Ngatërresë në zyrën e Flamurit me vizitat në SHBA

29 Mars 2012, 21:15Antena TEMA

Në zyrën e grupit parlamentar të PD në parlament kishin mbërritur në tavolinë dhjetë zarfe nga SHBA. Vetëm njëri prej tyre kishte sipër adresën e Doktorit, kurse të tjerët ishin adresën e Flamurit sipër zarfit.  Sekretarja i hapi një për një të 9 zarfet. Brenda tyre ishte një ftesë me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, por pa e shkruar emrin. Hapi në fund dhe zarfin e Doktorit. Aty ishte ftesa me emrin e Doktorit dhe një shënim më vete, ku lutej që Doktori në konsultime me Flamurin të caktonin dhe 9 të ftuarit e tjerë.

Sekretarja e Jozit, që e ka shumë inat Flamurin që i bën si shef, u kënaq nga gjahu që i kish rënë në duar. Mori stilolapsin dhe filloi t’i mbushë vetë ftesat. Filloi të bëjë listën. I pari Ekrem Spahia, pastaj vazhdoi Artur Roshi, Alimadhi, Arjan Starova, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu… S’po i kujtoheshin më të tjerë. Atëherë vendosi të ftojë disa nga PD-ja, sidomos ata që nuk e kanë mirë me Doktorin dhe shënoi Genc Pollo, Bujar Leskaj dhe Adrian Kollozi. Lista u plotësua me 9 veta. I futi në zarfe të reja ftesat dhe ua nisi. Në secilin zarf futi dhe një axhendë të vizitës së tyre në SHBA.

-Takim në zyrat e shoqërisë Vatra në Bronx, New York.

-Pritje e dhënë nga kryetari i shoqërisë Vatra për të ftuarit.

-Takim me komunitetin shqiptar, rreth zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

-Udhëtim në Uashington.

-Vizitë në Muzeun e Holokaustit. (Shpenzimet e biletës personale).

-Takim në Departamentin e Shtetit me desk- oficerin për Shqipërinë (Tema e bisedës- zgjidhe vetë).

-Vizitë në ndërtesën e Kongresit në pushimin e drekës. (Hyrja lejohet vetëm në restorant).

-Intervistë tek Zëri i Amerikës.

-Kthim nga Uashingtoni në Tiranë.

I dërgoi me post zarfet dhe po priste reagimin.

Të nesërmen në zyrën e saj mbërrin Flamuri i bërë tym.

-Kanë ardhë gjë ca ftesa për mua tha?

-Jo, i tha sekretarja e qetë. Ka ardhur vetëm një për Doktorin.

-Po ku janë të tjerat se mua më thanë të kemi dërguar dhjetë copa, tha Flamuri i revoltuar.

-Nuk e di, i tha sekretarja, por kam dëgjuar që u ka shkuar gjithë kryetarëve të koalicionit privatisht.

-Është tërbuar ai Burri, tha Flamuri. Thotë që nëse nuk gjenden ftesat, nuk shkoj fare në SHBA se e paskan të gjithë axhendën njësoj.

-Me sa di unë do jetë dhe Bujar Leskaj, i tha sekretarja, se dëgjova këtë rojen e Jozit që po fliste me të në telefon.

-E pamundur, tha Flamuri. Po të jetë dhe ai, ai Burri nuk shkon fare. Si mund ta verifikojmë?

-Ja se e marr unë në telefon, i tha sekretarja. Dhe u lidh me Leskajn.

–Është e vërtetë që je ftuar në SHBA, e pyeti ajo qetësisht.

-Po jam ftuar o, si s’jam ftuar, pse ç’na dini ne ju rrëmbythje tutje….

-Ua, më vjen keq, thjesht të pyeta se po bëjmë protokollin.

-Jam ftuar o, si s’jam ftuar, do shkojmë dhe në Uashington, do flas dhe tek Zëri i Amerikës pse o ç’më di mua ti, çoç u duket vetja ju.

-Janë dhe 9 të tjerë zoti Leskaj, i tha sekretarja, ndaj po ju pyes.

-Po të jenë o sa të duan të jenë, unë kam vendin tim, pse o ç’më di mua ti o, rrëmbythje tutje.

Sekretarja uli telefonin se e kapi e qeshura.

-E sigurt, i tha Flamurit. Edhe ai është.

-Si është e mundur, tha Flamuri. Pastruesja ka gjetur 9 zarfe me emrin tim sipër dhe nuk gjendet asnjë ftesë.

-Nuk e di, i tha sekretarja. Diçka do ketë ndodhur. Po më mirë që s’të kanë ftu ty, se nuk ia vlen të shkosh me gjithë këta njerëz koti. Po të ishin dy ftesa, vetëm ti dhe ai Burri, shkonte, po kaq shumë sa u bë, do ketë marrë ftesë dhe ai i Ambasadës Pink.

1 komente në “Ngatërresë në zyrën e Flamurit me vizitat në SHBA”

  1. Ivani i madh says:

    ky flama eshte njeriu me kot ne parlament po kur ben edhe njeriun e forte e mos vdis tja heqin nje here imunitetin e ta cojne ne nje qytet ku se njohin e ta shohim sa trim eshte ky rembythja qe si ka dale akoma era e dhive kur flinte ne kasollen e tij mijra vjecare ku minjte benin paralele ne traret e nxire nga koha e ku varnin kallamoqin[misrin] i ati e gjyshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje