborr.

  1. Vlora says:

    ha ha ha,,,,,,,,,,duhet aprovuar versioni LGBT.

    se edhe meta berisha e pelqejne si varjant

  2. vilma says:

    NO COMMENT!!! ? ?

  3. arrori says:

    se hurin,hurin mbajne ne dore.keni fituar shume pike me kete hurin,o legalista.fantastike,fiton ky variant.

  4. Mandala says:

    prej p…t veç ai largohet,
    qe eshte lindur tradhetor,
    kush eshte burre nuk frikesot,
    dhe nuk i bjen, s’i bjen me dore

    1. Cakalli7 says:

      prej p…t veç ai largohet,
      qe eshte lindur tradhetor,
      kush eshte burre nuk frikesot,
      dhe kur ska p. i bie me dore
      (te drejten e autorit mbaje vete)

  5. mira says:

    ha ha ha ha, Mero perfundimisht je i mADH !!

    Versioni i LGBT

    Prej lufte veç ai largohet

    Që është lindur tradhëtor,

    Burri me burrë nuk frikohet

    Po vdesin, vdesin si dashnor

  6. Sali=Geddaf says:

    hahahahaahhaahahah ooooooo Mero te rafte e mira se zgjova komshinjte ne mes te nates nga te qeshurat ? une jam per versionin e LGBT hahahaha…. i madh je

  7. 21janari says:

    Versioni LSI, jet e mot!

    Prej videos veç ai tmerrohet
    Qe eshte lindur tradhetor
    Kush eshte LSI-ist nuk frikesohet
    Por e fshin videon dor–për-dor

  8. Pranvera says:

    Varianti i Mesiles

    Prej lufte vec ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor
    shqiptaret nje nga nje i vaaar
    ne palmen tone si kurore

  9. zqk says:

    Versioni i vertete i avokatit te himnit, me fal, te popllit eshte:
    Prej lufte veç ai largohet,
    Që është lindur tradhëtore e tradhëtor,
    Gratë dhe burrat nuk frigohen,
    Por vdesin si dëshmore e dëshmor.

    “Ah sikur të çlirohej Kosova me vjersha,
    Do e kisha çliruar i pari vetë.”
    Dritëro Agolli.

  10. ermal says:

    te them te verteten shume…vulgaritete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje