Flamuri thirri dje Aldon për ta udhëzuar për interpelancën me Erjon Braçen.
-Të kam thirrur me porosi të atij Burrit, i tha. Shiko, ai do akuzojë atë Burrin dhe do të thotë ty që i ke dhënë tokën e Kubit Partizani dhëndrit të tij.
-E di, i tha Aldo. Unë kam përgatitur një material nga këshilltari që thotë se ne kemi prioritet që tokat e klubeve sportive tua japim pronarëve… Kështu ia mbyllim gojën.
-Jo, jo, jo, tha Flamuri, se na hap telashe kështu.
-Pse të hap telashe, i tha Aldo, A kemi ne prioritet që tu kthejmë tokën pronarëve atje ku e kanë? Pse do mbajmë një klub sportiv kot dhe të lëmë pronarët pa tokë. Ça ka se është dhëndëri i atij Burrit? Edhe unë jam dhëndri i Zhulalit dhe sipas tyre s’më takon të marr pronat e mia?
-Jo, jo, mos e thuaj këtë se na hap punë, i tha Flamuri. Se pastaj ngrihen këta pronarët e tokës së Klubit Dinamo dhe e kërkojnë dhe ata.
-Po ua japim dhe atyre, i tha Aldo.
-Jo, jo, ata e kishin marrë, por sa erdhëm ne, ua hoqëm dhe ia dhamë klubit, pastaj Klubin ia dhamë qeverisë. Pra, bëmë të kundërtën e asaj që bëmë tek Partizani. Prandaj mos e thuaj atë.
-E mirë, tha Aldo, s’po e them. Po pse ua morët atyre pronarëve apo nuk ishin tanët?
-Ashtu ishte, patën një problem me Zenin. Ua kërkoi Zeni me përqindje tek Liqeni, nuk ia dhanë, atëherë ua morëm këtë që kishin marrë dhe e shtetëzuam. Prandaj të them bëj kujdes. Duhet trajtuar me kujdes. Nuk duhet të kapësh fort tek ideja se tokat e klubeve u takojnë pronarëve se ikën toka e Dinamos ashtu ngelet Zeni pa gjë.
-E kuptova, tha Aldo. D.m.th po thashë tua kthejmë tokën e klubeve pronarëve, mërzitet Zeni, po thamë nuk do tua kthejmë, mërzitet Abi. Po ç’të them unë?
-Ti do thuash që këtë punë e di Genc Pollo për çdo gjë.
-Genc Pollo? Po ç’di ai?
-Ç’ke ti, ashtu është një punë, fola dhe me atë Burrin dhe ai më tha i thuaj që për çdo gjë që të thotë ai Braçja thuaj këtë punë ‘e di dhe Genc Pollo’.
-Po mirë, e them unë, vetëm ma thuaj për kuriozitet pse duhet të themi e di Genc Pollo?
-Po sepse klubin Partizani ia morëm Bert Xhanit. Bert Xhani se ti nuk e njeh se ke qenë në Qipro turke në atë kohë, ka qenë biznesmen dhe pronar i Partizanit. U zu Genci me Doktorin atëherë dhe Berti ndihmoni Gencin, e sponsorizoi kundër Doktorit. Ne e mbajtëm shënim. Pastaj Genci na duhej dhe e morëm. Më thirri ai Burri mua dhe më tha: Tani do t’i marrim klubin këtij Bert Xhanit dhe po sulmoi opozita do dalë Genci ta mbrojë vendimin. Ja thashë Gencit unë dhe mu duk sikur u skuq pak. Pastaj e kuptova që ai është i kuq gjithmonë dhe ishte fallco. Pastaj bëmë hapin e dytë. Atyre pronarëve që nuk i jepnin tokën me përqindje Zenit, ua morëm tokën dhe e klubin dhe ia dhamë qeverisë. Thirri prapë Doktori Gencin dhe i tha do merresh me këtë klubin. Mirë, tha Genci, se kam atë Klodianën, dërgoj atë aty. Dhe e dërgoi. Kështu që Doktori e ka fiksim që të përdorë Gencin të mbrojë dhe Abin, dhe Zenin.
-E kuptova, tha Aldo. Qenka e thjeshtë. D.m.th po më thanë pse e privatizuat Partizanin, t’i them nga inati i Gencit, po më thanë pse e shtetëzuam Dinamon, t’i them nga inati i Gencit.
-Eh, jo tamam kështu mos e thuaj, po kështu është. Ti thuaje me takt, këto reforma i ka udhëhequr Genci.
-Mirë, faleminderit, i tha Aldo, se në fakt e kisha të paqartë, thashë mos e kishim bërë se na dhimbsen pronarët.
-Pronarët na dhimbsen në këtë rast, tha Flamuri, por ata që po marrin pronën, jo ata që e kanë pas.
-E kuptova, tha Aldo. Ja ta mbaj shënim se mos e harroj. Kam dhe një pyetje, fol pak me Bujar Nishanin mos kanë gjetë makinën se s’ma jep më gruaja makinën për të ardhë në punë, më gjeti belaja.
-Ik mbaro këtë punë sot se po dole mirë, do të japim një makinë tjetër.
mero je i madh
ha ha ha mero baze vertet je i madh……
Mos u mer me Mulin se ver llapes do ti ngele hatri Mero!