Kunati i Lulit në siklet për festën e Ditës së Verës

14 Mars 2012, 22:40Antena TEMA
Kunati i Lulit në siklet për festën e Ditës së

Kjo ishte hera e parë që Kunati i Lulit festonte Ditën e Verës. Agjencia e tij kishte porositur Lulet e Kallçukut në Kinë dhe kishte bërë shumë pare. Fatura u shtua 50 herë mbi çmimin e luleve plastike dhe shpenzimet e tjera i kishte mbuluar me punonjës të Bashkisë. Kioskat që i ngelën nga Viti i Ri pa lek i nxori sërish tek vendi ku quhet Rruga e Kunatit.

Më në fund erdhi ora që do të vinte Luli.

Kioska e parë po bënte piskavica. Ishte një qebapxhi nga Gjakova. Ai i qofteve Korça nuk pranoi më të vinte se doli me humbje në Krishtlindje.

Luli u afrua i gëzuar tek kioska e piskavicave.

I qeshur dhe krahëhapur iu drejtua atij që bënte qofte.

-Ja çfarë ofron Tirana jonë sot për qytetarët e saj, një ushqim të shëndetshëm dhe hare për çdo qytetar të saj.

-Falemnders zotni Basha, i tha qoftexhiu. Krejt Gjakova të don dhe i ka sytë ktu sot. Më kanë thënë kur të ketë herë tjetër votime kena me ardhë krejt me i hedhë për Lulin.

Kunati i doli para qoftexhiut mos të vazhdonte më se u afruan kamerat. I shkeli syrin he i tha të mos vazhdonte më.

Rreth Lulit u mblodhën shumë njerëz.

-Or taj, Lule e ke emnin e Lule e ke ba Tironen. Or ty të lumtë ajo dore..

-Faleminderit, i tha Luli duke qeshur dhe ktheu kokën nga Kunati.

-Na gjej ndonjë qytetar nga Tirana, tha, se më duket na i ka futë Ed Rama këta të Paskuqanit.

-Or ty ta lumsha or Lul, krejt Paskuçani asht me ty. Kena ardhë veq me të përshëndet.

-Faleminderit, i tha Luli duke qeshur dhe ktheu kokën prapë nga Kunati.

-Po më gjej pra dikë nga Tirana se qenkan nga periferia këta.

-Ca të bëj, i tha Kunati. U thashë këtyre të shtabit elektoral na sillni votuesit tanë dhe na kanë sjellë këta. U thashë janë të gjithë nga Paskuqani dhe Bathorja. Epo a na the na sill votuesit më thanë. Ku di unë këtë punë…

-Or Lul, krejt Tirona është me ty or taj, i tha një djalë i ri që ish ulë në bordurë me qoftë në letër dhe një birrë.

-Faleminderit, i tha Luli duke qeshur dhe ktheu kokën prapa nga Kunati.

-Po më gjej pra një nga Tirana që të na kapë kamera se po rrinë gazetarët pa filmuar. Biles ata të Fiksit po marrin dhe intervista, po tallen.

-Ça të bëj unë i shkreti. Ja të vë këta të agjencisë sime, po këta kanë frikë të dalin se i njohin gazetarët. Ja të pyes babin mos kemi ndonjë shofer në firmën tonë nga Jugu.

-Po dua nga Tirana, nga Tirana, i tha Luli, jo nga Jugu.

-Nga Tirana s’del njeri sot, janë mbyll të gjithë brenda se kanë vërshu këta përtej Lumit dhe kanë frikë se u vjedhin gjë.

-Po shiko një herë, shiko, i tha Luli në panik se s’di as çfarë të them. Ja fola për qoftet dhe piskavicat, por dua diçka që të prekë qytetarët e Tiranës.

-Ja se kam një gocë nga Tirana në agjenci, po pyes atë, tha Kunati.

Pas pak iu afrua tek veshi. Ajo thotë të thuash që është ditë e mirësisë që Tirana shpreh për fshatarët përreth duke i hapur dyert dhe duke u lënë qytetin e tyre të festojnë.

-Ashtu ë, tha Luli i trembur. Po mos mërziten, se pastaj kam frikë nga votat.

-Ore ata s’të japin gjë vota ty, votat nga këta i ke, ndaj bëju qejfin këtyre, tha Kunati. Se po të ishte për tironsit ishe pa punë sot.

6 komente në “Kunati i Lulit në siklet për festën e Ditës së Verës”

  1. InterPoli says:

    …. vetem ne nje dite si kjo mund te kuptosh se kush je dhe se pretendimi per te qene pjese e komunitetit Evropian eshte aspak realist… duke zbritur liqenin nga vrapi i mengjesit, u ndesha me kopete e bagetive qe i ishin qepur kodres nga te gjitha drejtimet… nuk kam asnje qellim dashakeqes per te ofenduar a lenduar ata njerez me epitetin qe perdora….por mjerimi intelektual, shpirteror, moral, pa perjashtuar ate ekonomik ka deformuar qenien njerezore Shqiptare… dhe… jane keta ata qe sot kane populluar Tiranen dhe neser do te votojne, duke percaktuar keshtu fatin tone…

  2. Taku says:

    Internet ne cdo klase!
    Dixhitalizim i plote i bujqesise, fermeri ti shohi te gjitha on line!
    Kinezcja gjuhe e dyte ne shkollat tona!
    Hiqni boren nga catite!
    Modeli me i mire ekonomik ne bote modeli SaliBode!
    ….. etj …
    Ky eshte “One stop shop” Albania 2012!!!
    http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

  3. Taulant says:

    Mero.mos bjer kaq poshte .
    Mos u perpiq te besh percarje mbi baza krahinore.
    Ka shume menyra per te evidentuar faktin qe u vodhen zgjedhjet,por kjo qe po ben ti eshte nje genjeshter e madhe dhe e shemtuar.
    Tirana eshte e te gjithe shqiptareve!
    Duhet ta heqesh kete shkrim te sotem,megjithe kenaqesine qe na ke dhene tek “Antena e familjes”

  4. melo says:

    Antena,je fantastik.na kenaqe me kete humor te holle.ke te drejte tiranasit e vertet nuk votojne per kete krminel dhe per fat te keq shume tiranas kane ikur jashte dhe ata pak qe kane ngelur jane terhequr pasi kane zbritur malsoret nga malet dhe e kane perdhunuar Tiranen keto 20 vjet.Duhet kohe te kthehet prap ashtu sic ka qene.Une kam shprese tek partia e Topit.te shohim se cfare programi do kete dhe une mendoj qe tiranasit e vertete duhet te bashkohen me te.

  5. muzapopullore says:

    Eshte e vertete xhanem qe edhe Kunati i Lules -imit kendon me korin e grave? Mire Luleja-zimi po edhe ky?
    Eshte ankuar ne nje rreth shume te ngushte biondina e imobiliares. Thoni te jete e vertete qe rri me brecka me bisht lepurushi? E heq bashkia sic duket …. me pare Gonxhe tani Kunati

  6. Fitim says:

    Je shume i modh plako, vetem vazhdo keshtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje