Fatja, i mërzitur me Doktorin për vizitën në SHBA

27 Mars 2012, 21:33Antena TEMA

Fatja përfundimisht shpërtheu dje kur u bë publike që dhe Doktori do ikte në SHBA, i ftuar nga një muze i çifutëve. Për kaq vite ai ka pasur monopolin e ftesave në SHBA, ka çuar dhe ftuar atje kë ka dashur. Tani ka ardhur koha që gjithë qeveria lavdërohet me ftesa private.

I mllefosur siç ishte thirri Ridvanin në telefon.

-Ore, ju keni rrjedhur fare, tha. Po ku ka më turp për ne që kryeministri të shkojë në Uashington si vizitor në një muze dhe pastaj të gjejë rastin e të hyjë në Departament të Shtetit? A e shikoni ku jeni katandisur? Se më zëvendësuat mua me Ilir Metën. Ilir Meta u kap duke vjedhur dhe e keni bërë hero, unë u kapa duke ndihmuar djalin e atij Burrit dhe më keni bërë kriminel. Mirë të gjitha, po këtë punë e SHBA nuk ua fal. Po unë kam aty gjithë miqtë e mi, më mori njëri prej tyre dje në telefon, më tha jam shumë i tronditur se si do vijë kryeministri i një vendi i ftuar nga muzeu këtu, i ftuar nga muzeu as një student nuk vjen në SHBA. I thashë kam qenë i zënë me ca punë të mijat dhe s’kam kontaktuar, se nuk dija ç’t’i thosha.

-Po mirë o byrazer pse m’i thua mua këto? Pse o hallin e ftesës së Doktorit kam unë o? Mua po më zien koka, s’kemi leka për pensionin, ti më përmend dhe biletën e muzeut tani në Uashington.

-Nuk është puna tek bileta se biletën e paguan dhe vetë ai, po tek protokolli…

-Je në të ti o? E di kujt i them biletë unë? Ata lobistët që paguajmë gjoja ne për imazhin e Shqipërisë na kërkuan 1 miliona dollar byrazer për atë biletë muzeu që thua ti, dhe asnjë premtim që do takojë Hillarin. I thashë për Filip Rikerin le mos shko fare, se atë e takon dhe Ekrem Spahia po të dojë.

-Ky është skandal mo burrë, po s’më thatë mua. Në shkurt e kisha çu tek Mëngjesi i Lutjeve. Më tha prifti kryesor disa herë kë do sjellësh, kë do sjellësh dhe unë të çova ty se ai më tha s’dua tu shoh sytë amerikanëve. Tani vete në një muze. Po është turp mo burrë. Se unë i thashë Bobit, u lidh ai me Xhonin, dhe ata s’dinin gjë fare që do shkonte në muze ai. Biles më thanë mua po të jetë për muze ne e kishim ftu në një OJQ në ndonjë qendër të njohur. Është skandal mo burrë.

-A ç’më lodh kokën o byrazer, unë kam hall ku të gjej lekat për ata që na kërkojnë 1 meljon në dorë dhe pastaj çmim për çdo takim. Ç’më duhet mua ku do shkojë, a s’ka shkuar në koncert në daç.

-Mirë atëherë, keni për të parë ç’kam për tu bërë. Do t’iu bëj një gjë që ta mbani mend dhe tu dhembi shumë. Se deri tani kam qenë luajal, por kështu si po silleni po përpiqeni të më eliminoni politikisht.

-E ça do bësh o byrazer se na lodhe veshët. Po bëje o, kush të mbajti.

-Jo, ta dish ti dhe Ai se kështu e keni ju kur ngeleni rrugëve, më luteni mua tu çoj dhe në darka shqiptarësh në SHBA, sa merrni pushtet të shisni dhe promovoni këta pisat e tjerë. Po ke për tu parë ç’kam për tu bërë.

-Po ça do bësh u byrazer se na lodhe?

-Jo, keni për ta parë se po e teproni, dhe nuk dua ta acaroj punën para zgjedhjeve, por siç e bëtë, unë kam për ta ndarë mendjen dhe keni për ta parë çfarë do tu bëj.

-Po ç’do bësh o byrazer se na çmende. Shkrepe të shkretën, thuaj ç’do bësh?

-E di unë ç’do bëj, po thashë mos ta bëja kështu, pa ua tregoj unë ç’do bëj.

-Epo bëje se na plase.

-Do ta bëj që ç’ke me të. Pse, ça mendoni ju? Dhe keni për të parë ç’do tu bëj.

-E çar do bësh?

-Do iki dhe unë në Amerikë, do bëj vizitë zyrtare, do vizitoj kopshtin zoologjik në Uashington, do marr pjesë në një ndeshje futbolli amerikan me një kongresmen që ka qenë kampion futbolli, pastaj do shkoj tek ai dyqani që ka fotografinë time dhe të Klintonit, do dal një fotografi me të zotin e dyqanit, pastaj do shkoj në orar darke tek restoranti i Kongresit, do bëj nja dhjetë fotografi dhe në fund do shkoj në Departament të Shtetit dhe në Pentagon dhe kur të dal nga Pentagoni do them që folëm për zhvillimet e katër viteve të fundit në Shqipëri prej incidentit tragjik të Gërdecit dhe patëm një reflektim për përgjegjësinë e palëve për atë që ka ndodhur…

-Epo bëje o, vetëm leka mos kërko aman.

-Po, po, por kam për tu bërë dhe një gjë tjetër më të poshtër…

-E ç’do bësh o?

-Do marr me vete dhe Ekrem Spahinë.

2 komente në “Fatja, i mërzitur me Doktorin për vizitën në SHBA”

  1. Tropojan Vicidoli says:

    Eh Sali mos vdeksh kurre, qe te mos te harrohesh sic u harrua Hitleri. Ndaj riciklohen fytyra si puna jote se populli e ka memorien e shkurter dhe fal, diktatoret Jo!
    http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. Mos qeshni po shikoni ku shkojne paret e Shqiperise, o dele! Kjo ka qene e kjo do te jete!
    Konolizimi modern ky eshte: rrjep pasurite dhe mban skllever- dele, ca dele miturake i do virgjeresha,
    ca deledash i ka per ushtare trima, kusurin deledash i do per Bythecer!
    Ja fakti: kryeministri merret jo me kot me bythecet dhe ve veton per paraden e bytheceve dhe e quan te drejtat e njeriut kete shkelje DNj, se te drejtat e bytheceve kush po I shkel?!
    ( thoni ju , a ka kryeminister te nje vendi (me mentalitet refuzues ndaj…, qe I pret me HU,
    e ky burre malsie merret me kete & ve veton per paraden me papagallet nga Europa, ashtu si edhe per ligjin,
    kete moster e urdherojne, e shkerdhejne, e zhdepin…kete do beje, per kete e mbajne;, ja pse perdor per burrat termin ‘deledash’, burra, as nuk po pranojme te na cburrnojne?!…
    Bythecer dhe plehrat e Europes po presim ketu (ne Qenefin Shqiperi), miq!
    prandaj na do PLaka (e na thote ….trima liridashes, keni bere perparime qe po na mahnisni,
    ja po jAu varim edhe nje medalje / gur ne qafe!)
    Ja FILMI I fundit: Parade Bythecesh & Plehra (perfshire medAljen per Filmin)
    Se ku t’i coje Kurva e motit keto ?! ..
    S’ka kund tjeter cift sali& edvin qe t’ia beje kete perversitet monstruozitet vendit te vet
    vec ketyre dy mostrave unike!!
    Ta dini mire kete, mos thoni s’na e tha njeri, ku ta merrnim vesh!!!!
    J’u kujtoj te verteten qe leshoi nano, I tha saliMostres mu ne parliament:
    – Ti je fatkeqesia e ketij vendi!!!
    Se c’i (nanoPadrinoja ) edvinit,
    e dini vete (pervec mason I pasuruar)
    Ta gezojme Paraden qe na dhuroi salushja se fundmi….si Plehrat e Europes (nder te tjera monstruozitete)
    burra dele-dasher, gjuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume!!!
    Eh ne delet!
    kjo eshte shkurt e shkuara & ardhmja (‘Rilindja’ qe thote edvinPalluMostra , apo ‘Zhvillimi’ qe thote ruralMostrasali) jone burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje