Baba Mondi i OSBE nis fushatën “Jozi for President”

2 Prill 2012, 19:57Antena TEMA
Baba Mondi i OSBE nis fushatën “Jozi for President”

Baba Mondi i OSBE ka nisur zyrtarisht fushatën “Jozi for president”. Shkak për këtë u bë një koktejl që ai organizoi së bashku me Jozin me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së OSBE në Shqipëri. Në koktejl në fillim pati një keqkuptim. Baba Mondi, duke folur për vlerat e vendosjes së misionit në Shqipëri, për pak lexoi një fjalim të stafit të tij.

Fjalimi fillonte kështu: “Sot mbushen 15 vjet nga vendosja e OSBE në Shqipëri. Në ato ditë të vështira marsi, kur Shqipëria kishte rrëshqitur në destabilizim për shkak të revoltave popullore kundër presidentit të vendit, i cili kishte dhunuar zgjedhjet dhe kishte lejuar firmat piramidale të lulëzonin, OSBE luajti një rol vendimtar në organizimin e zgjedhjeve të para jashtë kontrollit të pushtetit në vitin 1997 dhe largimin e Berishës nga pushteti. Falë OSBE dhe bashkëpunimit të saj me Komitetet e Shpëtimit, sidomos në rrethet e jugut, Berisha u largua nga pushteti…”

Fjalimi ishte shpërndarë nëpër tavolina dhe një gazetarë ja kishte çuar Jozit më parë.

Jozi, e tmerruar, thërret urgjent Baba Mondin dhe i sqaron situatën.

-Ndigjo, i tha, se ke do komunista aty në OSBE që t’i manipulon Genc Pollo. Nuk asht e vërtetë që Brisha ka manipllu zgjedhjet dhe ka leju firmat piramidale…

Babai Mondi qeshi gjithë mirësi. -Nuk është fjala për kryeministrin Berisha, i tha, është për njërin që ka qenë president 15 vjet më parë.

-I ky pra është, i tha Jozi. Ndaj të them janë rrena.

-Si është e mundur, tha Baba Mondi. Unë mendova se mbiemri Berisha është i përhapur këtu dhe do jetë ndonjë tjetër. Hoqi me urgjencë qoften nga goja, fshiu buzët, ktheu një gllënjkë birrë, fshiu duart dhe filloi ta shfletojë fjalimin. Ishte i mbushur i gjithi me gjëra kundër Presidentit Berisha.

-Ke të drejtë, tha. S’po e lexoj fare. Vazhdojmë koktejlin pa fjalime. Gut koktejl, gut birrë, gut qofte.

Ndërkohë në bisedë ishte përfshirë dhe gruaja e Baba Mondit. Ajo e nuhati se diçka nuk shkonte dhe pyeti çfarë kishte ndodhur.

-Kryeministri paska qenë dhe një herë president, tha Baba Mondi. Dhe OSBE atëherë paska ardhur kundër tij. Kam pasur dyshime se Dan Everts s’ka qenë burrë i mirë, por tani po del i keq fare, tha. I ngeli qejfi Jozit, i tha gruas së tij Baba Mondi duke u përkulur të marrë një qofte pas i iku pak sikleti.

-Po mirë, bëjmë këtë presidente, i tha gruaja. Meqë kryeministri paska qenë një herë, bëjmë këtë. Flas unë me gruan e kryeministrit që të mos i ngelet qejfi se takohemi fundjavave.

-Gut, tha Baba Mondi. Vetëm sqaroje që ne nuk ia kemi me të keq. Kështu qëlloi që ishte vit jubile dhe thamë ta festonim. Në fakt më bëri përshtypje pse nuk ishte festuar dhjetëvjetori më 2007, por nuk pyeta.

-S’ka problem, i tha gruaja, flas unë me Jozin.

Kështu gjatë koktejlit gruaja e Baba Mondit i afrohet Jozit dhe filloi t’i flasë me takt.

-Isha me Zonjën e Parë këtë fundjavë dhe ra fjala për ty, i tha.

-Zoja e Parë për mu… Ku, ku, si e quan atë Zojë të Parë njëherë. Gruaja e një horri bulevardi..

-Nuk e di, s’di ç’të them, tha gruaja e Baba Mondit. Tani këtu flasin lloj- lloj gjërash për politikanët, po mua më duket se ajo kishte respekt për Ju dhe tha se e meriton të bëhet presidente!

-Zoja e Parë ka thënë për mu e meritoj? Po kush është ajo, kush ia merr dorën asaj. Ajo është marrëveshje mes meje e Brishës, ç’hyn Zojë e Parë këtu?

Gruaja e Baba Mondit u skuq deri tek veshët.

-Paska lidhje diskrete kjo, tha me vete, as që nuk di gjë fare Zonjë e Parë.

-Rëndësi ka të bëhet ky projekt, tha gruaja e Baba Mondit. Burri im po punon natë e ditë për këtë gjë dhe mezi pret tu shikojë presidente. Për këtë shkak organizoi dhe këtë koktej.

-Faleminders shumë, i tha Jozi, ende nervoze që kjo i përmendi Zonjën e Parë. Kjo është një çështje që e vendos Brisha dhe unë s’i kundërshtoj kurrgja atij burri.

-Qartë, qartë, tha gruaja e Baba Mondit, e cila nuk e kuptonte pse Jozi Brishës i thoshte dhe horr bulevardi dhe kishte lidhje diskrete me të, pasi në mendjen e saj Zonjë e Parë ishte gruaja e Berishës, kurse në mendje të Jozit ishte gruaja e Topit.

Ndërkohe afrohet Baba Mondi dhe troket gotën.

-“Jozi for president”, tha gjithë ngazëllim. Së shpejti Zonjë e Parë, shtoi duke qeshur.

Gruaja e Baba Mondit e kapi mënga dhe i tha tek veshi.

-Kjo Zonjë e Parë qenka, mos ja thuaj, do vetëm të jetë dhe presidente.

7 komente në “Baba Mondi i OSBE nis fushatën “Jozi for President””

  1. ME VJEN MIRE PER BABA MONDIN E OSB-SE ,PER TE VETMEN ARSYE QE PO BEHET PERSONAZHI KRYESOR NE ANTENA (RUBRIKA ME E DASHUR PER POPULLIN)PER HUMORIN QE AI PO MBAN GJALLE TEK KJO RUBRIKE,ME VJEN MIRE PO ASHTU QE AI KA MESUAR GJUHEN SHQIPE KETE E PROVON ME FJALET E MREKULLUESHME SHQIP SI QOFTE,BIRE KERNACKA KORCE,ME NE FUND ME VJEN MIRE DHE PER ZONJEN E TIJ QE DHE AJO SI AI PO BEHET AKTIVE NE ZGJIDHJEN E PROLEMEVE TE POLITIKES SHQIPETARE .NDOSHTA ESHTE INSIRUAR NGA FIGURA TE TJERA TE SHQUARA TE VENDIT TONE SI LIRI BERISHA, JOZEFINA TOPALLI ,(QE MESA KUPTOJ BABA MONNDI E KA PIKETUAR PER PRESIDENTE) MONA E BABA LIKES, MELISA DE-PALMA MAJLINDA BREGU,ALBANA VOKSHI RAJMONDA BULKU OSE (NUSJA E SHTETRRETHIMEVE)FATBARDHA KADILLI ENKELEJDA EDUKE PERFUNDUAR ME QILIN DHE ME ATE QE GJITHMONE ESHTE 16 VJEC.NUK E DI PO,GJITHE KETA I PERFYTYROJ NE RESHTAT E PARA NE PARADEN E GAY NE TIRANE. DO TE ISHTE NE NDERIN E ORGANIZATORVE T’JA U BESONIN KETE,

    1. Rezart says:

      Pervec ketyre qe permende, ishte dhe gruaja e Aldo Bumcit, vajza e Safet Zhulalit, ne rreshtin e pare. Njesoj si Gjela Bibat, Lenka Cukot qe Enveri i solli nga vrimat e i beri anetare te Byrose Politike! Njesoj si ne ate kohe, asgje s’ka ndryshuar. U rrofshin veshjet, prape si katundare dukej, andej nga Peshkopia, nga vjen kjo e Zhulalit!

  2. i babzitur says:

    PO NE E KISHIM nje fari balli, OSBE na dergon nje tjeter.epo sna ndahen ne shqiptarve keta qe rrine me LUGE ne brez.

  3. Vlora says:

    shum e fort antena bravo….ky qoftexhiu ka per te hyre ne historine e shqiperise si personazh batutash.

  4. adi says:

    baba mondi,

    e ke qare o antena, jam kurioz ai e lexon antenen apo jo

  5. analist says:

    Baba Uku do ti shkonte me mire ne dialektin e embel te Viçidolit ketij te OSBE ne Tirane,se ashtu e ka edhe emrin ne shqip,Ujk (perkthimi i sakte i emrit: “si nje ujk)!

  6. maks says:

    nuk kam mendim pozitiv per prifterinjte, hoxhallaret, babane e teqese etj
    por sikur kete babane e teqese qe thiret O.S.B.E. ta therisni baba eugeni ose cte doni por jo baba mondi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje