Sandri acarohet nga intervista me Sonilën

15 Mars 2012, 22:38Antena TEMA
Sandri acarohet nga intervista me Sonilën

Sandri vendosi të dilte vetë në ekran për të promovuar formatin HD të televizionit të tij. Për të ruajtur gjoja etikën, nuk doli tek TV kryesor, por tek ai dytësor, meqë ky i dyti quhet si i Zamirit. Sonila ishte bërë gati ta promovonte si një nga arritjet më të mëdha të televizioneve në Shqipëri.

Pak para se të fillonte intervistën, Sandri e porositi të bënte pyetje të kujdesshme dhe të dukej intervistë profesionale.

-Mos ja q… robt, mos më bë pyetje futja p… mua, bë pyetje tamam të sqarojmë njerëzit.

-Mos ki merak, i tha Sonila. Më vjen keq si më paralajmëron për një gjë të tillë.

-S’të gjeti gjë se të paralajmërova, i tha Sandri, se jeni bë një tufë parazitësh që na merrni për k… mua dhe Zamirin, që na merrni lekët dhe tallni trapin me lekët tona.

-Më vjen keq, i tha Sonila, nuk janë fjalë për mua këto.

Intervista filloi.

Sonila mbështeti duart e hapura në tavolinën e studios dhe filloi prezantimin.

-Kemi sonte të ftuar special njeriun, i cili ka bërë realitet jo vetëm ëndrrën e shqiptarëve për një medie televizive moderne dhe të zhvilluar, por mbi të gjitha ka kthyer vëmendjen tek aspekte jo vetëm konkurruese, por dhe sfiduese e mbi të gjitha cilësore, që në fakt janë në themel të vizionit të tij mbi atë çfarë shqiptarët duan të shikojnë dhe të kërkojnë në të ardhmen. Është pra njeriu që shumëkush e njeh vetëm nga emri dhe përballjet e tij publike si njeri agresiv, por në të vërtetë agresiviteti i tij qëndron në fakt se nuk i lë hapësirë aspak përparimit pa ia marrë dhe pa e vënë në shërbim të njerëzve. Të nderuar zonja dhe zotërinj me mua sot është presidenti i TV… Sandri.

Sandri u skuq i gjithë në fytyrë.

-Çfarë ka…, psherëtiu. Regjia, e cila ishte gati, i uli mikrofonat dhe nuk u dëgjua, ndërkohë që në regji plasi e qeshura.

-Mirëmbrëma zoti… Sandri është një nder që ju kemi të ftuar sot për të kumtuar lajmin e shumëpritur, i cili në fakt ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm tek qytetarët, të cilët tashmë pasi janë sqaruar mbi përparësitë e kësaj teknologjie, kanë bërë dhe kërkesat e tyre përkatëse për të blerë tv më cilësor me qëllim që të kenë mundësi ta shijojnë këtë arritje tuajën personale, por dhe të stafit tuaj. Pyetja ime është si është e mundur që ju arrini të zgjidhni stafe kaq të afta rreth vetes ndërkohë që shumëkush bën të kundërtën?

-Po ku i shikon këta të aftë moj aman, nuk i sheh sa k… kam rrotull vetes. Është tjetër gjë që e kemi ble shtrenjtë teknologjinë, po të mos ishte Zamiri me këta k… që kam unë, kurrë s’do kishim arritur ndonjë gjë.

Sonila u skuq pakëz, por buzëqeshjen arriti të ruajë në fytyrë.

-Sidoqoftë ky është një sukses i jashtëzakonshëm, i cili ju vë ju në qendër të vëmendjes dhe në të vërtetë motivon stafin tuaj dhe ne të gjithë së bashku të jemi më vizibël në punën tonë, e cila në fakt referohet tek mënyra se si ju angazhoheni që ne të jemi të plotësuar në axhendën tonë ditore dhe objektivat afatgjata. A keni menduar ndonjëherë t’i sugjeroni parlamentit ta bëjë javën e punës 8 ditë pasi aftësitë tuaja menaxheriale dhe volumi i punës kam frikë se nuk ju mjafton për 7 ditë?

-Po çfarë 8 ditë thua ti, dhe këtë t’i bëj unë parlamentit dhe të më thonë çfarë bëni që rrini kot 7 ditë, ça u duhen 8 ditë. Të ishte për stafin tim s’do bëhej kurrë kjo punë, po unë i kam marrë të gjithë të huaj nga jashtë. Këta tanët janë rrota k… të gjithë. As i duhen njeriu për asgjë. Biles dhe ata të huajt u tmerruan se do vinte avioni i Lul Bashës më 8, erdhi më 11 se ky i ka bë avionët e Bellair si autobusët e Laprakës.

-Kuptova, qartë, ju doni të thoni se ritmi juaj i punës i ngjet një avioni dhe jo një autobusi urban brenda qytetit tonë, i cili po lulëzon çdo ditë. Në këtë sens cili është vizioni juaj për një zhvillim më të madh teknologjik dhe mbi të gjitha për disa risi që ne ende duhet të promovojmë për tregun shqiptar?

-Një herë për një herë kam lënë leshtë me këtë HD, s’kam ndërmend të bëj gjë tjetër se na grinë dhe rrogat. Më është bërë pirgu i faturave mal se nuk e rruan njeri të japë ndonjë lek. Mos të jetë Zamiri, do kishim ikur për lesh.

-Faleminderit zoti president për të këto sqarime dhe këtë vizion tuajin për të ardhmen e medies sonë, e cila tashmë nuk është më në garë më askënd përveçse me ambiciet tuaja të mëdha dhe vizionare.

Buzëqeshja i ngriu në fytyrë pasi Sandri mendoi se e kishte hequr mikrofonin, por regjia nuk e kishte mbyllur dhe u dëgjua një “na çave trapin”.

19 komente në “Sandri acarohet nga intervista me Sonilën”

  1. Kallashi prej floriri says:

    Ha ha ha o sa kam qesh.Kjo eshte mese e vertete se ky eshte Sandri realisht,me ate fjalor rrugaçeror qe te themi te drejten e ka patur qysh prej kohes kur punonte tek Koha Jone.
    Por ai nuk perfaqeson vetem edukaten dhe intelektin e tij por te te gjithe administrates Berisha ne pushtet.
    Do ju lutesha atyre qe i shkruajne keto pjese humoristike,qe tashme kane krijuar dhe nje galeri me personazhe komike,ti ruajne mire dhe pas ikjes se Berishes ti permbledhin ne nje liber qe ti bejne njerezit jo vetem te qeshin por dhe te mendojne se kush i qeverisi keto tete vjet.Urimet me te mira per ju staf i gazetes Tema dhe personalisht per ju Mero.

  2. MEMEDHETARI says:

    Hahaha,dikur e kemi quajtur kete Sandrin “kar me kollaro”…
    Gabim e kemi pasur…Jam “i penduar”,intervista e tij tek Sonila m`i hapi syte:
    E verteta eshte qe Sandri eshte nje “kar ne HD”…
    Mirse u riktheve ne “skenen” tone te humorit,o capacul…
    Si??Perse te them “capacul”,o Sander??
    Ja,pergjigja eshte fare e thjeshte:
    Se te q… nenen Sali Berisha dikur dhe ti tani i thua … “babe”!!!!!!!!!!!
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUU!!!!!Race e keqe…

  3. titbeci says:

    po ku e gjeti Sandri edukaten! malok prej Lezhe eshte. s’la njeri pa prere ne bese per t’u bere ai pronar qe eshte sot. po keta katunaret nje gje nuk e kuptojne dot. ja u be pronar, beri dhe pare shume, po pastaj…

  4. Sana says:

    E ku e gjete ate te pabese e medioker me na e nxjerr ne ekran,o Soni. Ai ka leka prej ministrit Bode dhe Zamirit te QTU qe po vjedhin dynjane me dogana e gjera te tilla. Ky Frangaj te mos ishte Nikoll Lesi , edhe ky prej Lezhe, qe e moren dhe e beri njeri, duke u falur perqindje nga gazeta e famshme e dikuyrshme Koha Jone,sot ky Sandri do te ishte ne fshatrat e Lezhes duke ruajt lopet. Dhe Nikollesia futi e preu ne bese. Sic me preu ne bese ma vone dhe dy bashkepronaret ne TV KLan <Marsel Skendon dghe Zhyline. Iu mori pasurine dhe i vodhi

  5. prenga says:

    Sandri nje hajdut e pis eshtwe. Me i pabese nuk behet njeriu ne jete. Vetem leke e ka mendjen dhe pike burrerie nuk ka, por do te iki bashke me Berishen

    1. titi says:

      jo jo nuk iken me berishen, dikur ishte bythe e breke me ramen dhe meten… saleti i viles restorant te emil xh. e di se c’hiqte nga pazaret… prape bythe e breke me ramen ka per te qene, po fitoi rama, mos u merzisni. sandri eshte fytyra, apo me sakte nje nga fytyrat e popullit shqiptar… kjo fare e keqe do zhduket kur te nderroje mentaliteti i shqiptarit… cka duhet edhe nja 50 vjet te mira. ako ska lind gjenerata normale shqiptare. Ndoshta mund te linde pas 15-20 vjetesh dhe kjo fale teknologjise, sepse persa i perket natyres, pra edukimit familjar, kjo ska per te ndodhur kurre… se ky sandi eshte produkt sa i ambjentit shoqeror aq edhe i babes dhe nenes se tij, qe mesigur kane qene kopuke si ky… pra rrini te qete se sandri aty do jete edhe me nja 50 vjet.

  6. baki gjoligu, says:

    16 Mars 2012
    Z.Mero,kaqe te medha i kane fitimet keta te Klanit? Perse disa ne ate Shqiperi marin lek me ton,iprishin me ton e prap kane shume lek kurse fukaralleku ka hyre shtepi me shtepi,listat neper fura,dyqane ushqimore etj. jane bere sa rregjistrat e gjendjes civile.Del Sandri neper emisjone tere popozitet,brutal e hipokrit,hiqet trim e kercenuse.Ku e gjene kete force ky dallaverxhi? Te pazaret me Saliun,te pazaret me ministerat,te pazaret me te gjitha pushtet,te pazaret te tokat,pyjet,lumenjt,malin,detin e deri te ajeri qe na e felliqi me meturina tostike?Shikoni o Popull kete bande hajdutesh e kriminelesh qe vjdhin ne mes te dites cfare te duan,kure te duan e sa te duan dhe behen nderi i kombit ne vend qe tu meret pasurite qe vodhen e te perfundojne ne burg. Kam ndigjuar qe Sandri ka maree shume pyje ne Kakome.Eshte e vertet zMero? Keto vjedheje duhen dencuar se do tju vije dita per te dhene llogari para drejtsise.

    1. Tani97 says:

      Ku e gjene kete force ky dallaverxhi?

      tek fakti qe edhe me Edin i ka ne rregull pazaret. Kemi kaq kohe qe jua themi si une edhe disa te tjere keto fakte. por nuk doni t’i besoni se ju prishin endrrat me Edvinin. O vellezer e motra, qe te shpetojme nga keta plehra, duhet t’i shtrengojme ripin Edit qe gjate kohes qe eshte ne fushate te zotohet qe do te ndjeke cdo shkelje te ligjit te kryer nga keta plehra, qe do te konfiskoje cdo prone te jashteligjshme qe keta plehra kane akumuluar gjate ketyre vite vjedhjesh. Vetem po u zotua publikisht Edi do ta kete te veshtire qe te mos merret me ta. Ne te kundert asgje s’do te levize.

  7. Sokol Toni says:

    Nuk e dini mire se dhe keto ndertesat qe ka bere ne Kinostudio ne token e ish pronareve i ka bere dhe do tia marrin nje dite sa frengu pulen,pasi sot i ka perla me pushtetin e Saliut, porse nuk kane per ti falur njeri. Ca hajduti i madh paska qene ky Sander mafishja. Lekist dhe pa pike morali, beseprere dhe hiqet si i forte legeni, por ka per ta ngrene nje dite se si dihet, boll ka vjedhur e prere ne bese. Ai Marsel Skendo nuk ka per ta falur se i mori pasurine krejt Sandri dhe e la ne mes teudheve te Tiranes. Marseli e mori dhe i dha ndihme kur iku prej Lesi meqenese bene sherr se dhe atij Lesit deshi me i marr gazeten me Saliun e gazideden , por tash ky MARSELI nuk i ka mbet asgje ne jete. Te gjitha ia mori Frangaj me pabesie e forcen e pushtetitte Berishes. Aasht bere si budalla ky Marsel Skendo duke folur me vete nga vjedhja e pasurise se TV KLAN qe u beriu ky Sandri.

    Ka nje Zot lart dhe do tja coj nje dite ne shpi!!

    1. tana says:

      marsel Skendos mire t’i behet se kishte nje njeriun e vet mjeshter i rralle ne Televizionin Shqiptar, njeri i ndershem e i apasionuar pes televizionit dhe ai e la te mblidhte rigon ne malet e Labersie per te mbijetuar.

  8. Beni says:

    Ca tregosh per Sander Frangaj o njerez te mire ! Nje njeri krejtesisht pa pike vlere njerezore e intelektuale. Rastesia e solli te hynte ne gazeten Koha Jone, dikur. Tani kur shikon ne duart e kujt ka rene media te vesh duart ne koke. Nuk imagjinohet qe emra si Ardit Gjebrea, Agron Llakaj, Andi Bejtja, Sonila Meco,Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, e plot te tjera te punojne e te marrin mend nga Frangaj !! Turp i madh. Ky Frangaj ka bere gjynahe dhe pabesira te medha.

  9. Tani says:

    Ky Frangaj ne TV KLAN dhe ca ka perreth po i pallon te gjitha femrat aty dhe ka mbete keq e shoqja qe nuk ka cfare ti bej atij. Po deshe me hy ne Klan duhet ta kesh ate te mire dhe ta preki ky Sandri njehere me dore ate p… Nje vend i piste e mafioz ne Klan. Vjen dhe saliu nganjehere dhe i hedh parfum me Bashen e Bejtjen atij vendi te piste. Por nuk do ta mbaje era e tyre e blere ne Dubai, por ka bere gjynahe ne kurriz te tjereve Sandri. Te ishte vete i zoti e me pune sic duhet i lumte palla, por me pisllek e pabesi i ka bere te gjitha. Do ti xnjerri nje dite nga goja e nga bytha te gjitha

  10. andi says:

    E ka ndjere termetin se do ik Saliu dhe i ka ndare punet qe te mos e haje nga Rama.Vete rri me Saliun dhe naten con tek Edi Rama kete Zamirin e QTU dhe qe ta kete mire dhe me Ramen kur te vije ne pushtet. Malok por dhe mafgioz muti ky Sandri. Per i pabese dihet dghe pusht, por don me e mbajt mire me lkushdo te jete ne pushtet. Pis hesapi dhe ka per tia dale me kete menyre; Ky me Saliun, Zamiri me Ramen e te dy bashke ndajne milionat e eurove qe iu mbetshin ne fyt se Zoti ka per tia bere te dyve

  11. Fredi says:

    Zoti Frangaj nuk do te gjykohet per cka bere para vitit 2005, por pas ketij viti kur na mori pasurine e gjithcka qe kishim me jeten tone. E morem per dore , i dhame dollare, i dhame zyra, i hapem shtepine, e beme njeri qew nuk dinte te sillej dhe na e futi me te pabese. Por ne kete dynja thone shqiptaret do lahen te gjitha gjynahet ! Do ti laj dhe Sandri, pa merak.

  12. H. Malo says:

    Né boté ndodhin shumé çudira
    por tek ne mor té uruar
    lind pula me katér kémbé
    hajduti me katér duar

    Thoné jemi rracé e némur
    veté Zoti na ka mallkuar
    lepurin e mbajmé pér trim
    gomarin pér shum’ té zgjuar

    Shih gomarin si krenohet
    i zhytur né politik
    e turma i pérgjérohet
    thoné ésht’ karizmatik.

  13. sotiri says:

    Pse harxhoni kohe me kete sandder rroten e mafiozin .nje njeri i paskrupullt e mosmirenjohes. aim ka lene familjen e tij p[a ndihme.as nuk p[yet per njerezite tij kushwerinje apo me te afert. vetem p[er vete. nje pis njeri e pa ndenja., pis i pisit eshte. vetem per vjedhe dhe i pabese e hajdut. me thoni nje njeri qe flet mire per te vec zamirit tye qtu se vjedhin bashke. ne fyt u mbetshin o zot

  14. noli says:

    te lumte tema. mero respekte.
    keto jane nga ajo fara e shtreses se mesme qe ruan demokracine ne vend, sic thote edhe plera e bulevardit.

  15. P.irdh p.irdh se lerohsh! says:

    mo u beni merak se sa ta nuhase qe po iken Sala behet me ndonje kok loqe tjeter.e di zanatin e buçes Sandri,ka fatin e kurves.

  16. sandri says:

    po mjaft se na cate tr…pin, Jam masha e sali berishes, perfaqesoj sali berishen ne cdo aspekt; moral dhe intelektual keshtu flet dhe baba im saliu pas kamerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje