Biznesmenët e Flamurit, takim me Doktorin

30 Mars 2012, 21:00Antena TEMA
Biznesmenët e Flamurit, takim me Doktorin

Flamuri ishte në makth se si do të dilte takimi me biznesmenët e tij me Doktorin. I kishte mbledhur të gjithë, një për një në Hotel Tirana dhe u kishte dhënë dhe udhëzimet e duhura.

Doktori erdhi gjithë entuziazëm dhe zuri vend në krye të tavolinës. Flamuri i kishte ndarë me çështje biznesmenët që do të flisnin, sipas temave që do të referonte Doktori.

Kështu Doktori filloi të fliste në fillim për taksën e sheshtë dhe suksesin e saj.

-Ka dhënë efekte të mëdha, tha Doktori, por ne do ta ulim dhe më tej. Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime, kemi dhënë koncesione me euro, me mijëra hektarë, kemi bë taksën e sheshtë dhe do ta ulim më tej, kemi lehtësuar one stop shop, pra me një euro bën gjithë letrat dhe do të vazhdojmë më tej në këtë rrugë…

Në këtë moment Flamuri ia bëri me shenjë njërit prej biznesmenëve të ndërtimit. Ai u ngrit menjëherë.

-Zoti Kryeministër, i tha. Ju na e dhatë tokën me një euro, lejen me një euro, taksën po ulni nën zero, se me sa kuptoj unë ta ulësh nën nivelin e sheshtë që është d.m.th ta ulësh nën zero… Problemi ynë zoti Kryeministër është si të na ndihmosh dhe ne t’i ulim pak çmimet për popullin, se ne nuk i meritojmë gjithë këto ndere.

-Qeveria po bën punën e saj, ju bëni punën tuaj, tha Doktori, natyrisht që dhe për këtë do t’iu ndihmojmë. Tani desha të ndalem pak tek një aspekt tjetër i zhvillimi të biznesit që ka të bëj me eksportet dhe prodhimin vendas. Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime jemi përkushtue të nxisim prodhimin vendas dhe të jemi në anën e biznesit prodhues…

Flamuri ia bëri me shenjë një biznesmeni që të ngrihej.

-Më falni zoti Kryeministër, unë jam një biznes prodhues, dhe eksportues dhe importues, dhe dihet që problemi më i madh në kohën e qeverive socialiste ka qenë rimbursimi i TVSH për biznesin. Nën udhëheqjen tuaj kjo fitore është arritur dhe është tejkaluar. Ju keni kthyer më shumë TVSH se në kohën e Partisë Socialiste. Unë desha të falenderoj thellësisht për këtë, dhe desha të shtoj se ne jemi gati që në kohë të vështira për buxhetin edhe po nuk e rimbursuat TVSH, ne nuk na ngelet qejfi.

-Jo, do ta rimbursojmë. Padyshim që ka plot që nuk ua kemi rimbursuar, por do ta rimbursojmë. Unë, qeveria ime dhe familja ime i dimë vështirësitë e biznesit, sidomos biznesit që ka ndërtuar rrugët e Shqipërisë që ka ndonjë vonesë të vogël disa vjeçare në marrjen e lekëve. Tua them hapur unë ju, personalisht dhe në emër të familjes sime se kana ba dhe gabime. Kanë shku kanë marrë kredi me pagu rrogat dhe s’kanë pranu me marr paret nga shteti. Jo, kanë bë gabim. Duhet të kishin pranu paret nga shteti. Ridvani më ka raportu se ju nuk i pranoni paret që u jep shteti në kohë se keni frikë se i prishni për punë të tjera dhe merrni kredi. Jo, këtë e keni gabim…

-Gabim e kemi zoti kryeministër, i tha një biznesmen që u ngrit vërtik në këmbë. Ishte një burrë i shkurtër që nuk priti as shenjë nga Flamuri. Ne nuk meritojmë të na jepni lekët, tha. Ne jemi treguar të paduruar dhe kemi marrë kredi për të paguar rrogat. Unë them mos të na i jepni fare ato lekë.

-Jo, do tua japim. Të gjitha do tua japim. Kam folë me Ridvanin, shiko, rrugët tuaja i kanë dhënë një shtysë të madhe transportit publik dhe atij privat…

Ndërkohë një femër me mbiemër Nano (jo Xhoi), u ngrit dhe ajo pa pritur shenjë nga Flamuri.

-Unë jam menaxhere e Xhoi, tha. Unë nuk kam shumë gjëra për të thënë, e gjitha çfarë dua të them është ajo që thanë dhe paraardhësit dhe që përmblidhet në atë që thotë gjithë populli ‘vetëm vazhdo kështu dhe ne nuk duam asgjë më shumë nga qeveria’. Kurrë nuk jemi ndjerë kaq të respektuar dhe kaq të ndihmuar nga shteti…

-Pa diskutim që kemi akoma për të bërë, i tha Doktori. Jemi qeveri e burrave dhe grave të fjalës së mbajtur. Ju kemi premtu më 2005 që do luftojmë korrupsionin dhe monopolet e xhoikopterit dhe ja ku jemi. Sot jemi të kënaqur të gjithë.

-Të gjithë, i tha gruaja me mbiemrin Nano. Faleminderit shumë dhe unë i bëj thirrje gjithë biznesit shqiptar t’ju ndihmojë ju dhe qeverinë tuaj në misionin tuaj fisnik.

Flamuri mori frymë i lehtësuar. Takimi po ja arrinte qëllimit.

4 komente në “Biznesmenët e Flamurit, takim me Doktorin”

  1. Tani97 says:

    “ndonjë vonesë të vogël disa vjeçare në marrjen e lekëve” te lumte pena o Mero!

    1. Taku says:

      O Flamur, po te iku shefi per lesh bubi, me ke do behesh?
      http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/

  2. abc says:

    Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime jemi përkushtue——e forte kjo.keshtu flet vertet budallai

  3. Shkurt MostraSalush tall leshte; na porosit shokusali: vazhdoni punoni per familjen time dele!!
    … Jo se m’tha nji mik, shiko si m’tha: tani qe e mesun Demonkracine(punoni per famine time),
    me tha, kto deledashet po na ngordhin , duhet me i shpetu…
    Jo, s’kane me ngordhe!, i thash’, absolutisht Jo, a e din pse?!, sepse kte pret edvinRama, po lereni ate ne shenjtine e tija, e ban Ay…. ciuciu, e din ai, mos j’u qeshe buza bllokqene, seeee… gaboni rande!!…
    Ay ban opoziten, ne e respektojme! …ta them une ty qe s’kane me ngordhe…
    Se ja, e pata un nji dhi ne Vucidol…se shiko…
    Ka te drejte shpellarMosterKerma & co; edvinPP (PalluPerversi) vijon bilbilosjen ‘Ci Ci’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje